You are on page 1of 16

Ekonomiks

Papunësia në
Pune rradhët e të
rinjve
Punoi: Minela Dalipi E301
Maj 2011
Pranoi: MSc. Areta Allamani
Përmbajtja
Hyrja ........................................................................................................................................................ i
1. Papunësia e te rinjve në botë.............................................................................................................. 1
1.1 Një treg pune për të rinjtë? ............................................................................................................ 3
1.2 Papunësia në rradhët e të rinjve sipas gjinisë ................................................................................. 3
1.3 Papunësia në rradhët e të rinjve sipas arsimimit ............................................................................ 4
2. Shkaqet e papunësisë së të rinjve ....................................................................................................... 4
3. Situata e papunësisë së të rinjve në Shqipëri ...................................................................................... 5
4. Rritja ekonomike, edukimi dhe punësimi - Rekomandime nga ILO ..................................................... 9
Konkluzione .......................................................................................................................................... 11
Referenca................................................................................................................................................ ii
Hyrje:

Papunësia në rradhët e të rinjve, si një nga fenomenet shqetësuese të shoqërisë, është edhe një
nga sfidat më të rëndësishme të së ardhmes. Ndaj studimi i shkaqeve dhe identifikimi i asaj pjese
të popullsisë e cila e vuan më shumë atë, janë të nëvojshme për të ngritur strategji dhe miratuar
ligje të veçanta për t’u ardhur në ndihmë të rinjve si një nga mënyrat për të siguaruar një zhvillim
të qëndrueshëm ekonomik në dekadat e ardhshme. Ky ishte dhe qëllimi kryesor pse zgjodha që
në lëndën e Ekonomksit të Punës të thellohesha më tej në këtë çështje.

Në kapitullin e parë të këtij punimi të shkurtër do të doja të jepja një paraqitje të përgjithshme të
situatës së të rinjve në vende të ndryshme të globit, duke filluar me ndryshimet në kategoritë që
përfshihen në këtë grupmoshë e duke vazhduar më tej me karakteristikat kryesore të saj,
veçanërisht me lidhjen midis papunësisë së të rinjve dhe asaj kombëtare, si dhe situatën e
punësimit të të rinjve në vende të ndryshme të globit. Ndërsa një çështje e veçantë në këtë
kapitull do t’i kushtohet pyetjes nëse ekziston vërtet një treg pune për të rinjtë dhe çfarë e
karakterizon punën e të rinjve. Dhe në fund të kapitullit, do të analizohet papunësia sipas gjinisë
dhe arsimimit.

Në kapitullin e dytë të kësaj teme kam dashur të paraqes disa nga shkaqet e papunësisë së të
rinjve duke i grupuar ato në 3 grupe kryesore, të cilat do të shpjegohen më gjërësisht në brendësi
të temës dhe konkretisht në këtë kapitull.

Ndërsa në kapitullin e tretë, si një nga çështjet me më shumë interes, kam dashur të analizoj
tregun e punës së të rinjve dhe problematikat e tij në Shqipëri, ku vëmendje e veçantë i kushtohet
arsimimit dhe papunësisë sipas gjinisë. Këtu, veç të tjerash, do të tentohet të shpjegohen dhe
shkakqet e një trendi të tillë papunësie të qëndrueshme në rradhët e të rinjve shqiptarë.

Dhe së fundmi, punimi nuk do të ishte i plotë pa rekomandimet në lidhje me edukimin dhe
punësimin, rekomandime këto që vijnë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe që i
shërbejnë një zhvillimi të qëndrueshëm e pa probleme të tregut të punës së të rinjve e atij
kombëtar në tërësi.
1. Papunësia e të rinjve në botë:

Sipas përkufizimit standard të UN(United Nations), rinia përfshin moshën 15 deri në 24 vjeç.
Në ditët e sotme numërohen rreth 1 miliard njerëz kudo në botë brenda këtyre kufinjve. Rreth
85% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim në kushte të një varfërie ekstreme. 59 milion të rinj të
moshës 15-17 vjeç janë të punësuar në kushte pune çnjerëzore. Vendet në zhvillim kanë
zakonisht një kufi të poshtëm më të ulët sesa vendet e zhvilluara, pasi edhe mosha e lënies së
shkollës është me e vogël. Në Gjermani për shembull kjo moshë është 16 vjeç, ndërsa në
Argjentinë apo Indonezi ajo shkon në 10 vjeç, kurse në Nigeri edhe foshnjat konsiderohen si të
rinj në tregun e punës. Nga ana tjetër ka një dallim midis normës së papunësisë të të rinjve dhe
normës së mospunësimit të tyre. Kjo e fundit përfshin përveç të papunëve edhe ata që nuk janë as
në shkollë e as të punësuar.

Papunësia e të rinjve në botë është shumë më e lartë sesa ajo e të rriturve. Në 1998 ajo ishte 3
herë më e lartë se papunësia e të rriturve. Europa qëndrore dhe lindore vuan sidomos nga nivele
të konsiderueshme të papunëisë së fshehur që do të thotë se shumë punonjës mbahen nga firmat
pa kryer ndonjë punë produktive dhe pa u paguar. Tjetër karakteristikë e papunësisë së të rinjve
është që ajo lidhet në mënyrë të ngushtë me papunësinë e të rriturve. Edhe testet statistikore e
provojnë këtë(koeficienti 1.8 dhe R2=0.86). Për ekonomitë në tranzicion koeficienti arrin në 1.5,
që do të thotë se një rritje prej 1 pikë përqindje në normën e papunësisë së të rriturve shoqërohet
me një rritje prej afro 2 pikë përqindjeje në papunësinë e të rinjve në vendet e OECD dhe 1.5
pikë përqindje në vendet në tranzicion. Me fjalë të tjera, papunësia e të rinjve është më tepër e
ndikuar prej cikleve të biznesit që prekin tregun e punës, sesa papunësia e të rriturve.

Tabela 1: Papunësia e të rinjve nëpër botë, 1993, 1998, 2000-03(në milion)

Viti 1993 1998 2000 2001 2002 2003


Të rinj(totali) 69.5 79.3 82.0 82.9 86.5 88.2
Të reja(femra) 28.3 32.4 33.5 33.8 35.2 35.8
Të rinj(meshkuj) 41.2 46.9 48.5 49.1 51.3 52.4
Burimi: ILO, 2003
Tabela 2: Norma e papunësisë së të rinjve sipas rajoneve, 1997, 2001-03(në përqindje)

Viti 1997 2001 2002 2003


Globi 12.9 13.9 14.3 14.4
Vendet e industrializuara 14.2 12.3 13.4 13.4
Ekonomitë në tranzicion 17.9 19.5 19.3 18.6
Azia Lindore 6.4 7.1 6.8 7.0
Azia Jug-Lindore 9.9 14.4 16.4 16.4
Azia Jugore 13.1 13.2 13.6 13.9
Amerika Latine dhe Karaibet 14.6 16.6 17.2 16.6
Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut 26.0 25.4 25.5 25.6
Saharaja e poshtme 20.7 20.6 21.1 21.0
Burimi: ILO, 2003, 2004

Papunësia e të rinjve të moshës 15-24 vjeç është një problem serioz në pjesën më të madhe të
Afrikës, sidomos në zonat urbane. Sipas anketës së forcave të punës të vitit 1999 për shembull në
Etiopi, norma e përgjithshme e papunësisë ishte 8.1%, ndërsa norma e papunësisë për të rinjtë
arrinte shifrën 37.5%(ku për femrat 43.7 dhe për meshkujt 29.4). në Namibi norma e
përgjithshme e papunësisë arrinte në 19.5%, ndërsa për grupmoshën 15-19 vjeç ajo ishte në
nivelin 56.8%. kjo mospërputhje e ofertës dhe kërkesës për forcë punëtore vinte si pasojë e
mungesës së edukimit të përshtatshëm dhe kualifikimit të forcës punëtore.

Papunësia e të rinjve nuk është një thjesht një gjendje e përkohshme që pasohet nga punësimi i të
rinjve në një periudhë të mëvonshme, por përkundrazi është një proces i stërzgjatur i kalimit nga
shkolla, papunësia, punësimi i papaguar, punësimi me paga të ulëta i forcës punëtore të
pakualifikuar, e të gjitha këto kanë kosto oportune tepër të ulëta.

Azia Lindore ndërkohë me një normë më të ulët papunësie për të rinjtë është orientuar prej
kohësh drejt kualifikimit të forcës punëtore. Në Mongoli për shembull 80% e studentëve në
universitet mësojnë gjuhë të huaja, trajnohen në lidhje me ligjet dhe marrëdhëniet
ndërkombëtare, si një nga mënyrat e diferencimit në shoqëri dhe kualifikimit për të rritur
mundësitë në tregun e punës. Edhe trajnimet në lidhje me zhvillimin e karrierës dhe këshillimet
shihen si një nga mënyrat e zgjidhjes së problemit të papunësisë në rradhët e të rinjve.
Për ekonomitë në tranzicion, si ajo e vendit tonë, papunësia e të rinjve është një problem i
vazhdueshëm. Në shumicën e këtyre vendeve normat e papunësisë së të rinjve janë gati 2 herë
më të larta se ato të papunësisë kombëtare. Edhe në këto vende individët më pak të arsimuar janë
ata që e vuajnë më shumë këtë mospërputhje të ofertës dhe kërkesës për punë.

1.1 Një treg pune për të rinjtë?

A ekziston në të vërtetë një treg pune për të rinjtë? Cilat janë karakteristikat e tij? Së pari mund
të themi se nuk ka një treg të mirëpërcaktuar për të rinjtë. Ka vetëm një diferencim midis punëve
që janë më të përshtatshme për të rinj energjikë dhe punëve që kërkojnë një kualifikim më të
mirë dhe eksperiencë më të gjatë nga ana e punëtorëve. Së dyti, si të sapopërfshirë në tregun e
punës, të rinjtë nuk mund të konkurojnë me punëtorë të mirëkualifikuar dhe me eksperiencë.
Konkurenca do të kufizohet vetëm në disa lloje punësh që nuk kërkojnë kualifikime të posaçme
dhe kështu nuk do të jenë të mirëpaguar. Por ka disa lloje punësh të cilat kërkojnë aftësitë e një të
riu, siç mund të jetë për shembull përshtatshmëria e lartë me teknologjitë e reja, ndërkohë që
punët e të rriturve kërkojnë të tjera cilësi, si për shembull përgjegjshmëria dhe serioziteti. Dhe së
fundmi, nuk mund të dallohet një treg për të rinjtë për sa kohë që ka një numër shumë të madh të
tyre të përfshirë në tregun informal të punës, çka e bën të vështirë analizën e tij.

1.2 Papunësia në rradhët e të rinjve sipas gjinisë:

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për vitin 2003 femrat janë më shumë të
papuna sesa meshkujt në rradhët e të rinjve. Në Azinë Lindore dhe Saharanë e poshtme bëhet
përjashtim. Ndërsa në Amerikën Latine, Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore norma e
papunësisë së të rejave është 7% më e lartë se e të rinjve. Në vendet në tranzicion këto norma
përafrohen, por gjithsesi nuk barazohen. Të qenit femër dhe e re në moshë përbën 2-fish mundësi
për diskriminim. Vajzat e reja jo vetëm që përballen me barriera për hyrjen në tregun e punës,
por edhe janë më të rrezikuara për ta humbur punën që kanë në kushtet e një rënieje ekonomike.

Në këtë kategorizim që i bëhet normës së papunësisë sipas gjinisë, duhet të kemi parasysh se në
disa vende përjashtohen nga forca punëtore e re individët të cilët duan të punojnë, por nuk janë
duke kërkuar një punë në mënyrë aktive. Kjo mund të vijë si pasojë e mundësive të pakta për
punësim, kufizimit që ata i bëjnë vetes duke mos qenë mobilë, pra duke mos qenë të gatshëm të
shkojnë atje ku puna i thërret, si dhe si pasojë e diskriminimit ose barrierave sociale dhe
kulturore. Shumica e individëve në këtë kategori janë pikërisht femrat.

1.3 Papunësia brenda të rinjve sipas arsimimit:

Në analiza të ndryshme ekonomike të tregut të punës së të rinjve, një faktor përcaktues për
punësimin ose papunësinë e të rinjve cilësohet arsimimi. Në një studim të bërë në 31 vende të
ndryshme të botës janë marrë në analizë niveli i arsimimit tek të rinjtë dhe norma e papunësisë.
Në Letoni norma e papunësisë është më e larta në krahasim me të gjitha vendet e tjera për sa i
përket të rinjve me arsimin fillor. Sllovakia renditet e dyta dhe Bullgaria e treta për këtë nivle
arsimimi. Edhe për sa i përket nivelit të arsimit të mesëm, papunësia më e lartë për të rinjtë
rregjistrohet përsëri në Letoni, ndjekur nga Rusia dhe Trinidad e Tobago. Ndërsa të rinjë të
papunë me nivel arsimor të lartë ka më shumë në Peru, në Makau dhe përsëri Letoni.

2. Shkaqet e papunësisë së të rinjve:

Për të analizuar shkaqet e papunësisë në rradhët e të rinjve duhet t’u përgjigjemi 3 pyetjeve
kryesore:

1. Cilët janë përcaktuesit e luhatjeve të papunësisë tek të rinjtë?


2. Pse papunësia e të rinjve është më e paqëndrueshme në terma absolutë sesa papunësia
kombëtare?
3. Për individët, cilat janë karakteristikat që rrisin ose reduktojnë mundësinë e të punësimit?

2 pyetjet e para kanë të bëjnë me tregun e punës si një i tërë, kurse pyetja e fundit ka të bëjë me
kontributin individual të secilit në rritjen e shanceve për të gjetur punë. Çdo analizë që është bërë
në lidhje me papunësinë në rradhët e të rinjve ka nxjerrë në dritë 3 faktorë me rëndësi për
papunësinë, që janë:

Kërkesa agregate
Pagat e punës
Madhësia e forcës punëtore të re në moshë

Kërkesa agregate ndikon tek papunësia e të rinjve ashtu siç ndikon edhe tek papunësia kombëtare
e një vendi. Pra, me reduktimin e kërkesës agregate për të mira dhe shërbime do të ulet edhe
kërkesa për forcë punëtore, për pasojë do të rritet papunësia tek të rinjtë. Por ky efekt do të jetë
më i madh tek të rinjtë sesa tek të rriturit, pasi tek të rinjtë vihet re një lidhje më e fortë e
faktorëve ciklikë të ekonomisë me normën e tyre të papunësisë. Ata jo vetëm që janë më pak të
kualifikuar, por shihen edhe si jonevojtarë, pasi nuk kanë përgjegjësitë e një të rrituri për
mbajtjen e familjes. Për sa i përket pagave të punës, intuita na thotë se pagat e punës së të rinjve
do t’u përshtaten atyre të të rriturve, por ky nuk është gjithmonë rasti. Duke qenë se në shumë
lloje punësh të rinjtë dhe të rriturit trajtohen si komplementarë, edhe pagat e tyre s’mund të kenë
të njëjtin trend. Për më tepër, nëse për të rriturit ka një pagë minimalë të respektuar me ligj, për
të rinjtë nuk ka një të tillë, dhe shpesh të rinjtë kryejnë punë të papaguara ose përfshihen në
ekonomitë informale. Ndaj dhe papunësia e të rinjve natyrshëm do të jetë më e lartë se ajo
kombëtare. Ndërsa madhësia e forcës punëtore të re në moshë kontribuon në papunësinë e të
rinjve sidomos në vendet në zhvillim duke qenë se kemi një rritje të shpejtë të numrit të
popullsisë së re, duke rritur kështu konkurencën midis të rinjve për një vend pune.

Të gjithë këta faktorë bëjnë që shkalla e papunësisë tek të rinjtë të jetë në mënyrë të
krahasueshme e lartë në lidhje me shkallën e papunësisë kombëtare dhe sjell për ta dhe shoqërinë
kosto, si ekonomike, individuale, ashtu edhe sociale. Të ardhura të ulëta, varfëri dhe ulje e
shanceve për punësim në të ardhmen, duke penguar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të
vendit, këto janë disa nga pasojat e papunësisë së lartë të të rinjve. Nga ana tjetër, individi i
papunë do të ketë vështirësi në krijimin e një familjeje dhe një punësim i papaguar mirë sot, do të
thotë një e ardhme e pasigurt nesër për shkak të kontributeve të ulëta sigurimet shoqërore. Këtyre
pasojave u shtohen edhe efektet negative të papunësisë në këndvështrimin e shoqërisë, si:
problemet me shëndetin, rritjen e numrit të divorceve, krimeve në shoqëri, etj.

3. Situata e papunësisë së të rinjve në Shqipëri:

Pavarësisht rënies së normës së rritjes së popullsisë, Shqipëria karakterizohet nga një moshë e re.
Gati gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeç, ndërsa grupmosha 15-24 vjeç përfaqëson
18% të popullisisë së përgjithshme, duke e bërë problemin e papunësisë së të rinjve tepër serioz.
Shumë të rinj e të reja (600,000-800,000) punojnë në vendet fqinje si Greqia dhe Italia.

Situatën e përgjithshme të tregut të punës në Shqipëri e tregon më së miri rezultati i një anketimi
të kryer në dyqanet e rrugëve të Tiranës në vitin 2003. Sipas këtij studimi, 80% e të
intervistuarve deklaruan se nuk kishin një liçensë për aktivitetin e tyre. 49% e shitësve deklaruan
se e kishin humbur punën e tyre të mëparshme dhe nuk përfitonin pagesë papunësie për
periudhën e papunësisë. 26% e tyre kishin kaluar në një sektor tjetër të ndryshëm nga ai i
mëparshmi, për të rritur të ardhurat në familjen e tyre. 61% e këtyre shitësve merreshin dhe me
aktivitete të tjera për të siguruar të ardhura. Një fakt interesant ishte se shumica e shitësve kishin
një nivel arsimor të lartë: 68% kishin përfunduar shkollën e mesme, 20% shkollën e lartë dhe
vetëm 12% e tyre ishin me arsim fillor. Akoma më tragjik konsiderohet fakti se 90% e tyre nuk
paguanin ndonjë taksë shtetërore apo komunale. Vetëm disa prej tyre pohuan se paguanin
pagesën e detyrueshme të sigurimit shoqëror.

Përsa i përket moshës së të papunëve, ajo është e pranishme tek 60% e grupmoshës 16-34 vjeç
dhe është e lidhur me mungesën e ekperiencës apo të një profesioni të mirfilltë për këtë
grupmoshë. Grupmosha 16-34 vjeç në qytetin e Vlorës përfaqëson 86% të të papunëve të
rregjistruar, në Mat 82%, në qytetin e Tiranës 66%, në Pukë 65%, në Shkodër 63%, në Tropojë
62%, Kuçovë 60%. Në grafikun e mëposhtëm shihet qartë se shkalla e papunësisë së të rinjve në
shqipëri kap vlerat maksimale në krahasim me papunësinë e përgjithshme (gati 2 herë më e
lartë). Për më tepër ashtu siç edhe pritej papunësia shënon shifra më të larta për femrat sesa për
meshkujt, për shkaqe tashmë të përmendura.

Grafiku 1: Shkalla e papunësisë sipas grupmoshave dhe gjinisë

Burimi: INSTAT, 2009


Në tabelën më poshtë jepen të dhëna më të detajuara në lidhje me shkallën e papunësisë së të
rinjve dhe të rriturve në total dhe atë afatgjatë në veçanti. Edhe njëherë të dhënat e marra për
periudhën 2007-2009 konfirmojnë se ka një rritje të numrit të të rinjve të papunë afatgjatë ndër
vite, e sidomos të femrave.

Tabela 3: Shakalla e papunësisë

Burimi: INSTAT, 2009


Grafiku 3: Shkalla e papunësisë sipas grupmoshave, 2007-09

Burimi: INSTAT, 2009

Sipas një tjetër anketimi të kryer nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në vitin 2003 për të rinjtë
në tregun e punës rezulton se 29% e të rinjve të papunë nuk kërkojnë punë. 20% e tyre ishin të
moshës 16-18 vjeç, 43% të moshës 19-23 dhe pjesa tjetër, pra 37% ishin 24-28 vjeç. Ashtu siç
pritej, një numër shumë i madh i këtyre të rinjve të papunë, më shumë se gjysma e tyre ishin pa
kualifikim profesional. Kjo kërkon një vëmendje të veçantë pasi integrimi i këtyre të rinjve në
tregun e punës bëhet i mundur në mënyrë të lehtë nëpërmjet skemave të kualifikimit. Ndërsa për
sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 27% e përbënin meshkujt dhe 73% femrat. Nga femrat,
68% ishin të arsimuara vetëm në arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar dhe pjesa tjetër(32%) me arsim
të mesëm. Pra shihet se ka një lidhje të zhdrejtë të arsimit me papunësinë. Më shumë kujdes
duhet treguar me të papunët me arsim të mesëm dhe 8-vjeçar pasi ata jo vetëm që janë të papunë,
por nuk janë duke kërkuar punë, duke vënë në rrezik të ardhmen e tyre dhe duke penguar
progresin social të vendit. Për më tepër, karakteristike për vendin tonë është mungesa e
fleksibilitetit në tregun e punës, e cila vjen nga faktorë të ndryshëm të përmendura dhe më parë,
dhe të cilët pengojnë të rinjtë të lëvizin në vendet ku krijohen vende të reja pune për ta.

Popullsia jo-ekonomikisht aktive është një tjetër kërcënim serioz për tregun e punës në
Shqipërisë. Ajo përbën 38.1% të popullsisë në moshë pune. 36.1% të kësaj pjesë të
konsiderueshme të popullsisë e përbëjnë nxënësit dhe studentët, 16% janë të papunë të
dekurajuar dhe 14.5% janë duke përmbushur detyrat shtëpiake.
4. Rritja ekonomike, edukimi dhe punësimi – Rekomandime ng ILO:

Ka pasur programe të ndryshme për inkurajimin dhe futjen e të rinjve në tregun e punës, si ai i
zëvendësimit të fuqisë punëtore të vjetëruar me atë të re në Francë (Allocation de remplacement
pour l'emploi). Të gjitha vendet, në çfarëdolloj niveli zhvillimi qofshin, kanë si një nga synimet e
tyre kryesore gjetjen e një modeli të përshtatshëm edukimi me qëllim që të adaptojnë
teknologjitë e reja gjithnjë e në zhvillim. Vetëm një forcë punëtore e kualifikuar do të rrisë
besimin e investitorëve dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike të qëndrueshme të vendit.

Në vendet me të ardhura të ulëta, shkalla e ulët e edukimit dhe kualifikimit të punëtorëve kufizon
zhvillimin produktiv të ekonomisë. Në vendet me të ardhura mesatare, rritja ekonomike e lartë
dhe produktiviteti në disa sektorë përzihet me produktivitetin e ulët dhe varfërinë e paepur të
ekonomisë informale aq të përhapur. Edukimi i të rinjve dhe trajnimet në punë mund të
përshpejtojnë tranzicionin e ekonomisë formale, por vetëm nëse janë pjesë e politikave
makroekonomike të rritjes të fokusuara tek puna dhe një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e
ndërmarrjeve. Inkurajimi i edukimit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i politikave mbi emigrimin
e forcës punëtore janë disa nga sfidat e shoqërive të sotme. Vendet të cilat nuk ndjekin politika të
tilla të favorshme nuk mund të përfitojnë prej globalizimit.

Diskriminimi në bazë të gjinisë, etnicitetit apo izolimi rural dhe mosha, e kufizojnë aksesin e të
rinjve në edukim, trajnime, dhe si rrjedhim edhe në punësim.

Axhenda globale e punësimit(2003) dhe deklarata e Zyrës Ndërkombëtare të Punës(ILO) në


lidhje me drejtësinë sociale për një globalizim të paanshëm(2008) e vlerësojnë si thelbësore
zhvillimin e aftësive në punë për të rritur produktivitetin, vendet e punës dhe standardet e jetesës.

Vendet të cilat kanë arritur të lidhin aftësitë(kualifikimet) me produktivitetin, punësimin dhe


zhvillimin, kanë shënjestruar 3 objektiva kryesore:

Përshtatja e ofertës me kërkesën për aftësi të caktuara


Ndihma ndaj punëtorëve dhe ndërmarrjeve për të rritur komunikimin midis tyre me
qëllim rritjen e mundësive për punësim aty ku kërkohet forca punëtore
Përgatitja e punëtorëve dhe ndërmarrjeve për gjeneratën e ardhshme të teknologjisë
Është pra pikërisht koordinimi i politikave që e bëri të mundur këtë. Edukimi, puna, ministritë,
partnerët socialë, ofruesit e trajnimeve dhe shërbimet e punësimit, nëse punojnë sëbashku arrijnë
të furnizojnë zhvillimin teknologjik dhe diversifikimin ekonomik, të cilat në këmbim nxitën
rritjen e produktivitetit dhe punësimit.

Konkluzionet e Zyrës Ndërkombëtare të Punës(2008) në lidhje me zhvillimin e aftësive për të


rritur produktivitetin, rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik bëjnë thirrje për një përqasje
gjithëpërfshirëse, e cila kë të bëjë konkretisht me:

Integrimin e zhvillimit të aftësive në nivel stratëgjish kombëtare dhe sektoriale


Shfrytëzimin e aftësive për të maksimizuar mundësitë dhe për të zbutur impaktet negative
në teknologji, tregti dhe mjedis
Ndërtimin e rrugëve të forta të arsimit, të cilat lidhin edukimin bazë me trajnimet
sezonale, shërbimet e punësimit dhe edukimin e qëndrueshëm, dhe të cilat ruajnë
komunikimin midis nevojave të të punësuarve dhe cilësisë së kërkuar prej
rekrutuesve/trajnuesve
Zgjerimin e aksesit në edukim dhe trajnimin cilësor të atyre që janë të disavantazhuar në
shoqëri në përshtatje me tregun e punës
Konkluzione:

Në përfundim të këtij punimi do të doja të theksoja disa nga konkluzionet më të rëndësishme që


dalin prej saj.

Së pari, duhet përmendur fakti që ka një lidhje të ngushtë mes papunësisë kombëtare të një vendi
dhe asaj të të rinjve në po atë vend. Edhe testet statistikore tregojnë të njëjtën gjë dhe vlerësojnë
se papunësia e të rinjve është në vendet në tranzicion 2 herë më e lartë se ajo kombëtare dhe kjo
vjen si pasojë e ndikimit të madh që kanë ciklet e biznesit në tregun e punës së të rinjve.
Individët më pak të arsimuar janë ata që e vuajnë më shumë këtë mospërputhje të ofertës dhe
kërkesës për punë.

Së dyti, do të doja të vija në dukje faktin se papunësia e të rinjve nuk është një thjesht një gjendje
e përkohshme që pasohet nga punësimi i të rinjve në një periudhë të mëvonshme, por
përkundrazi është një proces i stërzgjatur i kalimit nga shkolla, papunësia, punësimi i papaguar,
punësimi me paga të ulëta i forcës punëtore të pakualifikuar. Në të vërtetë nuk mund të dallojmë
një treg pune për të rinjtë pasi ajo çfarë i dallon në fakt tregun e punës së të rinjve nga ajo e të
rriturve është, së pari, fakti që puna e të rinjve dhe kërkesat e rekrutuesve ndaj tyre janë të
ndryshme nga to të të rrituve; së dyti, konkurenca midis tyre do të kufizohet vetëm në disa lloje
punësh të cilat kërkojnë për shembull përshtatshmëri të lartë ndaj teknologjive të avancuara; dhe
së treti, treti tregu i punës së të rinjve karakterizohet në të shumtën e rasteve nga puna informale,
e cila e bën të vështirë analizën e tij.

Së treti, ashtu siç u tregua edhe nga rezultatet e analizave të maparshme në këtë punim,
papunësia e të rinjve është më e lartë tek femrat, si në tregun global, ashtu edhe në vendet në
tranzicion. Ndonëse është karakteristike për vendet në tranzicion një përafrim i normave të
papunësisë së të rinjve dhe të rejave, gjithsesi ato përsëri nuk barazohen. Norma e papunësisë së
të rejave rritet edhe më shumë për shkak të vetëkufizimeve që ato i bëjnë vetes duke mos qenë
mobile, apo edhe duke u diskriminuar për shkak të barrierave kulturore e sociale. Për vendin tonë
madje, norma e papunësisë së të rejave është më e ulët sesa e të rinjve dhe kjo për shkak se
shumë prej te rejave të papuna, nuk janë në kërkim të një pune, duke bërë që hendeku midis 2
gjinive të rritet edhe më shumë, duke ndikuar në rritjen në e pabarazisë gjinore. Ndërsa në
aspektin e arsimimit të këtyre të rinjve, vihet re se shumë prej tyre kanë mëngësi në kualifikim
dhe edukim, dhe kjo bën që edhe perspektiva e tyre në të ardhmen të mos jetë mjaft premtuese.
Në Shqipëri anketat tregojnë pësëri rezultate të tjera. Kështu, një pjesë shumë e madhe e të rinjve
të papunë në Shqipëri janë të arsimuar në nivelin e mësëm dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre
edhe me arsim të lartë. Kjo sigurisht tregon se ka një të ardhme të mirë të pritshme të tyre, por
nga ana tjetër është dhe dekurajuese për shumë prej tyre.

Dhe së katërti, për sa i përket shkaqeve të papunësisë së të rinjve, ato mund të jenë nga më të
ndryshmet, por grupohen në 3 pjesë: ato që lidhen me kërkesën agregate për mallra dhe shërbime
në një vend, ato që kanë të bëjnë me pagat e punës dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me rritjen
e popullsisë së re në moshë, si pasojë e rritjes së shpejtë të popullsisë sidomos në vendet në
zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara. Të gjitha këto sjellin pasoja si ekonomike, sociale ashtu
dhe individuale për të gjithë këta të rinj, por ajo çka na shqetëson më shumë është e ardhmja e
tyre dhe familjeve të tyre të reja që do të krijohen. Për këtë arsye, shumë vende janë duke
programuar strategji të veçanta për punësimin e sidomos për kualifikimin e tyre. Organizata
Ndërkombëtare e Punës ka përcaktuar disa objektiva për vendet të cilat duan të zhvillojnë tregun
e të rinjve. Më kryesoret përmendim: përshtatjen e kërkesës me ofertën për punë nga ana e të
rinjve, ndihmën ndaj punëtorëve dhe ndërmarrjeve për të rritur komunikimin midis tyre me
qëllim rritjen e mundësive për punësim aty ku kërkohet forca punëtore, si dhe përgatitjen e të
dyja këtyre palëve për gjeneratën e ardhshme të teknologjisë.
Referenca:

Gërxhani, Klarita (2003) Politico-Economic Institutions and the informal sector in Albania –
AIAS Research Report, Amsterdam Institute for Advanced Labour Studies, Universiteit van
Amsterdam; URL:

http://dare.uva.nl/document/115530

Evans-Klock, Christine (2010) “Skills and Employability” Employment for Social Justice and a
fair Globalization, Overview of ILO programmes; URL:

http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_emp/documents/publication/wcms_140955.pdf

O’Higgins, Niall (2001) “Youth unemployment”, “The characteristics of youth unemployment”,


“The causes and consequences of youth unemployment“ Youth unemployment and employment
policy: A global perspective, Geneva: International Labour Organization, (ISBN 92-2-111348-1)
fq. 7-52; URL:

http://www.ilo.org/public/libdoc/ilo/2001/101B09_13_engl.pdf

Brewer, Laura (2004) Youth at risk: The role of skills development in facilitating the transition to
work, Geneva: International Labour Organization, (ISBN 92-2-116056-4) fq. 3-15; URL:

http://www.ilo.org/public/libdoc/ilo/2004/104B09_304_engl.pdf

INSTAT (2009) Rezultate nga Anketa e Forcave të Punës: Tregu i Punës në Shqipëri; URL:

http://www.instat.gov.al/graphics/doc/downloads/lfs/Rezultate%20AFP%202009.pdf

UNICEF Shqipëri (2000) Vlerësim i situatës sociale & ekonomike nerajonet e Shqipërisë, fq. 25;
URL:

http://www.unicef.org/albania/sq/asec-al.pdf

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (2003) Studim mbi Integrimin e Rinisë në Tregun e Punës:
Pengesat dhe Vështirësitë, fq. 21; URL:

http://www.qkzh.org/publications/YouthIntegration.pdf

You might also like