You are on page 1of 1

MITROVICA

Mitrovica shtrihet në skajin verior të fushëgropës së Kosovë, në rrëzën e kupës vullkanike të


Zveçanit, në rrafshin midis lumenjve Ibër e Sitnicë, dhe kufizohet nga shpatet e Albanikut, Rogoznës e
Çyçavicës. Sot është qendra kryesore e rajonit verior të Rrafshit të Kosovës.1

Pozita gjeografike e përshtatshme dhe begatia natyrore e rajonit kanë kushtëzuar popullimin
e hershëm të kësaj treve. Në bazë të zbulimeve arkeologjike mund të thuhet se Mitrovica me rrethinën
e vet të afërme ka qenë e banuar qysh në kohën e re të gurit - në neolit (nja 3000 vjet para epokës
sonë). Këtë e dëshmojnë një varg eksponatesh nga perioda e lashtë neolite dhe halshtate. Lokaliteti
më i lashtë (neoliti i hershëm) është zbuluar në terasë buzë Ibrit, në fshatin Zhitkofc. Brenda në qytet
është zbuluar një lokalitet i madh (nga neoliti i vonshëm) në vendin ku sot është Fabrika kimike
“Fafos”, etj. Zbulimet në këto lokalitete dhe të tjera parahistorike tregojnë se jeta ka qenë shumë
intensive në këtë trevë. Zbulime arkeologjike të periudhës kalimtare prej neolitit në kohën e metalit
(kah viti 2.000 para epokës sonë) janë zbuluar në lokalitetin “Karagaq”, në fshatin Zhitkofc dhe në
bregun e lumit Lushta, në periferi të Mitrovicës.

1
Shënimet për historikun e Mitrovicës janë marrë nga libri: Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës –
Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku 8, Prishtinë, 2005. Aty janë edhe referencat për të dhënat e
paraqitura.

You might also like