You are on page 1of 3

1. Si do ta përshkruanit veten?

a) Jam i fokusuar ndaj detajeve dhe i organizuar, cka është dhe arsyeja pse unë do të jem i përkryer
për këtë pozitë.
b) Jam i zgjuar, punoj shumë dhe mbaj marrëdhënie të mira me njerëzit.
c) Jam shumë gazmor, i ëmbël dhe unë kam shumë miq.

2. Nëse do ta kishit mundësinë, si do ta kishit ndryshuar rrjedhën e studimeve tuaja?

a) Nuk do ta kisha ndryshuar shumë


b) Ndoshta do të isha përqëndruar më shpejt në specializimin tim
c) Ndoshta do të kisha ndjekur më shumë orët e mësimit

3. Çfarë ju motivon që të keni sukses?

a) Një standard i lartë personal i përsosmërisë


b) Unë nuk dua të zhgënjej ekipin tim
c) Bonuset

4. Cilat janë qëllimet tuaja afatshkurtra të punës?

a) Të punoj në një kompani si e juaja


b) Të fitoj më shumë përvojë
c) Të punësohem diku

5. Cilat janë qëllimet tuaja afatgjata të punës?

a) Të ngjitem lart në pozicione dhe të kem sukses në një kompani si e juaja


b) Kjo do të varet nga mënyra sesa përvojat e fituara do të më ndihmojnë
c) Po, do të doja që të kisha punën tuaj!

6. Çfarë lloji kompensimi financiar do të prisnit për këtë pozicion?

a) Do të prisja që paga ime të jetë në përputhje me përvojën time të punës


b) Do të prisja që paga ime të jetë njëlloj me pagën time aktuale
c) Oh, nuk ndjehem rehat kur diskutoj për këtë gjë

7. Pse e keni lënë punën tuaj të fundit?

a) Isha duke kërkuar për një mundësi rritjeje profesionale


b) Më tërhoqi vëmëndjen jashtë mase ky pozicion sapo e pashë njoftimin për të
c) Nuk mund të punoja më gjatë për shefin tim të cmendur
8. Përshkruani se si do ta trajtonit konfliktin me supervizorin tuaj apo epror tjetër.

a) Do ti shpjegoja mendimin tim dhe do dëgjoja mendimin e tij/saj. Nëse do të shihja një mundësi
për të përmirësuar dicka, do tia shpjegoja se si do ta bëja
b) Do të bëja më të mirën dhe do të leja që puna ime të flasë vetë
c) Do të përpiqesha ta shmangia atë në mënyrë që të mos kisha më shumë telashe

9. Çfarë konsideroni si dobësinë tuaj më të madhe?

a) Marr shumë gjëra përsipër, kam punuar në mënyrë aktive për të përdorur kohën time në
mënyrë sa më efikase përmes delegimit.
b) Mund të harroj gjërat ndonjëherë, por kam zhvilluar një sistem të besueshëm për ti ndjekur
gjërat sipas prioritetit të tyre.
c) Punoj shumë

10. Cilat janë tiparet që ju mendoni se një menaxher i suksesshëm duhet të ketë?

a) Ata duhet të kenë një vizion dhe një plan për të ardhmen dhe të kenë aftësinë për ti angazhuar
njerëzit në punë.
b) Ata duhet të jenë një model i mirë për të tjerët.
c) Ata nuk duhet të jenë si shefi im i fundit.

11. Nëse do kishit mundësinë për një takim me cilindo në botë, të gjallë apo të vdekur, kush do të ishte
ai?

a) Benjamin Franklin. Ai është një novator dhe një udhëheqës i fortë, gjëra për të cilat përpiqem.
b) Nënë Tereza. Ajo është një person i fortë dhe që kujdeset për të tjerët, do të doja të mësoja prej
saj.
c) Britney Spears / George Clooney!

12. Nëse do të ishit një superhero, cfarë fuqish do të kishit?

a) Fuqinë për të shumëfishuar kështu që do të mund të bëja disa gjëra në të njëjtën kohë.
b) Fuqinë për të fluturuar – do të më ndihmonte me të vërtetë për të shkuar dhe ardhur nga puna.
c) Vizion X- Ray, tërësisht

13. Nëse do ta dinit që një bashkëpunëtor shtiret si “I sëmurë”, por në të vërtetë është duke shkuar me
pushime, cfarë do të bënit?

a) Do ti thoja se të gjithë kanë nevojë për pushim dhe se thjesht duhet të përdorë ditët e tij/saj të
pushimeve vjetore.
b) Do ti thoja që kjo gjë na ndikon negativisht kur ai / ajo shfrytëzon dobësitë e sistemit.
c) Do ti thoja menaxherit tim mbi të

14. Çfarë do të bënit nëse bashkëpunëtori juaj do të ishte kundër një rekomandimi tuaj të cilin e mbroni
fuqishëm?

a) Do të organizoja një takim për të shpjeguar arsyetimin pas vendimit tim, teksa do ta imponoja
zbatimin e tij fuqishëm dhe në mënyrë etike.
b) Do të organizoja një takim dhe do ti pyesja për të më shpjeguar atë që ata nuk pëlqejnë tek ky
rekomandim dhe të binim në një kompromis.
c) Do tu thoja se ky është vendimi im dhe ata le të merren me të.

15. Si do të merreshit me një koleg të vështirë?

a) Do të përpiqesha të merresha me të në mënyrë direkte dhe të vendosja disa rregulla bazë


b) Do ti kërkoja menaxherit tonë ose ndonjë pale tjetër neutrale të ndërmjetësonte
c) Do ta shmangia. është më e lehtë në këtë mënyrë

16. Çfarë do të bënit nëse nuk do të ishit dakord me mënyrën sesi eprori trajtoi një situatë?

a) Do ti flisja vecmas duke i shpjeguar përse nuk jam dakord


b) Do të bëja cmos për të kuptuar këndvështrimin e tij/saj
c) Do të ankohesha kolegëve për të parë nëse ata do të ishin dakord me mua

17. Çfarë do të bënit nëse vartësi juaj do të vinte vonë në punë dhe do të ikte herët prej saj?

a) Do ta merrja mënjanë dhe t’i jepja një paralajmërim, duke I shpjeguar në mënyrë të qartë se cdo
të ndodhte po të vazhdonte kështu dhe do të merrja masa të mëtejshme në qoftë se do ta
përsëriste
b) Do ta merrja mënjanë dhe do ta pyesja nëse ka ndonjë problem. Nëse do të ekzistonte
mundësia për ndonjë orar fleksibël, do ta bëja
c) Do ta raportoja menjëherë tek eprori im

Përgatitur nga A.Andrea, Instruktore e Menaxher Biznesi, Instituti Profesional ATC

You might also like