You are on page 1of 4

Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

SISTEMI BASHKKHOR I NGROHJËS Në OBJEKTET E BANIMIT


(Përforcim)

Llojet e ngrohjes qendrore


Sipas mjetit – fluidit ( lëngut ) – me të cilin transmetohet nxehtësia prej impianturës nxehëse
deri te trupat nxehës, nxehja mund të bëhet:

- me ujë të nxehtë,
- me avull uji (nxehja avullore),
- nxehje ajrore (me ajër të nxehtë) dhe
- nxehje e kombinuar ose e përzier.

Nxehja me ujë të ngrohët


Sistemi i nxehjes me ujë të ngrohtë përbëhet prej kazanit ku uji nxehet, rrjetit gypor i
mbushur me ujë nëpër të cilin rrymon uji i ngrohtë deri te trupat nxehës dhe me ndihmën e
tyre nxehtësia emetohet ambienteve. Tepricën e ujit që sajohet nga bymimi me rastin e
ngrohjes e pranojnë enët e zgjashme – ekspansive. Ato njëkohësisht edhe shkarkojnë rrjetin
nga shtypja e madhe. Për rregullimin nxehjes shërbejnë mbyllësit dhe ventilat e rregullimit.
Sipas lartësisë së temperaturës së ujit të nxehur, sistem i nxehjes mund të jetë me ujë të
nxehtë e të valë. Me ujë të nxehtë nxehen ndërtesat pa ndërprerje në nxehje, për shembull,
ndërtesat e banimit spitalet e të ngjashme. Uji i nxehtë shfrytëzohet për nxehje së largu. Sipas
mënyrës së funksionimit sistemi i nxehjes me ujë të ngrohtë mund të jetë:

- i gravitetit me qarkullim natyror të ujit dhe


- i dhunshëm, me qarkullim me ndihmën e pompave.

Nxehja me penela
Te nxehja me panele nxehtësia emetohet përmes sipërfaqeve të nxehura të dyshemeve,
plafonëve ose të mureve. Në relacion me fluidin termik kjo nxehje mund të jetë: me ujë, me
avull, me gaz, elektrike dhe ajrore. Uji i nxehur, avulli dhe gazi përcillen nëpër sistemin e
gypave të metalit e të plastikës. Nxehësit elektrik janë rezistuesit e montuar në konstruksione.
Ajri i nxehur kalon nëpër kanale dhe përmes grilave kalon në ambiente.
Nxehja panel me ujë të nxehtë ose avull të ujit.- Për këtë lloj nxehje sistemi i shpërndarjes në
parim është i njëjtë si për llojet e tjera të nxehjes qendrore. Dallimi qëndron në llojet dhe
vendet e vendosjes së trupave nxehës. Trupat nxehës për nxehjen panel punohen në trajtë të
gypave të drejtë ose të përdredhur në formë gjarpërore të vendosur në plafonë, dysheme ose
mure të ndërtesave. Në këtë mënyrë temperaturat renditen në mënyrë shumë më të volitshme
dhe sigurohet një komoditet më i madh në ambientet. Trupat nxehës të vendosur nën dritare
ose pranë mureve të brendshme nxehin ambientet me qarkullimin natyror të ajrit, kurse në një
pjesë më të vogël me rrezatim sepse dihet se pranë dyshemesë temperaturat janë gjithmonë
më të ulëta, kurse pranë plafonëve më të larta se optimalja.
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

Nxehja panel sipas vendit të vendosjes së trupave nxehës, mund të jetë:

-e plafonëve,
-e dyshemeve dhe
-e mureve.

Nxehja e plafonëve - Këtu trupat nxehës gjenden në nivelin më të lartë të ambientit. Pranë
tyre një shtresë e ajrit nxehet me përcjellje porse qëndron i qetë, sepse është më i lehtë se ajri
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

tjetër më i ulët e më i ftohët, kështu që nuk mund të bëhet konveksioni. Nxehtësia


transmetohet teposhtë dhe me rrezatim, nxeh të gjitha objektet, dyshemetë dhe njerëzit në
ambient. Ajri nxehet me përcjellje dhe vetëm me rrymimin e dobët ndërmjet sendeve të
nxehura ndodh një konveksion i butë. Trupat nxehës të nxehjes me plafon nxehen me fluidin
e temperaturës dukshëm më të ultë, prej rreth 300C, kurse çdo gjë i është ekspozuar rrezatimit
prej rreth 200C. Temperatura e ajrit në dhomë është më e ulët se optimalja përreth 20C. Kjo
nuk u pengon njerëzve të ndihen këndshëm, sepse nxitësin trupore nuk e emitojnë me
rrezatim në objekte të ftohta. Ajri i ftohur nga plafoni zbret njëtrajtësisht te poshtë dhe ftoh
ambientet me konfeksion.

Nxehja e dyshemeve - Sistemi për çdo gjë i njëjtë si te nxehja e plafonit dhe dallohet vetëm
për nga vendi i vendosjes së gypave. Ato betonohen në pjesën e epërme të pllakës së
konstruksionit të ndërkatit ose shtrihen lirisht në mbështetësin e dyshemesë.
Te nxehja e dyshemesë trupat gjenden në nivelin më të ulët në ambient, kurse nxehësit
emitoin me konveksion. Për shkaqe fiziologjike lartësia e nxehjes së dyshemesë është deri
25o C. Ajri i nxehur ngrihet ngadalë lartë dhe nuk çon pluhur. Doemos duhet pasur kujdes për
zgjedhjen e llojit të dyshemesë që të mos vihet ndonjëri që është izolues i nxehtësisë dhe nuk
duhet shtruar tepih.

Nxehja e mureve - I ka të vendosur trupat nxehës në muret e jashtëme dhe të brendshme që


nxehën dhe zakonisht nuk janë më të ftohët kështu që njerëzve nuk u a marrin nxehtësinë.
Nxehja ekskluzivisht me mure zbatohet më rrallë, sepse është vështirë të gjenden sipërfaqe
mjaft e madhe e lirë e mureve. Shërben të shumtën si plotësomi i nxehjes me dysheme ose
plafon në viset me klimë të ashpër nga se ato nuk japin mjaft nxehtësi.
Instilacionet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit KL XII – 8 Arkitekture

You might also like