You are on page 1of 19

N G U T J E M E PA S O J A T E P A R I P A R U E S H M E

(QENDRA E TIRANES në vizionin e një ing.Arkitekti SHQIPTAR)


Në vënd të prologut: Dora dorës duke përdorur goditje të befta mediatike, që ngërcojnë palën
tjetër në panikun për të reaguar, po merr rrugë i quajturi “PLANI FRANCEZ”për Tiranën.
Përjashtimi i prerë i mendimit specialist vëndas mbi këtë “plan”, si dhe revani për realizimin e tij,
të alarmon. Ajo që të habit është heshtja, mëkatarë, e specialistëve të vjetër, atyre që jetojnë, që të
kualifikuar në fakultete të traditës në arkitekturë në lindje apo perëndim, na dhanë gjithë ckishin
përvehtësuar pa u kursyer aspak me përkushtim shëmbullor, asnjëherë të shpërblyer. Të më
ndjejnë por mbi tre dekadat në këtë qytet nuk më lejojnë të hesht për të ardhmen e tij dhe të
pasardhësve të mij.
Atë vit që u anoncua ky “plan” në mediat monokolore të asaj periudhe u
mendua se bëhej fjalë për një shou mediatik rozë sepse zgjati, gjithmonë me
një përkujdesje për fshehjen e pamjes vizive të tij. Krejt e kundërta ndodh
sot kur për konkurset (duar, duar) të tij, një orë para apo pasi ato të kryhen,
mund të kapësh ndonjë anoncim të rrallë në minititrat e “Njuz 24”.
Në katin e galerisë së arteve ku ishte ekspozuar, një fëmijë thërriste i ngazë
llyer: xhaxhi shih! dhe ndizte disa dritëza të vogla që të zbehnin aftësinë për
cka shihje në të vërtetë. Loja e dritëzave, të kujtonte maketet te ”Shqipëria
sot” një ish galeri propagande e sistemit diktatorial, vec i mbanin ndezur.
Por cilësia e tij qëndronte poshtë tyre, nuk pasqyronte as relievin goxha të
pjerrët të qëndrës të Tiranës dhe as lartësitë e objekteve që tashmë por edhe
në të ardhmen do të rrethojnë këtë studim. Ishte një truk i pastër, i shtrirë në
një plan horizontal, që nuk të lejonte të jepje gjykim të saktë për të .Ishte një
maket i vogël për qëndrën e një kryeqyteti europian, pothuaj sa një tryezë
ngrënie e një minifamilje. Isha i bindur atëhere dhe jam i bindur edhe tani se
kujtdo nga katedrat e arkitekturës po tu ofrohej do ta realizonin shumë më
mirë si zgjidhje, do ta jepnin më të plotë dhe njëqind fish me lirë. Me vjen
në mënd,se për specialistët vëndas kjo duket ka qënë ofenduese dhe e
papranueshme, prandaj edhe kanë zgjedhur heshtjen duke menduar, me të
drejtë, se cmimi i përbuzjes është përbuzja. Por ai po kryhet, si nënujë, dhe
heshtja është me pasoja të pariparueshme dhe me efekte afatgjata, për një
qytet kryeqytet, që as më pak e as më shumë është yni, i bashkëqytetarëve,
bashkëatdhetarëve tanë, dhe brezave pasardhës, që do të na gjykojnë ashtu si
ne etërit tanë, që, si ne sot, e quanin vehten te pagabueshëm.
Lehtas pikasej se gjigandi i paraparë në ish gropën famoze të “ Sejdisë”,
kishte nxjerrë dhjetë KoKë, të cilat si në lojën me guralecë, rreshtoheshin
pesë e nga pesë në dy krahët kufitarë, lindje dhe perëndim, të qëndrës të
Tiranës. Kishte ndërruar dorë. Për mua ishte dhe do të mbetet një goditje
spektakolare biznesi. Mendoj se protagonisti është nxjerrë nga loja me të
drejtë, (ndofta është ideusi), si një prekursor i shoqërive huamarrëse, sepse
cka bënte ai, pra me paratë tona bënte biznes, e bën sot e gjithë ditën cdo
shoqëri ndërtuese. “Ortakët”, kaluan në këtë “plan”, i cili mori frymë pas
konsolidimit të riardhjes në pushtet, duke riaktivizuar idenë e vjetër. Mendoj
se “Studioja F.” është kënaqur me nje përqindje, që i pajtohet “emrit” të
përdorur, volumit, dhe cilësisë së punës. Projekti i saj mbi ish kinema
”Republika” vec vlerës së paraqitjes grafike, nuk ka asnjë vlerë tjetër. Atje
punohet me një konstruksion ”rural” shqiptar, në një kohë kur tek ne 30 apo
40 vjetë më parë punohej me një hap 6 metër e më shumë. Do ndjehesha i
mikluar në vetvehte në se koha ma vërteton këtë konstatim të cilin kam vite
që e mbaj fshehur, me shpresën se keto kulla, gjithësesi do të ishin tepër të
larta dhe me një vizion futurist që ti rezistonin shekullit të ri sepse gjërat po
shkonin, për një rastësi fatlume, sipas një ëndërre të vjetër times për qëndrën
e kryeqytetit. Por ndërtimi të parës, dhe tani të tjerat, më zhgënjyen. Nuk më
rezulton një “plan F.” Me këtë bindje, në këtë publikim të mendimeve të mia
në këtë studim, do flas drejpërdrejt me autorët që janë KETU :
Me vëndosjen e një ndërtimi të lartë mbi Muzeun Kombëtar për simetri
me hotel Tiranën, ky “plan” merr një dimension komik sepse këtë gafë nuk
mund ta bëjnë as studentët e vitit të tretë te arkitekturës, po themi, në detyrat
e tyre të kursit. Kjo gafë kërkoi më vonë një ndërtim tjetër, para hotelit, duke
bërë qesharak avokatët e tij në konkursin tjetër, pothuaj klandestin,të sheshit
”Skënderbej”. Simetria vulgare që na serviret nuk mund të jetë franceze .
Ata janë kampionë të lirisë në kompozimet arkitekturore dhe të ngulitet fort
tek të gjithë një herë e mirë se “liria nuk është kurrë simetrike”. Rrugët dhe
linjat, sheshet, kalimet e objektet ishin po ato, por në lulishten mbrapa
Ministrisë së Mbrojtjes, ishin si të hedhura mbi njëri tjetrin, dy minidisqe të
padukshëm e petashuqe, me ngjyrën e terrenit, që të jepnin përshtypjen e
planeve ujore të mëdha në shërbim të publikut kryeqytetas dhe disa skelete
strukture të lehta transparente e të ulëta që nuk binin në sy mbi sheshin ku
sot lodrojnë elektrokarrot e fëmijëve. Me siguri ”autorët” i druheshin ndonjë
reagimi të menjëherëshëm që marifetonin kështu. Që të dyja këto sajesa me
vonë rezultoi se kishin një qëllim të vetëm : zhdukjen me anë rikuadratimi të
sheshit madhështor “SKENDERBEJ”, si dhe ngritjen klandestine, sepse ajo
nuk është përmëndur asnjëherë, të një strukture gati gjigande kulti mbi gjithë
ndërtimet e tjera, mbi lulishten e cituar, pikërisht në zonën e paracaktuar me
ligj si historike, ku me ligj nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, për ruajtjen e
ekuilibrave që janë vëndosur prej shumë dekadash. Pak më vonë mora vesh
se “autorët” nuk ishin francezë por “alias francezë “ dhe gjithcka mu bë e
qartë. Me një gur vriteshin dy zogj. Ngopej uria për metërkare dhe klonohej
e tjetërsohej sheshi, duke “britur” : nuk e meritoni një shesh aq të madh !
Por tani jemi te kullat që po kryhen dhe do sugjeroja mendimet e mia. Me
sa duket stomaku i përfituesve të këtyre metërkareve që krijohen, nuk mban
me tepër. Por ata duhet të jenë vizionarë sepse unë ju ofroj TRE FISHIN. Në
skanë këllqe, ta hapin sofrën për të tjerë, por duke mos harruar kurrë, për
asnjë cast, për asnjë cmim, prestigjin e identitetin e vëndit dhe vehtes tyre.
Së pari : tentativa për rreshtimin në dy rreshta paralelë të kullave të larta,
është mbi gjysëm shekullore e vjetër dhe është aplikuar pa sukses, kryesisht
në metropole të mëdha që ndahen nga lumenj duke u rreshtuar në dy anët e
tyre. Bëhet fjalë për ngrehina tridhjetë deri dyzetë kate. Këtë identitet këto
qytete tashmë e kanë humbur sepse zgjidhja e pranuar me bujë dikur për to,
është cvlerësuar nga që pranë këtyre rreshtimeve artificiale, gjithmonë duke
respektuar distancat, janë realizuar ngrehina sa ato të larta ose dhe me të
larta, dhe mjafton sikur vec një të jetë, qoftë dhe disa kate më poshtë, tërë
mendimi sfumohet. Por edhe si “plan”, në se përdoren masivë kuadratikë
dhe të ndryshëm nga njëri tjetri, është i shëmtuar sepse të jep përshtypjen e
disa ngritjeve të pakuptimta, në mes të kakofonisë së ndërtimeve të tjera, që
më tepër e theksojnë aritminë ndërtimtare se sa vënë rregull mbi të. Në rastin
e Tiranës, ku sic po shohim kullat nuk kalojnë 80, 85metrat, aq sa cmbajnë
KELLQET e hartuesve të këtij “plani”,që në nisje ky “plan” është i sfumuar,
sepse kulla mbrapa nëndëkatësheve ka pothuaj që tani lartësinë e tyre, por
mund të ngrihen dhe të tjera, gjithmonë brënda rregullave, ndofta jo në një
rresht, sa ato apo më të larta, sepse askush nuk pengon dot nismat e lira të
kujtdo në pronën e tij, dhe kjo nuk mund të bëhet as me ligj.
Në se do të ndërtoheshin këto dy rreshta kulla, që të arrinin efektin e
pretenduar, do të duhej të kalonin lartësinë e 120 apo 130 metrave mbase
dhe me shumë, duke kaluar në konstruksion metalik ose të kombinuar, për të
përballuar faktorët sizmikë dhe pa u trëmbur prej kësaj kostoje, sepse vëndi i
tyre në qëndër të Tiranës, pra të një kryeqyteti europian e të integruar në të,
do të përballonte cdo lloj kostoje. Pra lartësia e tyre do të duhej të dominonte
të gjithë hapësirën e fushës së Tiranës të paktën edhe për një shekull.
Por nuk është vetëm lartësia e tyre zhgënjyese por edhe pamja. Pamja e
tyre, pikërisht në funksidon të idesë, duhet të ishte krejt ndryshe.
Duke parë përgjithësisht ndërtimet në kryeqytet, shumicën e tyre e zënë
ndërtimet e vjetra, ambjentet e të cilave, që të gjitha, ndricohen nga dritare,
larg traditës tonë të vjetër qytetare. Disa vite me parë dëgjova jo pa kënaqësi,
se qëllimi që i kishte vënë vehtes pushteti vëndor dhe zotimi i tij, ishte, se do
ta vishte kryeqytetin me xhama, pra në të gjitha projektet që do miratonte, do
predominonin fasadat e mëdha prej xhami. Kjo do ta davariste sado pak,
muzgun që nderet në pamjen e pallateve të vjetra ku lapërdhia e pa fre e
bojatisjeve ka nxjerrë në pah më shumë atë që përpiqej të fshihte. Por nuk
ndodhi kështu, të paktën me atë që ka filluar dhe ato që pritet të fillojnë.
Ne kemi hyrë në shekullin e ri. Të gjithëve na kujtohet se kur tërmeti
rrafshoi Shkupin, arkitektë nga e gjithë bota zhvilluan aty projekte që në atë
kohë u quajtën futuriste. Po tani? Janë tejkaluar. Po cdo të ndodhte me këto
që miratojmë tani? Të paktën e para që po ndërtohet më rezulton më e dobët
se kollonada tetë këndëshe që përpiqet të mbulojë. Forma e saj në pamje
tërheqëse dhe elegante, si një kreatyrë tropikale, cdo sfondi tjetër do i shkojë
me përjashtim të atij malor, ku vallëzimet me ulje ngritje maje të cregullta
në horizont, të imponojnë që të paktën, të mos dalësh nga linjat vertikale me
strukturë antigravitacion. Mbase diku mund të jetë refuzuar ky projekt dhe
ka përfunduar tek ne, por më mirë do të ishte të gjente një sfond tjetër, me
horizonte të rrafshëta, ose rrethuar me fasada qelqi ku do mund të shumohej
me sukses, duke krijuar një tufëz interesante me lule të bukura gjëmbace.
Pra ne kemi nevojë për fasada tërësisht prej qelqi. E ku më mirë se në
këto dy rradhë kullash të larta do të mund ta realizonim këtë? Ato do ishin
imponuese dhe do ti kishin dhënë një dritë tjetër edhe pjesës muzgune të
kryeqytetit, që me gjithë kuturisjet e guximshme artificiale me ngjyra, po
rënkon nga provincializmi lindor. Jo vec pjesa tjetër, por dhe objektet e
sheshit bërtasin për xham., fakt ky që nuk mund ti shpëtonte “Studios F”,
por “tebdilëve” të saj. Këto sipërfaqe të mëdha qelqore, jo vetëm që duhej të
ishin shumë më të larta, por do të duhej të dilnin pa tjetër nga skemat katrore
të mollokëve gjigandë e memece, të shtrirë sa gjatë e gjërë mes dy rradhëve
të tyre, por edhe mishellës me kutiza kuadratike përreth eksterrenit.
Pra ato do të duhej të ishin të L A K U A R A.
P.sh. për mua e përshtatëshme do të ishte forma ovalelipsoidale e gjërë në
bazë, e zgjatur lindje perëndim, me dalje nga baza klasike e një elipsi me
alternime të tre segmenteve kundrejt njëri tjetrit, e duke u ngritur në lartësi,
me ngushtim gradual seksioni, me prerje fundore të pjerrëta gjithmonë prej
qelqi, me interferime linjash vertikale metalizato të crregullta ku do futej
transporti vertikal i dukshëm, impjantet e rrjeteve ingenerike, elementë të
strukturës etj. duke dhënë pamjen e një pergamene të mbledhur, rrotullame,
(që do i lexohej në spiralen e mbulesës), e gjërë nga poshtë e duke u holluar
lart. Ky veprim, së bashku me bashkimin mes tyre me një strukturë lineare
disakatëshe me seksion trapezoidal dhe asimetrik prej xhami, do të shtonte
mbi dyfish metërkaretë, do të ishte dicka vërtet e vecantë dhe sikur më vonë
e ardhmja të impononte ndërtime të tjera të larta pranë tyre, ato nuk mund të
cënonin ritmin qelqor të këtyre kullave që do ngrinim sot.
Këto ndërtesa lypet të jenë të njgjashme, por jo të njëllojta, dhe së bashku
do jepnin efektin e dy rradhë pergamenëve gjigandë të gardhuar, nga dy anët
e qëndrës, që si “stoneage” britanikë, të rrudhur nga mosha e duke sfiduar
kohën, do qëndronin të heshtur e të paepur ashtu të ngulur në dheun e të
parëve, në clodhje të amëshuar, si një skuadër e zgjedhur vigjëluesish, në
roje të një të vërtete të madhe, deri në përjetësi : DESHMINE DIVINE dhe
prehistorike të lashtësisë së këtij kombi. Këto ngrehina të larta, do duhej të
kishin një pamje tipike monumentale dhe futuriste njëkohësisht, gjithmonë
me faqe të lakuara, të pjerrëta e ovale. Ndofta shumëkush nuk do ti kuptonte
sot, por do ti pëlqenin brezat që vijnë, të cilët do të na vlerësonin, nderonin
dhe nuk do na harronin kurrë, për thesarin që do tu linim. Ky komleks i
copëzuar në dy rradhë kulla të xhamta e unikale, do të shërbente si qëndër e
madhe biznesi për gjithë gadishullin ballkanik, më e madhja, me aeroportin
e disa qëndra klasi relaksi si Durrësi, Dajti e Kruja fare pranë. Natyrisht si të
tilla ato përvec se do kishin një ndënstrukturë të integruar,do të kërkonin një
linjë transporti trajleri të xhamtë ajror që do ti lidhte që të gjitha me unazë
mbi kollona elegante metalike dhe të galvanizuara, mbi kuotën e ministrive,
pa probleme për trafikun poshtë, e që do duhej të mos binin në sy. Kullat
perëndimore do të ishin pak më të larta për shkak te pjerrësisë së qëndrës.
Ideja për të hequr kioskat e Lanës e për ti vënë në mes të Tiranës, pra për të
shitur metërkare dyqanka, është kompromentuese për nivelin e vizionin e
autorëve të saj. Por ajo që është më kryesorja, këto ngrehina të trajtuara në
këtë mënyre, së bashku me qendrën, do shprehnin një mendim, një ide, cka
është dhe qëllimi primar i trajtimit të qëndrave të kryeqyteteve kudo në
botë, kudo në civilizimet e mëdha, këndej dhe andej Atllantikut.
Pikërisht kjo po humbet me trajtimet e deritashme të zonës së qëndrës së
Tiranës, sepse në këtë “plan” nuk shikohet të shprehet kryemetropoli i një
kombi me identitet të qartë e të vecantë, lashtësia e të cilit është e vërtetuar
me prova shkencore. Për ideuesit, thjesht ky kryeqytet duhet të jetë një qytet
standart, ku sundon anonimati, ku nuk mund të lexohet identiteti e përcekja
kombëtare, në mënyrë që të prodhojë individë, që mund ti tjetërsosh lehtë.
Dhe po vrapohet në këtë ”plan” sepse tani kemi dy kullat e reja. Me që plan
projekti i tyre është bërë dhe paratë e tij i kanë numuruar, unë sugjeroj që ai
projekt të përdoret në pjesën ku po, dhe do zgjerohet Tirana, drejt Durrësit
apo Kavajës. Ambicioni ynë duhet të jetë për një qytet tre e katër miljonësh,
gjë që mund të arrihet për dy apo tre dekadat që vijnë. E cjanë këto vite ?
Gati dy dekada po bëjnë demokraci! Për sa i përket konkretizmit të kësaj
ideje të re, jam i bindur, por dhe ju, se me një punë normale, mund të kryhet
brënda disa muajve, kështu që faktori kohë, me kapacitetet ekzistuese ( tërë
ata elementë ish institutsish ), kapet , sepse ideja është e qartë.
Në konkursin “për sheshin “SKENDERBEJ’, morën pjesë studio që vinin
nga vënde të ndryshme, por me emra “ballkanikë”. Zgjidhjet e studiove të
paraqitura, ishin kopsitje numerike pjesëmarrësish dhe për rrjedhojë njëra
me qesharake se tjetra. Fituesja ishte e paracaktuar,dhe fitoi ajo që shprehte
më shumë nëpërkëmbje për vëndin dhe simbolet e tij, duke vënë një grazhd
gjigand tagjie me shumë gojëza (për ne dhe kalin e Kastriotit) në formën e
një mullari, ne mes të sheshit, si një prodhim organik human. Për “teferic”,
thanë, a thua se ka pak lartësi rrotull sheshit për ta parë atë. Argaliseshin për
stisjen përpara një mase profane që ka si zeje “hosanatë”, pa menduar gjatë.
Sheshi i Tiranës është një shesh madhështor dhe si i tillë mbetet sot e mot
një pasuri e pa cmuar kombëtare. Pushtetarë diktature të arsimuar në lindje,
mrekulloheshin duke parë “sheshin e kuq” të Moskës. Në vrapin vanitoz që
morën më vonë u përpoqën ta imitojnë dhe vunë Stalinin në të dhe e quajtën
“sheshi Stalin” deri vone, mbase duke nënkuptuar “sheshin e kuq të vërtetë”
për kundërvënie me qëndrimin që “revizionistët” mbajtën ndaj tij. E pra ai
ishte arkitekti i zhdukjes së rracës shqipëtare, është enigmë dhe ende nuk ka
spjegim si gjuha ruse vazhdoi nëpër shkolla deri në demokraci. ( Madje ne
vazhdojme të frekuentohemi, m.gj.s. ata vazhdojnë në të tyren !? ).
Në pesëqind vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, me vënien e bustit
të tij aty, mori emrin që ka dhe sot “SKENDERBEJ”. Mirëpo në dritën e të
dhënave të reja shkencore, që po dalin si një lumë i madh në shpërthim nga
të gjitha anët, vecanërisht mbi gjuhën dhe emrin tonë, ata i kanë bërë një
shërbim të madh kulturës dhe kryeqytetit të vëndit, që për cudi pasardhësit e
tyre, specie me trendin “në sështë yni, të mos jetë”, rreken ta zvogëlojnë!
Vetëm të vegjëlve ju duket ky shesh i madh. Të thuash se ky shesh është i
madh për kryeqytetin e vëndit tënd, ose je i vogël ose ke prapamendime. Në
kohën kur u prish ndërtesa e ish Kom.Ekzekutiv të asaj kohe, ne menduam
me kënaqësi se sheshi u hap dhe aty ndihej një frymëmarrje e re. Por s’qe e
thënë se shpejt aty u ngrit një strukturë brutale dhe memece si vetë sistemi i
asaj kohe dhe u ngushtua përsëri. Por me hapjen ku u vu busti i diktatorit,
mori përsëri frymëmarrje dhe mizura gjigande. Ishte dhe është një shesh ku
njeriu ndjen e përjeton një aromë lirie të vetëvetishme, që në muzgun disa
dekadësh luajti një rol të madh dhe vëndimtar. Aq e vërtetë është kjo sa që
ato horizonte hapësire të pamatë, prodhuan farërat e para të lirisë që ngjizën
filizat e parë të shpresës fitimtare dhe mu aty, për ata që mbajnë mënd, mori
udhën demokracia që kemi sot. Ndaj duan ta zvogëlojnë, të hakmerren. Ai
shesh ishte dhe mbetet sheshi i lirisë, kampioni, modeli, frymëzimi i së cilës,
ishte e është ai, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, SKENDERBEU!
Ky shesh sot përbëhet nga gjashtë objekte përfshi dhe atë vetë. Do të ishte
e udhës që kur studion qëndrën e një qyteti, të shikosh më parë se cdo bësh
me objektet ekzistuese, pastaj të kalosh në hartimin e një plani, se në fund,
në se do ti rikonstruktosh këto objekte një ditë, rikonstruksione që me siguri
do ti kërkojë koha, mund të ndodhë që ato dhe “plani” të përjashtojnë njëri
tjetrin dhe dalim në atë thënien e bukur devollite “bëj e prish o Dervish”.Me
sa duket do ta kenë ndarë mëndjen edhe për këto objekte.
Por unë do ti konsideroj të paprekshëm dhe do ti analizoj me rradhë.
Qëndrat dhe sheshet qëndrore të kryeqyteteve, janë kujtesa kombëtare e
ngrirë në to. Ato me linjat, volumet, hapësirat, ngjarjet, dritëhijet, ngjyrat e
cdo element tjetër nguliten në memorje dhe me kohë, formësojnë mentalitete
kolektive unitare që shprehen në atë që quhet përkatësia kombëtare. Nuk
është e rastit që në të gjitha qëndrat e kryeqyteteve më të rëndësishme, p.sh.
Uashingtonit, Parisit, Londrës, Moskës, Pekinit etj., m.gj. kapacitetet e tyre
për ndërtim dhe investime të kostueshme, nuk lejohet të ndërhyhet në asnjë
mënyrë, prandaj dhe ato, si te ne quhen qëndra historike. Shtimi ose heqja e
ndonjë objekti aty, qoftë edhe kulti e me arsyetime arithmetikore, më more
një, më jep një, (kur ke marrë dymijë), sjell duar duar shkatërrimin e këtyre
qëndrave historike, bashkë me të merr goditje edhe vetëdija kombëtare e cila
në kërkim të rrugëve për tu riformatuar do të përfundojë në kanale të tjera të
hapura që më parë. (Nuk e besoj se ky do qe qëllimi i këtij “plani”).
Sheshi “SKENDERBEJ” sundohet nga dy mollokë gjigandë, të gurtë e të
ftohtë, që së pari duhen “zbutur”, pastaj vjen hotel “Tirana”,xhamia e Ethem
beut, sheshi vetë dhe Banka e Shtetit. Menjëherë sa hyn ne shesh impresioni
i parë, vec hapësirës pa fund, është se lartësia e këtyre objekteve stonon me
përmasat e hapësirës, ku ballafaqohen në një vallëzim spontan të sapo nisur
në sheshet e dasmave tona. Pra kërkesa e parë që ato diktojnë, është rritja e
lartësisë. Nuk ka mundësi ti ketë shkarë edhe kjo“Studios F.”, por sozive të
saj po. Si mund të realizohet kjo ngritje ? PO. Kjo mund të realizohet me
një sukses të jashtëzakonshëm duke e vulosur përfundimisht për shumë vite
portretin e papërsëritëshem e krejt të vecantë të tyre dhe mendimit që ato
duhet të përcjellin. Po e nis së pari nga ngrehina e BANKES :
Në kënd të këtij sheshi qëndron ajo “nusja e bukur e Tiranës”, do ta quaja
unë “Bankën e Shqipërisë”. Që fëmijë, kur e shihja, sikur shihja një copë
“Europë”, që transmetonte nëpër gjithë hapësirën e sheshit por edhe nëpër
vënd, përmes kartëmonedhave me pamjen e saj, një mendim që ndjehet dhe
pa u shprehur: përkatësinë tonë perëndimore. Ajo qëndron aty si një nuse e
bukur e ëndërimtare, si një sfinks i vecantë e plot mister, vitet ikin dhe ajo
prapë nuse, duke na mrekulluar të gjithëve me konstatimin e një mosplakjeje
magjike. As vetë nuk e kupton se si ajo të ngërthen e të tërheq, sepse në
linjat nusërore të saj valon flaka e shpirtit të një arkitekti e artisti të vërtetë.
Do ti bënte nder cdo qëndre kryeqyteti kudo në botë. Po zoti e fati e deshën
tek ne. Muza nuk mund të përsëritet. Me përjashtim të larjes së kangjellave e
grilave me ar, ose mbylljes së tyre me një pllakë memece xhami të zi, ajo
refuzon cdo gjë tjetër. Por pjesa e mbrapme mund të ngrihet disa kate, me
struktura metalike dhe e veshur e tëra me xham të errët dhe të padukshëm në
funksion të emrit si kuletë shteti që është. Por të mos gabohet me faqen nga
sheshi. Ajo duhet të jetë konkave ndaj kollonadës konvekse ballore të hyrjes
së Bankës. Ndërkohë pjesa e saj mbrapa do të duhej të mbyllej lart me linjë
konvekse duke krijuar një cadër mbrapa dhe mbi ballin e bankës dhe qe do
mbyllej në mbarim, në perimetrin e këtij balli. Në pjesën qëndrore do ti
shkonte mjaft një lartim i mjaftueshëm me nje cilindër (ose disa) me veshjen
e saj, prej terrakote, me mbulesë prej qelqi të prerë pjerrëtas. Shtesat
kombinohen me qelq të zi, me fasha prizmatike, si një “disk fluturues” në
start për nisje, poshtë të cilit do lexohej akoma dhe më mirë terrakota e kuqe,
duke e bërë të papërsëritshëm sharmin e këtij objekti. Në se sheshin do ta
konsideronim si një pergamenë gjigande e të shtrirë, vula e firma e tij
tërësisht me frymëmarrje dhe A.D.N. perëndimore, është BANKA. ( Nuk
besoj, se projekti për sheshin, tenton fshehjen e kësaj vule, me ngrehinat
para Muzeut Historik Kombëtar, duke evidentuar nje firmë e vule tjetër që
po hakërrohet mbi ministritë dhe mbi ish parlamentin e parë shqiptar, sot
Teatri i fëmijve, një ndërtim një katësh ky ).
Përballë dhe anash saj fle MUZEU HISTORIK KOMBETAR .
Kjo ndërtesë e realizuar relativisht vonë, është përfaqësuesja më tipike e
ngurtësisë ideologjike që mori përmasa apokaliptike me tufëzimet si dhe
aksionet denatyruese humanoide deri në ate masë, sa duhej të mendoheshe
mirë, që në se përtypje një kafshatë buke thatë dhe të shihnin e të raportonin,
kjo mund të përbënte një gabim të tillë “ideologjik”, që mund të kostonte ty
dhe atyre përreth. Në këtë atmosferë vetëm mollokë gjigandë e memecë
mund të prodhonte mëndja e një projektuesi.Dhe kështu ndodhi. Ka në lindje
plot shëmbuj të arkitekturës ideologjike, por te ne ky është më tipiku. Unë
do ta mbyllja me dy fjalë zgjidhjen për të. Në truket tona profesionale, kur
një objekt na stonon me ansamblin, dhe e kemi te pamundur ta lëvizim,
atëherë e “zhdukim” nëpërmjet veshjes me pasqyra, pra në të pasqyrohen
tërë objektet rrotull, duke e bërë atë transparent, dhe rritet hapësira. Pra ai
vishet me një MANTEL XHAMI pasqyrë, cilësore natyrisht,dhe i shtohet
edhe një kat me konstruksione të lehta , mbase dy, duke centruar mozaikun ,
në mes të faqes që krijohet. Natyrisht forma e kësaj veshje do të zgjidhet në
se do të dalë nga vertikalja ose jo, duke e bërë me atraktive, p.sh. piramidale
e prerë në majë ku konstruohet një mbulesë kupole e shtypur (beretë) me një
refleks të kuq ose ari, që do mbulonte dhe oborrin e brëndëshëm të saj. Me
një fjalë ajo ndërtesë duhet veshur me veshje të tillë që të bëhet transparente
dhe njëkohësisht, duhet të fitojë në lartësi. Ndërkohë me një konstruksion
harkade metali si një zinxhir “prej ari” rreth e qark, ku do mbështetet manteli
prej qelqi, kthehet në një nga objektet më modernë në kontinent. (Zot na ruaj
sikur kostoja ti dalë më e lirë se ajo e pastrimit të veshjes së saj). Një objekt
tepër modern do të dukej në se do përdoreshin struktura si të “pallatit te ujit“
në Pekin, por pjerrëtas, në këtë rast do humbnim pak nga transparenca, por
edhe në këtë faktor do rivlerësohej shumë më tepër nga cështë. Do desha të
jap mendimin tim për mozaikun e madh të kësaj ndërtese. Mozaikë të këtyre
përmasave ka në cdo qytet “sovjetik”, me përmbajtje propagandistike dhe
ideologjike. Natyrisht edhe mozaiku ynë ishte deri diku i tillë, u përmirësua,
por tani po dëgjohet mendimi që duhet hequr fare. Janë trimat e metërkareve
përpara tij. Në radhë të parë ky mozaik është i vetmi element estetik që e bën
prezent atë ndërtim si të tillë, pa atë do dukej si stivim special materialesh
ndërtimi për ruajtje afatgjatë. Unë do isha i mendimit që mos të hiqej por të
përmirësohet për ti rezistuar kohës. Do duhej që të ndryshojë gardëroba e
protagonistëve, sepse konstatoj se këtu ngecin palët, sipas përcaktimit që do
ti bëjnë historianët, por pa emocione. Hapësirat bosh të sfondit ti mbushen
me figura të crregullta personazhesh historikë, në profile e përmasa variabile
sipas rëndësisë që ato paraqesin, në plan dhe thellësi, në mënyrë që të dilet
nga ai kompozim “rombik” e provincial i figurave aty e mozaiku të marrë
një luk modern dhe të pranueshëm për një kohë sa më të largët në të
ardhmen. Për këtë të ftohen, në se jetojnë, autorët, ose pasardhësit e tyre, në
se kanë profesionet e etërve, në mënyrë që sado pak të rikuperojnë mundin e
parë në vlerë. Në mos ne kemi një tre herë rekordmen të ginesit pikërisht
për të tilla mozaikë të mëdhenj. Kësisoj, duke u kombinuar me lëvizje
volumesh qelqore në sfondin e tij, do merrte vlera të qëndrueshme estetike.
Përballë faqes lindore të Muzeut ngrihet HOTEL TIRANA .
Ky objekt pa e tepruar aspak mund të them se është krenaria e konstruksionit
shqiptar në fushën e ndërtimeve urbane, komplet diafragëm + muret ndarës.
Dikur kemi kryer punë vullnetare aty dhe kemi dhe ”kujtime”. Fillimisht ne
mendonim se do të kishte pamjen që ka sot, pra me shirita, sepse konstrukti
ashtu ishte dhe në atë kohë në perëndim ishin të përhapura. Por pikërisht kjo
ishte fatkeqësia e tij. Dikush e pikasi këtë dhe u bë ashtu si ishte, i shpëlarë e
memec. U deshën tridhjetë e më tepër vjet që të kthehet në mendimin e parë
të projektuesit. Theksova konstruksionin sepse ai pa frikë ngrihet edhe mbi
pesëmbëdhjetë metra të tjera, më lart, me konstruksione të lehta. Kjo ngritje
do të përfshinte një belvedere vetrate me konfigurim më modern qelqi që
nuk do duhej të stononte me shiritat, ku instalohen dy nivele relaksimi dhe
mbi këto do duhej të ngrihej një rresht monitorësh rreth e qark me funksion
të plotë kohe, dhe përsëri mbi këta, me perimetër goxha më të ngushtuar do
të realizohej dhe një ngritje tjetër panelesh në formë rrethore, në të cilët në
mënyrë të paprerë do të anoncoheshin të dhëna për kohën, temperaturën,
njoftime të ndryshme, reklama etj. Kjo ngritje do të maskonte mbulesën e
një vinci qëndror të përhershëm për cdo problem me shtesat e monitorët, por
edhe për shërbimet ndaj fasadave. Duke u inkastruar fort ky vinc në
strukturën e hotelit do rigjidonte mjaft dhe shtesat e lehta. Mbi të gjitha këto
shtesa do lartonin, pa dyshim, llojet e ndryshme të antenave. Kjo shtesë dhe
njgjyrat e pandërprera të transmetimit të monitorëve, jo vetëm do e lartonin
si ndërtim por do ta bënin mjaft atraktiv dhe të aftë të përballonte forcën
estetike që do rimarrin objektet e tjera të sheshit, sic do ta shohim edhe te
Pallati Kulturës. Natyrisht dy janë handikapët e tij. Gjërësia, që pas ngritjes,
mbase do “ankohej”, dhe dy katet e para që edhe pse cadrat i ndërron herë
pas here, kanë insuficensë sharmi. Kjo mund të zgjidhet në vënd. Por unë do
të propozoja që në parkun e vogël para tij, ku shakaxhinjtë e “mullarit”
planosin “meterkare”, të vëndoset një objekt muzeal i vogël e antik jo më
shumë se pesë apo gjashtë metra lartësi, me vlerë të madhe domethënëse.
Përsa i përket gjërësisë, duhet që shkalla antizjarr të vishet me materiale të
lehta që nuk dallojnë nga veshja tjetër duke ruajtur ritmin e shiritave. Vec
kësaj në faqen perëndimore mund të viheshin dy ashensorë të dukshëm.
Por zotëruesi, padroni, perandori i këtij sheshi, do të ishte ai gjigandi i
shtrirë e i përgjumur PALLATI I MADH I KULTURES. Ta zgjojmë !
I projektuar si një përmendore e kulturës komuniste që pretendonte se
ishte e pa “ndryshueshme” e “përfundimtare”, atij objekti ju dha një pamje
disi “religjoze”, pra të një “religjoni” të ri që po lindej,”religjonit të njeriut të
ri” që do të instalohej, me forcën e “diktaturës së proletariatit” përfundimisht
në vetëdijen e kombit, tashmë nëpërmjet ligjeve të një “rendi të ri”, ligjeve të
diktaturës së proletariatit. Kollonada e fuqishme e tij bërtet sot e gjithë ditën
”LIGJI jam unë”.Në faqet e tjera i ftohtë dhe memec, shurdh e i shpëlarë dhe
që të imponon me ngulm: “mos mendo më, unë jam e verteta dhe pikë”. Ka
mendime se ai objekt edhe nuk mund të lëvizet dhe nuk mund të rinovohet.
Por nuk është ashtu. Ai objekt kthehet në një nga objektet më të mëdhenj,
më spektakolarë dhe të papërsëritshëm në këtë “lagjen tonë“ të quajtur Tokë.
Ajo që ju imponohet të gjithëve por vecanërisht të huajve është kollonada
e pafundme unikale në kontinent dhe që përbën vlerën e vetme të atij blloku
të akullt e petashuq si një mauzole. Pikërisht këtu duhet goditur. Kollonada
panteonike, pas ngritjes të këtij objekti edhe dy nivele të tjera shërbimi,
duhet të qarkojë rreth e përqark nga të katër anët, këtë ngrehinë kolosale,
duke e kthyer në një P A N T E O N K U L T U R E, ndofta më të madhin
dhe me një kosto minimale. Të gjitha muret e tij duhet të zëvëndësohen me
një strukturë qelqi transparente disi të gjelbërt nga të dy anët e tij. Pamja do
të ishte transparente, zhveshur nga cdo mister e misticizëm deri në oborrin e
brëndëshëm, do të ndjehej lëvizja humane në atë ndërtesë, duke i dhënë jetë
dhe gjallëri, duke e bërë mjaft më mikpritëse për ta vizituar dhe frekuentuar.
Në këtë sfond të xhamtë do të lexoheshin shumë bukur kollonat e pafundme
dhe madhështore dhe ky panteon, patjetër do ti imponohej sheshit në atë
masë sa që do të ndalonte cdo ndërhyrje në të. Por kollonada në anën veriore
do krijonte mundësinë që sallën e madhe të Operas ta kthenim vërtet në një
sallë të tillë nga sallë “menderes mbledhjesh” që është tani, duke realizuar në
dy krahët e saj një numur të pafund lloxhash, sic janë në traditën e sallave të
operave. Struktura e re e kollonave nga dy krahët ( edhe ato brënda oborrit të
brëndëshëm që do ishin më të lehta) e lejon këtë gjë.Oborri i brëndëshëm
është shumë i gjërë dhe propozoj që aty, të ngrihet një sallë opere e tillë, që
për vlerat që do të paraqiste, vit për vit të bëhej traditë, aty të organizohen
koncerte të Zërave më të mëdhej të botës. Nuk kemi pse të trëmbemi, në se
këtë sallë e konceptojmë si një laborator akustik, që duke qënë se ngrihet
nga e para është thjesht një montim estetik materialesh e panelesh akustikë
nga më të mirët deri tani në qarkullim. Që të gjitha bashkë, nuk i ka asnjë
impiant zërash tjetër në planet. Mjafton kjo dhe ju siguroj se ata, pra “zërat”,
vijnë vetë. Vec kësaj ky impjant opere, do ta kishte skenën horizontale, për
shkak të gjërësisë së oborrit. Eshtë mjaft komode, ekonomike dhe pa rrezik.
Por ajo që e bën eficente këtë nismë, është prezenca e Qëndrës së Biznesit që
do instalohej te “pergamenët e xhamtë” dhe “emri”i këtij tempulli gjigand të
kulturës. Ne, në se duam të mendojmë të bëjmë dicka, në kushte integrimesh
botërore, duhet që ajo të jetë më e mira, dhe në rastin konkret kostoja është e
përballueshme. Duhet të shpejtojmë se të tjerët nuk do rrinë duarkryq.
Fasha lidhëse e kësaj kollonade, që për mua do të ishte më e madhja e
deritashme, do të kishte një lartësi të konsiderueshme por në koherencë me
një grup skulptural të lartë në raport me distancat dhe objektin, që si një
shirit do të qarkonte të katër faqet e Panteonit të Kulturës përgjatë gjithë
perimetrit, duke formuar një kurorë gjigande perandorake, që do të lexohej
mahnitshëm në sfondin e xhamtë, piramidë e shtypur, të mbulesës oborrit të
brëndshëm. Po cfarë do përmbante ky varg i pafund skulptural ?
Ne kemi nevojë për një MEKEMBJE SHPIRTERORE KOMBETARE
në këtë fillim të shekullit të ri. Etja per pasurim të shpejtë, gjer dhe me
nxjerrjen e pjestarëve të familjes dhe të afërmeve në tregjet perverse,
indiferenca e pushteteve, politikat tranzitive, bashkëpunimi me krimin,
zhdukja totale e ankimimit, kalbëzimi total i drejtësisë, prodhoi një kulturë
të tillë përvehtësimi sa që brezi i ri synon vec të arsimohet në jurisprudencë
që të mund të grabisë përmjet ligjit pa frikë, ose të futet në polici që përsëri
ligjin ta vërë në shërbim të pasurimit të tij. Dhe kemi doganierë që ndërtojnë
pallate, policë me vila, dhe cdo lloj kontrollori e pushtetari me pasuri të pa
përligjura. Portretet e sekserëve mashtrues të pronave i shihje pas sporteleve
të... hipotekave! Kjo kulturë (e piramidave) patjetër që do të prodhonte“asat”
e saj, shihni që për herë të parë thanë, ska pavarësi po clirim. Duke parë që
politika rezultoi biznesi më fitimprurës, të rinjtë i janë vërsulur si të verbër e
tani kemi politikanë që në tregun e politikës, si monedhë këmbimi përdorin
interesat kombëtare. Për të fshehur të pabërat janë të gatshëm për ta hedhur
gjindjen në cdo lloj përplasje vec të ruajnë stolin fitimprurës. Mos mendoni
se është i rastit “Ishulli”, goditjet antiSkenderbejse apo molloku në lulishten
pas“Teatrit një kat të kukullave” brënda sheshit ? Kur në një popull kultura
e përvetësimit (rryshfeteve) mund atë të prodhimit ai popull është i destinuar
të zhduket. Habiteshim se si në perëndimin që e kishim sharë kaq shumë, të
gjitha punët kryheshin në marrëveshje thjesht gojore e jo si ne që bënim e
bëjmë libra me shkresa për të kapur në lak njëri tjetrin. Ata kishin frikë
Zotin! E pra brezi i ri ka nevojë për një Mëkëmbje Shpirtërore Kombëtare.
Katër janë shtyllat për ngritjen e saj.
E para është GJUHA jonë, origjina jonë dhe historia jonë. Në dritën e të
dhënave të reja shkencore në gjuhën shqipe gjënden pothuaj të tërë emrat,
toponimet, fenomenet, emrat e perëndive të vjetra, por edhe spjegimi i të
rejave, deri në emërtimin e popullatave të tëra që mbajnë sipër emërtime që
spjegohen vetëm në gjuhën tonë. Në arvanitasit e Greqisë gjuha (shq)ipe
quhet gjuha e të shënjtës Mari,[Ma(e)ria(e)mit)], dhe mu për këtë Naimi i
madh e quante gjuhë Perëndie.Tash së fundi rezulton se alfabeti egjiptian
qaset me fjalë të shqipes së sotme. Emra perëndish e faraonësh egjiptianë
janë në fjalorin tonë të përditshëm. Kjo dëshmon një lashtësi parabiblike e
hyjnore të popullit tonë që specialistët, po dhe do e zbërthejnë dora dorës.
Do ti takonte faqes perëndimore përballë sheshit të pasqyrohej kjo shtyllë
me grupe skulpturore, ku vec figurave të konceptuara, do të kishte dhe fjalë
të tilla si “Thoti’, “Syri”, etj. apo shprehje shqipe që gjuhëtarët i dinë më
mirë. Të tilla mund të vazhdonin gjatë gjithë pasazhit me një shtjellje
moderne të linjave. Nuk na mungojnë specialistët.
E dyta shtyllë ku ne duhet të mbështetemi është BESIMI. Ne jemi një
komb besimtar që nga fillimi. Besimi ynë, i të gjitha religjoneve tek ne,
është një besim ‘Brahamit. Ne që të gjithë pranojmë se jemi pasardhës të
A(I)braha (i) mit, ose më saktë i dy bijve të tij Isakut ( krishtët) dhe Ismailit
(muhameditët). Pra Isaitë dhe Ismailitë. Duket si paradoksale por kjo njohuri
i ka mbajtur shqiptarët larg përcarjes që i provokohet për ditë nga “talebanë”
me rraso të hirtë por edhe “talebanë” me rraso te zëzë ( këta hiqen si më të
kultivuar, por një magje i ka bërë ) që po bëjnë cështë e mundur ta futin këtë
popull në “sindromin”Libanez”! Tu kthejmë shpinën atyre dhe të forcojmë
lidhjen tonë me besimin te i njëjti Zot, e të shikojmë të ardhmen pa e tundur
besimin ndaj Atij për asnjë cast! Gjegjësisht kjo do ishte faqja jugore. Aty
do të shihnim A(I)brah(i)min me dy bijtë e tij Isakun e Ismailin, por edhe
figura shënjtorësh para ndarjeve religjoze, si dhe shprehje të vjetra para dhe
pas daljes së librave të shënjtë që shpjegohen me gjuhën shqipe. Specialistët
e pa kontaminuar i dinë ato.
E treta shtyllë ku ne duhet të mbështetemi është DIJA , kultura dhe artet,
njohuritë nga përvoja, nga shkenca, nga studimi dhe eksperimentimi. Puna.
Shkenca dhe produktiviteti i saj, dijet për zejet, aftësitë absorbuese të rejave
të shkencës, artit, që vijnë nga të gjitha anët dhe adoptohen për përsosjen dhe
plotësimin e kërkesave dhe nevojave tona. Dhe duhet të aftësohemi aq mirë,
sa të jemi ne që të zbulojmë vlerat tona dhe jo të na i përcaktojnë të tjerët në
vorbullën e gënjeshtërt të përzierjes së tyre. Kjo do të pasqyrohej në faqen
lindore, nga është hyrja për sallën e re të operas. Aty do konceptohen figura
e shprehje që pasqyrojnë dijet, artet, zejet, njohuritë në të gjitha fushat e
veprimtarisë humane, dhe mbi të gjitha Punën,Edukimin dhe Moralin.
Dhe shtylla e katërt është KUSHTETUTA dhe ligji, detyra ndaj Atdheut,
bindja dhe disiplina por edhe pregatitja për të luftuar dhe mbrojtur popullin,
pronën dhe familjen tënde dhe të bashkëkombasit tënd. Pasuria e
gjithësecilit prej nesh është ajo që quhet pasuri kombëtare, cënimi i saj është
cënim i pasurisë kombëtare.Cënimi i secilit nga ne është cënimi i të gjithëve.
Për ne Atdheu dhe familja janë të shënjtë. Pikërisht faqja veriore të
pasqyrojë ligjin, disiplinën, detyrën dhe kushtimin ndaj atdheut,familjes,
shoqërisë dhe besës, që duan një llogjikë të ftohtë si veriu. Ne themi
“orakull’dhe nuk na shkon në mënd se kjo fjalë është tërësisht shqip. Cast i
akullt, kur të vërtetat thuhen ftohtas ose të akullta, na pëlqejnë ose jo, që nga
mijëra vjetë e këtej.
Pikërisht këto katër “shtylla” unë mendoj se duhet të mbulojnë pasazhet
skulpturore rreth e përqark Panteonit të Kulturës sepse edhe në kulturën
tonë jemi shumë të varfër me vepra arti qytetëse. Duke mos qënë në bllok
por transparente , ato do të lexohen shumë bukur në sfondin, piramidë e
shtypur prej xhami të mbulesës së oborrit të brëndshëm të Panteonit.
I konceptuar në këtë mënyrë me dy salla të fuqishme koncertore, duke
rikonstruktuar dhe dy apo tre sallat pranë, të Teatrit Kombëtar, këtu, në këtë
ansambël gjigant impjanti kulture, sic do të dalë dhe sheshi, edhe “Oskari”
do të ndjehej në mbretërinë e tij. Ky ansambël për vlerat reale disponibile,
do të bëhej i lakmuar nga të gjitha aktivitetet promovuese të cdo spektakli,
prodhimi e garimi artistik, i cfarëdolloj niveli, jo vetëm Europian por edhe
Botëror. Por vlera kryesore e tij do të ishte smontimi i antivlerave që po na
mbysin tinëzisht, dhe riformatimi i tyre në kanalet kombëtare, e jo në ato ku
po rreken ta fusin, pa ndalur asnjë minutë, ata që si zë gjumi për të vërtetat e
mëdha, të cilat nuk mund ti fallsifikojnë më si bënë dikur. Të VERTETA që
këtë komb e vënë në krye të gjenezës humane, dhe gjuhën e tij, si ARKIVE
të historisë së saj. Këtij MISIONI do ti shërbente e do ti shërbeje edhe vetë
SH E SH I S K E N D E R B E J.
Ky shesh në përfytyrimin tim, është një shesh që do të mund të kryente
mjaft shërbime e nevoja për qytetin tonë, por edhe të mysafirëve të tij të
panumurt, nëpërmjet organizimit të kapacitetit të tij mikpritës në pesë ose
gjashtë nivele.Niveli i parë, ai i themelit, do të ishte një “kasafortë” e të
gjitha prodhimeve tona të veprave të artit , të të gjitha përmasave, për të
shkuarat të sotmet dhe në perspektivë, sepse ato përfaqësojne vlera që sot
janë monetare. Janë thesar. Një strehim i vërtetë “Bunker”.Një gjë dihet nga
të gjithë, se ato trajtohen shumë keq për mungesë vëndi sepse vijnë përherë
duke u shtuar. Aty ambjenti duhet të jetë tepër i sigurtë nga atmosfera, dhe
duke patur një sipërfaqe të madhe, aty mund të organizohen herë pas here
edhe aktivitete ekspozimi që prodhojnë të ardhura, pse jo dhe ankande. Pra
niveli i parë shërben si një vëndruajtje e sigurtë e thesareve tona artistike,
por me një trajtim modern te interiereve dhe funksionit.
Vazhdimisht në qytetin tonë flitet për mungesën e vëndparkimeve. Pra
mendimi im është që dy, (tre) nivelet mbi “bunkerin e veprave të artit”, të
shërbenin për vëndqëndrimin e mjeteve, në koherencë me koridoret lidhëse
që do përshkonin këtë shesh ndën tokë, duke krijuar një minimetro të
vërtetë. Reliefi i sheshit të Tiranës, përvec lindjes, tre krahët e tjerë i ka të
ekspozuar me një disnivel të konsiderueshëm. Krahu verior tek stacioni
trenit, krahu jugor Lana, dhe krahu perëndimor rrugët e Durrësit e Kavajës, i
zbutur e më i shtrirë se dy krahët e tjerë. Pikërisht nga këto tre krahë ne
duhet të ndërtojme kalimet nëntokësore ndën sheshin e qëndrës së
kryeqytetit, duke i kthyer këto disnivele në faktore favorizues. Kalimi i parë
nga rruga e Elbasanit, sapo kalon urën, futet ndën vëndin ku dikur falej
namazi, Namazgjanë, e cila në përfytyrimin tim vjen si një nga faltoret më të
mëdha në kontinent me të paktën dy apo tre ndënivele për vëndqëndrim
mjetesh. Kalon ndën lulishtet e parlamentit dhe P.D.së, vazhdon ndën tokë,
derisa integrohet me nëntoken e “Pergamenëve”, (ose drejt nga rruga e
Elbasanit, vazhdon lart dhe lidhet direkt me ndën strukturën e pergamenëve,
te “Ushtari i Panjohur”, vazhdon ndën toke ndën rrugën në jugë, anash
pallatit të kulturës e pastaj me ndënsheshin), duke lidhur dy magistralet
kryesorë, rrugët e Kavajës dhe Durrësit, nëpërmjet ndënstrukturës së kullave
perëndimore. Krahu i dytë do të ishte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
para semaforit të ministrive aty ku ai merr një zgjerim. Edhe këtu reliefi
është favorizues por do desha të shtoja dicka për të përfolurin tren elektrik,
që do lidhte kompleksin Universitar me zonën e re urbane përtej stacionit të
trenit e tutje. Ka dy rrugë që e lidhin atë. Njëra nga ish stacioni i vjetër duke
u futur ndën tokë e duke u lidhur me ndënstrukturat e Kullave dhe pastaj me
ndënsheshin, ose duke u futur ndën tokë te stacioni ekzistues, përshkon
bulevardin ”Zogu i Parë”, mes tij, ndën rrugën këmbësore, (me një kalim),
që në dalje te zgjerimi në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” kalon në dy
kalime përgjatë dy trotuarëve. Ky segment një kalimsh, do të duhej të ishte i
shikueshëm, me struktura mbulimi transparente njëlloj si ato që do të
mbulonin nivelin e katërt (ose të pestë) të sheshit.
Ky nivel ( pra niveli i katërt apo i pestë ) do ishte tregëtorja më e madhe e
antikave, produkteve të arit dhe stolive, suvenirëve, arturinave, parfumeve,
kafeneve e xhelaterive, fast fudeve cilësore, restoranteve popullore, e plot
gjërave të tjera të vogla e të këndëshme të gëzimit e të kënaqësive të vogla
njërzore e familjare që e zbukurojnë jetën e përditëshme, por me kërkesa të
rrepta për higjenën.Tregëtimi konfeksioneve aty do ishte i pranueshëm, por
duhej përjashtuar, ndofta, tregëtimi artikujve ushqimorë. Natyrisht këtu do
duhej të ishin dhe nyjet e mëdha sanitare të cilat kërkohen aq shumë nga
qytetarët e kryeqytetit. Gjithë kjo SIPERFAQE E MADHE SHERBIMI, do
duhej të ishte e mbuluar me një strukturë të tejdukëshme dhe me aftësi
mbajtëse të mjaftueshme për mbingarkesat maksimale të këmbësorëve dhe
mjeteve të vogla të transportit paraplegjik, dhe minielektrokarrove të vogla
të sherbimit. Mund të mos jetë mbuluar e tëra me struktura transparente,
mund të jetë e kombinuar me struktura B/A, por mund të jetë e kombinuar
dhe me baxho ndricimi prizmatike apo harkore, që të shpeshta në simetri ose
jo, ose të kombinuara të gjitha se bashku, japin një efekt spektakolar natën.
Sikundër shihet, mjetet e transportit përjashtohen përfundimisht nga
sheshi ”Skënderbej”.Nuk duhet të trëmbemi nga prezenca e instalimeve
ndënshesh gjatë kryerjes punimeve, sepse duke u treguar të vëmëndshëm,
ato në shumicë nuk preken duke i ankoruar në strukturat që ngrihen, duke i
sistemuar po aty, duke i veshur dhe adoptuar në kuotat e reja ose ekzistuese.
Niveli i pestë, (ose i gjashtë në se kalohet me tre nivele parkimi), duke u
zgjeruar edhe me eksterrenet e objekteve të sheshit, rezulton një sipërfaqe
madhështore për MISIONIN që ai shesh duhet të ketë.
Hapësira e madhe që krijohet konceptohet si një vënd takimi i madh, me
të ftuar nga gjithë hapësira “mes dy oqeaneve”, një vënd i gjërë e i lirë ku
mund të ndjehen dhe shprehen të gjitha vlerat e natyrës humane përmjet
ballafaqimit të drejtpërdrejtë të tyre, me njëra tjetrën me të rejat më të fundit
në të gjitha fushat e artit, letërsisë, muzikës, pikturës, skulpturës, videoartit,
arkitekturës, historisë, gjuhësisë, filozofisë, etnografisë, teatrit, kinemasë,
antikitektit, religjionit, të drejtës, të hapësirës, mjekësisë, shkencave ekzakte,
mekanikës, sportit, publicistikës, politikës, pjekjeve ndërkombëtare e cdo
aktiviteti e fushe tjetër të njohurive të njeriut që nga gjeneza e tij. E para gjë
që bie ndër mënd është se numuri i të ftuarëve në ate shesh është i madh dhe
në atë hapje stërmadhe duhet menduar për faktorët atmosferikë, se edhe të
vraposh për tu strehuar diku është mundim i kotë. Po kështu je i ekspozuar
dhe nga dielli zhuritës i muajve të verës. Prandaj unë mendoj se në atë shesh
duhet të instalohet një strukturë mbulimi e lehtë transparente, e crregullt, me
një formë “tendopoli” jo simetrik që të kujton mbulesën “Olympia Stadium
“ të Mynihut. Këto maja “tende” asimetrike qëndrojne mirë me malet në
sfond, të ndara në mes nga Pallati i Kulturës. E shtrirë në pjesë të vecanta të
sheshit pas një studimi të kujdesëshëm, përreth tij, do të ishte fikse me
mbulim të mbi pesëdhjetë përqind të sipërfaqes tij. Ndërsa pjesa tjetër e tij
do mbulohet me mbulesa portative të lehta që do “flinin” ndën tendat fikse,
për të rrëshqitur në trase të menduara që më parë, me telekomandim, duke
mbuluar gjithë sheshin ose sipas nevojës. Strukturat mbajtëse të mbulesës,
shërbejnë për ajrimin e nëntokës, të paktën i ambjenteve që nuk trazojnë
atmosferën, ambjentet e tjera ajrosen përmes linjave ventiluese që shkojnë
në mbulesat e ngrehinave të larta.
Dhe në këtë hapësirë do të shikoje :- muzikantë që demostrojnë aftësitë e
tyre, artistë që kryejnë veprat e tyre aty, poetë që recitojnë vargje e sonete,
historianë që shtrojnë të dhënat historike, arkitektë që prezantojnë projektet,
gjuhëtarë që parashtrojnë provat e tyre, aktorë që deklamojnë pjesët e tyre,
regjizorë të famshëm që komentojnë pjesët, politikanë që shtrojnë synimet
apo marrëdhëniet ndërkombëtare, sportistë, publicistë e cdo lloj aventurieri
që do dëshironte të paraqiste atë që dinte dhe që e quante arritje të tij. Të
gjithë do komunikonin në gjuhën e tyre. Zonat ku do lëvroheshin lëmet e
ndryshme do të ishin të paracaktuara dhe me vende të ulura sipas numurit që
do mendohej nga kujdestarët e gjithë këtij aktiviteti. Grupe njerëzish sipas
interesit do të lëviznin nga një vënd në tjetrin sepse do të kish lirshmëri në
lëvizje me një ndarje ambjentesh me gjelbërim në vazo të mëdha portative.
Anë e kënd sheshi do të ishte paisur me monitorë të gjitha përmasave, do të
kishte dhe dhomëza prej qelqi me oksigjen e ajër të kondicionuar për moshat
e treta apo të sëmurët papritur deri në një ndihmë të specializuar. Kjo do ti
përngjante një “BURSE” të prezantimit të kulturës, vlerave dhe njohurive
bashkëkohore. Vecse me vështirësinë për tu kuptuar në gjuhët e ndryshme
që do fliteshin. E pra do të kishim “K u ll ë n e B a b i l o n i t”.
Dikur njerëzit kishin një gjuhë. Kur ngrihej kjo kullë, distanca mes
njerëzve që e ndërtonin rritej me rritjen e lartësise duke e bërë të vështirë
komunikimin mes tyre duke bërë që ata të mos kishin mundësi të ktheheshin
kur errej, sepse dikur ky ishte orari i punës, ( ndofta sundimtari i egër që
desh të matej me Zotin i mbante me dhunë aty), sepse koha që duhej për të
zbritur dhe ngjitur prapë ishte më e madhe se ajo e punës, cka nuk i shkonte
për shtat urdhëruesit të saj. Por ishte dhe rreziku i lëvizjes në errësirë, nëpër
strukturën e pambaruar, për jetën, në atë numur të pafund skelash. Me sa
duket për të komunikuar me njerëzit e tyre poshtë për mos ti bërë publike
lajmet brënda gjinisë, njerëzit shpikën kode të vecantë komunikimi që me
zgjatjen pa fund në kohë të kullës u kthyen në gjuhë, që ndofta me zgjuarësi
u përdor si argument ndaj padronit për moskuptimin me njëri tjetrin dhe
pamundësinë e vazhdimit të punës. Legjenda thotë se padroni ju hakërrye
Zotit dhe ky ja bëri të pamundur komunikimin e punëtorëve me njëri tjetrin.
Por legjendën e shkruan të vetëpunësuarit për të dhe kjo spjegon e përligj
dhe moralin e saj. Gjithësesi, pa këmbëngulur në hamëndjen time ishte
ndarja në lartësi nga njëri tjetri, dhe distanca, ajo që bëri harrimin e gjuhës së
parë, që me sa duket ka qënë gjuha e gjenezës.
Po nëse NE këtë kullë e smontojmë dhe shtrimë në shesh duke bashkuar
njerëzit me njëri tjetrin ! A do të kemi inversin e kundërt ? Nuk mund të jem
i sigurtë për këtë, vec për një gjë po ama : e vlen të HIDHEN ZARET !
Komunikimi do ishte i vështirë në fillim, për shkak të mos kuptimit të
gjuhës, por dalëngadalë njerëzit do të fillonin të gjenin gërmat, rrokjet, fjalët
e deri shprehjet e përbashkëta dhe papritur do të ndodhte ajo mrekullia, ata si
pa kuptuar do të merreshin vesh shumë mirë me njëri tjetrin sepse do të
flisnin në gjuhën e gjenezës, gjuhën që është folur nga oqeani në oqean,
gjuhën në degën e parë të së cilës qëndron gjuha jonë, gjuhën PELLAZGE.
Ky do të ishte MISIONI hyjnor i këtij sheshi. A do të donte kohë kjo ? Me
siguri që po, por ndofta jo shumë. Dikur u shpik një alfabet dhe rezultoi një
gjuhë që u mësua nga shumë njerëz, “Esperanto”quhej. Por kemi dhe rastin e
‘fqinjëve’ (bashkëkombas) të cilëve ua sollën gjuhën dy priftërinj “të lidhur”
sicilianë, duke i bërë të harronin gjuhën e “anesë”, dhe të mësonin gjuhën e
tyre me timbër homoseksual, sic thotë dhe z.Pangallos, u kultivuan. Me që
mësuan shkrim e këndim, filluan të krekosen, shkurt “kreko” ca nga ca me
“g”, duke humbur përfundimisht cdo lidhje gjuhësore me shkrimet e vjetra,
pa lidhje me të sotmin. Solla këto dy shembuj si tentime me sukses, por
gjithësesi, i gjithë ky shesh do ti shërbente për gjithmonë qytetarëve të
Tiranës por edhe të gjithëve të kudondodhur që do vinin në dheun amë.
Kjo është një ide sublime, për të cilën e vlen të mos ndalesh.
Xhamia e “Ethem Beut” për nga sharmi dhe delikatesa është objekti më i
bukur e i vecantë i kultit në vënd. Një objekt ku ndihet dora dhe zëmra e
ndërtuesit të saj, bashkë. Një objekt që pikërisht për përmasat dhe linjat e
përkryera të papërsëritëshme, do kishte dëshirë ta posedonte qëndra e cdo
kryeqyteti kudo në botë. Do të ishte e nevojëshme një mirëmbajtje më e
kualifikuar dhe do duhej që xhamat veshëse, të ishin pa strukturën durale,
dhe prej kristali. Ky objekt është shumë prezantues për kulturë transparente,
lirshmërinë dhe jo ngurtësinë, që është përfaqësuese për këtë konfesion në
vëndin tonë prej shekujsh, konfesion që asnjëherë nuk e quajti
bashkombësin e tij me konfesion tjetër, të ndarë nga gjaku e gjuha e tij, apo
në “ishull”. Por për mendimin tim ajo do i shërbente pritjes personaliteteve
dhe publikut, duke transmetuar drejtpërdrejt vlerat e saj, më mirë se sa për
praktika fetare masive, që me trajtimin e sheshit “Skënderbej” do të
pengonin funksionet qytetëse me masivitetin e pjesëmarrjes, për mungesë
vëndi e objektesh të tjera me kapacitet masiv. Një i tillë do të ishte faltorja
madhështore e Namazgjasë që është emergjente. Po një e tillë duhet ngritur
në zonën tjetër në veriperëndim të Tiranës ku popullata ka nje rritjë të madhe
dhe detyrohet të zbrazet në qëndër, apo dhe në jugëlindje të saj. Praktikat
fetare në qëndrën administrative të kryeqytetit duhen ndërprerë, me
marrëveshje dhe me ligj me cdo konfesion. Për veprën e kultit që po ngrihen
në qëndrën historike tani, të veprojë ligji shqiptar për ndërtimet që PRISHIN
harmoninë në qëndrat historike, si kudo. Kjo të bëhet pa komplekse dhe
përdorim nga të paudhët. Ne jemi krenarë për origjinën tonë të krishterë, se
jemi besimtarë që nga fillimi, dhe mu për këtë, në lulishtëzën përpara hotel
Tiranës mund të vëndosim një imitim, apo vetë origjinalin e ndonjë prej
kishave historike dhe mijvjëcare qe kemi në fondin tonë të trashëgimisë,
m.q.aty ka qënë një kishë ( dhe kompensi saj është quajtur i pa mjaftueshëm,
sikundër dëgjohet ). Ky objekt i vogël në dukje do kishte një domethënie të
madhe dhe kuptimplotë. Në se ne lejojmë ngritje objektesh kulti aty, qoftë
edhe për një palë, atëhere u lind e drejta edhe të tjerëve të ngrënë objekte
kulti,“tuj gërric” në historinë e kësaj fushe që quhet Tiranë, pastaj do kemi
koncerte pa fund këmbanash nga një krah, dhe këngëlutje nga krahu tjetër, e
në garën se kush të dëgjohet më fort, nxjerrin jashtë funksionit aktivitetet
jetike të kësaj qëndre të madhe Administrative, Kulturore dhe
FINANCIARE.
Xhamia e “Ethem Beut” si ansambël punon së bashku me kullën e sahatit
dhe janë dy nga gurët më të cmuar e me shprehës të historisë së themelimit
të ketij kryeqyteti. Për mua ajo duhet mbuluar me një mantel rrjete te artë, pa
korsiv, pa prekur pamjen, që ditën do shkëlqente nën rrezet e diellit e natën
si një mantel drite, nga dritëzat e panumurta të instaluara në të. Si objekte,
ato duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të hapur për vizitorët.
Natyrisht “plani F.” ka filluar me kullën anash ish hotel “Drinit”. Unë nuk
mund ta marr me mënd, që në se idetë e mia gjejnë mbështetje, mundet që
veshjet e lehta e të xhamta që propozoj, të adoptohen në këtë strukturë, apo
duhet kaluar në një numur tjetër kullash. Një avantazh i madh është edhe
fleksibiliteti në kompozim i volumeve të harkuara, kështu që “elipsi” mund
të konceptohet i shtypur për të fituar në distancat, ose mund të shkelen këto,
me që ansambli është një i tërë si pamje dhe funksion. Mesazhi im për dy
vëndimarrjet është ky : mos zhduket përfundimisht me kubikë pak më të
lartë se shokët, pjesa më vitale e kryeqytetit të atij vëndi të cilit që sa kemi
lindur i thamë fjalën e dashur si emri nënë : MEMEDHE .
Leverdia e dy vëndimarrjeve do ishte e pallogaritëshme sot e mot. Por më
e madhe do ishte leverdia e qytetarëve të kryeqytetit tonë TIRANE.
Epilog : Gjithkush e ka të qartë që pas “planit” për qëndrën e Tiranës,
qëndrojnë interesat e grupeve të fuqishme merkantile për “metërkare”, këtu
dhe matanë detit. Pikërisht për këtë, JUVE, do ju sugjeroja që ti merrnit
seriozisht këto ide për qëndrën e kryeqytetit dhe interesave tuaja, sepse bëhet
fjalë për TREFISH të metërkareve të supozuara. Duhet të jeni vizionarë të
kohës dhe atdhetarë. Mos u kënaqni me psikollogjinë e ‘shallvareve me
kupac gjize para e kamët në ujë’ dhe mendimit dritëshkurtër ‘gjin i birë e fut
ca metre e rrasja për m’Italje’ sic po bëni me cdo copë ishulli të gjelbërt në
kryeqytet. Dikur, dikush vuri një pasuri të pafundme dhe në fund e fshehu në
atë mënyrë që nuk u zbulua më. Më vonë ai vdiq e gjithcka “hupi si shurra e
pulës” thotë një shprehje dardane. Ato valixhe që i shpini jashtë, me para
emigrantësh që duke i mbledhur ju, shkretuan vëndin anë e kënd për gati
pesëmbëdhjetë vjetë, bashkojani njëri tjetrit dhe futjuni me guxim, kësaj
sipërmarrje gjigande që do ju lërë në histori. Bill Gejtsi i madh, kur hipi në
catinë e parave të tij, u gjënd në një vakum, në mbretërinë e hicit. Tromaksur
nga hicmosgjëja memece, dy të tretat e parave të pafundme ja fali njerëzve.
Mos i falni. Investoini në vëndin tuaj me leverdi disafishe. Kullat futuriste e
të lidhura mes tyre me shumë kate të tjera, me një nëntokë disakate integrale
gjatë gjithë gjatësisë, mes tyre, por edhe me ndënsheshin dhe daljet kryesore
në kryeqytet, objektet future të qëndrës, trajtimet avangardiste të sheshit,
përthithin mbi njëmiljon e më shumë vizitorë në ditë. Për ju që e njihni
biznesin më mirë, besoj se e dini cdo të thotë kjo. Mund ta ndalin diellin e
lindjes, apo diellin e jugut, por kur të ndalin atë të perëndimit ta kanë ndalur
vërtetë, prandaj në anën perëndimore do të instalohet një karusel i madh sa i
Londrës. Nuk ka pse mos imitohet në lojëra një metropol si ai, dhe pranë tij
një strukturë spektakolare, transparente e ‘maleve ruse’, e vecantë, dhe lloj
lloj lojrash dëfryese e mikpritëse. Kjo do e bënte permanent ambjentin festiv
dhe dëfryes. Perfytyrojeni të mbaruar. Shihni vehten në këmbët e tempullit
të kulturës pellazge tek shihni diellin e butë të perëndimit duke kapërcyer i
lodhur kullat një nga një mes zhurmës së sheshit dhe do ndjeni një të vërtetë
të madhe : -Keni ditur të bëni gjërat e duhura në jetë !

Ing. Ark. ILIR TARAJ


tel. 042343198
mob. 0692216921
e-mail: arking_it@yahoo.com

You might also like