You are on page 1of 1

Ditë kafenesh

Shkruar nga Ismail Kadare

Ky libër u botua në vitin 1962

Ngjarja sillet rreth dy të rinjve, shokë me njëri-tjetrin, të cilët filluan një aventurë rigoroze e të
pamenduar në momentin kur profesori i tyre, kur ishin në orë mësimore, tha se ekziston një dorëshkrim
i humbur i Anton Zako Cajupit i quajtur Këngë dhe vomë për luftën e madhe, e që pas mësimit njëri nga
shokët kishte një ide sa të quditshme, aq edhe mahnitëse. Mendimi kishte të bënte me kërkimin e këtij
dorëshkrimi të humbur që dyshohej të jetë diku në trojet tona. Kjo i shtyri këta djem që të marrin
udhëtim për në qytetin N. Kështu, pas gjashtëmbëdhjetë orësh udhëtim me autobusë, shokët
mbërritën. Destinacioni i parë ishte kisha. Ata u futën në kishë dhe kërkuan nga Brokharti që t’ia jep të
gjitha dorëshkrimet që kishin por ky i cili kërkohej nuk ishte aty. Kështu, shokët bredhën nëpër qytet,
duke gjetur destinacione të ndryshme si shtëpia e xhaxhait, fushata e fëmijëve, kafenetë e hotelet e
ndryshme, por prap se prap nuk kishte rezultat. Kështu, aventura e djemve përfundoi pa rezultat. Vetë
emri i librit tregon vendin se ku këta të rinj e kalonin kohën me misionin e tyrë tashmë të papërfunduar.

You might also like