You are on page 1of 12

1.

1 Orikumi dhe pozita gjeografike

Historia
 Orikumi është një qytet në rrethin e Vlorës , në jug të gjirit të Vlorës. Pranë
tij shtrihet qyteti antik ORIKU i themeluar nga EUBEASIT ne shekullin Vl
p.e.r ne trojet e fisit ilire te amanteve, mbi kodren e njohur me emrin
PALEOKASTER.Permendet nga autoret antik te shekullit te V p.e.r si port i
rendesishem i adriatikut.U shfrytezua nga romaket ne luftrat kunder ilireve
dhe maqedoneve , luajti nje rol te rendesishem ne luftten civile midis Cezarit
dhe Pompeut.Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh e pushtoi ne vitin 214
p.e.r ,ne shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkesive
qytetare.Ne shekullin e ll p.e.r u demtua nga nje termet i rende,u rindertua
dhe fortifikua ne shekujt e V-Vl.Ne kohen bizantine dhe ne mesjete njihet si
nje porte i vogel me emrin “JERIKO”.Ne shekullin e Vll prane tij u ndertua
kisha e Marmiroit.
Fshati DUKAT: Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir që në vitin 220 p.e.r .Në
Dukate është zbuluar një varrezë ilire e mijvjecarit të lll p.e.r .Në vitin 48 të erës së
re Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar Pompeun ,në datën 29 05 1920 u
mbajtë kuvendi i Barcallasë . Fshati TRAGJAS: Shtihet ne rrëzën e malit të
Lungarës mbi burimet e Izvorit.Gjurmë të vendbanimit të lashtë janë gjetur në
kodrën qe quhet Qyteza e Sofës, njihen edhe disa tuma ilire. Rrënojat e disa
ndërtimeve janë të shekullit lV-ll p.e.r .Ky fshatë i njohur me emrat
Tregas,Dragjat,Tregasaj bënte pjesë në qendrat e fortifikuara te gjirit te Vlores ne
antikitet dhe lidhej me Orikumin.Fshati i vjetër që ndodhet në nje kodër të lartë në
perëndim të Tragjasit të sotëm u shkatërrua nga vërshimet osmane të kohës.U
popullua në shekullin e XVl ,ku përmendet dhe kalaja e Gjon BOCARIT. Fshati
RRADHIMË : Është i vendosur në shpatin perëndimor të malit të Lungarës ,
permendet si vendbanim i lashtë që në shekullin e lll – ll p.e.r , për rritjen e derrave
,prodhimin e verës, rritjen e agrumeve dhe ullirit.

Gjeografia
Pozicioni gjeografik Sipas vendndodhjes ne Gjirin e Vlores, zona ne studim
shtrihet ne gjatesine gjeografike lindore 19° 29’ 02", gjeresine gjeografike 40° 28’
02’’ dhe gjatesine gjeografike perendimore 19° 16’ 00’’. Relievi i zones eshte
kryesisht fushor, me kodra te ulta dhe me male me lartesi mesatare nga ana jugore,
ku lartesia maksimale eshte e Malit te Çikes, 2045 m mbi nivelin e detit.

Bashkia Orikum ka nje shtrirje gjeografike me kufij nga Perroi i Vrizit ne


fshatin Radhime ku kufizohet me fshatin Kanine (Komuna Qender) deri ne
piken 868 m kufizohet me fshatin Lapardha, Mazhar,Gumenice vazhdon drejt
ne majen e Vejave 1182m ku kufizohet me fshatrat Lapardha dhe Gjorm
(Komuna Kote) maja e Sqillovikut 1485.6 m deri ne majen e Stogoit 1825 m
ku kufizohet me fshatin Gjorm,Lepenice Brataj dhe nga ketu deri ne majen e
Paliskes 1701,7 m ,maja e Bockes 1756 m, deri ne majen e Qores 2018,2m
kufizohet me fshatin Terbac.Nga Gropat e Qores zbret ne drejtim te Qafes se
Dhiaporit deri ne rrugen automobilistike Vlore-Himare ku kufizohet me
fshatin Palase dhe zbret poshte deri ne detin Jon(kufizohet me fshatin
Dhermi). Kufiri nga ketu perfshin gjithe vijen bregdetare Grame-Kepi i
Gjuhzes , Pashaliman (Gjiri i Dukatit) dhe mbyllet ne grykederdhjen e perroit
te Vrizit (Radhime). Te dhena gjeografike per zonen.
Orikumi eshte pjesa jugperendimore e gadishullit te Ballkanit dhe pjesa
perendimore e qytetit te VloresZona e Orikumit dhe te gjithe fshatrave qe
permbledh eshte shume e madhe dhe komplekse dhe me rreth 31383 ha, qe shtrihet
nga Ultesira Perendimore deri te habitatet alpine te malit te Cikes dhe Qores,e
ndare sipas disa kategorive:Siperfaqe pyjore 10589ha ,zone e zhveshur 4126 ha,
zone shkembore 966 ha , toke bujqesore 2932 ha,kullota 12514 ha,laguna 119
ha,zona te tjera (urbane, ushtarake,gurore),ne aspektin administrativ, e gjithe zona i
takon Qarkut te Vlores, dhe nje Bashkie, asaj te Orikumit .. Bashkia Orikum, si
kufij administrative, ka ata me Bashkine e Vlores ne veri dhe Bashkine e Himares
ne jug. Kufijte e kesaj zone, jane percaktuar nga pjerresia perendimore e malit te
Cikes, kufijte e Parkut Kombetar te Llogarase,Kufiri i Kanalit, Lugina e Dukatit ,
Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Zona bregdetare Radhime – Orikum
shtrihet ne lindje te Gjirit te Vlores me nje reliev fushor e kodrinor te mbjelle
kryesisht me ullinj e agrume. Ne anen perendimore zona laget nga Deti Adriatik
me nje breg mjaft te favorshem per zhvillimin e turizmit te detit e te diellit. Plazhi
nuk ka rere, por gure e guralece, gje qe e ben detin te jete mjaft i kthjellet. Kodrat e
pjeses lindore jane te buta, sidomos ne zonen e fshatit Radhime dhe Qytetit te
Orikumit.
Kultura
Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër,
në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër
të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël
nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën
me detin.

Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe


rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në
betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e
Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit.
Në veprat e mëvonshme jepen detaje në lidhje me qytetin, për muret mbrojtës,
portat dhe limanin. Pjesë të murit të qytetit dhe një mol (1, 8 m i gjerë) është parë
nga historianët dhe arkeologët klasikë si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatë
vizitave të tyre në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Hammond
gjithashtu dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që
të çonte në kishën e Marmiroit në jugperëndim të Orikumit, si dhe prezencën e disa
objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Kërkimet arkeologjike kanë
qenë të kufizuara në Orikum përshkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo
qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe
në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Gjetje të rastësishme përreth kësaj zone
pëfshijnë objekte arti të ruajtura në muzeun e Vlorës. Ato përfshijnë një
triprosopos bronzi të Hekatit me dy koka që dalin prej shpatullave të tij. Disa
arkeologë mendojnë se kjo skultpurë bronzi ka lidhje me kultin e Hecatës,
perëndeshës Cithonian me origjinë të dyshimtë. Shkrimet epigrafike të studjuara
nga La Bas, përforcojnë idenë e origjinës së Orikumit. Arkeologu italain Domenico
Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike prehistorike pranë vendbanimit dhe
hinterlandit të tij, ndërsa një gur kelt ka dalë në dritë nga gërmimet e vitit 1950.
Gërmimet e viteve 1950 u kryen në një teatër të vogël ose odeon që pret faqen
juglindore të kodrës. Kavea ka një formë pak a shumë gjysmërrethore me një
orkestër që ka diametër 9, 55 m. Janë katër rradhë për karriget ku rradha e dytë dhe
e tretë kanë karrige guri dhe disa prej tyre kanë dopio karrige. Odeioni ishte
ndërtuar me spolia, përfshirë edhe me blloqe me mbishkrime. Mbishkrimi më i
vonë daton në shekullin e 2-të m.Kr., çfare na mundëson një terminus post quem
për ndërtimin e odeionit. Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë e cila
mendohet të jetë Helenistike.
Teatri i gurte i ndertuar ne shek. I p.e.s me kapacitet 600 spektatore,dhe mendohet
se ne kohen e lulezimit te qytetit perdorej per shfaqje teatrale e ndeshje
gladiatoresh.Egzistenca e ketij teatri mbart jo vetem vlera historike dhe
arkeologjike, por edhe kulturore. Teatri i Orikut eshte monumenti kryesor i zbuluar
ne kodren e Paleokastres. Aty bien ne sy shkallet antike te gdhendura ne shkemb
qe te cojne ne Akropol,pjese rrugesh te qytetit qe futen brenda ne liqen muri
rrethues 950 metra i gjate,pusi i ujit etj. Nen uje gjendet nje strukture guri 1,80 m e
gjere, çka konsiderohet si bankina per akostimin e anijeve antike.Ne qytetin antik
te Orikut eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen e nje gjysem rrethi
qe ka diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe e trete
kane karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioni ishte ndertuar me
spolia, perfshire edhe me blloqe me mbishkrime.Te gjitha keto deshmojne qarte
punen e bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe. Ne qytetin antik te Orikut
eshte zbuluar gjithashtu pjese e nje orkestre ne formen e nje gjysem rrethi qe ka
diameter 9, 55 m. Jane kater rradhe per karriget ku rradha e dyte dhe e trete kane
karrige guri dhe disa prej tyre kane dopio karrige. Odeioni ishte ndertuar me spolia,
perfshire edhe me blloqe me mbishkrime..Te gjitha keto deshmojne qarte punen e
bukur dhe te sakte te ndertuesve te asaj kohe. Si te shkojme ne Orikun e lashte? Per
te shkuar ne parkun arkeologjik te Orikut ndiqet rruga qe te con per ne bazen
ushtarake detare te Pashalimanit rreth 1 km mbas postobllokut .Ne krahun e majte
ndodhet tabela orientuese e cila te tregon drejtimin per te shkuar ne kete
destinacion arkeologjik .Mund te shkohet lehtesisht me makine.
SITE ARKEOLOGJIKE:
Site arkeologjike ne zonen e Orikumit jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit,
Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga
arkeologu Neritan Ceka, ne keto tuma u gjeten shume materiale
arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te
medha historike dhe arkeologjike . Radhima ka nje pozicion gjeografik te
favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe
historik. Duke qendruar ne nje pozicion te ndermjetem ne rrugen e vetme
nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka
favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova,
Orikumi, Himara etj. Te dhenat historike, shume gjetje arkeologjike dhe 19
monumente kulture, evidentojne se rajoni ka qene nder me te zhvilluarit dhe te
civilizuarit ne Shqiperine e Jugut. Kjo vertetohet me gjetjet ne shtate qytete
antike mjaft te pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.
Vlen te permendet qe shteti nuk i ka lene asnjehere jashte vemendjes keto vlera
te medha shpirterore e materiale te popullit tone ne shekuj. Kjo shfaqet qarte
nepermjet rregullores se parqeve arkeologjike dhe vendimit te miratimit te parkut
arkeologjik te Orikumit, per ruajtjen dhe administrimin e tyre.

Pyetje dhe pergjigje

1.Cila eshte pozita gjeografike e Orikumit?

2.Nga e ka origjinen popullsia vendase e Orikumit?

3.Cilat jane zakonet dhe traditat e kesaj zone?

4.Cila eshte rendesia ekonomike dhe kulturore e Orikumit?


1.2 Laguna e Nartës dhe pozita gjeografike

Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme


të Shqipërisë.Ajo ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare,në afërsi të
qytetit te Vlorës.Ka një sipërfaqe te përgjithshme 41.8km2,rreth 1/3 e së cilës
dhe kryesisht zona e saj veriore,përdoret per kriporen e Skoefotinës.Kjo lagunë
shtrihet në zonën JL të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një
rrip i ngushtë litoral,që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të
përgjithshme rreth 8km dhe gjërësi 100 deri 1400m.Ai është formuar nga
akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.

Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në
pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund tëmerret madje që në
kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen
nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty
ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një
ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni
bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë
paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit
dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri
është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një
bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në
vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri
qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i
Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si
strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot
ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar. Veçanërisht ditën e
15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli
është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën
në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që
shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk
mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë
vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me
lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për
turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-
perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë
toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe
gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin,
uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të
shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.

Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në
perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin.
Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e
brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi
deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të
vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë
dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore
(gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në
lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur
intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.
Vendodhja:
Laguna e Nartes eshte vendosur ne zonen Vlore-Myzeqe, ne pjesen jugore
te deltes se Lumit te Vjoses. Ajo perfshin zonen nga Grykederdhja e Vjoses
deri ne Kepin Triport. E gjithe zona prej Grykederdhjes se Vjoses, perfshire
fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga
dominimi i fushes bregdetare aluviale qe shtrihet gjate bregdetit te ulet
ranor.

Pershkrimi i zones:

Laguna e Nartes ka nje siperfaqe ujore rreth 42 km2, prej te ciles 14 km2
perdoren per prodhimin e kripes ne minieren e kripes se Skrofotines.
Thellesia e lagunes shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe eshte
me i madh se vete Laguna e Nartes, perfshin tipe te ndryshme mjedisesh
natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afersi te grykederdhjes se Lumit
Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtreter te vjeter
lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar
dhe toke bujqesore ne lindje te zones.
Hidro-gjeomorfologjia:

Procesi baze gjeomorfologjik eshte akumulimi dhe depozitimi i reres


kryesisht nga brendesia dhe nga deti. Proceset hidro-gjeomorfologjike ne
lagune jane te lidhura me rrjetin me te afert hidrografik, kontributin e
materialeve solide te aluvionit te lumenjve te vegjel (kryesisht gjate
periudhes se dimrit), dhe gerryerjes shkaktuar nga thyerja e valeve te Detit
Adriatik.

Mjedisi ligatinor:

Laguna e Nartes ka nje siperfaqe totale prej 4000 ha dhe thellesi


maksimale prej 0.8 m. Aktualisht 1/3 e siperfaqes se pergjithshme eshte e
okupuar nga pans kripe. Laguna e Nartes lidhet me detin nepermjet dy
kanaleve artificiale, veriorit dhe jugorit. Ne pjesen Jug-perendimore te
lagunes gjendet nje ishull i mbuluar me qeparisa, te cilet fshehin ne
brendesi nje manastir te vogel dhe interesant.

Ne saje te nje shkembimi te ulet uji me Detin Adriatik, thellesise se vogel


dhe avullimit intensive gjate stines se thate siperfaqa totale e lagunes
peson nje reduktim prej 30%. Laguna e Nartes eshte nje nga lagunat e
Shqiperise qe po peson nje degradim shume te shpejte ne saje te prurjeve
shume te kufizuara te ujit te detit dhe ujerave te embla rrjedhimisht laguna
eshte subjekt krizash te shpeshta distrofike. Llojet me te pasura te makro-
zoobentos (gjallesa te thellesise ne nivel te pergjithshem) jane bivalvoret
Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna eshte e ngjashme me
ate te Lagunes se Karavastase, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines,
Celikut dhe llojeve te ndryshme te Qefullit. Laguna strehon nje avifauna
interesante vecanerisht gjate periudhes se dimrit. Zogjte qe ndeshen me
shpesh ne lagune jane: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit,
Karabullaku i vogëi, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre,
Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e
kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë,
Pulëbardha e argjendte.
Mjedisi tokesor:

Pyjet e kesaj zone jane mbjelle rreth 30-40 vjet me pare. Llojet dominante
jane Pisha e egër dhe Pishë e butë, ndersa niveli i meposhtem i pyllit
formohet kryesisht nga Mersina, Shqopa e egër, Xina dhe Dëllinja e kuqe.
Bimet barishtore jane shume pak te perfaqesuara. Midis llojeve me te
zakonshme jane Vulpia e tufëzuar, Shpargulli gjethemprehtë, Badhra
verore. I nje interesi te vecante jane speciet endemike si Salepi shqiptar.
Vegjetacioni kripedurues eshte kryesisht i pranishem gjate bregdetit Verior
dhe Veri-Lindor te Lagunes se Nartes dhe ne kufi me grykederdhjen e
Lumit Vjosa. Gjate periudhes se veres zona mbulohet nga vegjetacion
(halofitik) kripedurues i formuar kryesisht nga Atroknemë shkurrëz,
Atroknemë e rimtë, Ambruk, Fshesë e rëndomtë, Kulmak bregdetar, Xunkth
i butë, Marinë e dalmacisë, Marinë e Hampeanit. Ky lloj vegjetacioni
zevendesohet gradualisht nga shoqerime bimore te Kallamishtes, Shavarit
gjethegjërë e Shavarit gjethengushtë gjate brigjeve te lumit, gjoleve me uje
te kripur dhe atyre me uje te embel. Dunat ranore te kesaj zone
perfaqesojne shembujt e vertete te dunave qe haseshin shpesh pergjate
gjithe bregdetit Adriatik Shqiptar. Duke arritur ne disa pjese lartesine deri
ne 4-5 m ato mbulohen nga nje bimesi tipike e dunave ranore te dominuara
nga Amofilë e ranishteve qe i japin fizionomi kesaj bimesie.

Aktiviteti njerezor:

Pervec nje aktiviteti te paket bujqesor ne tokat e bonifikuara ne zone jane


praktikuar aktivitete te tjera si peshkimi, pylltaria, nxjerrja e kripes (Narta),
gjuetia,etj. Zona e Nartes eshte gjithashtu e njohur per vreshtarine e saj
dhe prodhimin e vererave te cilesise te larte.

Vlerat kulturore:

Ne kete zone dhe rreth saj gjenden zona te ndryshme historike te tilla si
Ishulli i Zvernecit ne Lagunen e Nartes me Manastirin e Shen Merise shek.
13-14 Pas Krishtit, dhe zona arkeologjike e fshatit te Nartes me ngulimet e
hershme te Aulones (e pa germuar ende) dhe qyteti i Vlores.

Statusi aktual mbrojtje/ruajtje:

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, nepermjet


Drejtorise se Sherbimeve Pyjore te Vlores eshte pergjegjese per
administrimin e zones ligatinore te Nartes. Me vendim te Qeverise Nr. 680,
date 22.10. 2004, zona ligatinore e Nartes (duke perfshire edhe lumin e
Vjoses, sikunder dhe territoret rrethuese) jane percaktuar si Terren i
Mbrojtur Ujor dhe Tokesor.

Pyetje dhe pergjigje

1.Cila eshte pozita gjeografike e Lagunes se Nartes?

2.Pershkruaj mjedisin qe karakterizon Lagunen e Nartes.

3.Rendesia ekonomike dhe mjedisore e Lagunes se Nartes.

4.Vecorite dalluese mbi zonen.

You might also like