You are on page 1of 2

Sistemi muskulor

Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë dhe bëjnë të
mundshëm lëvizjen e tyre.
Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat quhen fije. Funksioni
mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me eshtra ose organe të
bredshme ose enë gjaku janë përgjegjës për lëvizje. Pothuajse të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë
nga kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj janë veprimi i cilia, flagellum në qelizat e spermës,
dhe lëvizjet e amoeboidit në disa rruza të bardha të gjakut. Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave,
dhe muskujve të skeletit prodhojnë lëvizje siç janë vrapimi dhe ecja. Muskujt e skeletit gjithashtu
prodhojnë lëvizje më të ndërlikuara të cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet
e syve dhe frymëmarrje. Përveq lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu sigurojnë funksione
me rrëndësi të trupit siç është qëndrimi, stabiliteti i nyjeve, prodhimi i nxehtësisë. Qëndrimi siç
është ulur apo në këmbë mbahet nga kontraktimet muskulore. Muskujt e skeletit kontraktojnë
vazhdimisht për ta mbajtur trupin në pozitë statike. Tendonat e shumë muskujve zgjatet mbi nyjet
dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veqanërisht evidente në nyjen
e krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janë faktorë të mëdhejnë në stabilizimin e nyjeve.
Prodhimi i nxehësisë, për të mbajtur temperaturën e trupit, është e rëndësishme nga një produkt
i metabolizmit të muskujve. Pothuajse 85% e nxehtësisë të prodhuar në trup është rezultat i
kontraktimeve muskulore.
Muskuli dykrerësh ose bicepsi i cili ka perberje qelizore ndijore(m. biceps brachii) - përbëhet prej
dy krerëve: krerit të gjatë dhe të shkurtë. Kreri shkurtë (caput longus) origjinën e ka në procesin
acromion të shpatullave (scapula), ndërsa lidhet me ashtin rezor të parakrahut (radius), kreri i
shkurtë (caput brevis) origjinën e ka në procesin coracoid të shpatullave (scapulae), ndërsa
lidhet me ashtin e parakrahut rezor (radius). Muskuli biceps brachii shtrihet në pjesën e
përparmë të ashtit të pjesës së sipërme të duarëve (humerus) dhe përbën afërsisht 1/3 të e
masës muskulore të pjesës së sipërme të duarve. Muskuli bicep është ndër muskujt më të
famshëm në trup, kur ndokush ju pyet ti tregoni muskujt, ai nuk ka kërkuar nga ju që ta lakoni
muskulin e kofshëve, por dëshiron ta shoh muskulin tuaj biceps. Funksioni primar i muskulit
biceps është për ta lëvizur parakrahun në drejtim të krahut, (lakimi i bërrylit). Funksioni i dytë i
muskulit biceps është për supinacion të parakrahut duke e kthyer atë me shuplakë nga lartë
Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por
nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.
Indi muskulor
Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne
organizmat shtazore. Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë,
por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës,
frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur.
Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore
Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e
skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë
muskuli.
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime
me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj
kjo muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se
muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e
zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i
përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes
muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu
quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa
mitokondriet-sarkozome.
Punoi: Emiliano Alimeri

You might also like