You are on page 1of 5

Pallati I ëndrrave Ismail Kadare

1. Në këtë roman të Kadaresë jam përpjekur të analizoj pjesën urbanistike të


romanit

2. Përshkrimi i analogjisë së urbanistikës dhe arkitekturës

3. Duke sjellë dhe pjesë nga romani dhe duke e ilustruar me fragmente

4. Kam bërë dhe një pikture të Pallatit të Ëndrrave në bazë të përshkrimit që


është bërë në roman

Referencat:

 Jam bazuar në veprën e plotë ku kam shkëputur dhe disa fragmente duke I ilustruar

 Jam bazuar në veprën e Bashkim Kucukut

 Jam bazuar në një doktorraturë në internet


Një vepër, roman I vitit 1981 I shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Një roman me në thelb një personazh
Mark Alemi, I cili ka si qëllim që të mbledhë, ekzaminojë, interpretojë ëndrrat e subjekteve të
perandorisë, në mënyrë që të zbulojë ëndrrat e Zotit, për të cilat besohet se prejnë fatin e ardhshëm të
sulltanit dhe shtetit.
Pallatet ku vepronte sistemi, por edhe vetë sistemi shoqëror, për njeriun e zakonshëm ishin vetë frika,
vetë droja, vetë distanca.
Dhomat e fshehta të hetimit janë nga fragmented më të errëta dhe më fatalet në systemin e diktaturës.

Analogjia e urbanistikës dhe arkitekturës:

Përngjasimi I Perandorisë Osmane të përshkruar me Perandorinë komuniste është I dukshëm edhe në


strukturën administrative të qendërzuar, që nga periferia, të quajtur bazë, deri në majën e piramidës
pushtetërore. Janë mbartur disa të dhëna të uebanistikës së Tiranës si: sahati dhe xhamia pranë tij,
banka në qendër,ish kafe Flora, Akademia e arteve të bukura, ministria e punëve të brenshmë dhe
Pallati I Endrrave që është një aluzion për komitetin qëndror, janë të përshkruara në vepër sipas
planimetrisë së Tiranës. Të gjithë këta përbërës realë, përfitojnë shëmbëlltyrën analogjike të
totalitarizmit komunist dhe këtë e vërejmë në përshkrimin e mjediseve zyrtare të Perandorisë së
Ëndrrave si dhe në itenerarin që ndjek personazhi kryesor I romanit Mark Alemi për të shkuar nga
shtëpia në punë, nëpër rrugët e kryeqytetit të Perandorisë Osmane.
Ky itinerar që përshkruan autori përmban planimetrinë e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe ne do të
paraqesim disa shembuj më poshtë që ilustrojnë këtë ide.
Në qoftë se vërejmë përshkrimet e bëra në tekst të mjediseve zyrtare të Perandorisë së Ëndrrave do të
gjejmë gjëra të përbashkëta me urbanistikën e kryeqytetit shqiptar dhe të arkitekturës së shesheve
qëndrore administrative, ministrive, Komitetit Qendror.

Rruga gjer në Tabir Saraj ishte më e gjërë se c’ishte menduar dhe,


Vec kësaj, në këtë sqotë mund të rrëshqitje keq, po kalonte përpara
Bankës Qëndrore. Më tutje dukeshin karroca të shumta të mbuluara
me brymë përpara një grehine tjetër katërkatëshe, që kushedi e
c’ministrie ishte.

Më në fund, kundër zakonit, e afroi kokën dhe nëpërmjet avullit të lehtë


që sajoi frymëmarrja e tij mbi qelq, pa se po kalonin përskaj Parkut Qëndor.

Sahati në mes të sheshit qëndror të kryeqytetit ose Ora e madhe e udhëkryqit:

Ra një Orë diku nga e majta, me një tingull të bronxtë, si në punë të vet
në mjegull.
Mark Alemi shpejtoi hapat.
Përmendet gjithashtu dhe Xhamia me dy minaret, të cilat janë të shkretëtuara:

Mark Alemi I erdhi rrotur një sheshi gjysmë të shkretë, ku ngrihej


një Xhami me dy minaret, cuditërisht të holla.

Ura e Gjysmëhënës të kujton Urën e Tabakëve:

Tek Ura e Gjysmëhënës, pa përsëri ushtarë me përkrenare, por tani


gjendja e tij ishte e tillë , që as mund të rëndohej, as mund të lehtësohej

përshkrimi I institucioneve të tjera na paraqitet këtu:

…drejtori I Bankës Qendrore Perandorake, në një takim të gjatë


me Mark Alemin I kishte shpjeguar rrezikun e ri të zhvleftësimit të monedhës.

Mark Alemi njohu nënpunësit e Bankës së Vakëfëve, që ndodhej njëzet


hapa larg, pasi hyri polici I udhëqkryqit.

Rruga mbretërore ose rruga e Brikadave:

Ndër mend solli shtëpinë e tij të madhe në Rrugën Mbretërore, fisin e


tij të fuqishëm që mblidhej shpesh pas darkave në dhomën e madhe të miqve.

Akademia e Arteve te Bukura përmendet kështu:

Ndryshe nga vëllezërit e tjerë, nuk qe ngulur në asnjë post të rëndësishëm,


përkundrazi, përherë kishte hyrë në ca punë disi të quditshme që I braktiste
shpejt, në një institute të oqeanografisë, nën arkitekturë, kurse kohët
e fundit merrej me muzikë.

Harta e ndërtesave ministrore bëhet më e plotë duke dhënë përshkrime si:

Një ditë, pa rënë ende zilja e pushimit të mëngjesit, e lajmëruan


të paraqitej në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme. Po përse? pyeti ai dhe
në cast u pendua, ngaqë iu duk se dalloi një nënqeshje shpotitëse në cepat
e buzëve të lajmësit.

Te Ministria e Financave Mark Alemit iu duk se rojat ishin shtuar, por


s’pati guximin të kthente kokën për të vështruar më mirë. Fenerët ishin
të zbehtë dhe ai murmuriti: “në dreq të venë”

Kafeneja e udhëkryqit (ish kafe Flora) si dhe kafenetë e tjera të kryeqytetit paraqiten si
më poshte:

Nga kafeneja e udhëkryqit po dilte I dehur tapë fqinji I tyre, oficeri në lirim
Bec Beu, më thanë të shkosh ti takosh nesër ose pasnesër në atë…atë…
si e quajnë të mallkuarin, klub.

Nendhesa e Pallatit të endrrave I ngjan kafenesë të Komitetit Qëndror:

Në nëndhesën ku pihej kafja dhe salepi ishte po ajo gjallëri e zakonshme.


Ishte I vetmi vend ku Mark Alemit I takonte të këmbente ndonjë bisedë me njerëz të njohur apo të
panjohur…
ndaj ndryshe nga ditët e tjera ku zakonisht zbriste në bufe me shpirtin vrer,
sot ndihej disi më I lehtë.

Portat e rënda prej druri, më tepër të mbyllura se të hapura, mesoret e gjata pa ndricim natyror,
me dyer varg pa numër a shenjë tjetër dalluese e përngjasojnë Pallatin e Endrrave herë me ndërtesën
hijerëndë të Komitetit Qëndror të atëhershëm, herë me ndëetesën e ish Ministrisë së Punëve të
Brendshmë. Bufeja, nëntokë, me shkallët, ngushtësinë, banakun dhe orendi ka shenja te bufesë n ëish
ndërtesën ë Komitetit Qëndror dhe të ministrisë.
Me anë të përshkrimit të korridoreve, kateve, salloneve, anekseve të zymtë, bodrumeve dhe shpesh pa
dritë që I japin këtij pallati përmasat e një grehine të llahtarshme, autori don që ti japë lexuesit një
panoramë të gjerë e të plotë të vuajtjes psikologjike, shpiertërore e sociale të njerëzve që jetonin në
diktaturë.

Kadare I kushton rëndësi të madhe dhe Arkivit si një pjesë e rëndësishme e këtij pallati, ku bëhet e
mundur arshivimi I të gjithë ëndrrave.

Arkivi është poshtë, në nëntokë,


O Zot, ia bëri me vete, përherë e njëjta histori në këtë pallat të mallkuar…
Tani po I dukej se galleria kishte trajtë rrethore.
I gjithë ky është arkivi?
Është një labirint ku mund të humbasësh fare lehtë.

You might also like