You are on page 1of 2

Who Comes After the Subject?

( Eduardo Cadava, Peter Connor, Jean-Luc Nancy)

Who Comes After the Subject ( shqip: Kush vjen pas subjektit) është një përmbledhje esesh nga
mendimtarët më të spikatur bashkëkohor në raport me njërën nga problemet më të mëdha në
filozofi, që me fillesa është nga antika, por, konkretizohet në përpjekjen e cogito-së karteziane
me atë që njihet si: cogito ergo sum ( Unë mendoj, prandaj jam) e deri tek shpallja e vdekjes së
njeriut (që nënkupton vdekjen e subjektit në traditën perëndimore të konceptimit). Kjo
përmbledhje esesh vë në spikamë problemet në konceptimin e subjektit dhe shtron pyetjet se ‘
çka pas subjektit? Kush vjen pas subjektit? e deri te pyetja elementare se ‘ çka është subjekti?
Emra të njohur të filozofisë bashkëkohore e sidomos ata që janë pjesë e mendimit francez do të
mundohen nëpërmjet eseve të tyre t’i japin përgjigje dilemës së madhe filozofike, edhe pse lirisht
mund të themi se lokacion gjeografik ose vendësia e subjekti lind me Descartes në Francë dhe
vdes në Francë me Foucault, por diagnozën në raport me subjektin dhe pyetjet e shtruar më lart
do t’i elaborojnë disa nga këta emra si: Maurice Blanchot, Gilles Deleuze, Jacques Derrida,
Emmanuel Levinas, Jean-Francois Lyotard etj ... – Siç pohon edhe edituesi i kësaj vepre filozofi
francez Jean-Luc Nancy “ Unë e kam shtruar pyetjen “Kush vjen pas subjektit?” për të vendosur
një nga linjat e thyerjes së parimit. Kritikën ose dekonstruksionin e subjektivitetit që është një
nga motivet më të mëdha të filozofisë bashkëkohore në Francë (...) mësimet e Marx, Nietzsche,
Freud, Husserl, Heidegger, Bataille, Wittgenstein.”

Kjo përmbledhje esesh është hyrje në rimendimin e koncepteve të trashëgimisë metafizike


perëndimore që në mendimin perëndimor iu atashohen përpjekjeve nga Descartes tek Kant e deri
tek Hegel. Rimendimi ose rivlerësimi i kësaj mënyre të konceptimit të subjektit është barra e
madhe që e kanë marr filozofët në supe, sepse, konceptimi modernist i subjektit na ka ofruar një
rrugë pa shtegdalje. Edhe, pse brenda gjurmëve të këtyre mendimtarëve të lart përmendur kemi
shkëndija të mendimtarëve si Nietzsche dhe Heidegger për ta ri-konceptuar subjektin, kjo,
përpjekje do të jetë motivi inspirues për ta ri-menduar subjektin nga mendimtarët pasues e
sidomos ata të proveniencës franceze të mendimit. Siç pohon edhe Jean Luc Nancy “ përbrenda
shenjës së ‘ dekonstruksionit” të kësaj metafizike, brenda atij transferimi të mendimit të Qenies
në të menduarën e jetës, ose të Tjetrit, ose të gjuhës etj – i ka përfshi të gjithë në tragën e
subjektit. Një diskurs i shpërndarë gjerë në ditë e sotme që proklamon likuidimin e thjesht të
subjektit.” – Ndoshta për ta përmbledhur këtë pjesë vlen ajo premisa e Nancy se ‘ subjekti ka ri-
absorbuar ose shter të gjitha mundësitë e të-qenit-në-botë’.

Një nga aspektet tjera që trajtohet në këtë përmbledhje esesh është edhe raporti i subjektit në
sferën publike. Pra, si iu adresohet subjekti dilemave të politikës dhe etikës që janë pjesë boshte
shoqërore. Edhe, pse kjo pjesë është një ekskursion më tepër ideologjik sesa konceptual rreth
asaj se çka përfaqëson subjekti,por, kjo njëherazi tregon edhe larushinë rreth e librit edhe
problemit të subjektit si pjesë konstituive e të jetuarës në botë.

Si përfundim ‘subjekti’ është dilema qendrore në mendimin perëndimor, sepse, ajo përmbledh në
vete shumë nga unsia jonë. Ndoshta, çlirim nga trashëgimia moderniste e konceptimit të subjektit
do të vlej të mendohet, ndoshta, kritikat dhe argumentimet e këtyre eseve do të na shpien kah ‘
prezenca e ekzistencës’ ( Nancy).

You might also like