You are on page 1of 4

PLUMBAT QORR

Keqinterpretimi i Kanunit për Gjuajtjen me Armën në Ahengje


Arben Komani / 16:06 / 27 SHKURT 2018

Kanuni, i kodifikuar si kanuni i Lekë Dukagjinit, përpos se është një perlë në letërsinë e
shkruar, tash është rikthyer si një normë që pretendon të mbivendos rregullat e asaj kohe
duke sfiduar ligjet e shtetit.

Ky kod, i njohur edhe si Kanuni i Lekës apo kanuni i Malësisë, sipas studiueses Edith
Durham zbatohej që nga koha e bronzit, por i kodifikuar është zbatuar si sistem paralel
kundrejt rregullave të perandorisë Osmane, sidomos në viset veriore të Shqipërisë.

Është shqetësuese, që tash abuzohet me Kanunin duke u përpjekur për ta zbatuar atë në
disa fusha të caktuara, si normë apo traditë. Aktualizimi i saj ndodh pikërisht në disa
segmente, të cilat përbëjnë rrezik për jetët e njerëzve.

v
Kanuni, që kishte përcaktuar sjelljet brenda një komuniteti, përkatësisht atij të Malësisë(mailto:?

a
Madhe, Shkodrës, Dukagjinit, Pukës, Mirditës dhe Malësisë së Gjakovës është
!
përmbledhur me saktësi dhe përshkruar (viber://forward? J
kodifikuar,
subject=Visit
nga At Shtjefen Gjeqovi, së cilës i referohemi
this site
https://kallxo.com&bod

d
(https://www.facebook.com/sharer/sharer.php? this may be interesting
u=https://kallxo.com/gjnk/keqinterpretimi- më kredibile. (whatsapp://send? you: Keqinterpretimi i
këtë shkrim, dhe përbën referencëntext=Keqinterpretimi%20i%20Kanunit%20për%20Gjuajtjen%20me%20A
kanunit-per-gjuajtjen- kanunit-per-gjuajtjen- Kanunit për Gjuajtjen
kanunit-per-gjuajtjen- text=Keqinterpretimi%20i%20Kanunit%20për%2
armen-ne- armen-ne-ahengje%2F) armen-ne-ahengje%2F) me Armën në Ahengje!
ahengje/&t=Keqinterpretimi+i+Kanunit+p%C3%ABr+Gjuajtjen+me+Arm%C3%ABn+n%C3%AB+Ahengje) This is the link:
https://kallxo.com/gjnk
kanunit-per-gjuajtjen-
armen-ne-ahengje/)
Andaj, çdo përpjekje për ta shpjeguar dhe interpretuar sipas dëshirës, para së gjithash,
përbënë jo vetëm përligjje të dukurive të këqija të cilat ishin të dënueshme me Kanun, por
edhe shkelje të vetë Kanunit.

Kjo ndërhyrje jo kompetente, përveç se shtrembëron të vërtetën dhe historinë e së të


drejtës brenda shqiptarëve, duke shkaktuar konflikt në mes së drejtës Kushtetuese të
vendit dhe traditave, natyrisht se është edhe një sulm mbi letërsinë dhe historinë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, në mënyrë taksative, nuk parasheh gjuajtjen me armë në


ahengje, përdorimin e alkoolit në Kuvendet apo takimet e Pleqve. Nëse nga shkrepja e
armëve, është lënduar dikush apo vrarë gjatë këtyre takimeve, kjo ka qenë një vepër
absolutisht e ndëshkueshme me Kanun.

Madje edhe kanosja me armë dhe shkrepja e saj në këto takime, ka qenë e dënueshme me
masat më të rrepta që i parasheh Kanuni [Fq 101, neni 149/1125]. Me të njëjtën masë
ndëshkohej edhe ai që i sjellte dikujt armën në atë Kuvend.

Mbajtja e armës, përdorimi dhe mirëmbajtja e saj është mja mirë e normuar, sigurisht në
korrelacion me kohen dhe rrethanat në kohën e Kanunit. Lëndimi i të pafajshmëve nga
përdorimi i armës, me dashje apo edhe nga pakujdesia ka qenë i dënuar, por Kanuni
parashihte edhe rrugët e pajtimit, por gjithsesi ishin akte të gjykueshme.

Përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma sot e interpretojnë si të drejt kanunore dhe
traditë. Kjo është e pavërtetë. Rastet e përdorimit të armëve janë të kodifikuar në kohën,
vendin dhe rrethanat e caktuara sipas Kanunit. Shkrepja e armëve duhej bëhej për qëllime
ceremoniale. Arma është përdorur, por vetëm në kushtet e parapara dhe në vendet e
caktuara, dhe krejt kjo si gjuajtje ceremoniale apo alarmuese. Kur në një familje ka lind një
djalë, kur ka rënë një zjarr apo është afruar ndonjë rrezik për komunitetin, atëherë është
shtënë me armë, pra me një arsye të caktuar.

Ndërsa shkrepjet krejt spontanisht në ahengje dhe dasma nuk kanë qenë të lejuara.
Mirëmbajtjes së armës, derisa personat që mbanin armë ishin brenda në objekte ose në
ndonjë log, i është kushtuar një rëndësi e veçantë, duke mos lejuar mbajtjen e armës afër
vetit, që nënkupton se nuk kishte të drejt dhe mundësi të përdorimit.

Kur miku pritej te dera e shtëpisë, i urohej mirëseardhje, i merrej arma dhe pastaj
udhëzohej për të hyrë në shtëpi [Fq 65, neni 96/605], sipas Kanunit te Lekë Dukagjinit.
Marrja e armës ishte një nderim në fakt, pasi që atij i garantohej siguria nga i zoti i shtëpisë,
por që njëkohësisht nëse ai mund të kishte ndonjë qëllim të keq apo mundësi për të bërë
keq, armën e kishte larg vetes, dhe nuk mund ta përdorte.

Arma, do të duhej të ishte e garantuar mirë, në vendin e saj përkatës. Për shkak të dëmtimit
eventual të vendmbajtjes, nëse arma ka rënë dhe ka shkrepur, atëherë pronari i shtëpisë,
ka qenë përgjegjës për lëndimin apo vrasjen e ndokujt.

Por nëse këputej rripi i armës, dhe shkaktohet e njëjta tragjedi, atëherë përgjegjës mbetej
pronari i armës. Pra, çdo shkrepje e armës që ka vrarë apo lënduar dikën, ka bartur
përgjegjësi dhe ndëshkim. Pra, Kanuni i ka kushtuar shumë rëndësi jetës së dikujt, qo ë ai
i vrarë apo lënduar nga pakujdesia.

Dasmoret e kishin të ndaluar shkrepjen e armeve në një distancë të caktuar nga shtëpia e
nuses. Vetëm një plumb i shkrepur lejohej për dasmoret para se të hynin në dasmë dhe
pasi të dilnin. Kjo vetëm për krushqit si njëra kategori e dasmorëve, por jo të uarve të
tjerë. Krushqit ishin pjesëtaret e familjes. Ndërsa me tu kthyer në shtëpinë e dhëndrit, pra
të zotit të shtëpisë, në mënyrë ceremoniale, është shtënë me armë vetëm 3 herë, nga vetëm
një armë dhe nga një largësi prej rreth 100 apo me shumë metrash, në krye të rrugës. Këto
të shtëna ishin për të lajmëruar dhëndrin se i sjellin nusen, duke e thirrur atë me emër, për
tu përgjigjur ai dhe mirëpritur nusen.

Qysh në vitin 1894, pra 130 vite më parë, me qëllim që të parandaloheshin gjuajtjet me
arme në dasma dhe ahengje, edhe pse ishin të rralla, janë kodifikuar ndëshkime me gjobë
nga Kanuni. Kushdo që gjuante me armë, në aheng ose në dasmë, qo ë ai mik apo edhe
vetë i zoti i shtëpisë dënimi ka qenë 500 grosh dhe pesë krerë të dashit. Një gjobë kjo e
konsiderueshme dhe e barasvlershme, apo edhe më e lartë se sa e parasheh Kodi Penal
dhe që e praktikojnë gjyqtarët sot për të njëjtat raste. Çdo gjuajtje me armë e cila ka
lënduar dikë apo vrarë, qo ë edhe nga pakujdesia, ka qenë e ndëshkueshme. Pra janë plot
pesë gjenerata para nesh, ku gjejmë shembuj dhe akte të shkruara që na tregojnë se
kushdo ka gjuajtur me armë në ahengje dhe dasma është ndëshkuar, dhe nëse ka lënduar
dhe vrarë, masat kanë qenë shumë më të rrepta.

Glorifikimi i gabuar i Kanunit nga zyrtarët shtetërorë, përpos se është një sfidë që i behët
ligjeve të shtetit, përbën edhe një kërcënim dhe thirrje për paralelizëm sistemesh të
drejtësisë. Në këto rrethana jo vetëm se krijohet huti dhe lajthitje për institucionet e
drejtësisë, por përbën një hendikep të madh për fuqinë e vendimmarrjes së tyre. Ndërsa
edhe më e frikshme bëhet situata atëherë kur kjo qasje udhëhiqet nga ata që janë të thirrur
të mbrojnë dhe fuqizojnë ligjet e shtetit dhe zbatimin e tyre.
Nuk është vetëm çështja e përdorimit të armëve që keqinterpretohet apo abuzohet, si
veprime kanunore. Ka shume trendë të jashtëligjshme që zyrtarë apo figura të caktuara
marrin përsipër, me pretendimin që ato janë tradita dhe akte Kanunore. Në fakt, ato as që i
njeh Kanuni dhe nuk kanë qenë të zbatuara ndonjëherë.

Autori është jurist.

PLUMBAT QORR (HTTPS://KALLXO.COM/TAG/PLUMBAT-QORR/)


RAMUSH HARADINAJ (HTTPS://KALLXO.COM/TAG/RAMUSH-HARADINAJ/)
ZEVENDESKRYEMINISTRI DARDAN GASHI (HTTPS://KALLXO.COM/TAG/ZEVENDESKRYEMINISTRI-DARDAN-GASHI/)
GJUAJTJA ME ARMË (HTTPS://KALLXO.COM/TAG/GJUAJTJA-ME-ARME/)
OPINION (HTTPS://KALLXO.COM/TAG/OPINION/)

Të ngjashme

(https://kallxo.com/deshmitarja-e- (https://kallxo.com/moti-ne-5-ditet- (https://kallxo.com/shkolla-verore-


Dëshmitarja e masakrës në Krushë
masakres-ne-krushe-rrefen-si-ia-
Moti në 5 ditët e ardhshme
e-ardhshme/)
Shkolla verore Sfido Historinë synon të
sfido-historine-synon-te-behet-
rrëfen si ia vranë 12 anëtarë të familjes
vrane-12-anetare-te-familjes/) (https://kallxo.com/moti-ne-5-ditet-
bëhet tradicionale
tradicionale/)
(https://kallxo.com/deshmitarja-e- e-ardhshme/) (https://kallxo.com/shkolla-verore-
masakres-ne-krushe-rrefen-si-ia- sfido-historine-synon-te-behet-
vrane-12-anetare-te-familjes/) tradicionale/)

Kryesore

(https://kallxo.com/gjnk/telefonatat- (https://kallxo.com/gjnk/kriza-e- (https://kallxo.com/neser-fillon-


Telefonatat e deputetëve kushtojnë 50
e-deputeteve-kushtojne-50-mije-
Kriza e kuadrove në UP, 45 studentë
kuadrove-ne-up-45-studente-
Nesër fillon rigjykimi i Granit Elshanit
rigjykimi-i-granit-elshanit-per-
mijë euro në vit
euro-ne-vit/)
“ndjekin” një profesor
ndjekin-nje-profesor/)
për vrasjen në diskotekën e Pejës
vrasjen-ne-diskoteken-e-pejes/)
(https://kallxo.com/gjnk/telefonatat- (https://kallxo.com/gjnk/kriza-e- (https://kallxo.com/neser-fillon-
e-deputeteve-kushtojne-50-mije- kuadrove-ne-up-45-studente- rigjykimi-i-granit-elshanit-per-

You might also like