You are on page 1of 2

Pjesa parë

Pyetje
1 Sa efektiv janë grupe të tilla?
Sipas mendimit tim grupe të tilla me njohuri të ndryshme iu sjellin në shumicën e rasteve shumë
kompanive efektivitet, pasi ata i shikojnë gjërat (problemet) e kompanisë nga kënvështrimi i tyre
profesional i cili ndryshon nga njëri antarë i grupit tek një tjetër si dhe bëhen dhe më efektiv duke mësuar
gjëra të reja nga kolegët e tyre.
2 A shihni ju ndonjë sforcim në relacionet e grupit?
Jo, unë nuk shoh ndonjë sforcim në relacionin e grupit sidomos për tre nga antarët të cilët kishim
marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin dhe jashtë pune
3 Mendoni se ky grup do të ketë një jetë të gjatë?
Nga mënyra se si ata i merrnin vendimet në grup, dhe marrëdhënia që kishin midis njëri tjetrit mendoj që
po, pavarësisht probleme që mund të kenë gjatë rrugës ata do arrijnë ti mbijetojnë dhe të kenë një jetë
gjatësi si grup.

Pjesa dytë

Pyetjet

1 Cili do të dëshironte më shumë të ishte koordinatori?

Jim Thorne do doja që të ishte koordinatori i grupit, nga 3 anëtarët e tjerë Thorne më duket përsoni që i
shikon me gjakftohtësi situatën dhe arrin të marr e vendimet e duhura. Nuk do doja të ishte Gittinger duke
qënë se grupi do kalonte në një tjetër stad dhe sdo ishte më aq i suksesshëm si më par.

2 Cili mendoni ju do të ishte reagimi i tre të tjerëve?

Nuk mendoj se asnjëri nga anëtarët e tjerë sdo e priste mir, sepse secili mendon që atë pozicione e
meritojnë vet dhe jo ndonjë koleg tjetër, por përsonit që do i vinte më keq për mendimin tim është
Gittinger sepse ai mund të mendoje se atë pozicion pune e kishte të “zën” vetë.

Pjesa e tretë

Pyetje

1 Pse Thorne, Norton and Knight ishin kaq të inatosur?

Ata ishin të inatosur për lajmërimin që u bë për vendosjen e koordinatorit i cili nuk është i nevojshëm
duke qënë se grupi nuk kishte pasur probleme më par nga kjo anë. Ata ishin të inatosur sepse atë pozicion
mund ti jepej Gittinger duke qënë se ai qëndronte më afër presidentit, në këtë lloj mënyre ata nuk do ishin
më të gjithë anëtarët të barabartë si në punën e tyre, si në zgjidhjen e problemeve, dhe në marrjen e
vendimeve në grup.

2 Mendoni ju që grupi do të funksionojë më mirë apo më keq me koordinator?


Mendoj që grupi mund të funksiononte më mirë me një koordinator, por që koordanitori të zgjidhej vet
nga anëtarët e grupi me konsensus, ose të rekrutohet nga jashtë organizatës duke arritur kështu që të mos
ketë probleme apo hadërmbetje mes kolegëve

3 Mendoni ndonjë mënyrë si duhet të vepronte Kingston në mënyrë që të mos krijonte këto
emocione dhe probleme brenda grupit?

 Mendoj që një mënyrë e mirë që Kingstoni të mos krijonte probleme në grup është që të
shoqërohej dhe me pjesën tjetër të grupit (të gjithë së bashku) dhe jo vetëm me Gittinger-in.
 Një mënyr tjetër është mos vendosja e një koordinatori nëse nuk është aq shumë e nevojshme.
 Mënyra tjetër është dhe ajo që e lartë përmenda që ti lejoj vet anëtarët e grupit të vendosin për
koordinatorin e tyre me konsensus, ose të rekrutohet një përson tjetër nga jashtë.

You might also like