You are on page 1of 7

E DREJTA E PROCEDURES PENALE

Cka e karakterizon raportin e të drejtës se procedurës penale dhe të drejtes se procedures civile?

Marredhëniet me të drejtën e procedurës civile, sidomos me proceduren kontestimore vleresohet të


jenë tepër të ngushta.

Megjithatë, objekti i tyre ndryshon.

Deri sa në procedurë penale gjykata duhet ta zbardhe çështjen penale, në procedure civile gjykata
vendos për kontestet pasuroro- juridike dhe kontestet tjera te personave fizike e juridike.

Cka kuptojmë me parimin e oportunitetit te ndjekjes penale dhe kur vjen ne shprehje?

Parimi i oportunitetit është parim i arsyeshmerise në procedurën për të mitur, ai vjen në shprehje kur
prokurori i shtetit përkunder faktit se ka prova të mjaftushme se i mituri ka kryer veper penale, vendos
ta zbatoje parimin e oportunitetit.

Në çka konsiston kërkesa pasurore juridike

Me rastin e kryerjes se vepres penale personit të demtuar mund t’i shkaktohet dëmi i caktuar.

I dëmtuari ka mundësi qe në procedurë të paraqes kërkesen pasurore juridike, me propozim që gjykata


penale ta zgjidhë me procedura për zgjidhjen e kërkesës pasurore juridike.

Cka kuptojme me parimin akuzator

Sipas parimit akuzator procedura penale mund të fillohet dhe të zhvillohet vetëm nese për këtë ekziston
kërkesa e paditesit të autorizuar.

Pa paditësin nuk ka procedurë, jo vetëm me rastin e fillimit të saj por edhe gjatë tërë
fazave të procedurës.

Paditësi mund të tërhiqet nga kërkesa e tij penale-juridike dhe me atë rast procedura penale
ndërpritet.

Cka kuptojmë me të drejtën penale në kuptim te gjerë dhe çka me të drejten penale në kuptimin e
ngushtë?

Në kuptimin e gjerë kuptojmë zbatimin e sanksionit penal ndaj kryesit të vepres penale në njerën anë
dhe edukimin e qytetareve për respektimin e ligjeve në anen tjeter.

Ndërsa në kuptimin e ngushtë kuptojmë të drejtën penale materiale e cila përmbanë dispozita juridike
me të cilat përcaktohet kuptimi i veprave penale, të sanksioneve penale si dhe te kushteve juridike
parimore dhe të veçanta
Cilat janë anët positive të tipit-formës akuzatore në procedurë penale?

Anët positive në tipin akuzator në procedurë penale konsiderohet pozita mjaft e favorshme e të
pandehurit në procedure, ushtrimi i funksioneve themelore nga ana e subjekteve te veçanta dhe
zhvillimi i procedures sipas parimeve.

Cka kuptojmë me parimin e oficialitetit të ndjekjes panale?

Me parimin e oficialitetit kuptojmë se ndjekjen e procedurës penale e bënë prokurori i shtetit sipas
detyres zyrtare duke u mbeshtetur në interesin e përgjithshem shoqëror, interes i cili kërkon që ndjekja
e këtyre veprave të behet pavaresisht nga deshira e të dëmtuarit.

Cka kuptojmë me tendencen për efikastitet të procedures penale?

Tendenca për efikasitet duhet kuptuar ashtu që ndaj të gjithë kryesve të njohur të veprave penale duhet
filluar procedura penale në mënyre që atë të dënohen, duke eliminuar mundësine që ti shmangen
shqiptimit dhe ekzekutimit të sanksionit.

Cilat janë procedurat e tjera ndeshkuese dhe çka e karakterizon raportin e procedures penale me
procedurat e tjera ndeshkuese?

Procedurat e tjera ndeshkuese janë: deliktet ekonomike, kundërvajtja dhe deliktet disiplinore.

Elementi i përbashket i të gjitha këtyre procedurave është se ato kanë për qellim konstatimin se a
ekziston vepra ndeshkuese (penale).

Cka kuptojmë me parimin e legalitetit të ndjekja penale dhe cilat janë perjashtimet nga parimi i
legalitetit?

Parimi i legalitetit i ndjekjes penale nënkupton se prokurori publik është i detyruar ta fillojë ndjekjen
penale nëse janë plotësuar kushtet ligjore, pa marrë parasysh qëndrimin e tij për atë se a është e
nevojshme apo jo ndjekja penale.

Perjashtimet nga parimi i legalitetit janë rastet kur nevojitet propozimi i të dëmtuarit, kur prokurori
publik mbështetet në parimin e arsyeshmërise.

Llojet e publicitetit ne procedure penale – rastet e publicitetit te kufizuar?

Llojet e publicitetit: publiciteti i përgjithshem, i paleve dhe i kufizuar.

Rastet e publicitetit te kufizuar janë kur në shqyrtim gjyqësor përveç personave pa të cilet nuk mund te
mbahet shqyrtimi gjyqësor, merr pjesë edhe një numer i kufizuar i personave të tretë.
Cilat janë instrumentet me anën e të cilave arrihet interpretimi i njesuar?

Masat me të cilat arrihet interpretimi i njesuar, parashihen me kushtetute dhe ligje të shtetit.

Si mase ose instrument për instrumentimin e njesuar të dispozitave ligjore është interpretimi autentik
dhe gjyqësor.

Cka kuptojmë me parimin e drejtpërdrejtë dhe ne cilat raste mund të perjashtohet parimi i
drejtpërdrejtë?

Ky parim manifestohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të gjykates me palet proceduralo-penale dhe


me burimet personale të provave si dhe provat materiale.

Ky parim mund te perjashtohet ne rastet kur personat e marrë ne pyetje kanë vdekur, kanë ç’rregullime
ose paaftesi mendore, ose kur nuk mund të paraqiten në gjykate për arsye të tjera.

Cka kuptojmë me shpenzimet e procedurës penale (çka përfshijne këto shpenzime)?

Me shpenzime procedures penale kuptojmë të gjitha hargjimet e jurisprudences penale, këto shpenzime
perfshijne:

shpenzimet për deshmitar, ekspert, përkthyes, specialist, regjistrime teknike si dhe të gjitha shpenzimet
e transportit për personat zyrtar të procedures dhe të pandehurin apo edhe mjekimin e tij.

Cka kuptojmë me qendrimet parimore dhe mendimet juridike, cili organ i merr dhe për çfarë arsye?

Me qendrime parimore dhe mendime juridike kuptojmë interpretimin gjyqësor që realizohet nepërmjet
aktivitetit të gjykatës, që nuk është i motivuar për të zgjidhur rastin konkret, por është i motivuar për të
interpretuar dispozitat juridike në mënyre unike.

Ato merren në seancat e përgjithshme të Gjykatës Supreme

Cka kuptojmë me parimin e barazise se armeve?

Parimi i barazise se armeve është parim procedural themelor i cili i mundëson paleve pozite juridike të
barabarte me rastin e ushtrimit të funksionit te tyre dhe përfaqesimit të interesave të tyre legjitime.

Cilat jane anet positive te tipit inkuizitor te procedures penale?


Ndjekja e kryeseve te vepres behej me detyre zyrtare, zbatimi i fazes se hetimeve, shfaqja e mundesive
te apelimit te vendimit gjyqesor, manifestimi i tendencies se efikasitetit te procedures penale.

Cka është objekti i procedures penale dhe si ndahet (të specifikohet objekti)

Objekti i procedures penale është material e cila shqyrtohet në procedure dhe për të cilen duhet marrë
vendim, kjo ndahet ne objekt themelor dhe sekondar të procedures penale.
Cilet persona gezojne imunitet sipas drejtës se brendshme?

Imunitet proceduralo-penal gezojnë pjestarë të caktuar të institucioneve shtetërore dhe pjestarë të


personelit ndërkombëtar që veprojne në Kosovë.

Cka kuptojmë me barrën e proves (onus probandi)?

Me barre të proves nënkuptohet e drejtë dhe obligimi i subjektit procedural që ti paraqese provat me te
cilat vërtetohen faktet relevante në të cilat bazohet vendimi gjyqësor.

Cka eshte objekt sekondar i procedures penale?

Objekt sekondar i procedures penale është: kërkesa pasurore juridike, çështjet prejudikuese dhe
shpenzimet e procedures penale.

Cili subjekt procedural ngarkohet me shpenzimet procedurale?

Subjekti i cili ngarohet me shpenzimet procedurale është pala apo personi i cili i ka shkaktuar me fajin e
vet.

Cilat subjekte i ushtrojnë funksionet themelore të procedures penale në formën akuzatore të


procedurës penale?

Bazuar ne formën akuzatore funksionet themelore të procedures penale janë të ndara dhe secili prej
tyre e ushtron subjekti i posaçem.

Funksionin e ndjekjes e ushtron prokurori i shtetit.

I pandehuri konsiderohet pale e barabarte me paditsin, ai funksionin e mbrojtjes e ushtron vet ose me
ndihmen e mbrojtsit.

Funksionin e gjykates e ushtron gjykata.

Cka kuptojme me parimin kontradiktor dhe kur vjen me se shpeshti në shprehje gjatë zhvillimit të
procedures penale?

Parimi kontradiktor mundeson që me vrejtet paleve të kontrollohen provat dhe kesisoj kontribon për
sçarimin e çështjes juridike dhe vërtetimin e drejtë e të plote të gjendjes faktike.

Ky parim është i pranishem gjatë gjithë procedures penale ndonese jo me intensitet të njejte.

Cka kuptojmë me imunitetin proceduralo-penal?

Imuniteti proceduralo-penal është institute me ndihmen e te cilit bëhët përkufizimi i vlefshmërise se


ligjeve proceduralo-penale në lidhje me personat.
Parimi IN DUBIO PRO REO?

Përmban dy rregulla.

Rregulli e parë ka të bëjë me faktet të cilat shkojnë në dëm të të pandehurit.

Këto fakte duhet të jenë të vërtetuara me sigurinë e plotë

Nëse ekziston dyshimi në raport me këto fakte atëherë ato nuk mund të merren si të vërtetuara,
gjegjësisht konsiderohen të pavërtetuara (inekzistente).

Rregulla e dytë është e lidhur për faktet të cilat shkojnë në dobi të të pandehurit.

Cilat janë anët negative të tipit AKUZATOR?

Anë negative theksohet se duke e lënë në pozitë shumë të favorshme të pandehurin nuk mbronte vetëm
të pandehurin e pafajshem por edhe fajtorin, pastaj mungesa e stadit të hetimeve dhe e shumë
shkallëshmeris se procedurës.

Qka kuptojmë me parimin INKUIZITOR

Parimi INKUIZITOR është një nga sistemet themelore të procedurës penale,i cili fillon të zhvillohet pas
tipit AKUZATOR.

Karakteristikat e tipit INKUIZITOR

Në tipin Inkuizitor më nuk ekzistojn palët.

Përballë të pandehurit më nuk qëndron paditësi privat por inkvirenti-hetuesi,në duart e të cilit janë
përqendruar të tri funksionet themelire të procedurës penale.

Procesi zhvillohet për 2 stade: Hetimit dhe Gjykimit.

Staden e hetimit e zhvillon inkvirendi.

Cilet jane anët pozitive të tipit INKUIZITOR

Anët pozitive te ketij tipi jane:

Ndejkja bëhëj sipas detyres zyrtare,gjykatat ishin me aktive në rastin e marrjes se provave,tendeca në
mbeshtetjen e efikasitetit të procedurës penale

Cilet janë anët negative të tipit INKUIZITOR

Anët negative ishin se funksionet themelore përqendroheshin në duart e një subjekti të posaqëm e ne
këtë rastë të Inkuzitorit (Hetuesit) , dhe se pozita e të pandehurit vëshirsohej shumë.
Burimet e brendshme?

Burime brendshme na paraqiten : Kodi i Procedures penale si burim themelore , pastaj ligji penal për te
mitur

Burimet e brendshme: ndahen në burime themelore dhe burime plotesuese.

Burimet plotesuese të së drejtës së procedures penale

Burime plotesuese na paraqiten: Kodi Penal i Kosovës , Ligji mbi Prokurorin publike etj

Burimet e jashtme - Ndërkombëtare

KPP parasheh mundësin e zbatimit të drejtës ndërkombëtare në proceduren tonë penale në tri (3)
raste:

Rasti i parë: ka të bejë me imunitetin proceduralo-penal.

Rastet e tjera në të cilat KPP parasheh zbatimin e të drejtës ndërkombëtare në procedure penale kanë
të bëjnë me ndihmen juridike ndërkombëtare dhe me zbatimin e marrëveshjes ndërkombëtare në
çështjet juridiko penale.

VLEFESHMERIA E DISPOZITAVE TE DREJTES SE PROCEDURES PENALE LIDHUR ME TERRITORIN

Kuptojme ato dizpozita te procedures penale te cilat zbatohen në teritorin e Kosoves

Me teritor të një shteti kuptojme: territorin tokësore,ujore,ajror dhe detar brenda kufijve te saj

Vlen të theksohet se në procedurën penale nuk mund te përdoret ligji i huaj,pa marre parasysh se kur
është kryer vepra penale apo nënshtetas i kujt është kryresi i vepres penale.

VLEFESHMERIA E DISPOZITAVE TE DREJTES SE PROCEDURES PENALE LIDHUR ME KOHEN

Me këtë vlëfshmeri kuptojmë kohën prej shpalljes se ligjit dhe hyrjes në fuqi të tij.

Pra me nxerrje të një ligji te ri deri në momentin e hyrjes se tij ne fuqi, vlejne dispozitat e ligjit të
mëparshëm

Ligji i ri fillon të zbatohet diten e shfuqizimit te ligjit paraparke , si rregull ky ligje fillon te zbatohet 8 ditë
pas shpalljes në gazeten zyrtare.

Me cilat degë juridike e p.penale është ne raport me të ngushtë

 Me të drejten penale materiale dhe


 drejten e ekzukutimit të sanksioneve penale
Qka kuptojmëme çështje prejudikuese?

Me çështjet prejudikuese nënkuptojm një çështje juridike për zgjidhjen e se ciles është kompetente
gjykata në procedurë tjetër-në procedur civile (kontestimore,jashtëkotestimore) ose në procedurë
përmbaruese,por jo në procedurë penale,ose është kompetent ndonje organ tjetër shtetëror,e që nga
ekzistimi apo mosekzistimi i saj varet edhe ekzistimi apo mosekzistimi i vepres penale.

You might also like