You are on page 1of 1

13.12.

2019
Detyre shtepie
Ese: “Njeriu eshte nje makineri qe funksionon ne bezete ligjeve te mekanikes”
Makanika eshte nendege e fizikes e cila studion shkaqet e levizjes se trupave. Por c lidhje ka
njeriu me kete? A nuk esht njeriu nje nderthurje e objektives dhe e subjektives? Pse ai mund te
konsiderohet si nje trup mekanik I cili eshte krijuar per nje qellim dhe funksionon sipas disa
rregullave strikte? Me zhvillimin e shkences njeriu I eshte afruar gjetjes se nje pergjigjeje
perfundimtare, por sot ka shume mendime, studime dhe opinione te cilat kundershtojne njera-
tjetren.
Njeriu ndertohet nga muskuj,kocka,lekura,organe,aparate dhe sisteme,njesia baze e se cilave
eshte qeliza. Sipas studimeve te shumeta qeliza eshte njesia me e vogel e cila nderton cdo qenie
te gjalle. Por cdo qelize ka funksionin e saj. Ato koordinojne punen per te formuar inde,organe
dhe aparate. Cdo pjese,cdo organ, cdo system eshte I lidhur dhe I varur nga te tjeret. Asnjeri nuk
mund te funksionoje pa tjetrin ashtu si nje makineri ku asnje pjese nuk eshte e teper dhe asnjera
nuk mund te mungoje.
Cfare ndodh nese nje njeri hidhet nga nje lartesi? Ai bie. Edhe nese ai nuk do,perseri ai bie. Pse?
Sepse asgje mekanike nuk mund ta kundershtoje forcen e rendeses. “Cdo trup I cili ndodhet ne
nje lartesi nga toka, bashkevepron me te me forcen e rendeses.” Ky eshte nje ligj I
mekanikes,pra njeriu nuk ben perjashtim nga ky ligj. Kjo eshte nje prove me shume qe njeriu
eshte makineri mekanike.
Megjithate disa e kundershtojne faktin qe njeriu eshte objektiv dhe pohojne qe njeriu jeton I
ndikuar nga subjektiviteti,nga ndjenjat dhe nga emocionet. Por shkenca ka arritur te argumentoje
kundershtimin e ketij pohimi. Por si? Sipas studimeve kur ne tru mberrin nje informacion nervor
per nje emocion te caktuar,trupi prodhon hormonin Adrenaline, sasia e te cilit percakton gjendjen
emocionale. Kur kjo nxitje iu kajon muskujve, ata veprojne duhe percaktuar mimiken e fytyres,
daljen e loteve etj. Edhe keto behen ne baze te mekanikes,muskujt levizin si makineri duke
shfrytezuar energjine ATP, gjaku zoteron shpejtesi dhe ka presion etj.
Te gjitha keto pohime dhe kundershtime na cojne ne nje perfundim: Njeriu,kjo qenie mekanike,
funksionon ne baze te ligjesive te fizikes dhe mekanikes.

Punoi:Aldin Xhaxhamani

You might also like