Professional Documents
Culture Documents
Procedura Administrative
Procedura Administrative
3
vjehrrit deri ne shkallen e dyte dhe nese ne procesin e shkalles se pare ka marre pjese ne nxjerrjen e
vendimit apo ne vete zhvillimin e procesit.
Ne grupin e dyte te shkaqeve per perjashtimin e personit zyrtar bejne pjese rrethanat te cilat mund te
vene ne dyshim paanesine e personit zyrtar.
Pasi te kerkoj pala perjashtimin e personit zyrtar, personi zyrtar nuk mundet te nderrmare asnje veprim
ne process derisa te nxjerret konkluzioni per ate. Kunder konkluzionit me te xilin caktohet perjashtimi i
personit zyrtar nuk lejohet ankimi. Ankesa lejohet kunder konkluzionit me te cilin refuzohet kerkesa e
pales per perjashtim te personit zyrtar.
6
Dallojme tri menyra themelore te dergimit: dergimin e terthorte; dorezimin medoemos personalisht
dhe rastet e vecanta te dergimit.
Dergimi i terthorte shfaqet kur personi te cilit duhet ti behet dergimi nuk gjendet ne banesen e vet.
Atehere dergimi behet duke ia dorezuar letren ndonjerit prej anetareve te rritur te familjes se tij, e nese
as ata nuk gjenden ne shtpi, atehere i dorezohet kujdestarit te shtepise apo fqiut nese ata e pranojne
kete. Anetaret e rritur te familjes jane te obliguat qe ta marrin dokumentin, ndersakujdestari dhe fqiu nuk
jane te detyruar. Situate e njejte vlen edhe kur dergimi behet ne vendin e punes. Kur konstatohet se
personi te cilit duhet ti behet dergimi mungon dhe personat te cileve u behet dergimi i terthorte nuk
mund te arrijne qe me kohe tia dorezojne atij dokumentitn, atehere dokumenti do ti dorezohet organit
competent te komunes, apo postes, nese eshte derguar me poste. Ndersa ne dere te baneses apo postes
derguesi duhet ta vendos komunikimin shkresor se ku gjendet dokumenti.
Dorezimi medoemos personalisht ky lloj dorezimi duhet ti behet personalisht personit te cilit i eshte
destinuar dokumenti ne keto raste: kur dorezimi i tille eshte caktuar me ligj apo dispozite tjeter; kur kur
qe nga dita e dorezmit fillon te rrjedh afati qe nuk mund te zgjatet; dhe kur kete e cakton organi qe e ka
urdheruar dorezimin.
Konsiderohet se eshte bere dorezimi personal avokatit edhe kur dokumeneti dorezohet ne zyren e punes
se avokatit.
Rastet e vecanta te dergimit ketu hyjne:1) dergimi perfaqesuesit dhe te autorizuarit ligjor; dhe 2)
dergimi te autorizuarit per pranimin e dokumeneteve.
Ne rastin e pare dergimi behet ne te njejten menyre sikurse kur i behet pales. Nese ka me shume
perfaqesues, atehere mjafton qe ti dorezohet njerit prej tyre.
Lloji i dyte i dergimit behet kur pala e autorizon personin e caktuar te cilit duhet ti behen te gjitha
dergesat per te. Ky i autorizuar ka per detyre qe te pranoj te gjitha dergesat qe i vijne ne emer te personit
i cili e ka autorizuar.
Kur pala ose perfaqesuesi ligjor e nderron banesen , atehere ai eshte i obliguar qe per kete menjehere ta
njoftoj organinqe zhvillon procesin.
P-13. Afatet dhe kthimi ne gjendejn e meparshme
Afatet - Sikurse ne procedurat e tjera edhe ne proceduren administrative ekzistojne afatete mbrenda te
cilave duhet te nderrmeren veprimet administrative. Edhe ketu ekzistojne dy lloj afatesh: afatet qe
jane te caktuara me ligj (ligjore si p.sh. afati per ankese) dhe afatet qe i cakton personi zyrtar (afati per
sance, deshmim, ekspertize, etj).
Afatet ligjore jane te pazgjatshme, ndersa afatete qe i cakton personi zyrtar jane te ndryshueshme. Afatet
llogariten ne dite, muaj dhe vite. Si fillim i afatit merret dita e pare e ardhshme pas dorezimit apo
ngjarjes.
Leshimi i afateve mund te krijoj pasoja te demshme per personat e interesuar. Nese parashtresa, p.sh
ankesa dorezohet pas kalimit te afatit, atehere organi competent e refuzon ate si te paafatshme duke
mos u leshuar fare ne permbajtjen e saj.
Kthimi ne gjendjen e meparshme Per shkak te pasojave te demshme te cilat jane te mundura kur
leshohet afati, eshte parapa mjeti i vecante juridik qe eshte kthimi ne gjendjen e meparshme. Kjo i
mundesohet pales ecila per shkaqe te arsyshme e ka lesghuar afatin. Kthimi ne gjendjen e meparshme
lejohet vetem me propozimin e pales. Propozimi per kthimin ne gjendjen e meparshme mund te behet
ne te gjitha fazat e procedures dhe ne te gjitha rastet e leshimit te afateve. Ne propozimin per kthimin ne
gjendjen e meparshme pala ka te drejte te paraqes rrethanat per te cilat eshte penguar qe ne afat te
kryej veprimin. Propozimi i paraqitet organit prane te cilit eshte dashur qe te kryhet veprimi. Pastaj ky
organ vendos me konkluzion ne lidhje me propozimin. Nese refuzohet propozimi, atehere lejohet ankesa
vetem nese konkluzionin e ka nxjerre organi i shkalles se pare. Kur lejohet kthimi ne gjendjen e
meparshme, atehere procesi kthehet ne ate faze ne te cilen ka qene para ometimit.
P-14. Shpenzimet e procesit administrative
Keto shpenzime ndahen ne 1) shpenzime te organit i cili e zhvillon procesin dhe 2) ne shpenzime te
paleve dhe te pjesemarresve te tjere ne gjykim.
7
Ne procesin administrative shpenzimet e vecanta si shpenzimet e udhetimeve te personave zyrtare,
shpenzimet per deshmitare, eksperte, kqyrje ne vend, etj, i ngarkohen atij qe e ka shkaktuar tere
procesin. Kur ne process marrin pjese dy apo me shume pale me interesa te njejta, atehere secila pale i
bart shpenzimet e veta. Ne rastin kur ne process paraqiten me shume pale me inetersa te kunderta,
atehere shpenzimet i takojne pales e cila e ka nisur procesin dhe ne dem te se ciles perfundon procesi.Ne
vendimin me te cilin perfundon procesi, organi qe e nxjerr kete vendim e cakton se kush do ti heq
shpenzimet , pastaj e cakton shumen e shpenzimeve dhe afatin ne te cilin duhet paguar aro. Organi
mund ta liroj palen nga pagimi i hspenzimeve nese konstaton se pala nuk eshte ne gjendje qe ti paguaj
ato sepse mund ta demtoj ushqimin e vet dhe te familjs se vet. Ne lidhje me kete organi nxjerr
konkluzion.
P-15. Ngritja e procesit dhe kerkesat e paleve
Ngritja e procesit Procesin administrative gjithmone e ngrit organi i cili e zhvillon ate process. Pra vete
dorezimi i parashtreses se pales nuk do te thote edhe ngritje e procesit. Procesi administrative mund te
filloj kryesisht (sipas detyres zyrtare) dhe me kerkesen e pales.
Sipas detyres zyrtare procesin e fillon organi competent kur kete e cakton ligji apo ndonje dispozite tjeter,
ose kur vete organi merr njofitme poer gjendjen ekzistuese dhe per kete e ngrit procesin. Gjate ngritjes
se procesit organi merr parasysh parashtresat, propozimet, fleteparaqitjet e qytetareve, i shqyrton ato
dhe u pergjigjet. Mirepo kjo nuk do te thote se keto parashtresa ngrejne detyrim qe te nis procesi.
Procesi administrative sipas kerkeses se pales eshte rasti me i hspeshte i fillimit te procesit. Organi
kompetenet ka per detyre qe te shqyrtoj kerkesen e pales ku paraqitet vullneti i pales. Ne te shumten e
rasteve, procesi administrative i cili fillon me kerkesen e pales, ka te beje me dhenien e lejeve te
ndryshme si leje per ndertimin e shtepise, per ushtrimin e ndonje veprimtarie te lejueshme, si dhe
kerkesa per realizimin e te drejtave si e drejta per sherim , e drejta per pension, etj. Nese organi
konstaton se kerkesa ka te meta, atehere vepron si me rastin e parashtresave te tjera, pra qe te
menjanohen te metat ne afat te caktuar. Procesi administrative quhet i ngritur posa organi competent ta
kete kryer cilindo veprim per zhvillim te procesit, p.sh. nese e fton palen apo deshmitarin per marrjen e
deklarates.
Ndryshimet gjate procesit
P-16. Bashkimi i ceshtjeve ne nje process
Bashkimi i ceshtjeve ne nje process mund te behet nese te drejtat dhe detyrimet e paleve bazohen ne
te njejten baze juridike apo gjendje faktike; nese organi qe e zhvillon procesin ka kompetence lendore
per kete; dhe nese eshte fjala per te drejtat dhe detyrimet e disa paleve. Si shembull mund ta marrim
procesin e ekspropriimit te tokes me qellimt te ngritjes se objekteve te medha. Pra ne raste te tilla
zhvillohet vetem nje process edhe pse paraqiten shume pale si pronare te tokes. Per bashkimin e
ceshtjeve ne nje process organi nxjerr konkluzion.
Ndryshimi i kerkesave Pasi te jete ngritur procesi, pala mund ta zgjeroj kerkesen e paraqitur deri ne
nxjerrjen e vendimit te shkalles se pare. Pervec qe mund ta zgjeroj, ai edhe mund ta paraqes kerkesen
tjeter nga ajo e meparshmja, por qe mbeshtetet ne bazen e njejte juridike.
Heqja dore nga kerkesa Kjo eshte e mundshme ne te gjitha rastet kur procesi eshte ngritur lidhur me
kerkesen e pales. Pala mund te heq dore nga kerkesa e vet gjate tere procesit. Per kete pala jep delarate
me shkrim para organit i cili e zhvillon procesin, apo kete mund ta beje edhe me parashtrese. Mbi heqjen
dore nga kerkesa duhet te lajmerohet edhe pala kundershtare nese ajo ekziston. Organi i cili e udheheq
procesin nxjerr konkluzion me te cilin pezullohet procesi.
Nese procesi eshte nisur sipas detyres zyrtare, organi mund ta pezulloj procesin dhe per kete nuk
nevojitet deklarimi i pales. Pala e cila ka hequr dore nga kerkesa ka per detyre ti heq te gjitha shpenzimet
e krijuara deri ne pezullimin e procedures.
Pajtimi Pajtimi eshte nje nga menyrat me te cilat perfundon procesi administrative. Kur ne process
marrin pjese dy apo me teper pale me interesa te kunderta, gjate tere procesit personi zyrtar do te
mundohet qe ti pajtoj ato.Pajtimi mund te behet gjate tere procesit. Pajtimi mund te jete i plote dhe i
pjesshem.
8
Pajtimi i plote e shkakton pezullimin e procedures, ndersa pajtimi i pjeshem vetem ate pjese te procesit
ne te cilin eshte arritur pajtimi, ndersa per pjesen e mbetur procesi vazhdon. Kur arrihet pajtimi ai
shenohet ne procesverbal. Pajtimi quhet i perfunduar kur pasi te jete shenuar ne procesverbal, palet e
lexojne procesverbalin dhe e nenshkruajne ate. Nga nje kopje e procesverbalit u dorezohet paleve.
Pajtimi ka fuqine e vendimit te ekzekutueshem.
Procesi deri ne nxjerrjen e vendimit
P-17. Procesi ekzaminues
Pas ngritjes se procesit administrative vjen faza e dyte-procesi ekzaminues qe perfshin te gjitha
veprimet deri ne nxjerrjen e vendimit. Ne procedurat e tjera kjo faze quhet shqyrtimi kryesor (ne
proceduren penale), ndersa process i te provuart (ne proceduren civile).
Procesi i ezaminimit i ka dy detyra: 1)vertetimin e te gjitha fakteve te cilat jane te rendesihsme per
nxjerrjen e vendimit; dhe 2)tu mundesoj paleve qe te mbrojne dhe realizojne te drejtat dhe interesat e
tyre.
Per ti kryer keto detyra me sukes, personi zyrtar eshte i obliguar qe gjate kesaj faze te sjell prova te cilat
me pare nuk kane qene te paraqitura me qellim qe me to te plotesoj gjendjen faktike. Personi zyrtar
duhet te paraqes cdo prove neqoftese e sheh te rendesishme per qartesimin e ceshtjes. Pervec kesaj,
personi zyrtar ka te drejte te prokuroj shenime per per faktet per te cilat mban evidence organi tjeter
zyrtar. Gjate kesaj faze te procedures, pala jep deklaraten e vet, me goje por mund ta jap edhe me
shkrim. Pervec pales, ne process mund te paraqiten edhe personat e tjere per te cilet tham se kane
inetersa juridike. Ne lidhje me keta persona, personi zyrtar e vlereson paraqitjen e tyre dhe per kete
nxjerr konkluzion. Kunder ketij konkluzioni lejohet ankim i vecante.
Llojet e procesit ekzaminues Ekzistojne dy lloje;
procesi i shkurter ekzaminues dhe
procesi i vecnate ekzaminues.
Procesi i shkurter ekzaminues aplikohet ne rastet kur per vertetimin e fakteve dhe te rethanave te tjera
nuk nevojitet kryerja e veprimeve te vecanta (si deklarata e deshmitareve, prokurimi i dokumenteve,
ekspertiza, seanca, kqyrja ne vend, etj). Pra procesi i shkurter zhvilohet kur gjendja faktike eshte mjaft e
qarte.
Per te dalluar se kur mund te zhvillohet procesi i shkurter e kur ai i vecante, ligji ka parapa kater raste:
1 kur pala ka paraqitur mjaft prova per vertetimin e gjendjes faktike
2 kur gjendja faktike mund te vertetohet mbi bazen e te dhenave zyrtare
3 kur me dispozite eshte parashikuar qe ceshtja mund te zgjidhet sipas fakteve te cilat nuk jane
provuar plotesisht
4 kur eshte fjala per marrjen e masave urgjente qe kane interes publik.
Procesi i vecante ekzaminues zbatohet kur nevojitet qe te vertetohen fakte dhe rethana qe kane rendesi
per zgjidhjen e ceshtjes. Ne kete process personi zyrtar cakton:
1 se cilat veprime duhet te behen dhe jep urdher per zbatimin e tyre
2 cakton rendin sipas te cilit duhet te kryhen keto veprime
3 cakton seancat gojore dhe degjimet
4 vendos se cilat prova duhet te paraqiten dhe me cilat mjete provuese
5 vendos per te gjitha propozimet dhe deklaratat.
P-18. Shqyrtimi gojor
Shqyrtimi gojor paraqet nje nder veprimet me te rendesishme. Ketu vertetohen faktet dhe paleve u
mundesohet qe te mbrojne te drejtat dhe interesat e tyre.
Shqyrtimi gojor caktohet: ne ceshtjet ne te cilat marrin pjese dy apo me teper pale me interesa te
kunderta; dhe kur duhet te behet degjimi i paleve apo kqyrja ne vend.
Shqyrtimi gojor behet publikisht. Publiku mund te perjashtohet ne keto raste: nese kete e kerkojne
shkaqet e moralit apo te sigurimit publik; nese ekziston rreziku qe shqyrtimi gojor te pengohet; nese
duhet te shqyrtohen maredheniet ne nje familje; dhe nese duhet te shqyrtohen rrethanat te cilat
paraqesin secret zyrtar , shkencor, afarist, artistic, etj. Gjate komunikimit te vendimit nuk mund te
9
perjashtohet publiku. Perjashtimi i publikut nuk ka te beje me palet dhe me te autorizuarit e tyre.
Shqyrtimi gojor mbahet ne seline e organit qe e zhvillon procesin, e nese ka nevoje te dilet ne vend te
kqyrjes, atehere shqyrtimi mund te mbahet edhe ne vendin e kqyrjes. Ne fillim te shqyrtimit gojor,
personi zyrtar i cili e udheheq procesin ka per detyre te konstatoj se cilet prej perwonave jane te
pranishem, kurse lidhur me ata qe mungojne i shqyrton fletethirrjet. Gjate procesit pala mund te beje
veretje mbi punen qe kryhet ne shqyrtim. Lenda e shqyrtimit duhet te shqyrtohet dhe konstatohet ne
menyre te plote.
Ceshtja paraprake Gjate zhvillimit te procesit, organi mund te ndesh ne ceshtjen pa zgjidhjen e se ciles
nuk mund te zgjidhet ajo ceshtje. Kjo pra paraqet ceshtjen paraprake. Ne keto raste, organi mundet qe
vete ta shqyrtoj kete ceshtje , ose ta nderprej procesin derisa organi competent te mos e zgjedh kete
ceshtje.
Pas konstatimit se ekziston ceshtja paraprake, organi mund te veproj ne dy menyra:
1)qe te ndalet ne ate faze te procesit dhe se pari vete te zgjedh ceshtjen paraprake, e pastaj te vazhdoj
me procesimin e ceshtjes kryesore; apo
2) nese vendos se ate duhet ta zgjedh organi tjeter, atehere e nderpret procesin me konkluzion deri ne
zgjidhjen e ceshtjes paraprake. Kunder ketij konkluzioni lejohet ankim i vecante, pervec nese ate e ka
nxjerr organi i shkalles se dyte.
Ne ceshtjet kur ekziston vepra penale, organi i cili e zhvillon procesin administrative eshte i lidhur me
aktgjykimin e formes se prere te gjykates penale me te cilin i pandehuri shpallet fajtor.
P-19. Te provuarit
Faktet qe sherbejne si baze per nxjerrjen e vendimit vertetohen me prova. Provat ndahen ne prova te
drejtperdrejta apo direkte dhe jo te drejtperdrejta apo indirekte.
Te provuarit direct kemi kur nga provat e paraqitura ne menyre direkte konstatohet se ekziston apo nuk
ekziston ndonje fakt. Ndersa nga provat indirekte se pari duhet te vertetohet fakti qe ne menyre direkte
nuk eshte i lidhur me lenden e procesit.
Nuk ka nevoje qe te provohen keto fakte: faktet e pakontestueshme; faktet e njohura per te gjithe; dhe
faktet ekzistimin e te cilave e presupozon ligji.
Te provuarit me dokumente Dokumentet qe perodren si prova ndahen ne: dokumente publike dhe
private. Dokument publik eshte ai i cili eshte ne forme te rregullt; dhe te cilin e ka leshuar organi i
administrates, gjykata apo ndonje organ tjeter i pushtetit.
Dokumente private jane ato qe i perpilojne vete personat privat si deklaratat e ndryshme me shkrim per
ndonje ngjarje, kontratat, librat afariste; etj.
Kur ne document dicka eshte prishur, gervishur, apo fshire e eshte vene dicka tjeter, atehere personi
zyrtar e cmon se ne cfare mase eshte zvogeluar vlera provuese e atij dokumenti. Dokumentet e
paraqitura si prove, mund ti paraqese vete pala apo i merr organi i cili e zhvillon procesin.
Certifikatat jane lloj i vecante i dokumenteve qe paleve u sherbejne per te provuar fakte te caktuara.
Ekzistojne dy lloje:
Certifikatat per fakte nga evidenca zyrtare- qe jane dokumente te cilat organet dhe institucionet e tjera
qe ushtorjne autorizime publike i mbajne ne evidence zyrtare , per shembull certifikatat e lindjes,
kurorezimit, vdekjes, te punesimit, pensioneve, etj. Keto dokumente lehsohen ne afat prej 15 ditesh pasi
ti ekrkoj pala, ne te kunderten pala ka te drejte ankese.
Certifikatat per fakte te cilat nuk mbahen ne evidenca zyrtare kete lloj te dokumenteve organet dhe
institucionet qe ushtrojne autorizime publike kane per detyre ti leshojne vetem atehere kur kjo eshte
caktuar me ligj. Kjo certificate apo vendimi me te cilin refuzohet kerkesa per dhenien e kesaj certificate
behet ne afat prej 30 ditesh.
Te provuarit me deshmitare Edhe procedura administrative njeh menyren e te provuarit me
deshmitare sikurse procedurat e tjera. Deshmitar quajme cdo person i cili eshte i afte ta verej faktin per
te cilin duhet te deshmoj. Deshmitar nuk mund te jete personi zyrtar i cili merr pjese ne process.
Deshmitaret degjohen vece vec pa pranine e atyre deshmitareve qe duhet te degjohen me vone, ndersa
deshmitari i degjuar nuk mund te largohet pa lejen e perosnit zyrtar i cili e zhvillon procesin. Personi i cili
10
per shkak te semundjes nuk mudnte vije ne seline ku zhvillohet procesi, degjimi i tij behet ne baneses e
tij. Deshmitari mund te refuzoj te deshmoj ne keto raste: kur deshmia e tij do te paraqiste ndonje turp te
madh, dem te madh ne pasuri, apo ndjekje penale per te; nese me palen gjendet ne vije te drejte te
gjakut pafund dhe ne vije anesore deri ne shkallen e trete; kur me deshmine e vet e shkel ndonje ruajtje
te sekretit; dhe kur pala i eshte drejtuar atij si rrefyes.
Te provuarit me ane te eksperteve -Eksperti i emeruar eshte i detyruar ti pergjigjet thirrjes se gjykates
dhe ta parashtroj mendimin e tij. Prova me ane te ekspertit merret ne sance gjyqesore ne te cilen ai
gojarisht e paraqet mendimin e tij i cili gjithmone duhet te arsyetohet. Gjykata ekspertizen mund tia
besoj ndonje insitutcioni , kur ekzisotjne mendime te ndryshme ne mes te eksperteve, apo kur dyshohet
ne mendimet e tyre. Mendimin e ekspertit gjyata e vlereson lirisht sikurse edhe provat e tjera. Procedura
administrative si lloj te vecante te eksperteve njeh interretet te cilet ndihmojne gjate zhvillimit te procesit
administrative qe pjesemarrsit te kuptohen me lehte.
Te provuarit me kqyrje ne vend keqyrja ne vend eshte vrojtim direct i faketeve dhe i rrerhanave qe jane
te rendesishme per zgjidhjen e ceshtjes. Per kete lloj nte provuari vendos personi zyrtar i cili e udheheq
procesin sipas bindjes se vete. Edhe palet kane te drejte te jene te pranishme gjate kqyrjes ne vend
Zoteruesi apo poseduesi i sendit ku duhet te behet kqyrja eshte i detyruar qe ta lejoj keqyrjen ne vend.
Prova me deklaraten e pales- Deklarata e pales eshte mjeti me i dobet provues i parapare me ligj.
Personat zyrtar qe udheheqin procesin mund ta perdorin kete mjet provues vetem ne keto raste te
caktuara:
1)nese nuk ekziston prova direkte;
2) nese ai fakt nuk mund te provohet me mjete te tjera provuese;
3) nese me marrjen e provave te tjera do te veshtersohej realizimi i te drejtave; dhe
4) nese eshte fjala per fakte te cilat nuk mund te provohen me mjete te tjera.
11
4-Vendimet e plota jane ato me te cilat eshte vendosur mbi te gjitha ceshtjet. Ndersa vednimi i pjeshems
eshte ai me te cilin eshte vendosur vetem per nje pjese te ceshtjes. Vendimi plotesues eshte ai me te cilin
organi vendos per nodnje pjese te ceshtjes per te cilen ka bere leshim.
5-Vendimi i perkoshem eshte ai me te cilin perkohesisht rregullohen ceshtjet e caktuara ne process,
ndersa vendimi per ceshtjen kryesore nxjerret pasi qe te perfundoj procesi. Vendimi per ceshtjen
kryesore e pris vendimin e perkohshem.
6-Vendimi i perbashket nxjerret kur ne process paraqiten shume persona dhe per te gjithe nxjerret nje
vendim. Vendimet gjenerale nxjerren ne rastet kur kemi te bejme me me shume persona shumica e te
cileve jane te panjohur per organin.
Nxjerrja e vendimeve - Vendimin mund ta nxjerrin organi individual, organet kolegjiale, organet
ekzekutive, nderrmarjet dhe institucionet qe ushtrojne autorizime publike ne ceshtjen administrative.
Kur vendos organi individual , vendimin e nxjerr eprori i organit. Ndersa kur vendos organi kolegjial pra
vendimin e nxjerr vete organi kolegjial.
12
Afati per paraqitjen e ankimit eshte 15 dite nga dita e dorezimit te vendimit pales. Mirepo me dispozita
mund te parashihet edhe afat me i shkurter ose me i gjate. Afati per ankim fillon prej dites se neserme
pasi ti dorezohet pales vendimi apo akti administrative.
Permbajtja dhe dorezimi i ankimit Elementet e ankeses jane: numri dhe data e vendimit qe
kundershtohet; emertimi i organit i cili e ka nxjerr vendimin; dhe ne cfare pikpamje eshte e pakenaqur
pala. Me ankese pala mund te parashtroj edhe fakte apo prova te reja qe nuk jane perdorur ne shkallen e
pare.
P-23.Puna e organit te shkalles se pare dhe te dyte lidhur ankimin me
Puna e organit te shkalles se pare - Ligji parasheh qe pervec organit te shkalles se dyte , ne lidhje me
ankese mund te vendos edhe organi i shkalles se pare, pra ai i cili e ka nxjerr vendimin kunder te cilit
drejtohet ankesa, pamarparaysh qe ankesa i drejtohet organit te shkalles se dyte.
Organi i shkalles se pare shqyrton se a eshte ankesa e lejueshme, a eshte paraqitur me kohe, dhe a
eshte bere nga personi i autorizuar. Nese konstatohet se ankesa nuk eshte ne rregull per nga permbajtja,
atehere organi i shkalles se pare vepron ashtu sic vepron me parashtresat formale jo te rregullta (pra e
refuzon). Ndersa kur konstaton se ankesa eshte e palejuar, e bere ne kohe jo te duhur apo nga personi i
paautorizuar atehere e hudh poshte ankesen. Nese organi i cili e ka nxjerr vendimin e shkalles se pare
konstaton se ankesa eshte ne rregull, atehere ceshtjen mund ta vendos ndryshe dhe me vendim te ri ta
zavendesoj vendimin i cili eshte atakuar me ankese. Organi i shkalles se pare duhet te vendos ne lidhje
me ankesen ne afat pre 15 ditesh nga dita kur e merr ankesen.
Puna e organit te shkalles se dyte lidhur me ankimin Sikurse organi i shkalles se pare, te njejtat
autorizime i ka edhe organi i shkalles se dyte i cili e vlereson ankesen si per nga permbajtja ashtu edhe
per nga lejushmeria. Organi i shkalles se dyte me vendim e hedh poshte ankesen e parregullt. Organi i
shkalles se dyte i hyn vendosjes sipas ankeses neqoftese konstaton se ankesa eshte ne rregull. Organi i
shkalles se dyte pas shqyrtimit te ankeses mund te veproj ne dy menyra:
1) ta zgjedh ceshtjen vete; apo
2) tia kthej lenden organit te shkalles se pare ne ri-procedim. Organi i shkalles se dyte do ta vendos
ceshtjen ne te gjitha rastet pervec kur ne shkallen e pare faktet jane vertetuar ne menyre jo te plote apo
gabimisht, kur jane bere shkelje esenciale te rregullave te procedures, apo kur dispozitivi nuk eshte i
qarte ose ne kundershtim me arsyetimin.Ligji parasheh rregull qe organi i shkalles se dyte i cili vendos
sipas ankeses nuk mund te ndryshoj vendimin ne dem te ankuesit. Kjo do te thote se ne shkallen e dyte
palet nuk mund te realizojne me pak te drejta sesa ne shkallen e pare pervec ne rastet drastike. Organi i
shkalles se dyte e shpall te pavlefshme vendimin e shkalles se pare nese: verteton se ajo ceshtje nuk
mund te zgjidhet ne procesin administrative; se me ekzkekutimin e vendimit do te shkaktohej veper e
denueshme sipas dispozitave penale ; nese ekzekutimi i vendimit nuk eshte fare i mundshem; nese eshte
nxjerre pa kerkesen e pales; dhe nese permban parregullsi qe e bejne vendimin te pavlefshem. Afati per
nxjerrjen e vendimit ne baze te ankimit me ligj eshte parapa te jete me se shumti dy muaj. Ky afat mund
te jete edhe me i shkurter por nuk guxon te jete me i gjate se dy muaj. Nese ndodh qe organi te mos
vendos mbrenda ketij afati (te vie deri te heshtja administrative), atehere pala ka te drejte qe te kerkoj
mbrojtje me ane te kontestit administrative. Pas ngritjes se kontestit administrative , pala do te kerkoj nga
organi qe ne afat plotesues prej 8 ditesh te vendos ne lidhje me ankesen.Me rregull vendimi i shkalles se
dyte dergohet permes organit te shkalles se pare, por mundet edhe direct tia dergoj pales.
2.Nese vednimi eshte nxjerre mbi dokumentin e rreme apo thenies se rreme te deshmitarit apo
ekspertit;
5.Nese personi i cili eshte dashur te merr pjese si pale nuk i eshte dhene mundesia
7.Nese palen nuk e ka perfaqesuqar perfaqesuesi ligjor ndersa sipas ligjit eshte dashur ta perfaqesoje,
etj.
Afati per perseritjen e procedures mund te jete i natyres subjective qe eshte nje muaj nga dita kur
mesohet per arsyet per perseritjen e procedures e i cili fillon te ec prej dites kur vendimi eshte bere
definitive;Dhe afati i natyres objective qe eshte 5 vite nga dita e dergimit te vendimit pales. Propozimi per
perseritje te procedures i paraqitet organit te shkalles se pare i cili ka vendosur lidhje me ceshtjen.
P-26. Nderrimi dhe anulimi i vendimit lidhur me kontestin administrative
Ne proceduren administrative, organit te shkalles se pare i lejohet edhe mundesia qe kunder aktit
kunder te cilit eshte ngrit kontesti administrative, vendimin ta ndryshoj ose anuloj. Me kete mjet te
jashtezakonshem juridik mund te sherbehen edhe organi i shkalles se pare edhe ai i shkalles se dyte. Per
tu perdorur ky mjet i jashtezakonshem juridik duhet plotesuar disa kushte:
1) qe kunder ketij vendimi te mund te ngritet kontesti administrative;
2) qe kontesti administrative te ngritet me kohe-pra ne afat prej 30 ditesh;
14
3) qe kontesti administrative te mos kete perfunduar;
4) qe te merren ne kosniderim te gjitha kerkesat e padise; dhe
5) qe me ndryshimin apo anulimin e vendimit te mos preket e drejta e cilesdo pale apo personit te
trete.
P-27. Kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise
Prokurori publik si mbrojtes i ligjshmerise mund te ngris kerkesen per mbrojtjen e ligjshmerise nese
plotesohen disa kushte: 1) nese akti administrative eshte i plotefuqishem; 2) nese kudner tij nuk mund
te ngritet kontesti administrative; 3) nese mbrojtja gjyqesore lidhur me ate ceshtje nuk eshte siguruar
jashte kontestit administrative.
Afatet per kete mjet te jashtezakonshem juridik mund te jene te natyres subjective dhe objective.
Afati subjektiv eshte nje muaj, ndersa afati objektiv eshte 6 muaj.
Kunder vendimit me te cilin refuzohet kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise nuk lejohet ankesa.
P-28. Anulimi dhe prishja ne baze te se drejtes se mbikqyrjes
Ky mjet i jashtezakonshem juridik njeh 4 raste te anulimit dhe 1 rast te prishjes se vendimit definitive.
Rastet e anulimit te vendimit jane:
1) nese vendimin e ka nxjerre organi qe nuk ka kompetence lendore;
2) nese per te njejten ceshtje me pare eshte nxjerre vendimi i formes se prere;
3) nese vendimin e ka nxjerr ndonje organ tjeter pa pelqimin, lejimin apo vertetimin e organit tjeter;
dhe
4) nese vendimin e ka nxjerr organi i cili nuk ka kompetence tokesore.
Rasti i prishjes se vendimit definitive ne baze te se drejtes se mbikqyrjes mund te behet nese haptazi
eshte shkelur ligji material.
P-29. Prishja dhe ndryshimi i vendimit te formes se prere me pelqimin apo kerkesen e pales
Kur me vendimin e formes se prere pala ka fituar ndonje te drejte, ndersa organi qe e ka nxjerr kete
vendim konsideron se nuk eshte aplikuar me rregull ligji material, atehere organi mund te kerkoj qe ta
prish ate vendim apo ta ndryshoj ate nese pala e jep pelqimin per kete dhe nese nuk preket ndonje e
drejte e personit te trete.
Kushtet qe duhet plotesuar per aplikimin e ketij mjeti te jashteakonshem juridik jaen:
1) qe vednimi te jete i formes se prere;
2) qe pala me ate vendim te kete fituar ndonje te drejte apo ti eshte caktuar ndonje detyrim;
3) qe ne vendim te mos jete aplikuar me rregull ligji material;
4) qe pala te jape pelqimin per prishje;
5) qe me kete te mos preket e drejta e personit te trete.
Kete mjet me se shpeshti e perdor organi i shkalles se pare, por mund ta perdor edhe organi i shkalles se
dyte, nese ai ka vendosur lidhur me cshtjen.
Kunder ketij vendimi lejohet ankesa nese e ka nxjerr organi i shkalles se pare, e nese e ka nxjerr orgni i
shkalles se dyte, apo nese vendimi i shkalles se pare eshte bere definitive, atehere nuk lejohet ankesa por
vetem mund te ngritet kontesti administrative.
P-30. Prishja e jashtezakonshme
Vendimi i ekzekutueshem mund te prishet ne raste te posacme kur rrezikohet interesi publik, sigurimi
publik, qetesia publike, rendi publik, morali publik, apo te menjanohen crregullimet ne ekonomi te
cilat nuk kane mundur te menjanohen ndryshe. Ky vendim mund te prishet pjeserisht apo plotesisht.
Kete vendim, pervec organit i cili e ka nxjerr, mund ta prish edhe organi i shkalles se dyte . Pala e cila
me prishjen e ketij vendimi ka pesuar ndonje dem, ka te drejte qe te kerkoje kompensim vetem te demit
real.
Shpallja e vendimit si te pavlefshem - Per shkak te shkeljeve te rregullave qe ligji i numeron, nje vendim
mund te shpallet i pavlefshem nese:
1)nese vendimi eshte nxjerr ne procesin administrative e nuk eshte dashur fare te vendoset ne kete
process;
2) kur me ekzekutimin e atij vendimi mund te shkaktohet ndonje veper te demshme sipas ligjit penal;
15
3) kur ekzekutimi i vendimit fare nuk eshte i mundshem;
4) kur vendimi permban ndonje parregullsi si shkak i pavlefshmerise;
5) kur vendimi eshte nxjerr pa kerkesen e pales e ne te cilin me vone pala nuk e ka dhene mendimin e
vete.
Pasojat juridike te anulimit dhe te prishjes Me anulimin e vendimit dhe shpalljen e tij te pavlefshem
anulohen edhe pasojat juridike qe do te mund ti sillte vednimi i tille. Me prishjen e vendimit nuk
anulohen pasojat juridike por behet e pamundur passjellja e metejme e pasojave juridike te vendimit te
prishur.
P-31. Ekzekutimi
Ekzekutimi eshte faza e fundit ne procesin administrative. Aktet administrative mund te ekzekutohen
vetem pasi te kene marre formen e prere. Te gjitha aktet administrative nuk mund te ekzekutohen.
Keshtu p.sh. nese me aktin administrative refuzohet kerkesa e pales atehere ketu nuk ka cka te
ekzekutohet.
Llojet e ekzekutimeve Ekzekutimi i akteve administrative zbatohet per te realizuar rivendikimet ne para
ose detyrimet jomonetare. Rivendikimet ne para jane ato qe perbehen ne dheniet e caktuara ne forme te
parase.Detyrimet jomonetare perbehen ne kryerjen e ndonje veprimi.
Ekzekutimin me qellim te plotesimit te detyrimeve monetare e quajme ekzekutim gjyqesor, sepse ne
kete lloj te ekzekutimit jane kompetente gjykatat, (me se shpeshti komunale).
Ndersa ekzekutimin me qellim te plotesimit te detyrimeve jomonetare e quajme ekzekutim
administrative sepse ketu jane kompetente organe administrative.
Organet kompetente per zbatimin e ekzekutimit administrative Eshte rregull e pergjithshme qe
ekzekutimin e akteve administrative ta bejne organet te cilat kane vendosur ne shkalle te pare.
Procedura dhe menyra e ekzekutimit te akteve administrative Ekzekutimi zbatohet kudner personit qe
eshte i detyruar ta plotesoj detyrimin.Ekzekutimi zbatohet kryesisht apo me kerkesen e pales. Ekzekutimi
gjyqesor zbatohet sipas rregullave mbi proceduren gjyqesore ekzekutive. Para se te fillohet ekzekutimi
administrative, organi competent nxjerr kryesisht ose me kerkesen e pales konkluzionin me te cilin
lejohet ekzekutimi. Kunder ketij konkluzioni lejohet ankesa organit competent te shkalles se dyte. Ne
rastin kur ekzekutimin administrative nuk e zbaton organi i cili e ka nxjerr aktin , atehere ne aktin
administrative vihet klauzula e vet ne vendim se ky ka marre formen e prere dhe ia dergon per ekzekutim
organit competent.
Shtyrja dhe pezullimi i ekzekutimit Shtyerja e ekzekutimit mund te behet ne keto raste: 1) nese
detyrimi eshte kryer; 2) nese ekzekutimi fare nuk eshte i lejueshem; 3) nese ekzekutimi eshte zbatuar
kunder personit qe nuk ka detyrim; 4) nese kerkuesi i ekzekutimit ka hequr dore nga kerkesa e vet; 5)
nese titulli ekzekutiv eshte anuluar apo prishur.
Menyra e ekzekutimit administrative Ekzekutimi administrative zbatohet me ane te personave te tjere
ose me ane te shtrengimit. Ekzekutimi me ane te personave te tjere behet nese detyrimin mund ta
permbush edhe ndonje person tjeter perderisa i ekzekutuari nuk e zbaton fare apo nuk e zbaton ne
teresi.
Ekzekutimi me shtrengim zbatohet ne keto raste:
1) nese i ekzekutuari ka per detyre te lejoje apo shtrengoj dicka e ai vepron ne kundershtim me kete;
2) nese object i ekzekutimit eshte veprimi i te ekzekutuarit te cilin veprim ne vend te tij nuk mund ta
zbatoj tjeterkush.
Ekzekutimi me qellim te sigurimit per sigurim te ekzekutimit, ekzekutimi mund te lejohet edhe para se
vendimi te merr formen e prere. Kunder konkluzionit i cili nxjerret per sigurimin e ekzekutimit lejohet
ankese e vecante, mirepo ankese kunder konkluzionit me te cilin eshte caktuar ekzekutimi me qellim te
sigurimit nuk e shtyn zbatimin e ekzekutimit.
Konkluzioni i perkoshem per sigurimin ky konkluzion zbatohet kur ekziston detyrimi i pales e ajo pale e
ka ne posedim pasurine ku duhet te behet ekzekutimi dhe ekziston rreziku qe ajo pale vete apo ne
marreveshje me personin e trete te pengoj ekzekutimin. Ne raste te tilla pra organi competent mund te
nxjerr konkluzion te perkohshem para se ta nxjerr vendimin.
16
P-32. Kontesti administrative
Kontesti administrative ne te vertete eshte vazhdim i procedures administrative. Kur organi competent
e perfudnon procesin administrative, pra kur e nxjerr vendimin definitive, e kunder te cilit vendim pala
eshte e pakenaqur dhe nuk ka mundesi qe te perdor mjetin e rregullt juridik (ankesen), atehere krijohet
kontesti apo konflikti ne mes te asaj pale dhe organit kompetent. Pala ne keto raste ka te drejte qete
kerkoj qe ate kontest ta zgjedh gjykata kompetente , perkatesisht qe gjykata te vertetoj ligjshmerine e
vendimit te cilin e ka nxjerr organi administrativ e me te cilin vendim ajo nuk ehste e kenaqur.
Kontesti administrativ mund te krijohet edhe nese organi competent (prokurori publik, avokati publik, etj)
konsideron se me aktin administrativ eshte shkelur ligji ne favor te pales e ne dem te bashkesise
shoqerore apo insititucionit.
Llojet e kontestit administrativ
Ekzistojne dy lloje te kontestit administrativ:
1) kontesti mbi ligjshmerine e aktit administrativ dhe
2) kontesti mbi jurisdiksionin e plote.
1.Kontesti administrativ mbi ligjshmerine e aktit administrativ Ndoshin raste kur organet kompetente,
gjate procesit administrativ, te nxjerrin akte administrative individuale jo te ligjshme. Akte te tilla mund te
nxjerren si ne shkallen e pare ashtu edhe ne shkallen e dyte. Kontesti administrativ mund te ngritet
kunder vendimeve te shkalles se pare vetem pasi qe ato te behen definitive, pra te marrin formen e prere
dhe kur kudner tyre pra nuk mund te paraqitet mjeti i rregullt juridik. Objekt i kontestit administrativ pra
eshte ligjshmeria e nje akti e jo zgjidhja e ceshtjes administrative.
2.Kontesti administrativ i jurisdiksionit te plote - per dallim nga kontesti administrativ mbi ligjshmerine e
aktitku object i kontestit ishte ligjshmeria e nje akti, tek kontesti administrativ i jurisdiksionit te plote
object eshte vertetimi ne teresi i situates idnividuale juridike. Ketu pra gjykata nuk e shqyrton vetem
ligjshmerine e nje akti, por hyn edhe me thelle, sepse e shqyrton edhe pershtatshmerine e tyre. Me kete
rast te kontestit administrativ, gjykata mundet qe ta mbeshtes, ta ndryshoj apo ta prish ate vendim.
Jane te njohura disa lloje te kontestit administrativ te jurisdiksionit te plote:
I pari eshte ai ne te cilin gjykata perpos qe vendos per ligjshmerine e aktit administrativ, vendos edhe per
kompensimine demit te shkaktuar me ekzekutimin e vendimit apo per kthimin e sendeve te marrura me
ekzekutimin e vendimit administrativ.
I dyti eshte rasti ne te cilin gjykata vete e zgjedh ceshtjen administrative (zgjidhje meritore). Ne kete rast
gjykates pra i eshte lene mundesia qe perpos qe e anulon vendimin administrativ, ai vete te vendos dhe
ta zgjedh ceshtjen administrative. Kjo behet per shkak te ekonomizimit te procesit.
I treti rast eshte se gjykate ne kontestin administrativ mundet te vendos edhe ne rastin e heshtjes
administrative, kur organi pra nuk nxjerr vendim pas skadimit te afatit e as pas skadimit te afatit
plotesues.
Llojet e tjera te kontestit administrativ Kontestet administrative ndahen edhe ne konteste subjective
dhe objective, apo ne konteste paraprake dhe plotesuese.
Kontest administrativ subjektiv quajme qte kontest te cilin e ngrit personi fizik apo juridik per shkak se i
eshte shkelur nje e drejte subjective.
Kontesti administrativ objektiv eshte ai kontest kur behet fjale per shkeljen e te drejtes objective, pra per
vertetimin e ligjshmerise se aktit administrativ.
Kontest administrativ paraparak quajme ate ne te cilin gjykata e vendos ceshtjen administrative te cilen
me pare nuk e ka vendosur organi competent (pra ne rastet e hesjtjes administrative).
Kontest administrativ plotesues eshte ai kur gjykata vendos pas nxjerrjes se aktit administrativ ne
procesin administrativ.
P-33. Ngritja e kontestit administrativ
Kontesti administrativ mund te ngritet vetem kunder aktit administrativ dhe ate te akteve administrative
definitive, e qe keto me se shpeshti jane akte qe i nxjerr organi i shkalles se dyte. Thame se mund te
17
ngritet edhe kudner vendimeve te organit te shkalles se pare nese kudner atyre vendimeve nuk mund te
perdoret mjeti i rregullt juridik ankesa.
Palet ne kontestin administrativ Pale ne kontestin administrativ jane paditesi dhe i padituri, e ne
kushte te caktuara edhe personi i interesuar.
Padites ne kontestin administrativ si rregull eshte personi i cili nuk eshte i kenaqur me aktin definitive te
nxjerre ne procesin administrativ. Ky person mund te jete individi apo personi juridik.
I paditur ne kontestin administrativ eshte ai subject i cili e ka nxjerre aktin administrativ me te cilin
paditesi nuk eshte i kenaqur dhe i cili vendim pra kudnershtohet me padi.
Personi i interesuar ne kontestin administrativ eshte ai person ndaj te cilit anulimi i vendimit
drejteperdrejte do te shkaktonte dem. Ky person gjithmone gjendet pra ne anen e organit.
Menyra e ngritjes se procesit administrativ padia- Kontesti administrativ ngritet me padi. Padia
paraqitet ne afat prej 30 ditesh prej dites se dergimit te aktit administrativ pales e cila e paraqet padine.
Ne rastet kur nuk dergohet akti administrativ, atehere ky afat eshte 60 dite. Nuk ka kontest administrativ
pa padi, sepse kontesti administrativ mund te ngritet vetem me iniciative te pales e jo edhe kryesisht apo
sipas detyres zyrtare.
Padia mund te dorezohet drejtperdrejte dhe me ane te postes. Padia mund te deklarohet edhe me goje
ne procesverbal. Kur padia dorezohet me ane te postes, ajo dorezohet ne formen urgjent ,sepse dita e
dorezimit urgjent te padise konsiderohet sikur te ishte dorezuar padia drejtperdrejte ne gjykate.
Padia medoemos duhet te permbaje: emrin, mbiemrin, adresen, profesionin e paditesit apo selise se
organit juridik; pastaj aktin administrativ kudner te cilit eshte drejtuar padia; dhe kerkesen e caktuar per
tu kthyer sendi apo kompensuar demi nese kjo kerkohet.
Heqja dore nga padia Paditesi mund te heq dore nga padia tere kohen derisa te merret vendimi. Me
heqjen dore nga padia gjykata e pezullon proceduren me vendim. Procesi do te nderpritet edhe kur
organi gjate kontestit administrativ nxjerr akt te ri administrativ (p.sh e ndryshon apo anulon aktin
administrativ qe ka te beje me kontestin administrativ).
Veprimi i padise ne ekzekutimin e aktit administrativ Per dallim prej ankeses ne procesin administrativ,
padia ne kontestin administrativ nuk e ndalon ekzkeutimine aktit administrativ te kontestuar. Mirepo me
perjashtim, ne disa raste, padia mundet qe te shtyj ekzekutimin. Veprimi shtyes i padise mund te jete
obligues dhe fakultativ.
Veprimin obligues te shtyerjes padia e ka ne rastin kur ekzekutimi i aktit te kontestuar administrativ do ti
shkaktonte dem te rende dhe te papermiresueshem paditesit.Veprimin fakultativ te shtyerjes padia e ka
ne disa raste, kur kete e lejon interesi publik.
20