You are on page 1of 8

Shteti dhe e Drejta, sipas kendveshtrimit filozofik!

Mendimet filozofike, mbi shtetin dhe te drejten, datojne qe nga antikiteti deri ne
ditet e sotme; trajtimin do ta fillojme duke iu referuar mendimeve filozofike te
filozofeve si Platoni dhe Aristoteli, per te vazhduar me perfaqesuesit e filozofise
mesjetare Shen Agustinin dhe Th. Akuin, e me pas me mendimet filozofike mbi
shtetin dhe te drejten si Hobs, Xh. Lok, Rusoi, Kanti dhe Hegel, po ashtu edhe
nga juristi filozof i shek XIX Sohm.
Platoni; ai ishte nje nder perfaqesuesit me te denje te filozofise ne antikitet, qe
dha idete e tij vecanerisht mbi shtetin dhe te drejten. Ai e konsideronte shtetin
si nje njeri me permasa te medha, dhe mendonte se perderisa drejtesia eshte
virtyt i pergjithshem i njeriut te ndershem, po ashtu eshte drejtesia ajo qe e
karakterizon nje shoqeri te mire. Shteti (thote Platoni) eshte nje institucion
natyror, sepse ai reflekton strukturen e natyres njerezore. Origjina e shtetit
eshte nje reflektim i nevojave ekonomike te njeriut, dhe shteti lind pikerisht mbi
keto nevoja. Prandaj eshte e nevojshme, ndarja e punes, ku secili te beje pune e
tij perkatese. Nje element i pikepamjeve filozofike te Platonit per shtetin, eshte
trajtimi qe ai i ben virtyteve ne shtet. Sipas tij cfaredo drejtesie qe mund te
arrihet ne nje shtet, eshte ajo e varur nga fakti sesa mund te dominoje, ne nje
shoqeri elementi filozofik.
Drejtesia - sipas Platonit; eshte virtyt i pergjithshem, kjo do te thote se pjeset
plotesojne funksionet e tyre perkatese, dhe arrijne virtytet e tyre respektive. Ne
shtet drejtesia do te arrihet vetem atehere, kur te tera klasat do te plotesojne
funksionet e tyre perkatese. Platoni, pohon se drejtesia ne nje shtet, eshte si
drejtesia tek individi - ajo eshte produkt i qendrimit te cdo njeriu ne vendin e tij,
dhe berjes se detyres qe i takon. Drejtesia eshte harmonia e virtyteve te
maturise, guximit dhe urtesise. Duke qene se shteti eshte i perbere nga individe,
do te jete gjithashtu e nevojshme per secilin qe keto virtyte te zoterohen nga
cdo person.

Aristoteli; eshte nje nder filozofet me me emer, i cili njihet per idete e tij te
shumeanshme, ne shkenca te ndryshme, dhe gjithashtu per idete e tij mbi
shtetin dhe te drejten. Idete e tij, mbi dualizmin shtet- e drejte, jane pasqyruar
ne veprat e tij "Politika", po ashtu edhe tek "Etika", duke theksuar elementin e
qellimit. Shteti ashtu si njeriu nga natyra, eshte i pajisur me nje funksion te
qarte. Ai i kombinon keto dy ide, duke u shprehur mjaft qarte, se shteti eshte i
krijuar nga natyra, dhe se njeriu nga natyra shihet si kafshe politike. Theksuam
se Platoni krijoi idene e shtetit ideal, ndersa Aristoteli nuk e ndertoi (krijoi) nje
model te tille, pavaresisht se ai e trajtoi shtetin si mjetin me efikas, per te
aftesuar njerezit qe te arrijne qellimet e tyre te fundit si qenie njerezore; ai prap
se prape mendonte se cdo teori praktike e shtetit, duhet te marre parasysh llojin
e qeverisjes, qe pershtatet per shtete te vecanta, duke qene se me e mira
shpesh mbetet e paarritshme.

Aristoteli shprehej se, shteti ekziston per te plotesuar si qellimet morale, ashtu
edhe intelektuale te njeriut. Ekzistenca e shtetit sipas tij, eshte per te arritur, nje
jete te mire dhe jo vetem per hir te jetes. Me tej nese nje shtet sjell nje jete me
mire apo jo, kjo eshte si pasoje e sjelljes se drejtuesve. Cilado qofte forma qe
mund te kete nje qeveri, ajo patjeter qe duhet te mbeshtetet ne disa koncepte
te drejtesise dhe barazise.

Nga Antikiteti, tani kalojme ne Mesjete, ku nder perfaqesuesit me te njohur te


kesaj periudhe ishte Shen Agustini dhe Th. Akuin.
I gjithe mendimi filozofik ne kete periudhe karakterizohet nga lidhja e filozofise
me fene e krishtere.
Shen Agustini; persa i perket se Drejtes, ai shprehej qe drejtesia eshte nje
virtyt i shperndare sipas asaj qe i takon cdo njeriu. Drejtesia, sipas Agustinit
duhej te zbatohej nen strukturen e natyres njerezore dhe domosdoshmerisht ne
marredheniet e saj me Zotin. Origjina e se Drejtes, buron nga natyra e saj, dhe
nocioni i drejtesise, eshte dicka e perhapur, nga nje fuqi e lindur dhe nuk eshte
aspak produkt i opinionit personal te njeriut. Sipas Agustinit, drejtesia duhej te
zbulohej ne marredheniet e saj me Zotin. Ai i kushton vemendje te vecante,
harmonizimit te ligjeve te shtetit, me ato te ligjit natyror dhe drejtesine, duke
theksuar se ne te kundert keto ligje, nuk do te kishin karakterin e ligjeve, dhe si
rrjedhoje, nuk do te kishim as shtet. Ligji natyror nen syrin e Agustinit, shihet si
pjesemarrje e intelektit te njeriut ne te verteten e Zotit, ose ligjit te perjetshem
te Zotit. Duke u nisur nga fakti qe ligji i perjetshem eshte arsyeja hyjnore qe
komandon rregullsine, kapja nga arsyeja njerezore i ketyre parimeve te
perjetshme quhet ligj natyror. Ne rastet kur ligji krijon nje ligj te vetin, atehere
keto ligje duhet te jene konform me ligjin natyror, ku ky i fundit buron nga ligji i
perjetshem. Ai i ben nje lidhje Drejtesise me ligjin moral, duke arritur ne
argumentimin se drejtesia nuk eshte e kufizuar vetem ne marredheniet midis
njerezve, dhe se ajo marrdhenie paresore ne Drejtesi eshte marredhenia e
njeriut me Zotin. Mendimet e tij mbi ligjin e ngriten kishen, dhe fene ne nje
pozicion me te larte se pushteti shteteror. Megjithate ai i njihte shtetit te drejten
per te perdorur forcen shtrenguse te tij.
Shen Agusitini pohonte se shteti eshte produkt i kushtit mekatar te njeriut, dhe
per kete arsye shteti ekziston si agjensi e domodoshme kontrolli. Pavaresisht
faktit se ai pranon perdorimin e forces si element shtregues/sanksionues nga
shteti, kjo nuk do te thote se ai pranon perdorimin e forces perballe parimit te
dashurise, sepse nje shoqeri nuk mund te ekzistoje pa disa themele te
dashurise, dhe dashuria per Zotin dhe per njeri tjetrin, perben themelin e
drejtesise, dhe bazen morale-ligjore per ekzistencen e shtetit.
Akuini; mendimet filozofike te Akuinit jane pararendese e ideve moderne

filozofike mbi shtetin dhe te drejten. Akuini shprehet se e drejta pikesepari ka te


beje me arsyen dhe matese e drejtuese e veprimit, duhet te jete arsyeja, sepse i
takon asaj te drejtoje te gjithe aktivitetin e njeriut, drejt qellimit te tij. Ligji
natyror, eshte i diktuar nga arsyeja, dhe Akuini pohon, se perderisa Zoti krijoi
cdo gje, natyra njerezore dhe ligji natyror, kuptohen me mire si produkte te
Urtesise, ose arsyes se Zotit. Pervec koncepteve te tij mbi te drejten, Akuini
zhvilloi dhe konceptin e tij mbi shtetin, dhe pohonte se shteti eshte nje
institucion natyror. Sipas tij, shteti rrjedh nga natyra e njeriut. Ne konceptin e tij
mbi shtetin, ai huazon idete e Arsitotelit, por ne ndryshim nga ai, Akuini
mendonte se shteti, nuk mund t'i plotesoje te gjitha nevojat e njeriut.
Akuini shprehet se shteti eshte krijuar nga Zoti, ka funksionin e dhene prej tij,
dhe eshte krijuar per shkak te natyres shoqerore te njeriut. Funksioni i shtetit,
eshte te siguroje te miren e pergjithshme duke ruajtur paqen, dhe organizuar
veprimet e qytetareve ne nje jete sa me te mire. Pra, shteti ne funksionin e tij,
duke siguruar te miren e pergjithshme te qytetareve, duhet te jete i
ndergjegjshem njekohesisht edhe per qellimet shpirterore te tyre.

Filozofia politike moderne dhe mendimi modern mbi shtetin dhe te drejten, fillon
me nje nga filozofet me te medhenj te kesaj periudhe; Tomas Hobs. Hobsi nga
ana e tij ishte pikesepari i interesuar, te zbuloje shkakun e krijimit te shoqerise
civile, dhe ne perputhje me metodat e pergjithshme te tij, te zbuloje shkakun e
krijimit te shtetit. Ai e parashtron fillmisht gjendjen e njeriut para se te krijohej,
dhe kete gjendje ai e quan gjendje natyrore. Hobsi thote se ne gjendjen
natyrore, mbizoteron e drejta e te gjitheve - kunder te gjitheve, qe nenkupton se
njeriu ka te drejte mbi ato gjera qe te tjeret kane po ashtu. Ne keto kushte, ne
gjendjen natyrore, nuk ka detyrim te njeriut per te rrespektuar te tjeret, apo
normat persa i perket te mires dhe te drejtes - duke e pare kete vecanti egoiste
te njeriut, duket sikur vete natyra e tij njerezore, nuk gezon aftesi per te krijuar
nje shoqeri te rregullt dhe paqesore. Pavaresisht nga kjo, Hobs, argumenton se
njeriu mund te kaloje nga interesat e tij vetjake te mbijeteses - ne ligjin natyror.
Ky ligj natyror, sipas Hobs, paraqitet si nje aksiome ose nje rregull i
pergjithshem, i nxjerre nga arsyeja, dhe qe sherben si nje busull orinetuese drejt
asaj se cfare duhet te bejme dhe cfare nuk duhet te bejme. Ligji i pare i Natyres,
eshte se cdo njeri, duhet te kerkoje paqen, dhe ta ndjeke ate. Ne konceptin e tij
per ligjin Hobs, pranon se ligji, fillon vetem kur ka nje sovran, dhe sipas tij ligji
ne kuptimin juridik, eshte nje komande e sovranit. Sipas tij, sovrani, nuk mund
te miratoje nje ligj te padrejte, sepse kur sovrani krijon nje ligj, eshte njelloj sikur
vete njerezit, e kane krijuar ate, dhe ajo per te cilen ata bien dakort, nuk mund
te jete e padrejte, sepse ne kete menyre, do te benin padrejtesi ndaj vete vetes
se tyre, dhe ndaj te mires se pergjithshme.

Xh. Lok; Ne idete e tij per shtetin, Lok po ashtu si Hobs-i, e nis me trajtimin e

origjines se shtetit, por ne ndryshim nga Hobs, ai pohon se edhe ne


primitivizem, njerezit jetojne te gjithe se bashku, mbeshtetur ne arsyet e tyre.
Po ashtu Lok, pranon, se edhe ne primitivizem njerezit jane te afte qe te njohin
ligjin moral, nepermjet arsyes. Ky ligj sherben t'i mesoje gjithe njerezimit, se te
qenit i barabarte dhe i pavarur, do te thote se asnje nuk mund te preke
(cenoje/demtoje) njeri tjetrin ne jeten, shendetin, lirine dhe pronen e tij.. Tek
idea per shtetin, ai theksonte karakterin e pandashem, dhe te patjetersueshem
te te drejtave njerezore, pasi askush nuk mund te kete nje fuqi politike per
zgjedhjen e problemeve te njerezve, (qe deri tani kishin qene te lire, te
barabarte dhe te pavarur), pa pelqimin e tyre. Njerezit, duhet te bien dakort per
te pasur ligje, por keto ligje duhet te jene ne sinkron me te drejtat qe njeriu
zoteron.
Rusoi; e nis trajtimin e tij filozofik mbi shtein, me shprehjen se njeriu lind i lire
por kudo ai eshte i lidhur me "pranga", dhe arsyen se, ai vete nuk mund te
pergjigjet pse ndodh nje fakt i tille, por mund te pergjigjet pse ky fakt eshte
legjitim. Rusoi eshte i bindur se eshte e mundur lehtesisht per te bere ligje te
drejta ne nje bote moderne, dhe kete ai e argumenton me te drejten e
qytetareve, per te marre pjese direkte ne hartimin e ligjeve, pasi perderisa cdo
qytetari i kerkohet zbatimi i ligjit, secili prej tyre ka te drejte te marre pjese ne
hartimin e tyre. Rusoi shprehet se te gjithe shtetasit, duhet te marrin pjese ne
berjen e ligjeve, dhe se ligjet nuk duhet te hartohen vetem nga perfaqesuesit e
shtetasve, dhe kjo e drejte e shtetasve (ky tager) per te marre pjese direkt ne
hartimin e ligjeve, eshte njekohesisht edhe detyrim qytetar.

Kanti; Sipas Kantit detyra morale e filozofise, eshte te zbuloje se si mund te


arrije tek parimet e sjelljes, qe duhet te zbatohen nga te gjithe njerezit. Ai e lidh
kete me moralin e vertete, te cilin e quan "imperativi kategorik". Imperativi
kategorik, drejton nje ligj i cili formon arsyen e veprimeve te vecanta, dhe
konsiderohet i tille, sepse zbatohet tek te gjithe qeniet njerezore, edhe per
arsyen se ky eshte parimi sipas te cilit ne duhet te veprojme. Formulimi baze i
imperativit kategorik eshte : vepro ne ate menyre qe vullneti yt te jete edhe
parim i legjislacionit te pergjithshem. Kanti shprehet se, ne natyre cdo gje
vepron ne perputhje me ligjet, dhe vetem qeniet rracionale kane aftesine te
veprojne ne perputhje me konceptin e ligjeve, dhe imperativi kategorik eshte
koncepti i njeriut per ligjin natyror.

Hegeli; Ne konceptin e tij per te drejten, ai shprehet se sjelljet njerezore, duhet


te te kuptohen si veprime individesh, ku individi eshte i ndergjegjshem, per lirite
e tij, dhe e shpreh ate nepermjet akteve te vullnetshme. Shtetin Hegeli e
pershkruan, si nje sinteze e se pergjithshmes me te vecanten, te familjes, dhe
individit, ku mbrojtja e lirise se individit, sipas tij do te behet nga shteti. Ligjet
jane rregulla te pergjithshme, te cilat zbatohen ne raste individuale, dhe

perfshijne individe te vecante, qe duhet te jene rracionale dhe t'u drejtohen


njerezve rracionale. Pikerisht funksioni i shtetit, eshte te arrije nepermjet ligjit
sjellje rracionale. Shteti eshte keshtu, nje organizem i cili, kerkon te zhvilloje
idene e lirise, ne maksimumin e saj, dhe te arrije liri objektive, vetem ne qofte
se anetaret e tij individuale e bejne kete. Ne kete menyre ligjet e shtetit,
shfaqen si manifestim i rregullave rracionale te sjelljes se qytetareve.

Sohm; jurist - filozof i shek XIX.


Sipas Sohm, e gjithe e drejta e vlefshme, e ligjshme per Sohm, eshte e drejta
pozitive, e cila eshte e prodhuar nga historia, dhe eshte historikisht e
determinuar. Per rrjedhoje e drejta, eshte nje e drejte jetesore, qe modifikohet
lehte, dhe ne menyre te avashte. Sohm shprehet se aplikimi i se drejtes, varet
nga evolucioni i saj. Ne vepren e tij "Historia e evolucionit te shtetit modern",
Sohm shprehet se ne "sensin rigoroz", perpara shtetit modern nuk ka ekzistuar
ndonje shtet, por vetem te drejta publike dhe ato private; ekzistonin "te drejtat
publike", por jo "e drejta publike". Shteti sipas tij, eshte me origjine natyrale, qe
do te thote se eshte krijuar nga natyra e njeriut. Shteti nuk qendron vetevetiu,
por fale atmosferes shpirterore qe e rrethon. Zhvillimi i shtetit dhe se drejtes,
varet ne menyre te konsiderueshme nga zhvillimi konkret, nga ana e etikes e
prezantuar nga njeriu ne konform me esencen e tij.

Koncepti i shtetit dhe i se drejtes, sipas doktrines juridike, dhe parimi i


shtetit ligjore.
Koncepti/ perkufizmi i shtetit, jepet ne dy kendveshtrime; 1. ne kuptimin e nje
organizate te sundimit politik, 2. ne kuptimin politiko- gjeografik.
Shteti, si nje organizate e sundimit politik, paraqitet si nje fuqi e mireorganizuar,
i cili vullnetin e tij, i'a imponon gjithe shoqerise, dhe per kete qellim disponon
nje aparat te tere per te vene ne zbatim kete vullnet.
Ne pikepamjen e dyte, shteti perbehet nga keto 3 elemente; 1. territori, 2
popullsia, 3. sovraniteti .
Jursisti gjerman, G. Jelinek, qarteson se ne kete kendveshtrim, popullsia dhe
territori, konsiderohen si premisa te vete ekzistences se shtetit, sepse pa
popullsi dhe territor te caktuar, nuk mund te kete shtet. Ndersa po te trajtohet
shteti ne kuptimin e tij real, pra si nje organizate politike qe ushtron shtrengimin
shteteror, elementi i tij thelbesor eshte pikerisht pushteti, qe ushtrohet me ane
te se drejtes qe eshte elementi i pandashem prej shtetit.
E drejta, perbehet nga teresia e normave juridike, te nxjerra dhe te sanksionuara
nga organet kushetuese ligjevenese, sipas nje procedure te percaktuar me ligj,
per te rregulluar marredheniet, nen regjimin juridik midis subjekteve te se

drejtes.
Pra, shteti shihet i pandare nga e drejta, sepse eshte vete shteti qe percakton te
drejten, duke vendosur/ sanksionuar normat juridike te detyrueshme, per te
gjithe shtetasit, dhe duke siguruar zbatimin e ketyre normave juridike, me ane
te aparatit shtrengues, kur nje gje e tille shihet e domosdoshme.
Shteti nepermjet organeve te tija kushtetuese, u jep karakter juridik normave te
sjelljes dhe marredhenieve qe krijohen midis subjekteve juridike. Nga ana tjeter,
vete organizimi i shtetit dhe ndertimi i tij, kompetencat e organeve te tij,
marredheniet midis tij dhe shtetasve, rregullohen me ane te se drejtes (me
Kushtetute dhe me ligje te tjera te posacme) .
Nje shtet per t'u quajtur i tille, nuk mund te jete i tille pa te drejten, dhe po
ashtu e drejta nuk mund te krijohet dhe zbatohet po te mos ekzistonte shteti, i
cili eshte shprehje e nevojes qe ndien shoqeria per ekzistencen e nje pushteti te
organizuar, te pajisur me mjetet e duhura te shtrengimit, te afte per te drejtuar
vete shoqerine, duke i imponuar zgjidhjet qe atij i duken te arsyeshme,
nepermjet te drejtes.
Marredheniet midis subjekteve te se drejtes, qe rregullohen dhe sanksionohen
nga e drejta, perbejne ate qe quhet rend juridik. Rendi juridik, eshte rendi i
marredhenieve te njerezve te mbeshtetur ne ligjshmeri. Pa ligjshmeri nuk ka
rend juridik, mgjs mund te kete ligje, sepse ne te kundert nuk do te kishim nje
shtet demokratik, qe vepron ne baze te ligjeve, dhe rrespektimit te perpikte te
tyre, ne menyre te barabarte nga te gjitha subjektet juridike.

Parimi i shtetit ligjore; nenkupton qe shteti me ane te organeve te veta


legjislative, jo vetem qe krijon ligje, por ne te njejten kohe, ka detyrimin t'u
nenshtrohet vete ketyre ligjeve. Thelbi i shtetit juridik, qendron ne kufizmin e
shtetit nga e drejta, pra nje shtet ku sundojne forca e ligjit, dhe ku shtetasit e tij
ne saje te ketyre ligjeve, gezojne te drejta subjektive te garantuara edhe nga
vete shteti.
Ky parim realizohet, vetem kur shtetasi ka siguri te plote per zbatimin e sakte te
ligjeve, jashte cdo interpretimi arbitrar, nga ana e funksionareve shteterore, ose
nga organet gjyqesore. Ne baze te ketij parimi, rezulton se shteti ligjore,
konsiderohet ai shtet, ne te cilin ligjet kane epersi mbi aktet e pushtetit
shteterore (ekzekutiv) dhe ku sigurohet zbatimi i rrepte i tyre, por me kushtin qe
keto ligje, t'u permbahen normave dhe parimeve te njohura per te Drejtat dhe
Lirite Themelore te Njeriut, te pranuara ne dokumentet kryesore nderkombetare
me karakter juridik.
Ne rast se nje shtet, miraton ligje te pranuar (miratuar) formalisht si te rregullta,
me ane te nje procedure ligjore te rregullt, por qe ne thelbin e tyre keto ligje te
miratuara bien ndesh me parimet dhe normat juridike universale, nuk kemi te

bejme me nje shtet ligjore.


Ky parim qendron edhe ne themel te Kushtetutes sone, ne hyrjen e se ciles
parashikohet "...per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik e social, per
te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut." Gjithashtu percaktohet se
e drejta, perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit.

Mirazi
Sipas t drejts zakonore shqiptare gruaja nuk mund t ishte trashgimtare as
n shtpin e babait, as n at t burrit. Ky rregull i prgjithshm gjente nj
zgjidhje m t moderuar n Kanunin e Lums . Sipas tij trashgimtar t radhs
s par t babait njiheshin djemt dhe jo vajzat. Kur trashgimlnsi nuk kishte
djem, por vetm vajza t martuara kto thirreshin si trashgimtare t radhs s
dyt dhe konkurronin s bashku me kushrinjt e tyre n trashgimin e pasuris
s luajtshme dhe t paluajtshme t atit t tyre.
Pjesa e vajzave n pasurin e atit quhej miraz dhe prbhej nga 1/3, 1/2, ose
1/5 e toks. Kt pjes vajzat e ndanin ndrmjet tyre. Kur ndonjra prej tyre nuk
dshironte t merrte mirazin, ajo pjes i ndahej kushrinjve nga babai. Vajzat
kishin t drejtn ta shisnin tokn e vet dhe n kt rast zbatohej instituti i
parablerjes, ose ndryshe i paraplqimit.
Kjo rrezikonte q t bhej blers edhe nj i huaj i cili bhej vlla n katund
sepse prve toks ai blinte edhe tymin n pasurin e prbashkt. Pra i huaji
bhej subjekt me t drejta t barabarta i bashksis fshatare. Nse vajzat nuk e
shisnin mirazin ato kishin vetm t drejtn e prdorimit gjat jets s tyre. Pas
vdekjes toka i kthehej kushrinjve nga babai. Ktu vlen parimi iku nna, iku
toka, pr shkak se fmijt e nns i prkisnin nj fisi tjetr.
Mirazi, prve se vinte n kundrshtim me karakterin atror t s drejts
zakonore krijonte ndrlikime ndrmjet antarve t bashksis fisnore.
Mendohet se ky institut sht pasoj e ndikimit t s drejts osmane, pr faktin
se mirazi sht nj institut q nuk gjendet n kanunet e tjera prve atij t
Lums .
Selemi
Selemi ishte nj prjashtim nga rregulli i prgjithshm i s Drejts Zakonore se
antart e familjes nuk mund t mbanin pasuri t veant brenda familjes. Ky
institut njihej n Kanunin e Sknderbeut.
Me selem kuptohej pasuria e veant e antarit t familjes, zakonisht e
luajtshme, q nuk bnte pjes n pasurin e prbashkt. Selemi kishte si burim
t tij pasurin q sillte gruaja me vete n rastin e martess, e cila me kalimin e
kohs mund t rritej n mnyra t ndryshme.

Gjithashtu edhe burri mund t kishte nj pasuri t veant t fituar me


trashgimi. Kshtu mund t ndodhte q mes dy vllezrve t nj familjeje t
kishte dallime t rndsishme pasurore pr shkak t selemit. Pasuria selem
disponohej nga burri pa e pyetur t zotin, madje ai mund t hynte dhe n
marrdhnie ekonomike me familjen e madhe duke siguruar fitime pr nevojat e
familjes s vet t vogl.
Selemi ishte pasuri e trashgueshme q pas vdekjes s pronarit u kalonte n
pronsi djemve t tij. Selemi sht shenj e shprbrjes s familjes s madhe
patriarkale, element pronsie i periudhs s kalimit nga familja e madhe
patriarkale drejt familjeve t veanta sipas kurorave.

You might also like