You are on page 1of 8

Terminologji Latine

Msc. Elvira XHAMANI


Bona fortuna te iuvet
Termat dhe terminologjia mjekësore grego-latine

Fjala term vjen nga latinishtja terminus – kufi, skaj, fund. Duke u mbështetur në këtë
kuptim, term quhet fjala ose shprehja në gjuhën greke e latine, por edhe në gjuhë të
sotme, me anë të të cilave emërtohet një nocion i veçantë dhe i përcaktuar më parë në
shkencë, në teknikë, në art, në ekonomi etj.

Mjekësia, si çdo shkencë, ka termat e veta, pasi edhe ajo ka gjuhën e saj. Tërësia e
emërtimeve në fushën e mjekësisë përbën atë që quhet terminologjia mjekësore.

Këtu përfshihet terminologjia e të gjitha disiplinave të veçanta mjekësore. Kështu,


anatomia ka termat e veta që përbëjnë terminologjinë anatomike, biologjia përfshin
terminologjinë botanike, farmacia përfshin terminologjinë farmaceutike etj.

Terminologjia (terminologia – prej latinishtes terminus – term dhe prej greqishtes


logia – fjalë, shkencë, d.m.th, shkenca mbi termat) është një sistem i fondit të veçantë
leksikor i një disipline shkencore ose dege prodhimi.

Termat janë kusht i domosdoshëm për gjuhën e shkencës.


Për njohjen sa më të mirë të terminologjisë mjekësore, është e nevojshme:

1. Të dihet prejardhja e elementeve më të përdorshme greko-latine, me të cilat


formohen termat mjekësorë.

2. Të njihet kuptimi dhe roli i parashtesave dhe i prapashtesave, aftësia e tyre për të
ndërruar kuptimin e fjalës ose të termit mjekësor.

3. Të dihen sinonimet dhe antonimet më të përdorshme greko-latine që ndeshen në


terminologjinë mjekësore.

Parimet e ndërtimit të termave mjekësorë janë të stabilizuara dhe ato mund të jenë të
ndryshme në degë të ndryshme të shkencës mjekësore. Kështu, p.sh, në anatomi
përdoret gjuha latine dhe emri i organeve të trupit të njeriut dhe të kafshëve. Në
terminologjinë klinike përdoret gjuha greke në emërtimin e proceseve patologjike,
ndërsa në terminologjinë farmakologjike përdoret kryesisht latinishtja, por ndeshen
edhe fjalë greke. Vetëm njohja e elemeteve fjalëformuese mund të na sigurojë një
përvetësim të ndërgjegjshëm të terminologjisë mjekësore.
Disa sinonime greko-latine

Emërtimi latin Emërtimi grek dhe rrënja Përkthimi

aqua hydor, hydr- ujë


cellŭla cytos qelizë
glandŭla aden gjëndërr
lingua glossa, gloss- gjuhë
mandibŭla gnathion nofulla e poshtme
medŭlla myelos, myel- palcë
niger melas, melan i zi, nxirje
ocŭlus ophthalmos sy
ruptūra rhexis çarje, plasje
sanguis, cruor haema gjak
tela histos, hist- ind
vena phlebs, phleb- venë
vertebra spondylos, spondyl - vertebër
vesĭca cystis, cyst- fshikëz, meshikë
Terminoelemente greke që marrin pjesë në fjalëformim

-aemía - gjak
-agra - dhimbje reumatizmale
-algía - dhembje
-graphía - përshkrim, filmim, fotografim
-logía - mësim, teori, shkencë
-malacía - zbutje, të zbuturit
-odynía - dhimbje
-pathía - gjendje e sëmurë, sëmundje
-phobía - frikë
-rrhagía - hemorragji
-scopía - studim, vëzhgim, kërkim, shikim
-tomía - carje, prerje
-tonía - tension, tendosje
Rrënjë greke të shkruara me Y

dys - vështirësi, çrregullim


glykys, glyk- glyc - i ëmbël
larynx, laryng- - laring
hyper - mbi, lart, shumicë
hypo - poshtë, nën
pharynx, pharyng - faring
pyon, pyo - qelb
Zbërtheni termat e mëposhtëm dhe i përktheni në shqipe

Cancrophobía, myelalgía, adenopathía, adenographía, adenomalacía,


derodynía, glossoscopía, glossorrhagía, phlebotomía, hydroaemía, cystalgía,
spondylodynía, spondylagra, hydrophobía, cystoscopía, glossotomía,
glossopathía, histographía, laryngoscopía, hyperaemía, melanglossía,
cystodynía, histología, cystotomía, dystonía, myelopathía, myelomalacía,
phleborrhagía, phleborrhexis, adenología, adenotomía,
pharyngorhinoscopía, pharyngorrhagía, hypodermatĭcus, hypoglossus
(sublingualis), hypertonía, hypotonía, hypofunctio (subfunctio), gnathalgía,
haemotherapía, prophylaxis, apophysis.
Faleminderit
Gratiam Vobis

You might also like