You are on page 1of 14

Mbrojtja Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut

1. Karta e OKB ka përcaktuar organet qëndrore që duhet të bartin


veprimtarinë lidhur me të drejtat e njeriut e këto janë :

*Asamblea e Përgjithshme

* Këshilli ekonomik social

2. Cila është procedura e emërimit të Komisarit të Lartë për të drejtat e


njeriut ?

* Komisari i Lartë për të drejtat e njeriut emërohet nga Sekretari i


Përgjithshëm i KB-ve, por zgjedhjen duhet ta miratoj Asamblea e
Përgjithshme procedur kjo që është përcaktuar për të :

* për të siguruar ndikim e anëtarëve të KB në zgjedhje

* sepse miratimi apo emërtimi i tij nga Asamblea e Përgjithshme i siguro


këtij ligjitimitet të caktuar

3. Deklarata Univerzale për të drejtat e njeriut është ?

* Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara

4. Çka përmbajnë si risi dy paktet për të drejtat e njeriut (a) për të


drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe (b) ai për të drejtat civile
dhe politike në krahasim me Deklaratën Univerzale PDN ?

* Paktet përmbajnë si risi të drejtën e popujve për vetëvendosje me çka


përfundon kundërshtia mes dy ideologjive kundërshtare qëndrimit të
vendeve Perëndimore sipas të cilave të drejtat e popujve që kanë lidhje
me individë nuk kanë vend në Deklaratën Univerzale për të drejtat e
njeriu dhe qëndrimit të vendeve socialiste dhe vendeve në zhvillim të cilat
mbronin qëndrimin se e drejta e vetëvendosjes është kusht për
shfrytëzimin e të drejtave të njeriut. Të dy paktet përmbajnë dispozita
për të drejtat për mbrojtjen e pakicave.

5. Kompetencat e Komitetit për të drejtat e njeriut ?

* Komiteti është kompetent që ti shqyrtoj raportet të cilat ia paraqesin


shtetet për masat që kanë marrë për të vënë në jetë të drejtat e njohura
nga ky pakt.

* Është kompetent që të shqyrtojë dhe pranojë parashtresat me të cilat


një shtet kontraktues konfirmon se shteti tjetër kontraktues nuk i
përmbush obligimet e tij sipas këtij pakti.

* Komitetit i është dhënë kompetenc që të shqyrtoje dhe pranoj


parashtresat e individëve me të cilat konfirmojnë se janë viktima të
cenimit të cilësdo të drejtë nga ky pakt.

6. Në kuptimin e shqyrtimit të ankesave dhe parashtresave cili është


dallimi thelbësor në mes të Gjykatës evropiane për te drejtat e njeriut dhe
gjykatës Ndëramerikane për të drejtat e njeriut

* Dallimi qëndron aty se : në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut


individët nuk mund të paraqiten drejtëperdrejtë por ekziston mundësia
që individi të dalë tërthorazi para gjykatës, kurse në Gjykatën
NdërAmerikane për të drejtat e njeriut, Konventa përcakton se vetëm
shtetet palë dhe Komisioni mund ti parashtrojë raste gjykatës, kurse
individi nuk mund të parashtrojë raste.

7. Derisa Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në thelb garanton


të drejtat që i përkasin grupit të drejtave civile dhe politike: a) cili
instrument Evropian për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe sociale , b)
qka është specifik e këtij instrumenti ?

* a) Instrumenti Evropian që siguron mbrojtjen e të drejtave ekonomike


dhe sociale është

“Karta Sociale Evropian” dhe specifik e këtij elementi ështe se lejon


implementimin gradual të detyrimeve nga Karta.

8. Elementet themelore për përcaktimin e pakicave sipas Gjykatës së


përhershme të drejtësisë ?

* 1) Grupi i veçantë 2.) Pakica reale

3.) Grupi racor, fetar ose gjuhësorë i ndryshëm nga shumica

4.) grupi që e karekterizon ndjenja e solidaritetit

5.) grupi që dëshiron të ruaj karakteristikat e veta dalluese


9. Kuptimi dhe qëllimi i të drejtës humanitare ?

* E drejta humanitare përbëhet nga rregullat juridike ndërkombëtare


qëllimi i të cilave është zgjidhja e problemeve kombëtare që shfaqen nga
konfliktet e armatosura dhe të cilat për arsye humanitare i kufizojnë të
drejtat e palëve në konflikt që të përdorin metodat dhe mjetet sipas
zgjedhjes së tyre.

Përbërja e të drejtave humanitare ndahet në dy grupe sipas dispozitave :

1.) Grupi i rregullave për ndalimin e mjeteve jonjerzore

2.) Grupi i rregullave për mbrojtjen e disa kategorive të personave.

10. Katër liritë esenciale sipas Franklin D. Rouzvelt ?

* a) liria e fjalës dhe të shprehurit b) liria e


besimit

c) liria nga mjerimi d) liria nga


frika

11. Detyrat kryesore te Komisionit Special për Dekonolizim ?

* Të miratoj implementimin e deklaratës për dhënien e pavarësisë


vendeve dhe popujve kolonial

* të informoj Këshillin e Sigurimit për të gjitha zhvillimet në territoret


që i përfshin deklarata

* të vendos kur një territory të bëhej i pavarur

12. Funksioni kryesor i Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut ?

* Funksioni kryesor i Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut është


parimi i respektimit të përgjithshëm pë zbatimin e të gjitha të drejtave të
njeriut që është “Interes i ligjshëm i Bashkësisë ndërkombëtare”.

13. Dallimi në kuptimin e kompetencës – në mes të Komitetit për të


drejtat e njeriut dhe Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut ?
Dallimi është : Komiteti për drejtat e njeriut ka kompetenca mjaf të
gjera si : komiteti është kompetent që të shqyrtojë raportet të cilat ia
paraqesin shtetet për masat që i kanë vënë në jetë për mbrojtjen e këtyre
të drejtave të njohura nga ky pakt, b) është competent të pranoj dhe
shqyrtoj parashtresat me të cilat një shtet kontraktues konfirmon se
shteti tjeter kontraktues nuk i përmbush obligimet e tij të dala nga ky
pakt .

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka competencë që të


shqyrtojë qdo rast që i referohet interpretimit apo zbatimit të konventës
që ia paraqesin palët kontraktues përkatësisht shtetet, shtetasve të cilit u
janë shkelur të drejtat nga Konventa për të drejtat e njeriut .

14. Procedura e zgjedhjes së Gjykatësve të Gjykatës Evropiane për të


drejtat e njeriut ?

* Gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut i zgjedhë


drejtat e njeriut i zgjedhë Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës
nga rradhët e kandidatëve të cilët i nominojnë palët e larta kontraktuese,
që gëzojnë autoritet të lartë dhe kan kualifikime të nevojshme për të
kryer funksione të larta gjyqësore apo janë ekspert të njohur të drejtës.
Gjykatësit në gjykatë marrin pjesë në cilësi personale. Mandati i tyre zgjat
6 vjet me mundësi rizgjedhjeje.

15. Cili nga instrumentet në vijim përmban dispozita që në mënyrë


shprehimore u referohet ose garanton të drejtat e pakicave ?

* Pakti Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike përmban


dispozita të cilat në mënyrë shprehimore mbronë të drejtat e pakicave

16. Konventa Ndërkombëtare për parandalimin dhe dënimin e Aparteidit


është miratuar nga ?

* Asamblea e Pergjithshme e KB-ve

17. Konventa për pengimin dhe dënimin e krimit të Gjenocidit sikurse


Pakti Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike : * Krijon detyrime
vetëm për shtetet palë.

18. E drejta për vetëvendosje në planin ndërkombëtar konsiston në :

* 1. të drejtën e popujve ose kombeve për shkëputje ose për formimin


e shtetit të ri

2. të drejtën e popujve ose kombeve për shkëputje me qëllim të


bashkimit me një shtet tjetër

3. Të drejtën e popujve ose kombeve për bashkim me shtetin në


kuadër të cilit ka qenë edhe më parë por tani si anëtare e federates.

19. Dallimet thelbësore në mes Konceptit Leninian dhe atij Wilsonian ?

* Dallimet qëndrojnë aty se: Derisa Lenini ftonte për çlirimin e popujve
nën sundimin kolonial, Wilsoni të drejtën e popujve kolonial për
vetëvendosje e vendoste në varshmëri me interesat perëndimore. Derisa
Lenini angazhohej për parimin e së drejtës për vetëvendosje deri në
shkëputje dhe formimin e shtetit të pavarur. Koncepti Wilsonian përpiqet
të drejtën për vetëvendosje të ngushtoj në të ashtuquajtëren
“Vetëvendosje të brendshme” në bazë të së cilës populli ka të drejtë të
përcaktoj rregullimin e vet shoqëror dhe politik por jo edhe të vendos për
statusin e vet ndërkombëtar

20. Konventa Ndërkombëtare për eleminimin e të gjitha formave të


diskriminimit është miratuar nga ?

* Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

21. Konventa ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e aparteidit,


aparteidin e klasifikon si ?

* Si krim kundër njerëzimit dhe të gjitha veprimet të cilat dalin nga


politika dhe praktika e aparteidit i shpallë si krime të cilat janë në
kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare.

22. Çfarë nënkuptoni me parimin e ndalimit të dëbimit ?

* Nënkuptojmë se asnjë shtet nuk guxon ta dëbojë ose ta kthejë me


dhunë refugjatin në territorin ku do ti rrezikohej jeta dhe liria e tij për
shkak të fesë, races, kombësisë apo mendimit politik.

23. Cili është Dallimi kryesor në mes të azilit territorial dhe atij
diplomatik ?

* Dallimi kryesor në mes të azilit territorial dhe atij diplomatik është se


ka të bë me vendin ku ipet azili, sipas të cilit azili territorial bëhet efektiv
kur një person arrin në territorin e shtetit tjetër dhe kërkon strehim ose
kur të ketë dalë jashtë kufijve të juridiksionit të shtetit të tij, ndryshe nga
azili diplomatik i cili konsiston në lejimin e hyrjes dhe të qendrimit në
lokalet e misionit diplomatic të shtetit tjetër të ndjekur ose rrezikuar.

24. Sipas konventës për pengimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit cilat
janë aktet e dënueshme/

* Janë : konspiracioni(marrëveshja) për të kryer gjenocid, nxitja e


drejtpërdrejtë dhe publike për të kryer gjenocid dhe pjesmarrja në
kryerjen e gjenocidit .

25. Tregoni se kush bënë pjesë në grupin e personave të mbrojtur ?

* Në grupin e personave të mbrojtur bënë pjesë: të plagosurit, të


sëmurët, anijethyerit dhe lundërthyesit e forcave të armatosura, robërit e
luftës, popullsia civile, personeli mjekësor, fetar dhe personeli i
shoqatave vullnetare e që në literaturën ndërkombëtare njihen me emrin

“viktima lufte”.

26. Kuptimi i parimit kombëtar për vetëvendosje ?

* Sipas parimit kombëtar për vetëvendosje, shteti duhet ti përputhet


kombit ngase kombi është shoqëri natyrore e njerëzve me territor,
origjinë, zakone dhe gjuhë të përbashkët që formojnë bashkësi jetësore
dhe koshiencën sociale

27. Në kuptimin e mbrojtjes juridike ndërkombëtare cili është dallimi në


mes Deklaratës Univerzale për të drejtat e njeriut dhe Konventës
ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e krimit të aparteidit ?

* Dallimi është se Deklarata Univerzale për të drejtat e njeriut është në


formë të rezolutës dhe nuk krijon detyrime për shtetet, kurse Konventa
krijon detyrime .

28. Konventa për pengimin dhe dënimin e gjenocidit ?

* Krijon detyrime për të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të


Bashkuara
29. Konventa ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e aparteidit
përcakton se në planin ndërkombëtar penalisht janë personat përgjegjës,
anëtarët e organizatave dhe institucioneve dhe përfaqësuesit shtetëror të
cilët ?

* Sipas Konventës ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e krimit të


Aparteidit përgjegjës mund të jenë :

- ata që kanë kryer apo kanë marrë pjesë ose kanë përgaditur akte
aparteidi

- personat që kanë ndihmuar nxitur apo bashkëpunuar në kryerjen e


krimit të Aparteidit .

30. Në nivel ndërkombëtar janë miratuar një sërë aktesh për mbrojtjen e
refugjatëve ju lutem numëroni instrumentet kryesore ligjore
ndërkombëtare që kanë të bëjnë me refugjatë ?

* Ato janë :

- Protokolli i Hagës (1930)

- Konventa për statusin e refugjatëve (1951)

- Protokolli për statusin e refugjatëve (1967)

31. E drejta për vetëvendosje të jashtme u takon ? * Kombësive

32. Kodifikimi dhe zhvillimi progresiv i së drejtës ndërkombëtare është


në përgjegjësi të ?

* Komisionit të së drejtës ndërkombëtare

33. Cili nga instrumentet në vijim mbronë ose u referohet në mënyrë


shprehimore të drejtave të pakicave është ? * Pakti ndërkombëtar për të
drejtat civile dhe politike

34. Të drejtat ndërkombëtare të njeriut bëhen pjesë e të drejtës


ndërkombëtare positive me miratimin?

* Me miratimin e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara


35. E drejta për vetëvendosje konfirmohet me nenet e dy pakteve për të
drejtat e njeriut ?

* Atij për të drejtat Civile dhe politike dhe atij për të drejtat ekonomike,
sociale dhe kulturore

36. Dhoma e madhe e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut shqyrton


?

* Shqyrton : a) ankesat ndërshtetërore me të cilat një pale ia tërheq


vërejtjen Gjykatës në qfarëdo shkelje të dispozitave të që mund të
përshkruhen ndonjë pale tjetër, b) rastet të cilat ja kalojnë dhomat

c) rastet që kanë të bëjnë me kërkesë pas vendimit të Dhomës dhe


aplikimet individuale

37. Sipas Konventës për pengimin dhe denimin e krimit të gjenocidit,


gjenocidi mund të kryhet në ?

* Kohe paqeje dhe në kohë lufte

38. Një Gjykatës i Gjykatës Evropiane p.d.n mund të shkarkohet vetëm ?

* Përveq kur gjykatësit e tjerë vendosin me 2/3 votave se ai nuk i


pëmbush kushtet e caktuara

39. Trupat ndihmës të Këshillit Ekonomi dhe Social janë ?

*-Komisioni për të drejtat e njeriut

- Nënkomisioni për pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e


Pakicave

40. Trupat ndihmës të Asamblesë së Përgjithshme ?

* a) Komisioni i të drejtës ndërkombëtare

b) Komiteti Special për Dekonolizim

c) Komiteti Special kundër Aparteidit

d) Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut


41. Detyrat e Komisionit të së drejtës ndërkombëtare janë ?

*- Zhvillimi progresiv respektivisht formulimin e propozimit të


konventave për çështje të cilat ende nuk janë rregulluar me të drejtën
ndërkombëtare .

- Kodifikimin respektivisht formulimin më preciz dhe sistematizimi i


rregullave të së drejtës ndërkombëtare në ato fusha ku egziston praktika
e gjer e shtetve precedente dhe doktrinore

42. Numëro parimet e Nyrbergut ?

* 1) Çdo person që ka kryer ndonjë akt i cili është krim sipas të drejtës
ndërkombëtare, është përgjegjës dhe i nënshtrohet ndëshkimit.

2) Cilido person sipas të drejtës ndërkombëtare i akuzuar për krime


ka të drejtë në gjykim fer.

3) Fakti se personi i cili ka bërë një akt që është krim sipas të drejtës
ndërkombëtare, nuk e liron personin I cili e ka bërë atë akt nga
përgjegjësia sipas kësaj të drejte.

4. Fakti se një person ka vepruar sipas urdhërit të qeverisë apo eprorit


nuk e liron nga përgjegjësia , sipas të drejtës ndërkombëtare.

43. Cilat janë kompetencat e Gjykatës së Nyrbergut, Tribunalit


ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ?

* Kompetencat e Gjykatës së Nyrbergut ishin ti gjykoj vendet e ish-


boshtit evropian sidomos në territoret e Gjermanisë, ku janë kryer vepra
penale, Tribunali ndërkombëtar penal për ish-Jugosllavi ka kompetenca ti
shqyrtoj rastet të cilat janë bërë shkelje të konventave të Gjenevës në
territorin e ish-Jug.

Kompetencat e gjykatës Ndërkombëtare Penale janë ti gjykojë rastet që


kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale në të gjitha shtetet pa marrë
parasysh se ku janë kryer .

Gjenocidi

Fjala gjenocid rrjedh nga fjala greke genos(race) dhe cides – vrasje.
Fjalorët e së drejtës ndërkombëtare gjenocidin e përkufizojnë si krim i
kryer me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesshme të një grupi
kombëtar fetar ose racor. Gjenocidi është i ndëshkueshëm dhe për këtë
është kompetente Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë dhe ajo e Hagës.
Denimi më i rëndë për gjenocid është burgimi i përjetshëm e në disa
vende me vdekje por në shumicën e vendeve nuk egziston mo ky ligj.

44. Pavarësiht dallimeve apo ngjajshmërive që mund të gjenden në


instrumente të ligjshme ndërkombëtare apo regjionale megjithatë janë
disa cilësi të përbashkëta që i karakterizojnë personat të cilët
konsiderohen refugjatë cilat janë ato ?

*- Janë : kanë nevojë të ngutshme për ndihmë dhe mbrojtje


ndërkombëtare

- janë jashtë vendit të tyre dhe - kanë frikë nga ndjekja prandaj nuk iu
drejtohen autoriteteve të tyre për ndihmë si dhe ata qdo here nuk i kanë
plotësuar kërkesat për të hyrë në vendin ku kanë arritur, ku më së
shpeshti hynë ilegalisht.

45. Sipas konventës së Havanës për azil ku mund të jepet azili diplomatik
?

* Sipas konventës së Havanës azili diplomatic mund të jepet : në legata,


në anije luftarake, në kampe ushtarake dhe aeroplan ushtarak. Me legate
kuptohet qdo seli e misionit diplomatik dhe rezidenca e shefit të misionit
dhe lokalet e siguruara nga ta për qendrimin e të ikurve apo azil
kërkuesve.

Aparteidi në Afrikën e Jugut

 Republika jug Afrikane shumë gjatë ishte shteti i vetëm në botë ku


diskriminimi, shfrytëzimi dhe shtypja racore ishin legalizuar dhe
institucionalizuar me ligj. Për këtë ishin miratuar një sërë ligjesh që
kishin qëllim të siguronin ndarjen dhe zhvillimin e veçantë të
racave, grupeve kombëtare dhe etnike, ti zvogëlonin kontaktet mes
racave të ndryshme në jetën e përditshme(ishin ndaluar martesat e
përziera dhe marrëdhëniet seksuale) kurse sipas ligjeve tjera
ndalohej ose kufizohej kontakti ndërmjet racave të ndryshme si dhe
lejohej segregacioni në disa vende publike. Ishte bërë edhe miratimi
i disa ligjeve nga qeveria nacionaliste jug Afrikane që kishin bazë
njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave që u takonin popullsisë
vendase. Zezakët dhe aziatikët ishin në pozitë inferiore.

46. Dallimi në mes të Deklaratës Univerzale për të drejtat e njeriut dhe


paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike ?

* Dallimi qëndron aty se: Deklarata Univerzale për të drejtat e njeriut


është miratuar në formë rezolute që nuk e ka forcën e të drejtës dhe nuk
është traktat ndërkombëtar, kurse pakti ndërkombëtar për të drejtat
civile dhe politike obligon shtetet që të respektojnë dhe të sigurojnë të
drejtat e të gjithë individëve në territorin e tyre pa kurrfarë dallimi.

47. Në grupin e të drejtave civile dhe politike bëjnë pjesë ?

* e drejta për jetë dhe siguri personale

* liria nga nënshtrimi, liria nga burgimi dhe paraburgimi arbitrar, e drejta
për të lidhë martesë, e drejta e pronës, liria e mendimit dhe bindjes e
besimit, liria e shprehjes së lire të menduarit.

48. Në grupin e të drejtave ekonomike, kulturore dhe sociale bëjnë pjesë


?

-e drejta për jetë dhe sigurim social, e drejta pë dhe sigurim social, e
drejta për punë të njëjtë, e drejta për pagë të njëjtë në punë të njejtë, e
drejta në standard të jetesës, e drejta në shkollim, e drejta për të marrë
pjesë në jetën kulturore të bashkësisë.

49. Cilat kushte duhet të plotësohen për të marrë në shqyrtim një çështje
Gjykata Evropiane ?

* a) Vetëm pasi të jenë shterrur të gjitha mjetet e brendshme ligjore në


përputhje me rregullat e përgjithshme të njohura të së drejtës
ndërkombëtare.

b) që ankuesi duhet të paraqesë kërkesën e tij para gjykatës Brenda


6muajve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar ose datës kur
ankuesi ka marrë dijeni për vendimin dhe kështu ka mundur të paraqesë
ankesë.
50. Gjykata nuk merret me asnjë ankesë individuale në bazë të nenit 34
që është :

* a) anonime

b) është në thelb e njejtë me ndonjë kërkesë që është shqyrtuar më


herët, ose i është paraqitur ndonjë instance tjetër ndërkombëtare
hetimore ose zgjedhjeje që nuk përmban informata të reja relevante.

51. Termi aparteid rrjedh nga gjuha jug Afrikane dhe ka kuptim për të
veçuar ose për të ndarë.

Sipas Konventës ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e krimit të


aparteidit me shprehjen “krim i aparteidit” nënkuptohen veprimet
johumane që kanë për qëllim vendosjen dhe ruajtjen e dominimit të
personave të çfarëdo grupi racor dhe shtypja tyre.

52. Numëroni 4 Konventat e Gjenevës me anë të cilave kodifikohet e


drejta e luftës?

* Konventa e luftës për përmirësimin e fatit të plagosurve dhe të


sëmurëve në luftë

- konventa për përmirësimin e fatit të plagosurve, të lënduarve,


anijethyerve të forcave të arm. Në det

- mbi trajtimin e robërve të luftës

- për mbrojtjen e personave në


kohë lufte.

53. Termi diskrimin përdoret për të shënuar trajtimin e padrejtë ose


mohimin e privilegjeve normale personave për shkak të racës, fesë dhe
kombit.

54. Me fjalën azil nënkuptojmë strehimin mbi vendin që jep siguri dhe
mbrojtje nga persekutimi dhe rreziku në përgjithësi kuptojmë të drejtën
që një shtet i jep një individi të strehohet kur në vendin e tij do të
persekutohej për arsye politike.

55. Konventa përcakton veprimet të cilat e përbëjnë gjenocidin ?


* a) vrasja e anëtarëve të grupit b) lëndimi i
rëndë fizik dhe mental

c) vënia e grupit qëllimisht në ato situata që sjellin zhdukjen e plotë


ose të pjesshme fizike.

d) ndërrmarja e masave drejtuar në pengimin e lindjeve Brenda grupit


,transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga një grup në tjetrin.

56. Në Konventën ndërkombëtare për ndalimin dhe dënimin e “krimit të


aparteidit” bënë pjesë?

* a) mohimi i të drejtës për jetë dhe liri personale personit ose


personave të një ose më shumë grupeve racore.

b) vendosja e qëllimshme e një ose më shumë grupeve racore në


kushte jetese që do të sjellin deri te zhdukja e plotë apo e pjesshme
fizike.

c) Ndërrmarja e masave legjislative ose masave tjera me qëllim të


pengimit të një ose më shumë grupeve racore të marrin pjesë në jetën
politike, ekonomike të vendit dhe krijimin e qëllimshëmm të kushteve që
pengojnë zhvillimin e plotë të grupit ose grupeve të tilla/

d) Cilado masë edhe ato ligjore me qëllim të ndarjes së popullsisë


racore dhe krijimi i vendbanimeve dhe getove për anëtarët e atij grupi
racor.

57. Konventa Amerikane për të drejtat e njeriut ka paraparë dy organe që


do të jenë për mbrojtjen e të drejtave nga konventa e keto janë:
Komisioni Ndëramerikan për të drejtat e njeriut dhe Gjykata
Ndëramerikane për të drejtat e njeriut.

58. Komisioni i te drejtave te njeriut eshte i autorizuar te beje propozime,


rekomandime dhe ti raportoje Keshillit Ekonomik e social perkitazi me :a)
instrumentet nderkombetare per te drejtat e njeriut , b) mbrojtjen e
pakicave, c) mbrojtjen e pakicave dhe qfaredo tjeter qe ka te beje me te
drejtat e njeriut.

59. Funksionet e keshillit per te drejtat e njeriut?

- eshte pergjegjes per perparimin e respektimit te pergjithshem dhe


mbrojtjen e te gjitha te drejtave te njeriut dhe lirive themelore per te
gjithe pa asnje dallim .

- te shqyrtoj situatat qe kane te bejne me shkeljen e te drejtave te


njeriut duke perfshire shkeljet e medha dhe sistematike dhe te beje
rekomandime ne lidhje me keto.

- te perparoje edukimin dhe mesimin per t edrejtat e njeriut

- ti beje rekomandime Asamblese se Pergjithshme per zhvillimin e


metejshem te drejtes nderkombetare ne fushen e te drejtave te njeriut

- te shqyrtoje periodikisht plotesimin nga ana e shteteve te detyrimeve ne


fushen e te drejtave te njeriut.

60. Komisari i larte per Pakica eshte i autorizuar :

- te mbledhe dhe pranoje informata per qeshtje te pakicave kombetare

- te vleresoje rolin e paleve te involvuara natyren e tensioneve dhe


pasojat e mundshme per paqe.

- te vizitoje qdo shtet pjesmarres dhe te komunikoj drejpersedrejti me


palet e involvuara per te marre informata te dores se pare dhe

- te bisedoje me palet sipas nevojes te perparoj dialogun besimin dhe


bashkepunimin ndermjet tyre.

You might also like