You are on page 1of 13

Fiziologjia e Muskujve

Funksionet e Muskujve: Levizjet trupore


Respiracioni
Puna e Zemres
Prodhimi I temperatures trupore
Komunikimi
Vazokunstrukcioni dhe kontraktsioni I organeve kavitar

Ndarja e Muskujve: Muskulatura Skeletore


Muskulatura e Lëmuar
Muskulatura e Zemrës

Muskulatura e Skeletit - E përforcuar per eshtra ,e strijuar dhe mund te jete ose te
mos jete nen kontrolin tone.
E ndertuar nga Qelizat cilindrike me shume bërthama ne
periferi .Pergjegjese per levizjet trupore, mund te zhvilloj
force te ndryshme.

Organizimi I ndertimit te Muskulit prej njësive me te medha ne drejtim te njësive


me te vogla :
Muskuli ne tërsi
Tufa (fascikuli) muskularë
Qeliza (fija) muskulare
Miofibrilet
Fijet eAktinës dhe Miozinës

Tufa muskulare perbehet nga qelizat muskulare , Miofibrilet ndertohen nga


miofilamentet .
Sarkomera :
Njësia me e vogel kontraktile e muskulatures paraqet regjionin e miofibriit qe
gjendet ne mes te dy membranave Z . Perbehet nga dy lloje te filamenteve
:filamentet e trasha dhe te holla.

Njësit qe marrin pjes ne kontrahim muskularë:

Miozina
Aktina
Tropomiozina
Troponina
ATP
Jonet e Kaliumit .

1
Filamentet e trash ate miozines : Filamentet e trasha perbehen nga proteina miozin
Secila molekul e miozines perbehet nga bishti dhe
dy koka globulare .
bishti – dy vargje te perdredhura te renda polipebtidike
koka- dy vargje te lehta polipebtidike te quajtura urëza
tranzverzale.

Filamentet e holla te Aktinës : Janë te ndertuara nga fijet e aktines ,trompomiozin


nës dhe tromponina .
Fijet e aktines perbehen nga molekulat e aktines
te perbera nga nën njësit e quajtura G aktinë.
Nënjesit ne vete permbajn pikat aktive per te cilat
lidhen kokat e miozines gjate kontraksionit muskul

Tropomiozina dhe Troponina formojnë nje komple


ksë i cili ne gjendje te qetesis i inhibon pikat aktive
te Aktinës.

Vendet aktive bëhen te dukshme , e per te lidhen


urëzat tranzverzale.
Për tkurrje muskulare nevoitet energjia ne form
të ATP së.

Fijet muskulare te kuqe dhe te bardhe :

Fijet muskulare te kuqe perdorin metabolizmin oksidativë , me ngadal lodhën , jane


me te pershtatshëm per sportet e qendrueshmeris (mioglobinë, enë gjaku
mitohondrije).

Fijet muskulare te bardha e perdorin glikolizen per krijimin e ATPsë , kane aftesi te
medha te percjelljes se potencialit te aksionit , nivel te larte te enzimeve myozinë .

Kjo mundeson qe keto fije shpejt te krijojn energjine e nevojsme per veprime te
shpejta dhe eksplozive.

Aktivizimi I dy llojeve muskulare behet ne ato disciplina ku kerkohet niveli I larte


aerob dhe anaerobe I krijimit te energjise se nevojshme per aktivitet fizik vrapime ne
shtigje te mesme ,basketboll ,futboll, hokej mbi bare etj.

2
Sistemi Nervor

Neuronet - Qelizat nervore.

Per shkak te ndertimit anatomik si dhe pse janë ekscitable (te ngacmueshme)
neuronet mund te komunikojnë.

Neuronet kanë tri karakteristika morfologjike :


Neuronet kan trupin pjesen receptive dhe pjesen përcjellese.
Ne shumicen e Neuroneve trupi (soma) gjendet ne mes te
qelizes nervore.
Degezimet e shumta te shkurta qe dalin nga trupi quhen Dentrit

Zgjatimi i gjate qe del nga trupi quhet Akson.


Dentritet dhe trupi paraqesin pjesen receptive dhe intergruese te neuronit .

Aksoni paraqet regjionin koduktivë (përcjellës).

Disa aksone jane te milijenizuara (mbeshtjellen me shtresen e mielines-izolator).


Te keto aksone potenciali I veprimit bartet ne menyre saltatore –me kercim (prej nje
nyje i Ranvierit ne tjetrin).

Kanale Jonike (mundesojn levizjen e Joneve neper membrane qelizore).

Kanalet Jonike ndahen në : 1) Kanale pasive (gjdo here te hapura )


2) Kanale aktive (hapen dhe mbyllen me dyer-porta)
Kanalet aktive – kane dyer qe hapen me ndryshimin e Voltazhes ose lidhjen e
neurotransmisterit .

Disa kanale aktive jane te varura nga ligandi neurotrasmisterit .

Neuronet nga jashte kane me teper Jone pozitive, kurse Brenda me teper Jone
negative. Ky ndryshim i voltazhes ne te dy anet e membranes quhet potenciali
membranor I qetesisë.
Kur neuroni eshte ne qetesi dyert e voltazhes se kanaleve jan te mbyllura .
Por gjate potencialit te aksonit keto dyer hapen dhe lejojn kalimin e Joneve .

Potenciali membranor i qetësis: Perqendrimi i ndryshem i Joneve ne te dy anët e


membranes kushtezon levizjen e tyre neper memb
ranë duke krijuar potencial elektrik qe quhet
potencial membranorë.
3
Brenda dhe jashte qelizes dallon perqenderimin e Joneve , Jonet kalojn neper
membrane vetem neper mes te poreve qe quhen “kanale jonike”.
Kur neuroni eshte ne qetësi membrane e saj eshte shumë e lëmueshme per Jonet K
e shum pak per Jonet Na

Pompa Na-K gjithashtu kontribon ne mbajtjen e potencialit membranore te qetesis ,


por shume pak.

Potenciali i Aksionit : Neuronet komunikojn ne distance te medha duke krijuar dhe


percjellur sinjalet elektrike te quajtura impulse nervore ose
potenciali i aksionit.

Gjate potencialit te aksionit , vlera negative e voltazhes prej


-70 mV do te kaloj ne pozitive +30 mVoltë .

Potenciali i aksionit krijohet ne bregun e aksionit , lemushmerija per Jonet e Na rritet


shume, hyne ne mbrendi te neuronit numer i madhe i Joneve Na.
Pas nje kohe te shkurt happen kanalet per Jonet K dhe numer i madhe i Joneve K
dalin jashte neuronit , pasi rikthehet potenciali fillostar i qetesis.

Gjate potencialit te aksonit rritet lemueshmeria per Jonet N


Pas mbylljes se kanaleve te Na hapen kanalet per K dhe dalin Jonet e K.

Repolarizimi shfaqet per shkak te vazhdimit te daljes se Joneve te K jasht


membranes qelizore .

Faza e potencialit te aksionit : Depolarizimi


Repolarizimi
Hiperpolarizimi .

Repolarizimi shfaqet për shkak të vazhdimit të daljes së Joneve të K jasht


membranës qelizore.

4
Zemra dhe Qarkullimi i gjakut

Zemra është organ muskular kavitar qe funksionon si pompë dhe e vë në levizje


gjakun ne sistemin vaskular . Zemra eshte e vendosur ne mediastenumin ne (mes te
krahroreve).

Zemra është e ndërtuar nga : Endokardi – membranë seroze e cila e mbeshtjell nga
brenda zgavren e zemrës.
Miokardi - muskuli I zemrës .
Epikardi - mbeshtjellesi i jashtem i indit te zemrës.

E tër zemra eshte e mbeshtjellur me mbeshtjellesin e quajtur Perikard.

Zemra i ka kater hapesira : dy parabarkushe –atriume dhe dy barkushe –ventrikuj.

Miokardi eshte muskul tërthorë –vijor specifik me keto karakteristika :

1) Ngacmueshmeria –aftësija e qelizave te zemres per te reaguar ndaj nje ngacmuesi


“zemra funksionon sipas ligjit krejt ose asgjë” .
2) Automatizimi – aftësija e qelizave autoritmike te sistemit konduktivë , pergjegjes
per lindje dhe percjellje te impulsit në zemër.

3) Refraktariteti- faza refraktare apsolute kur nuk pranohet asnje ngacmim tjeter
pavarsisht nga intensiteti I ngacmimit dhe faza refraktare relative
kur mund te shkaktohet nje potencial i ri i aksionit.

4) Përqueshmeria – e impulsit prej nje qelize kontraktile ne tjetren .

5) Levizja rrethore e impulsit – impulse krijohet ne nyjen SA e mëtutje perhapet ne


te gjitha pjeset e sistemit përques te lidhur ngusht
mes veti, pasi qe ngacmohen te gjitha qelizat e
zemres impulsi shuhet.

Cikli i zemrës paraqet aktivitet te kordinuar te miokardit dhe perfshin nje kontrahim
(tkurrje) dhe nje dekontrahim (leshim te atriumeve dhe ventrikujve).

Frekuenca e zemres paraqet te rrahurat ne minut (72-75min).


Nën 50/min bradikardi , mbi 100/min – tahikardi.

Vëllimi i goditjes - sasia e gjakut qe e hedhë zemra ne qarkullim gjatë një systole.
5
Sportistët e sporteve te tipit te qendrueshmeris krahasuar me sportistët tjerë ose me
josportistët e kan vellimin sistolik me te madhe ,ndersa frekuenca me e vogël.

Vëllimi minutor i zemrës –sasia e gjakut te cilen e hedh zemra ne qarkullim Brenda
nje minute.

Faktorët që ndikojnë në vëllimin minutor te zemres janë:


1. rritja e organizmit
2. Gjinia
3. Pozita e trupit
4. Temperatura e ambientit te jashtem
5. Stërvitshmeria.

Frekuenca e zemrës përcaktohet nga numeri i impulsive të krijuara në nyjen SA ,


kurse aktiviteti i kësaj nyje është nën kontrollen e faktorëve nervor dhe hormonalë.

Qendra për kontrollin e frekuencës së zemrës ndodhet ndërmjet ponsit dhe medulles
obllongata.
Impulset qe stimulojn kete qender vijnë nga : Cortex cerembri
Kemoreceptorët
Baroreceptorët
(në sinus karotik dhe harkun e aortës)
Proprioreceptoret në (muskuj dhe
artikulacione).

Frekuenca e punes se zemres eshte nen veprimin e sistemit nervore autonom dhe
sistemit hormonl.
Ne gjendje pushimi dominon parasimpatikusi (75/min).
Po te largohej efekti I parasimpatikuesit frekuenca do te ishte 150-180/min.
Po te largohej I tere sistemi nervore vegjetative atehere frekuenca do te ishte
100/min.

Qarkullimi i gjakut
Enët e gjakut formojn sistemin e mbyllur te qarkullimit te gjakut qe fillon dhe
mbaron ne zemer.

Qdo enë e gjakut qe niset nga zemra quhet ARTERIE


Kurse qdo enë qe kthen gjakun ne zemer quhet VENË

Pjeset perberese te sistemit te qarkullimit te gjakut


6
Arteriet kan murë te trash muscular per te perballuar shtypjes se larte te gjakut.
Arteriolet e furnizojn me gjak shtratin kapilar dhe kan tri shtresat e murit te enës.
Kapilaret perbehen vetem nga nje shtres ,ajo e qelizave endoteliale,jane shume te
lemueshme sepse ne to behet shkembimi I materieve dhe gazrave.

Venulat e mbledhin gjakun nga shtrati kapilar dhe e drejtojn kah venat.
Permbajn te tri shtresat e murit te enës.

Venat bartin gjakun nën shtypje te ulet ne drejtim te zemres .

Shtresa muskulare e murit te venave eshte me e holle se te Arteriet.

Venat sherbejn si depo e gjakut.

Venat e gjymtyrve te siperme dhe te poshtme permbajne valvula , te cilat ndihmojne


gjakun qe perkunder shtypjes shum te ulet , te leviz vetem ne drejtim te zemres.

Kthimin e gjakut ne drejtim te zemres e ndihmojne edhe pompa muskulare (muskujt


e pulpës se këmbeve) dhe pompa respiratore.

Shtypja e gjakut
Ështe shtypja me te cilen vepron gjaku ne muret e eneve te gjakut ,paraqet nje pjes te
energjis se zemres , e cila shpenzohet per mbizoterimin e rezistences se eneve te
gjakut.

Shtypja Sistolike- shfaqet gjate sistoles dhe ka vleren 120- 140 mmHg .

Shtypja diastolike- shfaqet gjate diastoles dhe ka vleren 70-90 mmHg .

(Kuagulimi i gjakut - Piksimi I gjakut) – sipas prof,dr, Besa Gacaferri Lumezi .

7
Funksionet e Qelizës
( Definicioni dhe llojet e Qelizes )

Qeliza- është njësia themelore dhe funksionale e qenjëve te gjalla.

Dallojmë lloje te ndryshme te qelizave si : Qelizat e gjakut


Qelizat muskulare
Qelizat nervore etj.
INDI – grup qelizash qe kryejn funksion specifik dhe llojet kryesore te indeve ne
trupin e njeriut jane: Epitelial
Muscular
Nervor
dhe indi Lidhor.

Pjeset e Qelizes : Membrana


Citoplazme
Bërthama
Organelet
Membrane – dy shtresori lipidik (60% proteina40 % lipide)
Fosfalipidet (hidrofile , hidrofobe ).

Funksionet e membranes

Mbeshtetja dhe mbrojtja e citoplazmes .


Luan roin e barieres selective.
Disa molekula kalojn barieren me ndihmen e disa pa të.
Uji , molekulat jopolare dhe molekulat e vogla polare mund te kalojnë.
Molekulat polare duke u tretur ne dy shtresorin lipidik.

Aminoacidet , acidet organike dhe kriperat inorganike transportohen ne menyre


specifike me bartes proteinik .

Funksionet – Vazhdim

Transporti - Shum proteina ndihmojne transportin selektiv


Proteinat kalojn neper tere trashesin e membranes duke krijuar kontakt ne mes te
lengut jashteqelizor dhe citoplazmes .
8
Njohja –nepermes te glikoproteinave ne siperfaqe.

Citoplazma dhe organelet

Citoplazma–tretesir gjelatinoze qe permban microtubule (cytoskeleton) dhe


organele.
Berthama – permban ADN ,qe formohet nga kromozomet dhe permban berthamen.
Organelet - Retikulimi endoplazmatik (i lemuar ,I granuluar varesisht nga
ribosomet .
Funksionet – mbeshtetja mekanike , sinteza (proteinat) dhe transporti.

Aparati i Golgjit - Sistemi i tubulave dhe qeseve (cisternave),


Funksionet- sinteza (fosfolopideve ) paketimi i materialeve per transport ne vezikula
,prodhimi i lizosomeve.

Lizosomet – membrane e tyre permban sfera te mbushura me enzime digjestive.


Funksionet – destrukcioni I qelizave te demtuara (qasje suicide) tretja e materialit te
fagoscituar (bakteries).

Mitohondriet- kan dy membrane , membrane e mbrendshme e paluar ne rafte


(kristat) ku permbajn partikula te mbushura me enzime te rend
ësishme per prodhimin e ATP së.
Funksionet – prodhimi I ATP së.

Ribosomet –Te shperndara ne citoplazme ose te lidhura per retikulim endoplazmatik


Perbehen nga ARN ribosomet dhe proteinal, shpesh te lidhura ne
zingjir (poliribozomet polisomet).

LLOJET E LEVIZJEVE: Transporti passive


Transporti aktiv
Endo dhe Ekzoticitoza

Levizja neper membrane qelizore : passive , aktive.


Levizja passive nuk kerkon shpenzime te energjis.
Difuzioni i thjeshte-ne keto levizje e substances prej
nje mjedisi me koncentrim me te larte ne drejtim te
mjedisit me koncentrim me te ulet.

Madhesia e difuzionit percaktohet nga : Gradienti i koncentrimit


Siperfaqja e membranes
Temperatures
Pesha molekulare e sunstances
Largesia ,(distance) neper te cilen
kryhet difuzioni.
9
Difuzioni i lehtesuar :Levizja e substances neper membrane qelizore prej mjedisit
me koncentrim me te larte ne drejtim te mjedisit me koncentrim
me te ultë.
Kerkon bartes (proteinal membranor)
Shembull: molekula ligand (acetikolina) lidhet per proteinen e membranes
Shkakton ndryshime komformacionale dhe hapje te proteines
duke lejuar kalimin e substances apo Joneve.
PROCESET AKTIVE
Transporti Aktiv – Levizja e substances neper membrane qelizore prej mjedisit me
koncentrim me te ulte ne drejtim te mjedisit me koncentrim me
te larte duke shfytezuar molekulat bartese.

TRANSPORTI AKTIV
Proteina bartese e mbyllur: Substanca lidhet per vendin aktiv te bartesit.Ne mbrendi
te qelizes ATP lidhet per pjesen e brendshme te bartesit
dhe fosforilon nje a,a te bartesit (shton nje gram fosfat).
Kjo shkakton ndryshemie konformacionale dhe kanali
hapet.
Kur substrati hyn gr,fosfat shkeputet dhe kanali mbyllet.
ATP-perseri krijohet nga ADP dhe gr,fosfat.

Endo dhe Ekzocitoza


Leviz materialin ne qelize (endocitoza) dhe jashte (egzocitoza ) qelizës.

Karakteristikat e Difuzionit te lehtesuar dhe transportit active.

Krijojn bartesin qe eshte specifik per substance (bartin vetem lloje te substances).

Mund te saturohen (levizja neper membrane ,eshte e limituar per numer te bartesve
si dhe shpejtesia me te cilen levizin).

10
Sistemi Respirator
Për të funksionuar qelizat tona përdorin O2 dhe lirojnë CO 2.

Sistemi Resiprator i furnizon qelizat me O2 kurse eliminon CO2

Gjaku transporton O2 ne Inde ,kurse CO2 ne alveola te mushkerive , prej nga


eliminohen nga organizmi ynë.

Organet e Sistemit Respirator: - Zgavrat e hundes


- Faringu
- Laringu
- Trahea
- Bronku i djathte dhe i majte
- Mushkerit (djathta dhe e majta )
- Diafragma (ndanë zgavren e krahut nga zgavra
e barkut ).

Mushkerit gjenden ne zgavren e krahrorit dhe jane te mbeshtjellura ne dy


mbeshtjelles serozë.

Pleura visceale qe mbeshtjell mushkerit dhe pleura parietale qe mbeshtjell murin e


brendshem te kafazit te krahrorit .
Mes tyre gjendet nje hapesir shum e ngushte qe quhet hapsira interpleurale që
eshte e mbushur me lengun interpleural.

Trungu bronkial
Prej trahes ndahet bronku I djathte dhe I majte , te cilat vazhdojn ne bronkiole dhe
perfundojn me qeset e vogla qe quhen alveole

Ndertimi i Alveoles
Shkembimi i gazrave kryhet nepermjet te membranes respiratore (qe eshte ne te
vertet muri I alveoles bashke me murin e kapilarit perialveolar).
Qelizat epiteliale te tipit te II tajojne substraten e quajtur surfactant, kjo substance
pengon kalobimin (mbylljen ) e alveolave.

Ventilimi pulmonary (frymarrja)


Paraqet nderrimin e ajrit mes atmosferes dhe mushkerive.
Ajri gjdo here leviz prej shtypjes me te larte ne drejtim te shtypjes me te ultë.

Frymarrja e qetë: tkurren muskujt nderbrinjor te jashtem dhe diafragma.


Shtypja mes dy pleurave qe mbeshtjellin mushkerit gjdo here eshte negative.

11
Gjate lendimit te kafazit te krahrorit ,humbet shtypja interpleurale negative dhe
mushkerit kalobojnë.
Ndërrimi i gazrave: Vendet ku behet nderrimi i gazrave :frymarrja e jashtme
(alveolat) ose frymarrja e brndshme (qelizat).
Kembimi i gazrave ne mes alveoles dhe kapilarit ,varet nga
shtypja parciale e O2 dhe CO2.

Transport i gazrave- Gazrat barten ne disa forma :


Te tretura ne plazme
Te kombinuara ne hemoglobin ose
Duke u konvertuar me molekula te tjera
Oksigjeni lidhet me hemoglobinen ne
eritrocite (98.5%)kurse1.5% tretet ne plazm

Lidhja oksigjenit me hemoglobinen krijojn oksihemoglobinen

Transporti i CO2 -23% kombinohet me Hb , kurse 70% shenderrohen ne Jone


bicarbonate .
Kontrolla e frymarrjes
Ritmi i frymarrjes kontrollohet nga qendrat e frymarrjes qe ndodhen ne palcen e
zgjatur dhe ne ponsë.

Brenda 2 sek ,qohen impulse prej qendres respiratore ne muskuj dhe kryhet
inspirimi ,kurse per 3 sekonda nderpritet perqimi i impulsive dhe kryhet ekspirimi.

Qendra ekspiratore –qon impulse kur kryhet ekspirimi i sforcuar.

Ritmi i frymarrjes rregullohet me ndihmen e kemoreceptoreve qendror dhe periferik.

Kemoreceptoret periferik gjinden ne harkun e aortes dhe arterien karotide ato vërejn
gjdo ndryshim kimik ne gjakun arterial.

Kemoreceptoret qendror gjinden ne ventrikulin e katert dhe jane te ndjeshem ne


rritjen e perqendrimit CO2.

CO2 –hyn ne reaksion me Ujin duke kriju acidin karbonik , i cili disocon ne Jone H
dhe Bikarbone .

Faktoret tjere qe ndikojn ne frymarrje , si dhembja dhe emocionet qe stimulojn ose


inhibojn qendrat respiratore.

Iritantët – ( tymi ,pluhuri ngacmojn receptorët ne rrugen e frymarrjes ,duke nxit


reflekse si kollitja, teshtitja qe largojn iritantet nga rruget e frymarrjes.

12
Kontrolli i vullnetshem:

Prej kores se trurit qohen impulse ne muskuj respirator ,me qrastë ne menyr te
vullnetshme mund te ndalin frymen gjate te folurit dhe te kenduarit.

Hiperinflacioni :
Receptoret e tendosjes gjenden ne pleurë dhe rruget e frymarrjes qojn impulse
inhibitore (frenuese) ne qendren e inspirimit , gjate inspirimit shumë të thellë duke
penguar tërheqjen e tepërt të mushkërive.

Homeostaza- Mbajtja e gjendjes se pandryshuar te ambientit te brendshem (lengu


ekstracelular ).
Gjitha Indet dhe organet marrin pjes ne mbajtjen e Homeostazes

Mekanizmat e Homeostzes : Sistemi transportit te lengut ekstracelularë


Prejardhja e Substrateve ne lengun extracellular
Largimi i produkteve perfundimtare te metabolizmit
Rregullimi i funksioneve trupore ,reprodukimi
Shembuj te mekanizmave kontrollues
Feedbacku negative dhe positive.

Osmoza : Difuzioni i ujit neper membrane gjysmë-lëshuese prej mjedisit ne konc


entrim me te madhe te ujit ne drejtim te koncentrimit me te vogel te ujit.

Fiziologjija e Sportit në- Fakultetin e Kultures Fizike

Dr.Prof, Besa Gacaferri Lumezi nga G.E.

13

You might also like