You are on page 1of 5

Sociologji Pune

Tema: Një studim në qëndër biznesi.

Punoi: Xhoana Hakrama

Dega: Sociologji

Viti: II Bacheor

Pranoi: Ma. Lorenc Ligori


Objektivat: 1- Të paraqesim gjëndjen në një qëndër biznesi.
2- Të shikojmë gjëndjen nga afër dhe të intervistojmë pjesëmarrësit.

Qëllimet: 1- Të nxjerrim në pah problematikat.


2- Të ballafaqojmë cdo problematik të dalë me ligjet dhe nenet e Kodit të Punës
së Republikës së Shqipërisë
3- Të krahasojmë gjëndjen e ndërmarrjes së vëzhguar me të tjerat.
4- Të paraqesim një zgjidhje për problematikat e ngritura.
Gjatë një interviste të bërë me punonjësit dhe pronarët e një nga rrobaqepsive private të
Tiranës, në zonën e Kombinatit, u vu re se jo të gjitha nenet përkatëse të Kodit te Punës
zbatoheshin sipas ligjit të shkruar.

Disa nga problemet qe u hasën në këtë ndërmarrje të vogël me afërsisht 20 punonjës janë:

1- Ambjenti i punës ku ata punojnë nuk është shumë i përshtatshëm për një punë të qetë e të
sigurtë. Ambienti është i vogël, ngrohja e njëtrajtshme e vëndit të punës gjatë dimrit mungon,
dritaret e vogla e bëjnë më të vështirë qarkullimin dhe pastrimin e ajrit, kjo shpeshherë është
shoqeruar dhe me sëmundjen e puntoreve.
Disa nga punonjëset e kësaj ndërmarrje u shprehën se gjatë verës puna bëhët e pa durueshme
për arsye sepse bën shumë vapë dhe se mjetet e nevojshme për freskinë dhe pastërtinë e ajrit
mungojnë.
Sipas Neni 48 (Ndryshuar me ligjin nr. 136/2015, datë 5.12.2015) të Kodit të Punës -
”punëdhënësi merr të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e mjedisit të punës nga
ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet, si dhe çdo element të
ngjashëm që është i dëmshëm për jetën dhe shëndetin e punëmarrësit.”

2- Orët shtesë janë një problem tjetër ne këtë ndërmarrje. Punëtoret u shprehën se pagesat
për orët shtesë nuk shtohen dhe për më tepër ka pasur raste të shumta kur janë detyruar të
punojnë dhe të dielave për shkak të punës së shumtë.
Në Kodin e Punës sipas Neni 91 thuhet se “punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë
kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më
pak se 25 për qind të saj…” dhe sipas Neni 85 të Pushimit Javor thuhet se dita e diel eshtë ditë
pushimi.

3- Pushimet gjatë ditëve të festave nuk paguhen dhe nuk marrin as një pjesë te rrogës së tyre
për këto ditë pushimi të cilat janë shpallur kombetarisht si të tilla dhe nëse dita e pushimit bie e
diel ajo nuk shtyhet. Gjë të cilat bien ndesh me Neni 86 te Kodit të Punës.

4- Garderoba mungon në këtë vënd pune. Punonjëset u shprehën se ata nuk kanë një dhomë të
caktuar për të veshur rrobat e punës dhe për të lënë në një vënd të pastër dhë të përshtatshëm
rrobat e tyre, cantat etj.
Në Neni 71 thuhet se punëmarrësit duhet të kenë mundësi të ndërrojnë veshjet, t’i vendosin
ato dhe sendet vetjake, në një vend të mbrojtur nga përvetësimet, kushtet e vështira
atmosferike dhe burimet ndotëse, gjë e cila nuk zbatohet në këtë ndërmarrje.

5-Të pyetura për kontratat e punës punëmarrësit u shprehën se asnjë prej tyre nuk e dinin se
cfarë përmbante kjo kontratë pasi e kanë hedhur firmën e tyre kur ata kanë qënë gjatë orarit të
punës dhe pronarja/punëdhënësi nuk ua ka dhënë mundësinë për ta lexuar përmbajtjen e kësaj
kontrate por u ka kërkuar atyre vetëm firmën. Kontrata e punës qoftë ajo individuale ose
kolektive, është një kontratë që bëhet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit/ve atëherë kur të
dyja palët bien dakort për cfarë ajo kontratë përmban dhe kjo gjë bie ndesh me ligjin.

6- Në këtë firmë biznesi dy prej punëtoreve ishin 18 vjece dhe gjatë intervistës treguan se kanë
pothuajse 5 vjet që punojnë aty. Kjo do të thotë se pronarët e ksaj firme kanë pranuar të
punësojnë individë nen moshen e lejuar për të punuar. Sipas Neni 98 per mbrojtjen e fëmijëve
thotë se është e ndaluar punësimi i fëmijëve nën moshën 16 vjecare.

7- Një problem tjetër i ngritur nga punëmarrësit dhe që mund të vihej re shumë mirë pa qënë
nevoja për të punuar aty janë makinat me të cilat ata punojnë. Makinat e punës nuk janë të një
cilësie të mirë dhe as të mirëmbajtura ku në secilën prej tyre nuk mungonin mjetet rrethanore
që vetë punonjesit i kanë përdorur për ti bërë këto makina më të qendrushme dhe më të “afta”
për punë. Kjo mund të vë në rrezik jetën e punotoreve nese një prej këtyre mjeteve improvizore
lëviz nga vëndsi I tyre dhe gjithashtu sipas Neni 51 për mbrojten e përgjithshme shënon: Pjesët
e rrezikshme të makinerive duhet të pajisen me mjete mbrojtëse…

Kjo intervistë ka vijuar dhe me punëtorë të ndërmarrjeve (rrobaqepsi) të tjera private dhe
problemet që punëmarrësit shprehën më së shumti ishin kushtet e pa përshtatshme dhe
ambjenti I punës ku ata harxhojnë tetë orë dhe kjo gjë shpesh i ka detyruara ato të përballen
me të ftohtin dhe sëmundjet që vijnë nga lëndët e përdoruara si psh mastiçi etj.
Shumë prej tyre ishin të revoltuara për orët shtesë dhe të pa paguara, gjithashtu u vu re se ditët
e djela zëvëndësoheshin shumë herë më ditë pune dhe përsëri ato nuk paguheshin sic duhet
për këto ditë.
Dhënia e lejes ishte një problem tjetër dhe shqetësues për ta gjithashtu, ku u shprehën se
marrja e lejes është shumë e vështirë dhe akoma më e vështirë është pranimi dhe pagimi I
raporteve.
Siç vihet re ankesat e punemarrësve janë pak a shumë të njëjta, gjë që vërteton se mos zbatimi
I ligjeve dhe Neneve e shoqëron shoqërine tonë puntore cdo dite.
Një nga mënyrat për ti zgjidhur këto probleme paqësisht është ankesa tëk vetë pronari I
biznesit dhe këmbëngulja për të drejtat tona si individë dhe punëtorë, por jo të gjithë
pothuajse asnjë nga punetorët nuk e merr këtë insiativë për shkak të presionit me largimin nga
puna. Nje zgjidhje tjetër mund të jetë ankesa dhe paraqitja tek oragnet perkatësore ligjore por
dhe në këtë rast punemarrësit tërhiqen nga frika se përvec kohës që do të humbasin, nuk do të
nxjerrin asgjë në dritë për sa kohë korrupsioni ekziston.
Bibleografia:
http://www.qbz.gov.al/kode-pdf/Kodi%20i%20Punes-2016%20i%20azhurnuar.pdf

KODI I PUNËS, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Maj 2016.


Mjedisi i punës, Neni 48, fq47.
Pushimi javor dhe ditët e festive, Neni 85, fq61.
Orët shtesë, Neni 91, fq 62.
Gardëroba , Neni71, fq55.
Ditët e festive zyrtare, Neni 86, fq61.
Mbrojtja e veçantë për fëmijët, Neni 98, fq69.
Makineri të rrezikshme , Neni51, fq47.

You might also like