You are on page 1of 1

Imitimi i autorëve antikë

Arti antik ofronte modelet më të mira të përsosmërisë. Duke vënë në qendër të bukurën,
si kategori të pandryshueshme dhe të përjetshme, ai kishte fituar një karakter universal që e bënte
veprën artistike të vlefshme për të gjitha kohët dhe të gjitha vendet .Autorët bashkëkohës e vlerësuan
lart këtë traditë dhe e quajtën për nder të imitonin mjeshtërit e moçëm. Ky imitim, megjithatë, nuk
duhej të ishte servil, por të shërbente si pikënisje për të frymëzuar vepra të denja origjinale.U huazuan,
kryesisht,subjekte mitologjike e histroike; interesi për hulumtimin e shpirtit njerëzor; gjinitë letrare me
format përkatëse, që iu përshtatën zhvillimit letrar e mendor bashkëkohës. Tragjedia, si gjinia letrare më
e përkryer e të vjetërve, zuri vendin e nderit tek autorët klasicistw dhe u quajt gjini fisnike. Klasicistët
nuk e fshinin aspak ndikimin e tyre prej autorëve antikë, madje ata shfaqnin atë hapur e me krenari,çka
iu shërbente si një lloj “pasporte” për t’u njohur prej publikut. Zhan Rasini nuk e ndante emrin e tij nga
ai i Europidit, La Fonteni e lidhte artin e fabulës me emrat e Ezopit dhe Fredit, kurse Bualoi vetëquhej
francez.

You might also like