You are on page 1of 7

Tipe të tjera të orës së mësimit të gjeografi

Tipi i mesimeve praktike

Dihet që çdo orë mësimi organizohet sipas qëllimeve mësimore që ka mësuesi për të realizuar
gjatë saj. Më lart tek çështje “modelet e organizimit të orës së mësimit” bëmë fjalë për fjalë për
orët e mësimit që kanë si synim kryesor përpunimin e njohurive të reja.
Ndonëse në programet e gjeografisë, pojesa më e madhe e orëve të mësimit u jepet njohurive të
reja, në to gjejnë vend edhe orët që kanë synime të tjera mësimore dhe educative. Të tilla janë ato
që emërtohen “punët praktike: ato që emërtohen “përsëritje: dhe ato që emërtohen “ekskursione”.
Shepsh në disa raste, orët e punëve praktike jepen të përbashkëta me ato të ekskursioneve.
Kështu për shembull në gjeografinë e klasës së gjashtë jepen 42 orë për njohurit të reja dhe 17
orë për punë praktike dhe ekskursione.
Më poshtë po analizojmë këto tipe orësh mësimore, sipas përcaktimit që u bëhet atyre në
program dhe sipas qëllimeve mësimore dhe dukative që realizohen gjatë zhvillimit të tyre.

Tipi i mësimeve praktike


Siç përmendëm më lart në programin mësimor të lëndëve të gjeografisë përveç orëve të caktuara
për nohuritë e reaja dhe atyre për përsëritje, ka edhe orë për punë praktike që shënohen si rubrikë
e veçantë apo të bashkuara me ekskursione. Në rastin e dytë është mësuesi ai që, duke
shfrytëzuar dhe ndihmnën që i jep teksti, bën detajimet në orët për punë praktike dhe orët për
ekskursion.
Për zhvillimin normal, me efikasitet dhe cilësi të orëve të mësimeve praktike, mësuesi duhet të
mbajë parasysh disa kërkesa: Së pari, orët e punëve praktike duhet të zhvilohen gjithmonë pas
temave teorike me të cilat atio lidhen, këto mund të jenë një ose disa tema si në gjeografinë e
klasës së pestë apo të gjashtë, por mund të jenë dhe një kapitull i tërë si në gjeografinë e klasës së
shtatë apo të tetë. Kur tema e punëve praktike ka të bëjë me pjesë të veçanta të kapitullit atëherë
ajo duhet të zhvillohet menjëherë pas këtyre temave të veçanta. Në qoftëse kemi p.sh një punë
praktike për everopën dhe azinë në klasën e shtatë dhe ajo kërkon vetëm hedhjen në hartë të
rrjetit hidrografik atëherë ajo do të zhvilohet fill pas këtyre temave. Në qofte ajokërkon edhe
apsqyrimin e ekonomisë, atëherë tema do të zhvilohet në fund të kapitulit. Për këtë bazë është
hartimi i saktë i planit kalendarik. Së dyti, në orët e mësimeve të punëve praktike, synimi
kryesor i punës së mësuesit është atësimi praktik i nxënësve për të vënë në zbatim njohuritë
teorike të temave që lidhen me të. Kjo kërkon që ai të parapërgatitet për të menduar aktivitete të
shumta që duhet të kryejnë nxënësit për të zbatuar në praktikë njohuritë që ata kanë përvetësuar.
Është e gabuar praktika e disa mësuesve që në orët e punëve praktike bëjnë përsëritje të
materialit teorik pa kryer asnjë aktivitet praktik të nxënësve. Edhe në këto orë ka elementë të
anës teorike të problemit, por edhe këto janë në përmasa të vogla, vetëm sa për t’i ardhur në
ndihmë kryerjes me cilësi të punës praktike. Së treti, orët e punëve praktike nuk duhet të
ngatërrohen apo zëvendësohen me orë kontrolli, sepse, qëllimi i tyre, siç thamë, ështrë aktiviteti
praktik i nxënësve, ndërsa kontrolli është një problem tjetër që nuk duhet të zhvillohet në këtë
orë, por pas kësaj. Së katërti, orët e punëve praktike nuk duhen konceptuar dhe realizuar si
aktivitet vetëm i nxënësve. Ato janë veprimtari të përbashkëta të mësuasve me nxënësit gjatë
gjithë orës, veçse këtu nuk dubluar detyrat e secilës palë: mësuesi mbetet në rolin e organizatorit
dhe të ndihmuesit të nxënësve, ndërsa nxënësit në rolin e zbatuesit praktik të detyrave të
caktuara. Praktika e disa mësuesve që, pasi jep temën e detyrës, i vë nxënësit në punë të pavarur
e pakontroluar, është e gabuar. Së pesti, në orët e punëve praktike, synimi i mësuesit është vënia
në punë e secilit nxënës ose grupeve më të vogla nxënësish, në rastet kur baza materiale është e
pakët. Kjo kërkon në radhë të parë ndryshim në të konceptuarit e problemeve, që orët praktike
duhet të shndërrohen në orë të punës masive dhe jo në orë të demonstrimit, ku mësuesi
demonstron para nxënësve mënyrën e shvillimit të orës praktike, ndërsa nxënësit e ndjekin atë në
mënyrë passive. Kjo është e lidhur nga ana tjetër me parapërgatitjen që duhet bërë për orën e
punës praktike. Kjo parapërgatitje është ë detyruar si për mësuesin dhe për nxënësin.
Parapërgatitja e mësuesit konsiston në sigurimin e bazës materiale për punën praktike: në gjetjen
e vendeve ku do të zhvillohet kjo punë kur ajo zhvillohet jashtë mureve të shkollës; në ndarjen e
klasës në grupe dhe përgatitjen e detyrave konkrete për secilin grup, etj. Ndërsa parapërgatitja e
nxënësve konsiston në përsëritjen e materialit teorik që lidhet me punën praktike sipas
rekomandimit të mësuesit; në përgatitjen e bazës materiale po sipas rekomandimeve të mësuesit
si: harta, skica, lapsa me ngjyra, mjete matëse, etj. Së gjashti, punët praktike duhet të jenë të
kontrolluara dhe të vlerësuara nga mësuesi. Mirë është që çdo nxënës të ketë fletoren e punës
praktike e cila plotësohet pas zhvillimit të saj dhe ku pasqyrohet mënyra e zhvillimit të saj,
problemet dhe përfundimet që kanë nxjerrë nxënësit duke u mbështetur në shënimet që kanë
mbajtur gjatë orës së mësimit.

1.1. Llojet e orës praktike

a) Punë praktike të karakterit të ushtrimeve dhe përllogaritjeve


Këto mësime praktike zhvillohen në klasë, kryesisht në klasën e pestë dhe të gjashtë dhe në
numër të kufizuar edhe në klasën e tetë. Qëllimi i tyre është saktësimi dhe zbatimi i njohurive
praktike që kanë fituar nxënësit për një ose disa problem. Punë praktike të tilla mund të kenë
lidhje me temat e klimës, hidrografisë, popullsisë, etj dhe shprehen në formën e ndërtimit të
grafikëve, të përllogaritjeve të ndryshme, të gjetjes së objekteve të ndryshme sipas kordinatave
gjeografike, të matjes sipas shkallës së zvogëlimit etj. Të tilla janë psh, punët praktike me temë:
“përcaktimi i gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike”, “përcaktimi i koordinatave gjeografike”, etj.
Në klasën e pestë, puna që mund të zhvillohet sipas temave “studiojmë klimën” , “studiojmë
lumenjtë”, “studiojmë popullsinë” etj në klasën e gjashtë, etj.
Si ecuri metodike për këto orë mund të përdoret kjo:

- Mësuesi u jep ditë më parë detyra nxënësve për përsëritjen e materialit teorik që
katë bëjë me punën praktike.
- Ora ë mësimit fillon me kontrollin e bazës materile të nxënësve.
- Përsëritet teorikisht mënyra e kryerjes së ushtrimit apo ushtrimeve të planifikuara.
- Bëhet një shembull nga mësuesi në klasë për mënyrën e kryerjes së tij.
- U jepet detyra nxënësve në grupe ose gjithë klasës
- Nxënësit kryeojnë detyrën nën udhëheqjen e mësuesit.
- Kontrolli përfundimtar dhe dhënie e detyrave për në shtëpi.

b)Punë praktike të karakterit të plotësimit të hartave skicë. Këto punë zhvillohen kryesisht në
klasën e shtatë në gjeografinë e shteteve dhe në klasën e tetë në gjeografinë e Shqipërisë, por
mund të zhvillohen edhe në klasën e gjashtë në temat “lumenjtë” për vizatimin e sistemit lumor,
në temën “lëvizja e ujit të detit” për vizatimin e rrymave detare etj.
Qëllimi i këtyre punëve është aftësimi i nxënësve për të saktësuar vendndodhjen e objekteve
gjeografike të një shteti, kontinenti, qoftë vetëm për objekte të veçanta apo në raport me o
bejketet e tjera.
Edhe për këto lidhje punësh praktike ecuria metodike që mund të rekomandojmë është e përafërt
me të parën, me disa ndryshime të vogla:

- Udhëzohen paraprakisht nxënësit për llojin e punës praktike, për pjesët që do të


përsërisin teorikisht, për sigurimin e hartave skica, atlaseve, lapsave, fshirësëve,
etj.
- Ora e mësimit fillon sërisht me kontrollin e bazës materiale, për të cilën mirë
është që mësuesi të ketë edhe ndonjë rezervë për nxënës të pakujdesshëm.
- Përsëritet teorikisht pjesa teorike që lidhet me punënë praktike. Kjo përsëritje nuk
bëhet e tëra njëherësh, por pjesë-pjesë sipas çështjeve që do të trajtohen në punën
praktike. P.sh në qoftëse kemi për të hedhur krahinat e shqipërisë në hartën
skicëpërsëritim në fillimAlpet, pastaj Krahinën MAlore Qëndrore e Jugore. Mirë
është që kjo përsëritje të bëhet e detajuar për çdo component të njësisë që do të
heshim në hartë.
- Mësuesi më pas kërkon lokalizimin e objekteve gjeografike me radhë në hartën
fizike që ai ka varur në mur dhe në atlaset e nxënësve (mbasi për këto lloje punësh
praktike mësuesi duhet të ketë harta fizike, harta skica të vizatuaranë dërrasë ose
në karton, kurse nxënësit harta skica).
- Pas kësaj kalohet në hedhjen e objektit gjeografik nga mësuesi në hartën e tij
skicë që ka vizatuar në dërrasë ose nga nxënësit në hartat e tyre skicë. Për këtë
edhe një herë u vjen në ndihmë harta, atlasi, rrjeti hidrografik, apo objekte te tjera
gjeografike të nohura.
- Gajtë kohës që nxënësit hedhin obejjktin gjeografik me laps, mësuesi kalon pranë
tyre dhe shikon, kontrolloln dhe korigjon gabimet e mundshme. Kështu veprohet
për të gjitha objektet.
- Në fund kalohet në ngjyrosjen e hartës, punë kjo që vazhdon edhe në shtëpi.

d) Punët praktike në terren


Këto janë më të pakta në numër dhe mund ta zhvillohen për tema të veçanta të kapitullit, të
klimës, të hidrografisë për planin etj. Edhe këtu parapërgatitja konsiston në sigurimin e asaj baze
material që rekomnadon mësuesi sipas rastit dhe temës, si dhe në përsëritjen teorike të temës.
Ora zhvillohet pranë objektit natyror gejgoafik. Zakonisht klasa ndahet në grupe sa më të vogla
dhe secilit grup i jepet një detyrë e caktuar për të kryer. Për çdo veprim që kryhet nxënësit
mbajnë shënime, të cilat në shtëpi i hëdhin në fletoren e punës praktike ku shkruajnë mënyrën e
zhvillimit të punës dhe përfundimet që dalin prej saj, etj.

2. Tipi i mësimeve përsëritës-përgjithësues


Në programin e lëndëve të gjeografisë, ashtu dhe në lëndë të tjera, ka një numër të caktuar orësh
që përdoren për përsëritje dhe që shpërndahen nga mësuesi, sipas mendimit të tij, kur ato nuk i
rekomandon programi, gjatë vitit.
Këto orë zakonisht zhvillohen në fund të një ose disa kapitujve dhe kanë si qëllim përsëritjen,
sistemimin dhe përgjithësimin e njohurive, shkathtësive dhe shprehive teorike dhe praktike që
kanë fituar nxënësit gjatë zhvillimit të temave ë këtij apo atyre kapitujve.
Si të tilla ato duhet të plotësojnë të paktën dy kushte: e para, të bëjnë jo vetëm përsëritjen, por
edhe përgjithësimin e njohurive për nxjerrjen e konkluzioneve prej tyre. Së dyti, krahas
njohurive, të përsëriten edhe shkathtësisë dhe shprehitë praktike që kanë fituar nxënësit në temat
e zhvilluara. Këtej del përfundimi se duhet konsideruar e dëmshme dhe duhen luftuar disa
praktika të gabuara të shumë mësuesve që e reduktojnë përsëritjen vetëm në rikujtimin e thjeshtë
të fakteve, të njohurive, pa kaluar në përgjithësimin si dhe ato që i kufizojnë këto orë vetëm në
përsëritjen e njohurive teorike, duke spostuar apo kaluar në një plan dytësor shprehitë praktike.
Që përsëritja të plotësojë këto parametra ka parasysh, të paktën, këto çështje: së pari, përcakton
dhe u jep nxënësve çështjet kryesore që ka kapitulli rreth të cilave do të zhvillohet përsëritja.
Këto çështje mund të jenë disa, por detyrimisht u jepen nxënësve më parë duke shënuar dhe
materialin ku ata do të mbështeten për të trajtuar atë problem apo çështje. Këto çështje ia jep
gjithë klasës ose nxënësve të veçantë, individualisht apo në grupe, kjo në varësi të shkallës të
materialit që do të përsëritet. Kjo është pra parapërgatitja që bëjnë nxënësit për orën e mësimit, e
cila shtrihet si në aspektin teorik, aq edhe në atë praktik. Në aspektin teorik ajo konsiston në
përsëritjen e materialeve që u ka rekomanduar mësuesi, sipas problemeve që ka teksti ose nga
burime të tjera literatureqë do të diskutohen në orën e mësimit; ndërsa në aspektin praktik
parapërgatitja konsiston në kryrjen e detyrave të caktuara ditë më parë si ndërtim hartash,
grumbullim të dhënash përgatitje albumesh, ndërtim tabelash, etj. Së dyti, organizimi i saktë dhe
me pikësynime të caktuara i orës së mësimit. Në këto raste ora e mësimit fillon me kontrollin e
përgatitjes së nxënësit, sidomos kur ai është i shoqëruar me përgatitje mjete, detyrash, etj.
Përsëritja fillon me diskutimin e çështjes së parë, e cila pasi trajtohet teorikisht dhe praktikisht,
duke shtrytëzuar jo vetëm materialet e tekstit, por edhe ato të siguruara nga puna e pavarur,
nxirret një konkluzion që mirë është të shkruhet në dërrasë të zezë nga mësuesi dhe nga nxënësit
në fletore. Më pas kalohet në diskutimin e çështjes së dytë, të tretë, e kështu me rradhë. Në fund,
kur ka mundësi, mund të nxirret një konkluzion përfundimtar, që edhe ky ju bëhet i ditur
nxënësve.
Në orët e përsëritjes duhet të përdorin detyrimisht mjete mësimore, jo vetëm që ato që janë
përdorur ggjatë trajtimit të materilit të ri, por edhe të tjera. Gjithashtu në këto orë mund dhe
duhet të ketë vlerësim me notë të nxënësve të veçantë në bazë të aktivizimit të tyre, por gjithsesi
synimi kryesor nuk do të jetë kontrolli i njohurive, por përsëritja e tyre.
3. Ekskursionet si formë e veçantë e zhvillimit të procesit mësimor edukativ në gjeografi
Në programet mësimore të gjeografisë janë të planifikuara edhe orët për eksursionet.
Ekskursionin të parë në këtë prizëm, e konsiderojmë si formë të organizimit të procesit mësimor,
si orë mësimi të zhvilluar jashtë ureve të klasës e të shkollës me qëllime të paracaktuara. Në
mjaft burime literature ai cilësohet si metodë, ndërsa për mendimin tim, më tepër se metodë, ky
është formë e organizmit të procesit mësimor, i cili realizohet duke përdorur një varg metodash si
bisedën, vrojtimin, shpjegimin, hulumtimin, kërkimin, etj.
Rëndësia e zhvillimit të ekskursioneve është disa planëshe: nga njëra anë nxënësit fitojnë
njohuritë e reja për probleme të ndryshme që vrojtojnë në natyrë. Në këtë rast ekskursioni bëhet
burim dijesh që do të përdoren më vonë nga mësuesit dhe nxënësit. Në këtë kuadër ai
konsiderohet si mënyrë apo si rrugë për të siguruar një parapërgatitje të mirë të nxënësve për
mësimin. Në një plan tjetër ekskursioni shërben si mundësi për të parë në praktikë vërtetësinë e
tezave, ideve, njohurive gjeografike që ka dhënë mësuesi nëpërmjet orës së mësimit. Në këtë rast
nxënësit perceptojnë drejtpersëdrejti objektet dhe dukuritë e ndryshme gjeografike, shikojnë
shkallën e bashkëveprimit midis tyre, gjë që ndihmon në formimin botëkuptimor të tyre.
Në gjeografi, sipas karakterit dhe qëllimeve që kanë ekskursionet mund të zhvillohen në vende të
ndryshme. Pra dallojmë këto lloj ekskursionesh:
a) Ekskursione në natyrë. - Qëllimi i tyre është vrojtimi i drejtpërdrejtë i objekteve dhe
dukurive gjeografike, konkretizimi i temave të mësimit që kanë si objekt studimi natyrën, etj. Të
tilla ekskursione në varësi të programit mësimor mund të zhvillohen në klasën e pestë, të gjashtë
dhe të tetë, por sidomos në klasën e gjashtë ku studiohen komponentët kryesor të peisazhit
gjeografik, si klima, hidrografia, dherat, bimësia, etj.
b) Ekskursionet në muze - qëllimi i të cilave është njohja me preceset e evolucionit të degëve
të ekonomisë. Këto kanë të bëjnë me njohjen e historikut të qyteteve, me dinamikën e zhvillimit
të qendrave urbane apo rurale, të degëve të ndryshme të ekonomisë etj. Në këto lloj
ekskursionesh roli kryesor për zhvillimin e tyre i takon personit përgjegjës të muzeut që
parapërgatitet kohë më parë nga mësuesit, për ato çka do të shikojnë apo do t’u flitet nxënësve.
Sot, në kushtet e transformimit rrënjësor të jetës social ekonomike të vendit, këto ekskursione
janë minimizuar dhe zhvillohen vetëm në kuadrin e punës që bën mësuesi për njohjen e
vendlindjes.
c) Eskursionet ne qendra pune e prodhimi - Këto lidhen me njohjen nga nxënësit të degëve të
ndryshme të ekonomisë dhe kanë si qëllim vetëm ilustrativ apo njohës të një apo të disa
proceseve të prodhimit etj. Këto ekskursione zhvillohen kryesisht në gjeografinë e Shqipërisë të
klasës së nëntë apo klasës 12 të shkollës së mesme, por mund të zhvillohen edhe në klasën e
gjashtë për tema të veçanta.
Që ekskursioni të zhvillohet mirë duhet që përgatitja dhe zhvillimi i tij të kalojë në disa faza:
a) Faza përgatitore. Kjo fazë zhvillohet para orës së mësimit dhe konsiston në punën që duhet
të bëjnë mësuesi dhe nxënësit për zhvillimin e tij. Puna përgatitore e mësuesit konsiston në: -
caktimin e vendit ku do të zhvillohet ekskursioni. Duhet të synohet që të zgjidhet vendi më i
përshatshëm në varësi të temës dhe mundësive praktike për të shkuar atje. Për këtë qëllim,
mësuesi i gjeografisë, së bashku me kolegët e lëndëve të tjera do të marrin pjesë në ekskursion,
shkojnë paraprakisht dhe vëzhgojnë terrenin, studiojnë itenerarin e udhëtimit, kohëzgjatjen e tij,
caktojnë pikat më interesante për vrojtim dhe veprime të nxënësve etj. – në përcaktimin e
objektivave që do të realizohen gjatë këtij dhe të metodave që do të përdoren për realizimin e
tyre. Praktika tregon se më frytëdhënës është përdorimi i metodave dhe teknikave mësimore, të
cilat kanë në natyrën e tyre kërkimin, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave; - lidhur me
këtë do të përcaktohen objektet që dotë shikohen, koha e zgjatjes së ekskursionit etj, sipas
detyrave që do të zgjidhi çdo nxënës apo grup nxënësish. Të gjitha këto konkretizohen me
hartimin e një plani të detajuar nga ana e mësuesit. Ndërsa parapërgatitja e nxënësve ka të bëjë
me përsëritjen e atyre temave apo problemeve që kanë mësuar teorikisht dhe që do t’i shikojnë
në praktikë, ka të bëjë me përgatitjen e saj baze materiale që duhet për zhvillimin e ekskursionit,
kryesisht çanta, fletore për albume, fletore për shënime, mjete matëse, etj.
b) Faza e zhvillimit të ekskursionit. Në këtë fazë mësuesi merr klasën ose klasat, vetëm oseme
ndihmën e mësueisve të tjerë në shkollë, në varësi të numrit të nxënësve që ka dheniset për
ekskurison, pasi i ka porositur më parë nxënësit për regullat e lëvizjes. Këtu nxënësve iu bëhet e
qartë se ekskursionet janë orë mësimi, vetëm se ato zhvillohen jo në klasë por në natyrë. Prandaj
gjatë ekskursionit është e nevojshme të rrinë të qetë, të dëgjojnë shpjegimet e mësuesit dhe të
kryejnë detyrat që do t’u ngarkohen. Pasi klasa çohet në vendin e caktuar, mësuesi vepron sipas
planifikimit që ka bërë dmth konkretizon teza a ide që ka përpunuar apoi vë nxënësit të kryejnë
detyra duke i ndarë në grupe. P.sh në një ekskursion për të njohur botën bimore dhe shtazore të
zonës, pas konkretizimit që bën mësuesi, i ndan nxënësit në grupe duke i caktuar njerit detyrën
për mbledhjen e koleksioenve të bimëve, të gjetheve etj. Këto detyra mund të jenë të llojeve të
ndryshme si grumbullim materialesh, përshkrim dukurish apo objektesh gjeografike, etj. E
rëndësishme është që nxënësit të mos jenë pjesëmarrës pasivë, por aktivë në ekskursion. Ose
gjatë zhvillimit të ekskursionit rreth kapitullit “hidrografia” mësuesi i çon nxënësit në një lumë
afër shkollës dhe i ndan në grupe, duke i caktuar secilit grup detyra konkrete, p.sh njerit detyrën
për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së ujit në lumë, një grupi tjetër matjen e gjerësisë së lumit, një
tjetri matjen e thellësisë, etj.
Sidoqoftë puna e secilit grupndiqet nga qfër nga mësuesi, i cili për asnjë çast nuk i lë nxënësit
vetëm, për arsye të shumta.
Momenti më kryesor në këtë fazë është vrojtimi. Mësuesi duhet ta dretjojë vëmendjne e
nxënësve në vrojtimin e tiapreve më themelore të objekteve apo të dukurive gjeografike që do të
studiohen dheme anën e pyetjeve dhe detyrave që do t’u drejtojë atyre, ata të arrijnë të kuptojnë
thelbin e tij dhe të n xjerrin konkluzione të thjeshta.
c) Faza e punës pas ekskursionit. Në këtë fazë, që zhvillohet në klasë ose në shtëpi, në fromën
epunës së pavarur, nxënësit sistemojnë materialet e mbledhura, bëjnë koleksione, përshkrime
gjeografike, hpjegimin e pyetjeve të ndryshme, etj, punë këto që më vonë do të konsiderohen si
një ndihmëse edhe për pasurimin e bazës materiale të shkollës. Shpesh kjo punë zhvillojhet në
orën e ardhshme të mësimit, ku në fillim të saj rikujtohet zhvillimi i ekskursionit, lexohen
raportet me shkrim të secilit nxënës, bëhen diskutime rreth tyre, etj.

You might also like