You are on page 1of 13

Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.

Alushaj

Hyrje (Ftohja)
Ne pergjithesi ftohja percaktohet si nje proces i largimit te nxehtesise. Ne menyre me te
specifikuar, ftohja percaktohet si nje dege e shkences qe trajton proceset e reduktimit dhe te
mbajties se temperatures se nje hapsire, ose materiali, poshte temperatures se mjedisit rrethues.
Per ta kryer kete , nxehtesia duhet te largohet nga trupi/mjedisi qe ftohet dhe te transmetohet ne
nje trup tjeter, temperatura e te cilit te jete me poshte se ajo e trupit qe ftohet. Meqense nxehtesia
e larguar nga trupi qe ftohet transferohet ne nje trup tjeter eshte evidente, qe ftohja dhe ngrohja
jane realisht anet e kunderta te te njejtit proces. Shpesh vetem rezultati i deshiruar percakton
njeren apo tjetren.

Energjia termike (nxehtesia) e transmetuar nga, ose, tek nje substance, sjell ndryshimin e
temperatures se saj si edhe nje ndryshim ne fazen e substances. Konvencionalisht energjia
termike ndahet ne dy tipe ose kategori, qe varen se, cila nga keto dy efekte ka ndodhur ne
substancen qe merr ose jep energji termike. Nxehtesia qe shkakton ose shoqeron nje ndryshim
te temperatures se substances quhet nxehtesi sensible, ndersa nxehtesia qe shkakton ose
shoqeron nje ndryshim te fazes se substances njihet si nxehtesi latente.

1. Metodat e prodhimit te temperaturave te uleta

Metodat e prodhimit te temperaturave te uleta jane disa dhe mund t’i klasifikojme si me
poshte:

1. Ftohja sensible nga nje mjedis i ftohte ,


2. Perzierja endotermike e substancave,
3. Proceset e ndryshimeve fazore,
4. Zgjerimet e lengjeve,
5. Zgjerimet e gazeve,
a. Me ane droselimit
b. Zgjerimi I gazeve ne turbine
6. Ftohje termoelektrike,
7. Demagnetizimi adiabatik.

1.1 Ftohja sensible nga nje mjedis i ftohte

Ne proceset e ftohjes substanca qe perdoret si absorbues nxehtesie ose si agjent i ftohjes quhet
“ftohes”. Te gjitha proceset e ftohjes mund te klasifikohen, si sensible, ose latente ne perputhje
me efektin (rritje e temperatures apo ndryshim i gjendjes fizike) qe nxehtesia e absorbuar ka
mbi ftohesin. Ne çdo proces ne qoftese efekti ftohes duhet te jete i vazhdueshem, temperatura
e ftohesit duhet te mbahet vazhdimisht poshte temperatures se hapsires ose materialit qe ftohet.
Per te ilustruar kete fakt,

1
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

a) Le te supzojme qe 1 kg uje ne nje temperature prej 0 0C, ndodhet ne nje kontenitor te


hapur , i cili ndodhet ne nje hapsire te izoluar me nje
temperature fillestare 21 0C ( fig
1-1). Fillimisht nxehtesia do te
qarkulloje nga hapsira me
temperature 21 0C ne ujin me
temperature 0 0C, dhe keshtu
temperatura e hapsires do te bjere.
M.gj.t, per cdo kJ nxehtesi qe uji
absorbon nga hapsira, temperatura
e ujit do te rritet me 0.55 0C, pra
ashtu si temperatura e hapsires
ulet, temperatura e ujit rritet.
Temperatura e ujit per pak kohe do
te jete ekzaktesisht e njejta me ate
te hapsires dhe nuk do te kete me
transferim nxehtesie. Procesi i
ftohjes nuk do te jete me i
Fig. 1.1 vazhdueshem sepse temperatura e
ftohesit nuk do te mbetet me e ulet
se temperatura e ambjentit qe
duhet ftohur. Ne kete rast kemi nje
proces ftohje sensibel.
b) Supozojme se: 1 kg akull ne te njejten temperature (0 0C) zevendeson ujin fig.1.2. Ne kete
rast tempertura e ftohesit (akullit) nuk ndryshon, por nxehtesia e absorbuar nga hapsira,
ndryshon vetem formen e akullit duke e kthyer nga gjendja e ngurte ne gjendje te lenget, ndersa
tempertura e tij mbetet kostante, 0 0C.

Fig. 1.2

Nxehtesia e absorbuar nga akulli largohet nga hapsira me ujin qe, shkarkohet nga dreni dhe
efekti i ftohjes do vazhdoj deri sa i tere akulli te shkrije.Pra ne kete rast kemi nje proces ftohje
latente.
Eshte e mundeshme dhe praktike qe te arrihet ftohja e vazhdueshme me nje proces ftohje
sensible, me kusht qe ftohesi te jete vazhdimisht i ftohte dhe te qarkulloje neper hapsiren
ftohese, siç tregohet ne fig.1.3.

2
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

fig. 1.3

Ftohja latente mund te shoqerohet si me ftohes te ngurte ashtu dhe me te lenget.


Si ftohes i ngurte zakonish sherben akulli (ujit) dhe dyoksidi i karbonit i ngurte (akull i thate).
Akulli ne presion atmosferik standart sigurisht shkrin ne temperature 0 0C, ndersa dyoksidi i
karbonit i ngurte sublimohet direkt ne gjendje avulli ne temperature -42.80C.

Akulli si ftohes

Akulli eshte perdorur si ftohes i mire per shume


vite me pare. Nje ftohje tipike me akull tregohet
ne fig.1.4 .
Akulli ka sigurisht mangesi qe tentojne ta
kufizojne perdorimin e tij si ftohes. Per shkak te
tempertures se shkrirjes, 0 0C, nuk eshte e
mundur te fitohen temperatura te ulta te
nevojshme per shume aplikime te ftohjes. Nje
mangesi me e dukeshme e perdorimit te akullit si
ftohes, eshte nevoja e rifurnizimit te shpeshte me
akull, qe praktikisht nuk eshte e manovrueshme
dhe as ekonomike si dhe gjithashtu si dhe
problemi i largimit te ujit te perftuar nga shkrirja
e tij.

Nje tjeter mangesi me pak e dukeshme, por me i


rendesisheme eshte veshtiresia e realizimit te
kontrollit te ngarkeses ftohese qe veshtireson
mbajtien ne nivelin e deshiruar te temperatures
Fig. 1.4 se ulet brenda hapsires ftohese. Sasia e
nxehtesise se absorbuar nga akulli eshte
proporcionale me siperfaqen rrethuese te akullit dhe diferencen e temperaturave te hapsires

3
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

dhe te shkrirjes se akullit, por nxehtesia e absorbuar redukton ne vetvete (nga shkrirja)
siperfaqen rrethuese te akullit. Keshtu zvogelohet gradualisht nxehtesia qe largohet nga hapsira,
e cila akumulohet ne hapsire nga burime te ndryshme, gje qe, çon ne rritjen e temperatures se
hapsires.
Ne saje te ketyre mangesive akulli preferohet ne ftohjen mekanike vetem ne disa perdorime., si
zarzavate te fresketa, peshk etj.

1.2 Perzierja endotermike e substancave

Kjo metode ftohje eshte me te vjetra te njohura e perdorur nga njerezimi, ajo njihet se
temperature e ulet perftohet ne rast se ne tresim kripera te caktura ne uje. Kjpo ndodh se tretja
e ktyre kriprave ne uje eshte nje proces endotermik. Pershembull kur nje kripe nitratit, klorur
natriumi , klorur kalciumi tretet ne uje temperatura e ujit ulet. Kur perdorim tretjet e klorurit te
0
kalciumit temperatura eujit mund te ulet deri ne -51 C.

1.3 Proceset e ndryshimeve fazore

Aftesia e lengjeve per te absorbuar sasi te madhe nxehtesie kur ato avullohen(ndryshojne faze)
eshte baza e sistemeve ftohese mekanike moderne. Si ftohesa, lengjet e avullushme, kane nje
numer perparesish ndaj trupave te ngurte te shkrishem per shkak se procesi i avullimit eshte me
i lehte per t’u kontrolluar. Efekti ftohes mund te nise dhe te ndalet sipas deshires, sasia e ftohjes
mund te percaktohet brenda kufijve te vegjel, temperatura e avullimit te lengjeve mund te
percaktohet dhe kontrollohet nga presioni ne te cilin lengu avullon. Per me shume, avulli mund
te mblidhet pa veshiresi dhe te kondesohet perseri ne gjendie te lenget dhe keshtu i njejti leng
mund te perdoret here pas here duke siguruar nje furnizim te vazhdushem te lengut per avullim.

Uji si lengu me familjar eshte perdorur ne shume raste, por meqense ai ka temperature vlimi
relativisht te larte dhe per arsye te tjera, uji nuk eshte i pershtatshem per t’u perdorur si ftohes
ne ciklet me kompresor avujsh.

Aktualisht vetem nje numer relativisht i vogel lengjesh kane veti qe i bejne ato te pranushme si
ftohsa dhe shumica e tyre jane krijuar artificialisht per kete qellim.
Nuk egziston nje ftohes i vetem, qe eshte me i miri per te gjitha aplikimet dhe konditat e
funksinimit te ndryshme. Nga te gjithe fluidet qe perdoren si ftohsa ato qe paraqesin veti me te
pershtashme si nje ftohes ideal jane serite e komponimeve te fluorit dhe klorit me hidrokarburet
qe, kimikisht emerohen si diklorodiflorometane(CCl2F2). Keto jane nje grup ftohesish te futur
ne indusri me emrin tregetar, Freon por, qe tani ato prodhohen nga disa emertime pronesie te
tjera. Per te shmangur konfuzionin ne perdorimin e pronesise, ose te emrit kimik keto
komponime tani referohen si “ftohesi” –12 (Refrigerant-12, R-12., sipas ASHRAE STD 34-92)

4
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

1.4 Zgjerimet e lengjeve

Fig. 1 Zgjerimi ne turbine Fig. 2 Zgjerimi izoentalpik ne nje tepe poroze

Kur nje leng me presion te larte kalon ne nje turbine duke prodhuar punen Wnet (Fig.1), presioni
dhe entalpia e tij ulen. Ne rastin ideal procesi I zgjerimit mund te jete izoentropik dhe si e tille
renia e entalpise do te jete e njejte me punen specifike te kryer(nuk meren parasysh ndryshimet
e energjise kinetike dhe potenciale). Kur nje leng me presion te larte detyrohet te kaloje nje
mjedis poroz sic eshte tapa poroze (Fig.2), presioni i tij bie si pasoje efektit te ferkimit. Ne kete
rast nuk prodhohet pune dhe per nje process adiabatik dhe pa mare parsysh ndryshimet ne
energjine kinetike dhe potenciale nga ekuacioni I energjise per rrymat del se entalpia e lengut
mbetet konstante.Por meqense procesi eshte irreversible do te kemi rritje te entropise se lengut
gjate ketij procesi. Ky process quhet dhe procesi I droselimit.

1.5 Zgjerimet e gazeve

1.5.1 Me ane droselimit

Gazet ne mnyre te ngjashjshme si lengjet mund te zgjerohen nga presioni I larte ne ate te ulet
si duke perdorur turbinat(zgjerim izoentropik) ashtu edhe paisjet e droselimit (zgjerimim
izoentalpik) . Ne se per gazin ideal, gjate procesit te droselimit temperatura mbetet konstante,
per gazin real, renia ose, rritja e temperatures do te varet nga vetia e gazit e quajtur koeficenti i
Joule-Thomsonit , µJT, i cili jepet nga :

Ne nje forme me te transformuar termodinamikisht, koeficenti i Joule-Thomsonit, µJT, mund te


shkruhet:

Ku, v – volume specific i gazit, cp – nxehtesia specifike me presion konstant.


Na shprehja e mesiperme duket se per µJT =0 meret shprehja per gazin ideal (pv = RT). Ky
parameter sherben per te matur shmangjen e sjelljes se gazeve reale nga ai ideal. Ne se µJT eshte

5
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

positive atehere gjate zgjerimit izoentalpik gazi real, temperatura e tij ulet dhe kur µJT eshte
negative , temperatura e tij rritet. Figura 3 tregon procesin e zgjerimit izoentalpik ne kordinatat
temperature-presion.

Fig. 3 Zgjerimi izoentalpik i gazeve ne kordinatat T-P

1.5.2 Zgjerimi i gazeve ne turbine

Zgjerimi i nje rryme gazi te qendrueshme me presion te larte ne nje turbine rezulton me
prodhimin e punes se turbines dhe me renien e entalpise se gazit .Kjo renie e entalpise se gazit
shoqerohet me uljen e temperatures se gazeve reale arsyetuar njelloj si ne rastin e lengjeve. Ne
praktike zgjerimi i gazeve perdoret per te lengezuar gazet.

1.6 Ftohje termoelektrike

Ftohja termoelektrike eshte nje metode e re prodhimit te temperaturave te uleta dhe bazohet ne
efektin “Seebeck”. Figura 4 tregon te ilustruar efektet “Seebeck” dhe “Peltier”. Sic shihet ne
efektin Seebeck, E prodhohet kur bashkueset e dy perciellsve jo te ngjashem mbahen ne dy
temperatura te ndryshme T 1dhe T2. Ky princip perdoret per matjen e temperatures duke
perdorur termociftet.

Fig 4 Ilustrimi i efektit Seebeck dhe Peltier

6
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

1.7 Demagnetizimi adiabatik

Ftohje magnetike eshte I bazuar ne efektin magnokalorik, zbuluar nga E. Warburg ne 1881. Ky
efekt eshte i ngjashem me ate shtypjes mekanike dhe zgjerimit te gazeve , pasi ka disa materiale
qe rrisin temperaturen e tyre kur magnetizohen adiabadikisht dhe e ulin temperaturen kur
cmagnetizohen adiabadikisht . Me ftohje magnetike(adibatike) mund te merren temperature
afer zeros absolute me ane te disa kriprave mgnetizuese.

Cdo atom i kripes paramagnetizuesemund te konsiderohet magnet i vogel.Ne se keto kripa


ekspozohen ne nje fushe te forte magnetike atomet e saj do te drejtohen vete ne drejtim te fushes
magnetike . Kjo ne kete proces kerkon pune dhe rritje temperature. Ne se kripen e fusim ne nje
ene e rrethuar peqark nga helium, nxehtesia e cliruar do absorbohet nga helium. Ne se tani
fushen magnetike e shkepusim, atomet e kripes do kerkojne te kthehen ne origjine ne rendin e
orjentimit. Kjo kerkonqe atomet te kryejne pune dhe ne se nuk energji perreth tyre athere do
ulet temperature e kripes per te perballuar punen e atomeve. Keshtu kripa ftohet figura 5 tregon
skematikish paisjen per ftohjen magnetike.

Fig. 5 Skema e pasijes se ftohjes magnetike.

7
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

1.8 Ftohja me Proceset e ndryshimit fazor

- Ftohja prodhohet kur substancat i nënshtrohen proceseve të ndryshimit të fazës


endotermike.
- Avullimi është procesi më i zakonshëm i ndryshimit të fazave në sistemet praktike të
ftohjes pasi është më i lehtë për tu trajtuar në pajisjet ciklike. Në këto sisteme, fluidi i punës
(ftohësi) siguron efekt ftohës pasi ndryshon gjendjen e tij nga lëngu në avull në avullues.
- Për të gjitha proceset e ndryshimit të fazës, sasia e ftohjes së prodhuar jepet nga :
-

ku Q është sasia e ftohjes se prodhuar (nxehtësisa e transferuar),


- m është masa e substancës për ndryshimin e fazës dhe
- ∆hph është nxehtësia latente e ndryshimit të fazës.

Nga ekuacioni i mësipërm mund të shihet që substancat që kanë nxehtesi latente të mëdhe
kërkojnë më pak sasi substance (m) dhe anasjelltas.

Përveç nxehtesise latente, temperatura në të cilën ndodh ndryshimi i fazës është gjithashtu e
rëndësishme.

Për ndryshimin e fazës së lëngut në avull, pika e vlimit normal (NBP) është një tregues i mirë i
dobisë së një fluidi të veçantë për aplikimet e ftohjes. Pika e vlimit normale përkufizohet si
temperatura në të cilën gjendja e lënget dhe avullt janë në ekuilibër per një presion prej 1 atm.

Nxehtesia latente e avullimit dhe pika e vlimit normal lidhet nga rregulli i Troutonit, i cili thotë
se entropia molare e avullimit është konstante për të gjitha lëngjet në pikën e vlimit
normal(NBP). Kjo mund të shprehet matematikisht me :

ku ∆Sfg është entropia molare e avullimit (J / mol.K), ∆hfg është entalpia molare e avullimit
(J / mol) dhe Tb është pika e vlimit normal në K. Ekuacioni i mësipërm tregon se, sa më e lartë
NBP, aq me e larte eshte entalpia molare e avullimit.
Gjithashtu mund të nxirret nga ekuacioni i mësipërm që fluidet e peshës molekulare të ulët kanë
entalpi specifike më të lartë të avullimit dhe anasjelltas.

1.9 Ftohesit

Vetite kryesore qe, vleresohen ftohsit per perdorim ne impiantet e ftohjes jane :

Karakteristikat Fizike
- transmetim nxehtsie te larte
- treteshmeri te ulet me ujin
- stabilitet
Termodinamike

8
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

- nxehtesi latente te larte


- temperature te ulet ngrirje
- presion avullimi pozitive
- presione kondensimi te ulet
Siguri
- jo te djegshem
- jo toksike
- jo irritues

Klasifikimi ftohesve:

1.Natyroret :
1a.jo-organiket

R 717 = AMONIAK
R 718 = UJE
R 744 = ANHIDRID KARBONIK
R 764 = ANHIDRID SULFURIK
……. = AJER

1b. Organiket

R 290 = PROPAN
R 600 A = IZOBUTAN

2 .SINTETIKET:
Cloro Fluoro Carburi (CFC..)
R12, R11, R502, etj.…
Hydro Cloro Fluoro Carburi (HCFC)
R22, R123, etj…
Hidro Fluoro Carbur (HFC)
R134a, R404a, R407c, R410a, R143a, R32, etc…
Formimi

Bashkim kimik i paster


R12, R22, R134a, R32, R290, R717 etj..

Perzierje azeotropike
R502, R500 etj..

Perzierje azeotropike(BLENDS)
R404a, R407c, R410a, R401a, R402a, etj…

Klasifikimi i sigurise

Ndezshmëri e lartë A3 (R 290) B3


Ndezshmëri e ulët A2 B2 (R 717)
Asnjë përhapje flake A1 (R22, R134a) B1 (R 123)
Helmueshmëri e ulët Helmueshmëri e lartë

9
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

1.10 Karakteristikat e ndikimit ne mjedis:

O.D.P OZONE DEPLETION POTENTIAL


(POTENCIALI I SHKATERIMIT TE OZONIT)
G.W.P GREENHOUSE WARMING POTENTIAL
(EFEKTI I SERES-CO2)

VLERAT E KOEFIÇIENTEVE

FLUIDI ODP
R 12 (CFC) 1
R 22 (HCHC) 0.05
R 407c (HFC) 0
R 410 A 0
R 134a (HFC) 0
HALON 7 - 11
R 290 (PROPAN) 0
R 717 (AMONIAK) 0

FLUIDI GWP
R 12 8500
R 22 1700
R 407c 1610
R 410A 1725
R 134a 1300
R 744 (CO2) 1
R290 (PROPAN) 3
R 50 (METAN) 25
R 717 (AMONIAK) 0

Ne tabelen e meposhteme jepen disa nga fohesit me te perdorshem ne impiantet e ftohjes. Se


bashku me fluidet sintetike CFC te gjenerates se vjeter, qe duhet te jene zevendesues te
pershtatshem sipas dispozitave te Protokollit te Montrealit, jane vendosur fluide te tipit HCFC,
perdorimi i te cileve eshte ende i mundur ne raste emergjente por per te cilet nevoja per
zvendesim i nenshtrohet nje kohe te shkurter, dhe fluidet e tipit HFC(te paster ose te perzier)
qe aktualisht paraqiten si alternativa me e mire ne krahesim me fluide te gjenerates se vjeter, qe
per me teper jane ndotes kundrejt ozonit stratosferik, edhe pse me kalimin e kohes jo shume e
sigurt, si pasoje e e impjanteve me efekt sere antropogjenik; jane konsideruar edhe dy
alternativa natyrale te mundeshme, amoniak dhe propan, perdorimi i te cileve eshte ende i
rezervuar ne raste specifike ne te cilat eshte e mundur te superohen nga mosndezja. Per fluide
te ndryshem eshte paraqitur temperatura e vlimit normal (d.m.th ne presionin 1atm – 1,01325bar
).

Emertimi Emertimi kimik Formula kimike Teperatura e


ASHRAE vlimit 0C
Std. 34-
92

10
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

11 Trichloromonofluoromethane CCl3F 23.77


12 Dichlorodifluorofluoromethane CCl2F2 -29.8
13 Monochlorotrifluoromethane CClF3 -81.4
21 Dichloromonofluoromethane CHCL2F 8.9
22 Monochlorodifluoromethane CHCLF2 -40.77
30 Methylene chloride CH2CL2 40.55
40 Methyl chloride CH3CL -23.77
113 Trichlorotrifluoroethane CCL2FCCLF2 47
114 Dichlorotetrafluoroethane CCLF2CCLF2 3.33
115 Monochloropentafluoroethane CCLF2CF3 -38.7
134a Tetrafluoroethane CF3CH2F -26.17
160 Ethyl chloride CH3CH2CL 12.2
170 Ethane CH3CH3 -88
C316 Dichlorohexafluorocyclobutane C4CL2F6 60
C317 Monochloroheptafluorocyclobutane C4CLF7 25
C318 Octafluorocyclobutane C4F8 -6.1
500 Ftohesit 12/152a 73.8/26.2 peshe % CCL2F2/CH3CHF2 -33.3
501 Ftohesit 22/12 75/25 peshe % CHCLF2/CCL2F2 -41
502 Ftohesit 11/115 48.8/51.2 peshe % CCL3F/CCLF2CF3 -45.6
50 Metane CH4 -161.7
170 Etane CH3CH3 -88.6
290 Propane CH3CH2CH3 -42.3
600 Butane CH3CH2CH2CH3 -0.4
717 Amonjak NH8 -33.33
718 Uje H2O 100
744 Dyosid karboni CO2 -78

FLUIDET ALTERNATIVE SOT

ORIGJINALE ZEVENDESUES
R11 (CFC) R123a (HCHC)
R12 (CFC) R134a (HFC -PERZIERJE TRIAR)
R502 (CFC) R404a (HFC - PERZIERJE TRIAR)
R 507 (HFC - PERZIERJE BINARE)
R22 (HCFC) R22 (HCFC)
R 407C (HFC - PERZIERJE triare)
R 410 A (HFC - PERZIERJE trare)

R-11: karakteristikat e vlimit te larte te ketij fluidi dhe si pasoje presioneve te ulta te punimit
(0.2 bar dhe 1.25 bar) qe kerkon volume te medha dhome pune kompresori lejohen perdorimin
me kompresore centrifugale, per perdorim ne impiante ajri te kondicionuar te fuqive te vogla .

Ftohesi -12 (CCL2F2) relativisht ka qene ftohsi me i perhapur. Por si rezzultat i zbulimit te te
viteve te fundit te efektit shkaterues qe ai ka ne shtesen e ozonit atmosferik, ai eshte planifikuar

11
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

te hiqet nga qarkullimi dhe nuk mund te perdoret me. Ftohesi -12 perveç efektit te me siperm
eshte jotoksik, jovetedjeges dhe joeksploziv por, ne se ai vihet direkt ne kontakt me flaken e
hapur ose me elemenet ngrohes elektrik dekompozohet ne prodokte me toksitet te larte.
Ftohesi –12, kondeson lehtesisht ne presion atmosferik normal dhe ka temperaturen e pikes se
vlimit -29.8 0C ne presion atmosferik qe, e ben ate te pershtatshme per tu perdorur ne aplikimet
me temperature te larte-mesme dhe te ulet dhe me te tre tipet e kompresorve. Kur shfrytezohet
me kompresoret centrifugale shumeshkallesh R-12 perdoret per te ftohur shellirat ne
temperature –80 0C.

R-22; Me temperature vlimi ne presion atmosferik –40.8 0C kosiderohet ftohes I teperatures se


ulet dhe duke perdorur nje komresor me volum rreth 60% me te ulet se sa R-12 per nje kohe te
gjate fluidi me i perhapur ne pjesen me te madhe te aplikimeve me perdorim te kompresoreve
volumetrik, per karakteristika te mira termodinamike, termofizike dhe te sigurimit, te inercise
kimike, dhe te kompromisit te drejte te presionit ne fushen e temperaturave te perfshira, qe
lejone aparaturat kompakte pa arritur ne nivelet e presionit jo kompatibel me ndertime normale
sidomos, ne paisjet e ajrit te kondicionuar. Me kompresore centrifug perdorimi i R-22 i le vend
njesive njeshe te fuqise frigoriferike ekstremisht te larta (ftohesve te ujit nga 2000 ne 35000
kW).
Perzierja e vajit me R-22 ne presionin e larte ne kondesator rindahet perseri ne presionin e ulet
ne avullues. Temperatura e ndarjes se vajit nga R-22 varet nga tipi i vajit dhe sasia e tij.ne raste
se perdoret avullues i duhur dhe diameter i nevojshem tubi kthimi per ne kompresor nuk ka
veshtiresi per kthimin e vait te ndare. Kur perdoret avullues me mbushje te plote nga avullimi i
ftohesit duhet parashikuar ndares vaji. Ndarsi i vajit duhet perdorur gjithmone ne ftohjen e
temperaturave te ulta.
R 22 ka aftesi me te lare apsorbimi lageshtie se sa R-12 dhe kjo ndo pasur parasysh per te mos
shkaktuar ngrirjen ne tuba aposeksine te tjera.
R-502 eshte nje perzierje azeotropike e R-22 dh R-115 dhe perdoret per te zevendesuar
aplikimet e R-22 ne ftojen e temperaturave te ulta me raport te larte te presioneve
avullim/kondensim. Perparesia kryesore e R-502 ndaj R- 22 eshte temperatura me e ulet e
kondesimit (37.2 0C ndaj 53.3 0C), ndersa vellimi dhe fuqia specike e kerkuar eshte dicka me e
mdhe per R-502 se sa per R-22.

Ftohesi HFC- 134a


R 134a eshte HFC zëvendeses i CFC R 12
Ka qene e shfrytezuar edhe si zevendesues i HCFC R22

PERPARESITE MANGESITE
O.D.P = 0 prodhimtaria volumetrike e ulet se R22
Presioni i punes i ulet (nevojitet kompresore me I madh)
komponent i paster
jo glide

Ftohesi R407C eshte afro ezeotropik i perzirjes triare te HFC-32, HFC-125, dhe HFC-134a
ne raportet 23/25/52 %.
R407C eshte HFC qe deri tani eshte ofruar si zevendesues me i afert I R22

PERPARESITE MANGESITE

O.D.P = 0 Përzierje azeotropike triare .


Kushtet e punes shumë të ngashme me R22 “Rreshqitje” = 7°C

12
Leksine te ipianteve ftohese / Ftohja Dr.Ing. R.Alushaj

Ndryshime kompozicioni perballe humbjeve.


prodhimtaria dhe efiçensa me pak e ulet nga
e R22

Ftohesi R410A eshte perzierje binare e HFC-32 dhe HFC-125 ne raportet 50/50 %.
HFC-410A është nje zevendesues i R22 ne presione pune me te lareta.

PERPARESITE MANGESITE

O.D.P = 0 Presioni i punes me i larte (>1.5)


“Rreshqitje” e parendesishme (<1°C) Domosdoshmeria e komponenteve rimbrojtes
Efektiviteti me i madh
Prodhimtaria volumetrike me e larte

13

You might also like