You are on page 1of 174

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Udhëzues për përmirësimin


e praktikave në klasë
♦ Botimi për mësimdhënës/e
♦ Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët
3 dhe 4 të Kurrikulës, niveli 2 sipas SNKA.

Prishtinë, 2012

1
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Botues:
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË

Ky dokument botohet
në bazë të Vendimit për lejimin e botimit Nr. 2-3733 të datës 27.09.2012.

Ky publikim është përgatitur me përkrahje të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij


publikimi është hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me përkrahjen
e Cambridge Education dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron
pikëpamjet e Bashkimit Evropian

2
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

PËRMBAJTJA

Fjala e redaksisë ........................................................................................................... 5


Mirësevini në këtë udhëzues ....................................................................................... 7
Përmbledhje .................................................................................................................. 7

Pjesa 1: PSE? Përdorimi i këtij udhëzuesi ................................... 11


Burimet dhe zhvillimi profesional ......................... 14

Pjesa 2: ÇFARË? Korniza e Kurrikulës së Kosovës:


Përgatitja për ndryshim ........................................ 15

Pjesa 3: SI? Metodologjia: Si japim mësim .............................. 25


Burimet për pjesën 3 ............................................ 48

Pjesa 4: SI: ? Shembuj dhe strategji të orës mësimore .............. 57


Burimet për pjesën 4 ............................................ 80

Pjesa 5: SA MIRË? Vlerësimi i të nxënit të nxënësve ......................... 99


Burimet për pjesën 5 ............................................ 118

Pjesa 6: ÇFARË E SI? Sigurimi i gjithëpërfshirjes .................................... 135


Burimet për pjesën 6 ............................................ 153

3
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

4
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Fjala e redaksisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë që nga themelimi i saj ia hyri


një pune të madhe për reformim të arsimit të të gjitha niveleve, duke e ditur se
kjo fushëveprimtari është bazë për zhvillimin, emancipimin dhe transformimin e
shoqërisë sonë, e cila pasurinë më të çmuar e ka pikërisht njeriun e ri.
Rënia e sistemit monist, hapja ndaj botës, krijimi i tregut të lirë të mallit dhe të
punës dhe i mundësisë për qarkullimin e lirë të mendimeve dhe të ideve, e bëri të
domosdoshëm ndryshimin e sistemit arsimor sidomos të nivelin parauniversitar.
Korniza e Kurrikulit të Kosovës e vitit 2001, sipas së cilës u hartuan kryesisht
planet dhe programet e reja mësimore, sollën shumëçka të re në arsimin
parauniversitar të Kosovës. Tekstet e reja shkollore dhe trajnimet e shumta
të mësimdhënësve futën një përvojë të re në shkollat tona: mësimdhënien me
objektiva dhe zbatimin e metodave dhe të mjeteve të reja didaktike në procesin
mësimor, sidomos të mjeteve digjitale.
Që ta zinte hapin me të cilin po ecën bota, MASHT-i e vazhdoi këtë proces të
reformimit të arsimit parauniversitar, duke i vënë baza edhe më bashkëkohore
me dokumentin e ri - Kornizën e Kurrikulës së Kosovës (2011). Ky dokument solli
mjaft risi, por ia vlen të veçohen: mbështetja në kompetenca, kërkesa që fëmija/
nxënësi të vihet në qendër të procesit mësimor, një pjesë e lëndëve tradicionale
mësimore tash e tutje të mësohen të integruara etj.
Duke ditur se shkolla jonë nuk është mjaft e përgatitur për t’i zbatuar kërkesat e
KKK-së dhe të Kurrikulës Bërthamë (për shkallë dhe fusha kurrikulare), u ndie
e nevojshme që të hartohen një sërë udhëzuesish për drejtorë të shkollave,
edukatore dhe për mësimdhënës/e të të gjitha niveleve, me të cilët ata/ato do të
përgatiten për t’u ballafaquar më lehtë me problemet që do të nxjerrë në shesh
zbatimi i tyre. Siç do ta shihni, në këta udhëzues, pos që zbërthehet përmbajtja
dhe filozofia e KKK-së, jepen edhe një sërë udhëzimesh për praktikën tuaj të
përditshme në shkollë/klasë, pas zbatimit të së cilave arritjet tuaja dhe të
nxënësve tuaj besojmë se do të jenë dukshëm më të larta.
Këta udhëzues do të shpërndahen nëpër shkollat pilot do të pilotohet gjatë vitit
shkollor 2012-2013. Pas pilotimit, sugjerimet dhe propozimet tuaja do të merren
në konsideratë për përmirësimin dhe për përsosjen e tyre të mëtutjeshme.
Punë të mbarë!
Ekipi redaktues

5
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

6
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mirësevini në këtë udhëzues

Sfida me të cilën përballet sistemi ynë arsimor është e qartë: ai duhet të


përgatisë jo shumicën, por të gjithë fëmijët për të qenë të suksesshëm në
jetën e tyre, duke zhvilluar shkathtësitë e tyre, njohuritë dhe kuptimet që u
duhen për të ardhmen e Kosovës. Korniza e Kurrikulës e Kosovës do t’ua
mundësojë fëmijëve dhe të rinjve të bëhen qytetarë të informuar, kritikë dhe
aktivë, të cilët i kanë dijen, shkathtësitë dhe të kuptuarit, besimin dhe bindjen
për të bashkëpunuar, për të ndërmarrë veprime dhe për t’u përpjekur të sjellin
ndryshime në komunitetet e tyre dhe më gjerë ne botë.

Përmbledhje
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka hartuar «Planin Strategjik
për Arsim në Kosovë 2011 - 2016.” Me këtë strategji fillon procesi i reformave të
domosdoshme për avancimin e cilësisë dhe të barazisë në arsimin kosovar në përputhje
me standardet ndërkombëtare.
Kurrikula e re, me përmbajtjen dhe materialet e përditësuara dhe me një qasje të
mësimdhënies më të përqendruar në nxënësin dhe më ndërvepruese, do të zëvendësojë
Kurrikulën e vitit 2001. Së voni është miratuar Korniza e re e Kurrikulës së Kosovës për
t’i orientuar përpjekjet e tanishme në mësimdhënie dhe për
t’i ndihmuar mësimdhënësit që të përgatiten për ndryshimet
e ardhshme kurrikulare. Ky udhëzues është pjesë e atyre
përpjekjeve.
Kurrikula 2001
Më 2011, mësimdhënësit janë vizituar në klasat e tyre dhe janë
intervistuar për shkallën e informimit e të ndërgjegjësimit
të tyre përkitazi me ndryshimet e ardhshme kurrikulare
dhe për efektet e këtyre ndryshimeve në praktikat e tyre të
PSAK 2011 -2016
përditshme në klasa. Nga ky vlerësim fillestar i nevojave,
është hartuar një version punues i Udhëzuesit, i cili u është
prezantuar mësimdhënësve dhe drejtorëve të institucioneve
Korniza e Kurrikulës së
shkollore në 7 punëtori të organizuara në rajone të ndryshme. Kosovës
Informatat kthyese të mbledhura gjatë këtyre punëtorive
janë përfshirë në këtë udhëzues. Kështu, ky Udhëzues
paraqet një koleksion temash dhe idesh të grumbulluara nga Në hartim e
mësimdhënësit për mësimdhënësit. Ky udhëzues synon sipër: Kurrikula
të jetë burim praktik në mbështetje të mësimdhënësve për Bërthamë e
Kosovës
përgatitjen dhe zhvillimin e planeve ditore dhe mbajtjen e
mësimit, derisa përparojnë drejt përafrimit me Kurrikulën e
re të Kosovës.

7
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Si e hartojmë Kurrikulën?
Përse ka nevojë për ndryshime?
Ku është Kosova në këtë proces?

Diagrami “Hartimi i Kurrikulës” në faqen vijuese pasqyron tri burimet kryesore prej
të cilave nxjerrim kurrikulën: Nxënësit, Shoqëria dhe Lënda. Asnjë prej këtyre nuk
qëndrojnë të pandryshueshme ndër vite. Nevojat ndryshojnë te secili nga këto burime,
andaj për të përmbushur nevojat e shekullit 21, edhe kurrikula duhet të ndryshojë. Ne
mund t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në kurrikulë në tri mënyra të rëndësishme:
• Nga përqendrimi në lëndë drejt kurrikulave të bazuara në rezultate të të
nxënët dhe në kompetenca
• Nga përqendrimi në mësimdhënësin drejt përqendrimit në nxënësin
• Nga metodologjia e ligjërimit drejt një metodologjie më ndërvepruese dhe
gjithëpërfshirëse

Kosova e ka filluar procesin e ndryshimit të kurrikulave dhe ky dokument paraqet një


sfidë për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për të filluar përdorimin e Kornizës së
miratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK) për të orientuar praktikat e tyre të mësimdhënies
për t’u përgatitur më mirë për Kurrikulën Bërthamë të Kosovës.

8
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

9
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

10
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 1

Përdorimi i këtij udhëzuesi

Hyrje
Kjo hyrje përbën Pjesën 1 të Udhëzuesit për Përmirësimin e Praktikave në klasë. Udhëzuesi
ofron informata mbi Kornizën e Kurrikulës së Kosovës 2011, dhe strategji dhe qasje që mund
të përdoren menjëherë me kurrikulën e vitit 2001 për përgatitje më të mirë për Kurrikulën e
Kosovës.

Për çfarë bëhet fjalë në këtë udhëzues?


Ky udhëzues do t’ju ndihmojë:

1. Të kuptoni si ta përdorni këtë Udhëzues;


2. Të kuptoni Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Qëllimet dhe të përgatiteni
për ndryshimet që po vijnë me Kornizën e Kurrikulës të Kosovës të vitit 2011;
3. Të mendoni për mënyrat e reja të mësimdhënies dhe t’ju inkurajojë të provoni
diçka të re për ta bërë praktikën tuaj më të përqendruar në fëmijën dhe më
ndërvepruese:
o Të ofroni shembuj dhe mjete që janë të mundshme brenda klasave të
mëdha dhe burimeve të kufizuara, që janë në dispozicionin tuaj dhe të
nxënësve tuaj;
o Të përmirësoni menaxhimin e klasës dhe sjelljen e nxënësve;
4. Të mendoni për gjërat që i bëni e që funksionojnë mirë, si dhe ato që mund të
bëni për t’i përmirësuar mësimet tuaja dhe planifikimin e mësimeve
o T’i pajisni të gjithë nxënësit me njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera
për t’i ndihmuar të jenë të suksesshëm dhe të zbatojnë të nxënët e tyre
në shkollë në komunitetin e tyre, si dhe në vendet e punës në të ardhmen.
5. Të bëni edhe vlerësimin formativ/ vlerësimin për të nxënët edhe vlerësimin
përmbledhës/ vlerësimin e të nxënët.
6. Të kuptoni çështjet e gjithëpërfshirjes përkitazi me gjininë, pakicat, personat
me nevoja të veçanta arsimore, mjedisin dhe moshën:
o Të përmirësoni aftësitë tuaja për të ofruar më shumë mundësi të
barabarta për nxënësit, në mënyrë që të përparojnë sa më shumë që të
jetë e mundur, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre dhe aftësitë e tyre
për arritjen e përparimit optimal.
o Nxënësve që kanë arritje më të vogla kundrejt të priturave për moshën e
tyre, krijojuni mundësi për të nxënë hapin me moshatarët e tyre
o Nxënësve që kanë arritje më të larta, krijojuni mundësi për të shprehur
dhe zhvilluar më tej aftësitë e tyre.

11
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Si duhet të përdoret ky udhëzues?


Ky udhëzues është hartuar që të jetë udhëzues pune, të cilin mund ta përdorni në secilën
renditje që ju nevojitet, si dhe, gjë që është më me rëndësi, mund të shtoni informata e burime
të reja që i krijoni vetë apo që i gjeni diku tjetër. Ju inkurajojmë që ta pasuroni këtë udhëzues
me informata e shembuj të rinj që i merrni nga mësimdhënësit e tjerë, si dhe nga burimet e
trajnimet e tjera.

PSE ka nevojë për një reformë të gjithëmbarshme të Kurrikulës?


Që nxënësit t’i zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë të cilat u duhen për të pasur sukses
në shekullin e 21-të, është e domosdoshme një kurrikulë e përditësuar në Kosovë. Gjatë kohës
kur Kosova ka qenë e izoluar, janë futur në përdorim përmbajtje të reja e të përditësuara, janë
zhvilluar metoda e materiale të reja të të nxënët dhe janë bërë vlerësime të reja për arritjen e
standardeve arsimore. Mësimdhënësit kanë qenë shumë pak të ekspozuar ndaj ndryshimet
thelbësore të kurrikulës dhe nga risitë profesionale, siç janë metodologjitë me nxënësin në
qendër dhe ato ndërvepruese. Është nevojë e ngutshme që në bazë të praktikave më të
mira në shkollat e vendit tonë, të zhvillohet një qasje më konsistente dhe më e unifikuar ndaj
kurrikulës dhe të nxënët në gjitha nivelet. Përveç kësaj, ka nevojë të përmirësohen menaxhimi
i klasës dhe i sjelljes së nxënësve.
Për t’i përgatitur nxënësit kosovarë që të jetojnë dhe të punojnë në një botë përditë e më të
ndërvarur, është me rëndësi që të trajtohen këto aspekte:
Çfarë do t’u mësojmë nxënësve?
Janë hartuar 5 Udhëzues për edukatore
Pse do t’ua mësojmë atë?
dhe për mësimdhënës:
Si do t’ua mësojmë atë dhe si do t’i vlerësojmë?
Parashkollor, mosha 0-5 vjeç;
si dhe
Parafillor, mosha 5-6 vjeç, Shkalla kurriku-
Sa mirë duhet të mësojnë nxënësit (standardet). lare 1
Megjithëse nuk ka mbaruar hartimi i planeve e Fillor, mosha 6-10 vjeç, klasat 1-5, Shkallët
i programeve lëndore për Kurrikulën Bërthamë kurrikulare 1 dhe 2
të Kosovës (KBK), tashmë kemi Kornizën e E mesme e ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat
Kurrikulës së Kosovës (KKK). 6-9, Shkallët kurrikulare 3 dhe 4

KKK-ja paraqet themelet e procesit të ri pasi që E mesme e lartë GJIM/AAP, mosha 15-17
ofron udhëzime konkrete për t’ju ndihmuar që vjeç, klasat 10-12, Shkallët kurrikulare 5
dhe 6.
të përballeni në mënyrë kreative me:
Shënim: Shkallët dhe nivelet (SNKA) para-
♦ Teknikat e ndryshme të mësimdhënies; qiten në Pjesën 2 të këtij Udhëzuesi
♦ Çështjet dhe situatat e të nxënët; si dhe
♦ Organizimin e procesit mësimor në dobi të nxënësve.

Cili është qëllimi i këtij Udhëzuesi?


Ky udhëzues ofron informata për mësimdhënës, nga mësimdhënësit.
Këtu ofrohen udhëzime se si mund të vazhdoni të përmirësoni praktikat tuaja të përditshme
klasore për t’u përgatitur për Kurrikulën e re të Kosovës.

12
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Udhëzuesi sjell mesazhe të qarta për kurrikulën që është duke u hartuar dhe duke u shqyrtuar
nga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, drejtorët komunalë të arsimit, dhe inspektorët e
arsimit.

Si është strukturuar dhe Çfarë përmban secila Pjesë?

Ky udhëzues është i strukturuar në 6 pjesë për nivelet prej parashkollorit deri ne nivelin e
shkollës së mesme të lartë. Secila pjesë paraqet çështjet relevante për mësimdhënësit/et dhe
drejtorët, për procesin e përgatitjes së tyre për kurrikulën e re të Kosovës.

Çfarë përmban secila Pjesë?

Pjesa 1: Historiku dhe përdorimi i këtij Udhëzuesi


♦ Përmban arsyetimin dhe qëllimin e Kornizës së Kurrikulës të Kosovës dhe organizimin
e informatave përkatëse.

Pjesa 2: Korniza e Kurrikulës së Kosovës: Përgatitja për ndryshim


♦ Përshkruhet çfarë është kurrikula e Kosovës, cilat janë parimet dhe qëllimet arsimore,
si dhe kompetencat dhe rezultatet përfundimtare.

Pjesa 3: Metodologjia: Si japim mësim


♦ Paraqet parimet dhe qëllimet e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës për t’ju ndihmuar të
përgatiteni tani për ndryshimet që do të vijnë;
♦ Përqendrohet në metodat dhe strategjitë e të nxënët me përqendrim në atë se si ju do
të jepni mësim, për të lëvizur drejt qasjeve më ndërvepruese të mësimdhënies dhe me
nxënësin në qendër.

Pjesa 4: Shembuj të mësimeve dhe strategji për zhvillimin e tyre


♦ Ofron udhëzime për planifikimin e mësimeve; ofron shembuj të planeve ditore, duke
përfshirë çështjet e ndërthurura, të mbledhura dhe të përshtatura nga mësimdhënësit
e Kosovës; si dhe ofron modele të planeve ditore. Kjo pjesë përmban edhe një
komponent të quajtur «Aktivitete Plotësuese», që ju mundësojnë të mendoni se si të
pasuroni planifikimin tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike për praktikën tuaj, si dhe të
inkurajoni zhvillimin profesional me kolegët tuaj.

13
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 5: Vlerësimi i të nxënët të nxënësve


♦ Shqyrton konceptet e vlerësimit të të nxënët të njohurive, shkathtësive, qëndrimeve
dhe vlerave të nxënësve, dhe ofron shembuj mbi atë se si mund të përmirësoni
praktikat tuaja të vlerësimit të nxënësve, për t’ua mundësuar nxënësve të mësojnë se
si të mësojnë më mirë.

Pjesa 6: Sigurimi i gjithëpërfshirjes


♦ Këtu shtjellohen çështjet e gjithëpërfshirjes dhe ofrohen ide për mënyrat e shqyrtimit të
çështjeve përkitazi me gjininë, pakicat etnike dhe komunitetet pakicë, nevojat e veçanta
arsimore dhe aftësitë e kufizuara brenda klasës suaj.

Burimet dhe zhvillimi profesional


♦ Ofron informata plotësuese për pjesën përkatëse.

A është ky udhëzues praktik? A mund të filloj ta përdor menjëherë?


Po, ky udhëzues ofron mundësi të mendoni për praktikat tuaja të mësimdhënies, të diskutoni
dhe të shqyrtoni me kolegët tuaj mënyrën se si mund të filloni qysh tani të ecni drejt qasjes së
të nxënët me nxënësin në qendër, me kurrikulën ekzistuese të vitit 2001. Kjo do të përforcojë
përparimin dhe arritjet e nxënësve dhe do t’ju ndihmojë të përgatiteni për Kurrikulën e re të
Kosovës.
Inkurajoheni të shtoni materiale të tjera mësimore nga klasa juaj, nga trajnimet që keni ndjekur
dhe nga burimet që i keni këmbyer me kolegët tuaj.
Ju jeni një burim i rëndësishëm përmirësimi të praktikës suaj në klasë. Ky udhëzues synon
të mbështesë rolin tuaj të përditshëm si mësimdhënës/lehtësues i të nxënët të nxënësve. Ai
duhet t’ju ndihmojë që ju të:
♦ Përqendroheni në marrëdhëniet me nxënësit duke:
o Njohur rëndësinë e nxitjes së marrëdhënieve të mira të të nxënët midis jush dhe
nxënësve tuaj;
o Frymëzuar të gjithë të rinjtë për arritje (gjithëpërfshirja); si dhe
o Ngritur aspiratat e nxënësve, dhe duke i sfiduar ata.

♦ Krijoni përvoja cilësore të të nxënët që:


o Janë në funksion të zhvillimit të kompetencave kryesore të kurrikulës;
o Janë kuptimplota dhe ua mundësojnë nxënësve të shohin lidhjet midis lëndëve të
ndryshme, shkathtësive, çështjeve të ndërlidhura dhe vlerësimit; dhe
o Sigurojnë që secila përvojë e të nxënët bazohet dhe ndërlidhet me njohuritë dhe
përvojat e nxënësit me botën që e rrethon..

14
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 2

Korniza e Kurrikulës së Kosovës:


Përgatitja për ndryshim

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?

Kjo pjesë përqendrohet në hyrjen në:


• Çfarë është kurrikula e Kosovës
• Qëllimet dhe parimet arsimore
• Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare
• Shkallët kryesore kurrikulare

Përgjigjet për pyetjet çfarë, pse dhe si për procesin e ndryshimit të


kurrikulës, përmes:
• Diskutimit mbi atë se çfarë kuptimi ka kjo për ju si mësimdhënës;
si dhe
• Përshkrimit të shkurtër se si do të ndryshoni praktikat tuaja të
mësimdhënies.

Tani mund të filloni përgatitjet tuaja për ndryshimet që kërkohen nga Kurrikula e ardhshme e
Kosovës.

PSE dhe SI?


Në këtë Udhëzues ne kemi në dispozicion Kornizën e miratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK)
që do ta përdorim për zbatimin me kurrikulën e vitit 2001. Tani mund të filloni të lëvizni drejt
një qasjeje ndërvepruese, me nxënësin në qendër, e cila çon drejt lehtësimit të të nxënët të
nxënësve në formë të rezultateve të të nxënët dhe të kompetencave.
Kjo pjesë do t’ju ofrojë më shumë ndihmë për të kuptuar çfarë kemi, pse e kemi dhe si mund
të filloni.

15
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Çfarë është Kurrikula e Kosovës?

Një interpretim i thjeshtë do ta përkufizonte Kurrikulën e Kosovës si një sistem të tërësishëm


të dokumenteve të Kurrikulës që përshkruajnë se çka, kur, si dhe me çfarë lloji dhe niveli të
rezultateve mësimore të pritura do të mësohet në shkolla. Kurrikula e Kosovës e rregullon
procesin e gjithëmbarshëm të mësimit në arsimin e obliguar në Kosovë.
Kurrikula e Kosovës është e organizuar në dy Komponente kryesore:
♦ Komponenti Konceptual (i hartuar tashmë) – i prezantuar në Kornizën e Kurrikulës të
Kosovës (KKK), e miratuar nga MASHT-i
KKK-ja merr parasysh shumë ndryshime në sistemin arsimor që kanë ndodhur
qysh prej hartimit të kurrikulës më 2001, si dhe sfidat e reja të identifikuara gjatë
periudhës 2001 – 2008. Këto sfida kërkojnë nga të rinjtë që të zhvillojnë kapacitetet
e tyre për t’i përdorur njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në kontekstin e
zgjidhjes së problemeve të botës reale.

♦ Komponenti operacional (aktualisht në hartim e sipër) – që përbëhet nga:


Kurrikula Bërthamë e Kosovës (KBK) për nivelet formale të arsimit (fillor, të mesëm
të ulët dhe të mesëm të lartë)
Planet dhe programet orientuese të lëndëve për klasat 1 – 12
Dokumentet mbështetëse: pas hartimit të saj Kurrikula e Kosovës do të
përfshijë dokumentet mbështetëse që përfshijnë tekstet shkollore, materialet për
mësimdhënie e të nxënët, udhëzuesit për mësimdhënës, programe kompjuterike e
CD-të arsimore, materialet për vlerësim dhe për provime si dhe instrumentet për
monitorimim dhe vlerësimin e sigurimit të cilësisë.

Tani ju duhet të përgatiteni për këtë dhe të jeni në gjendje të përballeni me sfida të reja, duke
përfshirë qasjet e reja ndaj metodologjive, materialet për mësimdhënie dhe të nxënët, çështjet
e ndërlidhura, vlerësimin dhe praktikat e gjithëpërfshirjes. Drejtori i shkollës do t’ju ndihmojë të
zhvilloni praktikat tuaja për të përmbushur pritshmëritë e reja. Kurrikula e re që është duke u
hartuar njëkohësisht respekton aspektet kryesore të shoqërisë kosovare dhe është në harmoni
të plotë me zhvillimet dhe standardet ndërkombëtare në fushën e kurrikulave.

Qëllimet arsimore Më
shumë
Vizioni i arsimit në Kosovë – siç është promovuar me Kornizën e hollësi për këto
Kurrikulës së Kosovës – është që t’i mundësojë individit të bëhet i Parime gjeni në
pavarur, të jetë në gjendje të përmbushë qëllimet e tij/saj personale, Pjesën 3 për
si dhe të kontribuojë në përparimin, prosperitetin dhe mirëqenien e Metodologjinë
vazhdueshme të shoqërisë kosovare. Qëllimet kryesore që dalin nga
ky vizion janë:
♦ Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore.
♦ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore e qytetare;

16
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
♦ Aftësimi për jetë e për punë në kontekste të ndryshimeve shoqërore e kulturore;
♦ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë;
♦ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare (që duhen arritur deri në fund të shkollimit
të obligueshëm)
Në përputhje me vizionin dhe politikat e arsimit në të cilat bazohet Korniza e Kurrikulës së
Kosovës, kompetencat kryesore të parashikuara për sistemin arsimor të Kosovës janë:

Nxënësi
Më shumë hollësi për aktivitetet për secilën kompetencë gjeni

Më shumë informata për shkathtësitë dhe vlerësimin gjeni në


6 Kompetencat kryesore Rezultati

Pjesën 5, për Vlerësimin e Përparimit të Nxënësit


përfundimtar
në Pjesën 4 për Përgatitjen e Planeve Mësimore

Kompetenca e Komunikues efektivë


komunikimit dhe e të
shprehurit

Kompetenca e të Mendimtarë Kreativë


menduarit dhe kritikë
Kompetenca e të nxënët Nxënës të
suksesshëm
Kompetenca e lidhur Që të rinjtë të Kontribuues
me jetën, punën dhe me bëhen produktivë për
mjedisin Kosovën dhe për
shoqëritë e kombet
e tjera
Kompetenca personale Individë të
shëndetshëm që
marrin vendime të
bazuar në mençuri
Kompetenca qytetare Qytetarë të
përgjegjshëm, aktivë
dhe pjesëmarrës

Parimet e arsimit
Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në një numër parimesh të reja, të cilat synojnë
të përmirësojnë gradualisht praktikat tuaja në klasë. Këto parime janë:
♦ Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;

17
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Zhvillimi i kompetencave
♦ Mësimdhënia dhe të nxënët e integruar dhe koherent;
♦ Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle;
♦ Përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Shkallët kryesore kurrikulare

Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e strukturuar në disa shkallë kurrikulare, të cilat


përkufizohen në përputhje me strukturën e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Shkallët përkufizohen në periudha prej 1-3 vjetësh. Shkallët e kurrikulës përcaktojnë kërkesat
kurrikulare dhe qasjet e mësimdhënies dhe të të nxënët. Në Kurrikulën Bërthamë do të
përcaktohen për secilën shkallë të Kurrikulës tërësitë e:
♦ Kompetencave kryesore që duhet arritur;
♦ Kërkesat për përparim;
♦ Strukturës për organizimin e përvojave në mësimdhënie dhe të nxënët; dhe
♦ Qasjet ndaj vlerësimit dhe kriteret e vlerësimit.

Struktura e Kornizës së Kurrikulës, sipas shkallëve kurrikulare, reflekton nevojën për:


♦ Më shumë transparencë dhe qartësi në artikulimin e qëllimeve
dhe detyrave arsimore; Kërko
më shumë
♦ Mundësinë e udhëzimeve konkrete për organizimin e hollësi për këto
aktiviteteve shkollore, me theks në metodat, rezultatet e të Parime në Pjesën
nxënët dhe mjetet specifike të vlerësimit; 3 Metodologjia

♦ Pranimin e veçorive specifike të fazave zhvillimore dhe të


qëllimeve specifike të secilës shkallë kryesore të kurrikulës;
dhe
♦ Nevoja për të rritur shkallën e llogaridhënies së shkollave për cilësinë e arsimit që
ofrohet në nivel shkolle dhe për përparimin e nxënësve drejt zhvillimit të kompetencave
kryesore.

Tabela në vijim tregon se si do të bazohet Korniza e Kurrikulës së Kosovës në klasifikimin


standard ISCED të UNESCO-s. ISCED do të thotë Standardet Ndërkombëtare për Klasifikimin
e Arsimit. Shkallët kryesore të kurrikulës janë të ndërlidhura me nivelet e SNKA-ve në këtë
tabelë.

18
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Nivelet formale të Shkallët


sistemit arsimor të SNKA Mosha e nxënësve kryesore të
Kosovës kurrikulës
Pas të mesmes 18 + Specializim pas
të mesmes
I mesëm i lartë SNKA 3 15-17 SHK 6

Klasa 12 Konsolidim dhe


specializim

I mesëm i lartë SHK 5

Klasat 10-11 Zhvillim i


përgjithshëm dhe
profesional
I mesëm i lartë SNKA 2 11-14 SHK 4

Klasat 8-9 Përforcim dhe


orientim

I mesëm i ulët SHK 3

Klasat 6-7 Zhvillim i


mëtutjeshëm dhe
orientim

Arsimi fillor SNKA 1 5-10 SHK 2

Klasat 3-5 Përforcim dhe


zhvillim

Arsimi fillor SHK 1

Klasat 1-2 Përvetësim


fillestar
Arsimi parafillor
SNKA 0

Edukimi parashkollor SNKA 0 0-5 SHK 0

Edukim në
fëmijëri të
hershme

Më vonë, për moshat prej 0 deri 18 vjeç e më lartë, këto nivele duhet të ndërlidhen me Kornizën
Evropiane të Kualifikimeve dhe me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

19
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët 3 dhe 4 të Kurrikulës,
niveli 2 sipas SNKA.

Çfarë pritet se do të arrini


Shkalla Kryesore Kurrikulare 3 mbulon klasat 6 dhe 7, gjatë të cilave nxënësit kalojnë nëpër
fazën e zhvillimit të mëtejmë dhe orientimit. Kjo shkallë synon të thellojë dijen në disa fusha,
duke siguruar themelin për orientim në shkollimin e mëtejmë dhe në karrierë. Nxënësit u
eksponohen sfidave, siç janë:
♦ Zhvillimi i të menduarit abstrakt dhe kompleks (shkathtësitë mendore të rendit të lartë)
që u duhet për të hulumtuar botën përreth dhe vetveten, si dhe për të zgjidhur problemet;
♦ Kultivimi i interesimit të vet për të njohur veten, të tjerët dhe mjedisin social dhe natyror;
♦ Zhvillimi i shkathtësive për vetëvlerësim;
♦ Zhvillimi i shkathtësive të komunikimit efektiv, përfshirë kodet matematikore dhe
shkencore;
♦ Zgjerimi i mundësive për komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhën amtare, në
gjuhën angleze dhe në gjuhën e dytë të huaj/njërën prej gjuhëve zyrtare;
♦ Zhvillimi i përgjegjësisë për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe në mbrojtjen e
mjedisit.

Klasat 8 dhe 9 (Shkalla Kryesore Kurrikulare 4) karakterizohen nga përforcimi dhe orientimi.
Ato synojnë të orientojnë nxënësit për të marrë në shqyrtim opsionet e ndryshme të karrierës.
Nxënësit u eksponohen sfidave, siç janë:
♦ Përdorimi kritik i burimeve të informatave dhe i qasjeve ndaj llojeve të ndryshme të të
dhënave;
♦ Zhvillimi i interesimit për jetën publike nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë në
aktivitete jashtëshkollore;
♦ Ekspozimi ndaj çështjeve të ndryshme që lidhen me probleme jetësore nëpërmjet
punës në projekte që do t’u ndihmojnë në konsolidimin e dijeve dhe në zhvillimin e
mëtejmë të shkathtësive e të qëndrimeve;
♦ Njohja me zgjedhje të ndryshme për shkollim të mëtejmë dhe për karrierë;
♦ Aktivitete praktike për aftësim dhe orientim, të cilat u ndihmojnë në sqarimin e aspiratave
të veta;
♦ Zhvillimi i shkathtësive për vetëvlerësim;
♦ Përforcimi i kompetencave për punë individuale e ekipore.

20
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Natyra e kurrikulës
Arsimi i mesëm i ulët u ofron nxënësve sfida të reja për zhvillimin kognitiv, fizik, personal, social
dhe moral. Kureshtja normale e nxënësve kultivohet më tej për t’u siguruar që dija, shkathtësitë,
vlerat dhe qëndrimet e përvetësuara në këtë fazë do të mbesin bazë e qëndrueshme për
nivelet më të larta të arsimimit.
Duke i plotësuar “shkathtësitë e tyre të leximit e shkrimit” të përvetësuara në nivelin paraprak
të arsimit, nxënësit në këtë nivel ndihmohen për zhvillimin gradual dhe për përforcimin e
këtyre shkathtësive duke e arritur nivelin e “shkrim-leximit funksional” dhe të qëndrueshëm
për tërë jetën e vet dhe për aspekte të ndryshme, si: në informatikë, kulturë, shkencë dhe
në teknologji. Kjo, në të vërtetë, nënkupton të mësuarit për qasje dhe përdorim efikas dhe
efektiv të informacioneve, vlerësim kritik dhe me kompetencë të informacioneve dhe përdorim
të saktë dhe kreativ të po këtyre informacioneve.
Shkathtësitë vizuale dhe digjitale janë po aq të rëndësishme në këtë nivel. Shkathtësitë vizuale
kanë të bëjnë me aftësinë e nxënësit që të deshifrojë, të interpretojë dhe të vërejë modelet e
dijes dhe të shprehë idetë duke përdorur imazhe të ndryshme.
Shkathtësitë digjitale i ndihmojnë nxënësit për përdorimin efektiv të kohës dhe në shprehjen
kreative të ideve të veta, duke identifikuar dhe përdorur burimet e informacionit gjatë
aktiviteteve ditore të të nxënët (biblioteka elektronike, uebfaqe të ndryshme shkencore, medie
të besueshme e të tjera), duke organizuar dhe mirëmbajtur mjetet dhe detyrat e veta në format
elektronik, duke bërë llogaritje të shpejta e të sakta e të tjera.
Në këtë nivel, kurrikula do të pasurohet edhe më tej duke i takuar nxënësit me një sërë përvojash
mësimore (për shembull kombinimi i qasjeve praktike me ato konceptuale; të menduarit
abstrakt dhe veprimi i kontekstualizuar, kontakti me realitetin virtual e me atë konkret); nxënësit
ndihmohen që të identifikojnë pëlqimet dhe fushat e veta të veçanta të interesimit.
Në nivelin e arsimit të mesëm të ulët, nxënësit përgatiten edhe më shumë për orientimin e tyre
në karrierë duke u ndihmuar nga mentorë/këshilltarë profesionalë, të cilët i udhëzojnë ata që
të ndjekin interesat e veta personale të të nxënët dhe të përcaktojnë si duhet opcionet e veta
për të ardhmen.

Aktivitet plotësues

A e keni lexuar broshurën A5 për ndryshimet e parapara në kurrikulë? Quhet Korniza e


Kurrikulës e Kosovës dhe është hartuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë
në vitin 2011. Këtë dokument mund ta shkarkoni nga www.masht-gov.net ose të kërkoni një
kopje nga kurrikulumi@ks-gov.net ose të shikoni Pjesën e Burimeve në këtë Udhëzues.

Çfarë do të thotë kjo për ju në klasë?


Roli juaj si mësimdhënës/e do të ndryshojë - pse?
♦ Për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve në shekullin 21;
♦ Për t’u përshtatur më mirë me kompetencat kryesore që duhet të përvetësohen nga të
gjithë nxënësit, dhe me fushat e reja kurrikulare;

21
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Koncepti i njohurive si përmbajtje, dhe rrjedhimisht si të kufizuara, shndërrohet në


koncept të njohurive si “proces” i të gjykuarit ose të arsyetuarit, pra jo të kufizuara;
♦ Mësimdhënia dhe të nxënët varen nga puna kuptimplotë; si dhe
♦ Me ndryshimet në kurrikulë për të plotësuar nevojat e nxënësve, ju do të bëheni
mësimdhënës më aktiv që lehtëson të nxënët – funksioni juaj do të jetë të lehtësoni
procesin e të nxënët, duke u ndihmuar fëmijëve të bëhen nxënës tërëjetësorë.

Si do të ndryshojë roli juaj nga à mësimdhënia nëà lehtësimin e të nxënët

Më pak mësimdhënie Më shumë lehtësim

Përqendrim në ofrimin e përmbajtjes I interesuar për lehtësim të të nxënët


Ofrimi i njohurisë si përmbajtje Për lehtësimin e procesit të të nxënët për
nxënësit – mësimdhënia e njohurive si
proces i lehtësimit të të nxënët

Tekstet mësimore, ligjërata dhe të mësuarit Mjedis i të nxënët aktiv, brenda dhe jashtë
përmendsh klasës
Ofrim i burimeve të përcaktuara Udhëzime për burimet, organizues i
mundësive
Ofrues informatash Mësimdhënës i teknikave të hulumtimit

Mësimdhënës që teston njohuritë Udhëzues për vetëvlerësim

Në rolin e ri ju do të:
♦ Kuptoni që njohuria është gjithkah përreth nesh dhe shtohet me një ritëm tejet të shpejtë.
♦ Kuptoni që në këtë epokë kuptimi i jetës është të mësosh dhe të ndjesh kënaqësi duke
mësuar;
♦ Kuptoni se detyra juaj është të ndihmoni nxënësit të mësojnë dhe se më e rëndësishme
është mënyra se si përzgjidhni dhe përdorni njohuritë sesa thjesht përvetësimi i tyre,
dhe
♦ Bëheni mësimdhënës që shkon përtej transmetimit të njohurive, dhe i mëson nxënësit
se si mund të kërkohen, të vlerësohen dhe të shfrytëzohen njohuritë si bazë për
vendimmarrje dhe mësimnxënie të mëtutjeshme.

(Burim: Norman Goble. (The Changing Role of the Teacher). Paris, France: UNESCO 1977 p. 56)

22
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Më konkretisht, ju do të jeni mësimdhënës që:


♦ Lehtëson të nxënët e nxënësve dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota.
♦ Përdor një sërë metodash që u përshtaten rrethanave dhe nevojave të nxënësit në
kontekstin e pedagogjive ndërvepruese.
♦ Përforcon lidhjet ndërmjet fushave kurrikulare dhe lëndëve dhe promovon të nxënët e
integruar.
♦ Është në gjendje të integrojë çështjet e ndërlidhura, siç janë të drejtat e njeriut
dhe edukimi për qytetari demokratike; edukimi për paqe; edukimi për zhvillim të
qëndrueshëm; barazi gjinore; mirëkuptimi ndërkulturor; shkathtësitë jetësore; edukimi
shëndetësor; edukimi ekonomik dhe edukimi për ndërmarrësi; edukimi për medie; TIK-u
dhe të nxënët elektronik.
♦ Është i interesuar dhe në gjendje të marrë pjesë në zhvillimin e planeve e të programeve
specifike dhe materialeve mësimore përkatëse, si dhe në zhvillimin e planeve fleksibile
individuale, të mësimit, në përputhje me parimin e autonomisë së shkollave.
♦ Ka aftësi të identifikojë problemet/vështirësitë në të nxënë dhe të ofrojë mbështetjen e
duhur.
♦ Është i/e interesuar për përparimin e nxënësve dhe për vlerësimin formativ nga
perspektiva e ofrimit të udhëzimeve, këshillave, motivimit dhe përkrahjes për nxënësit.
♦ Komunikon mirë me nxënësit, prindërit dhe me palët e tjera të interesuara; dhe
♦ Është i/e interesuar dhe në gjendje të angazhohet në punë ekipore dhe merr pjesë në
komunitetet e praktikës (grupe të nxëni me kolegët tuaj).

23
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

24
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 3

Metodologjia: Si japim mësim

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?


Kjo pjesë është e përqendruar në:
Parimet kryesore të KKK-së të cilat duhet t’ju shërbejnë si udhëzime për
planifikimin e mësimeve :
• Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;
• Zhvillimi i kompetencave
• Mësimdhënia dhe të nxënët e integruar dhe koherent;
• Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle;
• Përgjegjësia dhe llogaridhënia

Qasjet metodologjike, duke përfshirë strategji dhe praktika specifike në


përputhje me parimet e KKK-së, nëpërmjet:
• Krijimit të një ambienti mbështetës;
• Zbatimit të qasjeve dhe të praktikave të të nxënët aktiv dhe të zgjidhjes
së problemeve; dhe
• Adresimit të sfidave dhe këshilla për situatat në klasën tuaj, të cilat
zakonisht përfshijnë klasa me numër të madh nxënësish, mësimin me
ndërresa dhe materiale dhe burime të kufizuara.

Si është e organizuar kjo pjesë ?


Pjesët 1 dhe 2 janë përqendruar në atë se çfarë synojmë t’u mësojmë nxënësve dhe pse ua
mësojmë:
♦ Ndryshimet kurrikulare dhe ndryshimet në mësimdhënie duhet të përballen me sfidat e
reja që dalin nga nevojat gjithnjë në ndryshim të shoqërisë kosovare, nga ndryshimi i
bazës së njohurive në lëndët e ndryshme dhe nga kërkesat e nxënësve për shkathtësi
jetësore;

25
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Mjetet mësimore dhe mundësitë janë zgjeruar shumë, kështu që ne nuk mund të
mbështetemi më në “ligjërimin” si mënyrë e mësimit të tërë njohurive në kurrikulë.
Në vend të kësaj, duhet t’i ndihmojmë nxënësit të zbulojnë se si të mësojnë duke i
hartuar mësimet / përvojat mësimore me qasje më aktive dhe të bazuar në zgjidhjen e
problemeve; dhe
♦ Roli juaj në mësimdhënie tani duhet të ndryshojë drejt lehtësimit, dhe ju duhet të
përqendroheni në krijimin e mësimeve/përvojave të diferencuara, për t’iu përshtatur
nevojave dhe aftësive të ndryshme të nxënësve. Kjo ecje drejt lehtësimit të të nxënët të
nxënësve është e rëndësishme për zotërimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive të
shekullit 21.

Në pjesën 3 do të lexoni më shumë për mësimdhënien dhe të nxënët me nxënësin në qendër.


Me zhvendosjen e rolit tuaj kah lehtësimi, ju do të mësoni të përdorni një spektër më të gjerë
të qasjeve të të nxënët për të siguruar që mësimdhënia juaj i merr parasysh parimet e KKK-së.
Do të mësoni të merrni parasysh individualitetin e nxënësve, si dhe të mundësoni më shumë
aktivitete që janë kuptimplote dhe relevante nga këndvështrimi i tyre; aktivitete që mund t’u
ndihmojnë nxënësve të zgjerojnë horizontin e tyre, si dhe të jenë të vetëdijshëm për sfidat dhe
mundësitë e reja dhe të ndryshme në të nxënët e tyre.
Kjo pjesë ju ofron disa shembuj specifikë mbi atë se si duhet të ndryshoni ju. Tabela e
mëposhtme ilustron se si qasja juaj mund të ndryshojë, me një shembull në lëndën e historisë,
ku kërkohet prezantimi i konceptit të “kronologjisë”:

Të ndryshuarit kah mësimdhënia e përqendruar në nxënësin


në Histori
Prezantimi i idesë së kronologjisë

Qasja tradicionale me tekstin Qasja me nxënësin në qendër


mësimor
Mësimdhënësi pyet nxënësit për kuptimin e
Mësimdhënësi u kërkon nxënësve të kronologjisë. Njëri nxënës caktohet të shkruajë
gjejnë faqen në libër, ta lexojnë dhe ta idetë në tabelë. Shpjegoni që kjo ka të bëjë me
diskutojnë. renditjen e ngjarjeve, si dhe ndryshimet në kohë.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve që i bën Mësimdhënësi përshkruan gjuhën historike


mësimdhënësi. që nxënësit duhet ta përdorin, p.sh. burimet,
dëshmitë, ngjarjet, personalitetet, pikat e kthimit,
Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të e kaluara, e tashmja, e ardhmja, dekada,
diskutojnë në grupe rreth disa pyetjeve, shekulli, mijëvjeçari.
ose i pyet individualisht.
Mësimdhënësi shpërndan zarfe që përmbajnë
Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit që një sërë letrash me persona të rëndësishëm apo
t’u përgjigjen pyetjeve individualisht në ngjarje të rëndësishme në epoka (8 letra do të
fletoret e punës. ishte ideale).

26
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mësimdhënësi siguron që secila letër të ketë


informata të rëndësishme në anën e prapme për
personin apo ngjarjen, që ndihmojnë për gjetjen e
atij personi apo ngjarjeje në kohë.

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve t’i vendosin


letrat në renditje nga e kaluara tek e tashmja, si
dhe të jepin arsye pse i kanë vendosur letrat në
atë renditje.

Mësimdhënësi shkon te secili grup për të parë


nëse e kanë kryer detyrën.

Mësimdhënësi vizaton një rrjedhë kohore në një


letër të madhe dhe e vendos në murin e klasës;
i kërkon secilit grup të zgjedhë një ngjarje apo
një person dhe vend në rrjedhën kohore; nxënësi
arsyeton pozitën në rrjedhë duke iu referuar
informatave në kartë.

Mësimdhënësi u kërkon nxënësve të krahasojnë


ngjarjet e tyre me të tjerët, përmes pyetjeve si:

• A mund të ketë jetuar ky person në kohën e


personit tjetër?
• A mund të ketë qenë ky person gjallë kur kjo
ka ndodhur?
• Si është ky person ndryshe nga personi
tjetër?
• Çfarë e bën këtë ngjarje të ndryshme nga ajo
ngjarje?

Mësimdhënësi i referohet gjuhës specifike të


historisë, si dhe siguron që edhe nxënësit ta
përdorin atë.

Është me rëndësi që të zotëroni një spektër të gjerë metodash të mësimdhënies duke balancuar
ndërmjet metodologjive të nxënësit në qendër dhe mësimdhënësit në qendër varësisht nga ajo
se cila u përshtatet më mirë nxënësve dhe rezultateve mësimore të vendosura për secilën orë
mësimore.

Aktivitet plotësues

Kur mendoni për ndryshimet e ardhshme të kurrikulës, si do të zhvilloni mësimdhënien tuaj


ashtu që të gjithë nxënësit të mund të ndjehen të përfshirë? Çfarë ndryshimesh të stilit të
mësimdhënies mund të jenë të nevojshme? Më shumë informata mund të gjeni në Pjesën
6 mbi Gjithëpërfshirjen.

27
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Korniza e Kurrikulës e Kosovës e vitit 2011 (KKK) ju ofron udhëzimet që ju duhen për të
filluar të përdorni metodologjitë me nxënësin në qendër, ndërkohë që jemi duke e hartuar
kurrikulën e re të Kosovës.
♦ Gjatë përgatitjes së planeve ditore, është me rëndësi t’i merrni parasysh parimet e
KKK-së së re. Më poshtë ofrohen më shumë hollësi për këto parime, për të orientuar
disenjmin e mësimeve tuaja.

Korniza e Kurrikulës së Kosovës – Pesë parimet arsimore

1. Gjithëpërfshirja: Çdo fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor


Korniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes. Ju duhet të keni
parasysh:
♦ Të nxënët që është i ndërlidhur me prejardhjen e nxënësit, njohuritë dhe përvojat
paraprake, interesimet, potencialet dhe kapacitetet;
♦ Të nxënët kuptimplotë dhe miqësor për nxënësit (për shembull, detyra praktike, zgjidhje
problemesh, orientim kah jeta e vërtetë); dhe
♦ Angazhimin aktiv dhe pronësinë e drejtpërdrejtë të nxënësve në negocimin,
përzgjedhjen, planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e përvojave të të nxënët, duke
qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, si dhe në gjendje të vlerësojnë dhe vetë-
vlerësojnë rezultatet e të nxënët të tyre.

2. Zhvillimi i kompetencave
Korniza e Kurrikulës së Kosovës i përcakton kompetencat kryesore

për arsimin, si dhe për jetën dhe punën, të cilat duhet të zotërohen shumë
nga të gjithë nxënësit deri në përfundim të arsimit të obligueshëm. rreth
Qasja e bazuar në kompetenca ka implikime të rëndësishme për Vlerësimit te
praktikat tuaja në klasë; për shembull: Përparimit të
nxënësve mund
♦ Riformulimi i fjalive që përshkruajnë të nxënët e nxënësve në të gjeni në Pjesën
formë të rezultateve të të nxënët; 5, Vlerësimi i
Përparimit të
♦ Integrimi i çështjeve të ndërlidhura në mësimet tuaja, si për nxënësve
shembull i shkathtësive jetësore (më shumë për këtë në
Pjesën 4); dhe

Zbatimi i mësimdhënies dhe të të nxënët më ndërveprues, me ç‘rast ju do të mbani mësim


më pak dhe do t’ju ndihmoni nxënësve të mësojnë duke bërë gjëra, do të përqendroheni në
vlerësimin formativ dhe progresiv duke zbatuar Vlerësimin për të nxënët (më shumë për këtë
në Pjesën 5 për vlerësimin e përparimit të nxënësve).

28
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

3. Mësimdhënie dhe të nxënët e integruar dhe koherent


Fusha e kurrikulës: Një
Korniza e Kurrikulës e Kosovës parasheh fusha të gjera kategori e gjerë mësimore që
kurrikulare. Kjo nënkupton se kurrikula do të mësohet grupon lëndët që kanë qëllime
dhe detyra
nëpërmjet Fushave të gjera Kurrikulare ku përmbajtja të përbashkëta në shpjegimin
specifike e një lënde ndërlidhet me çështjet ndërlidhura dhe në të nxënët e njohurive,
dhe me ndërtimin e sistemit koherent të kompetencave aftësive, qëndrimeve/ vlerave.
kryesore.
Integrimi i mësimdhënies dhe të nxënët do të thotë:
♦ Fuqizimi i ndërlidhjeve të rëndësishme midis fushave kurrikulare të gjera, ku përmbajtja
e lëndës së veçantë ndërlidhet me çështjet e ndërlidhura, gjë që kontribuon në zhvillimin
e kompetencave kryesore;
♦ Të nxënët e integruar përkrahet nga kurrikulat e integruara lëndore, për shembull
shkencat natyrore dhe studimet shoqërore në klasat e arsimit fillor dhe të atij të mesëm
të ulët;
♦ Ndërlidhje e rëndësishme midis qasjeve konceptuale dhe dimensioneve praktike, si
aplikimi i njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave në kontekstin e aktiviteteve
praktike dhe të zgjidhjes së problemeve, që janë të ndërlidhura me situatat nga jeta e
përditshme;
♦ Integrimin e fushave të reja kurrikulare që reflektojnë zhvillimet në sferën shoqërore,
ekonomike, kulturore apo të shkencës në epokën digjitale (si TIK, jo si lëndë, por si
mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit), qytetarisë demokratike, vizionit ndërkulturor,
si dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
Rezultat i të nxënët:
♦ Perspektivë e të nxënët gjatë gjithë jetës, në mënyrë
që nxënësit të përballen, gjatë gjithë jetës, me sfida Pohimet që përshkruajnë se
e mundësi përditë e më të ndërlikuara brenda një çfarë dinë, besojnë, vlerësojnë
shoqërie dhe një ekonomie të dijes dhe mësimit; si dhe janë në gjendje të bëjnë
dhe nxënësit.

♦ Më shumë përqendrim në kompetencat kreative, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë


kompetenca për të gjetur dhe për të përpunuar informata në mënyrë efektive dhe të
përgjegjshme, të nxënët elektronik, si dhe kompetencat për shfrytëzim të teknologjive
ekzistuese dhe të atyre që do të vijnë me epokën digjitale.

4. Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle


Korniza e Kurrikulës së Kosovës mundëson nisma të decentralizuara dhe fleksibile me bazë
në shkollë, si dhe vendimmarrje e kreativitet në çështjet kurrikulare. Kjo domethënë se secila
shkollë mund të ndërtojë “personalitetin” e vet (kulturën e brendshme të shkollës) në interesin
më të mirë të nxënësve të saj. Kjo nënkupton se mësimdhënësit do të:
♦ Hartojnë planet e tyre vjetore të mësimdhënies dhe do të kenë fleksibilitet për
përdorimin e kohës në dispozicion, duke lejuar për më shumë mësimdhënie dhe të
nxënë ndërveprues, përfshirë përcaktimin e përqindjes minimale të kohës së ndarë për
secilën fushë dhe shkallë kryesore kurrikulare (për çdo dy ose tri vite shkollore). Planet
e mësimdhënies për lëndët e caktuara dhe për vitin shkollor mund të hartohen në nivel
shkolle;

29
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Organizohen me kolegët e tyre për të mundësuar shfrytëzimin maksimal të shkathtësive


dhe potencialit të tyre;
♦ Planifikojnë dhe shfrytëzojnë pjesën zgjedhore të kurrikulës për të shtuar kohën e ndarë
për fushat e caktuara mësimore; si dhe
♦ Hartojnë programe shtesë për t’i plotësuar nevojat e nxënësve dhe për të pasqyruar
rrethanat e asaj shkolle.

5. Përgjegjësia dhe llogaridhënia


Korniza e Kurrikulës së Kosovës krijon hapësirë për angazhim aktiv të shkollave e të
mësimdhënësve në aspektet kryesore të hartimit të kurrikulës. Kjo do të thotë që shkollat dhe
mësimdhënësit duhet të përfshihen në:
♦ Hartimin e kurrikulës për të siguruar cilësinë e zbatimit nëpërmjet rishikimit të planeve
e të programeve ekzistuese, materialeve të mësimdhënies e të nxënët dhe teksteve
shkollore për të avancuar të nxënët dhe përparimin e nxënësve; dhe
♦ Proceset e vënies në jetë të kurrikulës dhe në mbledhjen e analizën e të dhënave në
mënyrë që të mund të filloni të punoni në të gjitha nivelet e kurrikulës në zbatimin e
Parimeve të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës në praktikën tuaj të mësimdhënies.

Si të fillohet?

Ekzistojnë shumë qasje dhe strategji të dëshmuara për lehtësimin e të nxënët pa marrë
parasysh fushën kurrikulare. Tri nga më të rëndësishmet që i mbështesin parimet e KKK-së
janë:
♦ Krijimi i një mjedisi në shkollë e në klasë ku nxënësi ndihet i mirëpritur dhe të
lidhur me njëri-tjetrin, me mësimdhënësin dhe me shkollën;
♦ Krijimi i mësimeve me qasje dhe teknika të të nxënët aktiv; dhe
♦ Përdorimi i strategjive të Zgjidhjes së Problemeve dhe të të Menduarit Kritik.

30
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Këto diskutohen në vijim.

Mjedisi i klasës dhe i shkollës:

Përfshirja e strategjive për mësimdhënie me paralele të mëdha

Nxënësit mësojnë më së miri në një hapësirë ku ndjehen të vlerësuar dhe të përfshirë, si dhe
ku kanë hapësirë dhe burime materiale të cilat mbështesin qasjet e të nxënët aktiv.
Edhe pse Kosova është duke punuar shumë në ndërtimin e shkollave të reja, heqjen e
ndërresave të shumta, si dhe zhvillimin e materialeve e të teksteve shkollorë të kurrikulës,
si mund të përballeni me sfidat e krijimit të një qasjeje mirëpritëse, pozitive dhe aktive të të
nxënët në klasën tuaj, ashtu si është tani?

Hapi 1: Kuptoni që nuk jeni vetëm


Shumë mësimdhënës, sidomos në shoqëri që përpiqen të ndërtojnë sisteme të reja politike,
që zhvillojnë qasje të reja dhe që përballen me situata të paskonfliktit, përballen me sfida të
ngjashme. Edhe ata kanë pak resurse dhe hapësira të kufizuara fizike dhe mësimdhënësit e
kanë të vështirë të lëvizin prej orientimit të mësimdhënies në përqendrimin në të nxënë dhe
në praktikë.

Hapi 2: Në vend se …
T’ju tregoni nxënësve për njohuritë kryesore në fushën tuaj (edhe nëse i dini të gjitha njohuritë
që do t’ju duhen për shekullin 21)
♦ Ju mundeni …….
T’i ndihmoni ata të zbulojnë vetë njohuritë kryesore përmes të nxënët aktiv dhe të
menduarit kritik/zgjidhjes së problemeve.
Për shembull: Nuk ka nevojë të hiqni dorë krejtësisht nga qasja e ligjërimit, por
mund ta përdorni më shkurt gjatë një ore, apo aspak në disa mësime. Përdoreni
vetëm me qëllim që t’u ndihmoni nxënësve t’u qasen informatave thelbësore.
Ligjërata shpjeguese bëhet një qasje që e përdorni më pak, derisa nxënësit
angazhohen më shumë duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur probleme,
derisa ju vetë ecni drejt një stili më ndërveprues të mësimit.
♦ Në vend se …
♦ Të punoni vetëm, me derën e klasës të mbyllur
♦ Mund të ….
♦ Filloni punën me kolegët tuaj dhe të këmbeni informatat, sukseset dhe sfidat përkitazi
me përshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies.

31
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Për shembull: Mund të ndihmoni në ndërtimin e komuniteteve profesionale mësimore,


duke mësuar nga mësimdhënësit e tjerë në shkollën tuaj, shkollat e tjera, në komunitetin
tuaj dhe burime të tjera nga jashtë; duke këmbyer informatat, sukseset dhe sfidat lidhur
me përshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies – një faktor i fuqishëm në ndryshim është
mësimi nga njëri-tjetri.

Hapi 3: Eksperimentimi me strategji të ndryshme


Mbani mend që, ashtu siç përshkruhet në këtë Udhëzues, ekzistojnë qasje, strategji e praktika
të dëshmuara që mund të avancojnë mësimdhënien. Mund të filloni tani, edhe pse ju dhe
nxënësit tuaj nuk keni kushte ideale për të zbatuar të nxënët me nxënësin në qendër, ashtu siç
përshkruhet me parimet e KKK-së. Tani mund të ndryshoni qasjen e “listës së gjërave që do
tua thoni nxënësve” për të kaluar në krijimin e “listës së problemeve themelore apo pyetjeve që
do t’ua bëni”, në mënyrë që nxënësit të mund të hulumtojnë me udhëzimet tuaja.

Hapi 4: Veprimi
Veproni duke zbatuar disa nga sugjerimet nga kjo pjesë dhe duke shkëmbyer përvojën tuaj
me të tjerët për të përmirësuar praktikën tuaj SOT.

Aktivitet plotësues

Shumë sugjerime të dhëna më poshtë janë marrë nga Këshillat praktike të UNESCO-s
për mësimdhënie në paralele të mëdha; më shumë informata mund të gjeni në:

unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdf
http://www2.unescobkk.org/elib/publications/095/Teaching_Large_Classes.pdf

Më poshtë janë dhënë disa ide që janë nxjerrë nga dokumenti i UNESCO-s, Këshilla praktike
për mësimdhënie në klasa të mëdha:

Mjedisi fizik – Struktura dhe burimet mësimore për orë mësimi


Si mund ta bëni klasën tuaj më efektive për strategjitë e të nxënët
aktiv? “Mbani mend:

♦ Më së miri është që karriget të jenë të rregulluara ashtu që Sa më të afërt të


nxënësi të mund të shohin njëri-tjetrin, por edhe mësimdhënësin. jeni në kuptimin
e sjelljes dhe
♦ Mendoni për plane të ndryshme rregullimi të karrigeve për interesimit të
punë në grupe dhe në çifte, nëse është e mundur duke lëvizur vërtetë dhe
lëvdatave, aq më
karriget dhe bankat në rreth apo në formë patkoi për aktivitete shumë ka mundësi
e diskutime. që nxënësit të
ndjehen rehat në
♦ Nëse bankat dhe karriget duhet të jenë të rregulluara për biseda me juve
ligjërata, lëvizni nëpër klasë mes rreshtave e bankave për t’u dhe në dëgjim”.
afruar me nxënësit.

32
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Angazhoni nxënësit të hulumtojnë se si mund të reduktohen ndjenjat e rrëmujës dhe të


hutisë.
♦ Kërkoni nga nxënësit të shprehin idetë e tyre për t’i bërë të ndjehen më rehatshëm dhe
të kyçen me dëshirë në diskutime apo aktivitete grupore.
♦ Përpiquni t’i largoni orenditë e panevojshme.
♦ Lehtësoni lëvizjen duke hartuar planet themelore për hyrje e dalje nga klasa, si të
formohen grupe të vogla shpejt, përcaktoni udhëzimet për aktivitetet e zakonshme, si
shpërndarja e materialeve, dorëzimi i materialeve/detyrave.
♦ Inkurajoni nxënësit që të mbajnë një ditar pune dhe ta marrin me vete në shkollë dhe
në shtëpi për t’ua treguar prindërve.

Mjedisi psiko-social – Mënyrat e promovimit të të nxënët si komunitet, për të mënjanuar


ndjenjën e rrëmujës dhe për t’u përballur në mënyrë të efektshme me sjelljet e këqija
Çfarë mund të bëni për të ndërtuar një komunitet të të nxënët që nxit angazhimin aktiv? Kërkoni
mënyra për ta bërë klasën e madhe të ndjehet më e vogël:
♦ Qëndroni më vonë në ditë të caktuara, shkoni më herët në ditë tjera, për të pasur
mundësi për bisedë individuale me nxënësit.
“Mbani mend:
♦ Gjeni mënyra për t’i mbajtur mend dhe për t’i përdorur
në mënyrë aktive emrat e nxënësve– skicat e karrigeve/ Sa më të afërt të jeni
grupeve, fotografitë, kartelat e emrave, apo letrat me emrat në kuptimin e sjelljes
e tyre me shkronja të mëdha para tyre; kërkoni që të bëjnë dhe interesimit të
vërtetë dhe lëvdatave,
profile personale. aq më shumë ka
mundësi që nxënësit
♦ Ecni nëpër klasë; kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë t’i
të ndjehen rehat në
shpërndani materialet, ofroni demonstrime, bëni aktivitete biseda me juve dhe në
të të nxënët. dëgjim”.
♦ Ndajini nxënësit në “grupe shtëpiake”, dhe nëse janë të
ulur në rreshta, ndajini në grupe prej 5-6 vetash. Këto grupe do të bëhen grupe të vogla
të të nxënët për kryerjen e shumicës së aktiviteteve dhe detyrave të klasës.
♦ Jini personal – person real për nxënësit – flisni për atë se sa me rëndësi është mësimi
i tyre për juve, si dhe ofroni shembuj të përshtatshëm në mësimet tuaja për sfidat dhe
sukseset tuaja.
♦ U lejoni nxënësve të shprehin vetveten; përdorni teknika që i mundësojnë secilit nxënës
të flasë ose të vendosë nëse do të shprehet ndonjëherë tjetër
♦ Inkurajoni pyetje dhe komente – pyetini nxënësit “A keni pyetje
lidhur me …?” dhe përgjigjuni “Bëtë mirë që më pyetët” ose “Kjo Mendoni
është pyetje e mirë”. si mund
të përdorni më
♦ Veprimet joverbale tregojnë mbështetje, si buzëqeshja dhe pohimi mirë në klasë
me kokë. rezervuarin
e madh të
♦ Pranoni që disa koncepte janë të vështira, dhe për t’i ndihmuar shkathtësive të
ata t’i kapërcejmë këto, tregojuni disa vështirësi që i keni pasur nxënësve.
vetë: inkurajoni t’i ndajnë me juve vështirësitë e tyre.

33
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Caktoni rregulla të arsyeshme për sjelljen e nxënësve


Të gjitha klasat kanë nevojë për sjellje me respekt për të funksionuar mirë, sidomos në një
ambient të të nxënët aktiv ku zgjidhen problemet.
♦ Angazhoni nxënësit për vendosjen e rregullave të klasës – theksoni bashkëpunimin
dhe konsideratën.
♦ Provojeni qasjen ‘e bazuar në të drejta: ‘”Mund të bëni çfarë të doni në këtë klasë
nëse ajo që bëni nuk ndërhyn në të drejtat e të tjerëve, si ato të mësimdhënësit apo
të nxënësve të tjerë”. Pastaj, kërkoni nga vetë nxënësit të identifikojnë sjelljet që janë
të pranueshme dhe të papranueshme; bëni vetëm disa rregulla që theksojnë sjelljen e
mirë, si “duart dhe këmbët të mbahen afër vetes”.
♦ Caktoni rregulla me të cilat mbahet pastër ambienti në klasë dhe të cilat nxisin mësim
të suksesshëm; theksojeni që është mirë të kemi mendime të ndryshme, por nxënësit
do të diskutojnë kuptimin e ideve, e jo meritat e personit.
♦ Përdorni teknika pozitive të disiplinimit – theksojeni kur sillen mirë, injorojini sjelljet e
pahijshme të nxënësve kur janë të vogla, thjesht qëndroni afër tyre me një “shikim të
rreptë” pa folur fare.

Fuqizimi i zërit të nxënësve në klasë, shkollë dhe komunitet


Shumë mësime mund të përmirësohen me përfshirjen më të afërt të nxënësve në zhvillimin e
aktiviteteve interesante dhe në sigurimin e burimeve.
Aktivitetet e shënuara më poshtë do t’u japin nxënësve një ndjenjë të vërtetë interesimi për
shkollën. Varësisht nga niveli i klasës, nxënësit mund të:
♦ Të presin vizitorët në shkollë dhe të marrin përsipër detyra të zyrës së pranimit;
♦ Të shërbejnë si ciceronë për vizitorët;
♦ Të angazhohen në përgatitjen e mjeteve mësimore;
♦ Të diskutojnë me mësimdhënësit cilat lloje të mësimeve funksionojnë më së miri, si dhe
pse;
♦ Të identifikojnë temat për mësim në baza projektesh;
♦ T’u ofrojnë këshillim dhe ndërmjetësim bashkëmoshatarëve të tyre;
♦ Të përfshihen në këshilla të klasës dhe të shkollës;
♦ Të marrin pjesë në diskutime grupore me kolektivin e shkollës;
♦ Të organizojnë takime pune për të hulumtuar problemet e shkollës, si mbeturinat, apo
kryerjen e sondazheve;
♦ Të ndihmojnë në planifikimin e ngjarjeve të ardhshme;
♦ Të ndihmojnë e të kujdesen për klube sportive pas shkollës;
♦ Të udhëheqin Klubet e Gjelbra për riciklim; si dhe
♦ Të ndihmojnë në disenjimin dhe promovimin e shkollës përmes faqeve të internetit apo
broshurave

34
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Qasja e të nxënët aktiv

Nxënësit dhe nevojat e tyre të të nxënët janë në thelb të të nxënët aktiv. Ekzistojnë një sërë
strategjish të mësimdhënies që mund të aplikohen për të angazhuar nxënësit në mënyrë
aktive në procesin e të nxënët, përfshirë diskutime në grupe, zgjidhjen e problemeve, studime
rasti, hartimin e ditarëve dhe grupe të strukturuara të të nxënët. Janë të shumta përfitimet nga
aktivitete të tilla. Ato përfshijnë përmirësimin e shkathtësive të të menduarit kritik, ruajtjen dhe
transferimin më të mirë të informatave të reja, motivimin e shtuar dhe shkathtësi të përmirësuara
ndërpersonale.
Të nxënët aktiv është:
♦ Të nxënët duke vepruar, duke përfshirë nxënësin në procesin e mësimit;
♦ Të nxënët përmes situatave, ku nxënësit i zgjidhin problemet në vend që t’u tregohet
përgjigjja; dhe gjithashtu
♦ I quajtur edhe të nxënët nga përvoja.

Të nxënët aktiv:
♦ Kërkon që të jeni partner në të nxënët;
♦ Frymëzon nxënësit që të kërkojnë vetë të dinë;
♦ Kërkon që t’i pajisni nxënësit me shkathtësi dhe kompetenca për të mësuar vetë

Si mund ta dalloj Qasjen e të Nxënët Aktiv?


♦ Të nxënët aktiv i angazhon nxënësit drejtpërsëdrejti në çështje dhe në ngjarje – në
gjëra që janë të rëndësishme për ta.
♦ Llojet e angazhimit të nxënësve përfshijnë fushata dhe punë hulumtuese, punë me
projekte, prezantime ose pjesëmarrje në ditë të veçanta
– për shembull në Ditën e Tokës. Të
nxënët
♦ Të nxënët aktiv përfshin angazhimin në situata aktiv nënkupton
cilëndo qasje që
imagjinare ose hipotetike, simulime ose lojëra, drama angazhon nxënësit
ose lojë me role. duke ia përshtatur të
nxënët interesimeve, të
♦ Sfida juaj më e madhe është që t’u lejohet nxënësve që kuptuarit dhe shkallës së
të bëjnë atë që dinë ta bëjnë më së miri duke u dhënë zhvillimit të nxënësit.
atyre përgjegjësi. Shpesh përfshin
aktivitete praktike
e origjinale.

Si mund të filloj?
♦ Ndihmoni nxënësit që të gjejnë dhe ta ndjekin pasionin e vet të të nxënët;
♦ Përdorni teknologjitë e reja për të ndihmuar të nxënët e nxënësve;

35
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Udhëzoni nxënësit që të hulumtojnë dhe të kuptojnë për gjërat që u interesojnë më


shumë në programin e mësimit;
♦ Inkurajoni nxënësit që të shkëmbejnë mendimet e veta me të tjerët dhe të gjejnë
përgjigje për pyetjet e veta; dhe
♦ Kërkoni nga ata të bëjnë prezantime për të shkëmbyer rezultatet e veta me të tjerët.

Aktivitet plotësues

Planifikimi i një aktiviteti të të nxënët aktiv

Pyetjet në vijim do t’ju ndihmojnë që të sqaroni qëllimet dhe strukturën tuaj gjatë planifikimit
të një aktiviteti të të nxënët aktiv.
♦ Cilat janë objektivat tuaja për këtë aktivitet?
♦ Kush do të ndërveprojë? Gjatë punës në çifte, a do të punojnë nxënësit me dikë ulur
pranë, me dikë përpara apo prapa tyre? A do të duhej të punonin me dikë me origjinë
tjetër? Apo me dikë që nuk e njohin?
♦ Në cilën pjesë të orës mësimore ndodh aktiviteti? Në fillim? Në mes? Në fund? Sa kohë
dëshironi të shpenzoni në të?
♦ A do t’i shkruajnë nxënësit përgjigjet/idetë/pyetjet apo vetëm do t’i diskutojnë ato?
♦ A do t’i dorëzojnë nxënësit përgjigjet, apo jo? Nëse kërkohet nga ta që të dorëzojnë
përgjigjet, a do të shkruajnë emrat e vet në përgjigje?
♦ A do t’u lejoni nxënësve një ose dy minuta që të mendojnë para se të përgjigjen apo do
të filloni menjëherë diskutimin?
♦ A do t’i vlerësoni përgjigjet e tyre me notë, apo jo?
♦ Si do të shkëmbejnë nxënësit punën e vet në çifte me tërë klasën? A do të kërkoni
përgjigjet nga nxënësit në mënyrë të rastësishme apo do të kërkoni vullnetarë?
♦ Nëse nxënësit u përgjigjen pyetjeve tuaja, si do të siguroheni që ata të kuptojnë drejt
rezultatin e përgjigjeve të tyre? (Shpesh ndodh që mësimdhënësi i diskuton përgjigjet e
nxënësve pa treguar se cilat janë “të sakta” dhe kjo shpesh i huton nxënësit. Edhe në
rastet kur nuk ekziston një përgjigje absolutisht “e saktë“, nxënësit megjithatë duan ta
dinë qëndrimin e mësimdhënësit për këtë pyetje).
♦ Çfarë përgatitjesh ju duhen për të përdorur këtë aktivitet? Çfarë përgatitjesh u duhen
nxënësve për pjesëmarrje të plotë në aktivitet?

36
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Çelësi i suksesit

♦ Bëhuni kreativ! Krijoni strategji të reja dhe i përshtatni ato varësisht nga nevojat.
♦ Filloni nga e vogla dhe mos e zgjatni shumë.

♦ Zhvilloni një plan për aktivitet të të nxënët aktiv, provojeni, mblidhni komentet, modifikoni
e pastaj dhe provoni prapë.

♦ Filloni që nga dita e parë e punës dhe vazhdoni ashtu deri në fund. Nxënësit do të
mësohen më të, do të presin aktivitete dhe do të kenë rezultate më të mira.

♦ Flisni haptas me nxënësit pse punoni kështu dhe çfarë dini për këtë proces të nxënët.

♦ Kërkoni nga nxënësit të ndryshojnë vendet e uljes për të shtuar gjasat që ata të punojnë
me nxënës të ndryshëm. Kërkoni nga nxënësit që kohë pas kohe të punojnë në çift me
nxënësin e ulur prapa, pasi zakonisht shokët ulen pran njëri-tjetrit.

♦ Përdorni në testet tuaja pyetjet nga aktivitetet në klasë. Për shembull, përdorni një pyetje
të shkurt të eseve që e keni përdorur në mendo/bashkëpuno/ shkëmbe.

♦ Vendosni bashkë me nxënësit një sinjal për të ndaluar së foluri.

♦ Kohë pas kohe kërkoni nga çiftet të shkëmbejnë punën dhe idetë e veta.

♦ Gjeni një ose dy kolegë/e me të cilët do të planifikoni (dhe madje edhe të organizoni
mësimin me ta), gjatë kohës kur jeni duke zbatuar aktivitetet e të nxënët aktiv.

♦ Vazhdoni të mësoni përmes punëtorive, aktiviteteve të leximit dhe aktiviteteve praktike. E


përshtatur nga burime në internet

Aktivitet plotësues

Si mund të përmirësohet të nxënët aktiv në klasë? Provojeni aktivitetin në vijim në orën tuaj
të ardhshme:

1. Nxënësve u jepen disa pyetje që duhet t’i trajtojnë gjatë diskutimit;

2. Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilat kërkojnë
përgjigje për temën; si dhe

3. Kur filloni mësimin e ardhshëm brenda këtij grupi, filloni me ato pyetje si ndërlidhje midis
mësimit të kaluar dhe mësimit të ri.

37
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Shembuj

Për të rritur të nxënët aktiv, përpiquni të zbatoni edhe Koncept-Testet, Shkëmbimin në Çifte, si
dhe përmbledhjet e nxënësve sipas pyetjeve. Në mësimin tuaj të radhës:

Testet për koncepte

1. Mbani një ligjëratë të shkurtër prej 15 minutash.


2. Bëjani klasës një pyetje me përgjigje të shumëfishta
3. Pyetni nxënësit sa prej tyre mendojnë që “a” është përgjigjja e saktë, sa mendojnë që “b”
është e saktë, e kështu me radhë.
• Nëse shumica e nxënësve përgjigjen saktë, kaloni te pjesa tjetër e materialit
• Nëse shumë nxënës nuk e dinë përgjigjen, kërkoni nga nxënësit të “bindin fqinjin”
(nxënësin tjetër afër tyre) për përgjigjen e tyre.
• Pas një periudhe prej 1-2 minutash, bëni prapë pyetjen “cila përgjigje është e sakta?”
• Shumica e nxënësve do ta dinë pas diskutimit me moshatarë.
• Nëse ende kanë vështirësi, një ligjëratë tjetër e shkurtër mund të adresojë përgjigjen e
saktë dhe të përgjigjet se pse alternativat nuk ishin të sakta.
Pra, brenda pesë minutash mund të ndodh shumë të nxënë e bashkëpunim.

Kjo procedurë e vë theksin te klasa, ku nxënësit diskutojnë aspekte të ndryshme të pyetjes dhe
përmbajtjes në përgjithësi.

Shkëmbimi në çift

Në këtë ushtrim ‘mendo/shkruaj’ bëni një pyetje që nxit të menduarit e nxënësve, ose kërkon
integrim apo aplikim të përmbajtjes mësimore të lëndës, dhe kërkon nga nxënësit të punojnë
vetëm, duke menduar ose duke shkruar për një minutë.

• Mos kërkoni nga nxënësit që thjesht të përsërisin apo të kujtojnë fakte të thjeshta.
• Pas një minute, kërkoni nga nxënësit që të diskutojnë në çifte rreth përgjigjeve të
mundshme.
• Pastaj, kërkoni nga nxënësit t’i paraqesin përgjigjet apo zgjidhjet që i kanë gjetur në “çifte”
Shënim: Jo gjithë nxënësit do të marrin pjesë, por as gjatë ligjëratës nuk marrin pjesë të gjithë.
Përderisa shumica dërrmuese merr pjesë, nuk ka kurrfarë dëmi nëse disa nxënës rrinë të heshtur
gjatë aktivitetit. Mund t’i njihni këta nxënës të heshtur më mirë duke i pyetur se çfarë mendojnë
për materialin.

Përmbledhje nëpërmjet pyetjeve të nxënësve

• Nxënësve u jepen një numër pyetjesh të cilat duhet ti shqyrtojnë gjatë diskutimit;
• Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilat kërkojnë
përgjigje në lidhje me temën; dhe
• Kur filloni mësimin e ardhshëm me këtë grup, filloni me këto pyetje, si ndërlidhje midis
orës së kaluar dhe kësaj ore.

Për më shumë: APS – Shoqata e Shkencave Psikologjike

www.psychologicalscience.org/observer/getArticle.cfm?id=2169

38
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Diskutimi, debati dhe të bërit e pyetjeve


Diskutimet, debatet dhe ngritja e pyetjeve:
♦ Paraqesin thelbin e të nxënët aktiv;
♦ Kërkon zhvillimin e shkathtësive të mira të dëgjimit, për të ngritur cilësinë e diskutimeve;
dhe
♦ Mund të ketë dy forma
♦ Kundërshtare, ku folësit përpiqen të fitojnë debatin duke argumentuar në mënyrë të
drejtpërdrejtë; ose
♦ hulumtuese, ku folësit e ndryshëm përpiqen të arrijnë një marrëveshje apo zgjidhje të
përbashkët për një problem, duke dëgjuar dhe duke u angazhuar me idetë e të tjerëve.

Tabela e mëposhtme ilustron se si do të mund të strukturonit një aktivitet të Hapësirës së


Lirë për Dialog e Hulumtim (HLDH). HLDH është metodologji që është duke u zhvilluar nga
një grup edukatorësh dhe hulumtuesish në tetë vende të tjera. Kjo merret me zhvillimin e
të menduarit kritik dhe të menduarit e pavarur – shkathtësi të transferueshme që mund të
ndihmojnë nxënësit në secilën lëndë dhe përtej shkollës.
Këshilla të ndryshme ndërkombëtare mund të merren në këto faqe interneti:
♦ Qasja e Hapësirës së Lirë për Dialog www.osdemethodology.org.uk
♦ Bashkësia e Hulumtimit ose Filozofia për Fëmijë www.p4c.com

Parimet e Hapësirës së Lirë për Dialog dhe Hulumtim


1. Stimujt dhe transmetimi: nxënësit i ekspozohen një stimuli, me të cilin paraqiten
këndvështrime të ndryshme dhe “logjike” mbi temën e mësimit. Këndvështrimet duhet
të paraqesin aspekte të ndryshme të çështjes dhe të nxisin nxënësit të reagojnë ndaj
stimulit, duke hulumtuar origjinën dhe implikimet e secilit këndvështrim, dhe ta ndërlidhin
atë me këndvështrimet e tyre. Shënim: synimi kryesor i këtij hapi NUK është të shihet se
çfarë “mendojnë” pjesëmarrësit për temën.

2. Të menduarit e bazuar në informata: nxënësit mendojnë për burimet e informatave


lidhur me temën e mësimit dhe këndvështrimet dominuese dhe ato specifike.

3. Pyetjet refleksive: nxënësit u ekspozohen pyetjeve që i referohen individit. Shënim: këto


nuk duhet të diskutohen në aktivitet grupi, derisa nxënësit të jenë njohur me metodologjinë,
përndryshe pjesëmarrësit mund të ndjehen tejet të ekspozuar apo duhet të garojnë për
legjitimitet.

4. Pyetje për dialog grupor: nxënësit që u ekspozohen pyetjeve që nxisin “aftësinë e


të menduarit kritik”, apo formulimit të pyetjeve në një diskutim hulumtues në grupe të
vogla. Rezervoni kohë për punë me tërë klasën ku do të ceken konkludimet dhe pyetjet
e rëndësishme.

39
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

5. Zgjedhjet e përgjegjshme: kjo është detyrë për zgjidhje të problemeve, e cila u jep
pjesëmarrësve mundësi të zbatojnë shkathtësitë dhe njohuritë e fituara në procesin e
hulumtimit, në një situatë nga jeta e përditshme apo të simuluar të vendim-marrjes.

6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësit ftohen të reflektojnë për pjesëmarrjen dhe të nxënët e


tyre (çfarë kanë mësuar për temën, vetveten, për të tjerët, për vetë hapësirën e krijuar, si
dhe për procesin e të të nxënët në përgjithësi). Kjo është gjithashtu një ritual i “mbylljes së
hapësirës së lirë”. (Mësimdhënësi i fton individët të thonë një fjalë, fjali, asgjë ose çfarëdo
që duan të thonë për procesin e të nxënët.)
Burim: Metodologjia HLDH

Zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik

Zgjidhja e problemeve
Ekzistojnë shumë metoda të cilat mund t’ju ndihmojnë në rolin tuaj që të bëheni më shumë
lehtësues i të nxënët sesa mësimdhënës që ndjek përmbajtjen.
Lehtësoni të nxënët duke e organizuar mësimin nga këndvështrimi i zgjidhjes së problemit;
diçka që duhet të kuptohet dhe të zbatohet, për të mundësuar kalimin në aktivitetin e radhës
ose diçka që kulmon me një zgjidhje më të madhe në formë projekti për një çështje nga jeta e
përditshme.

PËR T’IU MËSUAR NXËNËSVE TUAJ SI T’I ZGJIDHIN PROBLEMET


♦ U jepni nxënësve tuaj probleme të cilat ata MUND t’i zgjidhin
Kënaqësia për zgjidhjen e problemeve është ZGJIDHJA e problemeve. Nxënësit të cilët
e përjetojnë GËZIMIN e zgjidhjes së problemeve DËSHIROJNË të zgjidhin MË SHUMË
probleme. Në mënyrë që të jenë të mirë në zgjidhjen e problemeve, nxënësit duhet të
BESOJNË se ata mund t’i zgjidhin problemet. Prandaj duhet t’u jepni probleme të cilat
MUND T’I ZGJIDHIN.

♦ Jepjuani nxënësve tuaj probleme të cilat DUKEN të vështira.


Nëse TË GJITHA problemet që i zgjidhin nxënësit tuaj janë probleme të LEHTA, ata nuk
do të besojnë se mund të zgjidhin probleme të vështira. Prandaj duhet t’i MËSONI ata
që t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira por që MUND TË ZGJIDHEN.

♦ Mësojuani nxënësve SI t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira.


Problemet duken të vështira kur zgjidhja nuk është e kuptueshme. Zgjidhësit e mirë të
problemeve FILLOJNË duke u PËRPJEKUR ta zgjidhin problemin. Ata e bëjnë HAPIN

40
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

e PARË dhe kërkojnë ta gjejnë hapin e dytë. Nëse nuk e shohin


hapin e dytë, ata e bëjnë përsëri hapin e parë, por NDRYSHE. Shih
Me fjalë të tjera zgjidhësit e mirë të problemeve fillojnë duke u diskutimin
për çështjet
PËRPJEKUR t’i zgjidhin problemet që duken të vështira, e jo kontroverse
duke e pyetur veten si t’i zgjidhin ato. në Pjesën e
Burimeve

♦ Mësoujani nxënësve tuaj STRATEGJITË për zgjidhjen e


problemeve.
Zgjedhja e STRATEGJISË për zgjidhjen e problemit propozon hapin e parë dhe i ndihmon
zgjidhësit të problemit ta shohë hapin e ardhshëm. Zgjidhësit e mirë të problemeve nuk
heqin dorë; ata e provojnë një strategji tjetër, një hap tjetër dhe kërkojnë ta gjejnë hapin
e dytë.

Aktiviteti plotësues

Strategjitë për Zgjidhjen e Problemeve mund të përfshijnë vizatimin e diagramit, krijimin


e listës, supozimet dhe verifikimet, përçaj dhe pushto, kërko një model. Për më shumë
informata për këto strategji për zgjidhjen e problemeve shiko në hƩp://pred.boun.edu.tr/ps/

Për të zgjidhur problemet, nxënësit duhet të zhvillojnë të menduarit kritik dhe shkathtësitë e
hetimit. Shumë mësimdhënës kosovarë janë aftësuar në metodologji të të menduarit kritik.
Siguroni të përfshini informacionet nga ato programe aftësimi në këtë Udhëzues.

2. Të menduarit kritik dhe shkathtësitë e hulumtimit


Për t’i zhvilluar të menduarit kritik dhe shkathtësitë hulumtuese nevojitet:
♦ Nxjerrja e përgjithësimeve nga ato që dinë nxënësit;
♦ Përdorimi i informacioneve për të zgjidhur problemet; dhe
♦ Përdorimin e burimeve relevante të informimit.

Në shkathtësi bëjnë pjesë:


♦ të pyeturit aktiv;
♦ të menduarit racional;
♦ të dëgjuarit në mënyrë aktive; dhe
♦ zgjidhja e problemeve përmes bashkëpunimit.

41
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Të mësuarit e këtyre proceseve do t’u mundësojë nxënësve të mendojnë qartë dhe në mënyrë
racionale, të marrin përgjegjësi të shtuar për të nxënët e tyre dhe të bëhen nxënës të pavarur.
Duke i shfrytëzuar studimet e rasteve të vërteta, nxënësit tuaj duhet të kërkojnë, planifikojnë
dhe të ndërmarrin hulumtime:
♦ për t’u marrë me ide të ndryshme, mendime, besime dhe vlera, dhe për të menduar për
to gjatë hulumtimit të çështjeve dhe të problemeve aktuale dhe kontroverse;
♦ për t’i analizuar dhe vlerësuar burimet e shfrytëzuara, duke i hulumtuar vlerat, idetë dhe
këndvështrimet e ndryshme dhe duke i dalluar paragjykimet;
♦ për t’ua shprehur dhe për t’ua sqaruar të tjerëve mendimin e tyre përmes diskutimeve,
debateve formale dhe votimit;
♦ për ta transmetuar një argument duke i pasur parasysh këndvështrimet e ndryshme
dhe duke u bazuar në atë që kanë mësuar përmes hulumtimit, veprimit dhe debatit;
♦ për ta arsyetuar argumentin e tyre, duke dhënë arsye për t’i bindur të tjerët të mendojnë
përsëri, të ndryshojnë mendimin ose t’i mbështesin ata; dhe
♦ për t’i paraqitur këndvështrimet e të tjerëve, me të cilat ata mund të pajtohen apo mund
të mos pajtohen.

Kjo do të thotë që kur ta planifikoni mënyrën e mësimdhënies për një temë të caktuar, ju duhet
të siguroheni që nxënësit tuaj të kenë rast dhe kohë për ta bërë këtë.
Cilësia e pyetjeve të cilat i shfrytëzoni me nxënësit tuaj është e rëndësishme, prandaj përpiquni
ta krijoni praktikën e të shfrytëzuari të pyetjeve të hapura.

Tabela e mëposhtme ilustron llojet e ndryshme të pyetjeve të cilat duhet t’i shfrytëzoni:

Shembuj të pyetjeve të hapura për fasilitatorë


Profesor Robert Fisher në Mësimdhënia e të menduarit

1. Pyetjet që kërkojnë sqarim:

A mund ta shpjegoni atë…? Shpjegimi

Çfarë mendoni me …? Definimi

A mund të merrni një shembull të …? Marrja e shembujve

Si ndihmon kjo …? Përkrahja

A ka dikush ndonjë pyetje për të bërë…? Hetimi

42
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

2. Pyetje që pyesin për arsye dhe dëshmi:

Çfarë mendoni se …? Mbarështimi i një argumenti

Si e dini se …? Supozimet

Cilat janë arsyet tuaja …? Arsyet

A keni dëshmi …? Dëshmi

A mund të merrni ndonjë shembull / shembull të kundërt …? Shembujt e kundërt

3. Pyetjet që kërkojnë pikëpamje alternative

A mund ta formuloni ndryshe …? Riformulimi i një pikëpamjeje

A ndonjë pikëpamje tjetër …? Spekulim

Të shohim nëse edhe dikush tjetër do të sugjerojë po këtë…? Pikëpamjet


alternative

Çfarë do të thoshte dikush që nuk do të pajtohej me ju …? Kundërargumentet

Cili është dallimi ndërmjet këtyre pikëpamjeve / ideve …? Dallimet

4. Pyetjet që testojnë implikimet dhe pasojat

Çfarë vjen pas kësaj që po thoni ju …? Implikimet

A është kjo në përputhje me ato që po thoshit më herët …? Konsistenca

Cila do të ishte pasoja e kësaj …? Pasojat

A ka një rregull të përgjithshme për këtë...? Përgjithësimi i rregullave

Si do të mund të provonit për të parë nëse kjo është e saktë…? Testimi i të vërtetës

5. Pyetjet për pyetjen / diskutimin

A keni ndonjë pyetje për këtë…? Bërja e pyetjeve

Çfarë lloj pyetjeje është kjo …? Analiza

Si na ndihmon ajo që u tha / pyetja …? Ndërlidhja

Si do ta përmbledhim / kush do ta bëjë përmbledhjen deri tani …? Përmbledhja

A jemi më afër që të gjejmë një përgjigje në këtë pyetje / problem …? Përmbyllja

43
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Gjashtë shkathtësitë e të menduarit kritik

Shkathtësitë e hetimit u mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje, të mendojnë për pyetjen e


duhur që do ta bëjnë dhe të planifikojnë pyetje të tjera duke u nisur nga përgjigjet e fituara.
Nxënësit duhet të kenë mundësi të pyesin dhe të përgjigjen në lloje të ndryshme të pyetjeve;
sa më të hapura që të jenë, aq më shumë e inkurajojnë të menduarit. Pasi nxënësit kanë
nevojë t’i dëgjojnë pyetjet në një llojllojshmëri kontekstesh, është me rëndësi jetike që të
rriturit t’i bazojnë pyetjet në situata të njohura për nxënësit.

Shkathtësitë për përpunimin e informatave i mundësojnë nxënësit që të bëjë diçka me


përgjigjet e fituara dhe me informatat e mbledhura. Duke përpunuar informatat, nxënësi
është në gjendje të organizojë dhe t’i mbajë informacionet më të rëndësishme.

Shkathtësitë e arsyetimit i mundësojnë nxënësit që të krijojë një mendim të bazuar në


informatat relevante që i kanë mbledhur. Duke përdorur shkathtësitë e arsyetimit, nxënësit
bëhen të aftë t’i verbalizojnë këto mendime dhe mësojnë t’ua shpjegojnë mendimet e
pikëpamjet e veta të tjerëve. Edhe këtu është e domosdoshme që të rriturit dhe fëmijët më
të mëdhenj të jepin shembull të këtij procesi të të menduarit dhe t’i mbështesin shpjegimet
e veta.

Shkathtësitë e vlerësimit i mundësojnë nxënësit të shohë informatën që kanë në dispozicion


dhe të vendosin nëse pajtohen ose jo me të. Përmes procesit të vlerësimit nxënësit fillojnë
të zhvillojnë kritere për gjykimin e informatave dhe për analizën e konstatimeve të veta. Kjo
i çon përpara drejt vetëdijësimit për atë që duan të arrijnë dhe u ndihmon të kuptojnë nëse
dhe kur e kanë arritur objektiven e vet deri në një shkallë të kënaqshme.

Shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve i jepin nxënësit aftësinë për të dalluar gjërat që
mund të ndryshohen dhe rastet kur kjo mund të jetë vendimtare për produktin ose idenë
përfundimtare. Duke përdorur shkathtësitë për zgjidhjes e problemeve nxënësit zhvillojnë
aftësinë për të dalluar problemin si diçka që duhet zgjidhur e jo si tregues të dështimit të
dikujt. Për ta bërë këtë, atyre u duhen shumë përvoja për zgjidhjen e problemit, përvoja të
fituara në situata të jetës së tyre të përditshme.

Të menduarit kreativ është aftësia e përdorimit të imagjinatës për të zbuluar diçka të re


ose për të krijuar ide të reja. Shkathtësitë e të menduarit kreativ i mundësojnë nxënësit që
të kërkojë alternativa dhe të shikojë përtej asaj që është e qartë. Duke qenë i trimëruar që të
mendojë në mënyrë kreative, nxënësi zhvillon vetëbesimin që të provojë ide dhe metoda të
reja dhe që të eksperimentojë pa frikë nga pasaktësia dhe nga bërja e gabimeve. Ata duhet
të kuptojnë se të provosh dhe të gabosh janë dy elemente jetike të të nxënët; të rriturit duhet
të demonstrojnë këto shkathtësi dhe duhet t’i trimërojnë që të mendojnë prapë, të veprojnë
prapë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Nuk ekziston një rend hierarkik për këto gjashtë shkathtësi të të menduarit; më parë mund
të thuhet se ato ndërlidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Këto duhet kultivuar dhe zhvilluar
njëkohësisht në mënyra të kuptimshme dhe praktike.

44
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pyetje për reflektim:


1. A janë mësimdhënësit në shkollën tuaj të gatshëm të zbatojnë këto qasje?
2. Si do të mund të zbatonit ato në lëndët tuaja specifike dhe në modulet mësimore në
klasat 6-9?
3. A mund të punoni me mësimdhënës të tjerë për të planifikuar dhe organizuar mësimin
së bashku?

Ndryshimi i qasjeve në mësimdhënie


Mësimdhënësit nuk kanë nevojë për ndryshim të plotë - risitë nënkuptojnë edhe identifikimin e
materialeve që ngrenë çështje të cilat mund të diskutohen në një mënyrë interesante, nxjerrja e
pyetjeve për shqyrtim të thellë, lejimi i kohës së mjaftueshme për të menduar dhe përqendrimi
në temat që u interesojnë më shumë nxënësve.
Mësimdhënësit mund të fillojnë prej pikës kur të kenë realizuar atmosferën e duhur dhe kur të
kenë siguruar një mjedis të shëndetshëm në klasë duke vendosur rregullat bazë për diskutim
dhe debat:
♦ Vendosen rezultatet e të nxënët për secilën orë në tabelë ashtu që nxënësit të kuptojnë
se angazhimi i tyre është me rëndësi vendimtare
♦ Vendosen objektiva të arritshme me qëllim që të krijohet një ndjenjë e suksesit
♦ Fillohet me një aktivitet të ngrohjes për të vënë në lëvizje trurin e nxënësve, për t’i
ndihmuar ata të përgatiten për të menduar më të thellë

Nxënësit mësojnë në mënyrat më të ndryshme dhe kjo bën që mësimdhënësit të përdorin një
sërë stilesh e aktivitetesh të mësimdhënies pamore, gojore, shkrimore ose fizike (lojë me role,
drama) dhe TIK. Mësimdhënësit mund të fillojnë të:
1. krijojnë dhe përdorin pyetje të qëlluara
2. t’u japin nxënësve këshilla të bollshme
3. gjejnë kohë që të shpjegojnë gjërat për të gjithë nxënësit një nga një dhe jo vetëm për
ata që mund të kenë nevojë
4. sigurohen që të gjitha materialet janë cilësore dhe vendosen në kontekstin e duhur
5. krijojnë aktivitete të planifikuara në mënyrë të themeltë me nxënës dhe për nxënës.

Në vijim jepet një shembull i një aktiviteti të historisë së klasës së 9 që ndihmon për ta bërë
mësimdhënien të përqendruar rreth nxënësit. Si mësimdhënës do të duhej:
♦ Të flisni më pak;
♦ Të orientoni më pak të nxënët e nxënësve;

45
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Prisni para se të intervenoni për t’i dhënë më shumë kohë dhe hapësirë nxënësit për të
menduar;
♦ U jepni nxënësve informata kthyese për të inkurajuar reflektimin për atë që është
mësuar.

Një shembull i të nxënët me nxënësin në qendër

Ky shembull bazohet në mësimdhënien për demokraci në lëndën e historisë për klasën e


nëntë.
Secili nxënës ka një copë letër.
1. Lexoni këtë fjali para nxënësve: ‘Nuk mund të arsyetohet dhuna gjatë protestave, pa
marrë para sysh nëse vjen nga protestuesit apo nga policia’.
2. Kërkoni nga nxënësit të vendosin për pikëpamjet e veta për këtë fjali. Ata do të shkruajnë
një numër prej një deri në pesë në letër, me ç’rast një është ‘nuk pajtohem fare’ dhe pesë
‘pajtohem plotësisht’.
3. Ata tash duhet të shëtisin nëpër klasë për të gjetur dikë që ka të njëjtin mendim për ta
diskutuar me të fjalinë. Nëse ndërkohë ndryshojnë mendim ose nëse krijojnë pikëpamje
edhe më të fortë, atëherë duhet të shënojnë numrin e ri në letër. U jepni pesë minuta për
këtë detyrë.
4. Nxënësit pastaj duhet të lëvizin nëpër dhomë për të gjetur dikë tjetër me një numër të
ndryshëm nga numri i tyre. Pastaj duhet të diskutojnë pikëpamjen e vet me këtë person.
5. Në fund, bashkohuni në grup të madh dhe diskutojeni tërë procesin:
• A kanë mendim të njëjtë klasa për këtë fjali?
• A ka ndonjë aspekt të fjalisë për të cilën pajtohen të gjithë në klasë?
• Për cilin aspekt ka më së shumti mospajtime?
• Sa nxënës kanë kuptuar se kanë ndryshuar mendim?
• Çfarë ka bërë që ata të ndryshojnë mendim?
• Çfarë kanë fituar nga ky proces?
• A është kjo mënyrë e mirë e të nxënët? Nëse po, pse?
• Çfarë të kuptuari ose dije të re kanë fituar nga ky aktivitet?

Mësimdhënësit mund të mendojnë për mënyra të ndryshme të uljes për punë grupore dhe për
punë në çifte. Ata mund të lëvizin karriget dhe bankat në një rreth ose në formë patkoi për të
mundësuar diskutimin. Ka edhe qasje të reja që mund të zbatohen nga mësimdhënësit. Është
me rëndësi vendimtare të kontrollohen qëllimet e vendosura në fillim të orës dhe të informohen
nxënësit për orën mësimore, të nxënët e tyre dhe hapat e mëtejmë.

46
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Rëndësia e Teknologjisë së Informimit dhe e Komunikimit (TIK)


Megjithë sfidat përkitazi me përdorimin dhe zotërimin e TIK-ut, ka mundësi që në të ardhmen
të shtohet qasja në teknologjinë e informimit e të komunikimit nga ana e shumicës së shkollave
në Kosovë; TIK-u është thelbësor për fushën mësimore të ‘jetës dhe punës’. TIK-u u ndihmon
nxënësve që të përdorin shkathtësitë e kompetencat në mënyra të reja dhe t’i prezantojnë ato
në format më të ndryshme. TIK-u përfshinë përdorimin e:
♦ Flip-kamerave
♦ Kompjuterëve dhe laptopëve
♦ Telefonave mobilë për të gjiruar filma
♦ PowerPoint dhe aplikacione të tjera softuerike
♦ Faqe të blogut në internet
♦ Makina të ndryshme kërkimi dhe uebfaqe

Duhet të mendoni me kujdes për vendimet strategjike që duhet të merrni për mediet e reja dhe
për mënyrat e sigurimit të qasjes së rregullt e të barabartë për të gjithë nxënësit, në mënyrë që
përdorimi i TIK-ut të bëhet gjë normale dhe jo një Aktivitet plotësues i rezervuar për një numër
të privilegjuarish. Kjo është koha kur duhet filluar të mendohet për implikimet e ndryshimeve te
mësimdhënësit, si dhe për implikimet e integrimit të TIK-ut si mjet për të nxënë. Për më shumë
udhëzime, lexoni Pjesën 04; aty do të mësoni për strategjitë që ju ndihmojnë gjatë integrimit
të çështjeve të ndërlidhura dhe për pasurimin e resurseve të të nxënët.

Për mbështetje më të hollësishme për Pjesën 3


shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Strategji të ligjërimit të avancuar


2. Klasat e mëdha: Udhëzues për mësimdhënie
3. Udhëzues për temat interesante. Çështjet e ndjeshme dhe kontroverse
4. Elementet themelore të të nxënët aktiv
5. Tryeza e rrumbullakët
6. Diamanti 9
7. Ena e peshkut të artë
8. Tregu
9. Hapësira

47
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Burimet për Pjesën 3

BURIMI 1: Strategjitë për ligjërim më të mirë

Një ligjëratë e avancuar përkufizohet si një sërë miniligjëratash të shkurtra të ndara nga
aktivitete specifike të të nxënët aktiv të menduara për të arritur rezultatet e orës mësimore.
Duke përdorur këtë model, ligjërata e avancuar mund të jetë një ligjëratë e thjeshtë por edhe
komplekse; për shembull:
♦ Një ligjëratë e avancuar e thjeshtë mund të përfshijë dy deri tri pauza gjatë ligjëratës për
t’u dhënë kohë nxënësve që të krahasojnë shënimet e veta ose për të bërë pyetje; dhe
♦ Një strategji më komplekse do të ishte nëse ora përbëhet nga aktivitete grupore më të
gjata për zhvillimin e shkathtësive, të ndara nga miniligjërata të shkurtra që përmbledhin
aktivitetin paraprak ose krijojnë një transicion për aktivitetin e ardhshëm.

Shkalla e përdorimit të strategjive të thjeshta ose komplekse varet nga rezultatet e pritura tw
orës dhe nga stili i mësimdhënies.
Për më shumë ide për përmirësimin e ligjërimit shiko Shtojcën 1 të librit të Charles Bonwell në www.active-learning-
site.com

Atje do të gjeni sugjerime specifike për:


♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në disa minutat e parë të një ligjërate;
♦ Aktivitetet për mesin e orës së mësimit 20-25 minuta; dhe
♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në dhjetë minutat e fundit të ligjëratës.

BURIMI 2: Klasa e madhe: Udhëzues për mësimdhënie

Mund të gjeni ide të shkëlqyeshme në këto dy uebfaqe:


http://www.ydae.purdue.edu/lct/hbcu/documents/Active_Learning_Creating_Excitement_in_the_
Classroom.pdf

www.active-learning-site.com dhe http://www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.php

Nga Universiteti i Miçiganit, SHBA, mund t’i gjeni në http://www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.php

48
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 3: Udhëzimet për çështjet aktuale, të ndjeshme dhe kontroverse


Në të gjitha lëndët mund të hasni çështje kontroverse dhe aktuale. Duhet të jeni në gjendje t’i
ndihmoni të rinjtë që t’i hulumtojnë ato dhe të planifikoni të jepni mësim për këto. Këto çështje
mund të shkaktojnë mendime të ndara dhe të jenë aktuale. Shpesh grupet kanë mendime të
ndryshme dhe të fuqishme për çështje të tilla. Ato e ndajnë shoqërinë dhe shpesh kanë të
bëjnë me çështjet themelore të parimit, të vlerave ose të besimit. Nxënësit janë në dijeni për
këto dhe kanë dëshirë t’i diskutojnë ato. Ato mund të shfaqen gjatë mësimit, për shembull:

Një mësimdhënës po fliste për ndryshimet klimatike gjatë një


mësimi, kur disa nxënës thanë që e kishin parë një program
në televizion ku thuhej që nuk ekzistonte diçka e tillë si ngrohja
globale. Pastaj, ata cituan të dhëna bindëse nga televizioni për ta
mbështetur atë që thanë.

Nëse ndodhë kjo situatë, bëjani vetes këto pyetje:


♦ A është kjo një çështje që tregon reagimin e nxënësve për diçka që nuk e kuptojnë?
♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka ca njohuri për këtë çështje dhe po
kërkon sqarime?
♦ A është kjo një çështje që sugjeron që nxënësi e dinë përgjigjen por kërkon konfirmim?
♦ A është kjo një çështje që i intereson gjithë klasës apo a duhet të jepet përgjigje
individuale më vonë?
♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka njohuri/bindje të papërshtatshme
(zbulim personal të cilin duhet trajtuar më tutje) p.sh. racore, seksuale, kriminale?
♦ A është kjo një çështje që është personale, dhe e cila ka për qëllim ta turpërojë
mësimdhënësin, për ta bërë klasën të qeshë?
♦ A është kjo një çështje që ka për qëllim të nxjerrë informata të palejueshme personale
nga mësimdhënësi?

Çështjet kontroverse mund ta përfshijnë mirëqenien e kafshëve dhe eksperimentimin,


modifikimin gjenetik, seksualizmin, fuqinë bërthamore, HIV dhe AIDS apo refugjatët dhe
pakicat. Çështjet e tilla mund të paraqiten si pjesë e një mësimi të planifikuar,ose të shfaqen
papritmas gjatë diskutimit. Për ato po ashtu mund të informohen edhe prindërit dhe grupet e
tjera duke shkaktuar në këtë mënyrë shqetësim.
Ju mund të zbatoni tri qasje të përgjithshme:
♦ Një qëndrim neutral ku ju nuk shprehni asnjë pikëpamje;
♦ Një qëndrim të balancuar ku ju prezantoni një sërë pikëpamjesh, përfshirë edhe të atilla
me të cilat nuk pajtoheni domosdo; dhe
♦ Qëndrimi i pjesëmarrësit të përkushtuar ku ju i shprehni pikëpamjet tuaja dhe bëheni
pjesëmarrës aktiv në orën mësimore

49
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Këto çështje janë të rëndësishme për nxënësit, sepse diskutimi i tyre do t’u mundësojë
nxënësve t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre për t’u marrë me problemet emocionale të cilat mund
të jenë në kundërshtim me vlerat e tyre. Këto shkathtësi përfshijnë:
♦ Shkathtësitë për përpunimin e informatave, që ua mundësojnë nxënësve të mbledhin,
klasifikojnë, kategorizojnë, rendisin dhe krahasojnë informatat dhe ta bëjnë lidhjen
ndërmjet pjesëve të informatave.
♦ Shkathtësitë e arsyetimit, që ua mundësojnë nxënësve arsyetimin e mendimeve dhe të
veprimeve të tyre, ta shfrytëzojnë gjuhën e përshtatshme për sqarimin e mendimeve të
tyre dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat për t’i mbështetur vendimet e tyre.
♦ Shkathtësitë hulumtuese, që u mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje relevante, të
planifikojnë çfarë të bëjnë dhe si të hulumtojnë, t’i parashikojnë rezultatet dhe t’i presin
përgjigjet, t’i testojnë teoritë dhe problemet dhe t’i përmirësojnë idetë dhe mendimet e
tyre.
♦ Shkathtësitë e të menduarit kreativ, që u mundësojnë nxënësve gjenerimin dhe zgjerimin
e ideve, propozimin e hipotezave të mundshme, shfrytëzimin e imagjinatës së tyre dhe
kërkimin e rezultateve alternative.
♦ Shkathtësitë e vlerësimit, që ua mundësojnë nxënësve t’i vlerësojnë gjërat që i lexojnë,
i dëgjojnë dhe i bëjnë, të mësojnë ta gjykojnë vlerën e punës apo të ideve të tyre dhe
të të tjerëve, të mos i marrin të gjitha informatat kallëp dhe të kenë besim në gjykimet e
veta.

Para se ta filloni mësimin është me rëndësi të krijohen rregullat bazë, që kanë për qëllim
të ofrojnë një mjedis së sigurt për nxënësit që t’i shprehin mendimet e tyre. Këto mund të
përfshijnë:
♦ Një person flet dhe të tjerët nuk e ndërpresin;
♦ Tregohet respekt për pikëpamjet e të tjerëve;
♦ Sfidohen idetë dhe jo njerëzit;
♦ Përdoret gjuhë e përshtatshme – nuk duhet të ketë komente raciste ose seksiste;
♦ Gjithkujt i lejohet të shprehë pikëpamjet e tij/saj për të qenë të sigurt se gjithkush
dëgjohet dhe respektohet; dhe
♦ Nxënësit duhet të japin arsyet dhe të shpjegojnë pikëpamjen e vet të caktuar.

Varësisht nga ndjeshmëria e çështjes, ndajeni klasën në grupe më të vogla. Kjo do ta sigurojë
besueshmërinë më të madhe dhe do t’iu ndihmojë nxënësve me më pak vetëbesim t’i shprehin
mendimet e tyre. Gjatë diskutimit duhet t’i shmangeni njëanshmërisë:
♦ duke siguruar që dëgjohen të gjitha anët e një argumenti
♦ duke paraqitur këndvështrimet kundërshtuese në mënyrë të balancuar
♦ duke i kundërshtuar këndvështrimet dhe mendimet e popullarizuara

50
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ duke siguruar që të gjitha faktet studiohen mirë


♦ duke siguruar që të gjitha dëshmitë janë të hapura ndaj hetimit.

Kur nxënësit të pajisen me shkathtësi për kontrollimin e çështjeve kontroverse, ata do të jenë
në gjendje ta dallojnë anësinë vetë dhe të bëjnë zgjedhje që janë të balancuara. Para së
gjithash, ju duhet të krijoni atmosferë të duhur në klasë për diskutim. Për këshilla shih katrorin
poshtë:

Këshillat në vijim do t’ju ndihmojnë të menaxhoni çështjet e kundërthënshme në klasën tuaj:


♦ Duhet të keni shkathtësinë të kaloni prej pyetjeve të mbyllura në diskutim të hapur
dhe të nxitni diskutim dhe të menduar cilësor;
♦ Flisni më pak për të shmangur dominimin ose kontrollimin e diskutimit;
♦ Përcaktohuni për rolin tuaj në diskutim;
♦ Vendosni si të reagoni ndaj kërkesave për veprim të mëtejmë;
♦ Vendosni dhe përmbajuni udhëzimeve të qarta për sjelljen e pritur gjatë diskutimit;
♦ Pranoni dhe mësohuni se disa tema mund të mos jenë të përshtatshme dhe mund të
kërkojnë ndjeshmëri të shtuar;
♦ Njiheni qëndrimin e njëanshëm dhe çfarë të bëhet me qëndrimin e caktuar; dhe
♦ Ndërtimi i fleksibilitetit për çështje të kontestueshme si raca, terrorizmi dhe migracioni.

Ju duhet të vendosni se cilin qëndrim do ta merrni varësisht nga klasa, dija e nxënësve tuaj
dhe nga çështja e diskutuar. Mund t’ju nevojitet trajnim plotësues i miratuar për të ditur si të
merreni me çështjet e diskutueshme në klasë dhe duhet të filloni të mendoni se cilat do të
mund të ishin ato programe aftësimi.

BURIMI 4: Elementet kryesore të të nxënët aktiv


Janë katër aktivitete themelore përmes të cilave mësojnë të gjithë nxënësit; strategji të caktuara
të të nxënët aktiv i përdorin një ose më shumë prej këtyre elementeve.

Të folurit dhe të dëgjuarit


Sa herë që nxënësit flasin, pa marrë parasysh nëse përgjigjen për pyetjen apo u shpjegojnë
diçka nxënësve të tjerë, ata gjithnjë i organizojnë dhe i përforcojnë ato që kanë mësuar. Kur
dëgjojnë duam të sigurohemi se ata angazhohen në të dëgjuar të kuptimshëm, duke e lidhur
me ato që tashmë dinë. Në një orë me ligjërata, nxënësve u duhet pauzë nga të dëgjuarit pasiv
me qëllim që të absorbojnë atë që kanë dëgjuar. Atyre gjithnjë u duhen arsye për të dëgjuar
dhe këto arsye duhet të jenë të një karakteri më të atypëratyshëm sesa nota që do të marrin
në fund të gjysmëvjetorit. A ka përmendur mësimdhënësi gjatë ligjëratës ndonjë mendim që të
ketë qenë mjaftë nxitës për t’i bërë nxënësit që të kërkojnë ose të presin për përgjigje në fjalët

51
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

pasuese? A u është thënë paraprakisht atyre se do të duhej t’ua shpjegonin kolegëve të vet
ndonjë aspekt të ligjëratës?

Shkrimi
Sikur të folurit dhe të dëgjuarit aktiv, shkrimi ofron një mjet që u ndihmon nxënësve të përpunojnë
informatat me fjalët e veta. Kjo është shumë efektive në klasa të mëdha ku mund të mos jetë e
lehtë të ndahen nxënësit në grupe më të vogla. Po ashtu, të shkruarit u përshtatet më shumë
personave që parapëlqejnë të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Leximi
Nxënësit mësojnë më së shumti përmes të ;lexuarit, mirëpo ata rrallë mësojnë prej të tjerëve
se si të lexojnë në mënyrë më efektive. Ushtrime të të nxënët aktiv si përmbledhja dhe rishikimi
i shënimeve mund t’u ndihmojë nxënësve të përpunojnë gjërat që kanë lexuar dhe të zhvillojnë
aftësinë për t’u përqendruar në informatat e rëndësishme.

Reflektimi
Në orën tipike me ligjërata, ligjëruesi ndalet së foluri vetëm në fund të orës. Nxënësit i mbledhin
shënimet e librat e vet dhe ikin në orën tjetër dhe, derisa shkojnë në klasën tjetër, njeriu
pothuajse mund ta shoh se si avullohet dija nga truri i tyre. Atyre nuk u është lënë kohë të
reflektojnë, t’i lidhin ato që kanë mësuar me ato që i kanë ditur më parë, ose në çfarëdo
mënyre ta përdorin dijen paraprake. Mbamendja shtohet duke i lejuar nxënësit të mendojnë,
të përdorin dijen e tyre për t’i mësuar të tjerët ose për t’u përgjigjur pyetjeve për temën e ditës.

BURIMI 5: Tryeza e rrumbullakët


Strukturat si tryezat e rrumbullakëta mund të pendoren për të mbledhur ide dhe për të nxjerrë
një numër të konsiderueshëm të përgjigjeve për një pyetje të vetme ose për një grup pyetjesh.
♦ Mësimdhënësi bën një pyetje.

♦ Një copë letër dhe një laps për secilin grup.

♦ Nxënësi i parë shkruan një përgjigje dhe e thotë me zë.

♦ Nxënësi i parë e përcjellë letrën majtas, nxënësi i dytë e shkruan përgjigjen dhe

♦ kështu vazhdon përreth grupit derisa të kalojë koha.

♦ Nxënësit mund të thonë “kalo” kurdoherë.

♦ Grupi ndërpret punën me të kaluar koha.

Kryesorja këtu është pyetja ose problemi që keni kërkuar nga nxënësit që ta shqyrtojnë. Kjo duhet
të jetë një prej atyre që mund të kenë potencial për më shumë se një përgjigje të “saktë“. Pyetja le
të jetë e lidhur me njësinë e mësimit, por edhe e thjeshtë që të lejojë kontribut nga secili nxënës.

52
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Kur të ketë kaluar koha, vendosni se çka do të bëjnë nxënësit me listat ... ata mund të vendosin
që t’i diskutojnë shumësinë e përgjigjeve ose të zgjidhjeve, ose mund të vendosin që t’i
shkëmbejnë përgjigjet e veta me tërë klasën.

BURIMI 6: Diamant 9
Provoni një aktivitet të Diamantit 9. Për këtë aktivitet do t’ju nevojitet ta keni të përgatitur një seri
prej 9 apo më shumë kartelave informuese lidhur me çështjet që po i shtjelloni; mund të jetë
lidhur me mënyrat e mundshme për zgjidhjen e një problemi matematikor apo shkencor, ose
ndikimet e vullkaneve te njerëzit dhe toka, ose kontributi që ka dhënë Turqia për shoqërinë e
Kosovës, ose cilësitë e një poezie të caktuar. Informatat duhet të shtypen në kartelë dhe pastaj
të prehen dhe të vendosen në zarfe. Secila kartelë paraqet qëndrim të ndryshëm për çështjen
që po e shtjelloni. Nxënësit punojnë në grupe prej tre apo katër vetash. Secili grup në klasë
merr një zarf. Nxënësit duhet ta shqyrtojnë secilën kartelë dhe pastaj t’i rregullojnë ato sipas
modelit të diamantit, duke e vendosur komentin që e konsiderojnë të jetë më i pranueshmi
ose të cilin e identifikojnë më së shumti në majë të diamantit. 8 të tjerat duhet të renditen pas
diskutimit. Nëse krijoni më shumë se 9 kartela nxënësit duhet t’i hedhin disa në mënyrë që ta
krijojnë Diamantin 9. Modeli i diamantit është sqaruar në vijim.

Zgjedhja e parë
Dy zgjedhjet e dyta
Tri zgjedhjet e treta
Dy zgjedhjet vijuese
Zgjedhja e fundit

Secili Diamant 9 krijohet në tavolinë. Pastaj nxënësit duhet t’i vizitojnë në grupe modelet e
njëri-tjetrit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i shohin pozicionet. Secili grup pastaj
e merr zgjedhjen kryesore dhe duhet ta shpikë një prezantim tërheqës për atë deklaratë.
Ata duhet ta shqyrtojnë mënyrën dhe arsyen e arsyetimit të deklaratës që e kanë zgjedhur.
Prezantimi mund ta marrë formën e:
♦ Një posteri me shënime;

♦ Një prezantim me PowerPoint;

♦ Një fjalim i shkurt – një fjali e hyrjes, tri pika kryesore dhe një përmbledhje

Nxënësit duhet të kenë kohë t’i përgatisin dhe t’ua prezantojnë gjetjet e tyre shokëve të tyre
të klasës. Si aktivitet përfundimtar, ata pastaj mund të vendosin ta rendisin zgjedhjen kryesore
të secilit grup për ta krijuar një Diamant 9, për të cilin pajtohen të gjithë. Mbani në mend:

53
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

gjithmonë bëni rishikime të shkurtra me nxënësit për t’i inkurajuar të reflektojnë për procesin e
të nxënët. Nuk është e thënë që ju të dominoni gjatë orës; mësimdhënësit duhet të flasin dhe
udhëzojnë më pak dhe të presin para se të intervenojnë, në mënyrë që nxënësit të kenë më
shumë kohë dhe hapësirë për të menduar për gjërat.

BURIMI 7: Qasja e Enës së peshkut të artë nënkupton vendosjen e nxënësve në rrathë ashtu
që të mund ta shohin njëri-tjetrin lehtë dhe të rritet pjesëmarrja. Në vijim janë dhënë shembujt
e qasjes së Një Rrethi dhe të Dy Rrathëve
Qasja e Një Rrethi: Niseni aktivitetin hyrës me tërë klasën e cila është e ulur në një
rreth të madh. Bëjuani dy pyetje nxënësve për temën për të cilin do t’i mësoni. Nxënësit
mund t’i diskutojnë dy pyetjet si grup, duke treguar si ndjejnë secilën prej tyre.
Qasja e Dy Rrathëve: Fillon duke i ulur nxënësit në dy rrathë, në fillim duke i bërë
çift brenda rrathëve për t’i këmbyer mendimet e tyre për pyetjet që i keni bërë. Rrethi
i brendshëm sillet në drejtim të akrepave të orës pas disa minutash të diskutimi. Tani
paraqiteni pyetjen e dytë dhe rrotullojeni rrethin e jashtëm në drejtim të kundërt me
akrepat e orës. Kjo duhet të sigurojë këmbimin e ideve të nxënësve me partnerë të
ndryshëm në të gjitha rastet. Duhet t’i ofroni mundësi gjithë klasës të marrin informata
kthyese për mendimet dhe perceptimet e tyre. Për secilën prej dy pyetjeve mund të
krijohet një diagram i merimangës në mënyrë që të mund të shënohet një gamë e
mendimeve. Mendimet mund të shënohen përmes shkruesve të cilët shëtisin përreth
secilit rreth dhe pastaj paraqesin një diagram të madh për ta ngjitur në mur dhe për të
diskutuar më vonë. Mendimet kryesore të klasës duhet të nënvizohen për referencë
më vonë në punë.

BURIMI 8: Tregu

Ky aktivitet angazhon nxënësit në një forum garues ku i shkëmbejnë idetë e veta.


Nxënësve u jepet detyrë që të diskutojnë një temë në grupe të vogla; për shembull çështja
Cila është mënyra më e mirë për të siguruar energji në Kosovë në të ardhmen? ose
Cilat janë praktikat më të mira për të zvogëluar ndotjen në Kosovë?
Secili grup duhet të krijojë një poster ose paraqitje vizuale grafike të ideve të veta.
Kur ta kenë mbaruar posterin / paraqitjen grafike, prej tyre kërkohet të organizojnë “tregun”;
Një anëtar i grupit qëndron me planet e grupit për ta plasuar idenë dhe për t’ua shitur atë
anëtarëve të grupeve të tjera që vijnë për vizitë, ndërkaq pjesëtarët e tjerë të grupit qarkullojnë
për të vizituar grupet e tjera dhe “blejnë“ idetë e tyre duke i vendosur në një tabelë të rezultateve
në përputhje me një sërë kriteresh për vlerësimin e ideve.

54
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 9: Hapësira e hapur

Ky aktivitet e mundëson integrimin e shkathtësive njohëse dhe u ofron nxënësve një format të
respektueshëm për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të ndarë me njëri-tjetrin dhe për të mësuar nga
njëri-tjetri.

Krijoni një HAPËSIRË TË SIGURT që do të thotë:


♦ Përfshijini të gjithë;
♦ Atmosferë e mirë për ndarje;
♦ Askush nuk ju thotë çfarë duhet të mendoni; dhe
♦ Askush (madje as mësimdhënësi) nuk i ka të gjitha përgjigjet.

Hapat Koha dhe mënyra Procedurat e


e sugjeruar: përgjithshme

1. Stimuli dhe transmetimi: ekspozimi 10 minuta punë në Të shikuarit e


ndaj nxitjes e cila paraqet këndvështrime çift PERSPEKTIVAVE:
të ndryshme dhe ‘logjike’ për temën. imazhi, filmi, filmi
Këndvështrimet duhet të paraqesin vizatimor, kënga,
pikëpamje të ndryshme të çështjes dhe ta tregimi
nxisin ‘mospajtimet njohëse’ te nxënësit, të
cilët nxiten të reagojnë ndaj stimulit duke e
hulumtuar origjinën dhe implikimet e secilit
këndvështrim dhe duke i lidhur ato me
këndvështrimet e veta.

Vërejtje: objektivi kryesor i këtij


hapi NUK është të kontrollohet çka
‘mendojnë’ nxënësit për temën.
2. Të menduarit e bazuar në informacion: 5 minuta të punës Të vizatuarit ose
diskutoni rreth burimeve të informatave për në grupe me të shkruarit e
temën, këndvështrimeve dominuese dhe përmbledhjen nga MENDIMEVE tuaja
atyre jodominuese dhe qasjeve në kanalet ana e lehtësues/it të PARA dhe ndarja e
publike të komunikimit. tyre

3. Pyetjet refleksive: të ekspozuarit ndaj 3 minuta të Bërja e PYETJEVE në


pyetjeve që i referohen individit. Vërejtje: menduarit në çifte
këto nuk duhet të diskutohen si aktivitet heshtje
në grup derisa nxënësit të mësohen me
metodologjinë, përndryshe mund të ndjehen
tejet të ekspozuar ose që duhet të garojnë
për legjitimitet.

55
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

4. Pyetjet për dialog grupor: ekspozimi 30 minuta për VOTIMI lidhur me një
ndaj pyetjeve që promovojnë ‘shkrim- diskutim në çështje
leximin kritik’ ose formulimin e pyetjeve (në grupe të vogla
hulumtim të hapur). + 10 minuta në
tërë grupin për
një raund të
deklaratave dhe të
çështjeve të nxehta

5. Zgjedhjet e përgjegjshme: Kjo është 20 minuta– punë TË BISEDUARIT


detyrë për zgjidhjen e problemit, e cila u jep në grup lidhur me të
nxënësve rast t’i zbatojnë shkathtësitë dhe
njohurinë e fituar në procesin e hulumtimit
ndaj një situate të vërtetë apo të simuluar të
vendimmarrjes.

6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësit 10 minuta– i SHKEMBIMI i asaj që


ftohen të reflektojnë mbi pjesëmarrjen tërë grupi kemi mësuar
dhe të nxënët e tyre (çfarë kanë mësuar (mësimdhënësi
për temën, veten, për të tjerët, për vetë i fton individët ta
hapësirën dhe për procesin e të nxënët). Ky thonë një fjalë, një
është po ashtu ritual i ‘mbylljes së hapësirës fjali, asgjë ose çdo
së hapur’. gjë që dëshirojnë
për procesin e
tyre të të nxënët
dhe të cilësisë
dhe të sigurisë së
hapësirës)

56
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 4

Shembuj dhe strategji të orës mësimore

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë


Kjo pjesë përqendrohet në planifikimin e orës mësimore. Këtu do të gjeni:
• Informata të mëtejme për fushat kurrikulare, rezultatet e të nxënët dhe
aktivitetet mësimore (të diskutuara në pjesën e tretë) dhe Kompetencat
(të trajtuara në pjesën e pestë - Vlerësimi);
• Formularë praktikë të planeve mësimore për përdorim në planifikimin
ditor të mësimit;
• Dokumente të burimeve të ndryshme që t’ju ndihmojnë në hartimin e
planeve mësimore me një përqendrim më të madh në nxënësin;
• Shembuj të planeve mësimore të përshtatura nga mësimdhënësit
kosovarë, dhe
• Pyetje për reflektim dhe planifikim dhe të nxënë të vazhdueshëm.

Në këtë pjesë do të mësoni për procesin e hartimit të planeve ditore/aktiviteteve në pajtim me


Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë të Kosovës. Do t’i mësoni pjesët që
përbëjnë rezultatin e të nxënët, dhe do të mësoni si ta zgjedhni një aktivitet të përshtatshëm të
të nxënët duke u bazuar në proceset njohëse që janë pjesë e Pjesës së tretë mbi shfrytëzimin
e Taksonomisë së Blumit (Bloom, 2001). Do të mësoni si ta përqendroni mësimdhënien tuaj në
zhvillimin e kompetencave. Krejt në fund, kjo pjesë ju ofron shembuj si ta arrini këtë.

Fushat kurrikulare

Është me rëndësi të keni një Strukturë për planifikimin e Kurrikulës. Një strukturë e
mundshme për planifikim do të përfshinte:
♦ Njohurinë dhe ndërgjegjësimin përkitazi me kurrikulën e përgjithshme për
nxënësit e të gjitha klasave, në mënyrë që mësimdhënia juaj të pozicionohet në
kurrikulën e përgjithshme për nxënësit

57
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Të kuptuarit më të thellë të kurrikulës për


nivelin tuaj të nxënësve, përfshirë qasjet KKK
ndaj mësimdhënies dhe planifikimit të – Struktura
mësimit, që mbështesin rezultatet e e planifikimit të
nxënësve përmes të nxënët aktiv dhe Kurrikulës
qasjeve të zgjidhjes së problemit Fusha Kurrikulare
♦ Aftësia për hartimin e mësimeve ditore Rezultati Esencial it ë
në klasën tuaj, që janë në përputhje me Nxënët(REN) i fushës
pritshmëritë e KKK-së dhe të KBK-së dhe kurrikulare
jua mundëson të shihni çka po përpiqeni
të arrini dhe çfarë rezultatesh pritni që t’i Rezultati Esencial i të Nxënët
arrijnë nxënësit drejt kompetencave tërë- (REN) për shkallën e Kurrikulës
jetësore.
Shënim 1: Sipas terminologjisë
së tanishme, kjo është lënda
për klasën tuaj, tema ose njësia
Ku jeni tani? mësimore nga lënda prej të
cilës e nxjerrni planin tuaj javor
Kurrikula 2001 KKK kërkon që ju të filloni dhe e hartoni planin ditor
të integroni qasje të reja në mësimdhënien/ mësimor
lehtësimin tuaj të përditshëm Duke u
përgatitur për kurrikulën e Kosovës 2011 që Shënim 2: Më shumë
është duke u hartuar tani për të qenë në harmoni hollësi ofrohen në
tabelën në vijim
me standardet e Bashkimit Evropian
Diagrami i poshtëm ju ndihmon që t’i kuptoni
ndryshimet në kurrikulë, duke i krahasuar disa
prej shprehjeve dhe emërtimeve në Kurrikulën e vitit 2001 dhe atë të vitit 2011.

Struktura e gjithëmbarshme e kurrikulës

Kurrikula e vitit 2001 KKK dhe KBK të vitit 2011


Kurrikula Fushat kurrikulare të KKK-së
Parashkollor – Klasa 12
Parashkollor– Klasa 12
• Gjuhët dhe Komunikimi
Kurrikula e përgjithshme • Artet
Lënda /Tema • Matematika
• Shkencat natyrore
Klasa
• Shoqëria dhe mjedisi
Njësia /Moduli • Shëndeti dhe mirëqenia
Javore • Jeta dhe puna

Objektivat kurrikulare të të Rezultatet e të nxënët në kuadër të kurrikulës


nxënët bërthamë
• Mosha /Klasa • për Shkallët kurrikulare
• Lënda • për Fushat e Kurrikulës
KBK Kurrikula Bërthamë & Programet
Mësimore të Lëndëve

58
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Më shumë informata për me këtë mund të gjeni duke e lexuar Të mësuarit dhe Arritjet për Shekullin 21; Mënyra e
Kosovës për të ecur përpara, e cila është një udhëzues për Kornizën e Kurrikulës të Kosovës.

Mund ta shkarkoni nga www.masht-gov.net ose mund të shikoni Kapitullin e Burimeve të këtij udhëzuesi për të parë
më shumë për Shtatë Fushat e Kurrikulës të KKK

Rëndësia e planifikimit të mësimeve


Të pasurit e një plani ditor të mirë do t’ju ndihmojë:
♦ të siguroni ndërlidhjen e aktiviteteve tuaja me qëllimet, kompetencat dhe rezultatet e të
nxënët, duke promovuar të nxënët gjatë gjithë jetës.
♦ ta përmirësoni të nxënët dhe kompetencat e nxënësve çdo ditë ta përmirësoni sjelljen
e nxënësve dhe menaxhimin e klasës.
♦ Të përmirësoni sjelljen e nxënësve dhe menaxhimin e klasës.

Plani kurrikular për mësimdhënien tuaj në klasë

Kurrikula e vitit 2001 KKK dhe Kurrikula Bërthamë e vitit 2011

Llojet e planifikimit të mësimit Kategoritë e planit ditor të mësimeve

Programi mësimor i lëndës • Klasa


Planet vjetore • Tema mësimore ose grupi i temave brenda
Planet mësimore mujore kurrikulës së lëndës
Planet mësimore javore • Burimet/materialet/mjetet e mësimdhënies
Planet e njësive mësimore • Shfrytëzimi i TIK
Planet e integruara ditore • Çështjet e ndërlidhura/ndërlëndore
Planet tematike ditore • Fjalët kryesore që do t’i kuptojnë nxënësit
Planet mësimore të një ore • Rezultatet/objektivat e mësimit dhe kriteret e
mësimi suksesit
Planet e moduleve mësimore • Kriteret e suksesit për vlerësim dhe të nxënët
Plani ditor
• Aktiviteti hyrës
• Paraqitja e mësimit
• Aktivitetet kryesore të mësimit
• Përmbyllja e mësimit dhe kontrollimi i të nxënët

59
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Rezultatet e të nxënët Kompetencat

Rezultatet e të nxënët dhe kompetencat

Mbani në mend që roli juaj është duke lëvizur drejt rolit të lehtësuesit të procesit të të nxënët të
nxënësve dhe për ta bërë këtë ju duhet ta zhvendosni planifikimin e mësimit tuaj nga objektivat
e përqendruara në mësimdhënësin drejt rezultateve dhe kompetencave të përqendruara në
nxënësin.
Të menduarit për foljet e veprimit të cilat mund t’i shfrytëzoni gjatë të shkruarit të rezultateve
të të nxënët ju ndihmon të kuptoni qëllimin dhe strukturën e rezultateve të të nxënët dhe të
kompetencave.
Për formulimin e rezultateve të të nxënët është me rëndësi që të kuptohen nivelet e të nxënët.
Foljet që i përdorni varen nga niveli i të nxënët të cilin dëshironi që nxënësit ta fitojnë në fund
të mësimit tuaj drejt zhvillimit të kompetencës që dëshironi ta kenë ata.

Mënyra e parë e shqyrtimit të rezultateve të të nxënët

Cila është struktura e rezultatit të të nxënët (RN)?


Ai i ka katër pjesë kryesore:
♦ Aktiviteti (A)
♦ Objekti (O)
♦ Kushtet (K )
♦ Kërkesat (K)

Rezultati i të nxënët duhet së paku të ketë (A) Aktivitet dhe (O) Objekt, dhe sipas nevojës (K)
Kushtet dhe (K) Kërkesat:
♦ Aktivitetet e Rezultateve të të Nxënët shprehen me anë të foljeve
të përshtatshme që tregojnë veprim për nivelin e të nxënët (shih
Taksonomitë e të Nxënët siç është Taksonomia e Rishikuar e Shih
Taksonomitë
Blumit në Pjesën e Taksonomive e të Burimeve), e të Nxënët
siç është
♦ Pse foljet që tregojnë veprim? Foljet që tregojnë veprim janë të Taksonomia
dallueshme, si rrjedhim të matshme. Ne nuk mund t’i vrojtojmë e Blumit në
proceset intelektuale brenda trurit. Përdorimi i foljeve që tregojnë Pjesën e
veprim na e bëjnë të mundur matjen e zotërimit të rezultatit të të Burimeve
nxënët nga ana e nxënësit.

Këtë mund ta shihni më mirë në shembujt më poshtë:


60
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Shembull jo i mirë Shembull i mirë


Nxënësit do të jenë në gjendje të Nxënësit do të jenë në gjendje të

Dinë (Aktiviteti) teoremën e Pitagorës Përdorin (Aktivitet) saktësisht (Kërkesa)


(Objekti) saktësisht (Kërkesat) teoremën e Pitagorës (Objekt) për të gjetur
gjatësinë e diagonales së një katrori duke u
bazuar në vlerat e perimetrit (Kusht)
Shënim: Mbani mend se nuk mund të
shohim brenda trurit për të parë nëse Të gjejnë (Aktiviteti) saktësisht (Kërkesa)
nxënësit dinë diçka. gjatësinë e diagonales së një katrori duke u
bazuar në perimetrin e dhënë (Objekti) duke
përdorur teoremën e Pitagorës (Kusht)

Shënim: Tash mbetet të vëzhgojmë fëmijën


derisa bën matjen e diagonales së një katrori
dhe mund të gjykojmë me lehtësi nëse e bën
këtë me saktësi ose jo.

Nxënësit do të jenë në gjendje të Nxënësit do të jenë në gjendje të

Të dinë (aktiviteti) koston e aktiviteteve të


një projekti (Objekti) Llogarisin (Aktiviteti) saktësisht (Kërkesa)
koston e projektit (Objekti) me një kalkulator
(Kushti)

Të krijojnë (Aktiviteti) një model të revistës


Të bëjnë (Aktiviteti) një model të revistës shkollore (Objekti) duke u bazuar vetëm në
shkollore (Objekti) punën e nxënësve (Kushti)

Shënim: Mund të masim sepse mund të


Shënim: Aktiviteti nuk është i matshëm dhe i
vëzhgojmë metodën e llogaritjes.
mungojnë kushti e kërkesa.

Mënyra e dytë për shqyrtimin e rezultateve të të nxënët

Karakteristikat kryesore të një rezultati të mirë të të nxënët Pse, Çka, Si, Sa Mirë
PSE: Kompetencë: Rezultati për nxënësin është grumbullimi i rezultateve të të nxënët që
çojnë drejt zhvillimit të Kompetencave
ÇFARË: Fusha e kurrikulës dhe rezultati i të nxënët
♦ Çfarë duhet të bëjë nxënësi?
o Zgjedhur nga fusha e kurrikulës dhe niveli arsimor
o Një sjellje, pra një folje

61
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

SI: Aktivitetet e të nxënët


♦ Si do të kryhet kjo?
o kushtet/aktivitetet dhe materialet– jepni diagrame, ilustrime, materiale referuese,
nga kujtesa

SA MIRË: Rezultati i të nxënët


♦ Sa mirë do të kryhet?
o standardet apo niveli i pranueshëm i kryerjes së detyrës - sa shpesh, sa mirë, sa,
si do ta dimë që është në rregull ose kombinimi i sa dhe sa shpesh.

Pikë kritike: Objektivat duhet të identifikojnë një rezultat të të nxënët — Çfarë duhet
të bëjë/realizojë nxënësi? Një objektiv që formulohet “nxënësi do të mësojë për natyrën e
Kosovës duke studiuar faqet 83 deri 92” nuk i referohet një rezultati të të nxënit por një
aktiviteti të të nxënit.
Me rezultatin e të nxënit duhet të theksohet çfarë duhet të bëjë nxënësi, jo si mëson nxënësi
Për shembull:
“Nxënësit do të shkruajnë në një listë karakteristikat e natyrës së Kosovës“ Ne nuk mund
ta dëshmojmë nëse nxënësit e kanë mësuar materialin duke i shikuar ata derisa lexojnë
për përmbajtjen, por duke i dëgjuar derisa i shpjegojnë karakteristikat e listuara me fjalët
e veta.
“Duke përdorur fotografi, nxënësit do të krijojnë nga një poster, ku do të tregohen
karakteristikat kryesore të natyrës së Kosovës”.

Si të shkruhet një rezultat i të nxënët


Rezultati i të nxënët:

Nxënësit do ta tregojnë aftësinë e tyre që të jenë nxënës efektiv/të suksesshëm. Kur u jepen
udhëzime që për 10 minuta të mendojnë për lojërat e fëmijërisë, nxënësit do të jenë në gjendje
ta krijojnë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe ta jepin një
shembull se si po i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.

Struktura:

PSE: demonstrojnë (zbatimi i Taksonomisë së Blumit) aftësinë e tyre për t’u bërë nxënës më
efektiv/të suksesshëm– analizë e të nxënët të tyre

ÇFARË: kuptojnë si zbatohen shkathtësitë e mësuara në lojërat e fëmijërisë në situatat


praktike në jetën e tyre si të rritur

SI: Jepen udhëzime dhe 10 minuta për të menduar për lojërat e fëmijërisë

SA MIRË (ose Standardi): Si do ta dini ju që ata e dinë? Nxënësi do të jetë në gjendje ta


krijojë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe ta japin një
shembull se si i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.

62
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Foljet vepruese dhe shkallët e të nxënët njohës në Taksonominë e Blumit

Zgjedhja juaj e foljeve varet Cila është kompetenca të


nga niveli i të nxënit të cilin e Është baras me cilin keni dëshirë ta mësojë
dëshironi për nxënësit nxënësi.

Taksonomitë e të nxënët janë të dobishme për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të ndihmuar
në zgjedhjen e foljeve që tregojnë veprim kur shkruhen rezultatet e të nxënët.

Taksonomia e Blumit i ndan objektivat arsimore


në tri “fusha”: Kognitive (Njohëse), Emocionale , Informata lidhur me Taksonomitë
dhe Psiko-lëvizore (nganjëherë të përshkruara si e tjera të të nxënët me fokus në
rezultatet dhe kompetencat e të
njohuria/koka, ndjenja /zemra dhe të bërit/duart).
nxënët mund t’i gjeni në ueb-faqet
Në kuadër të fushave, të nxënët në nivelet e larta në vijim:
varet nga arritja e njohurive dhe e shkathtësive të • Noble, Toni. Integrimi i
Taksonomisë së Rishikuar
domosdoshme në nivelet e ulëta.
të Blumit me Inteligjencat
Synim i Taksonomisë së Blumit është t’i motivojë e Shumëfishta: Një Mjet
mësimdhënësit të përqendrohen në të tri fushat Planifikimi për Modifikimin e
Kurrikulës. Universiteti Nacional
dhe ta krijojnë një formë më holistike (tërësore)
Katolik i Australisë
të arsimit.
Taksonomia e Blumit paraqet klasifikimin e të • Një Listë e Linqeve të
nxënët në kuadër të arsimit. Konsiderohet se Taksonomisë së Blumit dhe
është element themelor në kuadër të komunitetit Integrimi me Inteligjencat e
të arsimit dhe i ka informuar taksonomitë e tjera Shumëfishta të Gardner-it http://
lidhur me të nxënët. Taksonominë e Blumit e bloomstheory.wikispaces.com/
kanë rishikuar Anderson dhe Krathwohl, ndërsa Resources+%26+Websites
Inteligjencat Emocionale i ka paraqitur Gardner.

Fusha kognitive (njohëse)


Në këtë fazë do ta shqyrtoni vetëm Fushën Njohëse në Taksonominë e Blumit.
Kjo Taksonomi e rishikuar e Blumit do t’ju ndihmojë të përmirësoni mësimdhënien tuaj për të
siguruar që
- standardet, mësimet dhe vlerësimet janë të harmonizuara
- mësimet janë të pasura me njohuri
- mundësitë për mësimdhënie nuk mungojnë
Proceset njohëse përfshijnë këto elemente: (1) Të njohurit/Kujtoj, (2) Të kuptuarit/Kuptoj, (3)
Zbatimi/Zbatoj, (4) Analiza/Analizoj, (5) Vlerësimi/Vlerësoj, dhe (6) Sinteza/Krijoj.

63
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Llojet e njohurive kognitive:


Një
Njohuritë faktike janë njohuri që janë themelore për disiplinat listë më të
plotë të foljeve të
specifike. Ky dimension u referohet fakteve themelore, hollësive dobishme mund ta
dhe elementeve të cilat duhet t’i dinë ose t’i njohin nxënësit, në gjeni në Pjesën
mënyrë që ta kuptojnë një disiplinë ose ta zgjidhin një problem në e Burimeve.
të.
Njohuritë konceptuale janë njohuri të klasifikimeve, parimeve, përgjithësimeve, teorive,
modeleve ose strukturave, që i përkasin një fushe të caktuar disiplinore.
Njohuritë procedurale u referohet informatave ose njohurive të cilat u ndihmojnë nxënësve
të bëjnë diçka specifike nën një disiplinë, lëndë dhe fushë të mësimit. Po ashtu u referohen
metodave të hetimit, shkathtësive shumë specifike ose të përcaktuara, teknikave dhe
metodologjive të caktuara.
Njohuritë metakognitive nënkuptojnë që nxënësi është i vetëdijshëm për njohuritë e veta
dhe për proceset e veçanta njohëse. Është njohuri strategjike ose reflektive lidhur me atë
se si të veprojmë në rastin e zgjidhjes së problemeve, detyrave njohëse, për të përfshirë
njohuritë kontekstuale dhe të kushtëzuara dhe njohuritë mbi vetveten.

Krahasimi vizual i dy taksonomive

Zbatimi i fushës kognitive të Blumit – Të shkruarit e trungjeve për rezultate të të


nxënët

64
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Më poshtë janë dhënë disa shembuj (ndërsa më shumë mund të gjeni në


pjesën e burimeve)
Të njohurit/kujtoj
Të kujtuarit nënkupton shfrytëzimin e kujtesës për të prodhuar përkufizime, fakte ose lista,
ose për të përsëritur një përmbajtje.

Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produkte potenciale


mostra
trego Çfarë ndodhi kur...? Bëni një listë të ngjarjeve kryesore...
radhit Sa (njësi)...? Bëni një radhitje kohore të ngjarjeve.
përshkruaj Kush ishte që ...? Bëni një paraqitje kronologjike të fakteve.
ndërlidh A mund të përmendni Shkruani një listë të informatave që mund të
poziciono ...? kujtoni.
shkruaj Përshkruani çfarë Radhitni të gjitha ... në tregim.
gjej ndodhi në...? Bëni një grafik ku shihen...
deklaro Kush foli me...? Bëni një akrostik.
emëro A mund të më tregosh Recitoni një poemë.
pse...?
Gjeni kuptimin e...?
Çka është...?
Cila është e vërtetë ose
e pavërtetë...?

Të kuptuarit/kuptoj
Ndërtimi i kuptimit nga lloje të ndryshme të funksioneve (qoftë të shkruara ose aktivitete,
mesazhe, paraqitje grafike).

Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produkte potenciale


mostra
shpjego A mund ta shkruani me Preni ose vizatoni objekte / fotografi për të
interpreto fjalët tuaja...? treguar një ngjarje të caktuar.
skico A ,mund të shkruani një Ilustroni çka ishte ideja kryesore për
diskuto skicë të shkurtë...? mendimin tuaj.
dallo Çka mendoni se ka Punoni një tregim vizatimor ku shihet
parashiko ndodhur pastaj...? renditja e ngjarjeve.
parafrazo Çka mendoni ju...? Shkruani dhe interpretoni një pjesë
përkthe Cila ishte ideja dramatike duke u bazuar në tregim.
krahaso kryesore...? Ritegroni rrëfimin me fjalë tuaja.
përshkruaj Kush ishte personazhi Pikturoni fotografinë e një aspekti që ju
kryesor...? pëlqen më shumë.
A mund të bëni dallimin Shkruani një raport përmbledhës të një
në mes të...? ngjarjeje.
Cilat janë dallimet në Hartoni një paraqitje grafike të rrjedhjes së
mes të ...? njëpasnjëshme të ngjarjeve.
A mund të ilustroni këtë Punoni një libër me ngjyra.
që po thoni...?
A mund të jepni një
përkufizim për...?

65
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Zbatimi/zbatoj
Ka të bëjë me situata në të cilat materia e mësuar përdoret nëpërmjet produkteve siç janë
modelet, prezantimet, intervistat ose simulimet.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve Aktivitete dhe produkte potenciale


mostra
Zgjidh A dini ndonjë rast tjetër Ndërtoni një model për të demonstruar si do të
ku...? funksionojë.
trego A ka mundur të ndodhte Krijoni një dramë për të ilustruar një ngjarje të
kjo në...? rëndësishme.
përdor A mund t’i gruponi sipas Bëni një album me copëza për fushat e studimit.
ilustro karakteristikave si...? Bëni një album / hartë me copëza për të shprehur
Cilët faktorë do t’i kishit informacionet relevante për një ngjarje.
ndërto ndryshuar sikur...? Merrni një koleksion fotografish për të
përfundo A mund të aplikoni demonstruar një pikëpamje të caktuar.
këtë metodë në ndonjë Punoni një lojë enigmë duke përdorur idetë nga
shqyrto përvojë tuajën...? fusha e studimit.
Cilat pyetje do të bënit Bëni një model nga argjila të një gjësendi
klasifiko sikur ...? material.
Nga informacionet Hartoni një strategji për depërtim në treg duke
e dhëna, a mund përdorur një strategji që e njihni si model.
të zhvilloni një sërë Vishni një kukull në kostume kombëtare.
udhëzimesh për...? Pikturoni një mural duke përdorur të njëjtat
A do të ju hynte në punë materiale.
kjo informatë nëse ju do Shkruani një tekst shkollor lidhur me ... për të
të kishit një ...? tjerët.

Analiza/analizoj
Zbërthimi i materies ose i koncepteve në pjesë më të vogla, konstatimi se si ndërlidhen këto
pjesë me njëra-tjetrën ose me një strukturë ose qëllim të përgjithshëm.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale


analizo Cilat ngjarje mund të kishin Krijoni një pyetësor për mbledhjen e
dallo ndodhur...? informatave.
shqyrto Nëse ... do të kishte ndodhur, Shkruani një shpallje marketingu për shitjen
krahaso çfarë do të mund të kishte qenë e një produkti të ri.
kontrasto përfundimi? Kryeni nj hetim për të mbledhur informata
heto Si përngjan kjo me ...? për të përkrahur një pikëpamje.
kategorizo Cila ishte tema e nënkuptuar...? Bëni një paraqitje të radhitjes së veprimeve
identifiko Cilat mund të kishin qenë efektet e ku shihen fazat kryesore.
shpjego tjera? Krijoni një paraqitje grafike për të ilustruar
ndaj Përse ndodhën ... ndryshimet? informacionet e përzgjedhura.
trego A mund të krahasoni... tuaj me atë të Bëni një enigmë “jigsaw”1 (xhigso).
paraqitur në...? Bëni një trung familjar ku tregohen
A mund ta shpjegoni çfarë mund të marrëdhëniet mes njerëzve.
ketë ndodhur kur...? Vendosni në skenë një shfaqje për fushën e
Cilat janë ngjashmëritë në mes të ... mësimit.
dhe...? Shkruani një biografi për një person për të
Cilat janë disa nga problemet e...? cilin mësoni.
A mund të bëni dallimin në mes të...? Përgatisni një raport për fushën e mësimit.
Cilat ishin disa nga motivet që Organizoni një aheng. Bëni të gjitha
qëndronin pas...? përgatitjet dhe shënoni hapat e duhur.
Cila ishte pika e kthesës në lojë? Shqyrtoni një vepër arti për nga forma,
Cili ishte problemi i...? ngjyra dhe përmbajtja e materialit.

1
Një aktivitet ku kapërcehet prej një pozicioni në tjetrin për aq vende sa fitohen pikë përmes përgjigjeve të sakta.

66
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësim/vlerësoj
Sjellja e gjykimeve duke u bazuar në kritere dhe standarde përmes kontrollimit për të
vërtetuar dhe kundrimit kritik. Kritikat, rekomandimet dhe raportet janë disa nga produktet që
mund të krijohen për të demonstruar procesin e vlerësimit.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale

Krijo A mund të disenjoni/hartoni një... Zbuloni një makinë për të kryer një
zbulo për të...? detyrë të caktuar.
kompozo Pse të mos kompozoni një këngë Disenjoni një ndërtesë ku do të vendosni
parashiko për...? dhomën tuaj të punës.
planifiko A shihni ndonjë zgjidhje të Krijoni një produkt të ri. Emërtojeni dhe
ndërto mundshme për ...? planifikoni një fushatë marketingu.
disenjo Nëse do të kishit në dispozicion të Shkruani si ndiheni lidhur me...
parafytyro gjitha mjetet e nevojshme si do të Shkruani një program televiziv, dramë,
propozo adresonit çështjen e...? shfaqje kukullash, dialog, këngë ose
puno Përse nuk e mendoni vet mënyrën pantomimë lidhur me...?
formulo tuaj për t’u marrë me...? Krijoni një kopertinë disku, libri ose
Çfarë do të ndodhte sikur...? reviste për ...?
Në sa mënyra mund të...? Trilloni kodin e një gjuhe të re dhe
A mund të krijoni përdorime të reja shkruani materiale duke e përdorur atë.
e të pazakonshme për...? Jepni një ide.
A mund të shkruani një recetë të re Mendojeni një mënyrë për të...
për një gjellë të shijshme? Kompozoni një ritëm ose shkruani fjalët
A mund të hartoni një projekt për një melodi ekzistuese.
propozim i cili do të...

Sinteza/krijoj
Bashkimi i elementeve për të formuar një tërësi koherente ose funksionale. për të krijuar
fëmijët duhet t’i bashkojnë pjesët në një mënyrë të re ose t’i sintetizojnë pjesët në diçka të re
dhe të ndryshme, një formë ose produkt i ri.

Foljet e dobishme Baza të pyetjeve mostra Aktivitete dhe produkte potenciale

gjyko A ka ndonjë zgjidhje më të mirë Përgatisni një listë të kritereve për të


përzgjedh për të ... gjykuar një program .... Tregoni prioritetet
zgjedh Gjykoni vlerën e... dhe rangimin.
vendos A mund të mbroni qëndrimin Zhvilloni një debat për një çështje me
arsyeto tuaj lidhur me...? rëndësi të veçantë.
debato A mendoni se ... është një gjë e Krijoni një libërth për pesë rregulla që i
verifiko mirë apo e keqe? konsideroni të rëndësishme. Bindni të tjerët.
argumento Si do të ishit marrë me...? Krijoni një panel për të diskutuar
rekomando Çfarë ndryshimesh ndaj... do të pikëpamjet, për shembull “Të nxënët në
vlerëso rekomandonit ju? shkollë”
diskuto A besoni? Shkruani një letër për ... për ta këshilluar
rango A jeni person ...? për ndryshimet e nevojshme në ...
prioretizo Si do të ndiheshit...? Shkruani një raport gjysmëvjetor.
përcakto Sa efektive janë...? Përgatisni një studim për të paraqitur
Çka mendoni për...? pikëpamjen tuaj lidhur me...
Përshtatur nga Burimet në internet

67
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mbani mend:

Një objektiv/rezultat i të nxënët i ndërtuar mirë i ka këto karakteristika:

• Është specifik;
• Tregon çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nxënësi pas përvojës mësimore; dhe
• Përdor folje konkrete (në nivel të përshtatshëm të të nxënët) për një aktivitet të dëshiruar
konkret që duhet kryer (dëshmi e vëzhgueshme) nga nxënësi për të demonstruar
kompetencë.

Shembuj

Ka shumë lloje planesh ditore dhe shumë modele për shkrimin e planit ditor.
Cilido model i planit ditor që do ta përdorni duhet të përmbajë këto elemente kryesore:
♦ Si ndërlidhet përmbajtja e mësimit me Kurrikulën
(Pse dhe Çfarë)
Lënda/Tema/Klasa
♦ Objektivat/rezultatet e të nxënët të cilat jua mundësojnë juve edhe nxënësve tuaj të dini
se cili është qëllimi i mësimit dhe të vlerësoni përparimin drejt kompetencave
(Pse, Çfarë, Si, Sa mirë)
♦ Aktivitetet që do t’i kryejnë nxënësit me fokus në të nxënët aktiv/të menduarit kritik dhe
zgjidhjen e problemeve
(Si)
♦ Mjetet e punës dhe materialet që do t’ju nevojiten – koha dhe materialet (brenda dhe
jashtë klasës)
(Si)
♦ Koha që e keni në dispozicion për mësimin, burimet që do t’ju nevojiten – koha dhe
materialet (brenda dhe jashtë klasës)
(Si)

Shembull i modelit të planit ditor


Më poshtë mund ta gjeni një model për planin e mësimit, ndërsa burimet që mund t’i përdorni
për të përgatitur Planin e mësimit përfshijnë: Kurrikula e Kosovës 2001, Korniza e Kurrikulës
së Kosovës 2011, ky Udhëzues për Përmirësimin e Praktikës në Klasë, mësimdhënësit e tjerë
dhe drejtorin juaj, aftësimi profesional dhe trajnimet e tjera që keni kryer etj.

68
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mostër e formës së planifikimit të orës mësimore

Lënda/tema

Klasa:

Tema e mësimit ose fokusi brenda kurrikulës lëndore:

Mjetet/materialet/instrumentet e mësimdhënies:

Përdorimi i TIK:

Çështjet e ndërlidhura:

Fjalët kryesore që do të pendoren / kuptohen nga vijuesit

Objektivat / rezultatet e të nxënit dhe kriteret e suksesit për kontrollimin e vlerësimit për të
nxënë:

Aktivitet fillestar

Hyrje në njësinë mësimore

Aktivitetet kryesore të të nxënit (ndani në pjesë dhe sipas minutave)

Përmbyllja e orës

69
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Mësim zgjedhor


Klasa: VII
Tema: Eksperimenti “Djeg karbonin dhe jetoj”
Mjetet e punës: Ujë gëlqeror, gotë, shkop plastike.
Përdorimi i teknologjisë informative:
Lidhja me lëndët e tjera: Fizikë, Kimi, Biologji
Fjalët kyçe: Dyoksid i karbonit, oksigjen, frymëmarrje qelizore, eksperiment etj.
Rezultatet e të nxënët

Në fund të eksperimentit nxënësit do të jenë në gjendje të:

• paraqesin një hipotezë dhe ta vërtetojnë atë përmes eksperimentit me flluska.

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi pa fjalë kryen eksperimentin, ndërsa nxënësit vëzhgojnë


me kujdes. Ecuria e eksperimentit: Mësimdhënësi me shkop fryn në ujin
gëlqeror. Në fillim, para fryrjes uji është i pastër, ndërsa pas pak (duke
fryrë në të ) ai do të turbullohet.
Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të tregojnë çfarë kanë observuar.
Disa nga observimet e pritura janë:
1. Unë vërejta disa flluska.

2. Unë vërejta se gjatë fryrjes uji gëlqerorë u turbullua.

Pjesa kryesore- 25 – 30 min


Bazuar në observime, mësimdhënësi formulon pyetjet të cilat çojnë drejt konceptit.
Pyetjet në të cilat duhet të përgjigjen nxënësit janë:
1. Pse pas fryrjes me shkop në tretësirë, tretësira u turbullua?
2. Çfarë ishin ato flluska?
3. Nga burojnë në fillim ato flluska?
4. A mundet një bimë të krijojë një turbullirë të tillë?
Nxënësit udhëzohen që individualisht të jepin hipotezat e tyre lidhur me pyetjet e
dhëna. Disa nga hipotezat e pritura janë:
1. Unë mendoj se tretësira u turbullua, sepse gjatë frymëmarrjes lirohet dyoksidi i
karbonit.
2. Ato flluska janë dyoksid karboni.
3. Fillimisht dyoksid karboni buron nga qelizat - konkretisht nga djegia e materieve
në qelizë.
4. Edhe bimët mund të krijojnë një turbullirë të tillë, sepse edhe ato gjatë natës lirojnë
dyoksid karbon.

70
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7-10 min

Pasi nxënësit të kenë shkruar hipotezat, fillojmë t’i lexojmë ato . Për të vërtetuar
hipotezat e tyre, nxënësit duhet të disenjojnë eksperimente verifikuese duke u
bazuar në njohuritë që kanë. Nxënësit ndahen në grupe dhe secilit grup i jepet nga
një observim dhe hipotezë korresponduese. Në fund grupet raportojnë për punë e
tyre. Nxënësit në grupe tregojnë vërtetësinë e hipotezave përmes eksperimenteve
verifikuese. Raportimi i grupeve mundëson përfitimin e njohurive të reja nga ana e
nxënësve. Disa nga njohuritë e reja që fitohen nga nxënësit janë:
• Gjatë frymëmarrjes lirohet dyoksidi i karbonit.
• Gjatë frymëmarrjes harxhohet oksigjeni.
• Gjatë djegies se materieve organike në qelizë lirohet dyoksidi i
karbonit, uji dhe nxehtësia.
• Bimët gjatë natës lirojnë dyoksidin e karbonit.
Mësimdhënësi ndihmon nxënësit që të formojnë konceptin nga përfitimi i njohurive
të reja:
• Gjatë frymëmarrjes harxhohet oksigjeni dhe lirohet dyoksidi i karbonit, uji dhe
nxehtësia.

Aktivitet plotësues

Bisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe diskutoni se sa e përmbushin planet tuaja mësimore


formatin e modeleve të mësipërme mbi Planin Mësimor, i cili gjendet në Seksionin e
Burimeve; dhe po ashtu diskutoni me mësimdhënësit e tjerë lidhur me mënyrën se si e
organizoni mësimin në përputhje me kohën, grupmoshën e klasës së dhënë, aktivitetet dhe
materialet që keni në dispozicion.

Strategjitë

Me rezultate të të nxënët të përgatitura mirë ju do të keni më shumë mundësi të zbatoni qasjen


e të nxënët me nxënësin në qendër.
Nëse i ndani planet e mësimeve me nxënësit tuaj ata do të bëhen më të përgjegjshëm për të
nxënët e tyre dhe më të aftë për të vlerësuar të nxënët e tyre.
Ju duhet të jeni të qartë për rezultatet e të nxënët dhe kriteret e suksesit, në mënyrë që
nxënësit të dinë se çfarë do të bëjnë. Shënojini në tabelë në mënyrë që nxënësit të mund t’i
shohin. Më poshtë është dhënë një shembull se si duken këto:

71
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Klasa 8: Ora e Matematikës - Simetria

Rezultatet e të nxënët:

Në fund të mësimit nxënësit do të jenë në gjendje:

• të përshkruajnë se si ndërtohet simetria


• të japin dy apo tre shembuj të ndërtimit të simetrisë duke përdorur metoda të
ndryshme
• të shpjegojnë dallimet mes simetrisë boshtore dhe simetrisë qendrore

Lista kontrolluese më poshtë është një udhërrëfyes i shkurtër që ju ndihmon në


planifikim. Aty ka pyetje themelore mbi mënyrën si i strukturoni mësimet dhe si
planifikoni të mbani mësim në forma të atilla që fokusohen në rezultatet e të nxënët dhe
kompetencat e nxënësve.

Fusha Pyetjet (Bisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin)

Përmbajtja A ka ndërlidhje të qartë me Kurrikulën?

Të nxënët – Për A ka të bëjë me shkathtësi dhe të kuptuarit e thellë?


çfarë janë duke
mësuar nxënësit A nxit pyetje apo përmban vetëm fakte?
Metodat tuaja të A janë të përshtatshme për përmbajtjen që mësohet?
mësimdhënies
A e bëjnë mësimin më interesant?

A janë të përshtatshme për të gjithë nxënësit?

A do të përshtaten me kohëzgjatjen e orës dhe me klasën?

A mund të përfshihen të gjithë nxënësit?

A kam planifikuar probleme të cilat duhet t’i zgjidhin nxënësit?


Relevanca e A është bërë ndonjë studim, ose a ka përvoja vendore lidhur me
përmbajtjes që ua përmbajtjen e mësimit?
mësoni
Variacionet në A e ka ndryshuar ritmin e mësimit?
qasjen tuaj të
mësimdhënies A është e caktuar koha për secilën pjesë të mësimit?

A janë përfshirë përmbajtje dhe burime të ndryshme?

Si e përfshini A mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit në këtë mësim?


diferencimin në
mësimin tuaj A janë marrë parasysh nxënësit më të avancuar dhe nxënësit me
nevoja të veçanta?

72
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Si e përfshini A e dinë nxënësit se çfarë pritet të bëjnë dhe të kuptojnë?


vlerësimin për të
nxënët në planin Si do të vlerësohen?
tuaj ditor
A është përfshirë vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve?

A e keni bërë të qartë se si duket suksesi në mësim?

A mendojnë nxënësit se vlerësimi është relevant dhe interesant?

Aktivitete Çfarë mund të mësojnë nxënësit më tepër ose çfarë aktiviteti mund të
plotësuese për bëjnë si rezultat i këtij mësimi?
nxënësit më të
aftë A mund të hulumtojnë më shumë nxënësit?

Aktivitet plotësues

Shënoni llojet e aktiviteteve të mësimdhënies dhe të të nxënët që mbahen zakonisht, për


dy mësime që i njihni. Çfarë mund të konkludohet nga kjo për praktikat aktuale në shkollë?
Si mund të përmirësohet kjo? Për çfarë trajnimi mund të ketë nevojë stafi – për shembull,
lidhur me të nxënët aktiv ose me mësimdhënien e çështjeve kontroverse/kundërthënëse?

Strategjitë që duhet t’i merrni parasysh për përzgjedhjen e burimeve të të nxënët


Tani mund të filloni t’i shikoni materialet dhe burimet që i keni në dispozicion për të zbatuar
KKK-në, derisa të hartohet Kurrikula e Kosovës 2011. Disa pika të rëndësishme për qasjen e
përqendrimit në nxënësin dhe qasjen e bazuar në kompetenca:
♦ Është me rëndësi që burimet e të nxënët t’i motivojnë nxënësit dhe të stimulojnë
përparimin e tyre.
♦ Përderisa tekstet mësimore paraqesin burime të rëndësishme të të nxënët, qasja në
informata e nxënësve nuk do të duhej të kufizohej vetëm në ata libra. Librat nuk duhet
të përdoren për të inkurajuar të mësuari përmendsh dhe nuk bën të shërbejnë si mjeti i
vetëm për planifikimin dhe organizimin e mësimdhënies dhe të nxënët në klasë.
♦ Ju dhe nxënësit tuaj duhet të angazhoheni për të prodhuar burime të përshtatura të
nxënies duke shfrytëzuar burime lokale, në përputhje me dispozitat ligjore (d.m.th. Ligji
mbi Arsimin dhe Ligji mbi Tekstet Shkollore) dhe duke e marrë parasysh kontekstin,
nevojat e të nxënët dhe interesimet e nxënësve.
o Për shembull, rezultati i një projekti që e kanë bërë nxënësit mund të jetë një burim
i vlefshëm i të nxënët për klasa të ndryshme. Ndërsa, mësimdhënësit mund të
krijojnë një dosje të burimeve të përshtatura për tema të ndryshme, duke përdorur
gazeta, revista, literaturë të specializuar dhe internetin për të përgatitur materiale
për nxënësit.

73
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Po ashtu, mund të mendoni për zhvillimin e burimeve për të nxënët për mësimin
elektronik (e-learning)duke përdorur TIK-un.
♦ Pavarësisht nga formati dhe qëllimi i tyre (programe kompjuterike arsimore, tekste
shkollore; pajisje për eksperimente), burimet e të nxënët duhet të përmbushin disa
kriteret për cilësi, pra duhet:
o t’i përmbahen dhe ta mbështesin Kurrikulën kombëtare dhe t’u përshtaten moshës
dhe nevojave mësimore të nxënësve;
o t’i përmbahen qasjes të përqendruar në nxënësin dhe të bazuar në kompetenca
nëpërmjet zgjedhjes dhe organizimit të përvojave të të nxënët, me të cilat mbështetet
në mënyrë të balancuar përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive dhe i
qëndrimeve;
o të frymëzojnë metoda të mësimdhënies ndërvepruese dhe procedura vlerësimi të
cilat synojnë shkathtësitë intelektuale të nivelit të lartë, duke përfshirë kreativitetin
dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve;
o të promovojnë vlera, parime dhe praktika pozitive, siç janë të drejtat e njeriut,
drejtësia sociale dhe gjithëpërfshirja. Të gjitha burimet e të nxënët duhet të
shmangin promovimin e njëanshmërisë, paragjykimi dhe stereotipeve, qëndrimeve
diskriminuese, urrejtjes dhe dhunës.
o të përmbajnë aktivitete relevante dhe të përshtatshme për vlerësim dhe vetëvlerësim,
si dhe aktivitete me të cilat mundësohet zhvillimi i shkathtësive të nxënies për të
nxënë (të mësojmë si të mësojmë).

Strategjitë që duhen marrë parasysh kur përfshijmë çështjet e ndërlidhura


Për të promovuar vlerat dhe praktikat e të jetuarit bashkë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm,
të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike, drejtësinë sociale dhe kohezionin social, në
KKK është paraparë obligimi për integrimin e çështjeve të ndërlidhura në Kurrikulë në mënyra
specifike.
Çështjet e
Çështjet e ndërlidhura të përfshira në KKK mund të integrohen ndërlidhura paraqesin
në Kurrikulë nëpërmjet njësive tematike dhe njësive mësimore, përmbajtje të
si dhe nëpërmjet praktikave adekuate në klasë, siç janë: rëndësishme Kurrikulare
të cilat nuk i takojnë
♦ puna në grupe; ekskluzivisht vetëm një
lënde, por më së miri
♦ projektet; dhe mësohen si pjesë të disa
lëndëve të ndryshme.
♦ shërbimi në komunitet.

Çështjet e ndërlidhura dhe dimensionet që duhet merren parasysh janë:


♦ Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut;
♦ Edukimi për paqen dhe tolerancën;
♦ Zhvillimi personal dhe shkathtësitë e jetës;

74
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm;


♦ Barazia gjinore;
♦ Edukimi ndërkulturor;
♦ Edukimi për media;
♦ Edukimi shëndetësor, duke përfshirë edukatën seksuale;
♦ Edukimi për Teknologji Informative dhe të Komunikimit (TIK) dhe të nxënit elektronik;
♦ Vetëdijësimi për karrierë;
♦ Përgatitja për jetë dhe punë;
♦ Vetëdijësimi ekonomik;
♦ Edukimi financiar;
♦ Edukimi për ndërmarrësi; dhe
♦ Shkathtësitë gjuhësore dhe të komunikimit në të gjitha fushat e Kurrikulës

Aktivitet plotësues

Duhet të mendoni për:

♦ Çfarë shkathtësish dhe trajnimesh shtesë ju duhen për të eksploruar këto aspekte;
♦ Ku më së miri do të mund të hynin ato në mësimdhënien tuaj;
♦ Nëse ato duhet të jenë pjesë e orarit të rregullt mësimor, të Kurrikulës zgjedhore
apo për përdorim jashtë klase;
♦ Si mund të përfshihen OJQ-të apo grupet e komunitetit në përkrahjen tuaj për
mësimdhënien e çështjeve të ndërthurura;
♦ Si mund ta vlerësoni të kuptuarit e nxënësve në këtë aspekt.

Si mund të filloni t’i adresoni tani çështjet e ndërlidhura?


Një nga mënyrat më të mira për të filluar me çështjet e ndërlidhura është të zbatohen metodat
e të nxënët aktiv, të përshkruara në pjesën 3 të këtij Udhëzuesi dhe sugjerimi i dhënë në
pjesën 4.
Më poshtë janë të përshkruara pesë strategjitë të cilat do t’ju ndihmojnë t’i pasuroni burimet
për të nxënët e nxënësve. Ato përfshijnë TIK-un dhe projektet në shkollën tuaj dhe komunitetin
tuaj, të cilat mund t’ju ndihmojnë të filloni të punoni bashkë me mësimdhënësit e tjerë, shkollat
dhe komunitetet e tjera për t’i integruar çështjet e ndërlidhura dhe për t’i gjetur burimet duke
planifikuar bashkë.

75
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pesë strategjitë për inkorporimin e çështjeve të ndërlidhura dhe për pasurimin e


burimeve mësimore

1. TIK
TIK-ja paraqet një çështje të ndërlidhur të rëndësishme. Në të ardhmen jo edhe aq të largët,
TIK-u do të jetë teknologji dominuese e të nxënët. Në shekullin e 21-të nxënësit duhet të bëhen
nxënës tërë-jetësorë, sepse qasja kryesore në informata do të jetë nëpërmjet teknologjisë. Për
t’i udhëzuar nxënësit drejt informatave që u nevojiten për të realizuar potencialin e tyre, do të
jetë i domosdoshëm përqendrimi në TIK.
Megjithë sfidat për përvetësimin dhe përdorimin e TIK-ut, gjasat janë që në të ardhmen shumica
e shkollave në Kosovë do të kenë qasje më të mirë në TIK në mësim. TIK-u u mundëson
nxënësve t’i zbatojnë shkathtësitë dhe aftësitë në mënyra të reja. Ajo u mundëson t’i paraqesin
idetë e tyre në forma të ndryshme.
TIK-u përfshinë përdorimin e:
♦ Faqeve Wikki dhe faqeve në internet
♦ Kompjuterit dhe llaptopit
♦ Telefonave mobilë për të krijuar filma
♦ Kamerave digjitale
♦ PowerPoint-it dhe softuerëve të tjerë për prezantime
♦ Faqeve blog në internet

Duhet të mendoni me kujdes se cilat lloje të medieve të reja janë më të përshtatshmet për
nxënësit tuaj dhe si mund të siguroni qasje të rregullt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit,
në mënyrë që përdorimi i TIK-ut të bëhet normë, e jo aktivitet plotësues për një numër të
kufizuar të nxënësve. Natyrisht se këtë çështje nuk duhet ta zgjidhni vetë; kjo është një çështje
që i takon shkollës. Tani është koha të filloni të mendoni se si do të ndikojnë ndryshimet në
mësimdhënien tuaj.

Aktivitet plotësues

Bashkëpunoni me një grup mësimdhënësish për përdorimin e TIK-ut nga nxënësit. Për
shembull, nxënësit mund të mbjellin në shtëpi, në prag të dritares, një bimë të ndjeshme
ndaj ndotjes së ajrit. Ky aktivitet bashkon matematikën, shkencat, gjeografinë dhe
teknologjinë/TIK-un me fokus te mjedisi. Kështu, nxënësit do të mbledhin të dhëna reale
për të analizuar (matematika), do të vijojnë një eksperiment rigoroz (shkenca) dhe do të
studiojnë shpërndarjen gjeografike të ndotjes nëpër Prishtinë (gjeografia). Të dhënat mund
të paraqiten në PowerPoint (teknologji/TIK).

A jeni të përgatitur për këto ndryshime? Çfarë trajnimesh ju duhen për të qenë në
gjendje të përdorni TIK-un?

Shënim: Ky do të ishte një shembull i mirë i integrimit të një çështjeje të ndërthurur

76
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Për të përfshirë çështjet e ndërlidhura dhe për t’i pasuruar burimet e të nxënët ju mund t’i
merrni parasysh sugjerimet e dhëna më poshtë, të cilat e ndërlidhin të nxënët e nxënësve me
ngjarje nga jeta e përditshme. Ato janë: të nxënët jashtë klasës, dita e përqendrimit, projektet
shkollore dhe partneritetet në komunitet.

2. Të nxënët jashtë klasës


Të nxënët jashtë klasës nënkupton nxjerrjen e nxënësve nga klasa e zakonshme për t’u
ofruar atyre përvoja sfiduese, interesante dhe të ndryshme. Të nxënët jashtë klasës mund të
organizohet pothuajse në çdo kohë dhe kudo:
♦ jashtë ose brenda;
♦ në oborrin e shkollës;
♦ në rrugë;
♦ në park;
♦ në muze dhe galeri arti;
♦ në bjeshkë dhe në lumenj; dhe
♦ në vendet e shenjta, në ferma ose në fabrika.

Kjo është një mënyrë thelbësore e të nxënët dhe nuk duhet të kufizohet vetëm në stinën e
verës ose si aktivitet plotësues pas përfundimit të mësimit. Duhet të mbani mend se të nxënët
jashtë klasës:
♦ paraqet përvojë të fuqishme për të cilën është dëshmuar se i shton arritjet;
♦ kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve;
♦ e pasuron mësimdhënien tuaj në klasë;
♦ mund të përforcojë të kuptuarit e një çështjeje të ndërlidhur;
♦ do t’ju ndihmojë ta bëni të nxënët më interesant dhe nxënësit do të marrin pjesë më
shumë; dhe
♦ mund të zhvillohet me një partner nga komuniteti.

3. Të Nxënët përmes Ditëve të Fokusit


Edhe ditët e fokusit janë po aq të rëndësishme. Ato ju japin mundësinë të zhvilloni mësim më
të thellë në lidhje me çështje të caktuara.
Për shembull, mund të përdorni kalendarin e ngjarjeve botërore. Ditët e njohura përfshijnë
Ditën e Evropës më 9 maj, Ditën e Tokës më 22 prill, apo Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave
të Njeriut më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit më 8 shtator. Nxënësit mund
të bashkëpunojnë në ditë të tilla, ku lëndë të ndryshme mund të kontribuojnë në aspekte të
tyre unike.

77
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Çfarë njohurish, shkathtësish dhe aftësish mund të përvetësojnë nxënësit nga këto
aktivitete:

♦ Mbledhja e mbeturinave jashtë shkollës;


♦ Mbjellja e fidanëve në oborrin e shkollës;
♦ Vizita e një kompanie për ndërtimin e rrugëve në orën e teknologjisë; dhe
♦ Dita e garës në matematikë

4. Zhvillimi i një projekti shkollor dhe çfarë mësohet prej tij


Disa ide për projekte që mund t’i përdorni janë:
♦ Krijoni një pellg në oborrin e shkollës për të mësuar për minibisha;
♦ Kontrollojini pajisjet e nxënësve për lojë;
♦ Kontrolloni sigurinë e vendit, d.m.th. kontrolloni a ka vende të pasigurta ose shkallë;
♦ Përpiquni të reduktoni konsumin e energjisë elektrike ose përdorimin e dritave; dhe
♦ Aktivitete reduktimi dhe riciklimi.

Rrugët e sigurta për në shkollë:


Një projekt në të cilin nxënësit mund të angazhohen është Rruga e Sigurt për në Shkollë.
Kështu promovohen mënyrat më të sigurta, më të qëndrueshme në aspektin e ruajtjes së
mjedisit dhe më të shëndetshme, të udhëtimit për në shkollë dhe të kthimit nga shkolla.
Ideja është të identifikohen dhe të diskutohen problemet me të gjithë komunitetin e shkollës
dhe komunitetin lokal, dhe pastaj të gjenden zgjidhjet në bashkëpunim me komunitetin. Ju
duhet ta hartoni një plan për:
♦ Reduktimin e numrin të lëndimeve të kalimtarëve dhe të çiklistëve;
♦ Përmirësoni sigurinë në rrugë për në shkollë dhe prapa;
♦ Reduktoni numrin e udhëtimeve me veturë për në shkollë dhe prapa;
♦ Inkurajoni ecjen dhe ngasjen e biçikletës për të shkuar në shkollë dhe prapa;
♦ Edukoni nxënësit të adaptohen me rrugët lokale;
♦ Punoni me komunitetin për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë; dhe
♦ Hulumtoni masat për zvogëlimin e shpejtësisë së automjeteve për të krijuar një
ambient të sigurt përreth shkollës.

78
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Rezultatet e projektit mund të jenë të ndryshme dhe mund të përfshijnë:


♦ ‘Autobusi i ecjes’, ku prindërit dhe të tjerët i përcjellin nxënësit në shkollë;
♦ trajnimi për sigurinë personale/në rrugë;
♦ fushatat ‘Shkoni në shkollë në këmbë”;
♦ disa hyrje alternative në shkollë;
♦ rrugë alternative më të sigurta për ecje dhe për ngasje të biçikletës;
♦ ‘Rrugë të sigurta’ të krijuara nga nxënësit;
♦ harta të rrugëve më të sigurta; dhe
♦ komuna vë shenja në rrugët më të sigurta.

Puna në klasë mund të përfshijë:


♦ planifikimin/hartën e rrugëve të sigurta në gjeografi;
♦ vendin për biçikleta;
♦ krijimin e pllakateve dhe krijime dekorative në arte;
♦ analiza të anketave në matematikë & TIK;
♦ analiza të përfitimeve shëndetësore & pasojat për mjedisin në shkenca natyrore;
♦ shfaqjet në dramë;
♦ shkrimin e letrave dhe të raporteve; dhe
♦ fushata vetëdijesimi në shkollë nëpërmjet garave, pllakateve, këngëve, broshurave,
pamfleteve, buletineve, krijimit të faqeve në internet, ekspozitave, prezantimeve.

5. Të nxënët përmes krijimit të partneritetit me komunitetin


Mund të mendoni për mënyrat se si mund të punoni me partnerët e komunitetit apo bizneset.
Këtu mund të përfshihet:
♦ zhvillimi i një nismën për riciklimin e shisheve plastike;
♦ zhvillimi i një nisme nga i cili do të përfitonte shkolla;
♦ mbështetja e mësimit të shkencave natyrore duke mësuar për kompaninë energjetike
KEK;
♦ përkrahja e aktiviteteve në fushën e të drejtave të njeriut përmes partneritetit me
UNICEF-in; dhe
♦ përkrahja në mësimin e gjuhës duke vendosur lidhje me Këshillin Britanik.

79
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Për më shumë informata rreth Pjesës 4


shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Folje të dobishme për rezultatet e të nxënët


2. Plani ditor
3. Modeli i mësimdhënies bashkëkohore
4. Shembuj të planeve ditore
5. Planet mësimore

Burimet për Pjesën 4

BURIMI 1: Folje të dobishme për rezultatet e të nxënët


http://www.wiu.edu/cas/english_and_journalism/education/images_and_docs/verbs.pdf

Lista e fjalëve (përshtatur nga “Lista e fjalëve” Jerrold Kemp) është përpiluar sipas
taksonomisë së Blumit për të nxënët në fushën kognitive. Përdoreni këtë listë për të shprehur
se cilat rezultate/kompetenca të veçanta i prisni nga të nxënët e nxënësve.
Në përgjithësi, aftësia njohëse në një fushë fillon me nivelin e përvetësimit të njohurive dhe
vazhdon të avancohet përgjatë taksonomisë deri te të kuptuarit, zbatimi dhe shkathtësitë e
niveleve më të larta për analizë, sintezë, vlerësim dhe zgjidhje të problemeve.

80
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Proceset kognitive (njohëse) sipas Taksonomisë së Blumit


Rishikuar nga Anderson dhe Krathwohl; Foljet janë marrë nga burimet në internet

Niveli i Shkathtësitë themelore Shkathtësitë e mesme Shkathtësitë e nivelit


shkathtësive më të lartë

Emër – sipas Njohuri Të kuptuarit Zbatimi Analiza Vlerësimi Sinteza


Blumit
Folje Kujtoj Kuptoj Zbatoj Analizoj Vlerësoj Krijoj
Rishikuar
nga A & K

Aranzhoj Karakterizoj Administroj Reklamoj Çmoj Mbledh


Përkufizoj Ilustroj Zbatoj Analizoj Argumentoj Kombinoj
Përshkruaj Përshkruaj Llogaris çmoj Vlerësoj Kompozoj
Dyfishoj Diskutoj Zgjedh Atribuoj Kontrolloj Konsolidoj
Gjej Konkludoj Klasifikoj Kategorizoj Kritikoj Krijoj
Di Jap shembuj Përfundoj Krahasoj Debatoj Përpiloj
Etiketoj Shpjegoj Llogaris Gjej dallimin Justifikoj Sajoj
Emëroj Shpreh Mbaj Konvertoj Parashikoj Formuloj
Lokalizoj Identifikoj Formoj Kritikoj Parashoh Gjeneroj
Përshtat Nxjerr Vërtetoj Paraqes me Vlerësoj Supozoj
përfundim diagram
Memorizoj Dramatizoj Notoj Integroj
Lokalizoj Diferencoj
Emëroj Përdor Inspektoj Zbuloj
Skicoj Diskriminoj
Rendis Angazhoj Gjykoj Menaxhoj
Parashikoj Dalloj
Citoj Kryej Arsyetoj Bashkoj
Njoh Shqyrtoj
Njoh Ilustroj Parashikoj Organizoj
Raportoj Eksperimentoj
Kujtoj Zbatoj Rangoj Planifikoj
Shpall përsëri Eksploroj
Ndërlidh Interpretoj Notoj Përgatis
Rishikoj Identifikoj
Përsëris Operoj Rishikoj Prodhoj
Zgjedh Bëj inventar
Riprodhoj Kryej Mbështes Propozoj
Klasifikoj Hulumtoj
Mbaj mend Ushtroj Çmoj Themeloj
Përmbledh Hetoj
Deklaroj Parashkruaj Sugjeroj
Tregoj Studioj
Tregoj Luaj rol Sintetizoj
Përkthej Testoj
Shkruaj Caktoj orar Sistematizoj
Ndaj
Paraqes Teorizoj
Skicoj Bashkoj
Zgjidh
Transferoj
Përdor

81
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

82
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 3: Modeli modern i mësimdhënies

BURIMI 4: Planet mësimore

Lënda: Edukatë fizike dhe sportive: Atletikë

Klasa: VII

Tema: Kërcimi së larti, teknika “gërshërë”

Mjetet e punës: rekuizita, pengesa,

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim-projektori, TV-DVD

Lidhja me lëndët e tjera: Matematikë, Edukatë qytetare.

Fjalët kyç: Kërcim, teknika “gërshërë”

Rezultatet e të nxënët :

Pas demonstrimit të kërcimit së larti nga mësimdhënësi dhe praktikës nga nxënësit
(së paku dy herë nga ana e djathtë dhe dy herë nga ana e majtë) do të jenë në gjendje
ta realizojnë pa gabime kërcimin lartë me teknikën “gërshërë”

83
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi evidenton ardhjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në orën


e mësimit. Më pas, ai/ajo kërkon që nxënësit të vrapojnë 2 rrathë rreth
palestrës në mënyrë që përmes vrapimit të bëjnë përgatitjen (ngrohjen)
e organizmit dhe zgjatjen e muskujve duke filluar nga muskujt e qafës,
duarve, trungut, gjymtyrëve të poshtme deri në shputa.

Pjesa kryesore- 25 min

Mësimdhënësi informon nxënësit për njësinë


mësimore dhe paraqet para tyre rezultatet e të nxënët.
Më pas, ai/ajo shpjegon me gojë kërcimin së larti me
teknikën “gërshërë” dhe pasi bën demonstrimin e
kërcimit të tillë, nxënësit shohin disa frekuenca nga
garat e ndryshme në këtë kërcim.

Kërkohet që secili nga nxënësit të realizon ushtrimin


me radhë, njëherë nga ana e majtë dhe herën tjetër
nga ana e djathtë duke u bazuar në kriteret e suksesit.
Kriteret e suksesit:
• Të respektojnë 4 fazat e kërcimit lart (vrulli,
shtytja, fluturimi dhe rënia);
• Të demonstrojnë se: 1) vrulli bëhet në hark, 2) këmba shtytëse është këmba e
jashtme, 3) këmba sulmuese është këmba e brendshme, 4) steka sulmohet me
këmbë të shtrira. Mësimdhënësi do të japë për secilin nxënës informacion kthyes
me gojë për performancën e shfaqur.
Pasi të kuptojnë mirë ushtrimin, nxënësit do të bëjnë vlerësimin e performancës së
njëri-tjetrit gjatë ekzekutimit të teknikës “gërshërët”.
Në fund mësimdhënësi organizon garën për kalimin e stekës sa më të lartë.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 5 min

Për të vlerësuar përfitimin e njohurive nga ana e nxënësve mësimdhënësi parashtron


pyetjet:

• Çfarë kemi mësuar sot?


• Cilat janë fazat e kërcimit lart me teknikën “gërshërë”
• Me cilën këmbë shtyhemi?
• Cila këmbë e sulmon stekën?

Pas përgjigjeve të nxënësve, ora mbaron me renditjen e tyre në rresht me anën e


komandës gatitur dhe brohoritjen “Urra”.

84
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Gjeografi

Klasa: VIII

Tema: Brazili

Mjetet e punës: Libri i gjeografisë, fletoret, letër e bardhë- asociacioni, dërrasa e


zezë, fotografi, atlasi, harta e Amerikës Jugore.

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim-projektori ose lap-topi etj.

Lidhja me lëndët e tjera: Historinë, Matematikën, Gjuhën shqipe

Fjalët kyç: Relievi karakteristik, Amazoni, kamposet, plantacioni, transporti.

Rezultatet e të nxënit

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje:

• të përshkruajnë pozitën gjeografike të Brazilit,

• të analizojnë klimën, relievin dhe botën bimore e shtazore të Brazilit, si dhe

• të debatojnë rreth veçorive popullative të Brazilit.

Pjesa hyrëse 5 - 7 min

Mësimdhënësi ka përgatitur në letër (flipchart) një asociacion dhe i fton nxënësit që


duke garuar në grupe mes vete ta zgjidhin atë. Grupet e nxënësve janë heterogjene
dhe veprojnë në koordinim ndërmjet tyre duke pasur fjalën me rend. Nga zgjidhja e
asociacionit, nxënësit do të gjejnë titullin e njësisë mësimore.

Mëngjesi Inka “Pa ura” Anglia

Plantacioni/Lokal Akonkagua Pirana Amerikan

Shkurre Lama Oqeani Atlantik Tifozët/ Goli

Sade Vargmale Lumi/Selvase Gjyqtari

KAFE ANDET AMAZON FUTBOLLI

BRAZILI

85
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa kryesore- 25 - 30 min

Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit që të bëjnë lexim të kujdesshëm të tekstit në faqet


194 - 196 dhe sipas kuptimit dhe njohurive individuale paraprake të përdorin shenjat
“ ۷ , + , - , ?”
Shenjat nuk është e thënë të shënohen në çdo rresht,
mjafton një apo dy shenja në paragraf. Nxënësit do
të vendosin shenjat sipas kësaj rregulle:
۷ për informacionin që dinë,

+ për informacion i ri që mësuan,

- për informacionin që kanë ditur ndryshe

? për informacionin e paqartë ose nëse kërkojnë më shumë informacion.

Në vazhdim nxënësit duke ndjekur udhëzimet paraprake do të lexojnë kujdesshëm


dhe do të vendosin shenjat nëpër paragrafë. Gjatë leximit nxënësit mund të ndihmohen
duke përdorur hartën apo atlasin. Puna në tekst bëhet me laps, ndërsa pas përfundimit
të klasifikimit të të dhënave, nxënësit shkurtimisht i bartin ato të dhëna në tabelën e
mëposhtme :

√ + - ?

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7-10 min

Pasi nxënësit kanë ndërtuar tabelën, gjithmonë sipas njohurive individuale,


mësimdhënësi kërkon që nxënësit të diskutojnë në grupe informacionet që kanë te
shtyllat me shenjat “-“ dhe “?”. Diskutimi në grup do të ndihmojë nxënësit të sqarojnë
paqartësitë individuale.
Në fund mësimdhënësi kërkon që disa nxënës të lexojnë informacionet që kanë
shënuar te shtyllat me shenjat “۷” dhe “+”. Ai/ajo i udhëzon nxënësit që të kenë
kujdes dhe t’i mësojnë sidomos informacionet e reja që kanë shënuar te shtylla “+”.
Edhe pse nxënësit kanë shqyrtuar në grupe informacionet te shtyllat “-“ dhe “?”,
mësimdhënësi edhe njëherë i kushton vëmendje sqarimit të ndonjë paqartësie që ka
mbetur ende te këto shtylla.

Detyrë shtëpie: Për të nxitur kureshtjen e nxënësve,


mësimdhënësi do të kërkojë që nxënësit të përgjigjen në
pyetjet:
Çka do të ndodhte me Brazilin nëse nuk do të gjendej në
Ekuator?

Çfarë zhvillimi ekonomik do të kishte Brazili sikur të


shfrytëzohej “fuqia” e Amazonit”?

86
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Gjeografi

Klasa: VI

Tema: Atmosfera, përbërja e saj dhe ndikimi i njeriut në të.

Mjetet e punës: Teksti shkollor Gjeografia 6, Atllasi gjeografik, fotografi, fletë të


bardha, markera,dërrasa e zezë, fletoret etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: TV- DVD, Bim-projektori

Lidhja me lëndët e tjera: Fizikë, Ekologji, Edukatë Qytetare

Fjalët kyç: Atmosfera, azoti, oksigjeni, troposfera, stratosfera, mezosfera, jonosfera,


egzosfera, njeriu.

Rezultatet e të nxënët

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje të:

• identifikojnë përbërësit dhe shtresat kryesore të atmosferës;

• identifikojnë faktorët kryesorë të ndotjes së atmosferës

• shpjegojnë rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë;

• dallojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e shtresave të atmosferës;

Pjesa hyrëse - 10 min

Mësimdhënësi shënon në tabelë katër terma:


ajri, azoti, shtresa, ndotje.
Më tej, kërkon nga nxënësit që të krijojnë një përmbajtje
(të shkurtër) me termat përkatës, duke parashikuar
dhe bërë asocime. Kjo duhet të bëhet në mënyrë
individuale nga secili nxënës, pastaj diskutohet në
çifte dhe në fund zhvillohet një diskutim në grup. Disa
nxënës ftohen që t’i lexojnë shënimet e tyre.

87
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa kryesore- 25 min

Mësimdhënësi fton nxënësit t’i hapin librat, faqe 46 dhe të lexojnë njësinë mësimore
“Atmosfera, përbërja dhe ndikimi i njeriut në të”. Do të kërkohet nga ta që të ndajnë fletën
e fletores në dy shtylla me një vijë vertikale në mes. Në shtyllën e majtë nxënësit do të
shkruajnë pjesë që u pëlqejnë (u lënë mbresë) më shumë, ndërsa në anën e djathtë ata
duhet të komentojnë atë pjesë që u ka pëlqyer. Nxënësit udhëzohen që ta lexojnë tekstin të
tërë dhe të ndalen katër pesë herë gjatë leximit, për të mbajtur shënime. Gjithsesi, në fund
do të duhej t’i ktheheshin edhe një herë mësimit si të tërë për të mbajtur shënime të tjera.
Gjatë kësaj periudhe kohore, mësimdhënësi do të vizitojë grupet dhe do të intervenojë me
ndihmën e tij në rast nevoje. Pasi nxënësit të përfundojnë punën, mësimdhënësi kërkon
që nxënësit të lexojnë pjesët që kanë zgjedhur dhe komentet që kanë shënuar rreth tyre.
Komentet do të shoqërohen me pyetjet:

• Pse e shënuat këtë pjesë?

• Çfarë të bëri të mendosh ai citat?

• Çfarë elemente kishte citati që të nxiti më shumë?

• Çfarë do të mbani mend nga ky mësim? etj.

Mësimdhënësi mund të bëjë një ose dy komente, por gjithsesi në funksion të sqarimit të
ndonjë pjese të rëndësishme brenda njësisë mësimore, e cila nuk është evidentuar nga
nxënësit. Komentet e mësimdhënësit nuk duhet të jenë autoritare, por ato duhet të jenë të
natyrshme dhe në funksion të nxitjes së nxënësve për të diskutuar rreth tyre.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 10 min

Mësimdhënësi parashtron para nxënësve një pyetje binare:


A duhet qeveria të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta
mbrojtur atmosferën nga ndotja?
Nxënësit do të mendojnë rreth përgjigjes dhe do të marrin një qëndrim. Nxënësit që kanë
përgjigje pozitive rreth pyetjes duhet të pozicionohen nga njëra anë e klasës, ata që kanë
përgjigje negative duhet të vendosen në anën tjetër, ndërsa ata që janë neutral duhet të
pozicionohen në mes të dy grupeve. Të gjitha grupet duhet të identifikojnë argumentet në
bazë të qëndrimit që kanë marrë dhe t’i shënojnë ato në tabelë. Në anën e majtë do të
shënohen argumentet e grupit të parë, ndërsa në anën e djathtë ato të grupit të dytë.

Nëse po, atëherë pse po ? Nëse jo, atëherë pse jo?

Në fund do të japin argumentet edhe anëtarët e grupit neutral. Pas dhënies së argumenteve,
kërkohet që nxënësit që kanë ndryshuar qëndrim nga ballafaqimi i argumenteve të ndërrojnë
pozicion.

88
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa: VII

Tema: Të shkruajmë drejt Gjuhën shqipe: Si të shkruajmë drejt dhe pa gabime


Gjuhën Shqipe

Mjetet e punës: Fletët e punës, lapsi, markeri, tabela etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: laptop, projektor

Lidhja me lëndët e tjera: Edukatë Qytetare

Fjalët kyç: drejtshkrim, shenjat e pikësimit, etj.

Rezultatet e të nxënët

Në fund të orës nxënësit do të jenë në gjendje:

• t’i identifikojnë dhe korrigjojnë së paku 80% të gabimeve drejtshkrimore, në


pjesën e dhënë

Pjesa hyrëse - 5 min

Mësimdhënësi paraqet para nxënësve dy mendime për


drejtshkrimin, njëri prej të cilëve është thënë nga gjuhëtari
Eqrem Çabej:
“Të shkruash drejt, do të thotë të mendosh mirë.”
“Të bësh gabime drejtshkrimore, do të thotë, të gabosh së
menduari”.
Eqrem Çabej
Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të jepin mendimet e tyre rreth këtyre thënieve
dhe rëndësisë së tyre për ta shkruar drejt Gjuhën Shqipe.

89
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa kryesore 25 – 30 min


Mësimdhënësi paraqet para nxënësve një fjali, fjalët e së cilës janë të parenditura:
• Mori, në orën, shkoi, vajza, librin, dhe, të mbrëmjes, në bibliotekë, shtatë.
Ai/ajo organizon një garë ndërmjet nxënësve për të renditur sa më shpejt dhe drejt
fjalët në fjali. Nxënësi më i suksesshëm, që e kryen detyrën drejt dhe më së shpejti
do të përgëzohet.
Më pas, arsimtari shfaq disa foto në të cilat pasqyrohen gabimet më të shpeshta
drejtshkrimore të vendosura në reklama të ndryshme në qytet. Kërkon nga nxënësit
që të gjejnë gabimet dhe të mundohen që të jepin formën e saktë të shënimit të tyre.

Mësimdhënësi ndan klasën në dy grupe. Ai paraqet para nxënësve disa fjalë të cilat
janë të shkruara gabimisht dhe kërkon nga ata që të gjejnë formën e drejtë të të
shkruarit të tyre. Secili nga grupet paraqet formën e drejtë të shkrimit të njërës nga
fjalët duke dhënë dhe arsyetimin e tyre.
Disa net I mir Të zinjë
Paqa Çafë Ai Shkoj
Menquri I fort 15. shkurt.2008
I ëmbel I shpejt Unë jamë
Më pas, mësimdhënësi u shpërndan nxënësve tekstin e mëposhtëm:
Të gjithëve na kaploi frika përpara tytave të pushkëve dikush me zë të lartë pyeti A jeni
gati për ndëshkim ne shikuam njëri tjetrin të gjithë cituam fjalët kush guxon fiton jetën
e kishim në rrezik njeriu me maskë lexoi vendimin Të vriten jo të lirohen
Ai/ajo kërkon që nxënësit të vënë shenjat e pikësimit në vendin e duhur, secili
individualisht dhe më pas të jepin variantin e tyre grupor.
Pas vendimit grupor ata shohin në projektor dy variantet e mundshme, të cilat janë të
sakta.
Varianti i parë
Të gjithëve na kaploi frika. Përpara tytave të pushkëve, dikush me zë të lartë pyeti: A
jeni gati për ndëshkim?!
Ne shikuam njëri –tjetrin. Të gjithë cituam fjalët: “kush guxon fiton”. Jetën e kishim
në rrezik. Njeriu me maskë hekuri lexoi vendimin:
-“Të vriten, jo të lirohen”!

90
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Varianti i dytë
Të gjithëve na kaploi frika përpara tytave të pushkëve. Dikush me zë të lartë pyeti: A
jeni gati për ndëshkim?
Ne shikuam njëri –tjetrin. Të gjithë cituam fjalët: “kush guxon fiton”. Jetën e kishim
në rrezik. Njeriu me maskë hekuri lexoi vendimin:
-“Të vriten jo, të lirohen”!
Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të krahasojnë variantin e tyre grupor me ato që u
dhanë në projektor.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 5 – 10 min

Mësimdhënësi shpërndan një tekst me gabime drejtshkrimore dhe kërkon që nxënësit


ta korrigjojnë atë.
Te rinjët erdhen duke qeshur, derisa Arbri fshihte diqka pas vetes. Veqanarisht, kuar
ai dëshironte të bëntë shaka me ta, veqmas me Jetonin, së pari brohoriste:

Jamë i pari dhe kamë mundësi që t’a fitoi ndeshjen.

Ekipi i tij ishte si një qetë mali e shënderruar në lojtar të mëdhënjë.

Sa here qe shenonte gol ai merrte lavdata nga nxënsit dhe qështja e tij kurr nuk
diskutohej pas ndëshjes.
Më pas nxënësit shkëmbejnë fletët e punës në dyshe dhe grup për të parë, nëse kanë
bërë korrigjimet e njëjta. Ndërkohë mësimdhënësi vështron punën e tyre duke parë
se cili nga nxënësit ka korrigjuar të gjitha gabimet dhe kërkon nga ata që të lexojë
tekstin pa gabime.

Në fund, paraqitet në projektor versioni pa gabime dhe nxënësit shohin se sa kanë


qenë të saktë në korrigjimet e tyre.

Të rinjtë erdhën duke qeshur, derisa Arbëri fshihte diçka pas vetes. Veçanërisht, kur
ai dëshironte të bënte shaka me ta, veçmas me Jetonin, së pari brohoriste:
• Jam i pari dhe kam mundësi që ta fitoj ndeshjen!
Ekipi i tij ishte si një çetë mali e shndërruar në lojtarë të mëdhenj. Sa herë që shënonte
gol, ai merrte lëvdata nga nxënësit dhe çështja e tij kurrë nuk diskutohej pas ndeshjes.

Detyrë shtëpie: Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që për detyrë shtëpie të marrin
një tekst nga gazetat ditore dhe të vërejnë gabimet e mundshme drejtshkrimore.

91
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Histori

Klasa: VII

Tema: Kryqëzatat

Mjetet e punës: Libri shkollor për klasën e 7, fletoret e nxënësve, markerë, tabela etj.

Përdorimi i teknologjisë informative: Bim – projektor

Lidhja me lëndët e tjera: Gjuhë shqipe, Gjeografi

Fjalët kyç: Kryqëzata, Papa, Feudalët, Bujkrobërit

Rezultatet e të nxënët

Në fund të debatit nxënësit do të jenë në gjendje:

• të identifikojnë arsyet e organizimit të kryqëzatave;

• të arsyetojnë organizimin e kryqëzatave;

• të vlerësojnë ndikim e kryqëzatave në shoqërinë evropiane.

Pjesa hyrëse 5- 7 min

Mësimdhënësi shkruan në tabelë fjalën “KRYQËZATA” dhe kërkon nga nxënësit të


mendojnë dhe të tregojnë se me çfarë ka të bëjë kjo fjalë e re për ta. Mësimdhënësi
i ndihmon nxënësit ose më saktë i orienton ata të mendojnë drejt me ndonjë nën
pyetje, si p.sh.
Ndajeni këtë fjalë të re në dy fjalë dhe gjeni kuptimin.
Supozohet se përgjigjet e nxënësve do të jenë:
1. I krishterë;
2. Organizata;
3. Luftë;
4. Ushtri.
Në fund, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të krijojnë një fjali me kuptim duke i
përdorur fjalët e lartëshënuara. Disa punime të nxënësve do të lexohen para tërë
klasës.

92
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa kryesore 25-10 min

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit t’i hapin librat në faqen 10 dhe zgjedh një
nxënës të lexojë pjesën e parë të temës KRYQËZATAT – Gjendja në prag të
kryqëzatave. Njëkohësisht, kërkon nga nxënësit e tjerë të përcjellin tekstin me
vëmendje. Pasi që të lexohet pjesa e parë mësimdhënësi pyet nxënësit:
Sa janë të sakta fjalët që i kemi shënuar në tabelë për kuptimin e fjalës
KRYQËZATA?
Me shenjën (√) vlerësohen nga nxënësit fjalët e sakta dhe me shenjën (-) vlerësohen
fjalët e pasakta. Në vazhdim mësimdhënësi bën pyetjen tjetër për tekstin e lexuar:
Gjeni arsyet kryesore të organizimit të Kryqëzatave?
Pasi që të identifikohen arsyet kryesore të organizimit të Kryqëzatave,
mësimdhënësi shënon në tabelë:
• Mallrat luksoze të lindjes për feudalët evropian;
• 1077 pushtimi i Jerusalemit nga turqit selxhuk.
Në vazhdim mësimdhënësi ndan nxënësit në 3 grupe:
Grupi i Jurisë: 5 nxënës të zgjedhur nga mësimdhënësi do të luajnë rolin e Jurisë.

Grupi i parë: Nxënësit të cilët me bindjen e tyre besojnë në arsyen e parë.

Grupi i dytë: Nxënësit të cilët me bindjen e tyre besojnë në arsyen e dytë.

Shënim: Gjatë krijimit të grupeve mësimdhënësi duhet të kujdeset që:


a) Grupi i parë të përbëhet nga nxënës që janë të shkathët në dhënien e
argumenteve,
b) 2 grupet tjera të krijohen në bazë të bindjeve të tyre pa manipulim të
mësimdhënësit.
Në vijim mësimdhënësi sqaron se nxënësit e grupit të Jurisë duhet të ndjekin me
vëmendje argumentet e dy grupeve të tjera në klasë, ndërsa dy grupet e tjera duhet
të jepin argumentet të bazuara në tekst, si: fakte historike, por edhe ato argumente të
cilat janë të nënkuptuara ose nxënësit i kanë nga njohurit paraprake.
Lexohet pjesa e dytë me nëntitullin Ekspeditat kryqtare nga një
nxënës dhe të tjerët e ndjekin atë. Pas leximit të pjesës së dytë,
mësimdhënësi drejton debatin duke ua dhënë fjalën anëtarëve të
grupit të parë. Nxënësit e këtij grupi duhet të jepin argumentet e
tyre për ta bindur Jurinë dhe të tjerët se ata kanë të drejtë në bindjen
e tyre. Më pas fjalën e kanë nxënësit e grupit të dytë duke dhënë
kundër argumentet e ndaj argumenteve të grupit të parë dhe fakte
të tjera që mbrojnë pozicionin e tyre. Kjo procedurë përsëritet dy
herë (d.m.th për pjesën e dytë të temës dy herë grupet kanë të
drejtë të flasin).

93
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Më pas lexohet edhe pjesa e tretë dhe e fundit e temës me nëntitullin Rëndësia e
kryqëzatave dhe vazhdohet me debatin ndërmjet dy grupeve si më herët. Në fund
të pjesës kryesore të orës grupi i nxënësve Juria, do t’i vlerësoj dy grupet të tjera,
natyrisht duke dhënë argumentet e tyre, se cili nga grupet ishte më bindës dhe i më i
qartë gjatë debatit në klasë

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 10 min

Mësimdhënësi vlerëson debatin në klasë duke i falënderuar nxënësit për angazhimin.


Ai/ajo përmes pyetjes së hapur nxit një tjetër diskutim, i cili synon të kultivojë te
nxënësit ndjenjën e humanitetit:
Çfarë mendoni, sa vlen të luftosh që të fitosh diçka që nuk është jotja dhe
ta rrezikosh jetën e dikujt, i cili mbron pronën e vet, dhe në të njëjtën kohë
rrezikon edhe jetën tënde?
Përgjigjet e nxënësve do të kontribuojnë në arritjen e konsenzusit se jeta është gjëja
më e çmuar që ka një njeri dhe nuk ia vlen që atë ta rrezikosh për kurrfarë pasurie.

Detyrë shtëpie: Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve në fund të tekstit shkollor. Përveç
përgjigjeve për pyetjet, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të shohin filmin artistik
për Kryqëzatat (KINGDOM OF HEAVEN me Orlando Bloom në rolin kryesor) dhe për
orën e ardhshme të shkruajnë një ese për filmin duke marrë temën sipas dëshirës,
p.sh. Feudalet, Mbretërit ose Bujkrobërit.

Këto ese do lexohen orën e ardhshme. Përveç leximit të eseve, nxënësit në orën e
ardhshme do të zgjidhin dhe një Asociacion si më poshtë:

Kali Të Bashkuar Toka Pushtim

Shpata Krishterë Monedha Azia

E Fortë Kryqi Feudalët Turqit

Beteja Simboli Tregtarë Jerusalemi

Ushtria Kryqëzatat Pasuri 1077

Fushatat Ushtarake Krishtere

94
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lënda: Mësim zgjedhor

Klasa: IX

Tema: Është Epidemi

Mjetet e punës:

6 hinka të qelqit, 20 gota laboratorike me kapakë, 20 palë dorëza plastike, 5


kalkulatorë, 5 pH sensorë, 1 gotë laboratorike (me shkallëzim, i rezistojnë ngrohjes),
1 litër acid klorhidrik (HCl), 100 mL hidroksid natriumi (NaOH), Indikator
5 pipeta të 100 mL (automatike), 1 litër alkool

Përdorimi i teknologjisë informative: 5 laptopë, projektor

Lidhja me lëndët e tjera: shkenca, gjuhën shqipe, aftësitë për jetën

Fjalët kyçe: epidemi, reagens, reaksion, infektim

Rezultatet e të nxënët

Pas përfundimit të eksperimentit nxënësit do të jenë në gjendje të :

• numërojnë mënyrat e përhapjes së paku të dy sëmundjeve epidemike;


• të listojnë burimin e sëmundjeve epidemike;
• t’i dallojnë simptomat e së paku dy sëmundjeve epidemike;
• të vlerësojnë rëndësinë e masave parandaluese për të evituar përhapjen e
sëmundjeve epidemike.

Pjesa hyrëse 5 – 7 min

Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të përgjigjen në pyetjet:

• Cilat sëmundje epidemike i dini? (Shëno në tabelë).


• Si përhapen sëmundjet epidemike? (Shëno në tabelë)

Përgjigjet e nxënësve shënohen në tabelë. Mësimdhënësi i orienton dhe i ndihmon


nxënësit të rikujtojnë njohuritë e tyre rreth sëmundjeve epidemike

95
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa kryesore- 30 min

Në këtë ushtrim, do të demonstrojmë përhapjen e një epidemie me anë të lëngjeve


dhe gotave.
Kujdes: Vendosni dorezat, ndalohet pirja e lëngut. Njëri nga Ju ka në gotë lëngun
helmues, përmbajuni rregullave.
Mësimdhënësi i përgatit gotat plastike të kafesë për aq nxënës sa ka klasa. Gotat
emërtohen me emra të nxënësve ose me numra prej 1- 20, 21 (varësisht nga nr. i
nxënësve). Në të gjitha gotat qitet lëng ( acid i dobësuar - HCI), ndërsa në njërën
vendoset lëngu me bazë - NaOH. Këtë gotë e din vetëm mësimdhënësi. Kjo është gota
e cila trajtohet e infektuar.
Ftohen të gjithë nxënësit të marrin nga një gotë. Më pas ata
ndalojnë për 5-10 sekonda. Ata zgjedhin një shok apo shoqe
me të cilin do t’i përziejnë gotat: për shembull nxënësi me
gotën nr. 5 e zgjedh shokun me gotën nr. 14 dhe një sasi
të lëngut e zbraz në gotën e tij. Në këtë mënyrë veprojnë të
gjithë nxënësit (është e këshillueshme që këtë aktivitet ta
demonstrojë së pari mësimdhënësi me një nxënës në klasë).
Mësimdhënësi i këshillon nxënësit të ndalen për 10 sekonda
dhe pastaj t’ia kthejnë shokut/shoqes sasinë e lëngut.
Mësimdhënësi fton një nxënës që të shënojë në tabelë se cili nr me cilin kanë bërë
përzierje të lëngut nga gotat e tyre – kontakti i parë.

Emri ose numri Përzierja I Përzierja II Përzierja III Infektuar


i nxënësit
1 6 PO
2 10 PO
3
4
5 14 19 JO
6 1
7
8
9
10 2 PO
JO
JO
5 PO
PO

96
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Kjo përsëritet në mënyrë të njëjtë, por duke e ndërruar shokun apo shoqen, p.sh.
nxënësi me nr. 5 e përzien lëngun me nxënësin me nr 19 (kujdesuni që nxënësit të
shkëmbejnë gotat me numra të ndryshëm jo të afërt). Përsëri ndaleni 10-15 sekonda
dhe përsëri shënoni numrat në tabelë.
Ndaluni. Pushoni pak. Ju jeni të infektuar. Ju tani duhet të testoheni për infeksion.
Për ta bërë këtë, mësimdhënësi do të shtojë një pikë të Fenolit të kuq në gotat e
juaja. Nëse lëngu në gotën tuaj merr ngjyrë vjollcë të ndritshme, atëherë do të thotë
që ju jeni testuar pozitiv, nëse lëngu në gotën tuaj merr ngjyrë të verdhë, prova e Juaj
është negative (je i infektuar).
Nëse ka kohë, parapëlqehet që aktiviteti të përsëritet tri herë. Shkollat te cilat kanë
laboratorë, kabinete dhe posedojnë PH-metër mund ta bëjnë matjen-lartësinë e
infeksionit të çdo nxënësi.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënët 7 - 10 min

Në këtë fazë bëhet analiza e infeksionit:


Të zbulojmë gotën e cila ishte e infektuar. Diskutoni tabelën duke hulumtuar PO-të
dhe JO-të. Krahasoni kontaktin e parë me të dytin dhe eliminoni të painfektuarit.
Në këtë fazë, diskutimi mund të zgjasë shumë, por kur mësimdhënësi e vëren se po
përfundon koha, atëherë ai/ajo tregon për gotën e infektuar. I kthehet tabelës bashkë
me nxënës për të zbuluar dhe analizuar zinxhirin i infeksionit.
Mësimdhënësi kërkon që nxënësit t’i përgjigjen pyetjes:
Po të bënim edhe përzierjen e tretë, çfarë do të ishin gjasat për të gjetur të infektuarin?
Përgjigjet e nxënësve do të diskutohen në klasë.

97
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

98
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 5

Vlerësimi i të nxënit të nxënësve

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?


Në këtë pjesë do të mësoni për:
• procesin e vlerësimit të përparimit të nxënësve në përputhje me
Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë;
• nivelet e ndryshme të vlerësimit;
• informata më të hollësishme mbi kompetencat dhe strategjitë për
vlerësimin e të nxënët të nxënësve;
• mënyrat të cilat ju mundësojnë juve dhe fëmijëve që të vlerësoni të
nxënët në bazë të nivelit të rezultateve të të nxënët të cilat ju i synoni;
dhe
• shembuj se si të planifikoni dhe të merrni masa për vlerësimin e të
nxënët të nxënësve.

Çka është vlerësimi i përparimit të nxënësve?


Është me rëndësi që vlerësimi të konsiderohet proces i mbledhjes së të dhënave mbi të nxënët
e nxënësve. Sa më shumë të dhëna që keni për të nxënët e nxënësve aq më të qartë do ta
keni se sa janë zhvilluar kompetencat e tyre dhe sa mangësi kanë në të nxënë dhe, po ashtu,
aq më të qartë do ta keni se sa do të arrijnë të përparojnë drejt fazës tjetër të rëndësishme të
të nxënët.

Vlerësimi i përparimit të nxënësve është një temë e gjerë.


♦ Më së shpeshti nënkupton dy lloje kryesore vlerësimi:
o Vlerësimin për të nxënët dhe
o Vlerësimin e të nxënët.
♦ Përfshinë planifikimin e vlerësimit në kuadër të udhëzimeve të KKK-së:
o Mbledhjen e dëshmive dhe
o Dhënien e informacionit kthyes nxënësve.
99
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi për të nxënët është më i fokusuar.


♦ shpeshherë quhet vlerësim formativ,
♦ është pjesë e procesit të mësimdhënies/lehtësimit,
♦ ndodh përditë,
♦ shpeshherë është joformal, por përbëhet nga detaje të vogla të cilat ju ndihmojnë të
kuptoni se si po e përvetëson mësimin secilin nxënës.

Është me rëndësi që vlerësimin për të nxënët ta bëni pjesë përbërëse të punës suaj të
përditshme në klasë.
♦ Ju jep informata që ju nevojiten për t’i përshtatur strategjitë tuaja të mësimdhënies në
ato çaste kur ndodh të nxënët e nxënësve.
♦ Ju informon juve edhe fëmijën mbi të kuptuarit e nxënësit në momentin kur mund të
bëhen përshtatjet e nevojshme, dhe ju ndihmon të siguroheni që nxënësit do të arrijnë
rezultatet optimale të të nxënët çdo ditë.

Konsiderojeni vlerësimin për të nxënët si ‘praktikë’.


♦ Ne nuk i vlerësojmë nxënësit me notë në ditarin e klasës për shkathtësitë dhe konceptet
që sapo i kanë dëgjuar apo që janë duke i mësuar.

Ju mund të bëni vlerësimin për të nxënët duke:


♦ angazhuar vetë nxënësit (vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve), sepse
angazhimi i nxënësve dhe përgjegjësia për punën e tyre ua shton motivim për të mësuar;
♦ u dhënë nxënësve informacion kthyes, në mënyrë qe të mësojnë të përmirësojnë të
nxënët e tyre.

Vlerësimi i të nxënët
♦ shpesh quhet vlerësim përmbledhës;
♦ është pjesë e procesit të përgjithshëm të mësimdhënies/lehtësimit;
♦ është pjesë e vlerësimit periodik në klasë për të përcaktuar në një kohë të caktuar çfarë
dinë dhe çfarë nuk dinë nxënësit;
♦ bëhet rregullisht çdo disa javë, çdo muaj apo një herë në vit;
♦ ndihmon në përcaktimin e përparimit të përgjithshëm të nxënësve dhe në provimin e
maturës.

100
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Është me rëndësi ta integroni vlerësimin e të nxënët në planin tuaj të përgjithshëm të vlerësimit.


♦ Ju siguron informata të cilat ju nevojiten për t’i përshtatur mësimdhënien tuaj dhe planet
për të nxënët në mënyrë periodike, ose në fillim të njësive mësimore apo mësimeve
gjatë vitit;
♦ ju informon edhe juve edhe nxënësit për të kuptuarit e tyre në lidhje me standardet e
përmbajtjes.

Konsiderojeni vlerësimin e të nxënët si:


♦ rezultat përfundimtar i të nxënët të nivelit të lartë; dhe,
♦ vlerësim i nxënësve karshi standardeve nacionale.

Vlerësimin e të nxënët mund ta bëni duke:


♦ I angazhuar nxënësit që të përcaktojnë vetë qëllime personale afatgjata të të nxënët;
♦ ua bërë të qartë nxënësve nivelin e kompetencave dhe të rezultateve;
♦ mbajtur teste dhe hartime dhe duke llogaritur dhe shpallur notat e tyre.

Gjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe të vlerësimeve të tjera përmbledhëse. Ajo
që është me rëndësi është që ato të jenë objektive dhe të reflektojnë arritje në aktivitete të
ndryshme dhe nivele të ndryshme të të nxënët.

Vlerësimi i shkathtësive të nxënësve në suaza të kompetencave kryesore të KKK-së


Shkathtësitë të cilat i zhvillojnë nxënësit janë të cekura më poshtë krahas kompetencave
kryesore në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës.

KOMPETENCAT KRYESORE TË
PARAPARA ME KURRIKULËN E SHKATHTËSITË THEMELORE
KOSOVËS

Kompetencat e komunikimit dhe të të Prezantim


shprehurit (“Komunikues efektiv”)
Të dëgjuarit aktiv
• Komunikimi nëpërmjet gjuhës natyrore dhe
artificiale mbështetet në një sërë rregullash Gjuhë amtare
të përcaktuara dhe të zhvilluara për një
Gjuhë e huaj
qëllim të veçantë, të tilla si komunikim
ndërkombëtar ose të programeve
kompjuterike Angazhimi dhe kontributi për
dialog produktiv
• Aftësia për të respektuar rregulla dhe për të
qenë kreativ njëkohësisht

101
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Kompetencat e të menduarit (“Mendimtar Të menduarit kritik


kreativ”)
Shkathtësitë njohëse
• Mëson të kuptojë, analizojë, sintetizojë,
zgjidhë probleme, vlerësojë/vetë-vlerësojë Zgjidhja e problemeve
• Zhvillon të menduarit konceptual dhe
Menaxhim i stresit
arsyetimin e shëndoshë
• Merr vendime të bazuara në informata të Planifikim
verifikuara
• Ndërlidh vendimet me pasojat e vendimeve Vlerësim

Vetëreflektim

Shkathtësitë analitike

Kompetenca e të nxënët (“Nxënës i Përvetësimi i informatave


suksesshëm”)
Hetim
• Tregon kapacitet për shkrim-lexim,
matematikë dhe shkencë, TIK dhe qytetari Të nxënët
aktive
Hulumtim
• Mëson si të mësojë
• Identifikon dhe merr informata, dhe i
përpunon ne mënyrë të pavarur, efektive
dhe me përgjegjësi

Kompetencat që kanë të bëjnë me jetën, punën Ndërmarrës


dhe mjedisin (“Kontribuues produktiv”)
Estetik
• Punon në ekipe
• Dëshmon shkathtësi organizative dhe të Kreativ
udhëheqjes
Vetëdijesimi për mjedisin
• Dëshmon shkathtësi ndërmarrëse
• Zotëron shkathtësitë për menaxhimin e
konflikteve dhe vlerësimin e rreziqeve
• Ndërmerr veprime të pavarura
• Kontribuon në mënyrë efektive në mbrojtjen
dhe zhvillimin e mjedisit

Kompetencat personale (“Individ i shëndosh”) Menaxhim i konflikteve

• Dëshmon njohjen e vetes dhe të të tjerëve Ndërpersonale


• Dëshmon vetëbesim
• Menaxhon emocionet dhe stresin Sociale
• Tregon bashkëndjesi për të tjerët
Punë në ekipe
• Dëshmon kapacitet për të bërë jetë të
shëndoshë Udhëheqje
• Bën zgjedhje të përgjegjshme për shëndetin
në kuptimin e ushqimit, stërvitjes dhe Bashkëpunim
shmangies së substancave dhe shprehive
të rrezikshme Emocionale

102
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Kompetencat civile (“Qytetar i përgjegjshëm”) TIK

• Kupton dhe çmon diversitetin Organizative


• Tregon tolerancë dhe respekt për të tjerët
• Tregon interesim për çështjet publike dhe Menaxhim i kohës
pjesëmarrje të përgjegjshme qytetare
• Përkrah dhe inicion ndryshime të dobishme
për jetën personale, shoqërinë dhe mjedisin

Planifikimi i vlerësimit të shkathtësive


Ju uhet të vendosni se cilat shkathtësi do t’i vlerësoni, sa shpesh dhe kur. Pastaj mund të
vendosni se ç’farë aktivitetesh do të zhvillojnë nxënësit për t’i vlerësuar ato shkathtësi. Para se
të filloni mendoni për:
♦ Besueshmërinë e dëshmive – është esenciale që nxënësit të Në
Pjesën
bëjnë aktivitete të ndryshme për të mbuluar një sërë shkathtësish e Burimeve
të ndryshme. mund të gjeni
më shumë
♦ Vlefshmërinë e dëshmive – Detyra që ua keni caktuar nxënësve strategji
a do t’ju sigurojë vërtet të dhënat që ju nevojiten? Për t’u vlerësimi për
përgjigjur kësaj pyetjeje sigurohuni që e keni planifikuar me të nxënët
kujdes detyrën dhe përshtateni me shkathtësitë të cilat doni t’i
vlerësoni.
♦ Realizueshmëria e kryerjes së detyrës – Sa është e realizueshme që t’i vlerësoni disa
shkathtësi të caktuara në të gjitha lëndët? A mund t’i vlerësoni të gjithë nxënësit në
mënyrë të barabartë?
♦ Mundësia për t’u dhënë informacion kthyes nxënësve– Si do t’ua prezantoni nxënësve
informacionin kthyes? Për këtë do t’ju nevojitet kohë. Duhet të siguroheni që jeni
përgatitur mirë për këtë.

Balanconi vlerësimin për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënët

Derisa mblidhni informata/të dhëna mbi të nxënët e nxënësve, mbani mend se është me
rëndësi që të keni një sërë dëshmish të ndryshme dhe t’i balanconi vlerësimin për të nxënët
dhe vlerësimin e të nxënët nëpër një sërë aktivitetesh dhe fushash të ndryshme të të nxënët.
Përderisa gjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe masave të tjera ‘formale’ të vlerësimit
të të nxënët (përmbledhës) në një klasë ku nxënësi është në qendër të vëmendjes, ju duhet
të përdorni më shumë vlerësimin për të nxënët. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një pasqyrë më të
qartë të përparimit të nxënësve më rregullisht dhe në mënyrë joformale.
Nxënësit do të duhej të kuptonin shkëmbimin e informatave rreth të nxënët të tyre. Dhe, në
momentin kur kjo ndodh, ne e dimë se vlerësimi për të nxënët është duke funksionuar.

103
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Dëshmitë për vlerësim duhet të përfshijnë:


♦ Kritere dhe caktimin e qëllimeve – përcaktoni dhe përkufizoni bashkë punën cilësore;
♦ Vrojtimet – vëzhgimet tuaja të sjelljes së nxënësve dhe të angazhimit të tyre në
diskutime, të cilat i ndani me nxënësit dhe me prindërit gjatë konsultimeve me ta;
♦ Strategjitë e të pyeturit (shih Pjesën 3);
♦ Vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve – ata kuptojnë të nxënët e tyre
dhe të nxënët e të tjerëve; kjo u ndihmon nxënësve të shohin veten dhe të tjerët si burim
për të nxënët e ndërsjellë;
♦ Mbajtjen e shënimeve nga nxënësit – dëshmi mbi të nxënët nga vetë puna e nxënësit
në klasë:
o shkrime të gjata ose të shkurtra në forma të ndryshme;
o shënime lidhur me tekstin, siç janë shënimet rreth mendimeve, skripte ose afate
kohore;
o puna verbale, siç janë prezantimet në klasë, pjesëmarrja në diskutime në klasë,
shfaqjet ose bisedat me mësimdhënësin.

Ndërveprimet tuaja të përditshme me nxënësit, vrojtimet dhe vlerësimi i vazhdueshëm do të


duhej t’ju jepnin mundësi të mjaftueshme për t’i parë dëshmitë e asaj se çfarë kanë kuptuar
nxënësit.
Përshtatur nga Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom.
Marrë nga: http://www.amle.org/Publications/WebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspx

Aktivitet plotësues

Mendoni se si mund t’ju ndihmojnë këto aktivitete të cekura më poshtë për të vlerësuar
përparimin e nxënësve.

• Vlerësimi i mësimdhënësit
• Vetëvlerësimi i nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve
• Vëzhgimi i mësimdhënësit
• Përdorimi i punës së nxënësve si model
• Krijimi i portfoliove të nxënësve nga puna e vlerësuar
• Caktimi i një testi
• Hulumtimi në veprim
• Shkalla e vlerësimit të shkathtësive praktike
• Vlerësimi i bazuar në kritere

104
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

4. Vlerësimi me nxënësin në qendër


Korniza e Kurrikulave e Kosovës promovon për Vlerësimin për të nxënë për të avancuar arritjet
e nxënësve dhe Vlerësimin e të nxënët të bazuar në dëshmi objektive të punës së nxënësit.
Ekzistojnë shumë mënyra për të vlerësuar nxënësit. Disa nga këto janë dhënë në vijim për t’u
marrë parasysh nga ju. Tabela në vijim tregon se si lidhen ato me shkathtësitë, dijen dhe stilet
e të nxënët.
Duhet të mbani në mend se të gjithë komponentët e ndryshëm të kompetencave (për shembull,
dija, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet), duhet të vlerësohen duke vendosur se çfarë mund të
matet e çfarë jo dhe si të vendoset drejtpeshim ndërmjet vlerësimit sasior dhe cilësor. Vlerësimi
i kompetencave të ndryshme kërkon strategji të ndryshme.

Shkallët e të
Foljet që lidhen me shkallët e të nxënët
nxënët njohës

Një rezultat i të Ndërlidhet me aktivitetet e të nxënët në të cilat nxënësit do të


nxënët që sjell deri te: tregonin dëshmi që kanë mësuar, duke:

Të njohurit
Përkufizuar, përsëritur, shënuar, kujtuar dhe emërtuar.
Kujtoj
Të kuptuarit
Përkthyer, diskutuar, përshkruar, identifikuar dhe raportuar.
Kuptoj
Aplikim
Interpretuar, zbatuar, ushtruar, ilustruar, caktuar orar dhe skicuar.
Zbatoj
Analizë Diferencuar, llogaritur, krahasuar, gjetur dallime, kritikuar, paraqitur
Analizoj në diagram dhe debatuar.

Vlerësim

Vlerësoj Gjykuar, çmuar, vlerësuar, rishikuar, matur dhe llogaritur.


Sintezë Kombinuar, krijuar, komponuar, përpiluar, propozuar, zbuluar,
Krijoj sistematizuar , prodhuar, disenjuar.

Tashmë dihet botërisht se nxënësit mësojnë në mënyra të ndryshme:



disa mësojnë përmes qasjeve pamore, të tjerët parapëlqejnë të mësojnë
Pjesën
përmes dëgjimit ose qasjeve auditive. Të tjerë fare, mësojnë përmes e Burimeve
qasjeve fizike ose kinestetike. Për këtë arsye, mësimdhënësit zbatojnë mund të gjeni
strategji të llojllojshme kur organizojnë mësimin për përmbajtjen, në më shumë
mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të mësojnë përmes stileve të tyre informata për
stilet e të
primare të të nxënët.
nxënët

105
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Është me rëndësi të kuptoni se kur të hartoni një kuiz ose një test të shkurtër për të vlerësuar
të nxënët e nxënësve, atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni duke testuar të njohurit
(kujtoj) duke përdorur kryesisht qasjen vizuale. Duke e pasur këtë parasysh ju do të kuptoni
se po krijoni disavantazhe për nxënësit të cilët mësojnë kryesisht përmes qasjeve auditive dhe
kinestetike. Shihni tabelën në vijim për më shumë informata lidhur me këtë aspekt.

Strategjia Njohuri/Shkathtësi / Njohuritë/ Stili primar i të


Qëndrime Shkathtësitë/ të nxënët (PDL)
Qëndrimet primare
(NjShQ)
Kuize Njohuri Njohuri Pamor
Teste Njohuri Njohuri Pamor
Ese NJSHQ Njohuri Pamor
Debate NJSHQ Shkathtësi, Njohuri Dëgjimor
Dosje NJSHQ Njohuri Pamor, Lëvizor
Projekte NJSHQ Njohuri Pamor
Raporte NJSHQ Njohuri Pamor
Modele NJSHQ Shkathtësi Lëvizor
Ekspozitë NJSHQ Shkathtësi Lëvizor
Demonstrim Shkathtësi Shkathtësi Dëgjimor Lëvizor
Libra Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi Lëvizor
Harta Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi Pamor
Organizator grafik Njohuri Njohuri Pamor
Shënime mbi të
Njohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime Pamor
nxënët
Ditarë Njohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime Pamor
Vrojtime Shkathtësi Shkathtësi Pamor, Dëgjimor
Rubrika të krijuara
NJSHQ Njohuri Pamor
nga nxënësit
Prezantime
NJSHQ Shkathtësi, Njohuri Pamor
multimediale
Broshura NJSHQ Shkathtësi Pamor
Këngë,
performanca NJSHQ Shkathtësi Dëgjimor Lëvizor
muzikore
Vetëvlerësim
dhe vlerësim
NJSHQ Shkathtësi Pamor, Dëgjimor
i ndërsjellë i
nxënësve
Simulime NJSHQ Shkathtësi Lëvizor, Dëgjimor

106
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Vlerësimi dhe të Nxënët

Në mënyrë që të inkurajohet dhe përkrahet një llojllojshmëri e qasjeve të të nxënët nevojitet


të përdorni një llojllojshmëri të qasjeve të vlerësimit:
• Teste me disa përgjigje apo përgjigje të shkurta janë një mënyrë e shpejtë dhe efikase
e testimit të rikujtimit të fakteve, p.sh. numrin e lidhjeve, vokabularin e fjalëve në gjuhën
angleze dhe shkathtësitë themelore, p.sh. shumëzimi, shkrimi. Nëse këto nuk janë të
ndërtuara me kujdes, do të jenë më pak efektive në vlerësimin e koncepteve dhe të
parimeve.
• Përgjigjet e llojit të lehtë, detyra dhe projekte praktike, qoftë si pjesë e testit me kohë të
caktuar apo vlerësimit si pjesë e planit, apo si pjesë e vlerësimit të përditshëm në klasë
kanë më shumë mundësi të vlerësojnë të kuptuarit dhe të inkurajojnë një nivel më të
thellë të të nxënët. Më e rëndësishmja, nëse duhet të vlerësohet të kuptuarit, është se
metodat duhet të përfshijnë të nxënët në aplikimin e njohurive të tyre dhe lidhjes së tyre
me kontekste nga jeta reale. Kjo nuk mund të vlerësohet duke kërkuar rikujtim të pjesëve
të informatave të izoluara dhe jashtë kontekstit i cili do ta lëvizë mësimdhënien dhe të
nxënët nga të kuptuarit drejt memorizimit të informatave të domosdoshme për të pas
sukses në vlerësim.
Kështu që për të inkurajuar dhe përkrahur të nxënët e suksesshëm dhe për të zhvilluar
nxënës të efektshëm, duhet të kemi një spektër të plotë qasjesh të vlerësimit që i përshtaten
me objektivat e veçanta të të nxënët:
• teste formale joformale për të vlerësuar rikujtimin dhe marrjen e shkathtësive themelore;

• detyra më të detajuara dhe më komplekse dhe teste të cilat mund të vlerësojnë të


kuptuarit dhe zbatimin;
• vlerësim joformal, të vazhdueshëm nga mësimdhënësi që është i bazuar në vëzhgim, të
pyeturit dhe rutinën e detyrave të vlerësimit të të nxënët në klasë.

Vlerësimi i njohurive duke përdorur rezultatet e të nxënët


Së pari duhet t’i përgatitni aktivitetet e nxënies që u përshtaten rezultateve specifike të të
nxënët nga struktura e përgjithshme e bërthamës së Kurrikulës dhe nga plani ditor. Tabela më
poshtë do t’ju ndihmojë të mendoni se si mund t’ju orientojnë rezultatet
e të nxënët për aktivitetet të cilat mund të vlerësohen. Ky koncept është Për
i ilustruar shkurtimisht në tabelën e dhënë më poshtë. më
shumë
informata mbi
Si t’ju tregoni nxënësve në mënyrë pamore se çfarë duhet të Taksonominë
arrijnë e Blumit të të
nxënët shih
Është shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë se çfarë dëshironi Pjesën 4
të arrijnë ata nga mësimi. Strategjia sipas së cilës nxënësve ua tregoni

107
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

në mënyrë vizuale se si do të duket suksesi i tyre është strategji e dëshmuar e të nxënët, e cila
do t’i shtyjë nxënësit të mësojnë më mirë.
Një shembull se si mund ta bëni këtë është të krijoni një tabelë të madhe, të cilën do ta ngjitni
në një mur në klasë. Në këtë tabelë mund të shënoni se çfarë prisni nga nxënësit; madje
në tabelë mund t’i ndani këto të pritura, duke i përkufizuar nivelet e ndryshme, në mënyrë
që nxënësit ta kenë të qartë se si do të përparojnë. Më poshtë mund ta shihni një shembull
të një tabele të tillë, në të cilën ilustrohet se si mund t’ua tregoni nxënësve shkathtësitë a të
menduarit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të hulumtimit.

Vlerësimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemit, të menduarit kritik dhe


kërkimit
Niveli 1
Niveli 2 Niveli 3
Shkathtësitë
Shkathtësitë mesatare Shkathtësitë e nivelit të lartë
themelore

Mund të përdorni Mund t’i referoheni Mund ta përdorni dhe ta shpjegoni


fjalë kyç një fjale që lidhet me rëndësinë e një fjale të caktuar
çështjen
Mund të identifikoni dhe hulumtoni
Mund t’i shkruani Mund ta shpjegoni çështje të rëndësishme që lidhet
origjinën e një numri të me temën
faktet
fakteve
Mund t’i shfrytëzoni njohuritë për
Mund t’ua paraqitni të çështjen e ngritur për ta shpjeguar
Mund t’i shkruani tjerëve pikëpamjet tuaja pikëpamjen tuaj
pikëpamjet tuaja
Mund ta shpjegoni një Mund t’i shpjegoni disa pikëpamje
pikëpamje të ndryshme të ndryshme nga pikëpamja juaj
I dëgjoni me kujdes nga ajo juaja
pikëpamjet e të Mund ta identifikoni qasjen e
tjerëve Mund ta identifikoni njëanshme dhe të shpjegoni pse
qasjen e njëanshme ekziston

Shembuj për vlerësimin e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe vetëreflektimit


Për vlerësimin e shkathtësive të cekura më lart mund të jepni një detyrë ku nxënësit:
♦ Tregoni para klasës për disa probleme të të jetuarit në shtëpinë

tuaj. Pjesën
e Burimeve
♦ Shpjegojeni bashkë me të tjerët nëpërmjet diskutimit në grupe
mund të gjeni më
ose nëpërmjet ndonjë strategjie tjetër të të nxënët aktiv, siç shumë shembuj
është Koha e Rrethit (shih burimet në Pjesën 3), problemin e të vlerësimit të
ngacmimit në oborrin e shkollës. shkathtësive.

♦ Bëjani drejtorit të shkollës një prezantim të shkurtër rreth


problemeve me tualetet e vajzave në shkollë.

108
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Shkruajini një letër kryeministrit të Kosovës në të cilën do t’i shprehni shqetësimet tuaja
rreth ushqimit të modifikuar gjenetikisht, i cili shitet nëpër dyqane.
♦ Paraqitjani klasës një prezantim mbi Grykën e Rugovës.
♦ Zhvilloni një hulumtim të ndikimit turk në qytetin e Prishtinës gjatë shekullit të
nëntëmbëdhjetë.
♦ Shqyrtoni në mënyrë kritike një poet ose artist.

Vlerësimi i vlerave dhe i qëndrimeve: Vlerësimi i asaj që është më e vështirë për t’u
vlerësuar
Zakonisht do t’ju duket më e lehtë të vlerësoni atë për të cilën është më e lehtë të mblidhni
dëshmi dhe që rezulton me të nxënët njohës, siç shpjeguam më lart. Është më lehtë të
vlerësohet fusha njohëse sepse nxënësit mendojnë dhe mësojnë me tru.
Për të nxënët e nxënësve shpeshherë është me rëndësi të përpiqeni të vlerësoni aspektet
më të ndërlikuara të të nxënët, siç janë vlerat dhe qëndrimet. Megjithatë, fusha afektive
(emocionale) mund të përmirësojë ose të pengojë dukshëm, madje edhe ta parandalojë të
nxënët e nxënësve.
Në fillim të kësaj pjese mund t’i gjeni udhëzimet përkitazi me vlerat dhe qëndrimet. Po ashtu,
mund të keni nevojë për trajnim në mënyrë që t’i kuptoni këto aspekte më të ndërlikuara të të
nxënët të nxënësve dhe për të zhvilluar korniza. Më shumë informata rreth vlerësimit të fushës
afektive mund të gjeni në:
http://serc.carleton.edu/NAGTWorkshops/affective/assessment.html
http://www.sasked.gov.sk.ca/docs/physed/physed6-9/pg046.pdf

Pse të vlerësojmë FUSHËN EMOCIONALE– qëndrimet, bindjet, vlerat?


Vlerësimi i fushës emocionale është i rëndësishëm. Ajo është Në
shumëdimensionale dhe një nga dimensionet të cilat shtjellohen Pjesën
në këtë udhëzues janë qëndrimet. (Në Pjesën e burimeve mund 3 mund
të gjeni më shumë informata mbi dimensionet e tjera të fushës të gjeni më
shumë informata
afektive, siç janë bindjet dhe vlerat). Vlerësimi i qëndrimit apo i
për strategjitë e të
qëndrimeve paraqet një detyrë të vështirë, ngase qëndrimet burojnë pyeturit.
nga bindjet dhe vlerat e nxënësve. Ekzistenca e një qëndrimi mund
të konstatohet nga fjalët dhe sjelljet e nxënësit. Dy nga mjetet më Në Pjesën 4 mund
të zakonshme për vlerësim në fushën afektive janë: të lexoni më tepër
për integrimin e
Listë kontrolli– paraqet instrumentin më të zakonshëm dhe vlerësimit për
ndoshta më të lehtë për vlerësim në fushën afektive. Ajo përmban të nxënët në
mësimdhënien
disa karakteristika të cilat nxënësi ose mësimdhënësi i kategorizon
tuaj.
si “e pranishme” ose “mungon”. Hapat e ndërtimit të një liste të tillë
janë:
♦ Renditni të gjitha vetitë dhe karakteristikat të cilat dëshironi t’i vrojtoni.
♦ Radhitni këto veti në një “listë” të karakteristikave.
♦ Kërkoni nga nxënësit t’i shënojnë ato veti të cilat janë të pranishme dhe të mos shënojnë
asgjë pranë atyre që nuk janë të pranishme.

109
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vetëraportimi – individi duhet të shpjegojë qëndrimet ose ndjenjat e tij për një koncept ose ide,
ose për njerëzit e tjerë. Ky raport ndryshe njihet edhe si “reflektim me shkrim”. Për shembull,
kërkoni nga nxënësit t’ju tregojnë “Pse e pëlqejnë ose nuk e pëlqejnë një lëndë, aktivitet apo
person”.
Shkalla e rangimit – paraqet një sërë kategorish të përgatitura për të nxjerrë informata mbi një
veti cilësore në shkencat sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla e Likertit me kategoritë
Pajtohem Plotësisht, Pajtohem, i/e Pavendosur, Nuk Pajtohem, Nuk Pajtohem Aspak dhe
Shkalla e Rangimit 1-10, ku një person zgjedh numrin i cili e pasqyron më së miri perceptimin
e tij. Karakteristika themelore e cilësdo shkallë rangimi është se ajo përbëhet nga një numër
kategorish me shkallën e rangimit.
Burimi: Përshtatur nga http://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.html

Në tabelat më poshtë janë dhënë shembuj se si të filloni të mendoni për vlerësimin e qëndrimeve
dhe të të nxënët të nxënësve. Kjo tabelë mund t’ju ndihmojë të diskutoni për këtë gjë me
nxënësit.

Qëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhës


Kategoria e qëndrimit
angleze
Unë dua ta mësoj anglishten në nivel bisede. Negativ / Indiferent / Pozitiv
Unë dua të mësoj të lexoj dhe të shkruaj në Negativ / Indiferent / Pozitiv
gjuhën angleze.
Dua të studioj në universitet në gjuhën Negativ / Indiferent / Pozitiv
angleze.
Dua të jetoj në një vend ku flitet gjuha angleze Negativ / Indiferent / Pozitiv

Qëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhës


Kriteret
angleze
Gjuha angleze është e rëndësishme për të Negativ / Indiferent / Pozitiv
gjithë kosovarët.
Të rinjtë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën Negativ / Indiferent / Pozitiv
angleze.
Miqtë e mi duhet ta mësojnë gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv
Familja ime duhet ta mësojë gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Unë duhet ta mësoj gjuhën angleze. Negativ / Indiferent / Pozitiv

Për shembull: kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë të krijoni një listë temash që mund të
përdoren për diskutime në klasë, duke kërkuar nga ta të propozojnë tema të cilat u pëlqejnë
më së shumti, ose tema që u shkaktojnë vështirësi, që janë më të vështira dhe të tregojnë pse
mendojnë ashtu?

110
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pastaj, kërkoni nga ata që ta përdorin tabelën e dhënë më poshtë për


të diskutuar me ju, me shokët e klasës dhe me prindërit rreth fushave të Shih
ndryshme për të cilat mësojnë. Edhe ju, edhe nxënësit do të mësoni shumë Pjesën
e
më tepër rreth qëndrimeve dhe vlerave të tyre. Burimeve
“Vlerësimi
Vlerësimi i vlerave dhe i qëndrimeve nuk është i lehtë, por mund të jetë i
në fushën
dobishëm në disa mënyra: afektive”
♦ Ju ndihmon që t’i kuptoni qëndrimet e nxënësit për aktivitetet
mësimore, ose nëse ata pëlqejnë më shumë një lloj aktiviteti
mësimor. Mund ta përcaktoni këtë përmes vrojtimeve të drejtpërdrejta të pasuara nga
një bisedë në klasë për parapëlqimet e tyre. Nëse i planifikoni aktivitetet mësimore
sipas parapëlqimeve të nxënësve, gjasat janë se ata do të jenë më të motivuar të
marrin pjesë në procesin e mësimit.
♦ ju ndihmon të planifikoni aktivitete të të nxënët që përfshijnë përshkrimin e skenarëve të
dilemave apo problemeve, ku ofrohen disa zgjidhje alternative, për t’i sfiduar vlerat dhe
qëndrimet e nxënësve.
o Kjo u ndihmon nxënësve që të bëhen më të vetëdijshëm për vlerat e veta dhe të
reflektojnë në mënyrë kritike dhe të vendosin se çfarë mendojnë për to.

Aktivitet plotësues

Diskutoni me një koleg për këto çështje:

Vlerësimi i lëndëve merr tepër shumë Vlerësimi është testim dhe etiketim i nxënësve.
kohë.
Nuk mund t’i vlerësosh disa gjëra siç janë Vlerësimi në disa lëndëve është i gabuar.
pjesëmarrja, angazhimi apo fushata. Nxënësit nuk duhet të vlerësohen vetëm në
një lëndë.
Lëndët duhet të jenë nxitëse dhe Nxënësit e dinë se si po u shkon mësimi. Nuk
argëtuese. Sapo të filloni të vlerësoni të ka nevojë t’u tregojnë mësimdhënësit.
rinjtë e humbin interesimin.
Vlerësimi është mjaft i vështirë në shumë Nuk do të keni ndonjë dobi nga vetëvlerësim i
lëndë, sepse nxënësit nuk bëjnë mjaft nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i tyre.
punime me shkrim në të cilat do të
bazohej vlerësimi.

Integroni vlerësimin për të nxënët në mësimdhënien tuaj


Ka disa mënyra në të cilat mund ta përfshini vlerësimin për të nxënët në mësimdhenien tuaj.
♦ Diskutoni rreth qëllimit të mësimit duke i pyetur nxënësit se çfarë duan të mësojnë për
temën e mësimit;
♦ Shpjegojini rezultatet e të nxënët dhe kriteret për sukses që në fillim të orës mësimore
dhe shënojini këto në tabelë;

111
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Sigurohuni që nxënësit e dinë se si do të vlerësohen;


♦ Bëni shumë pyetje të mira për të inkurajuar shkathtësitë e të menduarit kritik;
♦ Inkurajoni nxënësit të bëjnë pyetje lidhur me punën e tyre;
♦ Kërkoni nga nxënësit që rregullisht t’ju raportojnë juve ose tërë klasës për punën e tyre
♦ Gjatë vlerësimit me notë të punimeve të nxënësve shënoni komente pozitive, për t’u
ndihmuar të punojnë më mirë në të ardhmen;
♦ Ndani pak kohë në fund të orës për rishikim dhe reflektim mbi të nxënët;
♦ Angazhojini nxënësit për vlerësimin e tyre nëpërmjet vlerësimit të ndërsjellë të nxënësve
dhe vetëvlerësimit. Nxënësit duhet përgatitur për ta bërë këtë – nuk është e lehtë të
kenë sukses; dhe
♦ Mbani shënime për punimet e nxënësve – për shembull, ditarë të të nxënët ose fletore
të shënimeve ku nxënësit mund të shkruajnë se çfarë kanë mësuar.

Aktivitet plotësues

Vlerësimi për nxënie është efektiv kur nxënësit:


• shfaqin ndryshime në qëndrimet e tyre ndaj të nxënët dhe në motivimin, vetëbesimin,
pavarësinë dhe iniciativën e tyre

• shfaqin ndryshime në përgjigjet e tyre ndaj pyetjeve, në kontributet e tyre në seanca


plenare dhe në shpjegimet dhe përshkrimet

• përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre

• bëjnë pyetje relevante

• janë të përfshirë në mënyrë aktive në proceset e vlerësimit formativ, p.sh. përcaktimin e


synimeve, vetëvlerësimin apo vlerësimin e bashkëmoshatarëve, njohjen e përparimit në
punën e tyre me shkrim, shkathtësi, njohuri dhe të kuptuar.

Karakteristikat kryesore të Vlerësimit për Nxënie janë:

• përdorimi i teknikave efektive të të pyeturit

• përdorimi i strategjive të vlerësimit me notë dhe informatës kthyese

• shkëmbimi i qëllimeve të të nxënët

• vetëvlerësimi dhe vlerësimi i bashkëmoshatarëve


Për më shumë informata, shih: http://www.qca.org.uk/296.html#feedback

Siç e kemi diskutuar më lart në këtë pjesë, vetëvlerësimi dhe vlerësim i ndërsjellë i
nxënësve paraqesin strategji të fuqishme për të nxënët e nxënësve.

112
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve


Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve bëhen atëherë kur nxënësit vlerësojnë vetë
përparimin e tyre dhe përparimin e të tjerëve. Këto strategji janë të rëndësishme, sepse u jepin
nxënësve më shumë përgjegjësi për të nxënët e tyre, rrisin motivimin e nxënësve dhe kanë
ndikim pozitiv në arritje. Vetëvlerësimi është mjaft personal – nxënësit shënojnë përparimin
e vet. Kërkoni nga nxënësit të bëjnë vetëvlerësimin e produkteve të të nxënët të tyre dhe të
interpretojnë dëshmitë e mbledhura mbi të nxënët e tyre.
Vlerësimi i ndërsjellë është më objektiv – nxënësit i shkëmbejnë përvojat dhe i ndihmojnë njëri-
tjetrit, dhe mësojnë të kuptojnë të nxënët e të tjerëve.

Si funksionojnë këto dy strategji?


Nxënësit nuk mund t’i realizojnë këto strategji pa ndihmën tuaj. Ata duhet të kuptojnë arsyen
pse po e bëjnë këtë. Nxënësit duhet t’i kuptojnë kriteret e suksesit të cilat i keni përcaktuar.
Ndiqni hapat në vijim:
♦ bëjeni vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve pjesë të planeve ditore;
♦ sigurohuni që kriteret e suksesit për secilin mësim të jenë të detajuara në përputhje
me rezultatet/objektivat e të nxënët. Për shembull, nxënësve mund t’u thoni ‘Qëllimi i
mësimit është të mësojnë për ndryshimet klimatike dhe për pikëpamjet e ndryshme mbi
atë se sa e rëndësime është kjo çështje. Ju do të vlerësoheni na bazë të asaj se si do
t’i shpjegoni pikëpamjet e ndryshme dhe si do ta paraqitni pikëpamjen tuaj;
♦ krijoni një formular vetëvlerësimi, të cilin do ta përdorin nxënësit. Më poshtë mund ta
shihni një shembull; dhe
♦ kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një fletore shënimesh, apo një dosje ku do të
shënojnë përparimin e tyre.

Në rastin vlerësimit të ndërsjellë të nxënësve, nxënësit duhet t’i kenë të qarta kriteret e suksesit
dhe t’i zbatojnë për të nxënët e të tjerëve.
♦ Tregojuni nxënësve si ta bëjnë vlerësimin. Shpjegojini me kujdes hapat.
♦ Kërkoni nga nxënësit që të vlerësojnë me notë një pjesë të punimit të njëri-tjetrit dhe
zhvilloni disa udhëzime, ose përgatisni një formular të cilin mund ta përdorin. Një
shembull për këtë mund ta gjeni në pjesën e burimeve në këtë udhëzues.
♦ Tregojuni nxënësve si të bëhen miq ose partnerë kritik me nxënësit e tjerë, në mënyrë
që të mund të punojnë me njëri-tjetrin me vetëbesim.

Të kërkoni nga nxënësit t’i “ndërrojnë” testet në fund të testimit nuk paraqet vlerësimin
e ndërsjellë të nxënësve. Tabela më poshtë paraqet një shembull të mjetit për vlerësim të
ndërsjellë të nxënësve të cilin mund ta përdorni. Po ashtu mund të përdorni këtë tabelë bashkë
me nxënësit, për të parë se si do t’i krahasojnë ata punimet e veta.

113
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mjet për vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve

Aspektet kryesore Vlerësimi: Dëshmitë Komentet


të vlerësimit 0=dobët deri

5=shumë mirë

E kupton qartë
çështjen
Jep kontribut pozitiv
në diskutim
E argumenton mirë
pikëpamjen
Mendon për pyetje
të reja
I dëgjon mirë të
tjerët
Është i mirë në
punën ekipore
Bën kompromise

Përgatitja e nxënësve për Vetëvlerësim dhe Vlerësim nga Bashkëmoshatarët


Nxënësit mund të kenë pak mundësi të ballafaqohen me forma të ndryshme vlerësimi dhe
kështu mund të kenë mungesë shkathtësish dhe gjykimesh të nevojshme për ta menaxhuar
në mënyrë të efektshme vetëvlerësimin dhe vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Gjithashtu,
në mesin e nxënësve mund të ketë perceptim se mësimdhënësit janë duke iu “shmangur”
përgjegjësive të tyre duke i bërë nxënësit të bëjnë vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Kjo
gjithashtu e thekson nevojën për t’i përgatitur dhe pajisur nxënësit plotësisht për vetëvlerësimin
e tyre dhe për vlerësimin e të tjerëve.
Është e dobishme t’u prezantohen nxënësve konceptet dhe elementet e vlerësimit sipas
kritereve të veçante gjatë javëve të para të mësimit kur shpjegoni kornizën e mësimit. Kjo
kërkon që të ndani kohë në fillim të aktivitetit grupor apo të njësisë për të diskutuar atë që
kërkohet dhe për të ofruar udhëzime se si t’i gjykojnë kontributet e tyre dhe të tjerëve. Nxënësit
do të kenë nevojë të ndihmohen për të zhvilluar kritere që përshtaten me rezultatet e të nxënët
përkitazi me rezultatet dhe procesin e punës në grup. Nëse janë përcaktuar kriteret e suksesit
për secilin element dhe janë komunikuar qartë, edhe roli juaj do të ndryshon dhe do të kalojë
në atë të fasilitatorit.

Planifikojeni vlerësimin
Është shumë me rëndësi ta planifikoni vlerësimin. Për këtë do t’ju ndihmojë një mjet për
planifikimin e vlerësimit.

114
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Duhet të vendosni se çfarë lloj aktivitetesh të vlerësimit dëshironi të përdorni për njësinë
tematike apo për tërë vitin. Vendosni se çfarë do të vlerësoni, si dhe kur.
♦ Krijoni një plan aktivitetevesh të vlerësimit për secilën temë apo njësi tematike.
Sigurohuni që të përdorni disa qasje të ndryshme gjatë gjysmëvjetorit apo gjatë vitit
shkollor.
♦ Sigurohuni që në planin e secilit mësim të përshkruhet vlerësimi, në mënyrë që nxënësit
të kenë mundësi të përparojnë.
♦ Vendosni se kur do të zbatoni vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve dhe vetëvlerësimin,
shkrimin formal dhe esetë, prezantimet e nxënësve me poster ose PowerPoint, ose
ndonjë qasje tjetër.

Planifikimi i vlerësimit

Në klasën tuaj deri në çfarë


Rrallë Ndonjëherë Shpesh
mase …
Ua tregoni nxënësve rezultatet e
pritura të të nxënët
Siguroheni që nxënësit i kanë
kuptuar kriteret e suksesit
Ndani kohë gjatë orës mësimore
kur nxënësit mund të reflektojnë
mbi të nxënët e tyre
Planifikoni mundësi për vetë-
vlerësim në kuadër të orës
mësimore
Planifikoni vlerësimin e ndërsjellë
të nxënësve
Diskutoni me nxënësit rreth
rezultateve për të nxënët e
ardhshëm
Siguroheni që nxënësit e
kuptojnë se gabimet janë pjesë e
të nxënët
E dini se nxënësit e kuptojnë se
çfarë pritet nga ata të arrijnë
U ndihmoni nxënësve të
përmirësojnë punën e tyre pas
vlerësimit të parë me notë

Diskutoni për aktivitetet e


vlerësimit të cilat do t’i zbatoni
për një punim apo një temë të
caktuar

115
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Tabela më lart do t’ju ndihmojë ta planifikoni vlerësimin. Bëjeni një kopje të kësaj tabele, ose
plotësojeni tabelën në këtë udhëzues për një temë që do ta realizoni. Pasi ta keni plotësuar
tabelën, mund ta krahasoni me tabelën e një kolegu tuaj.

Nxënësit duhet të përfshihen në planifikimin e veprimeve dhe në përcaktimin e rezultateve

Është me rëndësi të zhvilloni praktika të qëndrueshme përmes së cilave u ndihmoni nxënësve


të kuptojnë se si bëhet vlerësimi, cili është qëllimi i tij dhe cilat janë rezultatet e pritura. Është
esenciale t’i informoni nxënësit rregullisht për vlerësimin.
♦ Ndihmojuni nxënësve të caktojnë pritshmëri për gjërat në të cilat ju dëshironi të
përmirësohen. Kriteret e vlerësimit mund të përfshijnë sjelljen, njohuritë, shkathtësitë
apo qëndrimet.
♦ Dëgjojini nxënësit kur ju thonë se çfarë dëshirojnë të përmirësojnë.
♦ Lavdërojini arritjet, sepse kjo ndërlidhet ngushtë me vlerësimin – nxënësit duhet ta
ndjejnë suksesin.

Ndihmojuni të mendojnë se si mund të përmirësohen me plan, e jo rastësisht.

Përdorni mënyrat më të mira për t’i vlerësuar nxënësit

Vlerësimi më i mirë është i gjerë, përfshin qasje të ndryshme, është kuptimplotë dhe në të
marrin pjesë edhe nxënësit. Këtë mund ta bëni duke:
♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes të dobishëm. Kjo paraqet vlerësimin për të
nxënët (vlerësim formativ).
♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes nga nxënësit e tjerë. Kjo paraqet vlerësimin e
ndërsjellë të nxënësve.
♦ I inkurajuar të kenë aspirate për t’u përmirësuar. Ky është vlerësim me ndjeshmëri.
♦ Marrë vlerësime nga agjencitë ose partnerët e jashtëm, me të cilët kanë punuar nxënësit
tuaj. Kjo paraqet vlerësimin në botën reale.
♦ U ndihmuar nxënësve që të kuptojnë përparimin e tyre. Kjo paraqet vetëvlerësimin.
♦ U ndihmuar nxënësve të kuptojnë se dëshmitë për të nxënët e tyre i mbledhin në
formatet elektronike në internet. Kjo paraqet përdorimin e TIK-ut.

116
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi duhet të paraqesë thelbin e mënyrës tuaj të planifikimit vjetor, mujor, javor,
të njësive mësimore dhe të planeve ditore, në kuadër të strukturës së përgjithshme të
Kurrikulës
Duke e bërë këtë, ju mund të: Vlerësimi më i efektshëm
është ai:
♦ kuptoni mirë përparësitë dhe dobësitë e nxënësve
dhe mangësitë në përvojat e tyre; • që bëhet në kohën e duhur
• që është i përqendruar
♦ vrojtoni se si nxënësit marrin vendime për të nxënët
e tyre; • që përfshin zbatimin e
teknikave adekuate
♦ shfrytëzoni dëshmitë verbale dhe ato me shkrim;
• që ka të bëjë me dëshmi
♦ vrojtoni se si nxënësit provojnë qasje të ndryshme • në të cilin angazhohen
për të zgjidhur probleme; nxënësit

♦ mblidhni dëshmi nga një sërë punimesh në lëndët e


ndryshme;
♦ vlerësoni këto fusha duke përdorur fokuset e vlerësimit; dhe
♦ bisedoni me nxënësit për të kuptuar më mirë se si i zgjidhin ata problemet dhe a i gjejnë
përgjigjet.

Informata më të hollësishme për Pjesën 5


mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Strategjitë e vlerësimit për të nxënët


2. Stilet e të nxënët
3. Stilet e të nxënët në klasë
4. Vlerësimi në fushën afektive
5. Vlerësimi i shkathtësive
6. Përmbledhje e Planifikimit të Vlerësimit për Nxënie

117
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Burimet për pjesën 5

BURIMI 1: Strategjitë e vlerësimit për të nxënët (vlerësimi formativ)


Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom. Përshtatur nga
http://www.amle.org/Publications/WebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspx

Në përcaktimi i kritereve dhe i qëllimeve bashkë me nxënësit ata angazhohen në procesin


e mësimdhënies dhe të të nxënët, duke përcaktuar pritshmëri të qarta. Për të arritur sukses
nxënësit duhet t’i kuptojnë objektivat/qëllimet e të nxënët dhe kriteret për arritjen e tyre.
Përcaktimi dhe përkufizimi i përbashkët i punës cilësore, kërkesa që nxënësit të marrin pjesë
në përcaktimin e sjelljes normative për kulturën e klasës, dhe të përcaktuarit e kritereve për
sukses, paraqesin shembuj të kësaj strategjie. Përdorimi i punimeve të nxënësve, testeve apo
shembujve të asaj se çfarë pritet nga nxënësit u ndihmon atyre të kuptojnë se ku gjenden, ku
duan të arrijnë dhe si duket procesi efektiv për të arritur në atë pikë.

Vëzhgimet nënkuptojnë diçka më shumë se vetëm lëvizjen nëpër klasë për të kontrolluar se
a janë duke e bërë detyrën nxënësit dhe a kanë nevojë për ndonjë sqarim. Vëzhgimet janë të
dobishme për mësimdhënësin gjatë mbledhjes së dëshmive mbi të nxënët të nxënësve, në të
cilat e bazon planifikimin e mësimdhënies. Këto dëshmi mund të shënohen dhe të përdoren si
informacion kthyes për nxënësit përkitazi me të nxënët e tyre, apo si të dhëna anekdotike që
përdoren gjatë konsultimeve me nxënësit.

Strategjitë e të pyeturit duhet të inkuadrohen në planifikimin e mësimit/njësisë mësimore.


Kur bëni pyetje më të mira atëherë ua mundësoni nxënësve të mendojnë më thellë dhe kështu
mund ta keni më të qartë nivelin dhe thellësinë e të kuptuarit të nxënësve. Me pyetje të këtilla
mund t’i angazhoni nxënësit në dialogun në klasë, i cili edhe e zbulon, edhe e zgjeron të
nxënët. Aktiviteti me “skeda dalëse” në fund të orës, i cili zhvillohet për të kontrolluar se sa e
kanë kuptuar nxënësit mësimin, ose një kontroll i shpejtë gjatë mësimdhënies, si për shembull
me karta me ngjyrë “të kuqe/të gjelbër” (ndalo/ec), ose në të cilat shkruan “mirë/ jo mirë ”, janë
shembuj të strategjive për të bërë pyetje me anë të të cilave nxirren informata të drejtpërdrejta
për të nxënët e nxënësve. Me zbatimin e kësaj strategjie vlerësimi formativ, përveç që do të
kontrolloni të kuptuarit, ju edhe do t’u ndihmoni nxënësve të bëjnë pyetje më të mira.

Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ju ndihmon të krijoni brenda klasës


një komunitet të të nxënët. Nxënësit të cilët mund të reflektojnë derisa janë të angazhuar në
të menduarit metakognitiv angazhohen edhe në të nxënët e tyre. Kur nxënësit marrin pjesë
në përcaktimin e kritereve dhe të qëllimeve, atëherë vetëvlerësimi paraqet një hap logjik në
procesin e të nxënët. Te vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ata e shohin njëri-tjetrin si burim nga
i cili mund të kuptojnë dhe të kontrollojnë cilësinë e punës karshi kritereve të vendosura.

Mbajtja e shënimeve nga ana e nxnënësve u ndihmon të kuptojnë të nxënët e tyre në bazë
të dëshmive nga puna në klasë. Ky proces ku nxënësit rregullisht mbajnë shënime mbi punën
e tyre jo vetëm që i angazhon ata, por edhe u ndihmon të shohin përtej notës se ku kanë filluar
dhe si po përparojnë drejt qëllimit të të nxënët.

118
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 2: Stilet e të nxënit


Përshtatur nga http://712educators.about.com/od/learningstyles/a/learning_styles.htm

Nxënësit arrijnë efektshmërinë më të madhe atëherë kur mësojnë sipas stilit të tyre të veçantë
të të nxënët. Ekzistojnë tri lloje kryesore të nxënësve: vizual (pamor), auditiv (dëgjimor), dhe
kinestetik. Përderisa shumica e individëve pa aftësi të kufizuara mund të mësojnë sipas cilitdo
nga këto stile, shumica e njerëzve kanë një stil të pëlqyer.

Nxënësi vizual/pamor– nxënësi që pëlqen të mendojë në formë të imazheve, dëshiron të


takohet me dikë sy me sy dhe më shumë i pëlqejnë diagramet vizuale gjatë përgatitjes së
ndonjë punimi, është ai që ka tendenca për të nxënët vizual. Ata zakonisht preferojnë që t’i
shohin gjërat të shënuara në letër, në tekst ose të paraqitura me projektor. Ata i konsiderojnë
jashtëzakonisht të efektshme hartat, grafikonet, tabelat dhe mjetet e tjera vizuale. Ata më së
miri i mbajnë mend gjërat e shkruara.

Nxënësi auditiv/dëgjimor – nxënësi i cili mendon në formë të tingujve, i pëlqen të bisedojë


me dikë në telefon dhe i pëlqen kur i jepen udhëzime me gojë kanë tendenca për të nxënët
auditiv. Nxënësit auditivë janë ata që në përgjithësi mësojnë më së miri duke dëgjuar. Atyre
u pëlqen të mësojnë nëpërmjet ligjëratave, diskutimeve dhe leximit me zë. Ata më së miri i
mbajnë mend gjërat duke i dëgjuar ose duke i përsëritur me zë.

Nxënësi kinestetik/lëvizor – nxënësi i cili mendon në formë të imazheve lëvizëse, sikur filma
të shkurtër në mendjen e tij, i pëlqen të marrë pjesë në aktivitete kur bisedon me dikë dhe
fillon punën menjëherë pa i lexuar udhëzimet, ka tendencë për të nxënët kinestetik. Nxënësit
kinestetikë janë ata që mësojnë më së miri duke prekur, duke ndjerë dhe duke përjetuar atë që
përpiqen të mësojnë. Ata më së miri mbajnë mend duke shkruar apo duke manipuluar fizikisht
me informata.

Si të shfrytëzohen në mënyrë efektive stilet e të nxënët në klasë


Në rastin ideal ju do të inkuadronit të tri stile e të nxënët në secilin mësim. Megjithatë, kjo është
e pamundur në botën reale të mësimdhënies. Por, në të vërtetë nuk është edhe aq e vështirë
t’i inkuadrosh edhe të nxënët auditiv edhe të nxënët vizual në mësimet tuaja.
Për shembull, udhëzimet mund t’i shkruani në tabelë dhe t’i lexoni me zë. Por, nuk është
gjithmonë aq e lehtë të përfshini edhe stilin e të nxënët kinestetik në mësimet tuaja. E
vërteta është se një numër i madh nxënësish e ka këtë stil të të nxënët më të shprehurin.
Më së miri është që mësimdhënësi të mos e marrë këtë si detyrim, por të përpiqet të gjejë
momente dhe mënyra të përshtatshme për ta përfshirë të nxënët kinestetik në mësim.
Nëse i përshtatet klasës, ju mund të përfshini në mësim simulime, luajtje rolesh, debate
ose të përdorni materiale manipuluese.

Shqetësimet përkitazi me përfshirjen e stileve të të nxënët


Edhe pse sot kjo ndodh më rrallë se në të kaluarën, disa mësimdhënës e nënvlerësojnë
rëndësinë e stileve të të nxënët. Ata vazhdojnë të mbajnë mësim me metodën e tyre të
zakonshme dhe nuk përpiqen fare t’i ndryshojnë metodat e mësimdhënies. Ky është gabim që
rezulton me më pak nxënie në klasë.

119
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Në anën tjetër, shumë nxënës dhe në masë më të vogël, disa mësimdhënës gabojnë duke
menduar se nuk mund të mësojnë duke përdorur metoda që nuk përqendrohen në stilin e
tyre të të nxënët. Ky është edhe një gabim tjetër i cili përsëri do të ndikojë që të ketë më pak
nxënie. Nëse mësimdhënësit nuk u ndihmojnë nxënësve që të gjejnë mënyra në të cilat do
të përvetësojnë informata të paraqitura në cilindo stil, atëherë nuk do t’ju ndihmojnë të arrijnë
sukses në të ardhëm. Është fakt që nxënësit do të përballen me shumë stile të ndryshme të
mësimdhënies gjatë shkollimit. Nxënësit do të mund të arrijnë sukses vetëm nëse përshtaten
dhe mësojnë edhe nëpërmjet stileve të tjera.

Shembuj të mënyrave në të cilat mund të përshtaten nxënësit:


♦ Nxënësit kinestetik/lëvizor duhet t’i shënojnë informatat që duhet t’i përvetësojnë.
♦ Nxënësit vizualë/pamorë mund të krijojnë rrjeta të fjalëve, diagramin e Venit apo
prezantime të tjera vizuale të informatave.
♦ Nxënësit auditivë/dëgjimorë mund ta lexojnë me zë një paragraf nga libri ose nga
materialet e tjera që u janë dhënë.

BURIMI 3: Stilet e të nxënit në klasë.

Stilet e të nxënët në klasë

Karakteristikat Metodat kryesore Mënyrat e përshtatjes


të të nxënët së mësimeve

Nxënësit Nxënësit vizualë tipikë Nxënësit vizualë Përfshirja e diagrameve,


vizualë përdorin teknikën e mësojnë më së miri hartave mendore, rrjetave
vizualizimit për t’i mbajtur duke parë atë që të fjalëve, mjeteve vizuale
mend gjërat. Ata zakonisht duhet të mësojnë. dhe formave të tjera të
kanë ndjenjë të mirë për Nxënësit vizualë organizimit grafik do t’u
drejtim, sepse i vizualizojnë zakonisht pëlqejnë ndihmojnë nxënësve
hartat dhe drejtimet në imazhe, harta, të përfitojnë në mënyrë
mendjen e tyre. Shumë prej grafikone dhe optimale nga mësimdhënia
tyre më shumë parapëlqejnë paraqitje të tjera juaj. Mësojini nxënësit të
t’i lexojnë informatat në vizuale kundrejt përdorin markera gjatë
libër ose në tabelë, sesa ta formave të tjera leximit të shënimeve të
dëgjojnë mësimdhënësin të mësimdhënies. tyre dhe të krijojnë karta
gjatë mësimit. Atyre u Ata mendojnë se me shënime për teste
pëlqen të shkarravisin dhe të do të kenë gjasa dhe për përvetësimin e
vizatojnë. Nxënësit vizualë më të mira për informatave. Përpiquni të
zakonisht përdorin në fjalorin t’i mbajtur mend mos jepni vetëm udhëzime
e tyre të përditshëm fjalë informatat nëse me gojë kur nxënësve
që kanë të bëjnë me të përdorin imazhe, ua jepni një detyrë.
shikuarit. Për shembull, ata harta mendore, lista Përveç kësaj, përpiquni t’i
mund të thonë “Ta shikojmë dhe teknika të tjera shmangeni mësimdhënies
këtë.” ose “Ta shikojmë këtë vizuale në shënimet pa shënime shoqëruese
nga një perspektivë tjetër.” e tyre. dhe/ose mjete vizuale.
Ata i mbajnë mend detajet,
siç janë ngjyrat dhe ndarja e
hapësirës.

120
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Nxënësit Nxënësit auditivë mësojnë Nxënësit auditivë Krahas udhëzimeve me


auditiv më së miri duke dëgjuar mësojnë më së shkrim për detyra jepuni
dhe duke folur me zë. Ata miri duke i dëgjuar nxënësve edhe udhëzime
zakonisht i vërejnë dhe i informatat. Ata me gojë. Organizoni
mbajnë mend tingujt. Ata shpesh kanë diskutime në grupe gjatë
i mbajnë mend gjërat që i nevojë ta lexojnë orës mësimore. Jepuni
dëgjojnë. Atyre po ashtu u me zë tekstin nxënësve videoincizime
shkojnë për dore fjalët dhe në mënyrë që për të plotësuar tekstin e
gjuha. Zakonisht mësojnë t’i mbajnë mend shkruar. Jepuni kohë të
duke lexuar me zë. Mirëpo, pikat kryesore. Për mjaftueshme nxënësve
ata gjithashtu shpesh nxënësit auditivë për të lexuar me zë
hutohen nga zhurma dhe përsëritja verbale ose për të biseduar për
tingujt. paraqet mënyrën problemet që mund t’i
efektive të të kenë. Gjatë periudhave
mësuarit. të leximit në qetësi bëni
pauza. Po ashtu duhet të
keni parasysh se atyre që
janë të mirë në stilin e të
nxënët auditiv zakonisht u
duhet më shumë kohë për
ta lexuar një paragraf.

Nxënësit Nxënësit kinestetikë Nxënësit Ndryshoni mësimdhënien


kinestetik zakonisht mësojnë më së kinestetikë mësojnë jo vetëm nga dita në ditë,
miri duke i bërë gjerat. Atyre më së miri duke por edhe në kuadër të
zakonisht u shkojnë për i bërë gjërat, orës mësimore. Jepuni
dore aktivitetet fizike, siç përfshirë gjërat nxënësve sa më shumë
janë sporti dhe vallëzimi. manipuluese, mundësi që ua lejon
Atyre u pëlqen të mësojnë simulimet dhe planprogrami për të bërë
me metoda praktike. Atyre luajtjen e roleve, punë praktike. Lejojini
zakonisht u pëlqejnë dhe metodat e nxënësit që të luajnë role
udhëzimet se si duhet bërë tjera me të cilat në mënyrë që t’i kuptojnë
diçka dhe tregimet për ata përfshihen sa më mirë konceptet
aksion dhe aventurë. Ata fizikisht në procesin kryesore. Krijoni mundësi
zakonisht lëvizin derisa e të nxënët. që nxënësit të studiojnë
flasin në telefon apo çohen Atyre u pëlqejnë materialin në grupe të
dhe lëvizin derisa janë eksperimentet vogla diskutimi. Nëse keni
duke mësuar. Disa nxënës dhe përvojat e mundësi, planifikoni një
kinestetikë duken nervozë drejtpërdrejta dhe vizitë diku jashtë klasës,
dhe e kanë të vështirë të mësojnë mirë e cila do të ndihmojë të
qëndrojnë ulur në klasë. nga ato së miri. përvetësohen më mirë
Përveç kësaj, ata konceptet kryesore. Nëse
mësojnë më së miri nxënësit e humbin durimin
kur ka aktivitete gjatë orës lejojini të çohen
të ndryshme gjatë dhe të lëvizin pak.
orës mësimore.

121
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 4: Vlerësimi në fushën emocionale

Përshtatur nga Dr. Olga C. Alonsabe


http://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.html

Ky artikull përmban dy pjesë: Pjesa 1 – Koncepte dhe përkufizime,


Pjesa 2 – Shembuj dhe mjete vlerësimi

Pjesa 1 – Koncepte dhe përkufizime

Fusha afektive është pjesë e sistemit për identifikimin e të kuptuarit dhe shqyrtimin se si
mësojnë njerëzit, i cili është botuar në vitin 1965. Në të përshkruhen objektivat e të nxënët,
të cilat theksojnë cilësinë e ndjenjës, emocionin ose shkallën e pranimit apo të refuzimit. Kjo
fushë është mjaft e vështirë për t’u analizuar dhe vlerësuar objektivisht, ngase objektivat
afektive dallojnë nga vëmendja e thjeshtë te fenomenet e zgjedhura dhe cilësitë e karakterit
dhe vetëdijes, të cilat janë komplekse por edhe të qëndrueshme në brendësi. Megjithatë,
vlerësimi dhe matja e aftësive të nxënësve në këtë fushë janë pjesë e pandashme e procesit
edukativ.
Për shembull, shpesh thuhet se disa njerëz janë “të shkolluar” por jo edhe të “edukuar”. Kjo
thjesht do të thotë se sot pjesa më e madhe e proceseve arsimore ka për qëllim zhvillimin
e aspekteve kognitive të zhvillimit, ndërsa shumë pak kohë i kushtohet zhvillimit të fushës
afektive.

Taksonomia në fushën emocionale

Taksonomia në fushën afektive përmban një numër të madh objektivash të cilat në literaturë
cilësohen si interesime, qëndrime, vlerësim, vlera dhe gjendje emocionale ose paragjykime.
Ju mund ta përkrahni zhvillimin e aftësive emocionale të nxënësve duke rikujtuar foljet që janë
pjesë e fushës emocionale. Përshkrimet e hapave në taksonomi janë marrë nga Taksonomia
e Kratwohl-it e fushës afektive:
1. Pranimi do të thotë të jesh i vetëdijshëm ose i ndjeshëm ndaj ekzistimit të ideve,
materialeve ose fenomeneve të caktuara dhe të jesh i gatshëm t’i tolerosh ato. Shembuj:
dalloj, pranoj, dëgjoj, përgjigjem/reagoj.
2. Përgjigja/reagimi në masë më të vogël ka të bëjë me idetë, materialet ose fenomenet e
përfshira duke u përgjigjur/reaguar në mënyrë aktive ndaj tyre. Shembuj: i përmbahem,
përcjell, vlerësoj, paraqitem vullnetar, kaloj kohën e lirë duke…, lavdëroj.
3. Të vlerësosh do të thotë të jesh i gatshëm që të tjerët të të konsiderojnë si një person
i cili i vlerëson idetë, materialet ose fenomenet e caktuara. Shembuj: rris njohuritë e
matura në …, heq dorë, sponsorizoj, mbështes, debatoj.
4. Organizimi do të thotë të ndërlidhësh vlerën me vlerat ekzistuese dhe ta ndërthurësh
në një filozofi të harmonizuar dhe brendësisht të qëndrueshme. Shembuj: diskutoj,
teorizoj, formuloj, balancoj, shqyrtoj.

122
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

5. Karakterizimi sipas vlerave apo bashkësia e vlerave do të thotë të veprosh në vazhdimësi


në përputhje me vlerat të cilat i ke brendësuar. Shembuj: rishikoj, kërkoj, të vlerësoj lart
në kuptimin e vlerave, të shmang, bëj ballë, ia dal mbanë, zgjidh.
Taksonomia e Kratwohl-it për Fushën Emocionale

Kompetencat e të nxënët emocional


Kompetencat e të nxënët emocional shpeshherë ceken në formë të objektivave ligjëruese.
Objektivat ligjëruese janë sjellje specifike, të matshme, afatshkurtra të të nxënët. Objektivat
paraqesin themelin mbi të cilin mund të ndërtoni mësimet dhe vlerësimet që mund të plotësojnë
qëllimet mësimore. Mendoni për objektivat si mjete që përdoren për t’u siguruar se jeni duke
arritur qëllimet, d.m.th. janë shigjeta që arrijnë cakun. Qëllimi i objektivave është që të sigurojë
se të nxënët tregon qartë se nxënësit, si dhe mësimdhënësit dinë, se çfarë janë duke bërë,
dhe të nxënët mund të matet objektivisht. Të nxënët në domenin afektiv vlerësohet dhe matet
në shkolla nga mësimdhënësit të cilët gjatë një periudh më të gjatë kohore vërejnë përsëritje
në sjelljen e fëmijëve dhe ndikojnë në zhvillimin e qëndrimeve dhe vlerave.

Taksonomia në fushën afektive


Objektivat e sjelljes fokusohen në sjelljet e vëzhgueshme që mund të përkthehen me lehtësi
në kuptim sasior:

Niveli dhe Definicioni Foljet ilustruese Shembuj

Pranimi i referohet gatishmërisë së nxënësve pyet, zgjedh, Dëgjon në mënyrë të hapur


për të marrë pjesë në fenomene të caktuara përshkruan, diskutimin e çështjeve të
të stimulimit (aktivitete të klasës, tekste kundërthënshme.
mësimore, muzikë etj.). Rezultatet e të nxënët përcjell, jep, mban,
në këtë fushë shkojnë nga vetëdija e thjeshtë identifikon, gjen, Respektimi i të drejtës së të
se ekziston një gjë deri te vëmendja selektive emërton, përcakton, tjerëve.
nga ana e nxënësit. Pranimi përfaqëson selekton, ulet drejt,
nivelin më të ulët të rezultateve të të nxënët në përgjigjet, përdor Dëgjon dhe mban mend
domenin afektiv emrat e njerëzve të
sapoprezantuar.

Përgjigja i referohet pjesëmarrjes aktive përgjigjet, ndihmon, Përfundimi i detyrave të


nga ana e nxënësve. Në këtë nivel ai apo përshtatet, shtëpisë.
ajo jo vetëm që merr pjesë vetëm në ndonjë
fenomen të caktuar por edhe reagon ndaj përshtat, diskuton, Pjesëmarrja në aktivitetet
tij në ndonjë mënyrë. Rezultatet e të nxënët përshëndet, e zgjidhjes së problemeve
në këtë fushë mund të theksojnë pranimin ndihmon, etiketon, në ekip.
në dhënien e përgjigjeve, (lexon materialin e performon,
dhënë), gatishmërinë për tu përgjigjur (lexon praktikon, I vë në pikëpyetje idetë,
vullnetarisht përtej detyrës), apo kënaqësi në prezanton, lexon, konceptet, modelet, etj.
dhënien e përgjigjes (lexon për kënaqësi). reciton, zgjedh, të reja në mënyrë që t’i
tregon, shkruan kuptojë ato plotësisht.

123
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi ka të bëjë me vlerën që nxënësi kompleton, Pranimi i idesë që integron


i jep një objekti, fenomeni apo sjelljeje përshkruan, kurrikulën është mënyrë e
të caktuar. Vlerësimi është i bazuar në mirë për të mësuar.
përbrendësimin e një sërë vlerash të diferencon,
specifikuara, por idetë për këto vlera janë shpjegon, pason, Pjesëmarrja në donacione
shprehur në sjelljen e nxënësit. Rezultatet formëson, inicion, të gjakut në kampus.
e të nxënët në këtë fushë kanë të bëjnë me fton, bashkohet,
sjelljen që është e vazhdueshme dhe mjaft justifikon, Demonstron besimin në
stabile për ta bërë vlerën të identifikueshme propozon, lexon, procese demokratike.
qartë. Objektivat udhëzuese që klasifikohen raporton, selekton,
zakonisht në kuadër të “qëndrimeve” dhe shkëmben, studion, Shfaq aftësinë për zgjidhje
“vlerësimit” do të përfshihen në këtë kategori. punon të problemeve.

Informon menaxhimin për


çështjet për të cilat mendon
se kanë shumë rëndësi.

Organizimi ka të bëjë me bashkimin e bashkon, alternon, Njeh aftësitë, kufizimet dhe


vlerave të ndryshme, duke i zgjidhur konfliktet aranzhon, vlerat dhe zhvillon aspirata
ndërmjet tyre dhe fillimin e ndërtimit të një kombinon, reale.
sistemi të brendshëm dhe të vazhdueshëm të krahason,
vlerave. Kështu që theksi është në krahasimin, kompleton, mbron, Pranon përgjegjësi për
ndërlidhjen dhe sintetizimin e vlerave. shpjegon, sjelljet e veta.

Rezultatet e të nxënët mund të kenë të gjeneralizon, Shpjegon rolin e planifikimit


bëjnë me kuptimin e vlerave (njohjen dhe identifikon, sistematik në zgjedhjen e
përgjegjësinë e secilit individ për përmirësimin problemeve.
e raporteve njerëzore) apo me organizimin integron, modifikon,
e sistemit të vlerave (zhvillon një plan porosit, organizon, Pranon standardet etike
profesional që i kënaq nevojat e tij apo saj për përgatit, ndërlidh, profesionale.
të dy shërbimet ekonomike të sigurisë dhe sintetizon
shoqërore). Prioretizon kohën në
mënyrë efektive për
t’i arritur nevojat e
organizatës, familjes dhe
vetes.

Karakterizim nga vlera apo një pako vepron, Stili i jetesës së personit
vlerash. Individi ka një sistem vlerash që diskriminon, shfaq, ndikon në reagimin ndaj
e kontrollon sjelljen e tij apo të saj për një ndikon, dëgjon, shumë llojeve të ndryshme
kohë mjaft të gjatë për të për ta zhvilluar një modifikon, të situatave.
“stil-jetësor” karakteristik. Kështu që sjellja
është dominuese, e vazhdueshme dhe e performon, Shfaq vetëbesim kur punon
parashikueshme. Rezultatet e të nxënët në praktikon, në mënyrë të pavarur.
këtë nivel e mbulojnë një spektër të gjerë të propozon,
aktiviteteve, por theksi kryesor është te fakti kualifikon, pyet, Shfrytëzon një qasje
se sjellja është tipike apo karakteristike për rishikon, shërben, objektive në zgjidhjen e
nxënësin. zgjidh, shfrytëzon, problemeve.
verifikon
Shfaq përkushtim
profesional ndaj praktikës
etike në bazë ditore.

Rishikon gjykimet dhe


ndryshimet në sjellje të një
dëshmie të re.

Në fushën afektive dhe në veçanti kur i shqyrtojmë kompetencat e të nxënët, duhet të marrin
parasysh edhe këto koncepte kryesore kryesore të Qëndrimeve, Motivimit dhe Vetëefikasitetit.

124
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Qëndrimet
Qëndrimet përkufizohen si predispozitë mendore për të vepruar, e cila manifestohet nëpërmjet
vlerësimit të një subjekti të caktuar me një shkallë pëlqimi ose mospëlqimi. Individët zakonisht
kanë qëndrime të cilat përqendrohen në objekte, njerëz ose institucione. Qëndrimet kanë të
bëjnë edhe me kategoritë mendore. Orientimet mendore drejt koncepteve njihen në përgjithësi
si vlera. Qëndrimet përbëhen nga katër komponentë:
♦ Njohja – bindjet, teoritë, pritshmëritë, bindjet shkak-efekt, perceptimet që lidhen me
pikën qëndrore; deklarimi i bindjeve dhe të të priturave që dallojnë nga një individ te
tjetri.
♦ Emocioni – paraqet ndjenjat që lidhen me subjektin kryesor – frika, pëlqimi, zemërimi;
(ngjyra e kaltër ka të bëjë me vetminë), qetësia, gjakftohtësia.
♦ Qëllimet e sjelljes – qëllimet, aspiratat tona dhe reagimet tona të pritura ndaj subjektit
të qëndrimit.
♦ Vlerësimi – komponenti qendror i qëndrimeve; kur një subjekti të qëndrimit ia atribuojmë
një nuancë të mirësisë ose të së keqes; qëndrim pozitiv ose negativ ndaj një subjekti;
funksionet e qëllimeve njohëse, afektive dhe të sjelljes të subjektit; ruhet në kujtesë.
Qëndrimet ndikojnë në mënyrën e të vepruarit dhe të të menduarit të një personi në komunitetin
shoqëror të cilit i përket. Ato mund të funksionojnë si korniza dhe referenca për nxjerrjen e
konkludimeve dhe interpretimin apo të vepruarit për ose kundër një individi, një koncepti apo
një ideje. Ato ndikojnë në sjellje. Njerëzit sillen në përputhje me qëndrimet e tyre.

Motivimi
Motivimi paraqet arsyen ose një grup arsyesh për shfaqjen e një sjelljeje të caktuar. Arsyet
përfshijnë nevojat themelore, objektet, qëllimet, gjendjen fizike, idealen e dëshirueshme.
Motivimi po ashtu i referohet inicizmit, drejtimit, intensitetit dhe qëndrueshmërisë së sjelljes
njerëzore.
Ka shumë teori të cilat e shpjegojnë motivimin e njeriut. Një nga këto teori është teoria e
nevojës. Teoria e Abraham Maslowit mbi hierarkinë e nevojave njerëzore është teoria më e
debatuar e motivimit. Kjo teori mund të përmblidhet në këtë mënyrë:
♦ qeniet njerëzore kanë dëshira dhe qejfe, të cilat ndikojnë në sjellje. Vetëm nevojat e
paplotësuara mund të ndikojnë në sjellje, nevojat e plotësuara nuk mund të ndikojnë;
♦ nevojat renditen sipas rëndësisë, nga më të thjeshtat te më të ndërlikuarat, duke përfshirë
nevojat psikologjike, për siguri, sociale, për vetëbesim dhe vetërealizim (realizimi i plotë
i potencialit personal);
♦ personi përparon drejt nivelit tjetër më të lartë të nevojave vetëm pasi të ketë plotësuar
të paktën në minimum nevojën paraprake më të ulët;
♦ sa më lartë arrin në hierarki personi aq më shumë do të shfaqi individualitet, humanitet
dhe shëndet psikologjik.
Frederick Herzberg paraqet një teori tjetër të nevojave: kjo është teoria e dy faktorëve apo
“Teoria e motivimit-higjienës”. Sipas kësaj teorie ka disa faktorë të caktuar në vendin e punës,

125
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

të cilët na bëjnë të jemi të kënaqur me punën, dhe disa të tjerë që nuk na bëjnë të ndjehemi
kështu, por në rast se mungojnë atëherë shkaktojnë pakënaqësi. Herzberg i dallon:
♦ Motivuesit – puna sfiduese, vlerësimi, përgjegjësia, që japin kënaqshmëri pozitive,
♦ Faktorët higjienikë – statusi, siguria e punës, paga dhe beneficionet e kontratës – nëse
janë të pranishme nuk motivojnë, por nëse mungojnë, atëherë do të rezultojnë me
demotivim.

Siç është rasti me higjienën, prania e motivuesve do ta bëjë një person më të shëndetshëm,
por mungesa e tyre do të shkaktojë keqësimin e shëndetit.
Clayton Aldefer e ka zgjeruar hierarkinë e Maslow-it të nevojave. Ai e ka formuluar Teorinë
ELR (e ekzistencës, lidhshmërisë dhe zhvillimit). Kategoria e ekzistencës (fiziologjike dhe e
sigurisë) përfshin nevojat e nivelit të ulët, pas saj pasojnë kategoria e lidhshmërisë (dashuria
dhe vetëbesimi), si nevoja të nivelit të mesëm dhe kategoria e zhvillimit (vetërealizimi dhe
vetëbesimi), si nevoja të nivelit të lartë.
Motivimi në arsim mund të ketë disa efekte në mënyrën në të cilën mësojnë nxënësit dhe në
sjelljen e tyre ndaj përmbajtjes së lëndës. Motivimi mund ta orientojë sjelljen drejt qëllimeve të
caktuara: shtimi i përpjekjeve dhe i energjisë; shtimi i inicimit të aktiviteteve dhe këmbënguljes
në aktivitete; përmirësimi i proceseve kognitive; përcaktimi i pasojave të cilat përforcohen;
shpien në performancë të përmirësuar.
Ekzistojnë dy lloje motivimi: motivimi i brendshëm i cili sjell kënaqësi, vërtet i bën njerëzit të
ndjejnë se ajo që mësojnë ka rëndësi morale, dhe motivimi i jashtëm i cili ndodh kur nxënësi
është i detyruar të bëjë diçka nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.

Vetë-efikasiteti
Vetë-efikasiteti paraqet përshtypjen se jemi në gjendje të kryejmë detyrën në një mënyrë
të caktuar ose të arrijmë qëllime të caktuara. Vetë-efikasiteti është bindja se jemi të aftë të
kryejmë veprimet e caktuara të cilat janë të domosdoshme për menaxhimin e situatave të
ardhshme. Vetë-efikasiteti është, po ashtu, bindje (e drejt ose e gabuar) se ne kemi aftësinë
për të arritur këtë efekt.
Vetë-efikasiteti ka të bëjë me perceptimin e aftësisë sonë për arritur një qëllim. Hulumtimet
kanë dëshmuar se efikasiteti i tepërt ka ndikim negativ në motivimin e nxënësve, ndërsa
efikasiteti i ulët e rrit motivimin për të mësuar.
1. Jepni një shembull të një qëllimi për kompetencën e të nxënët në fushën afektive për
secilën shkallë të Taksonomisë së Kratwohl dhe të tjerë. Supozoni se jeni duke e
mbajtur një orë nga lënda e Gjuhës Shqipe.
2. Përshkruani potencialin për të prekur fushën afektive në përmirësimin e të nxënët të
nxënësve.

126
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 2: Ushtrime dhe mjete vlerësimi

Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit/mjeteve standarde të vlerësimit


Mjetet e vlerësimit në fushën afektive janë ato që përdoren për të vlerësuar qëndrimet,
interesimet, motivimet dhe vetëefikasitetin. Ato përfshijnë:
♦ Listat e kontrollit - Listat e kontrollit janë instrumenti më i zakonshëm dhe ndoshta
më i lehti në fushën afektive. Ato përmbajnë gjëra të thjeshta të cilat nxënësi ose
mësimdhënësi mund t’i shënojnë me “mungon” ose “e pranishme”. Hapat e ndërtimit të
një liste të këtillë janë si në vijim:
a. shënoni të gjitha atributet dhe karakteristikat që dëshironi t’i vëzhgoni;
b. renditni këto atribute në një “listë të atributeve” të karakteristikave;
c. kërkoni nga nxënësit që t’i shënojnë ato atribute që janë të pranishme dhe të mos
shkruajnë asgjë pranë atributeve që nuk janë të pranishme.
♦ Vetëraportimi. Ky është mjeti më i zakonshëm i matjes në domenin afektiv. Në thelb
ai kërkon nga individi që të ofrojë një pasqyrë të qëndrimeve apo të ndjenjave rreth
konceptit apo idesë apo njerëzve. Ai quhet edhe “reflektim i shkruar” (pse më pëlqen apo
nuk më pëlqen matematika). Mësimdhënësi siguron se nxënësit shkruajnë diçka që do
të demonstrojë nivelet e ndryshme të taksonomisë ( nga pranimi deri te karakterizimi).
♦ Shkallët e rangimit – paraqesin një grup kategorish të disenjuara për të nxjerrë informata
për një atribut sasior në shkencën sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla e
Likert-it dhe Shkalla e rangimit 1-10, ku individi e zgjedh numrin i cili pasqyron cilësinë
e perceptuar të një produkti. Karakteristika kryesore e cilësdo shkallë rangimi është se
përbëhet nga një numër kategorish. Këto kategori zakonisht simbolizohen me numra të
plotë.
♦ Shkallët e Diferencialit semantik (DS) përdoren për vlerësimin e reagimit të një individi
ndaj fjalëve, ideve apo koncepteve të caktuara në kuptimin e rangimit në shkallë
bipolare, të përkufizuar me mbiemra të kundërt në secilin skaj:

Mirë ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ Keq


3 2 1 0 1 2 3

( 3 = jashtëzakonisht shumë; 2 = relativisht shumë; 0 = neutral)

♦ Shkalla e Thurstone-it
Mendohet se Thurstone ka qenë themeluesi i konceptit të matjes së qëndrimeve
dhe e ka shtjelluar çështjen se sa e favorizon një person një çështje të caktuar. Ai
e ka zhvilluar vazhdimësinë e qëndrimit për të përcaktuar nivelin e favorizimit të një
çështjeje. Më poshtë mund ta shihni një shembull të Shkallës së Thurstone-it të matjes.

127
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Udhëzimet –Vini një shenjë te fjalia me te cilën pajtoheni:


____ 1. Gratë nuk mund të garojnë me burrat në jetën publike. (Vlera në shkallë =
0.9)
____ 2. Gratë dhe burrat duhet të qëndrojnë ndaras në të gjitha çështjet publike në
të cilat mund të konsiderohen të barabartë ( Vlera në shkallë = 3.2)
_____3. Nuk më intereson se si vlerësohen gratë nga opinioni publik. (Vlera në
shkallë = 5.4)
♦ Shkalla e Likert-it
Në vitin 1932, Likert zhvilloi metodën e rangimeve të përmbledhura (Shkallën e Likert-
it), e cila përdoret shumë. Këtu kërkohet që individi të vërë një shenjë për të treguar:
“pajtohem plotësisht”, “pajtohem”, “i pavendosur”, “nuk pajtohem” ose “nuk pajtohem
fare”, për një numër të madh pikash për subjektin ose stimuluesin e qëndrimit. Shkalla
e Likert-it ndërtohet kështu:
a. Zgjidhni gjërat që doni t’i përfshini. Zgjidhni gjërat të cilat e dini se marrin vlerësim
të lartë në krahasim me shumën e të gjitha pikëve
b. Vendosni si do të rangohet secila pikë, ose emëroni secilën vlerë të shkallës në atë
mënyrë që të pasqyrojnë interpretimin i cili do të shënohet me një numër
c. kërkoni nga pjesëmarrësit të rangojnë secilën pikë në listë
d. Nxirrni rezultatin përfundimtar duke mbledhur vlerat që i ka identifikuar individi për
secilën kategori.
.
BURIMI 5: Vlerësimi i shkathtësive
Përshtatur nga: http://academic.pgcc.edu/~wpeirce/MCCCTR/Designingrubricsassessingthinking.html

Vlerësimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemeve

Çka duhet të bëjmë Përpjekjet e


Teknika Përshkrimi
me të dhënat? nevojshme

Detyrat për Vlerësoni se sa janë në Shikojini përgjigjet dhe Për


identifikimin gjendje nxënësit t’i identifikojnë mblidhni përgjigjet përgatitje:
e problemit problemet e llojeve të ndryshme e sakta dhe ato të mesatare
që janë të zakonshme në lëndën gabuara. Jepini klasës Në klasë: e
tuaj. Filloni duke zgjedhur informacion kthyes. vogël
shembuj të disa problemeve të Për analizë:
ndërlidhura por të ndryshme, të e vogël
cilët nxënësit e kanë të vështirë
t’i dallojnë. Krijoni një formular
ku nxënësit do t’i lidhin këta
shembuj me teknikat përkatëse
për zgjidhjen e problemeve.

128
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Cili është Vlerësoni se sa janë në gjendje Llogaritni numrin e Për


parimi? nxënësit ta identifikojnë parimin përgjigjeve të sakta përgatitje:
më të përshtatshëm për atë dhe të gabuara mesatare
problem. Identifikoni parimin dhe shënoni ato që Në klasë: e
bazë të cilën e mësojnë nxënësit përsëriten. Diskutojini vogël
në lëndën tuaj. Jepni shembuj të rezultatet me klasën. Për analizë:
problemeve të cilët e ilustrojnë e vogël
më së miri secilin parim. Krijoni
një formular ku nxënësit do t’i
lidhin parimet me shembuj.

Shënoni Vlerësoni se sa janë në gjendje Shikojini përgjigjet. Për


zgjidhjen e nxënësit t’i zgjidhin problemet Identifikoni tri përgjigje përgatitje:
problemit dhe sa e kuptojnë procesin të sakta dhe që mesatare- e
e zgjidhjes së problemeve. përmbajnë zgjidhje të madhe
Zgjidhni probleme që përbëhen dokumentuara mirë. Në klasë:
nga disa hapa dhe që janë Identifikoni tri përgjigje mesatare
të niveleve të ndryshme të të gabuara, por që Për analizë:
vështirësisë. Kërkoni nga përmbajnë zgjidhje të mesatare- e
nxënësit që ta marrin një fletë të dokumentuara mirë. madhe
pastër dhe ta ndajnë përgjysmë Bëni shënime. Ndani
me një vijë. Udhëzojini nxënësit tri apo katër komente
që t’i zgjidhin problemet duke me nxënësit në klasë.
shënuar të gjithë punën e tyre
në gjysmën e majtë të faqes.
Ndërsa, në anën e djathtë të
faqes le t’i shënojnë hapat që
i kanë zbatuar për ta zgjidhur
problemin, sikur t’ia shpjegonin
këtë gjë një shoku të klasës i cili
ka nevojë për ndihmë.

129
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi i Shkathtësive në Analizë dhe të Menduarit Kritik

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë Përpjekjet e


me të dhënat? nevojshme

Tabela e Vlerësoni aftësinë e nxënësve Gjeni në tabelë se cilat Për përgatitje: e


kategorizimit për t’i klasifikuar në kategori gjërat që janë klasifikuar vogël
gjërat që duhet t’i mësojnë. gabimisht përsëriten.
Jepuni nxënësve një listë Gjeni përgjigjet e Në klasë: e vogël
të gjërave të cilat duhet t’i gabuara të cilat
klasifikojnë dhe një tabelë me përsëriten më së shumti. Për analizë: e
dy ose tri kategori. Kërkoni Jepni klasës informacion vogël
nga nxënësit që t’i klasifikojnë kthyes.
ato gjëra nëpër kategori.

Matrica e Vlerësoni shkathtësitë e Kontrolloni matricat dhe Për përgatitje:


karakteristikave nxënësve për kategorizimin e identifikoni përgjigjet e mesatare
informatave të rëndësishme. gabuara. Gjeni përgjigjet
përcaktuese Në klasë: e vogël
Krijoni një matricë për e gabuara të cilat
dy ose tre koncepte të përsëriten më së shumti.
ngjashme. Vendosni se Jepni klasës informacion Për analizë: e
cilat janë karakteristikat më kthyes. vogël
të rëndësishme të këtyre
koncepteve, të cilat duhet
t’i identifikojnë nxënësit.
Përgatitni një listë të
karakteristikave përcaktuese
të cilat i ka ose nuk i ka secili
koncept (kjo ju ndihmon në
veçanti kur konceptet kanë
disa karakteristika të njëjta).
Kërkoni nga nxënësit që për
secilin koncept të përcaktojnë
praninë (+) ose mungesën (-)
e karakteristikave përcaktuese
më të rëndësishme.

Tabela e Vlerësoni se sa janë në Filloni duke i dëgjuar Për përgatitje:


argumenteve gjendje nxënësit të analizojnë argumentet Pro dhe mesatare
dy anët e një çështjeje. Kundër të cilat i kanë
Pro dhe Kundër Në klasë: e vogël
Përqendrohuni në një vendim, paraqitur nxënësit dhe
dilemë apo çështje e cila veçoni ato që përsëriten
ndërlidhet me disiplinën tuaj. më së shpeshti. Për analizë: e
Mendojeni një pyetje me të Krahasoni atë listë me vogël - mesatare
cilën do t’i nxisni nxënësit listën tuaj. A i kanë lënë
të japin argumente pro dhe anash pikat kryesore,
kundër. Nxënësit krijojnë ose a kanë dhënë
një listë paralele të fjalëve, informata jorelevante
frazave ose fjalive. nxënësit? Identifikoni
edhe gjërat e tjera që
përsëriten. Jepini klasës
informacion kthyes.

130
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi i shkathtësive për zbatim dhe performancë

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë Përpjekjet e


me të dhënat? nevojshme

Parafrazimi i Vlerësoni se sa janë Identifikoni përgjigjet më Për përgatitje: e


udhëzuar në gjendje nxënësit të të paqarta duke përdorur vogël
përmbledhin dhe të përsërisin lapsa ngjyrash të
informata të rëndësishme. ndryshme. Gjeni pikate Në klasë:
Kërkoni nga nxënësit të paqarta dhe ato të qarta mesatare
përgatisin një përmbledhje të që përsëriten. Diskutojini
temës së zgjedhur. Tregojuni rezultatet me klasën. Për analizë:
se kush është audienca, cili mesatare
është qëllimi, dhe cili është
kufiri për fjalët apo fjalitë e
shkruara.

Kartat e Vlerësoni se sa e kuptojnë Lexojini dhe ndani Për përgatitje: e


zbatimit nxënësit zbatimin e mundshëm përgjigjet në kategori vogël
të asaj që kanë mësuar. Pasi varësisht se sa
ta kenë mësuar nxënësit një janë ato zbatime të Në klasë: e vogël
parim, teori apo një procedurë, përshtatshme, të
shpërndajini kartat e indeksit arsyeshme dhe të Për analizë: e
dhe kërkoni nga nxënësit të dobishme për temën në vogël
shkruajnë një shembull se si fjalë. Lexojani klasës
mund ta zbatojnë në botën disa shembuj të mirë
reale atë që e kanë mësuar. dhe disa më të dobët.

Pyetjet për test Vlerësoni se cilat përmbajtje Shikojini pyetjet. A janë Për përgatitje:
që i nxjerrin nxënësit i konsiderojnë të temat tepër shumë mesatare
rëndësishme. ky vlerësim të përfaqësuara apo
nxënësit Në klasë:
duhet të mbahet një apo dy mungojnë fare? A janë
javë para mbajtjes së testit relevante pyetjet? A mesatare – e
në mënyrë që të keni kohë të janë shkruar në mënyrë madhe
mjaftueshme për informacion të qartë? A është i
kthyes. Jepuni nxënësve përshtatshëm niveli i Për analizë:
udhëzime specifike për numrin vështirësisë? Zgjedhni mesatare-e
dhe llojin e pyetjeve që duhet ato që do të jenë madhe
t’i propozojnë. Kërkoni nga pyetje të mira për test.
nxënësit që të japin edhe Rishikoni ato që mund
përgjigje për t’i testuar pyetjet të përmirësohen. Jepjani
e tyre. klasës këto pyetje si
udhëzim për të mësuar.
Jepini informacion
kthyes klasës duke
diskutuar se si krijohen
pyetjet e përshtatshme
për test. Jepni disa
shembuj.

131
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Vlerësimi i Aftësive në Sintezë dhe të Menduarit Krijues

Teknika Përshkrimi Çfarë duhet të bëjmë Përpjekjet e


me të dhënat? nevojshme

Përmbledhja Vlerësoni sa janë në gjendje Përgjigjet mund të Për përgatitje:


me një fjali nxënësit të sintetizojnë dhe të analizohen më së miri e vogël
integrojnë ide. Zgjidhni një nga duke i ndarë elementet
temat e fundit e cila mund të kryesore. (Ndani me Në klasë:
përmblidhet. Nxënësit përgjigjen një vizë elementet mesatare
në një sërë pyetjesh dhe i kush / çka bën / kujt…)
përmbledhin përgjigjet e tyre në Identifikoni përgjigjet e Për analizë:
një fjali përmbledhëse, informative gabuara, adekuate dhe mesatare
dhe gramatikisht të saktë. (Pyetjet: të jashtëzakonshme për
Kush çfarë bën kujt, kur, ku, si dhe secilin element. Gjeni
pse?) përparësitë dhe dobësitë
të cilat përsëriten. Jepini
klasës informacion kthyes.

Ditari i Vlerësoni se sa vëmendshëm Shënoni fjalët e Për përgatitje:


fjalëve dhe thellësisht lexojnë nxënësit. zakonshme ose të e vogël -
Zgjedhni një detyrë për lexim. ngjashme. Kategorizoni mesatare
Vendosni në cilin aspekt të leximit llojet e arsyetimeve që
duhet të përqendrohen nxënësit. i kanë dhënë nxënësit. Në klasë:
Kërkoni nga nxënësit që ta Zgjidhni tre apo katër mesatare – e
përmbledhin me një fjalë tekstin shembuj/qasje dhe madhe
e lexuar dhe të shkruajnë një apo diskutojini me klasën tuaj.
dy paragrafë ku do të shpjegojnë/ Për analizë:
argumentojnë pse e kanë zgjedhur mesatare – e
atë fjalë. (mësimdhënësi duhet madhe
të përgatisë një listë të fjalëve të
arsyeshme dhe disa shënime për
llojet e analizës dhe argumenteve
që i presin nga nxënësit para se t’i
kontrollojnë përgjigjet.)

Analogjitë e Vlerësoni se sa e kuptojnë Shikojini përgjigjet dhe Për përgatitje:


përafërta nxënësit lidhjen midis dy klasifikojini në tri grupe: e vogël
koncepteve. Zgjidhni një të mira, të diskutueshme
lidhshmëri kryesore midis dy dhe të dobëta. Lexojini Në klasë: e
fakteve ose koncepteve. Bëni përsëri kartat në vogël
krahasimin duke përdorur dy grupin e përgjigjeve
konceptet e ndërlidhura si të diskutueshme dhe Për analizë:
elementet A dhe B në analogjinë klasifikojini. Zgjidhni mesatare
“A është për B-në si X-i për Y-in.” shembujt e përgjigjeve
Kërkoni nga nxënësit ta bëjnë këtë të mira dhe të atyre të
analogji në një kartë shënimesh dobëta dhe diskutojini
duke u bazuar në njohuritë me klasën. Diskutoni me
e tyre paraprake. (Shënim: klasën rreth vetive të
nxënësve u ndihmon nëse u jepni përgjigjeve të mira dhe të
disa shembuj para se të bëni atyre të dobëta.
vlerësimin.)

132
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIME 6: Përmbledhje e Planifikimit mbi Vlerësimin e të nxënit

Vlerësimi për të Vlerësimi si nxënie Vlerësimi i të


nxënët nxënët
Përse T’u mundësohet Të udhëheqë dhe sigurojë mundësi Të verifikojë ose
Vlerësim? mësimdhënësve të për secilin nxënës të monitorojë informojë prindërit ose
përcaktojnë hapat e dhe të reflektojë në mësimin e tij të tjerët mbi aftësinë e
mëtejmë në avancimin e në mënyrë kritike dhe të identifikojë nxënësve përkitazi me
mësimit të nxënësve hapat e mëtejmë. rezultatet e mësimit
të planprogramit
mësimor.
Vlerëso Përparimin e secilit nxënës Mendimin e secilit nxënës për Masën deri ku
Çka? dhe nevojat mësimore të nxënët e tij ose të saj, çfarë nxënësit mund të
në lidhje me rezultatet strategjie ai ose ajo përdor për aplikojnë konceptet
mësimore të Kurrikulës të mbështetur ose sfiduar atë bazë, diturinë, aftësitë
mësim dhe mekanizmat që ai ose dhe qëndrimet në
ajo përdor për të përshtatur ose lidhje me rezultatet
avancuar mësimin e tij/saj. mësimore të
kurrikulës.

Cilat Një numër i metodave në Një numër i metodave në forma Një numër i metodave
Metoda? forma të ndryshme që i bën të ndryshme e cila nxjerr mësimin në forma të ndryshme
të dukshme aftësitë dhe të e nxënëseve dhe proceset e cila vlerëson te
kuptuarit e nxënësve. metakognitive dyja, produktin dhe
procesin.

Sigurimi i saktësia dhe saktësia dhe përputhshmëria e saktësia dhe


Kualitetit përputhshmëria e vëzhgimit reflektimit personal të nxënësit, përputhshmëria dhe
dhe e interpretimit të të vetëmonitorimi dhe vetërregullimi. paanësia e gjykimit
nxënët të nxënësve. bazuar në kualitetin e
përfshirja e nxënësit në interesim lartë të informatave.
pritjet e qarta dhe të dhe të sfiduarit e të menduarit të tij/
detajuara të mësimit saj. pritjet e qarta dhe të
detajuara të mësimit
shënime të detajuara dhe të
sakta për nxënësit regjistrojnë mësimin e tyre
të dhëna përshkruese për raportim përmbledhës
secilin nxënës i saktë dhe i drejtë

Përdorimi i I ofroni secilit nxënës të Pajis secilin nxënës me të dhëna të Përcakto për secilin
informacionit dhëna të sakta sakta dhe të detajuara përshkruese nxënës nivelin e
dhe të detajuara të cilat do ti ndihmonin atij/asaj për mësimit
përshkruese për të çuar më të zhvilluar shprehi për mësim të
tej mësimin e tij/saj pavarur. siguro bazën për të
diskutuar për
diferenco mësimin bën çdo nxënës të përqendrohet në vendosjen ose
duke shqyrtuar në detyrën dhe mësimin e tij/saj (jo në promovimin
vazhdimësi ku secili gjetjen e përgjigjes së drejtë)
nxënës është në raport me raporto drejt dhe
pajis çdo nxënës me idenë për
rezultatet e planit mësimor saktë mbi informatat
përshtatje, rishqyrtim dhe artikulim
e detajuara të cilat
të mësimit të tij/saj
pajis prindërit ose mund
kujdestarët më të dhëna siguro kushte për mësimdhënësit të përdoren për të
përshkruese për mësimin dhe nxënësit për të diskutuar vendosur hapat e
e nxënësve dhe idetë për alternativat mëtutjeshëm në
mbështetje mësimin e nxënësve
nxënësit raportojnë për të nxënët e
tyre

133
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Në funksion të përmirësimit të vlerësimit të të nxënët të nxënësve, ju mund t’i referoheni


për informata shtesë Udhëzuesve:

Kodi i etikës për vlerësimin e nxënësve në:

http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_Kodi_i_etik.pdf

Standardet e vlerësimit, në:


http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_standardet.pdf

134
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pjesa 6

Sigurimi gjithëpërfshirës

Për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë?


Në këtë pjesë do të mësoni:

• Për konceptin e gjithëpërfshirjes sipas përshkrimit të tij në kornizën e


Kurrikulës së Kosovës;
• Për arsimin cilësor si një nga të drejtat themelore të njeriut;
• Si të identifikoni shkallën e disavantazheve më te cilat përballën një
numër i madh nxënësish dhe të cilat nuk ua lejojnë atyre qasjen në
arsimim të barabartë;
• Si të identifikoni praktikat diskriminuese të vetëdijshme dhe të
pavetëdijshme në klasën tuaj – mënyrat që jua mundësojnë juve edhe
fëmijëve tuaj të vlerësoni vetëdijesimin dhe veprimet tuaja; dhe
• Për qasjet dhe shembujt të strategjive me anë të së cilave krijohet
një ambient gjithëpërfshirës i të nxënët (shumë prej tyre janë të
ngjashme me praktikat e mira të përshkruara në kapitujt paraprak të
këtij udhëzuesi).

Ju do të kuptoni më mirë se çfarë do të thotë t’i shikosh nxënësit me qasjen


“personi para së gjithash”, e cila mund t’ju ndihmojë ta krijoni një ambient
të ngrohtë dhe miqësor për nxënësit, ku të gjithë nxënësve u ofrohen
mundësitë më të mira për të mësuar.

Ç’është arsimi gjithëpërfshirës?


Arsimi gjithëpërfshirës ka për qëllim të adresojë nevojat e nxënies të TË GJITHË nxënësve
dhe në veçanti përqendrohet në ata nxënës të cilët kanë disavantazhe (të cenueshëm, të
margjinalizuar dhe të përjashtuar). Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton që të gjithë nxënësit
mund të mësojnë bashkë duke pasur qasje në të gjitha aspektet e arsimimit.

Roli dhe kuptimi i gjthëpërfshirjes


Në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, gjithëpërfshirja, në kuptimin më të gjerë, nënkupton
marrjen parasysh të çdo rrethane e cila e pengon qasjen në arsim cilësor dhe diversitetin me
format e tij të ndryshme:

135
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Fëmijët që janë vajza


♦ Fëmijët nga familjet e varfra/me gjendje ekonomike jo të favorshme
♦ Fëmijët nga zonat e rurale/të largëta
♦ Fëmijët e komuniteteve pakicë
♦ Të kthyerit dhe fëmijët nga diaspora
♦ Fëmijët me nevoja të veçanta:
o Fëmijët me aftësi të kufizuara (fizike, vizuale, në të dëgjuar, intelektuale, zhvillimore)
o Fëmijët me vështirësi sociale, emocionale dhe në sjellje
o Fëmijët që vuajnë nga sëmundja ose trauma
o Fëmijët me vështirësi në të nxënë
♦ Fëmijët e talentuar dhe me prirje të veçanta

Si lidhet Gjithëpërfshirja me të Drejtat e Njeriut dhe me Arsimim Cilësor ?

Cilësia e Arsimit është një e Drejtë Njerëzore e fituar nga të kuptuarit e


diskriminimit dhe e përdorimit të strategjive të gjithëpërfshirjes

Arsimi Cilësor është e Drejtë Njerëzore dhe nga natyra e tij duhet të jetë Arsim
Gjithëpërfshirës: Prandaj, Gjithëpërfshirja duhet të jetë filozofia kryesore e çdo arsimi
cilësor.

Filloni duke i kuptuar konceptet e Edukimit mbi të Drejtat Themelore të Njeriut


Të kuptuarit e të drejtave të njeriut paraqet hapin e parë drejt gjithëpërfshirjes në shkolla dhe
në klasa.
Edukimi mbi të drejtat e njeriut:
♦ paraqet mësimdhënien dhe të nxënët e parimeve dhe të vlerave lidhur me të drejtat e
njeriut sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNj). Qëllimi i edukimit
mbi të drejtat e njeriut është që njerëzit të informohen mbi të drejtat e tyre,
♦ ofron informata mbi sistemet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe
♦ ua zhvillon njerëzve shkathtësitë dhe qëndrimet e nevojshme për mbrojtjen dhe
mbështetjen e të drejtave të njeriut.
Në shkolla edukimi mbi të drejtat e njeriut ka rëndësi esenciale për përgatitjen e të rinjve për
të marrë pjesë në shoqëri dhe për t’u formuar si individë.

136
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Mësimdhënia e të drejtave të njeriut në shkollë:


♦ zhvillon te nxënësit vlerat dhe njohuritë mbi të drejtat e njeriut;
♦ i ndërgjegjëson nxënësit dhe i bën të mendojnë për atë se si ndikojnë shkeljet e të
drejtave të njeriut në jetën e njerëzve, nga mohimi i fjalës së lirë, të qenët i pastrehë,
deri te shtypja e grave;
♦ promovon të kuptuarit dhe zbatimin e vlerave të të drejtave të njeriut, duke përfshirë
respektin për dinjitetin njerëzor, zgjidhjen e konflikteve pa dhunë, tolerancën dhe
multikulturalizmin;
♦ mbështet të nxënët e koncepteve të pjesëmarrjes qytetare dhe të obligimeve të shtetit
ndaj qytetarëve të tij;
♦ inkurajon të vepruarit si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në bashkësitë
lokale dhe në aspektin ndërkombëtar;
♦ mëson shkathtësi të rëndësishme akademike dhe për jetë;
♦ ua mundëson nxënësve të kuptuarit më të thellë të përmbajtjes mësimore;

Njohuritë dhe shkathtësitë të cilat do të përvetësohen nga edukimi mbi të drejtat e njeriut
përfshijnë:
♦ të menduarit kritik,
♦ analizën e kredibilitetit dhe autenticitetit të marrëdhënieve shak-efekt,
♦ formulimin e analizave dhe të pyetjeve.

Edukimi mbi të drejtat e njeriut u ndihmon nxënësve:


♦ të shikojnë një çështje nga më shumë perspektiva të ndryshme dhe të identifikojnë
njëanshmërinë në mendimin e tyre dhe në mendimet e të tjerëve;
♦ të ndërlidhen emocionalisht dhe intelektualisht dhe u ndihmon të gjejnë lidhshmëritë
midis jetës së tyre dhe gjërave që ndodhin përreth tyre.

Burim: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendor: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për Gratë, të Rinjtë, dhe Grupet e
Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit” projekt i financuar nga BE që menaxhohet
nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009

Qasja “personi parasëgjithash”


Qasja “personi para së gjithash” paraqet qasjen ndaj komunikimit me dhe lidhur me individët
me nevoja të vecanta arsimore, e cila synon mbajtjen në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe
respektit për secilin individ. Ne synojmë t’i përmbahemi qasjes “personi para së gjithash” në
gjuhën tonë dhe veprimet tona. Me fjalët më të thjeshta “personi para së gjithash” do të thotë
se në rend të parë e marrim parasysh personin, përpara çdo cilësimi apo diagnoze. Shembuj

137
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

të kësaj qasjeje përfshijnë: “nxënësit me vështirësi në të nxënë” në vend të “ nxënësit me


aftësi të kufizuara”.
Qasja “personi para së gjithash” paraqet një nga vlerat më të rëndësishme të gjithëpërshirjes.

Filloni duke kuptuar konceptet e grupeve me disavantazhe

Ka shumë fjalë që përdoren për t’i cilësuar ata të cilët në një mënyrë apo tjetër nuk janë
të përfshirë në arsim, siç janë grupet me disavantazhe, të cenueshme, margjinalizuara, të
përjashtuara, pakicë dhe jo-shumicë.

Në Kosovë fjala ‘pakicë’ zakonisht përdoret për t’i cilësuar grupet të cilat në vendet e tjera quhen
‘pakica etnike’. Edhe pse kjo dikujt mund t’i duket si pedanteri, është me rëndësi të qartësohet
se kush përfshihet dhe kush nuk përfshihet kur flasim për çështje specifike të PËRFSHIRJES

Shprehja me disavantazhe përdoret për të


përshkruar të gjithë ata që nuk kanë përparësi Udhëzuesi Gjinor për Edukatorët i
UNESCO-s është një burim i shkëlqyer
të njëjta si të tjerët, të cilat atyre u krijojnë për të kuptuar më shumë Pabarazitë Gjinore
mundësi të barabarta në arsim (në vend të dhe efektet e saj për të dy gjinitë: gratë/
kësaj fjale njësoj mund të përdoren edhe i vajzat dhe burrat/djemtë: http://portal.unesco.
cenueshëm ose i margjinalizuar). org/en/files/47654/12737402501Gender_
Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit
%2Bfor%2BEducators.pdf
Me diagramin e mëposhtëm jemi përpjekur të
ilustrojmë përbërjen e disavantzheve, duke e
përfaqësuar me secilin rreth përqindjen e popullatës në atë grup. Gjinia (50%) dhe varfëria
(40-60%) janë disavantazhet më të mëdha, dhe më së shumti mund të ndikojnë negativisht në
gjasat e një fëmije për të pasur qasje të barabartë në arsimin cilësor. ‘Arsimi pa pagesë’ nuk
është pa pagesë për të varfrit, në rastin e të cilëve edhe shpenzimet direkte edhe ato indirekte
mund të shkaktojnë përjashtim nga arsimi. Kur prindërit duhet të vendosin se cilin nxënës ta
dërgojnë në shkollë ata zakonisht vendosin për djalin. ‘Varfëria’ është një nga arsyet më të
shpeshta për mospërfshirjen e vajzave në shkolla. Por, nuk duhet të harrojmë se arsyeja nuk
është vetëm varfëria– ky është një vendim i prindërve i ndikuar nga gjinia. Ata që jetojnë në
vende të izoluara dhe rurale përbëjnë grupin e dytë më të madh prej 40%.

Ndërkaq, grupet të cilave u është kushtuar vëmendja më e madhe në Kosovë– komunitetet


pakicë (përafërsisht 8-12%) dhe grupet me aftësi të kufizuara (deri 10%) – përbëjnë vetëm
një pjesë të vogël të njerëzve me disavantazhe. Qëllimi i diagramit është të ilustrojë se si
rritet shkalla e disavantazhit për grupet që u takojnë fushave të ndryshme të disavantazheve.
Kështu, rasti më ekstrem në Kosovë ndoshta mund të jetë një vajzë e me aftësi të kufizuara
të shkallës së lartë, e një familjeje të varfër të komunitetit rom, e cila nuk e flet gjuhën shqipe
dhe jeton në një zonë rurale të izoluar. Për të gjasat janë të vogla që të ketë qasje të barabartë
në arsim cilësor.

138
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Diagrami: Shkallët e disavantazheve

S = Nevojat e veçanta / aftësi të kufizuara

M = Grupet minoritare

L = Minoritetet gjuhësore

Burimi: Janet Raynor: Përfshirë Gjithëpërfshirjen: Raport për promovimin e gjithëpërfshirjes në të gjitha aktivitetet
përbërëse në projektin e Bashkimit Evropian: Qasja Tërësektoriale në Arsim, Korrik 2010

Filloni duke e rritur Vetëdijen tuaj mbi aspektet diskriminuese të arsimit, duke përfshirë
mjedisin në klasën tuaj (kohën dhe vëmendjen e ndryshme, të priturat dhe stereotipet)
Një nga vështirësitë me të cilat përballen grupet me disavantazh është fakti që ne shpeshherë
nuk e vërejmë se ambienti në klasë nuk është mirëpritës.
Për shembull, një ambient jo mirëpritës cilësohet si “Atmosferë e Ftohtë” apo Qasje
Diskriminuese (diskriminim indirekt); zakonisht asnjëra nga këto nuk bëhet me qëllim. Ato
ndodhin për shkak të mungesës së vetëdijesimit tonë, gjë që rezulton me “Zhvleftësim”, ku
grupet me disavantazhe qoftë në mënyrë të vetëdijshme apo në mënyrë të pavetëdijshme
konsiderohen persona më pak të vlefshëm ose më pak të rëndësishëm.

Hulumtimet kanë dëshmuar se kur mësimdhënësit nuk janë të vetëdijshëm për këtë dukuri
ata zakonisht: më pak i pyesin pjesëtarët e grupeve me disavantazh; u kushtojnë më pak
vëmendje, u bëjnë më pak pyetje kritike dhe u japin më pak informacion kthyes kritik, më pak
inkurajim dhe lëvdata, më pak konfirmim joverbal, siç janë pohimet me kokë dhe shikimi në sy;
dhe në këtë mënyrë u ndihmojnë më pak në të nxënët e tyre. Përveç kësaj, ka edhe hulumtime
të cilat tregojnë se grupet me disavantazhe zhvleftësohen për shkak të fjalës ose sjelljes,
ndërsa për të arriturat e tyre nuk vlerësohen njësoj sikur të tjerët.

139
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Këto dukuri mund të konsiderohen si:


♦ stereotipe sociale – kur nuk jemi në gjendje të shohim ‘personin para së gjithash’,
gjë që te nxënësit nga grupet me disavantazhe shpeshherë rezulton me përvoja jo të
qëllimshme, negative të të nxënët negativ;
♦ të pritura më të ulëta - kur ne “kategorizojmë” atë që mendojmë se dikush do ta bëjë
dhe duhet ta bëjë;
♦ Ngacmimi – kur lejojmë ngacmimin, injorimin, sjelljen e vrazhdë dhe jomiqësore.

Shqyrtoni nivelin tuaj të vetëdijes


Megjithëse një numër i madh studimesh sistematike kanë dëshmuar realitetin empirik të
dukurive që shkaktojnë klimën e ftohtë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto
studime, prandaj nxënësit nga grupet me disavantazhe u mohohet e drejta për arsim cilësor.
Përdorni listën e mëposhtme për t’u vetëdijesuar mbi shkaqet që mund të ndikojnë te grupet
me disavantazhe që të mos ndihen të mirëpritur në klasa dhe në shkolla. Mendoni për punën
tuaj dhe diskutoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin tuaj rreth faktorëve të cekur më
poshtë:

Gabimet e zakonshme gjatë vlerësimit të mjedisit jomiqësor /qasjes diskriminuese:

Kur mendojmë se qëndrimet e njëanshme dhe diskriminimi burojnë nga ideologjia e


vetëdijshme diskriminuese ose nga përpjekjet e vetëdijshme për të diskriminuar grupet
e pafavorizuara.
Bindja se diskriminimi ekziston “diku tjetër” por jo edhe “te ju” – me fjalë të tjera,
njëanshmëria diskriminuese ekziston në ambiente të tjera, por jo në klasën apo
shkollën tuaj
Bindja se edhe nëse ekziston diskriminimi ndikimi i tij është i papërfillshëm – problemi
me këtë bindje është se një numër i madh ndikimesh pothuajse të papërfillshme, por që
veprojnë në drejtim të njëjtë, shumë lehtë mund të akumulohen dhe të shkaktojnë një
diskriminim të konsiderueshëm.
Nëse nuk e pyesim veten nëse ka diskriminim por vazhdojmë të besojmë se një gjë e
tillë nuk ndodh dhe se askush nuk synon të diskriminojë të tjerët.

Përshtatur nga: http://www.bernicesandler.com/id4.htm

Gjithëpërfshirja është:
♦ Qasje e cila mbështet të drejtat e njeriut në klasë dhe në shkollë;
♦ E kundërta e diskriminimit dhe mund të “ngrohë” atmosferën në klasën tuaj duke e
shndërruar në një vend mirëpritës për të gjithë nxënësit;
♦ Grup strategjish për përfshirjen e të gjithë nxënësve/grupeve;

140
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ Më shumë se t’u ofrosh nxënësve qasje në Kurrikulë. Ju duhet të:


o Krijoni sfida të përshtatshme për nxënie për të gjithë nxënësit,
o Të përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënët të nxënësve,
o Tejkaloni pengesat e mundshme për të nxënët e individëve të veçantë dhe të
grupeve të veçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.

Aktivitet plotësues

Lexoni më sumë për dokumentet/ligjet/strategjinë dhe librat e bardhë që mbështesin


parimin e gjithëpërfshirjes në KKK

Dy raporte mbi statusin në vitin 2009 përmbledhin nevojën për më shumë progres në
drejtësinë sociale dhe në gjithëpërfshirje: Raporti i UNICEF-it http://www.unicef.org/
kosovo/Eng_-_Justice.pdf

Kuvendi i Kosovës http://www.assembly-kosova.org/common/docs/kosovo-social.pdf

Strategjitë/ligje të zyrtarizuar http://masht-gov.net/advCms/?id=101&lng=Ser

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016

Plani Strategjik për Organizimin e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të


Veçanta në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015

Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017

Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë 2007-
2017

Ligji për Barazinë Gjinore 2004

Ligji për Arsimin Parauniversitar 2011

Plani Kombëtar i Veprimit për Aftësi të Kufizuara i Kosovës.

Lista e OJQ-ve mund të gjendet në http://www.cso-ks.org/?page=2,4

Lexoni më shumë për dokumentet/ligjet/strategjinë dhe librat e bardhë që mbështesin

OJQ-të për persona me aftësi të kufizuara:

Down Syndrome Kosova

http://www.downsyndromekosova.org/Index.html

Handikos

http://www.handi-kos.org/publikimet/dokumentet

141
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve

http://deafkosova.wordpress.com/

Iniciativa Kosovare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Mendore (K-MDRI)

www.mdri.org/kmdri.html

OJQ-të për komunitetet pakicë:

Balkan Sunflowers – Volunteers for Social Reconstruction

www.balkansunflowers.org

Materiale të UNESCO-s:

Pranimi i Diversitetit: Mjetet për Krijimin e Ambienteve Gjithëpërfshirëse të të Nxënët


(Toolkit for Creating Inclusive, Learning-Friendly Environments)
http://unesdoc.unesco.org/images/0013/001375/137522e.pdf

Të Kuptuarit dhe Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve në Klasat Gjithëpërfshirëse

http://unesdoc.unesco.org/images/0012/001243/124394e.pdf

Mësimdhënia për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Mjediset Gjithëpërfshirëse

http://unesdoc.unesco.org/images/0018/001829/182975e.pdf

Këshilla Praktike për Mësimdhënie në Klasa të Mëdha

http://unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdf

Materiale nga Save the Children:

http://www.scalbania.org/html/res.htm

Qasjet e gjithëpërfshirjes
Ekzistojnë shumë strategji të suksesshme për gjithëpërfshirje.

Ambienti mirëpritës dhe miqësor


Mbani mend rëndësinë kritike të krijimit të ambientit mirëpritës dhe miqësor për të gjithë
nxënësit dhe referohuni në Pjesën 3 në të cilën shtjellohet kjo temë.

142
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Rëndësia e vlerësimit të vlerave dhe të qëndrimeve tona


Për gjithëpërfshirje është e domosdoshme t’i shqyrtojmë vlerat dhe qëndrimet tona, për t’u
siguruar që të mos jemi diskriminues në mënyrë të pavetëdijshme. Ndihmojuni nxënësve të
vlerësojnë nevojat dhe kontributet e ndryshme që i sjellin të gjithë nxënësit në ambientin e
nxënies në klasë. Planifikoni mësimin në atë mënyrë që të përfshini aktivitete të cilat stimulojnë
zhvillimin e vlerave dhe qëndrimeve.

Aktivitete që ndihmojnë ndryshimin e vlerave dhe të qëndrimeve përfshijnë:


Përgjigjet në rreth: Pjesëmarrësve të ulur në rreth u shtrohen pyetje dhe të gjithë
përgjigjen me radhë.
Vizita, ture: Vëzhgimi ose përjetimi i drejtpërdrejtë i situatave
me qëllim vrojtimi dhe studimi. Në faqen në
internet Success Link
Lojërat: Përjetimi i lojës dhe diskutimi rreth zbatimit të saj në
Missouri Department
jetë.
of Elementary &
Diskutimet në grup: i ndërsjellë: Shkëmbimi i ideve dhe Secondary Education
i mendimeve nga pjesëtarët e grupeve të vogla (8-20 veta) mund të gjeni shumë
për një problem ose një çështje me interes të përbashkët për aktivitetetë ndryshme
rreth 10-40 minuta, varësisht nga madhësia e grupit. për të gjitha klasat.

Luajtja e roleve: Inskenimi i paplanifikuar i një problemi apo


një situate, që shoqërohet me diskutim.
Simulimi: Përvoja në një situatë sa më reale, pas cilës pason diskutimi.
Skeçe: Shfaqje dramatike të shkurtra dhe të ushtruara, që shoqërohen me diskutim.
Burim vetëm për aktivitete: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendorë: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për
Gra, të Rinj dhe Grupe të Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit”, projekt i
financuar nga BE, që menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009

Strategji specifike për përfshirjen e vajzave dhe të grave të reja


Hulumtimet kanë dëshmuar se në klasë djemve u kushtohet kohë, vëmendje dhe ndërveprim
cilësor më shumë se vajzave, dhe sjellja e mësimdhënësve ndaj djemve dallon dukshëm nga
sjella e tyre ndaj vajzave.
♦ Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin është diskriminuese
Shiko
o Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin varet nga gjinia. Kjo Pjesën 5
praktikë e sjelljes diskriminuese të mësimdhënësit fillon në për vlerësimin
nivelin parashkollor dhe vazhdon deri në klasën e 12-të. e vlerave dhe të
qëndrimeve.
o Mësimdhënësit u kushtojnë djemve më shumë vëmendje
dhe më shumë kohë gjatë mësimdhënies.
o Djemtë marrin më shumë lëvdata, kritikë, ndihmë dhe komente më konkrete nga
mësimdhënësit se vajzat, si për detyra ashtu edhe për sjellje.

143
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

o Kjo praktikë ndodh pjesërisht për shkak se mësimdhënësit u kushtojnë më


shumë vëmendje djemve duke i pyetur ata tetë herë më shpesh sesa vajzat, dhe
mësimdhënësit zakonisht i dëgjojnë me vëmendje komentet e djemve, ndërsa
përgjigjet e vajzave i korrigjojnë. Madje edhe kur djemtë nuk paraqiten vullnetarë
për t’u përgjigjur, mësimdhënësit zakonisht kërkojnë përgjigje nga ata.

♦ Aktivitete e të nxënët janë diskriminuese

Që nga niveli parashkollor aktivitetet që zhvillohen në klasë janë më interesante për djemtë,
dhe mënyrat e zgjedhura të paraqitjeve janë ato në të cilat djemtë shkëlqejnë ose inkurajohen
më tepër se vajzat:
♦ Mësimdhënësit u bëjnë pyetje akademike 80% më shpesh
djemve sesa vajzave; Në Pjesën 3
mund të gjeni një
♦ Detyrat që përfshijnë ushtrime në libër ushtrimi dhe përgjigje numër të madh
idesh për krijimin e
me shkrim për pyetje zakonisht janë të përqendruara vetëm ambientit mirëpritës
në njohuri dhe shkathtësi, e jo në zgjidhjen e problemeve psikosocial në
nga jeta e përditshme – që ka natyrë më abstrakte. Djemve u klasë. Këto strategji
pëlqen kjo qasje; funksionojnë për
të gjithë nxënësit,
♦ Vajzat reagojnë më mirë ndaj ideve në kontekst sesa si përfshirë edhe ata
përmbajtje e izoluar dhe shfaqin më shumë interes për nga grupet me
disavantazhe.
ndërlidhjen me njerëz në situata të jetës së përditshme;
♦ Hulumtimet po ashtu tregojnë se djemtë përfitojnë nga strategjitë e mësimdhënies
konvencionale (p.sh. mësimdhënia me tërë klasën dhe strukturat që bazohen në garë
dhe shpërblim), ndërsa vajzat përfitojnë nga strategjitë e aktiviteteve që përfshijnë
bashkëpunim dhe punë praktike);
♦ Aktivitetet konkurruese në klasë u kontribuojnë në arritjet e
djemve në matematikë, por ndikojnë negativisht në arritjet e Në
vajzave; dhe Pjesën
e Burimeve
♦ Aktivitetet bashkëpunuese u ndihmojnë vajzave në mund të gjeni
përvetësimin e shkathtësive themelore dhe në arritjen e Këshilla për gjuhë
sukseseve më të larta. Këto aktivitete bashkëpunuese nuk gjithëpërfshirëse
i zmbrapsin qëndrimet apo arritjet e djemve, dhe janë në
përputhje me praktika arsimore më bashkëpunuese, më të
integruara dhe më gjithëpërfshirëse.

Gjetje të ngjashme mund të jenë të vërteta edhe për pjesëtarët e grupeve te tjera me
disavantazhe

Disa sjellje të mësimdhënësve që dekurajojnë pjesëmarrjen e vajzave mund të jenë dekurajuese


edhe për nxënësit që u takojnë grupeve të tjera me disavantazhe. Përdorni këtë Listë kontrolli
për të reflektuar mbi praktikat tuaja të mësimdhënies.

144
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lista e kontrollit të sjelljeve dekurajuese

Sjellja dekurajuese Mendoni për praktikat tuaja

Më së shpeshti kërkoni përgjigje nga djemtë;

Vajzave u bëni pyetje më të lehta;

Djemve u bëni pyetje më të vështira që kërkojnë


të menduarit e nivelit të lartë;

Kur bëni pyetje, së pari i shikoni djemtë që të


përgjigjen para se vajzat (apo edhe djemtë) të
kenë mundësi ta ngritin dorën;

I përmendni vetëm kontributet e meshkujve në


shkencë;

I thërrisni femrat me emrin e përgjithësuar “vajzë”,


ndërsa djemtë me emrin e tyre;

E përdorni ligjërimin si strategji dominante të


mësimdhënies;

Përdorni struktura garimi dhe shpërblimi;

Përmbajtjet abstrakte i prezantoni pa shembuj


praktikë;

Aplikimet (p.sh. faktet abstrakte shkencore


të pazbatueshme që nuk janë relevante për
shoqërinë dhe problemet e saj)

Inkurajimi i pjesëmarrjes së vajzave – këto strategji gjithashtu nxisin pjesëmarrjen e


nxënësve nga grupet e tjera me disavantazhe

Ju mund të bëni shumë gjëra për ta ndryshuar sjelljen tuaj, në mënyrë që të përfshini më tepër
vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve me disavantazhe. E dimë që nxënësit të cilët marrin
pjesë në mënyrë aktive në klasë mësojnë më së shumti nga përvoja e tyre mësimore.
Në vijim mund të gjeni disa strategji të cilat mund t’i përdorni në klasën tuaj me të gjitha nivelet
dhe për të gjitha temat. Me këto strategji inkurajohen vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve
me disavantazhe që të marrin pjesë më shumë në klasë dhe të rrisin besimin në vete dhe në
aftësitë tyre.

145
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Strategjitë me të cilat inkurajohet pjesëmarrja dhe


Kolegu kritik:
zhvillohet vetëbesimi
Përdorni këto strategji për t’i ndihmuar vajzat dhe pjesëtarët e Diskutoni me një koleg se si
grupeve të tjera me disavantazhe që të marrin pjesë më shumë mund ta mbështetni njëri-tjetrin
në klasë dhe të përmirësojnë besimin në vete dhe aftësitë e tyre që t’i reduktoni sjelljet tuaja
dekurajuese dhe t’i shtoni sjelljet
tuaja inkurajuese në klasë.

Kini kujdes se kë e shikoni; shikojini në sy të gjithë nxënësit;


Bëjuni pyetje që kërkojnë nivel më të lartë të të menduarit
edhe djemve edhe vajzave (p.sh. “Çfarë implikimesh do
të ketë në teorinë e evolucionit nëse teoria e ekuilibrit të
ndërprerë është e saktë?”);
Jepni më shumë “kohë të pritjes” dhe bëni pak më shumë
durim për heshtje; kërkoni përgjigje nga nxënësit vetëm
atëherë kur t’i shihni duart e ngritura nga të dyja gjinitë –
përdorni shembuj që përfshijnë edhe meshkuj edhe femra;
Drejtojuni të gjithë nxënësve ose me emër ose më
mbiemër;
Votoni për një çështje të caktuar; votimi në klasë e inkurajon
ndjenjën e pjesëmarrjes te të gjithë nxënësit;
Eliminoni gjuhën mbi baza gjinore dhe përpiquni të mos
e përdorni përemrin e përgjithësuar “ai” (p.sh. mund të
përdorni shumësin “ata”) – në Pjesën e Burimeve mund të
gjeni më shumë informata rreth gjuhës së gjithëpërfshirjes
gjinore;
Shmangni humorin mbi baza gjinore në klasë;
Përdorni “njohuritë e ndërlidhura” në klasë për t’i ndihmuar
vajzat të ndërlidhen me përmbajtjen e re; shtjelloni njohuritë
dhe shkathtësitë në kontekst të situatave të zgjidhjes së
problemeve nga jeta e përditshme (p.sh. në libra zakonisht
paraqiten hapat e një metode shkencore si rregulla, por
nuk jepen mundësi për t’i zbatuar ata hapa në një hulumtim
shkencor);
Theksoni bashkëpunimin dhe riorganizoni strukturën
konkurruese të klasë (p.sh. zbatoni aktivitete të të nxënët
në bashkëpunim dhe aktivitete praktike në klasë dhe
eliminoni ose reduktoni në masë të konsiderueshme kritikat
publike);
Theksoni lidhshmërinë e përmbajtjes me situatat nga
jeta e përditshme –ndërhyni në praktikat e komunikimit
midis nxënësve me të cilat përjashtohen femrat (p.sh. kur
djemtë i ndërpresin vajzat gjatë diskutimeve në klasë),
mos komentoni për dukjen e vajzave pa e komentuar edhe
dukjen e djemve.

Burimi: Përshtatur nga Ndryshimet Gjinore dhe Mësimdhënia Diskriminuese, Carolyn Butcher Dickman, Radford
University, Radford Virginia.
http://www.invitationaleducation.net/journal/v21p35.htm

146
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Shënim për materialet dhe burimet:


♦ Sigurohuni që të gjeni materiale që përmbajnë fotografi dhe shembuj që përfshijnë
vajza, komunitete pakicë, nxënës me nevoja të veçanta arsimore etj., ose t’i pasuroni
me to materialet dhe burimet që i keni.
♦ Kërkoni nga nxënësit që të sjellin nga shtëpitë e tyre ose nga komuniteti i tyre burime të
cilat mund t’i ndajnë me klasën, të cilat kanë të bëjnë me kulturën dhe identitetin e tyre.
♦ Ftoni prindërit, pjesëtarët e komunitetit dhe OJQ-të t’ju ndihmojnë të krijoni burime dhe
përvoja të ndryshme për nxënësit tuaj.

Strategjitë specifike për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore / me


aftësi të kufizuara

Roli dhe kuptimi i gjithëpërfshirjes është i njëjtë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore
dhe/ose për nxënësit me aftësi të kufizuara, sikur edhe për nxënësit e tjerë të grupeve me
disavantazhe. Ajo nënkupton më tepër sesa t’ua mundësosh nxënësve qasjen në Kurrikulë.
Ju duhet të:
♦ Krijoni sfida të përshtatshme për nxënie.
♦ Përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënët të nxënësve.
♦ Kapërceni pengesat e mundshme për të nxënët e individëve të veçantë dhe të grupeve
të veçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.

Individualizoni përmbajtjen dhe qëllimet e të nxënët/mësimdhënies nëpërmjet Planit Mësimor


Individual (PMI).
Posaçërisht në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA) dhe/ose me
aftësi të kufizuara këto parime do t’jua mundësojnë:
♦ Të zgjidhni rezultate të të nxënët për nxënësit me NVA që dallojnë nga rezultatet për
nxënësit e tjerë.
♦ Ta modifikoni planprogramin për t’i hequr pengesat dhe për t’ua mundësuar të gjithë
nxënësve që t’i arrijnë objektivat e njëjta.

Planifikimi për nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose me aftësi të kufizuara duhet
të jetë pjesë e planifikimit për të gjithë nxënësit, e jo të bëhet ndaras. Nuk ka nevojë të jetë i
ndërlikuar ose t’ju marrë shumë kohë. Mjafton që në planin e mësimit t’i përfshini disa shënime
për rezultatet e të nxënët dhe qasjet që do t’i përdorni për t’i larguar pengesat për këta nxënës.
Ky planifikim mund të pasurohet me qëllimet personale të nxënësve. Nganjëherë do të jetë
më e përshtatshme që të planifikoni hapa të vegjël ose të siguroni burime shtesë për të arritur
qëllimin e të nxënët. Shpeshherë ka mbështetje për ta bërë këtë.

147
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Lista e Qendrave Burimore të cilat ofrojnë mbështetje për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe
mësimdhënësit e tyre në shkollat e rregullta

Qendra Burimore Përparimi në Prishtina për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale

igballepotera@hotmail.com

tel: 038 226 120, 044-206 940

Qendra Burimore Nënë Tereza në Mitrovicë

Hajdar.shyƟ@gmail.com

Tel. 028 539 538, 044 812 272

Qendra Burimore Lef Nosi në Prizren

hƩp://lefnosi.com/index.php

Zahir Pajaziti p.n., Prizren 20000

Tel./Fax. + 381 (0)29 241037

info@lefnosi.com

Qendra Burimore Nënë Tereza në Prizren për nxënës me probleme në të dëgjuar

info@qbnt.net

www.qbnt.net

tel. 029 223 628

Qendra Burimore Xheladin Deda në Pejë për nxënës me probleme në të pamore

hƩp://shvqb.net/

Rr. Bill Clinton, Nr. 183, Pejë

tel: 039 433 542; 044 199 638; 044 364 208

Po ashtu, duhet të mendoni për pyetjet të cilat do t’ua bëni grupeve dhe individëve të ndryshëm
dhe për mënyrat në të cilat do të vërtetoni se sa kanë kuptuar nxënësit. Disa nxënës me
NVA dhe/ose me aftësi të kufizuara e shfaqin të kuptuarit e tyre ndryshe nga nxënësit e tjerë
(sidomos nxënësit me aftësi të kufizuara në të nxënë), prandaj nxënësve duhet t’u ofroni
mundësi të ndryshme për të treguar se çfarë dinë dhe çfarë mund të bëjnë.
Në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësit me aftësi të kufizuara
mund t’ju ndihmojë shumë bashkëpunimi me prindërit e tyre. Ata mund të ju ndihmojnë t’i kuptoni
nevojat e nxënësve, t’i përcaktoni objektivat, të punoni bashkë dhe ta vlerësoni përparimin.
Mësimdhënia e diferencuar dhe të nxënët e diferencuar paraqesin një metodë
të përfshirjes së të gjitha grupeve me disavantazhe dhe qasjen kryesore
për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose aftësi të
kufizuara.
148
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Diferencimi është një qasje e mësimdhënies që siguron që të gjithë nxënësit mësojnë mirë,
megjithë dallimet e shumta që ndërmjet tyre. Diferencimi arrihet me strategji, e jo me rezultate
të pritura të të nxënët, prandaj duhet të përqendroheni pikërisht në to.

Si mund të krijoj diferencimin në klasë?


Këtë mund ta bëni në tri mënyra:
♦ Diferencimi për nga rezultatet, ku të gjithë nxënësve u jepet detyra e njëjtë, ndërsa
diferencimi bëhet në bazë të përgjigjeve të tyre.
♦ Diferencimi për nga detyrat, ku nxënësve u jepen detyra specifike varësisht nga aftësitë
e tyre. Detyrat mund të diferencohen për nga niveli i vështirësisë, struktura, udhëzimet
që u janë dhënë, ose ma anë të kombinimit të këtyre tre faktorëve.
♦ Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, ku duhet bërë përshtatja e nivelit të
ndërhyrjes së mësimdhënësit.

Përparësia e diferencimit me anë të detyrës qëndron në mundësinë për t’i përshtatur aktivitetet
me aftësitë e nxënësve, në mënyrë që të gjitha nivelet e aftësive të rezultojnë me sukses.
Ndërsa, mangësia e tij është që kërkon shumë planifikim. Përveç kësaj, ju duhet t’i njihni mirë
nxënësit tuaj dhe aftësitë e tyre dhe t’ua shpjegoni pse secili ka detyra të ndryshme. Është
me rëndësi të theksohet fjala diferencë dhe të shmanget përdorimi i nocioneve më i lehtë/I
vështirë, më i thjesht /sfidues, më i mirë-më i keq, më shumë-më pak, dhe/ose të ngjashme.
Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, më së miri mundësohet dukë bërë pyetje të
hapura, të cilat NUK nënkuptojnë përgjigje të pritura, por promovojnë diskutimin dhe debatin.
Kjo qasje ua mundëson të gjithë nxënësve të përjetojnë arritje pozitive dhe të tregojnë dëshmi
të arritjes në nivelin e tyre më të lartë.

Aktivitet plotësues

Strategji efektive të mësimdhënies për diferencim në një klasë mikse

Strategjitë e përshtatshme të mësimdhënies për nxënësit e talentuar përfshijnë të gjitha


strategjitë që janë të përshtatshme edhe për nxënësit e tjerë, por ajo që bën mësimdhënësi
me këto strategji që i bën ato më sfiduese për nxënësit me talent. Shumë strategji mund të
përdoren në mënyra të ndryshme, varësisht nga nevojat e ndryshme të nxënësve në klasë.
Duke përdorur materiale dhe burime më të avancuara se ato që zakonisht gjinden për nivelin
e klasës, mësimdhënësit do të jenë më shumë në gjendje të diferencojnë mësimdhënien për
nxënësit me nivel më të lartë të interesave dhe gatishmërisë.

Shumica e strategjive të mësimdhënies vlejnë edhe për punën me nxënësit e talentuar, por
ato strategji që krijojnë mundësi për të nxënë të hapur dhe produktiv janë më së shumti
frytdhënëse.

149
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Krijimi i mundësive për përgjigje të shumta të sakta: detyra të hapura që fokusohen në


procesin e zgjidhjes së problemeve dhe/ose në të menduarit kritik.

Vëmendje për problemet shoqërore, përvojat nga jeta e përditshme dhe projektet e
komunitetit: detyra për vlerësim të performancës, lojë me role, simulime etj. bazuar në
situata autentike të interesave të nxënësve.

Copëzimi: copëzimi i detyrave/aktiviteteve në pjesë më të vogla dhe më lehtë të


menaxhueshme dhe ofrimi i udhëzimeve më të drejtpërdrejta për secilën pjesë.

Kompaktimi: proces që përfshin vlerësimin paraprak të nxënësve, duke vlerësuar atë që


ata e dinë tanimë dhe duke u dhënë mundësi që të ecin përpara sipas kurrikulës.

Theksimi i shkathtësive të të menduarit: ofrimi i mundësisë nxënësve që të ‘mendojnë


me zë’, të diskutojnë të menduarit e tyre me bashkëmoshatarët dhe të reflektojnë për të
menduarit e tyre në revista shkollore.

Zhvillimi i përgjegjësisë së nxënësve: nxënësit ndihmojnë në zhvillimin e rubrikave,


hartimin e projektpropozimeve dhe në kryerjen e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të grupit.

Grupimi fleksibël: grupimi i studentëve bazuar në virtytet e tyre për gatishmëri, e sipas
supozimit se të gjithëve u duhet detyra e njëjtë, shkathtësitë e njëjta për llogaritje, detyrat e
njëjta me shkrim etj. lëvizja nga grupi në grup është e zakonshme, bazuar në përgatitjen e
nxënësve në një shkathtësi të caktuar dhe avancimit të tyre në atë shkathtësi.

Vendosja fleksibile: mundëson që ndryshimet në aftësitë e nxënësve të përvetësojnë


kurrikulën.

Vendosja e qëllimeve dhe planifikimi: përfshirja e nxënësve në caktimin e qëllimeve të


tyre personale dhe në planifikimin e aktiviteteve mësimore, një nga një me mësimdhënësin.

Hulumtimet grupore: nxënësit punojnë në grupe bashkëpunuese me aftësi të ndryshme në


detyra të hapura ose në grupe me aftësi të ngjashme në detyra sfiduese të përshtatshme.
Zakonisht fokusi është në procesin dhe shkathtësitë e të menduarit.

Projekte praktike: përdorimi i objekteve konkrete në mësimin e lëndëve të ndryshme,


sidomos në matematikë.

Pyetje të nivelit të lartë: pyetje që nxjerrin informata të nivelit të avancuar, që kërkojnë disa
hapa deri në kuptimin e plotë dhe që kërkojnë të menduar sfidues.

Studimi i pavarur: ofrimi i mundësive për nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur dhe
të hulumtojnë tema që u interesojnë.

Kurrikula ndërdisiplinore / e integruar rreth një teme: njësi tematike që krijojnë lidhje
ndërmjet shumë fushave kurrikulare.

150
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Qendrat e interesit: përqendrimi i aktiviteteve akademike bazuar në interesat e nxënësve


që kryhen në mënyrë të pavarur.

Kontratat e të nxënët: një propozim, para fillimit të një projekti ose njësie, i cili paraqet
burimet, hapat drejt përfundimit të tij dhe kriteret e vlerësimit të dakorduara me mësimdhënësin

Projektet afatgjata: një mundësi avancimi në të cilën nxënësit hulumtojnë koncepte,


probleme, tema apo individë.

Mentorimet: nxënësit punojnë me një mësimdhënës, specialist të medies, prind vullnetar,


ose me një anëtar të komunitetit për zhvillimin apo kryerjen e të gjitha pjesëve të një projekti
apo detyre. Kjo gjithashtu është mënyrë e mirë për t’u ndihmuar nxënësve të zhvillojnë
shkathtësi të prodhimit në një fushë të caktuar dhe për të zhvilluar vetëdijesimin për karrierë.

Paravlerësimi: mënyrë për të përcaktuar se çfarë dinë nxënësit për një temë të caktuar para
se të zhvillohet ajo. Kjo metodë duhet të përdoret rregullisht në të gjitha fushat e kurrikulës.
Mësimdhënësit mund të përdorin informacionin e fituar nga vlerësimi paraprak për të marrë
vendime për përparësitë dhe nevojat e nxënësit.

Hulumtimi i përbashkët: një metodë e veçantë e të nxënët në të cilën pjesëmarrësit


kërkojnë përgjigje për pyetjet fondamentale të ngritura në një tekst.

Zgjedhja e nxënësve: ju ofron nxënësve mundësi për të zgjedhur përmbajtjen, procesin


dhe produktin që është me më së shumti interes (dhe më i përshtatshëm).

Kriteret e krijuara nga vetë nxënësit për detyrën/produktin: udhëzime për nxënësit
derisa krijojnë rubrika.

Detyra dhe produkte të disenjuara për inteligjenca të shumëfishta/stile të të nxënët: e


disenjuar për të dhënë mundësi të gjithë nxënësve të angazhojnë përparësitë dhe preferencat
e tyre personale për të inkurajuar motivim dhe angazhim maksimal.

Përdorimi i programeve kompjuterike: një gamë e gjerë e programeve kompjuterike për


përmirësim, praktikë shtesë, zgjerim, përshpejtim.
Përdorimi i shumë teksteve: ofrimi i më shumë se një teksti për akomodimin e gamës së
gjerë të nivele të të lexuarit në klasë dhe një bibliotekë e shkollës me tekste të niveleve të
ndryshme të leximit që mbulojnë disa klasë.

151
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Si duhet ta menaxhoj një klasë gjithëpërfshirëse?



shume
Kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha për juve. informata
mund të gjeni
Udhëzuesi i MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore përmban ide në Pjesën e
të shkëlqyeshme (të përmbledhura më poshtë) për hapat që duhet t’i Burimeve.
ndërmerrni për t’u siguruar që të gjithë nxënësit mund të mësojnë dhe të
përparojnë. Në këtë Udhëzues sugjerohen:
♦ Strategjitë që mund t’i përdorni,
♦ Si ta organizoni mësimin,
♦ Si t’u ndihmoni nxënësve të ballafaqohen me të nxënët,
♦ Si të mbani mësim dhe si të bëni vlerësimin në mënyrën më të efektshme,
♦ Si të krijoni një ambient fizikisht të qasshëm në klasë.

Sjellja e padisiplinuar dhe çfarë mund të bëj për ta mbajtur nën kontroll orën dhe për t’i
ndihmuar nxënësit që të mësojnë?

Menaxhimi i sjelljes mund të jetë stresues madje edhe për mësimdhënësit më me përvojë,
veçanërisht kur punoni me nxënës kërkues ose me nxënës të cilët kanë nevoja shumë të
veçanta. Si mund t’ia lehtësoni punën vetes?
♦ Planifikojeni mirë orën e mësimit dhe përdorini planet e dhëna në këtë Udhëzues, dhe
shkruani në tabelë rezultatet, kriteret e suksesit dhe qëllimin e punës, në mënyrë që të
gjithë t’i shohin dhe t’i kuptojnë. Nëse veproni kështu do të keni më shumë gjasa për të
ndikuar në sjelljen e nxënësve.
♦ Kur përballeni me një situatë të vështirë është me rëndësi të mos e merrni si diçka
personale. Jini të qetë dhe kini vetëbesim, sepse kështu do të ndikoni te nxënësit që të
ndjejnë më pak shqetësim dhe frustrim.
♦ Jini konsistent. Bëjuani të qartë nxënësve se si duhet të sillen dhe inkurajoni nxënësit ta
kuptojnë këtë. Ndihmojini të kuptojnë se duhet të vendosin që t’u përmbahen rregullave
të sjelljes.
♦ Kur duhet të korrigjoni një sjellje bëjeni këtë me kohë, jini specifik, konsistent, i drejtë
dhe i arsyeshëm.
♦ Mendoni dhe flisni në mënyrë pozitive.
♦ Mos insistoni të merreni me probleme vetë. Kërkoni mbështetje nga kolegët.

Në burimet në internet të dhëna më poshtë mund të gjeni një numër të madh planesh
ditore dhe aktivitetesh për të gjitha klasat/nivelet

Success Link Missouri Department of Elementary & Secondary Education http://www.


successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301

Diversity Council.org Rochester Minnesota http://www.diversitycouncil.org/elActivities.shtml

152
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Aktivitet plotësues

Gjithëpërfshirja e vërtetë e nxënësve të grupeve me disavantazhe, duke përfshirë


bashkëpunimin me mësimdhënësit e tjerë, me prindërit dhe komunitetin, është shtjelluar
mirë në Udhëzuesin e MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky Udhëzues përmban
strategji të shkëlqyeshme dhe qasje praktike që mund t’i zbatoni në klasën tuaj.

Trajtimi i refuzimit dhe braktisjes së shkollës: Udhëzues praktik për mësimdhënësit, drejtorët
e shkollave, këshillat e shkollave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë apo kanë interes në
refuzimin dhe braktisjen e shkollës në Kosovë; GIZ, Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë, Dr. Sibylle Hielscher; MA, Vlera Kastrati; dhjetor 2011.

Informata më të hollësishme për Pjesën 6


mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë

1. Aktivitet rreth stereotipeve gjinore


2. Gjuha e përfshirjes gjinore – udhëzimet për mënjanimin e stereotipeve gjinore
dhe stereotipeve lidhur me nevoja të veçanta
3. Si të tejkalohen paragjykimet – aktivitet
4. Zhvillimi i respektit për diversitet – mësim
5. Luftimi i paragjykimit dhe diskriminimit kundër personave me të vështirësi në të
nxënë
6. Strategjitë e mësimdhënies për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA)
dhe për nxënësit me aftësi të kufizuara.
7. Këshilla për mësimdhënësit: Strategji të suksesshme për punën me nxënësit e
talentuar

Burimet për pjesën 6

BURIMI 1: Aktivitetet për stereotipat gjinorë

♦ Kërko nga nxënësit që të grupohen apo të bashkohen në çifte.


♦ Më pas kërko që të shënjojnë (ü) nëse funksionet e poshtme lidhen me qënderimet
e njëanshme gjinore (shoqërizimi)
♦ Diskutoni rreth stereotipit: “përgjithësimi rreth një grupi njerëzish apo ngjarjesh
dhe ndonjë individi të veçantë që më pas gjykohet në kuptim të përgjithësimit
që mundet ose jo të jetë përkatës apo i saktë për atë person; duke thjeshtëzuar
personin vetëm në karakteristikat kryesore”

153
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Stereotipat gjinorë janë “besime sociale rreth grave/vajzave dhe burrave/djemve”

Gjinia biologjike Gjinia sociale (socializim)


Veprimi
(mashkull/femër) Rolet e pritura

Gatim/kuzhinier

Boksier

Lëvrimi i tokës

Të ushqyerit me gji

Rrobaqepje

Ndryshimi i zërit

Cikli menstrual

Riparim i automjetit

Veshja e fustanit

Pastrim i shtëpisë

Aktivitet diskutimi
♦ Organizoni për nxënësit një debat/diskutim me temën “Pse është e rëndësishme
matematike edhe për djemtë edhe për vajzat”.

Aktivitet me gazetë
♦ Mblidhni disa ekzemplarë të gazetës së sotme apo të gazetave më të vjetra të ndryshme
(mund të përdorni edhe libra ose revista).
♦ Ndajini nxënësit në grupe dhe jepjani secilit grup një gazetë të cilën do ta analizojë.
♦ Kërkoni nga nxënësit që t’i analizojnë fotografitë dhe të gjejnë përqindjen e burrave/
djemve dhe të grave/vajzave në ato fotografi.
♦ Kërkoni që t’i analizojnë fotografitë e grupeve, duke përfshirë edhe reklamat. Nëse
në fotografi janë paraqitur djemtë ata duhet të llogariten si burra dhe vajzat duhet të
llogariten si gra.
♦ Cekni rolin e – nëse është e mundur– të grave dhe të burrave në ato fotografi, për
shembull, në fotografinë ku një grua është shofer kamioni.
♦ Shënoni gjetjet tuaja në tabelën e mëposhtme.
♦ Diskutoni rreth sasisë së vëmendjes dhe rolit që u jepen grave dhe burrave në mediet
tona.

154
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

% e Grave Roli % e Burrave Roli

Burim: Veglat nga UNESCO për çështjet gjinore për edukatorët paraqesin një burim të shkëlqyeshëm për të
kuptuar më shumë rreth pabarazisë gjinore dhe efekteve të saj.
http://portal.unesco.org/en/files/47654/12737402501Gender_Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit%2Bfor
%2BEducators.pdf

BURIMI 2: Gjuha për gjithëpërfshirje gjinore

Udhëzime për mënjanimin e stereotipeve gjinore dhe stereotipeve përkitazi me nevojat


e veçanta arsimore
Stereotipet krijojnë ekskluzivitet dhe një ndjenjë të hierarkisë, me anë të së cilës një grup
njerëzish konsiderohet se janë në nivel më të ulët se të tjerët dhe shkaktohen pikëpamje sociale
negative për nxënësit/personat që u takojnë grupeve me disavantazhe. Nxënësit/personat nga
grupet me disavantazhe zakonisht nuk ndjejnë se i takojnë klasës dhe për këtë arsye mund
të mos jenë të gatshëm të marrin pjesë dhe mund të mungojnë edhe më shumë në shkollë.
Përdorimi i gjuhës gjithpërfshirëse ndihmon në ndërtimin e një ambienti mirëpritës dhe miqësor,
ku të gjithë nxënësit ndjehen të respektuar dhe janë më të gatshëm të marrin pjesë.
Tri parimet kryesore që reflektojnë gjithëprfshirjen janë:
♦ Mos e theksoni gjininë, racën, etninë apo vetitë e tjera personale të një personi (siç janë
orientimi seksual, mosha, apo aftësia e kufizuar), nëse kjo gjë nuk është relevante për
temën në fjalë. Me fjalë të tjera, mos krijoni dhe mos promovoni stereotipe në bazë të
vetive njerëzore të pashmangshme.
♦ Jini konsistent kur i përshkruani pjesëtarët e grupit: Mos i veçoni vajzat dhe gratë e reja
për të përshkruar bukurinë e tyre fizike, veshjen apo aksesoret, apo mos e cekni mjetin
ndihmës të cilin e përdor një person më aftësi të kufizuara, apo mos e përmendni racën
e pakicës së vetme në grup, përveç nëse kërkojnë vetë individët.
♦ Kini parasysh se gjuha gjithëpërfshirëse vlen për rastet e përgjithshme. Kërkesat e
drejtpërdrejta nga individët kanë përparësi në krahasim me rregullat e përgjithshme
(p.sh. zonja Filane Fisteku kërkon që të tjerët të mos i drejtohen me mbiemrin e saj, por
me mbiemrin e bashkëshortit të saj).

Aftësitë e kufizuara ose nevojat e veçanta arsimore


Përpiquni të mos e veçoni aftësinë e kufizuar të një individi si mënyrë identifikimi, përveç nëse
duhet ta përshkruani për ndonjë raport apo takim zyrtar të përqendruar në nevoja të veçanta
dhe aftësi të kufizuara. Shikojeni personin, e jo aftësinë e kufizuar. Sigurohuni që në punën
tuaj të përditshme:
♦ të përdorni gjuhën neutrale;

155
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

♦ t’i shmangeni përdorimit të fjalëve të cilat nënkuptojnë viktimizim ose krijim të stereotipeve
negative. Për shembull, mos i përdorni përshkrimet siç janë “viktimë” ose “I sëmurë” për
dikë që vuan nga një sëmundje, por vetëm cekeni sëmundjen;
♦ Shmangeni përdorimin e fjalëve si “i varfër,” “fatkeq” ose “i vuajtur”;

♦ të mos përdorni fjalë si “guximtar” kur mund të thoni “I suksesshëm” ose “produktiv”.

Gjuha për gjithëpërfshirje apo gjuha neutrale për nga gjinia

Udhëzimet e përgjithshme që duhet ndjekur:


♦ Mënjanoni gjininë e fjalëve, mos i jepni fjalës karakter të gjinisë së kundërt; për shembull
kryesuesin bëjeni kreu, e mos e riktheni gjininë te kryesuesja).
♦ Krijoni fjalë me karakter gjinor neutral: shndërroni ndajfoljet në emra duke shtuar
prapashtesën –ist (për shembull, aktiv: aktivist).
♦ Zëvendësoni shprehjet profesionale të cilat përmbajnë gjininë mashkullore, nëse është
e mundshme, me shprehjet që përfshijnë pjesëtarët e cilësdo gjini.
♦ Shmangni emërtimet e pozitave të punës që kanë cilësimin femëror apo mashkullor.

♦ Në rastet kur jeni të detyruar t’i përdorni fjalët me karakter gjinor përdorni fjalë paralele
burra/gra, djem/vajza, zotërinj/zonja, çuna/vasha, shokë/shoqe.

Në tabelën më poshtë janë dhënë disa strategji


Çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë në gjuhën gjithëpërfshirëse? Si shmanget
ekskluziviteti apo ndjenja e hierarkisë në përdorimin e gjuhës, me të cilën një grup njerëzish
konsiderohet të jetë në nivel më të ulet se të tjerët, dhe e cila krijon ose shkakton stereotipe
sociale negative?

Përemrat – shmanguni përdorimit të përemrit “ai” kur bëhet fjalë për të dyja gjinitë. Disa
qasje alternative janë:

Qasjet alternative ndaj përemrave

Përdorni shumësin Mos e përdorni Jepjani secilit nxënës punimin e tij sapo të
ketë mbaruar.
Përdoreni Jepuni nxënësve punimet e tyre sapo të
kenë mbaruar.
Riformuloni fjalinë Mos e përdorni Nxënësi me sukses mesatar shqetësohet
për ta eliminuar për notat e tij.
përemrin
Përdoreni Nxënësi me sukses mesatar shqetësohet
për notat.

156
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Zëvendësoni Mos e përdorni Nëse nxënësi është i pakënaqur me notën


përemrin mashkullor e tij, ai mund të flasë me mësimdhënësin
me ju apo ai/ajo
Përdoreni Nxënësi/ja i/e pakënaqur me notën e tij/
saj, mund të ankohet te mësimdhënësi

Përdori bashkë përemrat ai/ajo

Shfrytëzo përemrin Mos e përdorni Secili që dëshiron të shkojë në lojë nesër le


në shumës të të sjellë paratë e tij
pacaktuar
Përdoreni Ata që dëshirojnë të shkojnë në lojë nesër,
le të sjellin paratë e tyre.

Shfrytëzo ndërtimin e Mos e përdorni Secili ka të drejtën në mendimin e tij


përemrit të dyfishtë,
nëse nevojitet

Përdoreni Secili person ka të drejtën në mendimin e


tij/saj

Disa strategji të tjera për gjithëpërfshirje janë shmangia e tregimeve, fotografive apo e
frazave të cilat nënkuptojnë supozime të bazuara në stereotipe, për shembull:
♦ Që disa grupe etnike janë përfundimisht më pak të afta sesa grupet e tjera etnike; apo,
që ndonjë grup është superior në krahasim me grupet e tjera.
♦ Që personat me aftësi të kufizuara domosdoshmërish varen nga të tjerët.
♦ Që burrat janë të pavarur dhe gratë janë të varura.
♦ Që disa kategori të grave janë të paafta, ose jeta e tyre është tepër e varur nga burrat.
♦ Që grave të cilat kanë bërë karrierë zakonisht u mungojnë shkathtësitë e amvisërisë,
ato nuk kanë fëmijë, ose edhe po të kenë fëmijë nuk janë prindër të mirë.
♦ Që burrat janë të vrazhdë, të dhunshëm, të ashpër, të pashpirtë ose të pandjeshëm.
♦ Që gratë kanë frikë, janë pasive, të varura, qaramane, mendjelehta, të dobëta,
grindavece, të bezdisshme, dorëzohen lehtë, histerike, të shpërqendruara.
♦ Që burrave u mungojnë shkathtësitë për të qenë prind i mirë, për t’u kujdesur ose për
amvisëri.
♦ Që vetëm burrat nga komunitetet pakicë janë të dhunshëm ose të ashpër.

Burim: Përshtatur nga Do’s and Don’ts of Inclusive Language; Media Task Force Honolulu County Committee on
the Status of Women, Oct. 1999 http://www2.honolulu.hawaii.edu/facdev/guidebk/teachtip/inclusiv.htm and Words
That Count Women Out/In Ontario Women’s Directorate at, The Bias-Free Word Finder, Rosalie Maggio, Beacon
Press, Boston, Mass. 1991

157
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Shembuj të përgjithshëm të gjuhës gjithëpërfshirëse

MOS PËRDOR PËRDOR SI MË TË PËRSHTATSHME

aktorja aktor, interpretues

prezentuesi prezantues

autorja autor

burrë i rëndomtë apo


person mesatar, i rëndomtë, punëtor tipik
mesatar

kryesuesi, kryesuesja kryesues (për të dyja gjinitë)

kinezi kinez

pastruesja/shërbyesja amvisë, pastrues

kleriku klerik, ministër, prift

cimeri nxënës

këshilltari, këshilltarja anëtar i këshillit

zanatçiu zanatçi

skicografi skicograf, teknik i skicografisë

shqytari trim

zbatues përmbarues

bashkëpunëtori koleg, bashkëpunëtor

zjarrfikësi zjarrfikës

158
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

peshkatari kur mundet: peshkatar

kryepunëtori mbikëqyrës

shërbyese asistente apo sekretareshë

heroinë hero

nikoqire nikoqir

burrë i sigurimeve agjent i sigurimeve

doktoreshë doktor, mjek

laiku laik, person laik

postieri bartësi i postës, bartësi i letrave, punëtori i postës

burrëria mosha e rritur, pjekuria

orë për njeri orari i punës, numri i orëve të punuara

raca njerëzore, raca e njeriut, qeniet njerëzore, njerëzit, familja


njerëzimi
njerëzore

fluturim me njeri brenda fluturim me pilot

njeriu në rrugë person i rëndomtë, qytetar i rëndomtë, votues, person mesatar

forca punëtore, resurse njerëzore, energji njerëzore, personel,


fuqi punëtore
punëtorë

ndërmjetës agjent, ndërlidhës

z. kryesues! zonja
kryesues! (për të dyja gjinitë)
kryesuese!

159
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

shfaqje nga një burrë solist, interpretues, artist, shfaqje individuale

poeteshë poet

polic zyrtar i policisë

riparues person që bën riparime

dorë e djathtë asistent, ndihmës, i dyti në zinxhirin komandues

shitës
person i shitjeve, përfaqësues i shitjes, referent i shitjes, agjent

shitësit
personeli i shitjes, personat që merren me shitje

zëdhënësi përfaqësues, zëdhënës

tregtari
dyqanxhiu, shitësi, ndërmarrësi

tregtarët shitësit

meteorologu parashikues i motit

juriste jurist

burrë punëtor punëtorët, punëtor tipik

punëtor punonjës

në krye kompetent

Burim: I adaptuar nga gjuha gjithëpërfshirëse e shprehjeve të pranueshme dhe të papranueshme; Taskforca për
media në qarkun Honolulu, komisioni për gjendjen e grave, tetor. 1999 http://www2.honolulu.hawaii.edu/facdev/
guidebk/teachtip/inclusiv.htm dhe fjalët që përjashtojnë/përfshijnë gratë, drejtoria e Ontarios për gratë, bota pa
anshmëri, Rosalie Maggio, Beacon Press, Boston, Mass. 1991

160
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 3: Aktivitet: Si t’i mposhtim paragjykimet

Qëllimet e këtij aktiviteti


♦ MOS i paragjykoni njerëzit. Përpiquni t’i njihni më mirë si individë para se të vendosni a
ju pëlqejnë, apo jo.
♦ TRAJTONI njerëzit ashtu siç dëshironi t’ju trajtojnë juve.
♦ MBËSHTETNI njerëzit ndaj të cilëve të tjerët sillen me paragjykime. Mos iu bashkoni
grupit të njerëzve të cilët janë të padrejtë ndaj dikujt.
♦ MËSONI për kulturat, vendet dhe popujt e tjerë.

Procedura:
1. Diskutoni me nxënësit se si shfaqen paragjykimet në situatat në vijim:
♦ Tallja me peshën e dikujt.
♦ Kur nuk luajnë me dikë për shkak se ai apo ajo nuk mund të vrapojë shpejt.
♦ Tallja me njerëz të cilët flasin një gjuhë tjetër.
♦ Etiketimi i njerëzve për shkak të ngjyrës së lëkurës.
♦ Injorimi i një personi në karrocë invalidësh.
♦ Kur një vajzë nuk e lejojnë të luajë me kamion sepse është vajzë.
♦ Kur një djalë nuk e lejojnë të shkojë në kurs vallëzimi sepse është djalë.

2. Kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një portret të vetvetes. Përdorini këto mjete vizuale për
t’i ilustruar situatat që përfshijnë paragjykime. Kërkoni nga nxënësit që të gjejnë mënyra për
t’i ndryshuar sjelljet paragjykuese në këto situata.
3. Luani një lojë klasifikimi. Kërkoni nga nxënësit të ndahen në grupe në bazë të këtyre
kategorive:
ngjyra e flokëve, ngjyra e lëkurës, ngjyra e syve, gjinia, gjatësia trupore (më të gjatët dhe
më të shkurtrit na bazë të një matjeje të zgjedhur), muaji i lindjes, vendi i lindjes (të gjithë
ata që kanë lindur në shtetin ose qytetin e njëjtë), rrobat (ngjyrat ose stilet e veçanta), çfarë
u pëlqen ose çfarë nuk u pëlqen (si për shembull ngjyrat, ushqimet, muzika etj.).
Për secilën kategori përshkruani një situatë të padrejtë. Për shembull, “Si thoni sikur sot t’i
lejoj të dalin në pushim/të shkojnë në shtëpi më herët ose të bëjnë pushim vetëm ata që
kanë flokë ngjyrë kafe? A do të ishte e drejtë kjo?” ose “Si thoni sikur sot vetëm vajzat të
lejohen për të ngrënë drekë? A është e drejtë kjo?”

Përfundim: Pas lojës diskutoni se si paragjykimi nënkupton të mos jesh i drejtë ndaj dikujt.
Burim: Good Character.com http://www.goodcharacter.com/GROARK/Prejudice.html

161
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 4: Mësim – Zhvillimi i respektit për diversitet

Përshkrimi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin për një çështje dhe do t’i përdorin ato
informata për të krijuar një grafikon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë në klasë,
në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.

Materialet e nevojshme: fleta të mëdha, fleta të pastra, ngjyra ose lapsa

Objektivi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin përkitazi me një çështje dhe do t’i përdorin
ato informata për të krijuar një grafikon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë në
klasë, në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.

Shkathtësitë: të kuptojnë dhe të zbatojnë të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare; të organizojnë


të dhënat, informatat dhe idetë në forma të përdorshme (tabela, grafikone, skica);

Paraqitni aktivitetin: Tregojuni nxënësve se në botë ekzistojnë miliarda njerëz. A mendoni


se të gjithë njerëzit e botës janë të njëjtë? Apo janë të ndryshëm? Shikoni përreth na klasën
tonë. A duken pikërisht sikur ti shokët e klasës, apo dallojnë nga ti? A më ngjan mua ndonjë
nxënës në këtë klasë? Mendoj se pajtohemi që njerëzit janë të ndryshëm. Dallimet janë gjë e
mirë. Bota është një vend aq interesant pikërisht për arsye se jemi të ndryshëm. Përkujtojuani
nxënësve se është me rëndësi t’i respektojmë të gjithë njerëzit dhe t’i çmojmë dallimet.
Rishikojeni përkufizimin e respektit: Të kesh respekt do të thotë të tregosh mirësjellje dhe
konsideratë për të tjerët.

Është me rëndësi t’i respektoni njerëzit edhe kur dallojnë nga ju. Kjo quhet respekt për
diversitet ose respekt për dallime. Po ashtu njihet si pranim dhe tolerancë. Këto janë tipare
të rëndësishme të karakterit që do të duhej t’i kishte çdo njeri. Sikur njerëzit t’i respektonin
dallimet në vend se të talleshin me dikë që është ndryshe dhe të mos i lëndonin të tjerët vetëm
për shkak të dallimeve, atëherë do të kishte më shumë paqe në shkollat, shtëpitë, komunitetet
tona dhe në të gjithë botën.

Pyesni nxënësit se cilat janë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri në
shkollën, shkollën dhe komunitetin tuaj. Pastaj, bisedoni për dallimet midis njerëzve në klasën
tuaj. Krijoni një grafikon në të cilin do t’i paraqitni këto dallime. Në atë grafikon do të mund të
shihni edhe ngjashmëritë. Emërtojini grafikonet dhe tregojuani nxënësve gjatë shtjellimit të
kësaj çështjeje.

Shënojini në tabele dallimet që i kanë identifikuar nxënësit. Kjo listë mund të përfshijë ngjyrën
e flokëve, të syve, të ngjyrës. Ajo mund të përfshijë edhe dallimet midis shtëpive në të cilat
jetojnë nxënësit, numrit të anëtarëve të familjeve të tyre, vendeve ku shkojnë për të luajtur.
Pranoni çdo përgjigje relevante nga lista.

162
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

PRAKTIKË E UDHËZUAR:
Kërkoni nga nxënësit të zgjedhin një nga dallimet midis njerëzve dhe të ilustrojnë dallimet
përmes një grafikoni.
Për shembull: Zgjidhni një karakteristikë të thjeshtë, siç është ngjyra e syve. Pastaj, thoni:
“Unë do të intervistoj secilin nga ju për të parë se çfarë ngjyre i keni sytë, dhe pastaj do t’i
ilustroj rezultatet me një grafikon. Sytë janë zakonisht të gjelbër, ngjyrë kafe ose të kaltër,
prandaj do t’i shënoj së pari këto tri ngjyra në tabelë. Pastaj do të kërkoj nga secili prej jush
çfarë ngjyre i keni sytë dhe do të shënoj emrin tuaj pranë ngjyrës përkatëse në tabelë”. Pyetni
secilin nxënës dhe shënoni përgjigjen në tabelë. “Tani do të vizatoj një grafikon”. Vizatoni në
letër të madhe tri kolona dhe shënoni në fund të secilës tri ngjyrat e syve. Vizatoni edhe vijat
paralel për të krijuar një grafikon. Ngjyrosni ose shënoni numrin e saktë të kolonave për secilën
ngjyrë. Pastaj diskutoni me klasën se cila ngjyrë është më e shpeshta, më e rralla, ose a ka
ngjyra me numër të njëjtë përgjigjesh etj. Pyetni nxënësit a u pengon fakti që disa nxënës kanë
ngjyrë të ndryshme të syve. Pyetni nxënësit a mund t’i respektojnë këto dallime. Emërtojeni
këtë grafikon “Ngjyra e syve “ dhe vendoseni në mur si model. Po ashtu, mund ta vendosni
edhe një poster në të cilin shkruan “Respektojeni diversitetin” dhe më vonë mund t’i shtoni
grafikonet e nxënësve.

PRAKTIKË E PAVARUR:
Kërkoni nga secili nxënës të zgjedhë një fushë dallimesh për të cilën është diskutuar dhe e cila
është shënuar në tabelë. Një nxënës mund ta zgjedhë ngjyrën e syve, tjetri ngjyrën e flokëve
(sigurohuni që këta të jenë nxënësit të cilët janë në gjendje t’i respektojnë dallimet), llojin e
shtëpisë, numrin e anëtarëve të familjes etj. Në rast se nuk doni të diskutoni rreth religjionit,
atëherë pyetni nxënësit për restorantet e parapëlqyeshme të ushqimit të shpejtë ose dyqanet
e veshjeve, apo ngjyrën e këmishës, pantallonave ose këpucëve që i kanë veshur/mbathur atë
ditë etj. Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për t’i mbledhur të dhënat dhe për ta vizatuar
grafikonin.

PËRMBYLLJE:
Secili nxënës le ta paraqesë grafikonin e vet dhe le t’i shpjegojë rezultatet. Përdorni pyetjet
nga modeli i mëhershëm për të diskutuar rreth secilit dallim. Kërkoni nga nxënësit që të kenë
respekt për secilin dallim. Vendosni grafikonet në mur afër modelit të mëhershëm.

AKTIVITETET PASUESE:
Ju mund ta zhvilloni aktivitetin me intervistë dhe grafikone në klasën e një kolegut tuaj dhe
pastaj të kërkoni nga nxënësit që t’i shkëmbejnë diskutime dhe konceptet që i kanë mësuar.
Vazhdoni t’i lexoni klasës tregime që kanë të bëjnë me respektin për diversitet. Disa sugjerime
përfshijnë:
Burim: Success Link http://www.successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301

163
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 5: Luftimi i paragjykimit dhe i diskriminimit kundër personave me nevoja të


veçanta mësimore

Pyetjet thelbësore:
♦ Çfarë nënkupton vështirësia në mësimnxënie?

♦ Si vështirësia në mësimnxënie mund të ndikojë në përvojat e nxënësve në shkollë? Si


mund të ndikojë në jetën jashtë shkollës?
♦ Cilat paragjykime kanë bërë që shkolla dhe shoqëria të diskriminojnë personat me
vështirësi në të nxënë, dhe si mund ta luftojmë këtë diskriminim?
♦ Si paragjykimi dhe diskriminimi ndaj personave me vështirësi në mësim lidhen me
format e tjera të paragjykimit dhe të diskriminimit dhe çfarë mund të bëjmë për të luftuar
këto anshmëri?
♦ Cilat janë disa përparësi të jetesës në një botë ku njerëzit mësojnë në mënyra të
ndryshme?

Gjuha angleze

Në fletoren tuaj, shkruani një ditar fiktiv nga pikëpamja e një karakteri që përjeton ndonjë lloj
vështirësie në të nxënë. Mund të jetë lloj i mësimit që realizohet në shkollë, sikurse memorizimi
i një grumbull datash për orën e historisë. Mund të jetë diçka jashtë shkollës, sikurse mësimi
për të luajtur me harmonikë. Apo mund të jetë diçka që mund të ndodhë brenda ose jashtë
shkollës, sikurse mësimi për të ngritur zërin kur ndiheni të turpëruar në një grupi të madh
njerëzish. Shënimet në ditar duhet të tregojnë se jeni duke provuar të kuptoni se si ndiheni kur
luftoni me këtë lloj të nxënët. Kjo gjithashtu duhet të tregojë se si personat e tjerë mund t’ju
përgjigjen.

Formoni partneritete apo grupe të vogla dhe ndani me ta ditarin tuaj. Pastaj shkëmbeni
mendime rreth listës së shprehjeve të përdorura për të ofenduar apo diskriminuar personat që
përjetojnë vështirësi të ndryshme në të nxënë. Flisni pse mendoni se shfaqet ky lloj diskriminimi.
Ç’lloj paragjykimesh mund të çojnë drejt atij diskriminimi? Si krahasohet ky paragjykim me
paragjykimet e të tjerëve të cilat tanimë i dini?

Si klasë, diskutoni shprehjen “vështirësi në të nxënë”. Shqyrto arsyet pse përvojat me lloje të
caktuara të të nxënët quhen si vështirësi. Cilat paragjykime mund të bëjnë që njerëzit me këto
vështirësi të përballen me diskriminimin e rëndë në shoqërinë tonë. Sfidoni veten për të folur
se për çfarë përkrahjeje kanë nevojë njerëzit me vështirësi në të nxënë.

Ribashkoni grupet e vogla apo partneritetin dhe shqyrtoni edhe një herë listën e ofendimeve
të cilën e diskutuat. Kur e dini tash se çka nënkupton vështirësinë në mësimnxënie, shkruani
përgjigje kreative për ato ofendime.

Në ditarin tuaj, pasqyroni se si kanë ndikuar diskutimet në të menduarit tuaja rreth asaj se
çfarë nënkupton përjetimi i llojeve të ndryshme të të nxënët.

164
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Studimet sociale

Si klasë, rishqyrtoni shprehjen “vështirësia në mësimnxënie” dhe mënyrat si të tjerët mund


ta përkufizojnë. Më pas flisni rreth diskriminimit që keni vërejtur në raport me personat me
vështirësi në të nxënë.

Në grup të vogël, diskutoni për një listë të personave të famshëm me vështirësi në të nxënë
(Winston Churchill, Alexander Graham Bell, Leonardo da Vinci). Më pas para klasës, grupet
duhet me radhë të prezantojnë listat e tyre. Çdo grup duhet të zgjedhë një person. Në internet
apo në bibliotekë, hulumtoni sa më shumë që mundeni rreth jetës dhe përvojës së atij personi.
Më pas krijoni një poster për atë person. Fokusojeni secilin poster në përparësitë e personit
në fjalë. Tregoni se si ata janë përballur me vështirësitë e tyre. Gjithashtu tregoni diskriminimin
apo vështirësitë me të cilat janë ballafaquar.

Komentoni së bashku posterët dhe kaloni pak kohë duke shëtitur dhe vizituar posterët e
shokëve të klasës. Bashkohuni dhe diskutoni atë çfarë keni mësuar.

Në fletoren apo ditarin tuaj reflektoni atë çfarë keni mësuar rreth vështirësive në të nxënë dhe
llojeve të ndryshme të të nxënët. Mendoni se si këto mund të ndikojnë në jetën e personit.
Identifikoni disa rrugë në të cilat dallimet mund të jenë pozitive.

Artet

Si klasë, kujtoni bisedat e mëhershme që keni pasur rreth vështirësive në të nxënë, paragjykimet
dhe diskriminimin. Më pas diskutoni shembuj që keni parë rreth paragjykimit apo diskriminimit
kundër personave me vështirësi në të nxënë në fushat e caktuara.

Me një partner, punoni për të ndërtuar një tregim me vizatime (strip) që ilustron një ngjarje
të diskriminimit kundër dikujt që ka vështirësi në të nxënë. Siguroni se kjo seri e vizatimeve
shfrytëzon figurat si dhe fjalët për të treguar rrëfimin. Provoni të fokusoni rrëfimin në mënyrën
që lufton këtë lloj paragjykimi dhe diskriminimi që shfaqet si rezultat. (Shënim: Derisa nxënësit
krijojnë këto punime, mësimdhënësit duhet të vizitojnë grupet dhe të marrin shënime të
stereotipave etnike apo kulturore që përfaqësohen. Për shembull, a ka karaktere që përballen
me mospjesëmarrje në aktivitete sportive për shkak të mbipeshës? A janë të gjitha femra? A
janë të gjitha karakteret që kanë vështirësi në të lexuar nga pakicat etnike? Mësimdhënësi
duhet të gjejë mënyra logjike për të t’i bërë këto paragjykime eksplicite dhe për t’i sjellë në
reflektime dhe diskutime të mëvonshme).

Klasa juaj do t’i përmbledhë stripat tuaj në një rrëfim grafik rreth luftimit të paragjykimit dhe
diskriminimit ndaj personave me vështirësi në të nxënë.

Në fletore apo ditar, reflektoni atë që keni bërë në stripin me rrëfime. Shkruaj se çfarë do të
bësh në të ardhmen për të luftuar paragjykimin dhe diskriminimin në raport me vështirësitë në
të nxënë.

Burim: E adaptuar nga:


http://www.tolerance.org/supplement/fighting-prejudice-and-discrimination-against-people-learnin-0

165
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 6: Strategjitë për mësimdhënie me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore


(NVA) dhe/ose nxënësit me aftësi të kufizuara

Si duhet t’i qasem mësimdhënies dhe nxënies me nxënësit me nevoja të veçanta


arsimore?
Filloni duke kuptuar se ekziston një mori nevojash të veçanta arsimore dhe aftësish të kufizuara.
Ju duhet të parashihni se çfarë pengesash mund të përmbajnë mësimet ose njësitë mësimore
për pjesëmarrjen në aktivitete dhe të nxënët e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe/
ose aftësi të kufizuara. Në planifikimin tuaj duhet t’i përfshini mënyrat për reduktimin e atyre
pengesave, në mënyrë që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mësim dhe të mësojnë. Në
disa aktivitete, nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe/ose aftësi të kufizuara mund të
marrin pjesë njësoj sikur nxënësit e tjerë. Ndërsa, në aktivitetet e tjera duhet t’i modifikoni ose
t’i përshtatni ambientin e klasës ose materialet mësimore, në mënyrë që të gjithë nxënësit të
jenë të përfshirë.
Po ashtu, ekzistojnë edhe aktivitete në kuadër të të cilave do të duhet të planifikoni aktivitete
‘paralele‘ për nxënësit me NVA dhe/ose nxënësit me aftësi të kufizuara, varësisht nga nevojat
individuale të tyre, në mënyrë që edhe ata të punojnë drejt objektivave mësimorë të njëjta sikur
nxënësit e tjerë, vetëm se këtë do ta bëjnë në një mënyrë tjetër, p. sh. duke krijuar një skript
të tregimit në vend se të shkruajnë një ese. Do të ketë edhe raste kur aktivitetet në të cilat do
të përfshihen ose objektivat drejt të cilave do të punojnë nxënësit me NVA dhe/ose aftësi të
kufizuara, do të dallojnë nga aktivitetet dhe objektivat e planifikuara për nxënësit e tjerë.

Për çfarë duhet të bisedoj me nxënësit e mi kur të vijnë në klasë?


Sigurohuni që të gjithë nxënësit mund ta shohin tabelën dhe mund të dëgjojnë mirë. Sigurohuni
që nxënësit të ulen në atë mënyrë që të ketë mundësi për ndihmë nga të rriturit dhe të ketë
vend të mjaftueshëm, në mënyrë që nxënësit me vështirësi në lëvizje të kenë qasje në burimet
dhe pajisjet e tyre dhe materiale të tjera.
Duhet të bisedoni me nxënësit edhe rreth llojit dhe nivelit të mbështetjes që u nevojitet për t’i
kryer detyrat dhe aktivitetet.

A mund të kërkoj ndihmë për punën me nxënësit me nevojat e veçanta arsimore?


Nëse në klasën tuaj keni nxënës me nevoja të veçanta arsimore, sigurohuni që ata t’i kuptojnë
qartë objektivat e mësimit, të dinë se cila është struktura e mësimit dhe të kuptojnë përmbajtjen
e mësimit. Ndihmojuni t’i zbërthejnë detyrat në pjesë më të vogla dhe sigurohuni që t’i kuptojnë
pyetjet kryesore përkitazi me mësimin.
Planifikoni për këta nxënës mbështetje plotësuese nga të rriturit për t’ua lejuar që të kalojnë
gradualisht në punë të pavarur. Në kuadër të planifikimit duhet identifikuar cilët nxënës/grupe
do të kenë mbështetje plotësuese, në cilën pjesë të mësimit do të ofrohet mbështetja, llojin e
mbështetjes dhe kur do të lejohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur.

A mund të përdor punën në grupe dhe diskutimin?


Po. Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme për t’i angazhuar nxënësit. Mendoni për pyetjet që
do t’i bëni dhe sigurohuni që nxënësit të kalojnë me kujdes nga diskutimi në çifte në diskutim

166
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

në grupe − gjuha e nevojshme për diskutime me tërë klasën mund të paraqesë problem për
nxënësit të cilët e kanë vështirësi në të shprehurit publik. Diskutimet në çifte dhe në grupe e
mundësojnë pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve. Ju mund t’u caktoni nxënësve role të ndryshme,
p.sh. kryesuesi, shkruesi, raportuesi dhe vëzhguesi. Kështu të gjithë nxënësit do të jenë të
angazhuar dhe të përqendruar.

Si duhet të komunikoj me nxënësit?


Gjuha juaj duhet të jetë e qartë, e paanshme dhe e kuptueshme. Theksoni, shpjegoni dhe
shënoni fjalë, kuptime dhe simbole kryesore. Sigurohuni që të jepni udhëzime në mënyrë të
qartë dhe t’i përforconi vizualisht, sipas nevojës. Formuloni pyetjet me kujdes dhe shmangeni
fjalorin dhe fjalitë me strukturë të ndërlikuar. Mos harroni se pyetjet duhet t’i përgatitni në
mënyra/nivele të ndryshme për nxënësit e ndryshëm − përgatitja e pyetjeve me kujdes u
mundëson të gjithë nxënësve që të kenë rast t’u përgjigjen pyetjeve të hapura. Mund të ketë
nevojë edhe për forma alternative komunikimi për t’i plotësuar nevojat e komunikimit, d.m.th.
gjuha e shenjave, alfabeti i Brailit. Tekstet, mjetet ndihmëse vizuale etj. duhet të kontrollohen
për t’u siguruar që janë të qarta dhe të qasshme.

Si do të komunikojnë ata me mua?


Mund të ketë nevojë të përdorni forma alternative komunikimi, siç janë gjuha e shenjave ose
simbolet. Kërkoni këshilla nga psikologu i shkollës, logopedi dhe nga vetë nxënësit për të
zgjedhur mënyrën më të mirë për përdorimin e formave të këtilla gjatë mësimit.
Çdo herë kur keni mundësi duhet t’ua lejoni nxënësve të diskutojnë në çifte rreth përgjigjeve të
tyre para se t’ju përgjigjen juve. Nxënësve me vështirësi në komunikim duhet dhënë kohë që
të mendojnë për pyetjet para se të përgjigjen.

Si do të mësojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta arsimore?


Nxënësit me nevoja të veçanta arsimore i kanë mënyrat e veta për të mësuar dhe për t’i
mbajtur mend gjërat. Ata duhet t’i inkurajoni të bisedojnë se si kanë arritur diçka. Ju duhet të
komunikoni me ta për të nxënët, duke shfrytëzuar mënyrat që u përshtaten atyre. Për shembull,
shpjegojuani pse janë duke mësuar diçka, pra cili është qëllimi i atij mësimi.

Si do t’i kuptojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta qëllimet e mësimit?


Rezultatet/objektivat mësimore gjithmonë duhet t’i bëni të qarta nëpërmjet fotografive/
simboleve/të shkruarit, varësisht nga nevoja. Për shembull, kur i shënoni në tabelë rezultatet/
objektivat e të nxënët dhe kriteret e suksesit, shënojeni edhe arsyen pse janë duke e mësuar
atë gjë. Përdorni harta mendore dhe mjete të tjera vizuale për t’u ndihmuar nxënësve të shohin
se si ndërlidhen përmbajtjet të cilat ua shpjegoni.

Si do ta kuptojnë se sa i kanë arritur qëllimet e të nxënët nxënësit e mi me nevoja të


veçanta arsimore?
Sigurohuni që në fund të orës mësimore të diskutoni me nxënësit rreth një apo më shumë
ideve që janë shtjelluar dhe rreth përparimit drejt tyre që e kanë arritur nxënësit gjatë orës.

167
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Pse është kaq me rëndësi t’u jepni informacion kthyes nxënësve, ta rishikoni përparimin
e tyre dhe t’u ndihmoni të përmirësohen?
Notat dhe informacionet e tjera kthyese u ndihmojnë nxënësve ta përmirësojnë performancën
e tyre. Informacioni kthyes jepet në forma përkatëse – me gojë dhe me shkrim. Informacioni
kthyes që e jepni është më mirë të jetë specifik se i përgjithshëm. Gjithmonë sigurohuni që
komentet tuaja të jenë pozitive, të qarta dhe vlerësuese; theksoni përparimin dhe arritjen
e nxënësve. Dobësitë duhet të paraqiten si fusha për zhvillim të mëtejshëm. Po ashtu,do të
ishte shumë e dobishme sikur t’ua mundësonit nxënësve të provonin edhe një herë ta kryenin
detyrën. Këto qasje janë të dobishme sidomos kur nxënësit e kanë vështirë të pranojnë
komente për përmirësimin e punës së tyre. Ata nxënës të cilët lëvdatat publike mund t’i vënë
në siklet, duhet t’i lavdëroni në mënyrë diskrete.
Pyetni nxënësit se çka u duket veçanërisht e vështirë dhe ndihmojuni të mendojnë se si mund
ta zgjidhin këtë problem – ndoshta mund të punojnë bashkë me një shok ose të kërkojnë
ndihmë nga ju më shpesh.

E përsëritja?
Sigurohuni që gjithmonë t’i përsërisni mësimet e mëparshme. Çështjet kryesore të mësuara
nga mësimet e mëparshme duhet t’i thonë nxënësit, dhe ato duhet shënuar dhe ruajtur në
mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen sipas nevojës.

Si mund t’u ndihmoj nxënësve të mi me nevoja të veçanta arsimore që t’i kuptojnë


kriteret për vlerësimin e punës së tyre?
Sigurohuni që numri i kritereve të jetë vogël. Inkurajojini nxënësit të marrin pjesë në përcaktimin
e qëllimeve të tyre, edhe pse ata mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë nevojën për qëllime.
Disa nxënës mund të kenë nevojë për më shumë kohë dhe mbështetje për përcaktimin e
qëllimeve. Duhet inkurajuar vetë-vlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve. Mësojuni
nxënësve gjuhën e vlerësimit – për shembull ‘sukses’ ose ‘përmirësim’. Shfrytëzoni mundësitë
për vlerësim të ndërsjellë të nxënësve, ku shokët mund ta vlerësojnë punën e njëri-tjetrit drejt
suksesit.

Çfarë duhet të bëj që nxënësit të mbështeten më pak në kujtesë?


Përpiquni të mos u jepni nxënësve shumë informata të cilat duhet t’i mbajnë mend. Përpiquni të
mos i reduktoni informatat për t’i shndërruar në fakte – në vend të kësaj ndihmojuni nxënësve
të zhvillojnë shkathtësi për të menduar më thellë për çështjet. Përsëritni ose shënoni në tabelë
informatat e rëndësishme. Përdorni mjete që ndihmojnë kujtesën – këto përfshijnë pllakate dhe
afishe, fjalorë të personalizuar, kube, njehsorë , numëratorë, tabela shumëzimi, kalkulatorë,
karta të kujtesës, aparate për regjistrimin e zërit dhe programe kompjuterike. Sigurohuni që
njohuritë e reja të përshtaten me njohuritë ekzistuese të nxënësve.

Si mund ta konsolidoj të nxënët?


Kontrolloni të kuptuarit e nxënësve rregullisht, duke kërkuar nga ata që t’i riformulojnë çështjet
kryesorë që i kanë mësuar. Sipas nevojës, shpjegoni përsëri ose përshtateni materialin, për
shembull nëpërmjet mësimit plotësues. Mendoni për atë se si mund t’ua mundësoni nxënësve

168
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

t’i përsërisin dhe përforcojnë rregullisht shkathtësitë dhe proceset e mësuara më parë, në
kontekste të ngjashme dhe të ndryshme, dhe t’i inkurajoni t’i zhvillojnë vetë strategjitë e veta,
për shembull një qasje të dakorduar për kërkimin e ndihmës, ushtrime, marrjen e shënimeve,
përdorimin e memories afatgjatë dhe strategjitë organizative.
Ftojini të komentojnë rreth çështjeve kryesore duke i riformuluar ato, për të vlerësuar të kuptuarit
e tyre. Për shembull, në mësimin mbi imazhet e konfliktit në lëndën e Arteve diskutoni se si do
t’ia shpjegonit hap pas hapi këtë çështje një personi tjetër, duke përdorur forma alternative të
komunikimit − p.sh. duke përdorur vizatime, piktura, shfaqje, sipas mundësive të shoqëruara
me audio efekte dhe muzikë.

Po rreth punës së pavarur/detyrave të shtëpisë?


Nëse kërkoni nga nxënësit të bëjnë punë të pavarur/detyra shtëpie, atëherë sigurohuni që
t’ua bëni me dije këtë gjatë orës, e jo në fund të saj. Kështu do të siguroheni që ata e kanë
kuptuar dhe e kanë shënuar këtë detyrë. Kontrolloni a e kanë kuptuar të gjithë nxënësit se
çfarë kanë për detyrë shtëpie. Planifikoni rezultate të ndryshme për arritjen e objektives në
mënyrë që nxënësit të mund të zgjedhin formën e punës që u përshtatet më së miri aftësive
të tyre, p.sh. për një detyrë shtëpie nga lëmi i historisë nxënësit mund të përgatisin një hartë
të klasifikuar, një diagram shkak-efekt, skripte tregimesh, luajtje rolesh, ese apo një audio
regjistrim në telefon mobil.

Si duhet ta vlerësoj përparimin e nxënësve më sfidues?


Vlerësimi i përparimit të nxënësve duhet të përfshijë përdorimin e një sërë metodash dhe
dëshmish të të nxënët, në mënyrë që vlerësimi të bëhet pjesë përbërëse e të nxënët. Kur
e bëni vlerësimin e nxënësve, ju duhet të planifikoni me kujdes për t’u ofruar nxënësve me
nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësve me aftësi të kufizuara çdo mundësi të tregojnë çfarë
dinë dhe çka janë në gjendje të bëjnë, duke përdorur mjete alternative sipas nevojës.
Kthehuni te Pjesa e cila flet për vlerësimin e përparimit të nxënësve. Aty mund të gjeni disa
këshilla për punë me nxënësit sfidues.
♦ Përdorni qasje të ndryshme vlerësimi – jo vetëm ato që bazohen në kujtesë;
♦ Këto qasje le të jenë të thjeshta për t’u shpjeguar;
♦ Sigurohuni që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të përjetojnë lloje të ndryshme
vlerësimi;
♦ Përdorni metoda grupore vlerësimi për t’i vendosur nxënësit me aftësi të ndryshme në
grupe të njëjta.
♦ Jepni udhëzime të qarta për rolet që mund t’i kenë nxënësit e ndryshëm gjatë aktivitetit
të vlerësimit.

Burim: Udhëzuesi për Edukim Special i MASHT-it, nga L Kadriu

169
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

BURIMI 7: Këshilla për mësimdhënës: Strategjitë e suksesshme për punën me nxënës


të talentuar

Të jesh mësimdhënës mund të jetë përvojë emocionuese, por edhe e sfiduese. Ka aq shumë
programe mësimore që duhet mbuluar, aq shumë standarde që duhet plotësuar dhe aq shumë
gjëra që duhet mësuar. Mund t’ju duket se jeni duke u angazhuar njëkohësisht në shumë
drejtime. Dhe, zakonisht pjesa më e vështirë e punës nuk është t’i mësoni, por të menaxhoni
sjelljen e nxënësve.

Padyshim se nxënësi më i vështirë në klasën tuaj është ai/ajo që e kryen çdo detyrë për më
pak se pesë minuta dhe që vazhdimisht duhet ta orientoni në detyra të tjera. Në vijim është
dhënë një listë e këshillave të cilat janë provuar dhe kanë pasur sukses:

Këshilla #1: Njihuni me karakteristikat e nxënësve me dhunti intelektuale

Ju nuk do të mund t’i identifikoni të gjithë nxënësit me dhunti në klasën tuaj, dhe madje do të
ketë edhe të atillë që edhe pse kanë dhunti nuk do të duken gjithmonë të tillë. Prandaj është
me rëndësi që të mos ia lejoni vetes të mashtroheni nga stereotipet e rrejshme. Fëmijët e
talentuar vijnë nga të gjitha grupet etnike, vijnë edhe nga mesi i djemve dhe nga mesi i vajzave,
jetojnë edhe në vise rurale edhe në zona urbane. Fëmijët me dhunti intelektuale dallohen me
një numër të madh veçorish, duke përfshirë: aftësinë e çmueshme për të menduar në mënyrë
abstrakte, nevojën jashtëzakonisht të madhe për stimulim intelektual të vazhdueshëm; aftësinë
për të përpunuar dhe përvetësuar shumë shpejt informacione komplekse; dhe nevojën për t’i
hulumtuar thellësisht çështjet. Fëmijët që i kanë këto veçori mësojnë në një mënyrë tjetër.
Andaj ata kanë nevoja mësimore të veçanta.

Këshilla #2: Shkoni përtej “të zakonshmes”

Për të qenë një mësimdhënës efektiv, pa marrë parasysh a është ky viti i parë i punës suaj apo i
tridhjeti, gjëja më e mirë që mund ta bëni për veten tuaj është të shkoni përtej “të zakonshmes.”
Unë ju inkurajoj shumë që t’u ofroni të gjithë nxënësve mundësi për t’u zhvilluar nga aty ku
janë, e jo nga niveli i cili parashihet në literaturë. Ju nuk do ta dëmtoni një fëmijë në qoftë se ia
ofroni mundësinë për të kryer detyra komplekse më të avancuara. Hulumtimet kanë dëshmuar
vazhdimisht se programet e bazuara në zhvillim dhe aftësi janë shumë më të efektshme sesa
programet e bazuara në moshë. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar që dhuntitë zhvillohen
në vazhdimësi. Ju, si mësimdhënës, do të takoni fëmijë të cilët janë mesatarisht të talentuar,
ata të cilët janë shumë të talentuar dhe, ndoshta nëse jeni me fat, do të takoni disa fëmijë që
kanë dhunti të jashtëzakonshme. Strategjitë që mund të funksionojnë me një grup fëmijësh të
talentuar nuk do të funksionojnë domosdo me të gjithë fëmijët e talentuar. Mos kini frikë të jeni
mendjehapur.

Këshilla #3: Bëni vlerësime joformale

Përmbushja e nevojave të nxënësve të talentuar nuk duhet domosdo të jetë detyrë e vështirë.
Një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar më mirë se si mund t’u siguroni materiale sfiduese
është të bëni rregullisht vlerësime joformale të klasës.

170
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Këshilla #4: Përsëriteni atë që dini për Piaget dhe Bloom

Ka shumë teoricienë të teorisë së zhvillimit dhe mbase gjatë studimeve keni mësuar
për shumë prej tyre. Kur është fjala për punë me nxënësit që kanë dhunti, unë ju
rekomandoj që të shfletoni punimet e Jean Piaget dhe Benjamin Bloom. Jean Piaget
jep një përshkrim të mirëfilltë të fazave të zhvillimit në kuptimin e të nxënët. Fëmijët
e talentuar zakonisht gjenden në fazën e “operacioneve formale” kur moshatarët e
tyre janë ende në fazën “para-operacionale” ose në fazën e “operacioneve konkrete”.
Kur një nxënës është i avancuar në kuptimin zhvillimor, ai/ajo ka aftësi dhe nevoja të
të nxënët që dallojnë nga fëmijët e tjerë. Këtu mund t’ju hyjë në punë Taksonomia e
Blumit. Fëmijët në fazën zhvillimore të “operacioneve formale” kanë nevojë për përvoja
të të nxënët që qëndrojnë në krye të Taksonomisë së Blumit. Pra, të gjitha detyrat duhet
të jenë të atilla që i ofrojnë fëmijës mundësi për t’i vënë në përdorim shkathtësitë e të
menduarit të rendit të lartë. (Shih: Teoria e Piaget mbi fazat e zhvillimit; dhe, Proceset
njohëse nga Taksonomia e Blumit - Burimet, Pjesa 4)

Këshilla #5: Përfshirja e prindërve si burim


Prindërit e nxënësve të talentuar janë zakonisht shumë përkrahës ndaj fëmijëve të tyre. Dhe,
nëse nuk jeni të përgatitur për këtë, kjo sjellje e tyre mund t’ju duket bezdisëse. Por, lajmi i mirë
është që krejt çfarë kërkojnë ata është të gjejnë dikë që është i gatshëm të mendoj pak më
ndryshe. Fleksibiliteti dhe gatishmëria për të menduar më ndryshe do t’ju ndihmojë të krijoni
situata ku fitojnë të dyja palët.

Këshilla #6: Provojeni përshpejtimin ~ nuk kushton dhe funksionon!

Një mundësi tjetër është t’ua lejoni fëmijëve të ndjekin mësimin bashkë me fëmijët e tjerë që
kanë nivel të njëjtë zhvillimi, e jo me moshatarët e tyre. Ka shumë mësimdhënës që brengosen
se fëmijët të cilëve u jepet qasje në përmbajtjet kurrikularë të caktuara për fëmijë më të rritur,
nuk do të kenë më çfarë të mësojnë. Unë mendoj se qëllimi i arsimit duhet të jetë krijimi i
mundësive të vërteta për mësim për TË GJITHË fëmijët – duke përfshirë edhe fëmijët me
dhunti.

Një arsye tjetër pse mësimdhënësit kanë frikë të provojnë ‘përshpejtimin’ është shqetësimi
i tyre për nivelin e pjekurisë sociale të fëmijëve. Studimet kanë treguar vazhdimisht se
përshpejtimi është efektiv për një numër të madh arsyesh dhe se pjekuria sociale rrallë herë
paraqet problem. Disa studime kanë vërtetuar se mosha sociale është e ndërlidhur me moshën
mendore – e jo me moshën kronologjike. Pra, përshpejtimi jo vetëm që është në interesin më
të mirë të fëmijës në kuptimin akademik, por është edhe në interesin më të mirë të fëmijës në
kuptimin e zhvillimit social.

Mbani mend: Nxënësit me dhunti kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe ne ju urojmë shumë
fat derisa e filloni sfidën e të bërit ndryshime për fëmijët e talentuar në klasën tuaj! Në fund të
fundit, një person mundet dhe bën ndryshime.

Përshtatur nga: Instituti Davidson për zhvillim të Talenteve

171
UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë

Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë

Botimi për mësimdhënës/e • Arsimi i mesëm i ulët, mosha 11- 14 vjeç, klasat 6-9, shkallët 3
dhe 4 të Kurrikulës, niveli 2 sipas SNKA.

Madhësia: 21.5 tabakë shtypi


Formati: 20.5 × 28.5 cm

Përgatitja kompjuterike
Shërbimi kompjuterik i SHBLSH - Prishtinë

U shtyp në Shtypshkronjën
TIMEGATE - Prishtinë

172

You might also like