You are on page 1of 10

UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA”

FAKULTETI JURIDIK

Tema: Ndikimi I Marrëveshjes Stablizim Asocimiit në shtetin e Kosovës


Lënda: E Drejta e Unionit Evropian

Studentja: Luela Agaj Prof: Dukagjin Leka

Dhjetor 2020
Gjilan
Tabela e Përmbajtjes

Hyrje................................................................................................................................................3
Historiku I miratimit të Marrëveshjes Stablizim Asociimit në Kosovë..........................................4
Efektet dhe synimet e MSA për shtetin e Kosovës..........................................................................5
Por çfarë përfitime dhe obligime në të vërtetë dalin nga MSA?.....................................................7
Përfundimi.......................................................................................................................................9
Bibliografia....................................................................................................................................10
Hyrje

Fjalë kyçe:
MSA- Marrëveshja Stablizim Asociimit,
BE- Bashkimi Evropian
PSA- Procesi Stablizim Asociimit
OBT- Organizata Botërore e Tregtisë
CEFTA- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore
Të gjithë ne, dhe çdo qytetar I Kosovës kemi dëgjuar për Marrëveshjen Stablizim Asociimit, por
në fakt a e dijmë se cfarë marrëveshje është ajo, çfarë efekti ka për shtetin e Kosovës dhe në mes
kujt është lidhur kjo marrëveshje. Marrëveshjet për stabilizim dhe asocim e hapin mundësinë që
një vend të bëhet kandidate për anëtarësim në UE pas përfundimit të negociatave për
Marrëveshjen. Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) janë vendet e para që
nënshkruan marrëveshje të tilla. Pas tyre e nënshkroi Shqipëria. Kandidatë tjerë potencial në këtë
kontekst janë: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.1
Kjo marrëveshje fillimisht nuk është një marrëveshje e rëndomtë por është një praktikë e
Bashkimit Evropian, e cila lidhet me ato shtete të cilat angazhohen për tu futur në BE. Në
bisedime me vendet që kanë shprehur dëshirën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, BE
zakonisht përfundon marrëveshjet e tilla në këmbim të angazhimeve për reformën politike,
ekonomike, tregtare ose të të drejtave të njeriut në atë vend. Në këmbim, vendit mund t'i ofrohet
qasje pa tarifa në disa ose të gjitha tregjet e BE-së (mallra industriale, produkte bujqësore, etj.), si
dhe ndihmë financiare ose teknike.
Përfaqesimi aktual i Republikws së Kosovës në Procesin e Stabilizim Asocimit realizohet përmes: a.
Procesit të Stabilizim Asocimit
b.Mekanizmit Percjellës të Stabilizim Asocimit, Dialogut të Procesit te Stabilizim Asocimit,
Liberalizimit të Vizave

MSA është marrëveshje ndërkombëtare e lidhur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
qëllimi i së cilës është themelimi i marrëdhënieve formale dhe kontraktuale ndërmjet dy palëve
me qëllim të anëtarësimit të Kosovës në BE. Për me tepër, në thelb të MSA-së qëndron aspekti
ekonomik që përbën edhe qëllimin kryesor të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Po ashtu
është e rëndësishme se nga kjo marrëveshje Kosova ka marrë përsipër një varg të obligimeve
sidomos në aspektin ekonomik apo fushën e tregtisë e të cilat i obligojnë institucionet e vendit që
të jen me të përkushtuara në përmbushjen e tyre, në mënyrë që MSA të sjell përfitimet e pritura
për Kosovën.

1
http://publications.europa.eu/resource/cellar/0a5a68d4-da05-4426-b5db-885e2fce201b.0001.02/DOC_1 , faqe
15, pika për Marrëveshjet Stabilizim Asociimit, qasur më 16 dhjetor 2020.
Pra si ashtu si u përmend më lartë, me anë të kësaj marrëveshjeje lidhet ekonomia e vendit që
synon anëtarësimin, me atë të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë ka shpresa të shumta për një
stabilitet më të lartë përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për anëtarësim në BE. Por jo vetëm
që duhet të arrihet të forcohet ana ekonomike e shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo
politike. Qëllimi I këtij punimi rezulton me vetë temën e punimit, ku pra do të shqyrtohet
ndikimi që marrëveshja e lartëpërmendur ka mbi shtetin e Kosovës si thelb kryesor I punimit.
Poashtu me përdorimin e metodës së hulumtimit do të shqyrtohet edhe misioni I kësaj
marrëveshjeje, qëllimi primar I saj, historiku I nënshkrimit të saj, përfitimet që dalin nga
nënshkrimi I saj dhe disa nga dispozitat e saj me rëndësi për shtetin e Kosovës.
Republika e Kosovës aktualisht ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në
Bashkimin Evropian (BE).

Historiku I miratimit të Marrëveshjes Stablizim Asociimit në Kosovë

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit


më 27 tetor 2015, në Strasburg. Ajo më pas u miratua nga Qeveria e Republikës së Kosovës më
30 tetor 2015, përmes Vendimit nr. 01/55 për miratimin e Projektligjit për ratifikim të
Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian
dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër, e cila u ratifikua nga Kuvendi i
Republikës së Kosovës më 2 nëntor 2015.2

Sipas MSA-së, gjatë vitit 2016, strukturat e përbashkta Kosovë – BE për procesin e stabilizim
asociimit të cilat do të marrin vendime politike dhe vendime tjera për zbatimin, monitorimin dhe
vlerësimin e MSA-së ishin:
•    Këshilli për Stabilizim Asociim (Niveli më i lartë politik); •  
Komiteti  për Stabilizim Asociim; •  
Nën-komitetet për Stabilizim Asociim; •  
Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim (strukturë e përbashkët mes Parlamentit Evropian
dhe Kuvendit të Kosovës).
Këshilli për Stabilizim Asociim BE-Kosovë mirëpriti hyrjen në fuqi të marrëveshjes për
Stabilizim Asociim (MSA) më 1 prill të vitit 2016. Bashkimi Evropian bëri me dije se MSA-ja
është në thelbin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës dhe ajo ofron kornizën kontraktuale në
kuadër të së cilës BE-ja dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin dhe do të mbikqyrin
zhvillimet e marrëdhënieve ndërmjet tyre. 3
Sa i përket fushëveprimit, përveç çështjeve politike e detyrimeve juridike (përfshirë ato që prekin
rendin e brendshëm juridik), MSA mbulon të gjitha sferat e qeverisjes. Ajo përmban dhjetë ‘tituj’
(kapituj kryesorë, ose krerë), si dhe shtatë shtojca, pesë protokolle dhe një deklaratë të
2
https://www.mei-ks.net/en/stabilization-association-brprocess- (qasur më 4 dhjetor 2020)
3
https://www.dw.com/sq/bruksel-kosova-dhe-be-ja-n%C3%ABnshkruajn%C3%AB-marr%C3%ABveshje-t%C3%AB-
re-kontraktuale/a-36533941 (qasur më 1 dhjetor 2020)
përbashkët:
•    Kreu I: Parimet e përgjithshme;
•    Kreu II: Dialogu politik;
•    Kreu III: Bashkëpunimi rajonal;
•    Kreu IV: Lëvizja e lirë e mallrave;
•    Kreu V: Themelimi, ofrimi i shërbimeve dhe kapitali;
•    Kreu VI: Përafrimi i ligjeve të Kosovës me acquis, zbatimi i ligjit dhe rregullat e
konkurrencës;
•    Kreu VII: Liria, siguria dhe drejtësia;
•    Kreu VIII: Politika e bashkëpunimit;
•    Kreu IX: Bashkëpunimi financiar; dhe
•    Kreu X: Dispozitat institucionale, të përgjithshme dhe ato përfundimtare.4

Efektet dhe synimet e MSA për shtetin e Kosovës

Nën kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit parashtrohen kërkesa të cilat


kandidatët për në BE duhet ti përmbushin brenda një afati të caktuar. Kandidatët e ardhshëm
mund të vendosin kuota ose lehtësime për prodhimet e eksportit për në BE si dhe prej BE-së.
Zakonisht krijohet menjëherë një bashkim doganor me BE-në.
Përfitimet e integrimit në BE për Kosovën:
• Siguria, stabiliteti politik dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor
• Prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik
• Standardet më të larta të jetesës dhe modernizimi
• Shteti më i fuqishëm, efikas dhe pa korrupsion
Sfidat e integrimit në BE për Kosovën
• Përshtatja e ekonomisë për tu ballafaquar me sfidat e tregut të përbashkët evropian
• Shfrytëzimi efikas i asistencës teknike dhe financiare të BE-së për reformat kritike, afatgjata
• Forcimi i funksionimit të institucioneve të Kosovës
• Ruajtja e qëndrimit pozitiv të shoqërisë sa i përket integrimit në BE
Përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme të Kosovës në PSA me qëllim të përmbushjes së
kritereve relevante dhe kushtëzimeve të PSA-së, që janë subjekt i zbatimit të suksesshëm të
kësaj Marrëveshje, veçanërisht sa i përket bashkëpunimit rajonal; ky proces do të shpie në
përmirësimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, nëse këtë e lejojnë
rrethanat objektive dhe nëse Kosova përmbushë kriteret e përcaktuara nga Këshilli Evropian në
Kopenhagë më 21-22 qershor të vitit 1993 si dhe kushtëzimet e lartpërmendura.5
4
https://www.mei-ks.net/sq/msa (qasur më 6 dhjetor 2020)

5
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=11239 [Ligji NR. 05/L-069 për ratifikim e
Marrëveshjes Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit
Evropian të Energjisë Atomike në anën tjetër, (publikuar më 1 dhjetor 2015, qasur më 4 dhjetor 2020)]
Përmes MSA themelohet një Asociacion mes Kosovës dhe BE i cili ka për qëllim që vendit tonë
t’i ofrohet:
 Përkrahje për përforcimin të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
 Përkrahje për stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional, si dhe stabilizimin e rajonit.
 Kornizë e përshtatshme për dialogun politik që do të mundësojë zhvillimin e marrëdhënieve të
afërta politike mes palëve.
 Përkrahje në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar, nëse rrethanat objektive
lejojnë, edhe përmes përafrimit të legjislacionit të Republikës së Kosovës me atë të BE-së. MSA
 Përkrahje për kompletimin e tranzicionit në ekonomi funksionale të tregut.
 Përkrahje në promovimin e marrëdhënieve të mirëfillta ekonomike dhe zhvillim gradual të
tregut të përbashkët në mes vendit tonë dhe BE-së.
 Përkrahje në përforcimin e bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat që mbulohen nga MSA.6

Por çfarë përfitime dhe obligime në të vërtetë dalin nga MSA? 

Përtej rëndësisë së saj politike, në thelb të MSA qëndrojnë aspektet ekonomike të cilat përbëjnë
qëllimin kryesor të marrëveshjes. Ate që duhet pasur parasysh është që përveç përfitimeve
ekonomike që dalin nga marrëveshja, Kosova merr mbi vete një mori obligimesh për reforma në
drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.
Aspektet ekonomike janë të grupuara rreth tri shtyllave kryesore: çështjeve tregtare, çështjeve
legjislative dhe çështjet e strukturave qeverisëse të cilat do të sigurojnë funksionimin e plotë të
ekonomisë së tregut në përputhje me standardet europiane. 
Çështjet tregtare paraqesin pjesën ku ndikimi i MSA do të ndihet më së shpejti. Kosova dhe BE
kanë negociuar një marrëveshje asimetrike që do të thotë që ne momentin e hyrjes në fuqi të
gjitha prodhimet nga Kosova (me përjashtim të atyre për të cilat janë negocuar kuota) do të kene
çasje të pakufizuar në tregun e BE, ndërsa çasja e prodhimeve të BE do të liberalizohet në
përputhje me afatet kohore ku disa prodhime do te fitojne çasje të mënjehershme, ndërsa pjesa
më e madhe do te liberalizohet në afat prej tri, pesë dhe shtatë vitesh. Për me tëpër një kategori e
prodhimeve, për të cilat Kosova ka konsideruar që ka potencial vendor e ku hyn kryesisht
prodhimet bujqësore, do të qendrojnë jashtë skedulit të liberalizimit deri në dhjetë vjet. Tek pjesa
e produkteve me kuota përfitimin më të madh do ta kenë prodhuesit vendor të verës, për të cilët
në momentin kur hyn në fuqi MSA, kuota e eksportit pa tarifa doganore do të rritet për dy herë e
gjysme.
Dy shtyllat tjera të aspekteve ekonomike, më tepër janë të lidhura me obligimet të cilat i marrin
institucionet e Kosovës në implementimin e reformave ekonomike. FIllimisht Kosova do të
duhet të ndërmarrë një program të gjërë të përafrimit të legjislacionit në fushen e ekonomisë.
Këtu do të ndikohen të gjitha aspektet duke filluar nga legjislacioni për infrastrukturen e cilësisë,

6
http://www.mei-ks.net/repository/docs/permbledhja_per_msa-ne.pdf (qasur më 5 dhjetor 2020)
për pronësinë intelektuale, për mbikqyrjen e tregut, për mbrojtjen e konsumatorit  e deri tek
legjislacioni për mbikqyrjen e konkurences dhe ndihmën shtetërore. Mirëpo, puna nuk përfundon
tek legjislacioni. Marrëveshja kërkon edhe ndërtimin e kapaciteteve të duhura për implementimin
e këtij legjislacioni. P.sh një ndër institucionet më të rëndësishme për implementimin e MSA
është Komisioni i Pavarur i Konkurencës i cili duhet të sigurohet që konkurenca në treg është në
përputhje me standardet e BE.
Hapja e tregut luan një rol të rëndësishëm në ekonomi në shumë aspekte. Është dëshmuar se
tregtia ndërkombëtare është një nga faktorët më të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit
ekonomik, duke rezultuar në të ardhura më të larta dhe rritje të mirëqenies për shoqërinë. Dihet
se procesi i anëtarësimit në BE ka efekte të rëndësishme positive.
Negociimi i MSA-së hap tregun e BE-së për bizneset e Kosovës; siguron qasje në teknologji,
ekspertizë, etj.; zgjeron mundësitë e tregtisë dhe investimeve; sjell efekte pozitive të përhapjes
tek prodhuesit e brendshëm, sepse krijon konkurrencë të re, nevojën për inovacione dhe për të
qenë në hap me teknologjitë e reja. Përveç kësaj, zgjerimi i tregut rrit kredibilitetin e vendit sa i
përket rregullave dhe rregulloreve, si dhe kornizës institucionale.
Ndikimi i hapjes së tregut në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD), është e një
rëndësie të madhe për ekonomitë në zhvillim dhe tranzicion si Kosova. Vlen të theksohet se nga
perspektiva e Kosovës, liberalizimi i tregtisë ofron mundësinë e lidhjes së prodhuesve vendas me
zinxhirët global të vlerës. Ka gjasa që këto efekte të nxitin rritjen, rritjen e punësimit dhe zbutjen
e varfërisë. Krijimi i vendeve të punës nënkupton të hyra më të mëdha dhe, si rezultat, standard
më të mirë jetese - ose në përgjithësi mirëqenie e përmirësuar.
Përveç gjërave të lartpërmendura, një tjetër gjë shumë e rëndësishme të cilën Kosova do të mund
ta përfitoj nga BE-ja në përgjithësi, dhe nga MSA-ja në veçanti, është ndihma financiare dhe
teknike. Ky lloj i mbështetjes pritet të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e zbatimit të reformave
që kanë të bëjnë me arsim, trajnim, shërbim bankar dhe financa, promovim të NVM-ve dhe
stabilizim makro-ekonomik. Përveç kësaj, një pjesë e ndihmës financiare të BE-së sigurohet në
formë të granteve që do t’i shpërndahen sektorit industrial dhe bujqësor për të përmirësuar
ekonominë e Kosovës.

Është e rëndësishme të theksojmë se MSA është vetëm një instrument. “Ndikimi që do të ketë
kjo marrëveshje do të varet nga ajo se si Kosova do ta përdor atë përgjatë implementimit.
Mosfunksionalizimi i administratës do ti sjell vështirësi Kosovës që të përfitoj nga
marrëveshja”.7

7
Thomas Gnocchi- shef i sektorit ekonomik dhe integrimeve evropiane në Zyrën e BE-së/EUSR , Dekalrim në
edicionin e Qendrës Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë me panel diskutimi “EU Talks”.
Përfundimi

MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit


Evropian, e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin
e së drejtës.
Mirëpo, mbi të gjitha duhet pasë parasysh qe MSA-ja në vetvete nuk do të thotë që rezultatet
janë të garantuara. Ato do të varen nga gatishmeria e përgjithshme shoqërore e në veçanti ajo
institutcionale për ti bërë detyrat e shtëpisë të cilat kërkohen nga ne. Nuk është shumë e
dobishme të kemi çasje në tregun e BE, nëse nuk kemi asgje të eksportojme. Nuk ka rëndësi nëse
investitorët e huaj e shikojnë Kosovën si vend potencial për investime nëse nuk kemi institucione
efikase, fuqi punëtore të kualifikuar e sundim të rendit e ligjit.
Obligimet e dala nga MSA në rend të parë do të bien mbi institucionet qeveritare, të cilat do të
duhet të gjejnë kurajon për implementim të reformave të kërkuara në shumë sektorë. Ato më të
dhimshmët do të jenë të lidhura më një reformë thelbësore të administrates publike si dhe me
ndërtimin e një çasje holistike në raport me adresimin e sfidave me të cilat përballet sektori
privat në Kosovë. Por, edhe pjesa tjetër e shoqerisë do të ndikohet nga MSA. P.Sh komuniteti i
biznesit do të duhet të rrisë konkurueshmerine e bizneseve të tyre në mënyrë që të mund të
garojë në tregun europian po edhe ti përballojë konkurences nga BE.
Përfundimisht, MSA është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Përfitimet apo humbjet nga
marrëveshja do të varen tërësisht nga gatishmeria e aktervë vendor që të marrin vendime të
guximshme drejt reformave që e shpiejnë vendin drejt BE. Korniza tanimë ekziston, ka mbetur
vetëm edhe të punojmë. 
Në përgjithësi, duket e arsyeshme të konkludohet se MSA-ja do t’i sjell dobi ekonomisë dhe
bizneseve të Kosovës, duke siguruar mundësi tjera për të tejkaluar pengesat aktuale nga ana e
ofertës, të cilat konsiderohet se janë problem kryesor në ekonominë e Kosovës. Më e
rëndësishmja, përparësitë e Marrëveshjes mbi Tregtinë e Lirë në kuadër të MSA-së mund të
përdoret si mënyrë për të rritur nivelin e produktivitetit, faktor tjetër i rëndësishëm, i cili
përcakton konkurrencën ndërkombëtare të bizneseve në Kosovë. Prandaj, për Kosovën, është më
tërheqëse një marrëveshje me bllokun më të madh tregtar në botë.
Në këtë aspekt, Kosova do të mund të bëjë përparime të mëdha në fushat si pronësia intelektuale,
Nje aspekt tjeter që duhet pasë parasysh në lidhje me MSA është që vendosja e marrëdhënieve
ndërmjet Kosovës dhe BE në baza kontraktuale do të jetë signal i rëndësishëm për të ardhmen e
vendit tek investitorët e huaj. Marrja e vendimeve për investime do të jetë për një shkallë më e
lehtë kur ekziston një mekanizëm i cili garanton përafrimin e vendit drejt BE.
Kosova, si një nga shtetet e reja në zhvillim, ka një vullnet të madh, për të hyrë në familjen e
madhe të Bashkimit Evropian-BE. Tashmë anëtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës
Qendrore (CEFTA), Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të gjitha këto kanë
efekte në zhvillimin e saj ekonomik dhe më gjerë. Politika e jashtme aktuale e Kosovës përpiqet
të kryejë funksionin e saj në dy drejtime. Nga njëra anë, ka përparësitë e saj për të siguruar
njohje të reja të shtetit dhe, nga ana tjetër, theksoi nevojën për aleancë me pesë vendet që nuk e
kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë integrim më të lehtë në BE.
Kosovës i mungon zbatimi i duhur i marketingut ndërkombëtar, botimi periodik i zhvillimeve
adekuate të kosovarëve me politikën e saj globale, i cili do të analizojë efektet e tyre në politikën
e jashtme në përgjithësi dhe, në Kosovë do të vendoset një nivel më i lartë i debatit publik mbi
këto zhvillime. Kjo na ka shtyrë në analizat aktuale, të lidhura drejtpërdrejt me marrëveshjet dhe
proceset e integrimit, për të dhënë një dokument për të matur njohjen e MSA-së, duke synuar
grupe të caktuara në Kosovë. Punimi gjithashtu paraqet një pjesë të një hulumtimi të kryer në
Kosovë, për sa dhe në çfarë niveli është njohuria e popullatës lokale për MSA-në. Instrumenti i
hulumtimit ishte një pyetësor, me komunikime të drejtpërdrejta, i zhvilluar gjatë vitit 2013.
Bibliografia

Burime elektronike:

https://www.mei-ks.net/sq/msa
https://www.dw.com/sq/bruksel-kosova-dhe-be-ja-n%C3%ABnshkruajn%C3%AB-marr
%C3%ABveshje-t%C3%AB-re-kontraktuale/a-36533941
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=11239

https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2015/10/27/kosovo-eu-stabilisation-
association-agreement/ - shtypi I Këshillit të Evropës
Ligji NR. 05/L-069 për ratifikim e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë,
dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike në anën tjetër

You might also like