You are on page 1of 1

Cfare eshte ekzitencializmi?

Ekzistencializmi është një formë e kërkimit filozofik që hulumton problemin e

ekzistencës njerëzore dhe përqendrohet në përvojën e jetuar të individit që

mendon, ndien, vepron. Ekzistencializmi lindi si pasojë e pamundësisë

njerëzore për t’iu përgjigjur pse-ve të jetës, pasi bota shfaqet memece ndaj

njeriut, e paaftë të japë përgjigje.

Sipas ekzistencializmit: (1) Ekzistenca është gjithmonë e veçantë dhe

individuale - gjithmonë ekzistenca ime, ekzistenca juaj, ekzistenca e tij,

ekzistenca e saj. (2) Ekzistenca është kryesisht problemi i ekzistencës (d.m.th., i

mënyrës së saj të ekzistencës); është, pra, edhe hetimi i kuptimit të Qenies. (3)

Ai hetim përballet vazhdimisht me mundësi të ndryshme, nga të cilat ekzistenti

(d.m.th., individi njerëzor) duhet të bëjë një përzgjedhje, për të cilën ai më pas

duhet të angazhohet. (4) Për shkak se ato mundësi përbëhen nga

marrëdhëniet e individit me gjërat dhe me njerëzit e tjerë, ekzistenca është

gjithmonë një qenie-në-botë - d.m.th., në një situatë konkrete dhe të

përcaktuar historikisht që kufizon ose kushtëzon zgjedhjen. Njerëzit quhen,

pra, në frazën e Martin Heidegger, Dasein, sepse ato

përcaktohen nga fakti se ata ekzistojnë, ose janë në botë dhe e banojnë atë

PUNOI: ARGENTA HAXHIASLLANI

You might also like