You are on page 1of 1

Konferenca e 16 – të Kombëtare e Stomatologjisë

Tomografia e kompjuterizuar me rrezatim në formë koni (CBCT)


kundrejt Panorameksit

Dr. Ilda BENA, Dr. Ina THERESKA, Dr. Elton CEKAJ


Tiranë, Tetor 2010

Zhvillimi i teknologjisë në fushën e imazherisë ka bërë të mundur përdorimin e shumë teknikave të reja
në dignostikimin e shumë patologjive të gojës dhe të dhëmbëve.

Panorameksi është një ekzaminim shumë i vlefshëm i cili mund të japë informacion shumë të vlefshëm
për gjendjen e dhëmbëve në përgjithësi, për strukturën kockore te nofullave sidomos mandibulës,
okluzionin, artikulacionet temporomandibular. Në thelb të ekzaminimit qëndron pantomografia
konvencionle prej te cilës përftohen imazhe dy dimensionale. Megjithatë, panorameksi nuk mund të
zgjidhë shumë nga problemet që dalin gjatë diagnostikimit të patologjive që hasen në gojë dhe të
dhëmbëve.

CBCT (tomografia e kompjuterizuar me rrezatim në formë koni) është metoda imazherike e cila po gjen
përditë e më shumë aplikim të gjerë në praktikën e përditshme stomatologjike. Në thelb të saj qëndron
tomografia e kompjuterizuar prej të cilës përftohen imazhe tërthore që më pas mund të përpunohen
kompjuterisht në tredimensionale. Me anë të CBCT zgjidhen dilemat e diagnozës në patologjitë
dentoalveolare (kiste, lezione periodontale apo apikale, dhëmbë të retinuar dhe marrëdhëniet e tyre më
strukturat fqinje, etj) e sinuseve paranazalë, e glandulave salivare, e artikulacioneve temporomandibularë,
tumorale etj, nw traumwn dhe posttraumwn faciale apo dentare

CBCT ka një vlerë të pazëvendësueshme në planifikimin për trajtimin me implante. Me në të tij mund të
studiohet struktura kockore e nofullave, trajekti i kanalit të nervit alveolar inferior, si edhe mund të
vlerësohet gjendja dhe shkalla e osifikimit të implanteve pas vendosjes së tyre. Informacioni i përftuar
prej CBCT mund të transferohet lehtësisht në programet e planifikimit implantar si DentalVOX, Simplant
etj, me anë të të cilëve mund të përcaktohet me saktësi orientimi tre dimensional i implantit të planifikuar
dhe protezës së ardhshme, për të shmangur të gjitha problemet funksionale dhe estetike nga keq
implantimi i tyre.

Për këtë arsye Akademia Amerikane e Radiologjisë Orale dhe Maxilofaciale (AAOMR) e ka përcaktuar
CBCT si standartin e artë në protokollin e imazherisë për dentistrinë implantare. Po kështu, Shoqata
Europiane e Implantologëve Dentarë (EADI) në Konferencën Europiane për Konsensus (EuCC),
Cologne, Shkurt 2009 ka përcaktuar CBCT si ekzaminim i domosdoshëm për planifikimin dhe ndjekjen e
trajtimit me implante dentare.

Posterat tanë kanë për qëllim pikërisht promovimin e kësaj metode me anë të dëmostrimit të disa rasteve
klinikë të zgjidhur vetëm me anë të saj.

You might also like