You are on page 1of 5

Zhvillimi i teorise

sintaksore
Teoria sintaksore,per shkak te kompleksitetit te dukurive perkatese, me
gjithe fillimet e saj te hershme,ka marre zhvillim dhe eshte kristalizuar
vone.Ajo ka ecur neper rruge plot dredha e kunderthenie.Ka pasur dhe
ka qendrime te ndryshme ne trajtimin e nje numri te madh problemesh
te saj,shpesh edhe menyra te ndryshme ne zgjidhjen e tyre.Keto jane
kushtezuar nga drejtimet metodologjike qe jane ndjekur nga konceptimi
i ndryshem i natyres dhe i funksioneve te gjuhes,i lidhjeve midis
gjuhes,mendimit dhe realitetit objektiv,i raportit midis forms dhe
permbajtjes,po ashtu edhe nga traditat studimore,gramatikore qe jane
formuar ne gjuhet e ndryshme,nga pikepamjet e veshtrimet e ndryshme
te studiuesve ne zgjidhjen e ceshtjeve te vecanta,nga karakteri
shpeshhere kompleks i fakteve sintaksore,ose edhe nga vete gjuhet
konkrete e vecorite e tyre.Problemit themelor te sintakses se ne cka do
mbeshteten percaktimet,perkufizimet e klasifikimet e njesive dhe te
fakteve sintaksore,ne gjuhesine boterore i jane dhene dhe i jepen
zgjidhje te ndryshme si ne pikenisjet, ne kriteret,ashtu edhe ne
realizimet konkrete.Jane dalluar ne radhe te pare drejtimi logjik-
gramatikor, dhe drejtimi formal-gramatikor, duke marre per baze,i pari
vetem a kryesisht brendine,kategorite logjike,elementet kuptimore; i
dyti,menyren e shprehjes,elementet gjuhesore formale.Drejtimi logjik-
gramatikor zoteroi ne menyre absolute deri ne gjysmen e dyte te
shekullit te kaluar.Ne variante te reja,ku me pak, ku me shume te
ndryshuara,ai vijoi edhe me pas,nepermjet nje numri te mire
studiuesish,ne forma te perteritura, ai perfaqesohet here-here dhe ne
teorine sintaksore te sotme.Ne formen e tij me te skajshme,ai u
mbeshtet ne paralelizmin e plote te logjikes e te gramatikes,i veshtroi
kategorite gramatikore,sidomos sintaksoret ,si pasqyrim i drejtperdrejte,
here-here bile edhe si produkt,i kategorive logjike,i njejtesoi shpeshhere
me ato.Eshte shfaqur ne forma te ndryshme,qe shkojne nga nje
logjicizem absolute dhe i ngurte ne veshtrime me elastike e me te gjera.
Perfaqesuesit me tipike te ketij drejtimi e njejtesuan gjuhen me
mendimin,e veshtruan ate si shprehje te plote e te perpikte te kategorive
dhe te raporteve logjike,si dick ate perhershme,te pandryshueshme.
Faktet dhe ndertimet aq te larmishme sintaksore u futen ne skemat e
pergjithshme te logjikes formale,s’u mor fare parasysh ose u nenvleresua
forma e tyre.U vu shenja e barazise midis gjykimit logjik dhe njesise
sintaksore themelore,fjalise.Kjo u quajt nje gjykim i shprehur me
fjale,dhe u fol per nje skeme universal te saj.Nepermjet nje skematizmi
thjeshtesues te tepruar,u lane menjane ndryshimet cilesore te kategorive
gramatikore te aferta nga kuptimi,s’u moren parasysh ngjyrimet
dalluese, u veshtruan pak ose aspak vecorite e menyres se shprehjes se
tyre.Duke mos i kushtuar vemendjen e duhur materialit real gjuhesore
dhe vezhgimit te tij, nuk u pasqyruan ose u pasqyruan ne nje mase te
pakenaqshme vecorite e gjuheve kombetare,u paraqit ne nje menyre
shume skematike struktura sintaksore e tyre.I mbeshtetur po ne
permbajtjen,por duke e veshtruar kete nga nje prizem tjeter, drejtimi
psikologjik i lidhi kategorite gramatikore,vecanerisht sintaksore, me
perfytyrimet psikike.Ai u perfaqesua mjaft ne gjuhesine e fundit te
shekullit XIX dhe te gjysmen se pare te shekullit XX.Perkrahesit e tij
treguan paqendrueshmerine e bazave dhe te mjaft tezave te drejtimit
logjicist dhe e pasuruan veshtrimin dhe analizen e fakteve sintaksore.Nje
vemendje e vecante iu kushtua funksionit ekspresiv te gjuhes,aneve
ngasherimore te saj, u vu zakonisht ne qender te vemendjes realizimi
individual gjuhesor.Me gjithe disa veshtrime te reja qe solli,edhe ky
drejtim,duke u nisur nga pikepamja filozofike te gabuara,ne themel
idealiste,qe ne thelb mohonin mundesine e pasqyrimit te sakte te
realitetit objektiv nga mendimi e gjuha,dhe nuk merrnin parasysh
karakterin shoqeror te gjuhes,nuk e vendosi teorie sintaksore mbi
parime te drejta e te qendrueshme.Drejtimi formal-gramatikor u nis nga
protesta kunder njejtesimit te kategorive gramatikore me kategorite
logjike dhe kunder menjanimit ose nenvleresimit te menyres se
shprehjes te anes formale ne trajtimet dhe ne analizat sintaksore.Edhe ai
eshte paraqitur a paraqitet ne menyra e forma te ndryshme,qe
karakterizohen nga njohje vetem ose kryesisht e anes formale te fakteve
sintaksore,nga mbivleresimi i saj, dhe nga nenvleresimi ose mosmarrja
fare parasysh e brendise,e anes kuptimore.Elementet formale behen
momentet udheheqese a paresore te analizave sintaksore. Percaktimet,
perkufizimet dhe klasifikimet e njesive sintaksore mbeshteten ne kritere
formale-strukturore.Nje shfaqje e ketij drejtimi ka qene morfologjizmi i
sintakses.Gjymtyret e fjalise lidhen me pjeset e ndryshme te ligjerates,me
menyren me te zakonshme te shprehjes morfologjike te tyre,me vecorite
morfologjike te tyre.Fjalia here-here eshte veshtruar vetem si njesi
intonacionore,si nje fragment ligjerimi i karakterizuar nga nje
intonacion i mbaruar sin je fragment ligjerimi midis dy pauzash. Here te
tjera fjalia eshte marre sin je nga llojet e togfjaleshit. Klasifikimi i fjalive
sipas ketij veshtrimi behet here-here sipas mjeteve te lidhjes,
lidheza,peremra a ndajfolje lidhore.Ane pozitive e drejtimit formal
gramatikor qe se e shkarkoi gramatiken,konkretisht sintaksen,nga
shume elemente logjiciste te paperligjura, dhe terhoqi vemendjen mbi
anen formale gramatikore ,mbi momentet strukturore, mbi rendesine e
tyre.Po,duke e bere formen parim drejtues,sit e vetmin qe ka rendesi per
gjuhesine,pa u dhene vendin e duhur momenteve funksionale edhe ky
drejtim nuk pa drejt unitetin didaktik te gjuhes e te mendimit,te forms e
te permbajtjes,e shkeputi gjuhen nga mendimi formen nga
permbajtja,nuk mori parasyh ose jo sa duhet rolin themelor te gjuhes si
mjet marreveshjeje midis njerezve,funskionin e saj kumtues dhe
shprehes te mendimit,dhe shpuri here-here ne konceptimin e gramatikes
vetem si nje inventor menyrash te shprehuri.Drejtimet qe permendem,
me degezimet e tyre,pra u karakterizuan, te shumten e heres, nga
moskuptimi i drejte i raporteve midis gjuhes dhe mendimit,midis
permbajtjes dhe forms,prandaj u dhane keshtu zgjidhje te gabuara a te
pakenaqshme problemeve themelore te gjuhesise,ne menyre te vecante
problemeve sintaksore.Ato ose njejtesuan gjuhen me mendimin,
kategorite gramatikore me kategorite logjike,formen me permbajtjen,ose
mbivleresuan formen dhe e shkeputen ate nga permbajtja.Keshtu dhane
nje paraqitje te manget,te njeanshme,te fakteve sintaksore dhe nuk
arriten te japin nje sqarim e interpretim te drejte e te plote te tyre.Ne
ditet tona kerkimet e studimet sintaksore kane marre nje gjallerim te
vecante.Vemendje e madhe u eshte kushtuar sidomos problemeve
teorike e metodave te analizes se fakteve perkatese.Jane perpunuar e po
perpunohen metoda te tjera,teori te tjera qe shume here u kunderbihen
atyre te gjuhesise klasike.Ka nje perpjekje te shumanshme per te
percaktuar menyra te reja veshtrimi e analiza te fakteve sintaksore,qe te
lejojne nje paraqitje me te plote,nje depertim me te thelle ne natyren
etyre, nje klasifikim me adekuat te tyyre.Riveshtrohen konceptet klasike
ose zevendesohen shpesh me te tjera.Nje pjese e madhe e ketyre
perpjekjeve karakterizohen nga synimi per analiza strukturore,thjesht
formale,po nuk mungojne edhe orvatjet per t’i kombinuar ato me
analizat semantike,kuptimore,per te pare kryesisht anen funskionale.
Pamja qe paraqit stadi i sotem i kerkimeve sintaksore,eshte shume
komplekse,e karakterizuar nga shumesia e larmia e metodave,e
trajtimeve dhe e intrepretimeve,nga mospajtimi shuhe here i zgjidhjeve
per ceshtje te karakterit te pergjithshem ose te vecante.Nga kjo
veprimtari e gjere kane dal edhe nje tog perfundimesh positive,ne
metodat e menyrat e trajtimit te fakteve gjuhesore,po ka edhe mjaft
peshtjellime.Gjuhesia jone,duke iu permbajtur tezes se unitetit dialektit
te gjuhes me mendimin,te forms me permbajtjen,nuk e shkeput nga
mendimi, as formen nga permbajtja,por gjithashtu nuk e njejteson
gjuhen me mendimin,sintaksen me logjiken,as formen me permbajtjen.

You might also like