You are on page 1of 51

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI i finances

Temë
Diplome
IHD- ne Shqiperi
IHD-
Ne Shqiperi
Punoi: Udhëhoqi:Dr. Lorena BALILI

Korrik 2019

PËRMBAJTJA
Falenderime..........................................................................................................
Hyrje…....................................................................................................................
KAPITULLI I : KONCEPTE TEORIKE DHE INTERPRETIME

1.1 Përkufizime....................................................................................................
1.2 Tipet e ndërmarrjeve të investimit direkt mund të jenë
1.3 IHD-të dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e një vendi
1.4. Format e depërtimit në tregjet e huaja........................................................
1.5. Kuadri ligjor aktual për investimet e huaja...................................................
1.6 Si bëhet më efektive, thithja e investimeve të huaja?....................................
1.7 Si është konkurrenca në rajon për investimet e huaja?................................

KAPITULLI II : INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NE SHQIPËRI

2.1 Historiku dhe përqëndrimi i IHD-ve në Shqipëri........................................


2.2 Ecuria e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.........................................
2.3 Përfitimet e mundshme të Shqipërise nga IDH-të..........................................
2.4 Shkaqet e Nivelit të ulët të FDI-ve në Shqipëri...............................................
2.5 IHD-të sipas vendit origjinë dhe sipas sektorit...............................................
2.6 Nxitësit e IHD-ve në Shqipëri.........................................................................
2.7 Objektivat.......................................................................................................
2.8 Analiza SWOT e Shqipërise............................................................................
2.9 Sektoret në të cilat duhet të përqëndrohet Shqipëria për tërheqjen e

1
IHD-
Ne Shqiperi
IDH-ve........................................
2.10 Bizneset e huaja që ushtrojnë veprimtarinë në Shqipëri.............................
2.11 Sfidat e Shqipërisë në fushën e investimeve.................................................
2.12 Politikat dhe drejtimet strategjike në fushën e IDH-ve në Shqipëri...........
2.12. Ndërhyrjet e qeverisë shqiptare për atraktimin e IDH-ve..................

KAPITULLI III : PERSPEKTIVA E IHD-VE NË SHQIPËRI

3.1 A do të përjetojë Shqipëria “bum” ekonomik?.......................................


3.2 Projektetet për investimet në të ardhmen.......................................................
3.3 Investimet aktuale ne Shqipëri.........................................................................
3.4 Problemet e miratimit të investimeve..............................................................
3.5 Shqiperia 1 euro..............................................................................................
Shtysat e këtij projekt...................................................................................
Pengesat ndaj investitorëve............................................................................
Problemet.......................................................................................................
Përfitimet e këtij projekti..............................................................................
Rekomandimet............................................................................................

KAPITULLI IV : KRAHASIMI I SHQIPËRISË NË LIDHJE ME IDH-të


KRAHASUAR ME VENDET E BALLKANIT

4.1 Investimet e huaja direkte për frymë në Ballkan..........................................


4.2 Investimet e huaja direkte për frymë në Ballkan......................................
4.3 Vendet kryesore për tërheqjen e IDH-ve....................................................

KONKLUZIONE..............................................................................................
REKOMANDIME...............................................................................................

2
IHD-
Ne Shqiperi

Falenderime

Ky punim është një kurorëzim jo vetëm i përpjekjeve të një viti të tërë


bazuar mbi punën kërkimore shkencore për gjetjen dhe studimin e
materialeve, e literaturave përkatëse, por edhe e rrugës së gjatë, jo pa
sakrifica dhe vështirësi, të jetës studentore sa të vështirë aq edhe te bukur.
Përpara se të prezantoj këtë punim dua të bëj disa falenderime për
të gjithë ata që më ndihmuan në realizimin e këtij punimi.
Gjatë punës sime jam udhëhequr dhe kam patur ndihmën e
vazhdueshme të pedagoges së nderuar LORENA BALILI për
gadishmërinë,dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe për këtë i shpreh
mirënjohjen, respektin dhe falenderimin tim të vecantë.
Gjithashtu një falenderim shkon për të gjithë stafin pedagogjik të
Fakultetit Ekonomik për përkushtimin dhe dijet që arritën të më jepnin
gjate gjithe viteve te studimit.
Një falenderim i vecante i shkon familjes sime për mbështetjen dhe
kurajon që më kanë dhënë jo vetëm në këtë punim por gjatë gjithë jetës
sime.

3
IHD-
Ne Shqiperi

HYRJE

Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha për të tërhequr investimet e


huaja direkte të cilat do të rrisin së tepërmi mundësitë e saj për një zhvillim të metejshëm.
IDH-të përbëjnë një element shumë të rëndësishëm duke dhënë një impakt direkt
në rritjen ekonomike gjë për të cilën vendi ynë ka shumë nevojë.
Në këtë punim do të trajtoj ecurinë e tyre në Shqipëri dhe masat që duhet të marrë
qeveria për përvetësimin e modeleve më të mira në tërheqjen e IDH-ve në mënyrë që ne
të mos mbetemi pas vendeve të tjera të rajonit të cilat kanë vite me radhë që ndiejnë
përfitimet nga këto flukse hyrëse.
Impakti i tyre i drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës në sjelljen e
inovacioneve teknologjike, të mënyrave bashkëkohore të manaxhimit etj , të cilat do të
ktheheshin në një burim shumë të vlefshëm e shumë të rëndësishëm nëse vendi ynë do të
angazhohej seriozisht në krijimin e kushteve të duhura për tërheqjen e tyre.
Në kapitujt në vazhdim do te jepet ne fillim një panoramë teorike në lidhje me
karakteristikat dhe përfitimet e IDH-ve. Gjithashtu jepen dhe strategjitë dhe politikat për
potencializimin e tyre, projektet që do të zbatohen dhe ecurine e bizneseve të huaja që
ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Do të trajtoj pozicionin e Shqipërisë krahasuar me vendet
e tjera, arsyet pse vendi ynë paraqitet me dobët se ato në një kohë që në shumë aspekte
shfaq shumë interes për të huajt. Gjithashtu do të trajtojmë të ardhmen e këtyre
investimeve në vendin tonë.
Në fund janë nxjerrë konkluzione bazuar ne të gjithë analizën teorike dhe praktike
dhe janë dhënë rekomandimet përkatëse.

4
IHD-
Ne Shqiperi

HIPOTEZA

Ndikimet positive të investimeve të huaja direkte në rajon, një mundësi më shumë për
rritjen dhe fuqizimin e IHD-ve në Shqipëri.

QËLLIMI

Të analizojmë dhe të shqyrtojmë situatën aktuale në Shqipëri dhe të krahasojmë nivelin


IHD-ve në Shqipëri në raport me vendet e tjera.
Të përfitojmë praktikat më të mira dhe të vlefshme edhe për Shqipërinë.

OBJEKTIVAT

 Përkufizimi i IHD-ve dhe rëndësia e tyre në ekonominë e një vendi.


 Pasqyrimi i situatës aktuale të IHD-ve në Shqipëri.
 Përmirësimi i ecurisë së IHD-ve në të ardhmen në Shqipëri
 Krahasimi i situatës aktuale të IHD-ve mes vendeve të Ballkanit
 Nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve duke shfrytëzuar praktikat më të
suksesshme në vendet e tjera.

5
IHD-
Ne Shqiperi

KAPITULLI I
KONCEPTE TEORIKE DHE INTERPRETIME

1.1. Përkufizime
Investimet direkte përcaktohen si një kategori e investimeve ndërkombëtare në të cilën
një njësi rezidente në një ekonomi ndërmerr një ineres të qëndrueshëm në një kompani
rezidente të një ekonomie tjetër.
Investimet direkte përcaktojnë shumën e kapitalit të një kompanie në një shtet tjetër për
të cilën sigurojnë një shkallë të konsiderueshme të drejtimit. Ajo mund të jetë një individ,
person juridik, person fizik, ndërrmarrje publike, një qeveri, një grup individësh ose nje
grup personash juridikë ose fizikë të cilët zotërojnë një ndërmarrje të investimit direkt me
aktivitet në një vend jashtë vendit të residencës së investitorit direkt.
Një investitor i huaj nënkupton:
 Cdo person fizik që është shtetas i një vendi të huaj
 Cdo person juridik të huaj, i cili është themeluar sipas një ligji tjetër nga ai
i vendit origjinë ose ka seli jashtë tij.
 Cdo shtetas vendas me banim të përhershëm jashtë atij vendi.
Investim i huaj përfshin cdo lloj pasurie si:
 Pasuritë të luajtshme dhe të paluajtshme;
 Huatë, detyrimet në të holla dhe cdo lloj veprimtarie tjetër qe ka vlerë
ekonomike;
 Të drejta që rrjedhin nga pjesëmarrja në aksione, me letra të tjera me vlerë
ose me lloje të tjera interesash në shoqëritë;
 Të drejtat në fushën e pronësisë intelektuale, proceseve teknike e knoë-hoë

6
IHD-
Ne Shqiperi
 Të drejtat ekonomike të fituara me ligj duke përfshirë të drejtat për të
kërkuar, zbuluar dhe shfrytëzuar burimet natyrore.

1.2. Tipet e ndërmarrjeve të investimit direkt mund të jenë:


- Një ndërmarrje që përfaqëson në vetvete një shoqëri tregtare në të cilën investitori i huaj
kontrollon direkt ose indirekt (nëpërmjet një tjetër filiali), më shumë se 50% të fuqisë
votuese në aksione.
- Një ndërmarrje e cila është një kompani në të cilën investitori direkt dhe filialet e tij
kontrollojnë ndërmjet 10% - 50% të fuqisë votuese.
- Një ndërmarrje e cila është një kompani me pronësi totale ose bashkërisht të huaj.
Zgjedhja ndërmjet krijimit të një nga format e lartëpërmendura në një shtet të huaj, varet
mbi të gjitha nga baza rregullative e vendit pritës.

1.3. IHD-të dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e një vendi


a) Një investim i huaj direkt në ekonominë e një vendi jep efekte direkte dhe indirekte jo
vetëm në strukturën teknike të prodhimit por edhe në atë të manaxhimit dhe organizimit
të aktivitetit që ajo ndërmerr.
b) Investimet e huaja direkte duhen konsideruar si një penetrim i huaj në cdo instancë të
ekonomisë si në planin teknologjik ashtu dhe në atë organizativ.
Mbi të gjitha IHD-të kanë një aftësi ristrukturuese dhe ky është kanali kryesor nëpërmjët
të cilit përcohen efektet në rritjen e zhvillimit ekonomik.
c) IHD-të influencojnë në rritjen e punësimit, që ndikon drejtpërdrejt në uljen e
papunësisë në vend.
d) Ka efekte positive në treguesit makroekonomik sepse rrit mirëqënien e një vendi.
Ndikon në rritjen e të ardhurave buxhetore nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe zvogëlimit të
nevojës së subvencioneve për shërbimet publike.

7
IHD-
Ne Shqiperi
e) Investitorët e huaj kanë avantazhe teknologjike, financiare, manaxheriale për një
transformim më të thellë dhe më të shpejtë se sa ata vendas në sektorin ku ato
investojnë.Nxitin në zhvillimin social dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.
f) Stimulon në rritjen e produktivitetit në të gjithë sektorin e cila con në rritjen e eksportit
si dhe në përmirësimin e konkurencës.
IHD-të kanë efekte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm në krahasim me huatë në
formën e kredive për shkak të përfshirjes direkt të investuesit në manaxhim dhe reduktim
të ngarkesës me borxhe.

1.4. Format e depërtimit në tregjet e huaja


Në fazat e para të shtrirjes së aktivitetit jashtë vendit, shumë kompani si formë më të
përshtatshme dhe të lehtë për të shtrirë veprimtarinë konsiderojnë eksportin.
Eksporti është një veprimtari që lidhet me shitjen dhe promovimin e produkteve jashtë
vendit, të prodhuara në vend.Eksportin e kemi dy llojesh direkt dhe indirekt, kjo varet
nga personat që janë përgjegjës për realizimin e komunikimit me konsumatorin.
Si formë e shtrirjes së veprimtarisë, eksporti karakterizohet nga avantazhet dhe
disavantazhet.Ndër avantazhet kryesore mund të përmendim:lehtësia dhe shpejtësia për të
hyrë në tregun e huaj, kostoja e ulët krahasuar me format e tjera dhe një shkallë më ulët
risku.
Licensimi është një formë tjetër e depërtimit.Ndërmjet dy firmave nënshkruhet një
marrëveshje, ku njëra firmë në një vend autorizon një firmë në një vend tjetër që të
përdorë pasurinë intelektuale në shkëmbim të disa pagesave.Krahasuar me eksportin kjo
formë shoqërohet me një shkallë më të lartë risku dhe fitime të larta.
Franshizimi është ajo mënyrë sipas së cilës franshizuesi i shet të franshizuarit të drejtën
për të prodhuar një produkt ose një shërbim,duke i siguruar mbështetje dhe teknike
manaxheriale në këmbim të një pagese të caktuar.Avantazhet e kësaj forme janë:
hyrje e shpejtë në treg, pjesë tregu e përcaktuar, ka rregulla për tu ndjekur nga i
frashizuari,përfitim pagese prej të franshizuarit.Nëpërmjet franshizës ekziston mundësia
që i franshizuari të bëhet një rival i ardhshëm.

8
IHD-
Ne Shqiperi
Kontratat e drejtimit të cilat synojnë kalimin e experiencës teknike apo manaxheriale
nga një firmë te tjetra.Kjo formë karakterizohet nga një shkallë e ulët risku dhe përdoret
më tepër nga vendet në zhvillim.
Bashkëpronësia është një formë tjetër mjaft e përhapur.Ajo ekziston kur një kompani
është krijuar si rezultat i bashkimit të dy ose më shumë firmave dhe që ndajnë pasuritë
dhe njohuritë që zotërojn. Bashkëpronësia mund të krijohet ndërmjet dy firmave private
si dhe mes atyre private dhe shtetërore.
Anët positive në këtë rast shprehen në disa pikëpamje, si ulja e kostos në përpjestim me
numrin e firmave që merrnin pjesë në bashkëpronësi.Gjithashtu kemi ndarjen e riskut,
burimeve, dhe njohurive teknologjike ndërmjet firmave.Nëpërmjet bashkëpronësisë palët
kanë interes për të sjellë ide të përbashkëta që nxisin më tepër inovacionin.Kjo formë has
veshtirësi më tepër në probleme të lidhura me manaxhimin e personelit në vende të
ndryshme, kosto të larta për të filluar një aktivitet, probleme të riskut të tregut dhe
probleme që lindin si rezultat i kulturave të ndryshme mes vendeve.
Pronësia e plotë është rasti ku kompania ka degë të saja në një vend të huaj, të zotëruara
tërësisht prej saj. Firmat zakonisht e zgjedhin këtë formë, pasi të kenë fituar experience
në treg dhe pasi të kenë fituar një nivel të caktuar sigurie dhe reputacioni.

1.5. Kuadri ligjor aktual për investimet e huaja

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit


synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ata të huaj. Ky pr/ligj
mendohet t’u japë mundësinë gjithashtu investitorëve të huaj, që të kenë të drejtën e
pronësisë së tokës.
Çfarë synon ligi i ri i IDH-ve?
Ligji i ri ka synim përmirësimin në këto drejtime:
-Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet, të cilat mund t’u imponohen pronësive
të huaja në industri specifike, si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të
pronësive të huaja
-Në ligjin e ri të investimeve do të konsolidohen parimet kryesore, si p.sh. mos-
diskriminimi (barazia), transferimi i kapitalit dhe fitimit, njohja e të drejtave të pronësisë,

9
IHD-
Ne Shqiperi
garancitë në rast të mosmarrëveshjeve post licencim apo post autorizim, si p.sh.
konfliktet për dokumentet e pronësisë.
-Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë projektligj është pronësia mbi
tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk kane të
drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por kuadri i ri
ligjor, që synon të ofrojë trajtim të barabartë, do të mundësojë posedimin e pronësisë së
tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të
integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve.

1.4. Si bëhet më efektive, thithja e investimeve të huaja?


Masat qe e bën më efektive një politikë të nxitjes së investimeve të huaja jane:
-rritja e eficencës së institucioneve,
-thjeshtimi i praktikave administrative,
- krijimi i një regjimi stabël fiskal,
Masa të cilat realisht mund të ulin koston e investimit. Në nxitjen e investimeve të huaja,
qeveria luan një rol parësor në hartimin e një kuadri ligjor, institucional dhe rregullator.

1.5. Konkurenca në rajon për investimet e huaja?


Në përgjithësi vendet e rajonit, po adoptojnë politika të nxitjes së investimeve të huaja të
cilat lidhen me inçentiva, me liberalizim të mëtejshëm dhe masa promocioni. Kjo ka bërë
që ndaj këtij treguesi, të rritet konkurrenca ndërmjet vendeve të rajonit. Por, roli i
politikës për nxitjen e investimeve të huaja, nuk duhet të lidhet vetëm me inçentiva
fiskale. Subvencionet e kësaj natyre, nuk mund të kompensojnë kostot e larta të
transaksionit, por përkundrazi, ato krijojnë shtrembërime të tregut. Shpeshherë, inçentivat
selektive kthehen në kundërproduktive, duke shtrembëruar konkurrencën.
Investimet e huaja direkte janë një faktor kyç për rritjen e aftësisë konkurruese të
produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe
rritjen e konkurrencës dhe prodhimtarisë në tregjet e vendit. Ndërkohë që shoqëritë dhe
ndërmarrjet e reja vendase japin një kontribut direkt në rritjen e konkurrencës, kryesisht

10
IHD-
Ne Shqiperi
për arsye të njohurive të tyre të mira mbi kushtet e vendit, efektet e investimeve të huaja
direkte janë shumëplanëshe.
Ato mund të bëjnë të mundur presion më të fortë konkurrence, ndërkohë që
ekzistojnë edhe përfitime të tjera më të rëndësishme. IHD sjellin teknologji më të
përparuar, njohuri dhe menaxhim si dhe kontakte me klientë të huaj, dhe bëjnë të mundur
që ekonomia e vendit të përfitojë nga bollëku i saj në fuqi të aftë punëtore, gjë që duket
se ekziston edhe në Shqipëri. Shqipëria është një vend me potenciale të shumta për
investitorët e huaj, por është e rëndësishme të theksojmë faktin se ajo ka nevojë të
përmirësojë ndjeshëm performancën e saj. Investimet e huaja direkte janë një element
kyç për arritjen e këtij objektivi.
KAPITULLI II
INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË SHQIPËRI

2.1.Historiku dhe përqëndrimi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri.


Gjatë periudhës së tranzicionit, kalimi nga një regjim i rreptë komunist në një ekonomi
tregu është shoqëruar me përparim të konsiderueshëm.Në vitet 1990-1994 filluan
investimet e para të kompanive italiane, për arsye se ky shtet fqinj kishte më tepër
mundësi për të njohur e kontrolluar tregun shqiptar duke e pasur më të lehtë për të
identifikuar fushat më të përshtatshme.
Në vitin 1994 Shqipëria adoptoi një ligj mbi investimet e huaja që lejonte hyrje të lirë të
investitorëve të huaj, transfertat e lira të këmbimeve të huaja valutore dhe mbrojtjen
ligjore të tyre.
Në vitin 1997 vendi ynë u përball me një rënie të konsiderueshme të investimeve të
huaja. Gjendja shumë e vështirë e krijuar në vend ndikoi që shumë investitorë frenuan
iniciativat për të investuar në Shqipëri dhe për më tepër pati shumë largime të
investitorëve të deri atehershëm. Në një situatë të tillë të krijuar Shqipëria dëmtoi imazhin
e saj në arenen ndërkombëtare dhe përpjekjet e mëtejshme për tërheqjen e IHD-ve u bënë
edhe më të vështira.
Pas viteve 2000 vendi ynë u shoqërua me një rritje të IHD-ve të cilat përbëhen nga
kompani të cilat e vazhdojnë edhe sot të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda Shqipërisë.
Rritja e investimeve të huaja është kryesisht rezultat i shitjes së Telekom tek Cosmote,

11
IHD-
Ne Shqiperi
investim i bërë nga Vodafone, koncensioni i Albkrom, kompanisë italiane Darfo etj.
Arritjet e Shqipërisë në tërheqjen e IHD në 2003 ishin të ulta në krahasim me vendet e
tjera të Evropës Jug-Lindore.
Viti 2004 shënon kulmin e investimeve, për shkak të privatizimit të Bankës së
Kursimeve.Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, 67% e totalit të kompanive me kapital
të huaj janë fokusuar në zonën e Tiranës dhe Durrësit. Kjo sepse Tirana është kryeqytet
dhe Durrësi ka portet më të mëdha ku realizohen importet dhe eksportet.
Shqipëria ka vënë në jetë projektin “Mbështetje për liberalizimin dhe nxitjen e tregtisë”
duke nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të huaja
direkte me 35 shtete dhe marrëveshje mbi parandalimin e taksimit të dyfishtë me 17
vende.
Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0
% të ndërmarrjeve të huaja gjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarëve. Ndërmarrjet nga
këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i
import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj
mbulojnë 58,8 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa
ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 17,7 % të tyre. Në vitin 2017,
ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 66,7 % të ndërmarrjeve të
huaja dhe të përbashkëta. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor
përfaqësojnë 11,8 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë, 21,5 % të
ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta

2.2. Ecuria e investimeve te huaja direkte në Shqipëri.

Ecuria e IHD-ve në Shqipëri

Për vendet në zhvillim, IHD-të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik,
prandaj këto vende u kushtojnë një vëmendje të veçante. Duke marrë në konsideratë këto
efekte pozitive, edhe vendi ynë ka ndërmarrë një sërë politikash favorizuese për nxitjen e
IHD-ve. Ku mund të përmendim, përmirësimin e kuadrit ligjor, stabiliteti dhe rritjen e
qëndrueshme ekonomike, përmirësimin e infrastrukturës etj.

12
IHD-
Ne Shqiperi
Investimet e Huaja direkte në Shqipëri patën pikën e tyre të fillimit pas viteve ’90. Në
fillim numri i tyre ishte shumë i vogël, por një rritje e menjëhershme u vu re pas viteve
2000. Kjo sepse vendi ynë është një vend që ofron mundësi të mëdha për investitorët e
huaj.

Pas vitit 2006, IHD-të janë rritur ndjeshëm vit pas viti. Një arsye e cila ka çuar në rritjen
e investimeve të huaja në këtë periudhë është privatizimi në sektorë kryesorë të
ekonomisë si: në sektorin bankar, në sektorin e energjitikës, telekomunikacion etj.

Një periudhë interesante për tu shqyrtuar është periudha e krizës  ekonomike-financiare


që po kalonin shumë vende gjatë vitit 2008-2011. Gjatë kësaj periudhe, IHD-të në
Shqipëri vazhduan të rriteshin. Në vitin 2011 investimet e huaja direkte pësuan një rënie
të lehtë në 742 milionë euro. Edhe në vitin 2012 IHD-të shënuan një rënie të lehtë. Në
periudhën 2015-2016, investimet e huaja shënuan rritje si shkak i punimeve për ndërtimin
e gazsjellësit TAP në Devoll.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në 2017  investimet e


huaja arritën në 677 milionë euro, me një rënie prej 4.2% nga viti 2016.Investimet e
huaja  ishin kryesisht të përqendruara në sektorin e energjetikës: 59% hidrokarbureve
12% ndërmjetësimit financiar.

Banka Botërore në një raport shkruante se në vitin 2017  IHD përfshinin 8.3 për qind të
prodhimit të brendshëm bruto. Ne 2018 ze 7 për qind. Kurse në 2019 pritet të zërë 5.6 %
të pbb.

Shqipëria është vendi që ka thithur investime të huaja në nivelet më të ulëta në raport me


vendet e tjera të rajonit.

13
IHD-
Ne Shqiperi

Fluksi i IHD-ve ndër vite në mln euro në Shqipëri

Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në mln Euro

Fluksi Hyrës i IHD-ve  

Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Për vitin
2016, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Shqipëria ka thithur më shumë
investime te huaja krahasuar me vitin e kaluar, duke ruajtur këtë trend. Konkretisht prej
vlerës 890 milionë Euro në vitin 2015, fluksi i IHD-ve në 2016 arriti në vlerën e 983
milion Euro. Pra kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare 10.5 për qind më
shumë se një vit më parë.

14
IHD-
Ne Shqiperi

Qeveria ka përcaktuar moton:”Shqipëria do te jetë vendi me atraktiv për investimet e


huaja në rajon e më gjërë.”Për realizimin e këtij objektivi qeveria ka premtuar:
 Luftë kundër korrupsionit.
 Liberalizim të procedurave të hyrjes në treg.
 Reduktim të ekonomisë informale.
 Hartim dhe zbatim të një pakete masash inkurajuese për investitorët.
 Garantim të të drejtave dhe zgjidhjes së konflikteve që lidhen më
pronësinë.
 Zgjerim dhe modernizim të sektorit financiar etj.

2.3. Përfitimet e mundshme të Shqipërisë nga IDH-të


Shqipëria ka disa karakteristika të cilat kanë ndikuar në tërheqjen e IDH-ve. Ndër të cilat
mund të përmendim: pozicioni gjeografik, burimet natyrore, nevoja për kapital, kostoja e
ulët e punës, niveli i taksave, eksplorimi i tregut të ri dhe ekzistenca e një force pune të
kualifikuar. Si rrjedhojë e kësaj, vendi ka përfituar ndër vite dhe ka një perspectivë të
madhe për të përfituar më tepeër në të ardhmen përmes korporatave multinacionale të
cilat kanë implikime të ndjeshme në mirëqënie, Nqs IDH-të kanë ndikim pozitiv në
rritjen e ekonomisë, atëhere shumë shtete do të inkurajonin ardhjen e tyre nëpërmjet
ofrimit të taksave nxitëse,përmirësim të infrastructurës, shembuj funksionesh importi dhe

15
IHD-
Ne Shqiperi
masa të tjera për atraktimin e IDH-ve.Nqs efektet janë negative do të merren masa për
parandalimin e hyrjes së kapitalit të huaj.
- Përfitimet më të mëdha të vendeve pritëse, të marra nga investimet e huaja janë:
- Përfitim teknologjie të avancuar
- Eksperiencë dhe njohuri në manaxhim
- Mundësi për përdorim optimal të burimeve njerëzore
- Krijimi i vendeve të reja të punës që ndikon në uljen e papunësisë
- Futjen në përdorim të proceseve të reja
- Tërheqja e burimeve të reja të kërkesës vecanërisht kur rritja potenciale në vendin amë
është e limituar.
- Diversifikimi i shitjeve të produktit në mënyrë ndërkombëtare
- Nxitja e inovacionit dhe rritja e kërkim zhvillimit
- Rritja e produktivitetit si pasojë e lindjes së konkurencës.
- Përmirësim i infrastrukturës vendase
- Rritja e bashkëpunimit qeveritar ndërkombëtar
- Mundësi për partnership me firmat e huaja
Për shumë IDH është besuar se ata kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit
pritës.Një nga pikëpamjet negative të efekteve të IDH-ve në rritjen ekonomike të disa
shteteve është se shpesh herë rritja e shkallës së investimeve të huaja dhe ndoshta
produktivitetit të investimeve është po aq sa edhe rritja e konsumit në këto shtete, që
pakson normën e rritjes në sajë të shtrembërimeve të cmimeve dhe keqpërdorimit të
burimeve.Janë disa elemente që përcaktojnë tendencen e investimeve të huaja në vende të
ndryshme kundër më kryesoret janë :
 Madhësia e tregut dhe ritmet e rritjes së bashku me burimet natyrore
 Rëndësia e vendodhjes gjeografike
 Ecuria e privatizimit
 Ndjeshmëria e IDH-ve ndaj politikave dhe ambjentit të biznesit

16
IHD-
Ne Shqiperi

Efektet e IHD-ve në Shqipëri

Efekti në punësim Ky konsiderohet si efekti më i madh që kanë IHD-të në vendet


pritëse. Në Shqipëri numri i të punësuarve pas vitit 2006 është rritur ndjeshëm,
megjithatë kjo nuk mund të thuhet edhe për vitet e fundit.

Efekti në prodhim Sektorët kryesorë ku operojnë investimet e huaja direkte në vendin


tonë janë në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, në sektorin e energjisë,
telekomunikacion etj.

Efekti në teknologji Sipas raportit të investimeve në Shqipëri, (2012), në industrinë e


manifakturës teknologjia e përdorur është pothuajse e ngjashme me teknologjinë e
përdorur nga kompanitë vendase.

Efekti në bilancin e pagesave Ky efekt është më i rëndësishëm për vendet në zhvillim se


në vendet e zhvilluara. Mund të themi se raporti i IHD-ve neto ndaj defiçitit koherent ka
patur një ecuri të mirë, falë dhe privatizimeve.

2.4. Shkaqet e Nivelit të ulët të FDI-ve në Shqipëri vijnë si rezultat:


Zonat ku janë të përqëndruara IHD-të janë zona më të ardhura të larta dhe infrastrukturë
të zhvilluar, ndërsa në qytetet e tjera ato janë tepër të kufizuara.
Shkaqet e një niveli te ulët të IHD-ve janë
 Problemi i imazhit është një drejtim ku do të  përqëndrohet puna në të ardhmen
për të siguruar një ndryshim të shpejtë të imazhit për Shqipërinë në vendet e
huaja.
 Problemet dhe konfliktet lidhur me pronësinë mbi tokën , proçedurat burokratike
për rregjistrimin e të drejtave të pronësisë, për aprovimin dhe dhënien e lejeve të
ndërtimit kanë krijuar gjithmonë një barrierë për investimet e huaja.

17
IHD-
Ne Shqiperi
 Niveli i informalitetit të ekonomisë është gjithashtu një drejtim që do të synohet të
përmirësohet në të ardhmen, për të siguruar një konkurencë të ndershme në treg
 Procesit të ngadalshëm të privatizimeve, ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha të
shtetit në sektorët industriale me intensitet të lartë kapitali, dhe sektorëve
strategjike si energjia, telekomunikacioni.
 Perceptimi ende i nje risku politik dhe ekonomik të vendit nga investitorët
potencialë të huaj.
 Funksionimi i dobët i institucioneve publike, korrupsioni, trafiqet dhe zbatimi i
dobët i ligjit.
 Mungesa e efikasitetit dhe kostoja e lartë e infrastrukturës ( transport, energji, ujë)
si dhe mungesa e parqeve industriale për FDI-të orientuara nga eksporti dhe
turizmi. Ndonëse ekziston një ligj që lejon krijimin e zonave të lira dhe parqeve
industriale deri tani në Shqipëri nuk është krijuar ndonjë zonë e lirë apo park
industrial.
 Pamjaftueshmëri e shërbimeve financiare, bankare dhe jobankare (nivel i ulët i
kreditimit, cilësi e ulët e shërbimeve financiare për tregëti ndërkombëtare, shkalla
e lartë e interesit, kërkesat e larta për kolateral, shërbimet e kompanive të
sigurimit etj.)
 Infrastruktura e dobët konkretisht në sistemin e transportit, energjitikës dhe
ujësjellësit. Të gjitha problemet që ekzistojnë në këto sektorë, ndikojnë në rritjen
e kostos së operimit në vendin tonë.
 Mbingarkesa e taksave administrative, sidomos taksat mbi të ardhurat, TVSH-ja
dhe taksat doganore.

2.5. IHD-të sipas vendit origjinë dhe sipas sektorit

Për herë të parë që prej më shumë se dy dekadash, Greqia e ka ulur flamurin si investitori
më i madh në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të
katërt te 2018, Greqia kaloi si investitori i dytë në vend, sa i përket stokut, duke ia lënë
vendin Zvicrës.

18
IHD-
Ne Shqiperi
Stoku i investimeve nga Zvicra në Shqipëri arriti në fund të 2018-n në 1.3 miliardë euro,
duke përbërë 17.3% të totalit prej 7.7 miliardë eurosh që kanë investuar shtetet e huaja në
Shqipëri që pas viteve ’90.
Investimet nga Zvicra kanë shënuar një rritje të shpejtë që nga mesi i vitit 2016, që në
fakt përkojnë me fillimin e punimeve për gazsjellësin TAP, një projekt prej rreth 1.5
miliardë eurosh, më i madhi historik në Shqipëri. Ndonëse TAP është investim i një
konglometari shtetesh, ai është i regjistruar me seli qendrore në Zvicër. Aksionerët e TAP
janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për
qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), që janë përgjithësisht kompani
ndërkombëtare, por me seli qendrore përkatësisht: BP-Britania e Madhe; SOCAR-
Azerbaxhan; Snam-Itali; Fluxys-Belgjikë; Enagas-Spanjë; Axpo-Zvicër.

Greqia, që për shumë vjet ishte investitori më i madh në vend, kishte në fund të vitit një
stok prej 1.2 miliardë eurosh, ose 16% të totalit. Vitet e fundit, ky tregues ka qëndruar
pothuajse në të njëjtat nivele, duke reflektuar stanjacionin e kompanive të
telekomunikacionit, të cilat në një treg të maturuar nuk po bëjnë më investime. Që prej
fillimit të viteve 2000, dy kompanitë që hynë në tregun e telekomunikacioneve përmes
Greqisë, Cosmote dhe Vodafone realizuan investime të larta në Shqipëri. Cosmote u
tërhoq nga Shqipëria në fillim të këtij viti duke shitur aksionet e Telekom Albania tek
shoqëria “Albania Telecom Invest AD”, një shoqëri e themeluar dhe e regjistruar në
shtetin Bullgar.

2.6. Nxitësit e IHD-ve në Shqipëri


Ndër nxitësat që përdoren më tepër për IHD-të janë:
- Pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe burimet natyrore vecanërisht në zonat rurale ku
këto të fundit janë krejtësisht të pashfrytëzuara.Edhe në zonat urbane, pavarësisht se
mund të ketë nivel më të lartë të shfrytëzimit të burimeve, cilësia e manaxhimit të tyre lë
për të dëshiruar.
- Kostoja e ulët e fuqisë punëtore është faktori kryesor që i bën kompanitë e huaja t’i
drejtohen vendit tonë. Popullësia e Shqipërisë konsiderohet si popullësi e re në moshë,

19
IHD-
Ne Shqiperi
por me papunësi të lartë. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT ne vitin 2017 papunësia
në Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 190 mijë persona, ndër të
cilët 39 % janë femra dhe 61 % janë meshkuj..Kjo bën që pagat të jenë shumë më të ulëta
se në vendet e tjera, prej të cilave vijnë investimet.(Sipas INSTAT pagat në Shqipëri janë
10% e pagave që ekzistojnë në Itali).
- Sistemi ligjor dhe institucional.Ligjet për nxitjen e IHD-ve dhe institucionet për
promovimin e tyre janë favorizuese për IHD-të.
- Konkurenca e ulët në vend. Kryesisht firmat janë të vogla dhe operojnë me një madhësi
të vogël kapitali, gjë e cila e lehtëson konkurencën me to.
- Sistemi bankar kohët efundit është zhvilluar shumë dhe kjo ndihmon bizneset në
ushtrimin e aktivitetit të tyre.
2.7. Objektivat
-Rritja e fluksit të FDI-ve me anë të përshpejtimit të procesit të privatizimeve dhe
koncesioneve; Pronësia e privatizimeve dhe sidomos ai i sektorëve strategjikë të
ekonomisë do të jetë një burim kryesor i rritjes së IHD-ve në periudhën afatshkurtër dhe
afat-mesëm.
-Rritja e fluksit të FDI-ve në sektorë të vecantë si në industrinë e këpucës dhe veshjeve,
biznesin e shërbimeve, dhe të materialeve të ndërtimit.
- Rritja e fluksit të investimeve edhe në sektorët potenciale si në atë të minierave, gazit
dhe naftës, agrobiznesit dhe të turizmit kanë qënë gjithashtu objekt i disa vrojtimeve nga
eskpertët e këtij projekti, por aktivitetet promovuese në këto sektorë duhen kryer vetëm
pasi të jenë kryer studime sektoriale të mirëfillta mbi mundësitë e investimeve.
-Forcimi i kapaciteve të strukturave promovuese dhe implementuese të strategjive dhe
politikave qeveritare në fushën e nxitjes së biznesit dhe investimeve; Me qëllim zbatimin
e politikave dhe strategjive në mënyrë sa më efikase, është e domosdoshme fuqizimi i
kësaj agjencie me burime njerëzore (rekrutim dhe formim i stafit) si dhe me burime
financiare.
- Krijimi i parqeve industriale me infrastrukturën dhe shërbimet e nevojshme ul koston e
investimit në mënyrë të ndjeshme në një vend si Shqipëria ku problemet e pronësisë dhe
të infrastrukturës mbeten akoma një pengesë për thithjen e investitorëve të huaj.

20
IHD-
Ne Shqiperi
- Përmirësimi i imazhit të Shqipërisë; Cdo aktivitet promovues kundrejt investitorëve
potencialë do mund të dështonte nëse nuk dihet paraprakisht perceptimi i imazhit të
vendit tek këto të fundit. Ndonëse nuk ka pasur një studim të mirëfilltë për të përcaktuar
imazhin e Shqipërisë në botë, është mëse e qartë që në këtë drejtim ka shumë punë për të
bërë sidomos në vendet fqinje europiane si Italia, Greqia por edhe Austria, Gjermania dhe
vendet e rajonit me të cilat marëdhëniet e biznesit janë më intensive dhe me interes
reciprok.

2.7. Analiza SWOT e Shqipërisë


Në këtë seksion përmblidhen të gjithë faktorët apo influencat të cilat nxisin apo frenojnë
iniciativat e vendit tonë për thithjen e IDH-ve, pra përbëjnë anët e forta dhe të dobëta të
Shqipërisë, që realizohet nëpërmjet kësaj analize SWOT :

Mundësitë Pikat e Forta


Integrimi Europian Afërsi gjeografike me pjesën më të madhe të rajoneve dhe
Integrimi ekonomik rajonal tregjeve në Europë
(Cefta) Fuqi punëtore e kualifikuar me një kosto relativisht të ulët
Diasporë e gjërë Kulturë ne punë
Reforma e Sistemit të Burimet minierare
Arsimit Atraksionet natyrale dhe turistike
Rindërtimi i Infrastrukturës Një ambjent ligjor i pranueshëm për investim

Pikat e dobta Risqet


Tregjet e vogla vendase Konkurrenca e vendeve fqinje
Të ardhura të ulta për frymë Rritje në paga dhe humbja e avantazhit konkurues të
Infrastrukturë e dobët kostos së ulët të punës
Teknologji industriale e
vjetëruar
Sektor i dobët financiar
2.8. Sektorët në të cilat duhet të përqëndrohet Shqipëria për tërheqjen e IDH-ve

21
IHD-
Ne Shqiperi
Një nga sektorët më të rëndësishëm dhe me tërheqës nga pikëpamja ekonomike dhe nga
ajo sociale janë sektori i lëkurë-këpucëve, transport dhe komunikim, ndërtim, tregti me
shumicë dhe me pakicë, pasuri të patundshme etj..Duke parë perspektiven në rritje të
këtyre sektorëve, është bërë e mundur krijimi I vendeve të reja të punës, duke shtuar
efikasitetin në sajë të përdorimit të teknologjive të reja dhe teknikave moderne të
manaxhimit.
Disa nga faktorët kryesorë për zhvillimin e kësaj industrie janë: kërkesa në rritje e
prodhimeve të lëkurës në tregjet kryesore të huaja, kostoja e ulët, disponueshmëria e
burimeve lokale në sajë të një numri të qëndrueshëm gjedhësh.
Kjo industri përfshin gjithashtu 30% të eksporteve totale të Shqipërisë.
Shqipëria ka gjithashtu një industri veshjesh në zhvillim e sipër, e cila ka tërhequr
investime të huaja kryesisht nga Italia, Gjermania dhe Greqia.
Mundësitë për investime të reja në këto sektorë përcaktohen kryesisht nga këto faktorë
konkurues që Shqipëria disponon:
Një treg i gjërë dhe i hapur në sajë të nënshkrimit të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë për
Europën Qëndrore (CEFTA).
-Kosto e ulët e punës (mesatarisht 150-200 euro në muaj)
-Disponibiliteti I krahut të punës së kualifikuar si pasojë e një experience të
maturuar tashmë në këtë sektor
-Logjistika: mundësi për prodhim ‘just in time’ dhe më cilësi të lartë falë pozicionit
strategjik pranë tregjeve kryesore si Italia dhe Greqia dhe standarteve të aplikuara nga
ndërmarrjet shqiptare.
Kompanitë multinacionale përfitojnë avantazhe të mëdha duke konsoliduar aktivitete si
shërbimet në një vend të caktuar dhe duke i standartizuar ato në të gjithë botën duke
synuar përmirësimin e eficencës dhe produktivitetit. Kjo krijon mundësi të reja për
investime të huaja direkte për vendet në zhvillim të cilat kanë avantazhe kostoje më të
mëdha se sa vendet e zhvilluara.
Shqipëria paraqet mundësi të mëdha për të thithur katër lloje investimesh të huaja të
orientuara nga eksporti:
1. Qendra të kujdesit ndaj klientit
2. Qendra shërbimi të përbashkëta

22
IHD-
Ne Shqiperi
3. Sherbime të teknologjisë së informacionit si dhe
4. Seli rajonale për bizneset
Nga studimet e kryera është arritur në përfundimin që në afat të shkurtër mundësitë më të
mira për të thithur investime i kanë dy sektorët e parë (qendra e kujdesit ndaj klientit dhe
përpunimi i të dhënave). Kjo ndodh për arsye të ekzistencës së disa avantazheve
konkuruese si: forcë punëtore e kualifikuar, zotërim i gjuhëve të huaja dhe me kosto
mesatare sa një e pesta e vendeve europiane, ambjente të rehatshme, rrjet i
telekomunikacionit në zhvillim.
Shqipëria ka përparësi për zhvillimin e bujqësisë në sajë të klimës së saj të favorshme dhe
krahut te lirë të punës në zonat rurale. Vendi ynë është bërë i mirënjohur si një prodhues i
nivelit botëror dhe eksportues i ushqimeve organike në rajonet më të mëdha, tregjet
Europiane dhe Amerikano-Veriore në sajë të metodave tradicionale të prodhimit të
frutave, perimeve, mishit dhe produkteve te qumështit duke përdorur më pak shtesa
artificiale, pesticide dhe kimikate.

Te tjera 10%

Industira e tekstileve
dhe lekures 38%

Tregti me shumice
dhe pakice 35 %

Ndertim 8 %

Transport dhe
kom unikim 5 %

Pasuri te Patun
deshme 4 %

Agroindustria është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare e cila së bashku me


bujqesinë kontribuojnë në rritjen e GDP me 25% dhe në rritjen e punësimit me 60%.

23
IHD-
Ne Shqiperi
Përsa i përket pasurive natyrore vendi ynë shquhet për burime natyrore si: krom, bakër,
nikel, qymyr.Shqipëria gjithashtu ka rezerva të pashfrytëzueshme të shkëmbinjve, të
boksiteve dhe fosfatit.
Industritë nxjerrëse janë pjesë e sektorit privat dhe si rezultat ekzistojnë mundësi për
investime të reja në këtë sektor, të cilat mund të paraqiten gjithashtu edhe nga tërheqja
ose mbarimi i kontratave me koncesionaret ekzistues.
Në bilancin energjitik te vëndit tonë burimet me bazë hidrokarbure zënë rreth 62%.
Industria e Naftës dhe e Gazit në fillim të tranzicionit trashëgoi vendburime të zbuluara
me resurse të konsoliduara naftë nëntokë si dhe një përvojë të plotë në kërkim, prodhim,
rafinerim, shërbime dhe tregtime të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Në këtë periudhë e në vazhdim industria e naftës dhe e gazit do të vazhdojë të jetë një
sektor i rëndësishëm i ekonomisë së vendit, nga pikëpamja e peshës që do të zërë në
bilancin energjitik.
Ne sektorin hidrokarbureve kryejnë aktivitete shoqëri private të huaja dhe të vendit ne të
gjitha sferat e aktivitetit që nga kërkim prodhimi e deri tek tregtim marketingun e
nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Shqipëria shquhet për nga pikëpamja turistike. Bregdeti shqiptar përmban disa nga zonat
bregdetare më të pastra dhe më të bukura në të gjithë mesdheun verior, të cilat mund të
konkurojnë bregdetet e Italisë dhe Kroacisë.
Jugu i Shqipërisë është shumë afër një destinacioni të madh turistik- ishulli grek i
Korfuzit. Perspektivat për IDH në sektorin e turizmit janë të kufizuara për shkak të
infrastrukturës së dobët, të pazhvilluar në Shqipëri. Mungesa e lehtësirave turistike dhe
më e rëndësishmja problemet me pronat dhe regjistrimet veprojnë si barriera në
investimet turistike. Të gjitha këto faktorë ndihmojnë në krijimin e imazhit të Shqipërisë
si destinacion turistik i mundshëm, por jo ekzistues. Për këtë arsye fillimisht IDH-të në
turizmin shqiptar do të vijnë nga ndërtuesit e fshatrave turistike dhe marinave.
Mundësitë e investimeve në rrjetin e transmetimit.
Sistemi elektroenergjitik shqiptar me përjashtim të investimeve të mëdha të bëra në vitet
e fundit në disa nyje, që përbënin emergjencë, ka një rrjet relativisht të vjetër të
amortizuar me teknologji ruse, kineze, ceke, italiane dhe që nuk plotësojnë kërkesën e
avancuar të teknologjisë.

24
IHD-
Ne Shqiperi

2.9. Bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Shqipëri


Disa nga kompanitë kryesore që kanë investuar në Shqipëri janë:
Bankat dhe institucionet Industri Kompani ajrore
Financiare Elbasan Cement Factory Alitali Airlines
Albanian American Sh.p.k Australian Airlines
Enterprise fund FLORYHEN-Shpk Hemus Air LTD
Raiffeisen Bank Fushë Kruja cement Factory- Olympic AirËays
Alpha Bank Shpk Albania Airlines
American Bank of Albania KLP Industries TURKISH AIRLINES
International commercial Kurum Inter-Shpk Shoqëritë
Bank Italian Albanian Bank Melrose Investment Group Albania Trade Association
National Commercial Bank Seatment Albania-Sh.p.k Bankers Association
Pro Credit Sh.A Transport Italian Investors Association
Tirana Bank S.A ALBANIASPED-Sh.p.k Tregti
United Bank of Albania Shoqata Albania Investiment BAT
Këshilluese Mr. Carlo NATALE F.A.M C.o SAMCO LTD
ACGA Boga and Associates Europian Union Distribution of Hunday
KPMG Albania Shpk Mr.Giulio MORENO EBRD Tabacco Holding Group
Deloitte and Touche Studio Mr.Roberto Laurenti UNICEF Prodhim Pijesh
legale “Tonuci”-Shpk Mr. Osmo LIPPONEN OSCE Coca-Cola Bottling
Ndërtim Hotele dhe restorante Enterprise PEPSI Company
Gintas ALB Construction Rogner Hotel Infrastrukturë
Mak Albania LTD Sheraton Tirana Ë. AND P Dr. Ëeissgerber &
Melrose Investment group Telekomunikacion and Partner
Karrierë Express ALBANIAONLINE-Shpk Mjeksi
ACS Albania Sh.A AMC s.a VODAFONE Poliklinika LUI PASTER
DHL International (Albania)- Albania Sh.a Të tjera
Shpk Edukim Elida Co Elber-Shpk
UPS United Couriers Shp. Bussiness Link
Sigurime English school
Sigal S.A
Coris S.a

25
IHD-
Ne Shqiperi

Janë 27 kompani amerikane që zhvillojnë biznes këtu, në Shqipëri, duke hapur dhe
filialet e tyre.
Prej vitesh punojnë disa prej tyre, sikurse janë "Fondi Amerikan i Ndërmarrjeve", "Coca
Cola", "Daimler Chrysler", "Deloitte", "InfosoftSystem", "Kodak Distributor",
"Occidental", e para kompani amerikane, e cila ka nisur kërkimet për naftë në Shqipëri në
vitin 1991, "KPMG-Albania", "Ëestern Union", "Vernon Publishing", etj.

Politikat kryesore të vendit gjatë viteve të fundit kanë rezultuar në një kuadër të
liberalizuar ekonomik dhe kanë sjellë një përmirësim të kushteve të bërjes biznes dhe
thithjen e investimeve të huaja direkte. Ne jemi të vetëdijshëm se një mjedis biznesi
favorizues reflekton në një feedback pozitiv dhe më shumë mundësi në tërheqjen e
investitorëve të rinj duke kthyer interesin e tyre potencial në projekte reale investimi si
dhe rigjenerimin e riinvestimeve në vend.

Shqipëria ka zbatuar një kuadër të favorshëm politikash për Investimet e Huaja Direkte.
Gjithashtu, janë marrë masa të tjera për përmirësime të mëtejshme, duke përfshirë
përmirësimet ligjore dhe në forcimin e rolit të agjencisë për nxitjen e investimeve
(AIDA).
Shkalla e pjesëmarrjes së filialeve të huaja në ekonominë shqiptare, sjell të nevojshme sot
më shumë se kurrë shërbimin e përkujdesjes ndaj investitorit. Sipas të dhënave të
Qendrës Kombëtare të Biznesit, për muajin Maj të vitit 2017 mbi prezencën e kompanive
të huaja në vend, rezultojnë të regjistruara 13,389 kompani nga të cilat 9,923 rezultojnë
aktive dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre rregullisht. Rreth 74% e tyre janë kompani me
pronësi të huaj dhe 26% rezultojnë të jenë kompani me kapital të përbashkët.

Referuar shpërndarjes së këtyre kompanive sipas qarkut, rezulton se këto të fundit janë
përqëndruar kryesisht në qarkun e Tiranës, me një numër prej 6,763 kompani ose 68.2%
nga totali i kompanive aktive, qarku i Durrësit ku rezultojnë të jenë aktive 1,144 kompani
(11.5%), në vendin e tretë renditet qarku i Vlorës me 459 kompani (4.6%) duke u ndjekur

26
IHD-
Ne Shqiperi
nga qarku i Korçës me 301 kompani (3%), i Shkodrës me 293 (3%), i Lezhës me 240
(2.4%) dhe qarku i Fierit me 236 (2.4%).

Ndërsa referuar shpërndarjes së kompanive sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se


aktivitetet ekonomike që kanë numrin më të madh të kompanive aktive të regjistruara
janë: Tregtia me rreth 29% të totalit, Industria përpunuese me rreth 14%, Ndërtimi me
rreth 8% dhe Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me rreth 7% të totalit.

Sektori i Shërbimit ndaj Investitorit/After Care i ngritur pranë AIDA-s, organizon dhe
lehtëson vizitat e investitorëve në Shqipëri duke promovuar njëkohësisht agjencinë si
“ofrues zgjidhjesh”. Në punën e tij të përditshme stafi pranë këtij sektori, asiston
investitorët për të përshtatur planin e biznesit sipas kërkesave ligjore dhe rregullave të
përcaktuara në Shqipëri, ashtu si dhe të garanton asistencë përgjatë hapave proçeduriale
dhe ligjore të jetëzimit të investimit në Shqipëri. Ndër veprimtarinë e tij të përditshme,
stafi i After Care ndihmon investitorët për të siguruar lejet, liçencat ose çdo akt
administrativ të nevojshëm për biznesin e tyre.
Ky vit e gjeti AIDA-n me një rol proaktiv ndaj përqasjes së investitorëve të pranishëm në
vend. AIDA, sot disponon një rrjet efektiv komunikimi e bashkëpunimi me aktorët
rilevantë në nivel lokal dhe qëndror në funksion të nxitjes së riinvestimeve në vend. Në
këtë kuadër, AIDA ka institucionalizuar bashkëpunimin me qeverisjen lokale, për të qenë
në një sinergji të përbashkët kundrejt përmirësimit të shërbimit të investiorëve të
pranishëm dhe gjenerimin e investitorëve të rinj. Me asistencën e IFC/Banka Botërore,
AIDA është duke zhvilluar një mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave
të investitorëve në Shqipëri, duke përfshirë fillimisht 8 Bashki, ku faza e parë ka qenë
trajnimi i stafit të tyre dhe më pas organizimi i vizitave në kompani të përzgjedhura në
këto qarqe.

27
IHD-
Ne Shqiperi
2.10. Sfidat e Shqipërisë në fushën e investimeve
Shqipëria ndeshet me shume sfida.
 Ajo vuan nga një krizë energjitike dhe mungesa e diversifikimit të burimeve
energjitike.
 Përveç kësaj, vendi është ende i varfër, me një dallim në rritje midis të pasurve
dhe atyre në nevojë. Në fakt, Shqipëria renditet pranë vendeve të tilla si Rusia apo
vendet eBotës së Tretë, të cilat kanë një dallim shumë të madh midis të pasurve e
të varfërve.
 Lufta kundër korrupsionit e punës informale është një betejë e vazhdueshme dhe
kjo dukuri duket të lëvizë në vend që të shpërndahet. Korrupsioni nuk është parë
vetëm në administratën shtetërore por tashmë ka arritur dhe sektorin e
shërbimeve. Gjithashtu, edhe pse mijra asete jozyrtare po zyrtarizohen, ekzistojnë
ende probleme në mbledhjen e taksave e të pagesave.
 Anëtaresimi ne NATO , fitoi mundësi në rritje për përparim nga përmirësimi i
imazhit të vendit, besueshmëria e qeverisë dhe ngritja enjë mjedisi më të sigurtë
për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja.

Cilat janë disa nga sfidat e pritshme për investime në Shqipëri?


Sfidat e ardhshme, përveç reformës ligjore, kanë të bëjnë me politikat proaktive mbi:

Informalitetin dhe mungesën e financimit, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në


konkurrencë. Ne kemi punuar mbi këto çështje vitin e kaluar dhe besoj se një plan i
mirëpërcaktuar dhe i konsoliduar me terma afatshkurtër dhe të mesëm është i nevojshëm
për të trajtuar këto çështje. Ka ende mangësi në të dhënat e disagreguara, të cilat
pengojnë përcaktimin sasior të gjetjeve që të mundësojnë opsione për politika për
shembull në bujqësi, tregti dhe shërbime, të cilët janë sektorët kryesorë që kontribuojnë
në rritje/punësim.
Investimin në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe cilësinë e arsimit, duke u
fokusuar më shumë në aftësitë të cilat do të mundësonin aksesin e lehtë në tregun aktual
të punës dhe ekonominë e njohurive të reja – për shembull Këshilli i Investimeve punoi
në shkurt 2017 dhe rekomandoi fokusimin e arsimit në zgjidhjen e problemeve, gjuhët e

28
IHD-
Ne Shqiperi
huaja, aftësitë Microsoft dhe komunikim. Investimet në K&ZH janë në një nivel shumë të
ulët, ndërkohë që inovacioni gjithëpërfshirës dhe kërkimi e zhvillimi janë parakushte për
krijimin e aftësive të reja dhe përshtatjen e atyre ekzistueseve.
Lehtësimi i aksesit të biznesit të ri si p.sh., startup, në pengesat që ata hasin kur hyjnë
në treg. Si çdo model tjetër biznesi, startup-et përballen me barrë administrative si një
biznes i zakonshëm. Politika të orientuara dhe të posaçme do të ndihmonin për t’i
mbështetur ata, veçanërisht në aksesin në financim dhe hyrjen në tregje. Shqipëria dhe
vendet lindore janë të përmendura në mediat kryesore ndërkombëtare për “shfaqjen e
ambicieve teknologjike”. Konkurrenca rajonale është duke u bërë tepër agresive dhe
politika proaktive dhe fleksibile duhet të jenë në krye të axhendës.
Përmirësimi i infrastrukturës si p.sh. në energji, logjistikë dhe kosto e tregtisë, dhe në
infrastrukturës së TIK, duke konsideruar investime publike për t’u fokusuar më shumë në
“konektivitet” dhe duke krijuar kushte për investime private, ndërkohë që investimet
private mund të jenë më të shumta në bujqësi, turizëm, automobila, etj.
Natyrisht shpejtësia dhe pjekuria e reformës së drejtësisë ndjekur nga profesionalizmi
dhe imazhi i administratës publike janë parakushte që mund të lehtësojnë apo të pengojnë
çdo reformë në vend.

2.11. Politikat dhe drejtimet strategjike në fushën e IDH-ve në Shqipëri


Investimet e huaja të deritanishme janë orientuar në ato sektorë të cilët për vete
karakteristikat e tregut dhe të tranzicionit në Shqipëri mund të ofronin mundësi më të
mëdha në rikthimin e investimeve dhe kontrollin e risqeve të këtij tregu.
Vendi ynë është në garë me vendet e rajonit përsa i përket thithjes së këtyre investimeve
të huaja direkte.Politikat e nxitjes së investimeve të huaja direkte në Shqipëri do të
ndikojnë në rritjen e shkallës së punësimit.
Disa nga këto politika që do të ndiqen në vendin tonë janë:
 19 janar 2008 është viti kur u instalua krejtësisht paketa fiskale, e cila shpehu
përpara revolucionin më të thellë në historinë e këtij vendi. "Paketa e re fiskale
përfshin një 10% taksë të rrafshtë dhe nismën 1 euro, që i lejon kompanitë e huaja
të paguajnë 1 euro për qiratë publike dhe licensat. Të dyja janë bërë për të

29
IHD-
Ne Shqiperi
tërhequr biznesmenët në Shqipëri si edhe për të nxitur kompanitë vendase të rritin
prodhimin dhe punësimin.
 Politikat për Fuqizimin e Integrimit Tregtar Shtylla kryesore e strategjisë
afatmesme të Shqipërisë duhet te jetë zbatimi i politikave për fuqizimin e tregtisë
bashkëpunim më të madh me BE, i) zbatimi i plotë i MSA me BE; (ii) zbatimi i
plotë i Marrëveshjeve të Shqipërisë për Tregtinë e Lirë me vendet fqinjë të
Evropës Jug-Lindore;
 Politikat mbështetëse në fushën e investimeve, do të vazhdojnë të thellohen në
drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, infrastrukturës fizike, shërbimet
utilitare, si dhe përmirësim i vazhdueshëm i kuadrit rregullator që ndikon në
reduktimin e kostos së investimit në Shqipëri.Tërheqja e investimeve të huaja,
përmirësimi i imazhit të vendit do të përmirësohet akoma më shumë, duke
stimuluar krijimin e parqeve dhe zonave industriale.
 Kërkohet të kombinohet gjithnjë e më shumë përpjekjet për të nxitur krijimin e
industrive të reja në vendin tonë nga investimet e brendshme, të cilat do të japin
efekte të mëvonshme në tërheqjen e kapitalit të huaj.
 Gjatë procesit të teknologjisë duhet të kemi parasysh gjithnjë e më shumë se kjo
qëndron midis tendencës së nevojave të tregjeve konkuruese dhe atë të një
realiteti tjetër, të investimeve ndërkombëtare dhe transfertave teknologjike të
përcaktuara. Por mund të ndodhë që drejtimi i teknologjisë dhe i knoë-hoë mund
të varet nga karakteristikat e ekonomive pritëse si dhe nga ekzistenca e një
ambjenti konkurues apo teknologjive lokale.
 Industritë e reja në kushtet e një konkurence gjithnjë e më të hapur do të lindin
nga inovacionet teknologjike, nga lindja e nevojave të reja të konsumatorëve ose
nga ndryshime të tjera ekomike dhe strategjike që ngrenë një produkt të ri ose një
shërbim të ri në nivelin e një mundësie biznesi potencilisht të ndjeshëm.
 Përsa i përket cështjeve të kostos si një drejtim për ofrimin e avantazheve
konkuruese në Shqipëri praktikat e deri tanishme shpesh i janë referuar cështjeve
të kostos së prodhimit duke lënë pas dore ato të marketingut, shërbimit,
infrastrukturës etj. Barrierat e hyrjes dhe reagimi i pritshëm i firmave të tregut

30
IHD-
Ne Shqiperi
rajonal dhe atyre global përbëjnë koston dhe cmimin që duhet të paguajnë për të
arritur objektivat e thithjes së kapitalit botëror.
 Nxitja dhe zhvillimi I projekteve të investimit në partnership me sektorin privat,
aplikimi i skemave koncensionare do të ndikojnë dukshëm në rritjen e nivelit të
investimeve si vendase dhe ato të huaja etj.
 Një skemë që do ti përshtatej nevojave të zhvillimit të investimeve në këto kushte,
do të ishte një infusion i skemave publike të përfaqësuara në bordet e zhvillimit të
biznesit me panele ekspertesh nga kompani të mëdha shqiptare të specializuar me
planifikime strategjike, investime dhe financime, ndërmarrje të përbashkëta,
partnership, blerje dhe transferta teknologjike etj.
Një nga drejtimet e rëndësishme ku do të punohet është edhe zhvillimi i teknologjisë së
informacionit që do të përfshijë qendrat urbane e më pas gradualisht ato rurale dhe locale
në të gjithë vendin dhe shpërndarjen e telekomunikacionit dhe internetit në thellësi të
rajoneve dhe qendrave më pak të zhvilluara.

2.12. Ndërhyrjet e qeverisë shqiptare për atraktimin e IDH-ve.

Ecuria e investimeve të huaja në Shqipëri dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin


ekonomik të vendit.
Investimet e huaja kanë një rëndësi të madhe për ekonomitë e vogla dhe në zhvillim përsa
i përket kontributit që ato japin në prodhim, punësim dhe rritje të nivelit të jetesës. Ato
janë një prej nxitësve themelorë të rritjes ekonomike. Prurjet e investimeve të huaja në
Shqipëri kanë pasur një rritje domethënëse gjatë 8 viteve të fundit. Vlera e këtyre
prurjeve në vitin 2013 shënoi një arritje historike me një shumë prej afro 923 milionë
Euro, duke përbërë 10.5% të PPB-së.

Po të marrim në analizë përbërjen e investimeve të huaja sipas sektorëve vërejmë se rreth


25% e tyre huaja ndërsa sektori i bujqësisë rreth 0.5%. Sektori i shërbimeve, në të cilin

31
IHD-
Ne Shqiperi
klasifikohen edhe Call Centers përbën pothuajse 45% të totalit të investimeve të huaja në
Shqipëri. Ndërsa investimet e huaja në fusha juridike, konsulencat ekonomike, shërbimet
profesionale teknologjike/informatike, të cilat kërkojnë aftësi të avancuara, mungojnë
plotësisht dhe për momentin nuk japin pothuajse asnjë kontribut në zhvillimin ekonomik
të vendit.

Qeveritë e ndryshme shqiptare, njëra pas tjetrës, vazhdojnë dhe raportojnë rritje
ekonomike në vend vit pas viti, gjë që padyshim është mjaft pozitive duke marrë
parasysh situatën ekonomike në rajon. Megjithatë, nuk mendoj se shqiptarët ndihen me
pak të varfër nga viti në vit, pavarësisht rritjes ekonomike të raportuar gjatë këtyre viteve
të fundit. Përkufi zimi i termit i/e “varfër” është relativ, por në aspektin ekonomik dhe
social, Shqipëria vazhtëdon të mbetet një vend i varfër në krahasim me ekonominë dhe
zhvillimin social që ne synojmë të arrijmë. Në një vend të varfër si Shqipëria, një rritje
ekonomike prej 2-3% është jo vetëm e pamjaftueshme për të ndjerë impaktin në jetën
tonë të përditshme, por edhe e papërfillshme në lidhje me atë zhvillim ekonomik që ne
duhet të kemi për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian.

KAPITULLI III
PERSPEKTIVA E IHD-ve NE SHQIPËRI

3.1. A do të përjetojë Shqipëria “bum” ekonomik ?

Për të vlerësuar rritjen ekonomike afatmesme, FMN ka vlerësuar rritjen potenciale të


Shqipërisë, tregues, që analizon të gjitha mundësitë që vendi ka për të vijuar zgjerimin e
ekonomisë së tij. Rezultatet kanë treguar se rritja potenciale po përshpejton. Rritja
mesatare potenciale u përmirësua mes 2013 dhe 2016 nga 2.3 shkoi në 3.2%. Ndërsa
kërkohet kujdes për të interpretuar rezultatet për periudhën 2018-2022 për shkak të
dobësive në parashikim, rritja potenciale ka tendencë të jetë në rritje në 5 vitet në vijim, –
analizon Fondi.
Viti 2016, tregoi se kontributi i kapitalit në rritjen ekonomike po përmirësohet, teksa u
zgjerua edhe kontributi nga puna. Kontributi i kapitalit lidhet me zbatimin e projekteve të

32
IHD-
Ne Shqiperi
mëdha të IHD-ve dhe ringjalljen e sektorit të ndërtimit. Ndërsa rritja e punësimit erdhi
nga përmirësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore siç janë tekstilet, ndërtimi dhe
turizmi.

Gjatë viteve 2000, lehtësimi i kreditimit ushqeu bumin në sektorin e ndërtimit, i cili
përshpejtoi akumulimin e kapitalit. Por ky bum ndaloi gjatë viteve 2009-2010, si pasojë e
krizës financiare globale dhe mungesës së financimeve nga kreditë bankare. Por vitet
fundit, projektet e mëdha të energjisë dhe heqja e moratoriumeve për lejet e ndërtimit
kanë rikthyer zhvillimet në sektorin e ndërtimit.
Ndërsa faza e ndërtimit të projekteve të mëdha të IHD përfundon në 2018-2020,
kontributi i tyre në rritje pritet të kthehet në negativ, duke kufizuar potencialin për një
rritje më të shpejtë të investimeve në periudhë afatmesme.

3.2. Investimet aktuale ne Shqiperi

Investimet publike mbeten një nga prioritetet kryesore të qeverisë duke synuar të paktën
5% të PBB-së çdo vit.

 Lidhja me brez të gjerë është përmirësuar ndjeshëm dhe janë ndërmarrë hapa të
rëndësishëm për t’i sjelle vendet e rajonit me pranë dhe për të ulur barrierat në
komunikim, duke përfshirë këtu Marrëveshjen më të fundit për heqjen e tarifave
roaming midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 Reforma të tjera përfshijne ato në kuadrin rregullator dhe ato që synojnë


përmirësimin e klimës së biznesit, të cilat janë plotësisht në linjë me parimet
udhërrëfyese të OECD-së.

 Hartimi i projektligjit te ri per investimet ,i cili synon të ofrojë trajtim të njëjtë si


për investitorët vendas dhe ata të huaj.

33
IHD-
Ne Shqiperi

 Lehtësitë fiskale kanë qenë gjithashtu në fokus për të mbështetur ato sektorë të
ekonomisë me potencial për të tërhequr IHD-të, të tillë si turizmi, ku është
aplikuar reduktimi i TVSH-së nga norma standarde prej 20% në 6% për të gjitha
Hotelet me 4 dhe me 5 yje.

 Me një infrastrukturë në zhvillim, nxitjen qeveritare dhe një rritje në numrin e


turistëve, pjesërisht për shkak të rritjes së turizmit në vendet adriatike fqinje,
turizmi shqiptar po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqës për kompanitë e huaja. Për
shembull, një investim 500 milion euro i sistemit të hekurudhave nga China
Railroad Construction Corporation pritet të rritë mundësitë udhëtuese.
 Një tjetër kompani e madhe e SHBA ka nisur një studim mbi rezervat e mëdha të
naftës e gazit në vend. Shqipëria ka rezerva të të konsiderueshme nafte e gazi.
 Në veprat më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri eshte ndier prania e
kompanive amerikane si në Aeroportin "Nënë Tereza", në ndërtimin e terminalit
të pasagjerëve dhe mallrave në Portin e Durrësit, në modernizimin e Portit të
Vlorës, etj.
3.3. Problemet e miratimit te investimeve
-Në Shqipëri është vërejtur se rotacionet demokratike të qeverive, sjellin në mënyrë të
palejueshme dhe të gabuar, një rishikim të të gjitha projekteve që kanë patur miratimin
apo përkrahjen e qeverisë.
-Disa projekte të rishikuara apo të bllokuara, për të cilat opozita politike ka kritikuar
qeverinë duke qenë se, sipas saj ka ndodhur një stopim i palejueshëm investimesh, që
janë kundërproduktive.
-Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të
mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e
sigurisë.
Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në
verilindje të vendit.
-Instituti kërkimor kanadez “Oil and Gas Investments” ka zbuluar sasi të mëdha të naftës
në zonën e Shpiragut në Shqipëri. Sipas këtij instituti, rezervat e naftës në këtë zonë

34
IHD-
Ne Shqiperi
arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi, që mund të konsiderohet një nga zbulimet më të
rëndësishme të naftës në rajon. Fusha e Shpiragut në fillim, siç raporton TCH, zotërohej
100 për qind nga kompania kanadeze. Por më vonë në operacion u përfshi kompania
“Shell”, e cila tashmë zotëron 75 për qind të aksioneve.
.
Ka edhe shumë prejekte të tilla, disa prej të cilave janë ndaluar fare, e disa ecin me
vështirësi dhe vonesa të shkaktuara dhe që i shkaktojnë humbje të mëdha ekonomisë së
Shqipërisë. Në rast se Shqipëria do të anulonte të gjitha këto projekte, ajo do të humbiste
investime të huaja direkte. Përkundër kësaj, Shqipëria për thithjen e sa më shumë
investimeve të huaja direkte, po përdor dy politika bazë: Slloganin "Shqipëria një euro"
dhe iniciativa e "Taksës së Sheshtë", që vendosë të gjitha llojet e taksave në të njëjtin
nivel, pra 10 për qind. 

3.4. Projektetet për investimet në Shqiperi


- 13,8 milionë USD: Programi "Sfida e Mijëvjeçarit" edhe në Shqipëri
Në 2006, Shqipëria u bë një nga vendet e para, që u seleksionua për të përfituar nga
Programi "Sfida e Mijëvjeçarit", duke përfituar një grant prej rreth 13.8 milion USD. Që
nga muaji Shtator 2006, Shqipëria ka nisur zbatimin e këtij programi, i cili përqendrohet
në dy fusha të rëndësishme si, korrupsioni dhe ligji, reforma rregullatore "One stop
Shop",prokurimet publike, etj
- Investimet e huaja direkte (FDI) të SHBA-së,
Por ndërsa tregtia është njëra anë, investimet amerikane këtu në Shqipëri mbeten drejtimi
kryesor në marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-SHBA.
- Projekti AMBO
Një nga projektet më të mëdha të një kompanie amerikane, që tashmë ka marrë formën
përfundimtare është edhe ndërtimi i naftësjellësit AMBO, që përfshin tre shtete, Bullgari-
Maqedoni-Shqipëri.
- Energjia- Do thellojmë reformën.Në katër vitet e ardhshme rreth 170 milion euro do
investohen në kapacitetet aktuale gjeneruese të kaskadës së Drinit. Rinovimin e pajisjeve
dhe sigurimin e digave. Në transmetim do investohen mbi 160 milionë euro të

35
IHD-
Ne Shqiperi
tjera.Qeveria do të vazhdojë procesin e ndarjes së OSHEE.Shqipëria përveç prodhimit
hidro do të ketë dhe prodhimin e energjisë nga energjia diellore dhe e erës. Shumë shpejt
do të zhvillojmë dhe ankandin më të madh së bashku me BERZH për të ngritur impiantin
më të madh fotovoltai në Shqipëri, synojmë të paktën 30 megavat.Në planin kombëtar
parashikohen dhe 30 megavat me erë. Një synim i joni do të jetë vënia në eficencë i
termocentralit të Vlorës, por tashmë të lidhur me rrjetin e gazit.Po përfundojmë studimin
e plotë për të filluar koncesionin dhe zgjedhur një PPP.Ndërkohë për investitorët privatë
në fushën e energjisë, qeveria do të ndryshojë modelin e kontratave nga BOT në
BOO.Duke kaluar në një nivel pronësie të HEC-eve të sotme.
Hekurudhat- Brenda muajve të parë do të vëmë në funksionim stacionin e përbashkët të
Tuzit, me Malin e Zi.Provë e parë e komunikimit ndërhekurudhor me një doganë të
vetme. Brenda muajve të parë do përgatisim një masterplan për një sistem transporti të
shpejtë hekurudhor për udhëtarë. Hekurudha e shpejtë Tiranë-Rinas, e cila do bëhet
realitet në këto katër vite.Do punohet për projektin e lidhjes së Shqipërisë, Kosovës dhe
Maqedonisë.Do punohet dhe për fizibilitetin e lidhjes hekurudhore me Greqinë. 
Transporti detar- Ristrukturimin e infrastrukturës portuale. Do shmangim procedurat
burokratike, kryesisht nga kapiteneritë e porteve me synim tërheqjen e turizmit elitar. 
Transporti ajror- Gjatë katër viteve të ardhshme qeveria angazhohet për avancimin e
projekteve të ndërtimit infrastrukturor aeroportual të jugut, sidomos aeroporti i Vlorës
dhe të përfundojmë studimin për aeroportin turistik të Sarandës.Me një PPP ka shumë
logjikë ekonomike.
 Sistemi i Ujësjellës Kanalizimeve-Ka qenë dështim i madh për shkak të keqmenaxhimit
nga autoritetet lokale.Nuk mund të kemi më financime politike apo financime pa treguar
perfomancë ujësjellësat. Nuk mund të kemi Ujësjellësa që vetëm kërkojnë lekë ndërkohë
nuk kapin asnjë parametër. Vjedhje masive e ujit.Jo vetëm do fillojmë operacion kundër
lidhjeve të paligjshme, por dhe do financohen në bazë të performancës. 

36
IHD-
Ne Shqiperi
3.5. Shqipëria 1 euro

“Shqipëria një euro”, më shumë se një platformë për të nxitur pjesmarrjen e investitorëve
të huaj, është një ftesë për të konkuruar me projekte që kanë efektivitet të lartë për
ekonominë shqiptare. Shqipëria një euro” do të thotë që disa mundësi, disa potenciale,
disa asete që ka Shqipëria, t’u afrohen lirë me qëllim që të tërheqë investitorët e huaj dhe
vendës.
Në fillim të lançimit të saj, socialistët e kritikuan nismën “Shqipëria 1 Euro”, por vitet e
fundit ata e kanë promovuar atë, madje edhe jashtë Shqipërisë. Kështu, ka qenë vetë
kryeministri Edi Rama, i cili në një takim me investitorë italianë në Milano (viti 2014), i
ka ftuar ata me pohimin se “u vë në dispozicion vende të ndryshme, objekte që kanë
nevojë për ristrukturim, por që janë ekzistuese, depo të vjetra, baza ushtarake të vjetra”.
Kështu që, ne do ta heqim barrën e qerasë dhe do të vendosim qiranë prej 1 euro,
pavarësisht sipërfaqes në metër katrorë. Vetëm një euro dhe jo në një muaj”, deklaroi ai
para tyre. Teksa në një takim tjetër, po me të njëjtën formulë, ai ka ftuar edhe biznesin
kosovar që të bëhet pjesë e nismës “Shqipëria 1 Euro”.

37
IHD-
Ne Shqiperi
Cilat janë disa nga sfidat e pritshme për investime në Shqipëri?
3.6.1. Përfitimet e këtij projekti

Dhënia e objekteve dhe trojeve shtetërore me 1 euro qira është një nga nismat e
ndërmarra nga qeveria “Rama” për të nxitur investimet e brendshme dhe të huaja.
Sipas kritereve të miratuara dhe të publikuara nga qeveria, çdo investitor mund ta
përfitojë këtë qira minimale kundrejt disa kritereve që duhet të përmbushë: masa e
investimit, që duhet të jetë mbi 10 milionë euro, numri i të punësuarve, lloji i biznesit, etj
Në kushtet e futjes në fuqi të paketës së re fiskale, e cila, siç jemi të gjithë në dijeni, u
shoqërua me disa masa, siç ishte rritja e tatimfitimit me 50% dhe disa masa të tjera që
krijuan imazhin që në Shqipëri po rriten taksat dhe në këtë mënyrë është duke humbur
disa aftësi konkurruese, në tregun rajonal dhe më gjerë, një nismë e tillë, erdhi pikërisht
në kohën e duhur, për të bërë këtë zbutje të imazhit, jo të mirë, që u krijua në fillim të
implementimit të paketës së re fiskale.
Nisma për t’u dhënë kompanive të interesuara, me një euro, për investime të ndryshme,
me dhjetëra kapanone bosh do të sillte jo vetëm teknologji të reja në Shqipëri, por dhe
punësime të reja, kualifikime, të aftësive profesionale të punonjësve të rinj.

3.6.2. Shtysat e këtij projekti


Investimet e huaja janë të nevojshme për të shtyrë më tej shpejtësinë e rritjes ekonomike.
Rritja e fluksit te investimeve të do të rrisë:
 Aftësitë, teknologjinë dhe ekspertizën të cilat do të shpërndahen
kompanive shqiptare. Hapja ekonomike është një lojë fitoj-fitoj për të
gjitha palët e përfshira.
 Duke patur parasysh se Shqipëria ka një pozicion të shkëlqyer gjeografik
dhe potencial për tu bërë burim energjie për rajonin e Ballkanit.
 Përmirësim të të gjithë treguesve të ekonomisë së vendit, punësimin me
ritme më të larta të shqiptarëve dhe një rritje më të mirë ekonomike të
vendit
 Plotësimi i kushteve dhe objektivave të MSA-së, për vazhdimin e
zhvillimit të një ekonomie të hapur për tërheqjen e investimeve të huaja,

38
IHD-
Ne Shqiperi
rritjen standardeve të prodhimit dhe për të përballuar konkurencën në
tregun ndërkombëtar si rrjedhojë e një politike agresive gjatë një viti dhe
më shumë ndaj shumë investitorëve të huaj që qeveria ndoqi si psh
projekti AMBO, ndaj Petrolifera, General Electric, privatizimi i
Albtelekom etj, u vu në dyshim ambienti ekonomik shqiptar për
investitorët huaj ku investimet e huaja nuk u realizuan më shumë se 15% e
planit vjetor,ndërsa investimet gjithsej, rrjedhojë e një menaxhimi
joefektiv të shpenzimeve publike, nuk i kanë kaluar të 23%.:
 Rrit sigurinë mbi pronësinë dhe ul koston e investimit.
 Një perspektive të qartë për të gjitha zhvillimet ekonomike dhe marrim po
ashtu një angazhim të drejtpërdrejtë për të bërë përmirësime të ndjeshme
nisur edhe në koston e produkteve shqiptare.
 Paketa privatizimit në shumë sektorë strategjikë është një tjetër arsye që
tërheq interesin e shumë kompanive të huaja për investime në Shqipëri.
Përafërsisht tha ai, 80% e ekonomisë shqiptare është privatizuar.
 Sjell shfrytezimin mbi tokën bujqësore të papërdorur.
 Gjithashtu, arritja e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me të gjitha vendet
e rajonit, krijon mundësinë për praninë e bizneseve të huaja, me prodhimet
dhe shërbimet e tyre, në të gjitha vendet e rajonit.

3.6.3 Problemet
- Cmimi simbolik u tingëlloi keq shumë vetëve. Por “Shqipëria një euro”, me ose pa
slloganin në fjalë, presupozon lehtësimin maksimal të hallkave penguese për afrimin e
investitorëve. Këta të fundit u krijua ideja se duhej të ishin me patjetër të huaj, ndaj
biznesi vendas kërkoi sigurime se edhe ata mund të ishin përfitues. Opinionet pro dhe
kundër vazhdojnë.
-Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes zbatimi më parë i ligjit për kthimin dhe
kompensimin e ish pronarëve. Më në fund, zbatimi dhe shtrirja e një nisme të tillë
pavarësisht se sa “e re” është, nuk mund të jetë efikase pa një stabilitet politik, pa
vazhdim të stabilitetit makroekonomik, mendoj se faktorët më themelore janë paqartësitë
mbi pronësinë mbi tokën dhe respektimi i kontratave;

39
IHD-
Ne Shqiperi
-Gjendja e rënduar e infrastrukturës dhe problemet fiskale, ku përfshihen si problemet e
administrimit dhe kulturës së administratës, nga njëra anë, ashtu dhe të barrës fiskale.
-Problematika për tokën shprehet tek:
-Pasiguria mbi titujt e pronësisë mbi të cilat ngrihet investimi,
-Ndërkohë, rritja e pagës minimale është kritikuar nga biznesi, brenda dhe jashtë, si një
projekt që i heqë Shqipërisë interesin e një vendi me fitim të lartë dhe që largon
investitorët e huaj.
Përkundër këtyre vështirësive, disa nga komapnitë më të mëdha që kanë investuar viteve
të fundit në Shqipëri, operojnë me suksese.

3.6.4. Vështirësitë e shfaqura për relizimin e projektit


 Shqipëria ende nuk ka marrë të gjitha kreditet që ajo meriton. Ajo ende duhet të
merret me reliket në përceptimeve e një të shkuare të shqetësuar. Edhe pse
Shqipëria po bën progres të shpejtë ende ka vend për përmirësim.
 Statusi i reformës së tokës si dhe e drejta e pronës po i mban larg investitorët e
huaj.
 Pasiguria ligjore mund të jetë shkak i shumë kokçarjeve. Lufta kundër
korrupsionit është tepër e rëndësishme dhe duhet të mbetet prioritet i qeverisë.
 Furnizimi me energji dhe infrastruktura janë ende probleme të cilat pengojnë
rritjen ekonomike.
 Mungesa e rregullave të lojës, dhe një legjislacion modern, në kuadrin e një bazë
ligjore europiane.
 Afeksionet personale të sipërmarrësit.
.
 Në lidhje me infrastrukturën, nuk është vetëm amortizimi i saj një pengesë e
cituar nga biznesi, por dhe kostot e larta të ofrimit të saj. Kjo është evidente si tek
çmimi mjaft i lartë i energjisë për biznesin, tek tarifat më të larta ndoshta në botë
për internetin dhe shërbimet telefonike, etj. Po kështu dhe kostot e transportit
detar dhe tokësor, siç pohojnë shumë biznesmenë, janë mjaft të larta në raport me
vendet e tjera. Investitori kërkon siguri fizike, dhe kjo e fundit varet nga stabiliteti
politik i vendit

40
IHD-
Ne Shqiperi
3.6.5. Rekomandimet
-Duhet një pakete e plotë ligjore, me qëllim që të shmangen spekullimet e korrupsioni qe
përfshihen investitorët vendas.
-Duhet të përcaktohen disa sektorë prioritare, siç është prodhimi, turizmi, apo prodhimi i
energjisë elektrike.
-Të jetë një projekt-bonus për ata që do të vinë të investojnë në Shqipëri, dmth të
funksionojë shpërblimi. Mënyra më e mirë për Shqipërinë të ndryshojë ketë perceptimin
është të vazhdojë me rrugën e reformave.

KAPITULLI IV
KRAHASIMI I SHQIPËRISË NË LIDHJE ME IDH-TË
KRAHASUAR ME VENDET E EUROPËS

4.1.Krahasimi i IHD-ve me rajonin e Evropës Juglindore

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia,


Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, është i pasur me mundësi dhe potenciale për thithjen e
investimeve të huaja direkte. Rajoni është duke përjetuar përmirësime të rëndësishme në
drejtim të reformave të rritjes ekonomike dhe IHD-ve. Rajoni ka bërë përparim të madh
në kuadër të rritjes ekonomike, me një rritje mesatare të GDP-së prej më shumë se 5%.
Zhvillimi i dukshëm ekonomik pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Inflacioni ka
qenë kryesisht nën kontroll, dhe pritet të bjerë më tej në të ardhmen sipas politikave të
Bankave përkatëse Qëndrore. Gjithsesi ka ende shumë gjëra për t’u përmirësuar në rajon
siç është përshembull papunësia e cila është ende e lartë, rritja e qëndrueshme ekonomike
dhe krijimi i vendeve të punës që mbeten sfidat kryesore të rajonit. Ndërkohë që
Bashkimi Evropian (BE) zgjerohet në lindje dhe në jug, Ballkani Perëndimor është
konsideruar nga shumë investitorë të tanishëm dhe të ardhshëm si një vend që ofruon
mundësi të larta të rritjes së biznesit. Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria, janë kandidate
për anëtarësim në BE, kjo në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe në bazë
të negociatave për vendet e tjera të rajonit. Midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, hyrja

41
IHD-
Ne Shqiperi
e investimeve të huaja është më e lartë në Kroaci (flukset e IHD në periudhën 1989-2007
arrijnë në 18.5 miliardë dollarë dhe tendenca rritëse në 2009 dhe 2010), në krahasim me
vendet e tjera). Ndërkohë që vlera të ulëta rregjistrohen për Maqedoninë, Shqipërinë,
Malin e Zi dhe Kosovën, por pavarësisht vlerave, përqindja e invetsimeve të huaja direkte
sa vjen edhe rritet.

Viti 2010
Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, vendi me nivelin më të lartë të IHD-ve
ndaj PBB është Mali i Zi (138%), ndërsa vendi me nivelin më të ulët është Shqipëria
(37%).
Gjatë viteve këto pesha kanë qënë të ndryshme, sikurse paraqiten edhe në tabelën e
mëposhtme:

42
IHD-
Ne Shqiperi
Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB (ne %) ne Shqiperi dhe Vendet e Rajonit
Rajoni/Vendi 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Shqiperi 11 12 15 23 22 29 37
Bosnje dhe Hercegovine 28 28 33 44 39 45 43
Kroaci 31 33 56 77 45 57 57
Maqedoni 41 36 42 46 42 48 48
Mali I Zi         74 124 138
Serbi         35 44 47

Burimi: Banka e Shqipërisë


Komentet dhe Analiza: ODA

Gjatë 6 viteve të fundit në Shqipëri vihet re një rritje e vazhdueshme e peshës së IHD-ve
ndaj PBB, por ndërkohë, gjatë gjithë këtyre viteve, Shqipëria ka pasur relativisht nivelin
më të ulët të IHD-ve ndaj PBB krahasuar me gjithe vendet e rajonit.
Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj
në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në
kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.

43
IHD-
Ne Shqiperi
Të huajt janë duke u dyndur masivisht për të blerë prona në Shqipëri. Tendenca
konfirmohet nga Banka e Shqipërisë në statistikat më të fundit të publikuara me Bilancin
e Pagesave.
Sipas BSH, vitin e kaluar investimet e huaja direkte në sektorin e Pasurive të Paluajtshme
arritën në plot 115.5 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me 2017-ën investimet e të huajve në prona të
patundshme janë trefishuar, ndërsa krahasuar me dy vjet më parë ato janë rritur me 4
herë.
Banka e Shqipërisë nuk i detajon se sa prej këtyre investimeve janë nga kompani dhe
ç'pjesë vijnë nga individët e huaj. Por burime nga BSH thonë se pjesa më e madhe janë
blerje apartamentesh nga shtetas të huaj.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se të huajt, kryesisht nga vendet nordike, po


kërkojnë që të blejnë një shtëpi të dytë në bregdet. Jugu i Shqipërisë është një nga
destinacionet më të kërkuara, por blerje pronash nga të huajt ka edhe në qytete të tjera
bregdetare të vendit.
Në Durrës investimet nga të huajt vijnë kryesisht nga shtetasit polakë, por edhe vende të
tjera të Europës Qendrore.
Sipas agjencive turistike, shumica e të huajve preferojnë të investojnë në apartamente.
Rritja e numrit të turistëve të huaj gjatë viteve të fundit duket se ka zgjuar tek ta interesin
për të blerë një apartament banimi në Shqipëri duke shtuar ndjeshëm kërkesën.
Por veç turistëve që i blejnë këto apartamente vetëm për përdorim personal ka dhe një
kategori tjetër të huajsh, të cilët po blejnë prona në Shqipëri për qëllime investimi. Sipas
agjencive turistike, kjo kategori blerësish e shikon blerjen e një apartamenti në bregdetin
shqiptar si një mundësi të mirë investimi për të përfituar nga rritja e çmimeve në të
ardhmen apo për t’i dhënë me qira gjatë sezonit turistik, gjë që gjeneron të ardhura të
konsiderueshme për individët.
Kjo kërkesë e të huajve në sektorin e pasurive të paluajtshme buron kryesisht nga çmimet
e ulëta që ka Shqipëria krahasuar me vendet e tjera. Në shumë qytete bregdetare të
Shqipërisë, çmimi i një apartamenti banimi varion nga 30 deri në 50 mijë euro, në varësi
edhe të sipërfaqes.

44
IHD-
Ne Shqiperi
Këto çmime janë dukshëm më të ulëta se sa në vendet e rajonit duke e bërë Shqipërinë
një treg tërheqës për të huajt, veçanërisht ata që vijnë nga vendet e pasura të Europës. Por
kohët e fundit është rritur interesi edhe nga shtetasit e Europës Lindore, veçanërisht
polakët, bullgarët dhe ukrainasit, të cilët, pasi e kanë vizituar Shqipërinë si turistë,
kërkojnë që të blejnë një apartament në një nga zonat bregdetare të Shqipërisë.

4.2. Investimet e huaja direkte për frymë në Ballkan

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim deklaroi se Shqiperia eshte vendi me
nivelin me te ulet te investimeve te huaja per fryme ne rajon. Sipas BERZH, aktualisht
stoku i investimeve nga kompanite e huaja ne Shqiperi llogaritet vetem ne 1 mije euro per
ccdo banore dhe diferenca me ekonomite e ngjashme te rajonit eshte e thelle.

45
IHD-
Ne Shqiperi
Ne vendin e parafundit qendron Bosnja. Por investimet e huaja per fryme ne kete vend
jane 1800 euro ose 80 per qind me te larta se ne Shqiperi.

Ne Maqedoni, nje vend i cili se fundmi po ndjek politika shume agresive per te thithur
kapital nga jashte, stoku i investimeve e huaja eshte 2 mije euro per ccdo maqedonas,
ndersa mesatarja e Ballkanit Perendimor llogaritet ne 2602 euro ose 2.6 here me i larte se
ne Shqiperi. Ndersa nese krahasohet me vendet e zhvilluara te Bashkimit Europian,
Shqiperia ka nje stok investimesh te huaja direkte per fryme 14.2 here me te vogel.

4.3. Vendet kryesore për tërheqjen e IDH-ve


Megjithe krizen e thelle ekonomike qe po kalon prej me shume se shtate vitesh,
investitori me i madh i huaj ne Shqiperi mbetet Greqia fqinje. Sipas Bankes se
Shqiperise, 26 per qind e aseteve te huaja ne ekonomine shqiptare i perkasin kompanive
greke. Perveçse ka stokun me te madh kumulativ te investimeve ne ekonomine shqiptare,
Greqia vazhdon te jete edhe investitori me i madh korrent.

Sipas Bankes se Shqiperise, ne vitin 2014 investimet e huaja direkte ishin 869 milione
euro ne total. Nga keto, 121 milione euro ose 14 per qind ishin kapitale me origjine
greke, nje tregues i cili ilustron ndikimin e madh qe ekonomia helene ka mbi ate
shqiptare.

Pas Greqise investitori i dyte me i madh ne Shqiperi eshte Kanadaja, me 17 per qind te
totalit, ndersa ne vendin e trete vjen Italia, e cila ze 12 per qind ne stokun e investimeve.
Por cilet sektore jane me te preferuarit per kompanite e huaja?
Nje pjese e madhe e investimeve te huaja ne Shqiperia kane ardhur permes privatizimeve.
Ato kane qene te perqendruara kryesisht ne sektoret e konsumit te brendshem si
telekomunikacionet apo sherbimet financiare. Te dhenat tregojne se sektori me investimet
me te medha nga jashte eshte transporti dhe telekomunikacioni, i cili ka thithur 27 per
qind te totalit te kapitalave te huaja. Ne vendin e dyte eshte sektori financiar me 17 per

46
IHD-
Ne Shqiperi
qind dhe ne vendin e trete vjen industria nxjerrese e cila ka marre 15 per qind te
investimeve te huaja.

KONKLUZIONE
Kohët e fundit IHD-të të cilat janë një nga kapitalet private më të mëdha në Shqipëri kanë
pësuar një rritje të madhe, e cila pritet të ketë ritme edhe më të mëdha në të ardhmen e
cila ndikon në integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane.
 Investimet e huaja direkte kanë shënuar një rekord të ri në ekonominë shqiptare
vitin e kaluar, duke kapërcyer shifrën e 1.02 miliardë eurove. Kundrejt një viti më
parë, fluksi i kapitalit të huaj të investuar në Shqipëri është rritur me 13%.
 Nga kjo analize vihet në dukje që interesi i investitorëve të huaj u përqëndrua
kryesisht në shfrytëzimin e krahut të lirë të punës duke i lënë pak hapësirë rolit të
IDH-ve në transferimin e kapitaleve.
 Shkaqet kryesore që IHD-të në Shqipëri nuk janë në nivelin e vendeve Europiane
mes shume faktorëve mund të përmendim imazhi jo i mirë që ka vendi ynë në
arenën ndërkombëtare që vjen si rezultat i procesit të ngadaltë të privatizimeve,
infrastrukturës së dobët, zbatimit të dobët të ligjit.
 Administrata publike shqiptare megjithatë po has shumë vështirësi lidhur me
përthithjen dhe menaxhimin e projekteve dhe parave
 Instalimi i paketës fiskale, e cila ka shpjerë përpara revolucionin më të thellë në
historinë e këtij vendi. "Paketa e re fiskale përfshin një 10% taksë të rrafshtë dhe
nismën 1 euro, që i lejon kompanitë e huaja të paguajnë 1 euro për qiratë publike
dhe licensat. Të dyja janë bërë për të tërhequr biznesmenët në Shqipëri si edhe për
të nxitur kompanitë vendase të rritin prodhimin dhe punësimin.
 Duke nėnvizuar se "Shqipėria ka marrė vlerėsime mjaft pozitive nga institucione
mjaft prestigjoze siē ėshtė EXIM BANK apo SACE, ku ėshtė vėnė nė dukje
permiresimi I stabilitetit ekonomik dhe politik i vendit, duke e klasifikuar
Shqipėrinė si njė vend i sigurt dhe i pėrshtatshėm pėr investime tė huaja"

47
IHD-
Ne Shqiperi
 Rotacionet demokratike tė qeverive, sjellin nė mėnyrė tė palejueshme dhe tė
gabuar, njė rishikim tė tė gjitha projekteve qė kanė patur miratimin apo
pėrkrahjen e qeverisė sė mėparshme. Disa projekte tė rishikuara apo tė bllokuara,
pėr tė cilat opozita politike ka kritikuar qeverinė duke qenė se, sipas saj, ka
ndodhur njė stopim i palejueshėm investimesh, qė janė kundėrproduktive.

REKOMANDIME
Rritja ekonomike e vendit tonë duhet të mbështetet në politikat e qarta për rritjen e fluksit
të investimeve të huaja. Kjo mund të arrihet përmes përmirësimit të klimës së biznesit,
përmirësimit të infrastrukturës, përshpejtimit të procesit të privatizimit të sektorëve
strategjik të vendit,zhvillimet e mëtejshme të sektorit bankar, zhvillimit të tregut të
sigurimeve.
 Të rishikohen procedurat e importit dhe exportit tranzit me synim
thjeshtimin e kërkesave të dokumentacioneve për përshpejtimin e procesit
dhe uljen e kostos së sektorit privat.
 Krijimi i një ambjenti të qëndrueshëm makroekonomik dhe rritja e
përpjekjeve qeveritare për thithjen e IHD-ve nëpërmjet uljes së taksave
dhe reduktimit të barrierave burokratike.
 Vendi ynë duhet të studiojë interesat e ekonomive private të vendeve të
ndryshme në preferencat e tyre ndaj kuadrit bazë ekonomiko-ligjor dhe të
sugjerojë në përputhje me këto prirje përmirësim apo plotësim të kuadrit
ekzistues.
 Angazhimi në krijimin e një ambjenti miqësor për rritjen e IHD-ve ku
qeveria duhet të ndërmarrë një reformë të tërë rregullatore, ku thelbi i
masave të zbatimit të saj të konsistojë në reduktimin e barrierave
administrative dhe të kostos së biznesit.
 Krijimin e kushteve të plota për thithjen e IHD-ve në Shqipëri, vecanërisht
në ndërtimin e hidrocentraleve dhe termocentraleve të reja, në ndërtimin e
industrisë përpunuese bashkëkohore të agrobiznesit dhe në infrastrukturën
e furnizimit me ulje si dhe vendosjen e një regjimi të rreptë për
përmirësimin e situatës së rënduar ambientaliste.

48
IHD-
Ne Shqiperi
 Lufta kundër korrupsionit e punës informale është një betejë e
vazhdueshme dhe kjo dukuri duket të lëvizë në vend që të shpërndahet.
Korrupsioni nuk është parë vetëm në administratën shtetërore por tashmë
ka arritur dhe sektorin e shërbimeve. Gjithashtu, edhe pse mijra asete
jozyrtare po zyrtarizohen, ekzistojnë ende probleme në mbledhjen e
taksave e të pagesave.
 Regjim liberal për investimet e huaja që garanton trajtimin e paanshëm për
biznesin vendas dhe atë të huaj.

BIBLIOGRAFIA

1. Banka e Shqipërisë – Raportet Vjetore.


2. Numra të ndryshëm të revistës Monitor
3. Biznesi Nderkombëtar – Ilia Kristo
4. Ëebsite, agjensia e nxitjes së investimeve te huaja në Shqipëri.(Albinvest)
5. Ligji për investimet e huaja.
6. http//bankofalbania.org/themes/foreignDirectInvestment/
7. http//ëëë.albinvest.gov.al
8. Meterial I përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
9. Deklaratë nga misioni I FMN-së në Shqipëri
10. INSTAT

49
IHD-
Ne Shqiperi

50

You might also like