You are on page 1of 3

Rast Hipotetik

PJESA E PARË

Një kompani A e regjistruar si sh.p.k. është kontraktuar nga Ministria e Transportit për mirëmbajtjen
verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale për nevojat e Republikës së Kosovës,
Regjioni i Pejës A. Për këto shërbime, është nënshkruar kontrata në mes të Kompanisë A dhe
Ministrisë së Transportit (MT). Kompania A pretendon se i ka përmbush të gjitha obligimet sipas
kontratës, dhe ka dërguar tek MT faturë në vlerë prej 542,623.00 Euro, dhe së bashku me faturë
edhe kërkesën për pagesë. MT nuk ka paguar këtë çmim edhe përkundër takimeve të shumta të
drejtpërdrejta ose përmes telefonit apo vërejtjeve tjera me shkrim.

Pyetje:

1. Duke pas parasysh se janë bërë disa takime dhe janë dërguar disa vërejtje, a mendoni se
janë shtjerë të gjitha mjetet juridike jashtëgjyqësore sipas Ligjit për Procedurën
Përmbarimore?

Kompania A, ka bërë propozim tek Përmbaruesi Privat B që në bazë të faturës të caktohet


përmbarimi ndaj MT përkitazi me borxhin prej 542,623.00 Euro, kamat-vonesën prej 8% si dhe
shpenzimet e përmbarimit as sa do të bëhen sipas listës së shpenzimeve.

Pyetje:

2. A paraqet fatura në fjalë (shih shtojcën) dokument të besueshëm sipas Ligjit për Procedurën
Përmbarimore? Me fjalë tjera, a i përmban fatura të gjitha elementet e nevojshme për tu
konsideruar dokument i besueshëm?

Përmbaruesi B ka lëshuar Urdhër për Përmbarim ndaj MT.

Pyetje:

3. Çka është Urdhër për Përmbarim dhe çka duhet të përmbajë sipas dispozitave të Ligjit për
Procedurën Përmbarimore.
4. A mendoni se urdhër për përmbarim si në vijim plotëson kërkesat e Ligjit. Çka mendoni se
është gabim apo i mungon këtij urdhri?

URDHËR PËR PËRMBARIM

a. Caktohet përmbarimi ndaj debitorit MT, përkitazi me pagesën e borxhit në shumë prej
542,623.00 Euro, kamatëvonesa prej 8% si dhe shpenzimet e përmbarimit aq sa do të bëhen
sipas listës së shpenzimeve.
b. Urdhërohet, debitori MT ta kaloj shumën nga paragrafi a i këtij Urdhri në xhirollogarinë e
veçantë të Kreditorit xxx.xxx.xxx. të habur në Bankën X.
FATURA
DATË: 05.8.2019
Fatura nr. 20/2019
Nr. Biznesit : xxxxxxx
Nr. TVSH: xxxxxx
Nr Fiskal: xxxxxxx
Kompania A

Blerësi Ministria e Transportit


Adresa Prishtinë
Kontrata Kontrata për Mirëmbajtje Verore & Dimërore e Rrugëve Nacionale dhe
Regjionale, Regjioni Pejë A 2018/2019
Nr Prokurimit Xxxxxxx
Nr Kontrates Xxxxx
Njësia Përshkrimi Totali pa TVSH
Paushall 419 ditë* 24 orë* 50 Euro për vitin 502,800,00
2018/2019
Pagesat sipas situacioneve 2018/2019 42,950,00
Llogari Bankare e Kontraktorit Totali pa TVSH 459,850,00 Euro
Banka X : XXXXXXXXXXXX TVSH 18% 82,773,00 Euro
Totali me TVSH 542,623.00 Euro

Kontraktori Investitori
Data dhe Vendi Data dhe Vendi
____________ _____________

Nënshkrimi dhe Vula Nënshkrimi dhe Vula


PJESA E DYTË

Debitori e kundërshton pagesën e faturës mbi bazën e argumentit se nuk procedura sipas
kontratës dhe dorëzim pranimi i punëve sipas situacioneve të Menaxherit të Projektit ende
nuk ka përfunduar, dhe se rrjedhimisht mos përmbushja e kontratës e bënë edhe faturën
dokument jo të besueshëm. Për më tepër, pretendimi i debitorit është se pagesa e faturës
nuk është aprovuar nga Menaxheri i Projektit.

Pyetje:
5. Çfarë mund të bëjë debitori në këtë rast sipas Ligjit për Procedurën Përmbarimore
në mënyrë që ta ndal urdhrin për përmbarim?
6. A mendoni se arsyetimi i debitorit si më lartë paraqet bazë për ta kundërshtuar
urdhrin për përmbarim sipas Ligjit të Procedurës Përmbarimore?
7. A mendoni se është në kompetencë të gjykatës që në procedurën përmbarimore të
shqyrtojë gjendjen faktike të punëve të përfunduara apo të pa përfunduara nga ana
e kreditorit? Nëse jo, çfarë mund të kërkojë debitori nga Gjykata në këtë rast?

Detyrat:
1. Për orën e ardhshme përgjigjuni vetëm në pyetjet e hijezuara me të kuqe!

2. Pasi të kemi diskutuar përgjigjejet tuaja pastaj do të keni detyra si në vijim. Mos i
bëni këto pa i diskutuar njëherë përgjigjejet në pyetjet si më lartë. Do t’iu tregoj
kur t’i përgatitni këto detyra.

- Në bazë të rrethanave të rastit, përgatiteni një propozim për përmbarim në emër të


kreditorit sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore;
- Në bazë të rrethanave të rastit, përgatiteni një Urdhër për Përmbarim sipas
dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore;
- Në bazë të rrethanave të rastit përgatiteni një prapësim ndaj urdhrit për përmbarim
në emër të debitorit sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

You might also like