You are on page 1of 8

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/295813704

FAKTORËT TARGET PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJES SË ALZHAIMERIT :


RISHQYRTIM LITERATURE

Conference Paper · December 2015


DOI: 10.13140/RG.2.1.2157.5449

CITATIONS READS
0 152

6 authors, including:

Fatjona Kamberi Rezarta Lalo


Universiteti Vlores Universiteti Vlores
77 PUBLICATIONS   12 CITATIONS    14 PUBLICATIONS   2 CITATIONS   

SEE PROFILE SEE PROFILE

Yllka Vasil Bilushi Enkeleda Sinaj


Universiteti Vlores University of Medicine, Tirana
39 PUBLICATIONS   11 CITATIONS    38 PUBLICATIONS   11 CITATIONS   

SEE PROFILE SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

"Promoting research in the field of nursing" View project

Workplace Safety and Health Framework View project

All content following this page was uploaded by Fatjona Kamberi on 24 February 2016.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

FAKTORËT TARGET PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJES SË


ALZHAIMERIT : RISHQYRTIM LITERATURE

1
*Fatjona Kamberi, 2Rezarta Lalo,3 Yllka Bilushi,
4
Leonard Kamberi, 6Enkeleda Sinaj, 7Vjollca Ndreu

1*,2 ,3
Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti i Vlorës”Ismail Qemali”, Albania
4
Spitali Rajonal i Vlores, Albania
6,7
Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike, Universiteti i Mjekësise Tirane, Albania

1*
Email: fatjonakamberi@gmail.com ; fatjona.kamberi@univlora.edu.al

Abstrakt
Hyrje.Plakja e popullsisë ka një ndikim të thellë në lindjen e epidemisë globale të demencës dhe
Alzhaimerit. Në mungese të nje trajtimi të duhur demenca do të jetë një problem i madh shëndetësor me
kosto te mëdha financiare në sistemet e kujdesit shëndetësor. Nevoja për diagnozën e hershme si dhe terapi
efektive që mund të ndërmerren në faza të ndryshme të sëmundjes është urgjente.
Objektivi. Shqyrtimi i literaturës në lidhje me identifikimin e faktorëve target për parandalimin e
sëmundjes së Alzhaimerit.
Metoda. Kërkimi përfshiu të dhënat bazë elektronike të: Ovid PubMed, Cochrane Library, NLM Tools.
Kriteret e përfshirjes ishin studimet e publikuara me tematikë evidentimin e faktorëve përcaktues
parandalues të sëmundjes së Alzhaimerit. Më shumë se tridhjetë artikuj potencial u identifikuan, por ne
shqyrtim u përfshin rezultatet origjinale të nentë studimeve që kishin lidhje me tematikën e interesit.
Rezultate. Sëmundja e Alzhaimerit është më e shpeshtë te grate sesa te burrat. Semundja favorizohej nga
depresioni, sëmundjet e zemres, hipertensioni, mungesa e aktivitetit fizik, diabeti, duhanpirja, obeziteti
kryesisht në moshën e mesme. Faktore target parandalues ishin dieta mesdhetare dhe promovimi i stilit të
shëndetshëm të jetesës.
Konkluzion. Rishqyrtimi i literatures evidentoi se parandalimi i demencës varet shumë nga faktorët e
rrezikut. Trajtimet janë me efektive nëse fillohen herët, para përparimit të sëmundjes.
Fjalëkyc: demencë, Alzheimer, parandalim, faktorë rreziku.

Abstract
Introduction. The aging of the population has a profound impact on the emergence of the global epidemic
of dementia and Alzheimer. In the absence of a proper treatment of dementia, it would be a major health
problem with enormous financial costs of health care systems. The need for early diagnosis and effective
therapy at different stages of the disease is urgent.
Objective. Review of literature related to the identification of target factors for Alzheimer's disease
prevention.
Methods. The search included the electronic database of Ovid PubMed, Cochrane Library, NLM Tools.
Inclusion criteria were studies published on the topic of identifying determinants of Alzheimer's disease
prevention. More than thirty potential articles were identified, but the results included original review of
nine studies that were related to the topic of interest.
Results. Alzheimer's disease is more common in women than in men. Disease favored by depression, heart
disease, hypertension, physical inactivity, diabetes, smoking, obesity mainly in middle age. Target
preventive factors were the Mediterranean diet and the promotion of healthy living style.
Conclusion. The literature review showed that the prevention of dementia depends on many risk factors.
Treatments are most effective if started early, before the disease`s progression.
Keywords: dementia, Alzheimer's, prevention, risk factors.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

1. Hyrje
Në vitin 2012, sëmundja e demencës u shpall si prioritet i shëndetit publik nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Plakja e popullsisë ka një ndikim të thellë
në lindjen e epidemisë globale të demencës dhe Alzhaimerit. Në mungese të nje trajtimi
të duhur demenca do të jetë një problem i madh shëndetësor me kosto te mëdha
financiare në sistemet e kujdesit shëndetësor.1 Raporti vlerëson se numri i njerëzve të
prekur nga demenca në të gjithë botën është 35.6 milion. Demenca prek kryesisht njerëzit
e moshuar, edhe pse numri i rasteve që fillojnë para moshës 65 vjec është në rritje.
Sindromi prek rreth 5% -8% të personave mbi moshën 65 vjeç, 15% -20% të personave
mbi moshën 75, dhe 25% -50% të personave mbi moshën 85 vjec. Sëmundja e
Alzhaimerit është demenca më e zakonshme, rreth 50% -75% të totalit, me një përqindje
më të madhe në moshat e mëdha. Frekuenca pritet të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe
trefishohet deri ne vitin 2050. Demenca vaskulare është demenca tjetër më e zakonshme,
por përhapja e saj është e panjohur. Llojet e tjera te demencës përbëjnë një pjesë shumë të
vogël të totalit. 2 Sipas Shoqatës Evropiane të Alzhaimerit 3 dhe të dhënave demografike te
OKB-së numri i pacientëve me demencë në Evropë do të rritet ndjeshëm në vitet në
vijim. Aktualisht numri i personave me demencë në vendet e Bashkimit Europian është
mbi gjashtë milionë. 40% e pacienteve në fazë të avancuar të sëmundjes Alzhaimerit
jetojnë në shtëpi, ndërsa 60% jetojnë në institucione të kujdesit shëndetësor. Familjarët
janë personat që kujdesen për një të sëmurë me sëmundjen e Alzhaimerit. Me plakjen e
popullates menaxhimi i semundjes shnderohet ne një përvojë sfiduese. Sëmundja e
Alzhaimerit karakterizohet nga një rënie progresive të funksioneve konjitive, me një rënie
progresive të kujtesës, të menduarit, të folurit dhe kapacitetit për të mësuar. Duhet të
dallohet nga rënia normale në funksionin njohës qe lidhet me moshën, e cila është më
graduale dhe që shoqërohet me më pak aftësi të kufizuara. Sëmundja shpesh fillon me
simptoma të lehta dhe përfundon me dëmtime të rënda të trurit. Kështu qe, nevoja për
diagnozën e hershme si dhe terapi efektive që mund të ndërmerren në faza të ndryshme të
sëmundjes është urgjente. Aktualisht në dispozicion është vetëm trajtimi simptomatik afat
shkurtër. 2 Referuar Alzheimer`s Association3(2015) dhjetë shenjat që ndihmojnë në
diagnostikimin e hershëm të sëmundjes janë si më poshte:
1) Humbja e kujtesës që prish jetën e përditshme.
2) Vështirësi në planifikim apo zgjidhjen e problemeve.
3) Vështirësi në kryerjen e detyrimeve familjare dhe shoqërore.
4) Ngatërrim të kohës dhe vendit.
5) Vështirësi në të kuptuar pamjet dhe lidhjen me hapësirën.
6) Probleme me të folurin dhe të shkruarin.
7) Vënie e sendeve në vendin e gabuar dhe humbje e aftësise për ti gjetur.
8) Ulje e aftësise për gjykim.
9) Tërheqje nga puna apo aktivitete sociale.
10) Ndryshime në humor dhe personalitet.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

2. Objektivi
Shqyrtim i literaturës në lidhje me identifikimin e faktorëve target për parandalimin e
sëmundjes së Alzhaimerit.

2. Metoda
2.1 Proçedura e kërkimit
Kërkimi elektronik sistematik për artikuj të botuar pa limit kohor përfshiu libraritë online
të Ovid PubMed, Cochrane Library, NLM Tools. Fjalët kyc që u perdorën i referoheshin
faktorëve target parandalues të sëmundjes së Alzhaimerit, psh ” demencë”, “Alzhaimer”,
“parandalim”, ‘faktorë rreziku”. Përsa i përket gjuhës, në studim u përfshin vetëm artikujt
në gjuhën angleze. Kontrolli për përfshirjen përfundimtare të artikujve u krye në mënyrë
të pavarur nga autorët në mënyrë që të reduktoheshin gabimet. Kërkimi u krye në
përputhje me udhëzimet e rishikimit sistematik të literaturës.4

2.2 Kriteret e përfshirjes dhe përjashtimit, kategorizimi dhe sinteza e të dhënave


Nga kërkimi u përjashtuan dizertacione, kapituj librash. Kriteret e përfshirjes ishin
studimet e publikuara me tematikë evidentimin e faktorëve përcaktues parandalues të
sëmundjes së Alzhaimerit përfshirë dhe rishqyrtime sistematike të literaturës. Proçesi i
kërkimit rezultoi në identifikimin e me shumë se tridhjetë artikujve potencial, por në
analizë u përfshin rezultatet origjinale të nentë studimeve që kishin lidhje me tematikën e
interesit. Vlerësimi i cilësisë u krye duke përdorur kriteret e vlerësimit të cilësisë.5
Kategorizimi u krye ; për autorin e parë dhe vitin e botimit të artikullit, metoda dhe
rezultatet kryesore. Aplikimi i meta-analizës nuk ishte i mundur për shkak të
heterogjenitetit të metodës. Megjithate, analiza u fokusua në identifikimin e rezultateve te
rëndësishme në lidhje me faktorët target parandalues për sëmundjen e Alzhaimerit
Renditja e artikujve u krye sipas vitit të botimit.

3. Rezultatet dhe Diskutimi


Rezultatet përfshin analizën e nënte studimeve. Analiza evidentoi se sëmundja e
Alzhaimerit është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat. (Tabela 1)

Tabela 1. Panoramë e analizës së të dhënave


Autori i pare dhe viti i botimit Metoda Rezultatet kryesore
1. Laurin D . et al. (2001)6 Mostra e rastësishme nga Aktiviteti fizik ishte i shoqëruar me
komuniteti kanadez. Totali rrezik të ulet për demencë,
9008 gra dhe burra te moshes Alzhaimer dhe sëmundje të tjera
>65 vjec. Studim prospektiv mendore.
kohort për demencën.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

2. Pope SK. et al. (2003)7 Rishqyrtim sistematik i Stil i shëndetshëm i jetesës i


literaturës. përshtatur gjatë gjithë jetës është
një faktorë mbrojtës ndaj sëmundjes
së Alzhaimerit.

3. Gillette-Guyonnet S, et al. (2013)8 Rishqyrtim sistematik i Faktorët e studiuar:grupi i


literaturës për lidhjen midis vitaminave B, D , acidet yndyrore
faktorëve protektiv dhe omega-3 dhe antioksidantet.
zhvillimit të demencës.

4. Mosconi L . et al. (2014)9 Studim kros –seksional në Individët që përdornin dietën


USA. U ekzaminuan në lidhje Mesdhetare kishin lidhje me të
me dietën e tyre ushqimore dobët me sëmundjen e Alzhaimerit
pesëdhjetë e dy individë të ndërkohë që individë që nuk
shendetshem perdornin elementë të dietës
(mosha 54+12 vjec, 70% gra) Mesdhetare ishin më vulnerabël
ndaj sëmundjes.
5. Han JY . et al. (2014)10 Rishqyrtim literature në lidhje Evidentimi i lidhjes pozitive midis
me faktorët e rrezikut për sëmundjes së Alzhaimerit dhe:
sëmundjen e Alzhaimerit trajnimit te aktivitetit njohës,
aktivitetit fizik, kontrollit të rrezikut
të faktorëve vaskular, mënyrën e
ushqyerjes, menaxhimin e stresit,
aktiviteti social dhe ndërhyrje të
tjera.
6. Otaegui-Arrazola A. et al. (2014)11 Rishqyrtim literature:studime Të dhënat e studimeve vëzhguese
vëzhguese dhe klinike referojnë për rolin protektiv të
elementëve nutritiv si acidet
yndyrore omega-3 , antioksidantet,
Vitamina B, dieta Mesdhetare.
7. Deckers K . et al. (2014)12 Rishqyrtim literature me Faktorët e evidentuar që kishin
përfshirjen e 291 abstrakteve. lidhje pozitive me Alzhaimerin
ishin hipertensioni, mungesa e
aktivitetit fizik, diabeti, obeziteti,
duhanpiraja kryesisht në moshën e
mesme.
8. Renjen PN . et al. (2014)13 Studim me përfshirjen e 50 Më shumë se 72 % e pacientëve që
individeve që kishin kaluar kishin kalur aksident vaskular
aksident vaskular cerebral. cerebral iskemik paraqisnin
Mosha mesatare e pacientëve probleme konjiktive. Parandalimi
61.82 vjec. sekondar i goditjes cerebrale mund
të reduktoj incidencën e demencës.
9. Nagandu T. et al. (2015)14 Studim klinikal trial i kryer në Ulje të gjasave për Alzhaimer.
Finlandë. Mostra e rastësishme
dhe e kontrolluar me
përfshirjen e 2654 individëve të
moshës 60-77 vjec. Ndërhyrja
konsistoi në mënyrën e
ushqyerjes, aktivitetin fizik dhe
monitorim të rrezikut vaskular.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

Rreziku për të zhvilluar sëmundjen rritet me praninë e sindromës metabolike, sëmundjeve


kardiovaskulare, ose depresionit.15 Studimi sistematik i literatures në lidhje me
identifikimin e faktorëve për parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit evidentoi qe kjo
sëmundje favorizohej nga depresioni, sëmundjet e zemres, hipertensionin, mungesën e
aktivitetit fizik, diabetin, duhanpirjen, obezitetin kryesisht në moshën e mesme. 16 Një
rëndësi e vecantë i kushtohet edhe menaxhimit të sëmundjes. Menaxhimi i demencës
përfshin terapinë farmakologjike, ndërhyrjet jofarmakologjike dhe kujdestarin. Vëmendja
është përqëndruar gjithnjë e më shumë në masat afatgjata që mund të parandalojnë,
vonojnë apo minimizojnë rrezikun për demencë duke përfshirë dietën mesdhetare,
aktivitetin fizik, trajtimin e hershëm të hiperkolesterolemisë, hipertensionit, diabetit, duke
filluar në moshën e mesme dhe më herët. Edhe pse numri i të moshuarve me sëmundjen e
Alzhaimerit është rritur me shpejtësi në mbarë botën, incidenca e kësaj sëmundjeje në
disa vende është në rënie për shkak të nivelit të lartë arsimor të popullates, uljes së
faktorëve të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe promovimin e stilit të
shëndetshëm të jetesës.

4. Konkluzion
Studimet e analizuara theksojnë se parandalimi i demencës varet shumë nga faktorët e
rrezikut17. Trajtimet janë me efektive nëse fillohen herët, para përparimit të sëmundjes.
Një sërë programesh parandaluese ndërkombëtare janë aktualisht në zbatim me qëllim
kontrollin e faktorëve të modifikushëm të rrezikut dhe stilit të jetesës.18 Dëshmia me e
madhe është studimi rast –kontroll dy vjecar FINGER19 që konsiston në monitorimin e
ndërhyrjeve në dietën ushqimore, aktivitetin fizik, trajnimeve njohëse, dhe rrezikun
vaskular për të parandaluar sëmundjen e Alzhaimerit në njerëzit e moshuar.

Referenca

1 WHO(2012). Dementia: a public health priority ISBN 978 92 4 156445 8(NLM


classification: WM 200).
2
Background Paper 6.11. Alzheimer Disease and other Dementias. Béatrice Duthey,
Ph.D 20 February 2013
http://www.who.int/medicines/areas/priority_medicines/BP6_11Alzheimer.pdf
3
http://www.alzheimer-europe.org/
4
Higgins J, Green S.(2008). Cochrane handbook for systematic reviews of interventions.
Wiley, Chichester (UK) 2008.
5
Kmet LM, Lee RC, Cook LS.(2004) Standard quality assessment criteria for evaluating
primary research papers from a variety of fields. Alberta Heritage Foundation for
Medical Research: Edmonton, 2004.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

6
Laurin D, Verreault R, Lindsay J, MacPherson K, Rockwood K.(2001). Physical
activity and risk of cognitive impairment and dementia in elderly persons. Arch Neurol.
2001 Mar;58(3):498-504..
7
Pope SK, Shue VM, Beck C.(2003). Will a healthy lifestyle help prevent Alzheimer's
disease? Annu Rev Public Health. 2003;24:111-32.
8
Gillette-Guyonnet S, Secher M, Vellas B.(2013). Nutrition and neurodegeneration:
epidemiological evidence and challenges for future research. Br J Clin Pharmacol. 2013
Mar;75(3):738-55.
9
Mosconi L, Murray J, Tsui WH, Li Y, Davies M, Williams S, Pirraglia E, Spector N,
Osorio RS, Glodzik L, McHugh P, de Leon MJ.(2014). Mediterranean Diet and Magnetic
Resonance Imaging-Assessed Brain Atrophy in Cognitively Normal Individuals at Risk
for Alzheimer's Disease. J Prev Alzheimers Dis. 2014 Jun;1(1):23-32.
10
Han JY, Han SH. (2014). Primary prevention of Alzheimer's disease: is it an attainable
goal? J Korean Med Sci. 2014 Jul;29(7):886-92.
11
Otaegui-Arrazola A, Amiano P, Elbusto A, Urdaneta E, Martínez-Lage P.(2014). Diet,
cognition, and Alzheimer's disease: food for thought. Eur J Nutr. 2014 Feb;53(1):1-23.
12
Deckers K, van Boxtel MP, Schiepers OJ, de Vugt M, Muñoz Sánchez JL, Anstey KJ,
Brayne C, Dartigues JF, Engedal K, Kivipelto M, Ritchie K, Starr JM, Yaffe K, Irving K,
Verhey FR, Köhler S.(2015). Target risk factors for dementia prevention: a systematic
review and Delphi consensus study on the evidence from observational
studies. Int J Geriatr Psychiatry. 2015 Mar;30(3):234-46.
13
Renjen PN, Gauba C, Chaudhari D.(2015). Cognitive Impairment After Stroke.
Cureus. 2015 Sep 29;7(9):e335.
12
Ngandu T, Lehtisalo J, Solomon A, Levälahti E, Ahtiluoto S, Antikainen R, Bäckman
L, Hänninen T, Jula A, Laatikainen T, Lindström J, Mangialasche F, Paajanen T, Pajala
S, Peltonen M, Rauramaa R, Stigsdotter-Neely A, Strandberg T, Tuomilehto J, Soininen
H, Kivipelto M.(2015). A 2 year multidomain intervention of diet, exercise, cognitive
training, and vascular risk monitoring versus control to prevent cognitive decline in at-
risk elderly people (FINGER): a randomised controlled trial. Lancet. 2015 Jun
6;385(9984):2255-63.

15
Gutiérrez-Robledo LM, Arrieta-Cruz I. (2015). Dementia in Mexico: The need for a
National Alzheimer´s Plan.Gac Med Mex. 2015 Sep-Oct;151(5):667-73.
Konferenca e I-rë Kombëtare: "Alzhaimeri, demencat,
sfidat e moshimit në Shqipëri"
06 Dhjetor 2015, Hotel Tirana International

16
Deckers K, van Boxtel MP, Schiepers OJ, de Vugt M, Muñoz Sánchez JL, Anstey KJ,
Brayne C, Dartigues JF, Engedal K, Kivipelto M, Ritchie K, Starr JM, Yaffe K, Irving K,
Verhey FR, Köhler S (2015). Target risk factors for dementia prevention: a systematic
review and Delphi consensus study on the evidence from observational studies.
Int J Geriatr Psychiatry. 2015 Mar;30(3):234-46.
17
Davey DA.(2014) Alzheimer's disease and vascular dementia: one potentially
preventable and modifiable disease? Part II: Management, prevention and future
perspective. Neurodegener Dis Manag. 2014;4(3):261-70.
18
Lista S, Dubois B, Hampel H.(2015). Paths to Alzheimer's disease prevention: from
modifiable risk factors to biomarker enrichment strategies. J Nutr Health Aging. 2015
Feb;19(2):154-63.
19
Ngandu T, Lehtisalo J, Solomon A, Levälahti E, Ahtiluoto S, Antikainen R, Bäckman
L, Hänninen T, Jula A, Laatikainen T, Lindström J, Mangialasche F, Paajanen T, Pajala
S, Peltonen M, Rauramaa R, Stigsdotter-Neely A, Strandberg T, Tuomilehto J, Soininen
H, Kivipelto M.(2015). A 2 year multidomain intervention of diet, exercise, cognitive
training, and vascular risk monitoring versus control to prevent cognitive decline in at-
risk elderly people (FINGER): a randomised controlled trial. Lancet. 2015 Jun
6;385(9984):2255-63.

View publication stats

You might also like