You are on page 1of 11

Mimoza ymeri

Efektet gjinore
• Studimet laboratorike dhe ato në praktikë, kanë nxjerr në
pah një lloj mosbarazie të burrave dhe grave kur punojnë
së bashku në një grup.
• Nga një studim laboratorik I grupeve të punës të përbëra
nga gjashtë antarë, rezultori një model I qartë I
pabarazisë gjinore, në mënyrën se si antarët e grupit I
presin fjalën njëri tjetrit.
• Burrat ndërpresin më shpesh gratë sesa bëjnë me burrat
e tjerë,ndërsa gratë në përgjithsi ndërpresin më pak dhe
me të njëjtën frekuencë si burrat si gratë.
• Një tjetër studim I bërë me grupe infermierësh dhe policësh me gjini
mikse, nxori ne pah një tjetër disavantazh për gratë.( burrat në polici,
gratë në infermieri)
• Mirëpo zhvillimet e mentalitetit shoqëror viteve të fundit kanë bërë të
mundur që edhe në këto profesione të filloj përzierja gjinore.
• Por kush has në më tepër vështirësi ?
• Rezultatet nxorën se gratë që fillojnë të përfitojne nga mundësite e
punësimit në profesione që deri dje konsideroheshin si të burrave hasin
në më teper rezistence.
• Qëndrimi I shumices mashkullore ndryshon nga neutrale ne rezistente,
qëndrimi I shumicës femrore nga I favorshëm në neutral.
• Me fjalë të tjera burrat tentojnë në mënyrë të përforcuar të ruajnë domenin
e tyre, ndërsa grate janë të gatshëme të ndajnë domenin e tyre me burrat.
• Në përgjithësi burrat dhe gratë punojnë mirë së bashku, dhe kanë
mardhënie të mira shoqërore.
• Menaxherët nga ana tjetër duhet të kujdesen të mos ketë ngacmime
seksuale.
Aftesite individuale
• Individët paraqesin nivel dhe llojllojshmëri të ndryshme aftësish, që I
bëjnë ata jo- të barabartë për të arritur suksesin.
• Për të kryer një detyrë në grup, a është mirë te bëhen grupe mikse me
individe me aftësi të larta dhe të ulta,apo si është më mirë të grupohen
që të kryhet një detyrë e caktuar ?
• Sipas eksperimenteve të bëra nga Tziner dhe Eden, studiues nga
Universiteti I Tel Avivit, ku u ndërtuan grupe prej tre vetësh, dhe
aftësitë e tyre u gjykuan nga këto pika : 1) intelegjenca e përgjithshme,
2) viteve të arsimit 3) rezultateve të intervistës 4) aftësise për të
komunikuar .
• Nga rezultatet doli se individët me aftësi të larta që grupoheshin me
individët e tjerë me aftësi të larta, kishin rezultate shume më te mira,
se individët me aftësi të ulta të grupuar me ata me të larta.
• Pra : Talenti përdoret në mënyrë shume me efektive kur përqendrohet
se sa kur shpërndahet,
Fazat e formimit të grupit
• Grupet janë në gjendje të vazhdueshme ndryshimi, dhe
evaluojnë sipas fazave, pak a shumë të identifikueshme
fale studimit të bërë nga Bruce Tuckerman 1965 , I cili
propozoi një model zhvillim katër fazësh.
• Formimi
• Trazimi
• Krijimi I normave
• Ekzekutimi
Mirëpo u plotësua me një fazë te fundit nga një student
me 1977
• Shkëputja
• Formimi- është faza e parë ku thyhet akulli e individët fillojnë të
zbulojnë njëri tjetrin, karakterizohet me një shkallë të lartë
pasigurie në lidhje me qëllimin, strukturën dhe udhëheqjen e
grupit, besimi reciprok është I ulët dhe disi të gjithë janë të
tërhequr.Kjo fazë mbaron kur antarët fillojnë të mendojnë se janë
pjesë e grupit
• Trazimi- është faza e ideve ku ka shumë diskutime dhe konflikt,
testohen politikat e udhëheqësit , bëhet pranimi I ekzistimit të
grupit mirëpo ka rezistence ndaj kontrollit që grupi I imponon
individit.Gjithështu ka konflikt se kush do t’a kontrollojë grupin,
mirëpo kur sqarohen dilemat e udhëheqjes së grupit mbaron kjo
fazë .
• Krijimi I normave- faza e arritjes së një marrëveshje për
mënyrën se si do të precedohet, zakonisht në këtë fazë dalin
grupet që kanë një antarë të respektuar, jo udhëheqësin formal
që vendos t’I anashkaloj betejat për pushtet por të nxjerrë dicka
të mirë.Zhvillohen marrdhënie të ngushta mes antarëve të
grupit dhe grupi deshmon kompaktësi, krijohet një ndjenjë e
fortë shoqërie dhe identiteti brenda grupit, secili e ka pak a
shumë të qartë rolin e tij në grup.
• Ekzekutimi-është faza e implementimit, prodhimit, ku ndodhë
praktikisht ajo për të cilën është formuar grupi, ekziston një
klimë që favorizon komunikimin e hapur, bashkëpunimin dhe
ndihmën reciproke,tani energjia e individëve është e drejtuar në
ekzekutimin e detyrës së përbashkët .
• Shkëputja- është faza ku grupi bëhet gati për t’u
shpërbërë,bëhet ndarja e aktiviteteve, pasin kanë kaluar
gjithe ato faza, në mënyrë që të bashkëpunojnë e të
pranojnë njëri tjetrin me qëllim kryerjen e një detyre të
përbashkët, disa ndiejnë humbjen e asaj që është krijuar.
• Sa I përket produktivitetit faza e dyte “trazimi” është më
produktivja, gjithëashtu vlen të ceket qe kalimi nepër faza
nuk është gjithëmon I njetjë, ka luhatje varësisht nga grupi
dhe detyra e caktuar, mirëpo dicka mund të themi me
siguri se grupet jane njësi dinamike.
Rezultate të kërkimeve të fundit me temën e zhvillimit të grupeve
dhe nënkuptime për menaxherët
• Degjenerimi- sipas një studimi të bërë ka grupe që menjëherë pas
fazës së ekzekutimit ktheheshin në të kundërtën “deshtim” apo
degjenerim, duke ruajtuar terminologjinë e Tuckman për fazat e
formimit të grupit, fenomenet e reja u quajtën “de-normim”, “de-
trazim”, “de-formim” .
• De-normimi- me përparimin e projektit ndodhë një lloj erozioni I
normave të veprimit, antarët e grupit shkojnë në drejtime të tjera,
sipas ndryshimeve që pësojnë interesat dhe shpresat e tyre.
• De-trazimi- Kjo fazë e degjenerimit është sikur të shohim mbrapsht
fazën e trazimit,ritet rezistenca individuale ndaj proceseve në grup
dhe lidhjet fillojnë të dobësohen.
• De-formimi- grupi shpërbëhet si rezultat I luftës së nëngrupeve për
kontroll, mbeten punë të pakryera, antarët fillojnë të izolohen dhe të
mos krijojnë lidhje me të tjerët.Për t’a parandaluar këtë, duhet të mos
krijohet ndjenja e sigurise pas përfundimit të fazës se ekzekutimit.
• Fidbeku-një tjetër studim I bërë nga dy psikolog
holandeze në lidhje me zhvillimin e grupit, niset nga
supozimi se fidbeku ndërpersonal do të ndryshojë në
mënyrë sistematike gjatë fazave nëpër të cilat kalon jeta e
grupit. Nga 1600 momente fibeku,konkluduan:
- Fidbeku ndërpersonal rritet ndërsa grupi zhvillohet nëpër
fazat e Tukman
- Sa më tepër zhvillohet grupi, aq më tepër zhvillohet
fidbeku pozitiv dhe pakësohet ai negativ
- Fidbeku ndërpersonal bëhet më specifik sa më tepër
zhvillohet grupi
- Besueshmeria e fidbekut që japin bashkëpuntoret ne
grup, rritet me zhvillimin e grupit.
• Afatet e përcaktuara- menaxhimi efektiv I grupit kërkon
jo vetëm sqarimine objektivave dhe detyrave por edhe te
afateve brenda të cilave do të kërkohet realizimi I tyre, që
të arrihet punë më eficiente .
• Stilet e udhëheqjes- ekspertët në fushën e udhëheqjes
vënë në dukje që ne faza të ndryshme të zhvillimit
nevojiten stile të ndryshme të udhëheqjes, psh nga stili
direktiv ne stil mbështetës me pjesëmarje.Sjellja
udheheqëse aktive, agresive, direktive, e strukturuar dhe
e orientuar nga detyra ka rezultate pozitive ne fazat e
hershme të zhvillimit të grupit ndërsa ajo udhëheqëse
mbështetëse, demokratike, e decentralizuar dhe me
pjesëmarrje ka rezultate pozitive ne fazat e mëvonshme.

You might also like