You are on page 1of 34

PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

PROPEDEUTIKA NË STOMATOLOGJI
-përmbledhje-

B e s n i k F a z l i u

________________________________________________________________________________________________1
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

1. Dhëmbi
2. Paradonciumi
3. Mukoza orale
4. Nofullat dhe artikulacioni temporomandibular
5. Peshtyma dhe faktoret mbrojtës në hapsirën e gojës
6. Lezionet e indeve të forta të dhëmbit
7. Sëmundjet e pulpës
8. Sëmundjet e paradonciumit
9. Sëmundjet e mukozës orale
10. Metodat e hulumtimit të pacientit (Gjeneralet dhe Anamneza)
11. Ekzaminimi klinik (intraoral dhe ekstraoral)
12. Metodat diagnostifikuese stomatologjike – testet orale
13. Metodat diagnostifikuese stomatologjike – indeksat oral
14. Metodat diagnostifikuese stomatologjike – testet laboratorike
15. Metodat diagnostifikuese stomatologjike – testet mikrobiologjike
16. Metodat diagnostifikuese stomatologjike – testet hematologjike
17. Palpacioni
18. Perkusioni
19. Termotesti
20. Elektrotesti
21. Rentgenografia
22. Mobiliteti i dhëmbëve
23. Sondimi
24. Diafanoskopia
25. Vendi i punës – Kabineti stomatologjik
26. Burimi i dritës
27. Poltroni stomatologjik
28. Trepanat stomatologjike
29. Uniti stomatologjik
30. Frezëmbajtësi – kundërkëndi
31. Frezëmbajtësi – pjesamenti
32. Frezëmbajtësi – turbina
33. Instrumentet për ekzaminim klinik
34. Instrumentet për preparim të kavitetit
35. Instrumentet për përgaditje të medikamenteve dhe vendosje të mbushjeve
36. Instrumentet për largimin e depozitave të forta nga dhëmbët
37. Instrumentet për lustrim
38. Instrumentet për fushë të thatë të punës
39. Instrumentet akcesore
40. Kontrolla e infeksionit në stomatologji
41. Dezinfektimi dhe sterilizimi në stomatologji (mjetet dezinfektuese dhe llojet e sterilizimit)
42. Kategorizimi I pacientëve në praktikën stomatologjike
43. Përdorimi i antibiotikëve në stomatologji
44. Praktika stomatologjike në kujdesin stomatologjik (primar, sekondar dhe terciar)
45. Klasifikimi ndërkombëtar I sëmundjeve në stomatologji dhe nomenklaturat e ndërhyrjeve terapeutike stomatologjike
46. Sistemi informativ stomatologjik – Kartoteka dhe kartoni stomatologjik

________________________________________________________________________________________________2
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

DHËMBI

Dhëmbi është njësia themelore morfofunksionale e organit mastikator e cila përbëhet nga tri inde të forta dhe një
ind i butë.

Indet e forta janë :


1. Zmalti
2. Dentina
3. Cementi
Ind i butë i dhëmbit është:
1. Pulpa

Në përbërje të dhëmbit gjenden 84% substanca inorganike, 13% materie organike dhe 3% ujë.
Zmalti si indi më i mineralizuar i organizmit mbulon kurorën e dhëmbit dhe mbaron në qafën e dhëmbit. Ka ngjyrë
të kaltërt në të verdhë, dhe pjesa më e trashë e tij shtrihet në majat e tuberkulumeve të dhëmbëve. Në zmalt
gjenden pikat kontaktuese të dhëmbëve. Kimikisht është i përbërë nga kristalet e hidroksiapatitit rreth 92% të
përziera me sasi të vogla të materieve organike.
Sa i përket ndërtimit histologjik zmalti përbëhet nga prizmat e hidroksiapatitit që njihen si prizmat e zmaltit.
Procesi i formimit të zmaltit quhet amelogjenezë, kurse qelizat formuese ameloblaste.
Struktura që vërehen në zmalt janë : vijat e Retziusit, kufiri zmalt dentinë dhe membrana e Nasmythit.
Dentina paraqet pjesën më voluminoze të dhëmbit e cila në kurorë shtrihet nën zmalt kurse në rrënjë vazhdon nën
cement, pra dentina e kufizon kavitetin pulpar. Përbërja kimike e dentinës është rreth 75% materie inorganike
kurse 20-25% materie organike , ndërsa sa i përket ndërtimit histologjik dentina është e përbërë nga masat
dentinore dhe nga kanalëzat e dentinës. Masa dentinore përbëhet nga dentina formative. dentina peritubulare,
dentina intratubulare dhe dentina intertubulare. Struktura që verehen në dentinë janë: vijat e Von Ebnerit dhe vijat
e Owenit. Procesi i formimit të dentinës quhet dentinogjenezë kurse qelizat që e formojnë dentinën quhen qeliza
odontoblaste.
Cementi është indi i fortë që mbulon dentinën në pjesën e rrënjës dhe mbaron në qafën e dhëmbit. Sipas ndërtimit
kimik cementi përmban rreth 50% materie inorganike, kurse sipas zhvillimit morfologjik në cement dallojmë:
cementin intermedial, cementin acelular , cementin celular, cementin riparues, shtresen cementoide dhe kufirin
cement dentinë. Cementi është pjesë e aparatit lidhës të dhëmbit, procesi i formimit të tij quhen cementogjenezë
dhe formohet nga cementoblastet.
Pulpa është i vetmi ind i butë i dhëmbit i mbuluar në tërësi me dentinë i shtrirë në pulpa coronaris dhe pulpa
radicularis. Në preparate histologjike në pulpë vërehen odontoblastet, zona e varfër me qeliza (zona e Weilit) dhe
zona e pasur me qeliza (zona e Hohlosë). Në pulpë ka tri lloje të fijeve: fijet kolagjene, fijet elastike dhe fijet
retikulare. Elementet celulare janë: odontoblastet, fibroblastet dhe qelizat mbrojtëse. Poashtu në pulpë vërehen
enët e gjakut dhe fijet nervore. Funksionet e pulpës janë: Funksioni nutritiv, funksioni formativ, funksioni sensorik,
dhe funksioni mbrojtës.

________________________________________________________________________________________________3
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

PARADONCIUMI

Paradonciumi paraqet aparatin mbështetës të dhëmbit i cili përbëhet nga : cementi, ligament periodontal, kocka
alveolare dhe gingiva. Secila prej këtyre komponentëve është e dalluar për nga lokacioni, ndërtimi dhe vetitë
biokimike, të cilat përshtaten gjatë jetës. Paradonciumi ekziston me qëllim të mbështetjes së dhëmbëve gjatë
funksionit të tyre dhe kjo varet nga stimulimi që merr nga. Prandaj, një gjendje e vazhdueshme e bilancit gjithmonë
ekziston midis strukturave periodontale dhe forcave të jashtme.

Cementi është indi i fortë që mbulon dentinën në pjesën e rrënjës dhe mbaron në qafën e dhëmbit. Sipas ndërtimit
kimik cementi përmban rreth 50% materie inorganike. Cementi është pjesë e aparatit lidhës të dhëmbit, dhe
shërben për lidhjen e dhëmbit me kockën alveolare me anë të ligamentit periodontal.
Ligamenti periodontal është një grup i fibrave të specializuara të indit lidhës që në thelb shërbejnë për të bashkuar
një dhëmb me kockën alveolare në të cilën ajo ulet. Funksionet e ligamentit periodontal janë përkrahës, ushqyes,
sensorik dhe rimodelus. Keto fije janë si amortizues të dhëmbit ndaj forcave aksiale, horizontale dhe cirkulare, një
kohësisht i ruan edhe muret e alveolës ndaj traumatizimit
Kocka alveolare paraqet ashtin ku janë të vendosur dhëmbët. Në të janë të vendosura gotat alveolare (alveolat
dentare), të ndara përmes septave interavleolare.
Gingiva është pjesa më periferike e aparatit mbështetës të dhëmbit. Ajo mbështjellë qafën e dhëmbit. Gingiva
ndahët në :
1 Gingivën e lirë (margjinale)
2 Gingiva ngjitëse

________________________________________________________________________________________________4
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

MUKOZA ORALE

Mukoza orale paraqet shtresën e brendshme që e mbështjellë hapsirën e gojës. Kjo mukozë është e përbërë nga
epiteli shumështesor i sheshtë i njohur si epiteli oral, dhe nga shtresa nën të e quajtur lamina propria.
Mukoza orale mund të ndahet në tri kategori:
1. Mukoza mastikatore – epitel shumështresor i keratinizuar që gjendet në dorsum linguae , në
qiellzën e fortë dhe në gingivë.
2. Mukoza kufitare – epitel shumështresor i pakeratinizuar : mukoza bukale , mukoza labiale,
mukoza alveolare.
3. Mukoza e specializuar – gjendet në zonat ku janë të pranishme kupëzat e shijes, përkatësisht
papillat e gjuhës dhe mbaresat nervore.

Epiteli i mukozës së pjesës së keratinizuar është i përbërë nga 4 shtresa : st. basale, st. spinosum, st. granulosum,
st. corneum. Kjo pjesë e mukozës gjendet në gingivë, qiellzën e fortë dhe në shpinën e gjuhës ku trysnia e përtypjes
është më e lartë.
Në epitelin e mukozës së pakeratinizuar shtresat janë: st. basale, st. granulosum, st. intermedia dhe st. superficialis.
Kjo pjesë e mukozës gjendet në qiellzën e butë, në pjesën e brendshme të buzëve dhe faqeve, në dyshemenë e
gojës dhe në pjesën ventrale të gjuhës.
Lamina propria është e përbërë nga indi lidhor fibroz që përmban tipin I dhe tipin III të kolagjenit, dhe fijet e
elastinës. Kjo ndahet në dy shtresa të holla: shtresa papillare e cila përmban fijet nervore dhe enët e gjakut, dhe
nga shtresa retikulare(e thellë) e cila përmbanë një numër të madh të fijeve të indit lidhor.
Funksionet e mukozës orale janë: mbrojtja, ndjeshmëria, sekretimi.

________________________________________________________________________________________________5
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

NOFULLAT DHE ARTIKULACIONI TEMPOROMANDIBULAR

Njeriu ka dy nofulla, nofullën e sipërme dhe nofullën e poshtme të cilat bashkohen përmes nyjes
temporomandibulare.
Nofulla e sipërme apo maxilla është e përbërë nga trupi dhe nga katër zgjatime : zgjatimi frontal, zgjatimi
zigomatik, zgjatimi alveolar dhe zgjatimi palatinal.
Trupi i maxillës i ka 4 faqe: faqen e përparme në të cilën gjendet foramen infraorbitale dhe fossa canina, faqen e
jashtme ku gjendet foramen infratemporalis, faqen e sipërme e cila paraqet bazamentin e orbitës , ku gjendet
sulcus infraorbitalis që vazhdon me canalis infraorbitalis, dhe faqen e brendshme. Në brendi të trupit gjendet sinusi
maksillar.
Zgjatimi alveolar i maksillës permban këto formacione: alveoli dentales, septa interalveolaria, septa
interradicularia, juga alveolaria .. Në pjesën fundore ky zgjatim mbaron me Tuber Maxillae.
Zgjatimi palatinal i maksillës paraqet tavanin e hapsirës së gojës. Ky zgjatim e ndan hapsirën e gojës nga hapsira e
hundës. Në të vërehet foramen incisivum. Skaji distal i saj paraqet skajin faringeal apo vijën e vibracionit.
Zgjatimi mollëzor paraqet majën piramidale të trupit të maksillës.
Zgjatimi frontal paraqet pjesën e cila nyjtohet me ashtin ballor, ashtin e hundës dhe ashtin lotor.

Nofulla e poshtme apo mandibula është e përbërë nga: trupi, këndi dhe degët.
Trupi i mandibulës ka faqen e përparme ku vërehen foramen mentale dhe faqen e pasme
Këndet e mandibulës formohen në vendtakimin e degëve me trupin dhe paraqesin vendkalimin e arteries faciale.
Degët vazhdojnë nga trupi dhe zgjaten lartë për të dhënë dy zgjatime: zgjatimin koronoid dhe zgjatimin kondilar të
ndarë ndërmjet me gdhendëzën maseterike.
Nyja temporomandibulare është nyja e vetme e lëvizshme e sistemit orofacial e cila e lidhë mandibulën me kafkën.
Lëvizjet që i mundëson kjo nyje janë: Pjesët përbërëse të këtij artikulacioni janë
1. Lëvizjet para-prapa 1. Caput mandibulae (Kondili)
2. Lëvizjet poshtë-lartë 2. Gropa artikuluese
3. Lëvizjet laterale 3. Disku artikulues
4. Lëvizjet rrotulluese 4. Kapsula artikuluese
5..Ligamente
Kondili paraqet pjesën e zgjatimit kondilar të mandibullës e cila mer pjesë në artikulacion duke lëvizur në gropën
artikuluese. Kondili bashkë me gropën artikuluese paraqesin të vetmet elemente kockore të ATM.
Gropa artikuluese është pjesë e ashtit temporal, dhe përpara kufizohet me tuberculum articulare.
Disku artikulues është mbështjellës i cili e ndan nyjën në pjesën e sipërme ose meniskotemporale ku kryhen lëvizjet
rrëshqitëse dhe pjesën e poshtme ose meniskomandibulare kur kryhet lëvizjet sharniere.
Kapsula artikuluese është kapsule e përbërë nga membrane fibroze që mbështjell nga jashtë artikulacionin dhe
membrane sinoviale që mbështjellë faqet e brendshme. Ka vaskularizim të mirë.
Lidhjet ligamentare e përforcojnë këtë nyje për strukturave tjera. Kemi lidhjet kryesore dhe lidhjet sekondare.
Lidhjet kryesore e përforcojnë faqen e jashtme dhe të brendshme për indit fibroz, kurse në lidhje sekondare bëjnë
pjese : lig. Temporomandibulare, lig. Sphenomandibulare, lig. Collaterale mediale, Raphe pterygomandibulare.

________________________________________________________________________________________________6
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

PËSHTYMA DHE FAKTORËT MBROJTËS

Pështyma ose saliva është një sekrecion ekzokrin i përbërë kryesisht nga 99% ujë dhe pjesa tjetër nga elektrolite të
ndryshëm dhe proteina të përfaqësuara nga enzimat, imunoglobulinat dhe faktorë të tjerë antimikrobial.
Gjithashtu në salivë gjenden glikoproteina mukozale dhe disa oligoproteina të tjera me rëndësi për shëndetin e
gojës si dhe glukozë dhe produkte me përmbajtje grupesh azoti si p.sh ureja dhe amoni.
Pështyma prodhohet kryesisht nga tre gjëndra madhore, gjëndra parotis, sublinguale dhe submandibulare. Në
kushte qetësie prodhohet një sasi e vogël pështyme, e cila quhet “pështyma e pa stimuluar” ndërsa “pështyma e
stimuluar” prodhohet gjatë ushqyerjes dhe përbën 80%-90% të sasisë totale ditore të pështymës.
Pështyma lubrifikon indet e zgavrës së gojës duke ndihmuar në të folur dhe ushqyerje por në të njëjtën kohe luan
një rol të rëndësishëm mbrojtës ndaj dhëmbëve dhe mukozës së gojës. Lubrifikimi dhe funksioni antibakterial i
salivës kryhen përgjithësisht nga pështyma e pastimuluar. Pështyma e stimuluar ka një veprim mekanik, shpëlarës
dhe pastrues ndaj mbeturinave ushqimore në zgavrën e gojës. Pështyma përmban proteina imunitare ose
joimunitare me veti antimikrobiale. Faktorët mbrojtës të pështymës shfaqin veti të ndryshme antimikrobiale.
Faktorët mbrojtës kryesorë janë sistemi i peroksidazave ku bëjnë pjesë:
1. Laktoferrina
2. Lizozima
3. Histatina
Në studimet in vitro këto enzima veprojnë duke:
a. kufizuar rritjen e baktereve dhe myqeve;
b. ndërhyjnë në marrjen dhe metabolizmin e glukozës;
c. dhe nxisin bashkimin, grumbullimin dhe eleminimin e baktereve
Përveç peroksidazave ndër faktorët mbrojtës imunologjik që prodhohen nga pështyma janë imunoglobulinat.
Imunoglobulina A (IgA) është komponenti kryesor imunologjik në pështymë e cila prodhohet nga plazmocitet që
gjenden në gjëndrat salivare. IgA mund të neutralizojë viruse, baktere dhe toksina. IgA shërben si një antitrup për
antigjenet bakterialë duke penguar aderencën e tyre në indet e zgavrës së gojës

________________________________________________________________________________________________7
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

LEZIONET E INDEVE TË FORTA TË DHËMBIT

Ndryshimet e formës morfologjike në dhëmbë mund të paraqiten si pasojë e ndikimit të faktorëve të jashtëm ose
të brendshëm. Sipas Keyes dhe Jordan (1963) faktorët kryesorë të paraqitjes së kariesit janë:
1. Dhëmbi (sipërfaqja e tij)
2. Shkaktari (lloji i mikroorganizmit)
3. Ambienti (substrati i mikroorganizmave)
4. Më vonë është shtuar edhe faktori kohë

Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kariesit janë:


1. Faktorët e përgjitshëm
a. Trashëgimia
b. Raca
c. Gjinia
d. Mosha
e. Faktori imunologjik
f. Shtatzënia
g. Klima
h. Sëmundjet kronike
i. Hormonet
j. Standardi jetësor
k. Ushqimi
2. Faktorët lokalë
a. Forma e dhëmbit
b. Higjiena e gojës
c. Flora bakteriale
d. Depozitat në dhëmbë
e. Pështyma
f. Hidratet e karbonit
3. Faktorët jatrogjenikë
a. Nxjerrja e parakohshme e dhëmbëve të qumshtit
b. Dhëmbët e dendur
c. Aparatet ortodontike joadekuate
d. Implanitimi jokorrekt konservatik
e. Punimet protetike joadekuate
f. Dëmtimet gjatë shërimit të paradonciumi
g. Traumat gjatë intervenimeve kirurgjike

________________________________________________________________________________________________8
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

SËMUNDJET E PULPËS

Pulpa e dhëmbit është ind lidhor i shkriftë me prejardhje mezenkimale. Pulpa është në kontinuitet me indin lidhor
të ligamenteve periodontale, nëpërmjet majës së rrënjës së dhëmbit dhe kanaleve laterale..
Indi pulpar vendoset në kavumin pulpar (Cavum Pulpae) i cili topografikisht ndahet në:

a. Pjesën koronare (pulpa coronalis)

b. Pjesën radikulare (pulpa radicularis)


Dhimbja pulpare – pulpalgjia paraqitet :
1. Tek çrregullimet e lehta të pulpës siç janë:
a. Hyperemia ireversibile dhe Pulpiti inicial
b. Dhimbja është therrëse por e shkurtër dhe e kohë paskohshme
2. Tek inflamacioni akut i pulpës që përfshinë tërë pulpën:
a. Dhimbja është e fortë dhe zgjatë
b. Dhimbja reflekton në dhëmbët tjerë të së njejtës anë
c. Pacienti nuk mund ta lokalizojë dhimbjen përveç kur preket Periodonciumi
Inflamacioni është proces dinamik që manifestohet me një numër të madh të reaksioneve qëllimi i të cilave është
neutralizimi i nokseve të dëmshme dhe rivendosja e ekuilibrit të funksionve në organizëm.
Cdo inflamacion i pulpës është i karakterit ireversibil. Proceset patologjike që dominojnë në pulpë janë
inflamacionet.
Inflamacionet sipas rrjedhës ndahen në akute dhe kronike.
Sipas përfshirjes së pulpës ndahen në parciale dhe totale.
Sipas eksudatit janë seroze dhe purulente.

SËMUNDJET E PARADONCIUMIT

Periodontiti është një term i përdorur për të përshkruar një grup të gjendjeve që përfshin inflamacion te gingivës
dhe strukturave të tjera që mbështesin dhëmbët. Periodontiti është i shkaktuar nga bakteret që gjenden në pllakun
dental dhe shpesh, por jo gjithmonë, fillon si gingivit.
Shkaktarët e sëmundjeve paradontale ndahen në shkaktarë lokalë dhe në shkaktarë të përgjithshëm.
Faktorët më të shpeshtë lokalë janë depozitat si pelikla, pllaku dental apo gurëzit.
Faktorë favorizues të krijimit të depozitimeve janë : kariesi, ushqimi i mbetur, humbja e dhëmbit, kafshimi
unilateral, shprehitë e këqija etj.
Në bazë të klasifikimit të bërë nga AAP në sëmundje të paradonciumit bëjnë pjesë:

1. Sëmundje gingivale
2. Periodontiti kronik
3. Periodontiti agresiv
4. Periodontiti si manifestim i sëmundjeve sistemike
5. Sëmundje periodontale nekrotizuese
6. Abceset e periodonciumit
7. Periodontiti i lidhur me lezione endodontike
8. Deformimet gjatë zhvillimit
________________________________________________________________________________________________9
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

SEMUNDJET E MUKOZËS ORALE

Sëmundjet e mukozës orale klasifikohen nga aspekti morfologjik dhe topografik.


Klasifikimi topografik
Sipas lokalizimit të procesit patologjik:
1. Nëse janë përfshirë buzët - chelitis,
2. Nëse është përfshirë mukoza e bazës së gojës ose e vestibulumit – stomatitis ,
3. Nëse është përfshirë mukoza e qiellzës – palatitis,
4. Nëse është përfshirë gjuha – glossitis,
5. Nëse është përfshirë gingiva – gingivitis.
Klasifikimi morfologjik
Diagnoza morfologjike jepet sipas efloreshences :
1. Stomatitis maculosa
2. Stomatitis vesiculosa
3. Stomatitis bullosa
4. Stomatitis pustulosa
5. Stomatitis plaquesosa
6. Stomatitis erosive
7. Stomatitis ulcerosa
Klasifikimi etiologjik
Këto sëmundje mund të kenë etiologji nga faktorët lokal ose sistemik.

METODAT E HULUMTIMIT TË PACIENTIT (Gjeneralet dhe Anamneza)

Detyra e mjekut është që para se të fillojë me shërimin e pacientit ti marrë gjeneraliet , të bëjë vizitën mjekësore e
pastaj të marrë anamnezën dhe të bëjë ekzaminimet klinike.
Gjeneralet:
Së pari nga pacienti duhet të merren të dhënat gjenerale që plotësohen në formularin përkatës ose futen në pultin
kompjuteri. Në këto të dhëna bëjnë pjesë:
1. Emri
2. Mbiemri
3. Mosha
4. Gjinia
5. Profesioni
6. Numri i telefonit
7. Adresa
8. Vendbanimi

________________________________________________________________________________________________10
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Vizita mjekësore:
Vizita mjekësore fillon prej momentit kur pacienti hyn në kabinetin stomatologjik. Terapeuti e observon pacientin
ndërkohë që e përshëndet dhe e drejton drejtë karriges. Në stomatologji vizitat mjekësore i ndajmë në :
a. Vizita rutinore – Pacienti i nështrohet kësaj vizite me qëllim të përcaktimit dhe shërimit të ndryshimeve
ekzistuese në gojë dhe në dhëmbë.
b. Vizita emergjente – Kjo vizitë ndodhë kur pacienti paraqitet në kabinetin stomatologjik me dhimbje ose
gjakosje.
c. Vizita periodike – Realizohet pas shërimit të sëmundjes, dhe bëhet një herë në 3 muaj apo një herë në 6
muaj.
Anamneza:
Anamneza që ne e marrim nga pacienti përbëhet nga të dhënat që na ofron pacienti të cilat janë vlerësime
subjektive personale të tij. Për shkaqe didaktike ndahet në :
1. ANAMNEZA VITAE – Kjo anamnezë përfshin të gjitha ndryshimet në organizmin e pacientit deri më tani . Në
të përfshihen sëmundjet e moshës fëmijërore të cilat kujtohen. Pacienti duhet ta njoftojë mjekun në lidhje
me sëmundjet sistemike nga të cilat lëngon (nëse ka). Varësisht nga sëmundja meren masat:
a. Sëmundjet malinje : Pasi që forcat imune të të sëmurëve zvogëlohen nën ndikim të citostatikëve atyre
ju ofrohen antibiotikë si premedikim para intervenimit.
b. Sëmundjet kardiovaskulare : Te ky grup i pacientëve duhet të kemi kujdes të veqantë shkaku i
mundësisë së arrestit kardiak. Tek këto raste përdoret terapia standarde dhe terapia e posaçme.
c. Sëmundjet endokrinologjike : Në anamnezë duhet të ceket lloji i disfunksionit hormonal dhe të bëhet
premedikimi para intervenimit.
d. Sëmundjet e traktit respirator : Pacientët që vuajnë nga këto sëmundje duhet të cekin llojin e
sëmundjes , kur është paraqitur sëmundja dhe barnat që përdoren për këtë sëmundje.
e. Sëmundjet alergjike : Kujdes i veçantë i kushtohet pacientëve alergjikë ndaj anestetikëve.
f. Sëmundjet psikiatrike : Gjendja psikike e pacientit mund të jetë faktor me rëndësi për diagnostifikimin
dhe shërimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe të gojës.
g. Sëmundjet hematologjike : Kujdes të posaqëm duhet ti kushtohet diskrazioneve të gjakut. Terapia e të
e pacientëve me të tilla sëmundje duhet të bëhet nën vëzhgim të vazhdueshëm të hematologut.
h. Sëmundjet infektive : Këtyre sëmundjeve u kushtohet rëndësi e madhe. Disa sëmundje infektive
shfaqin simptoma në gojë. Rrëfim i sinqertë i pacientit fitohet me bisedë relaksuese nga ana e mjekut.
2. ANAMNEZA FAMILJARE – Në këtë pjesë nga pacienti kërkohet të rrëfejë për sëmundjet sistemike në famijen e
ngushtë, me theks të veqantë kërkohet të dihet për sëmundjet gjenetike, kardiovaskulare dhe malinje të
antarëve të familjes.
3. ANAMNEZA MORBII – Pas marrjes së anamnezës së përgjithshme dhe dhe asaj familjare duhet të marrim
anamnezën lokale përkatësisht të ekzaminojmë statusin e dhëmbëve. Pyetjet që i drejtohen pacientit duhet
të jenë të shkurta dhe të qarta. Në fillim kërkohet nga pacienti të rrëfejë për ankesat që e kanë shtyrë të vijë
tek mjeku, pastaj fillojmë më pyetjet:

1. Kur filloi sëmundja, cilat janë simptomat e sëmundjes? 10. A janë dhimbjet me intensitet të njejtë ?
2. A përcillet sëmundja me dhimbje apo ato nuk ekzistojnë fare? 11. Kur paraqiten dhimbjet , ditën ose natën ?
3. A është intensiteti i dhimbjeve I njejtë prej fillimit të sëmundjes? 12. Intensiteti është më i madh gjatë punës apo pushimit?
4. A është bërë mjekimi më herët dhe kur është bërë? 13. Karakteri i dhimbjes është pulastiv apo therës?
5. Pyetet pacienti për ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj temperaturës. 14. Dhimbja e paraqitur a e përfshin vetëm dhëmbin e
6. A rriten apo zvogëlohen dhimbjet në të ftoftë? dyshimtë?
7.________________________________________________________________________________________________11
Ushqimi i nxehtë çfarë ndikimi ka në dhimbje? 15. Sa zgjasin fazat pa dhimbje?
8. Sa sekonda zgjasin dhimbjet e shkaktuara nga ngacmimet termike? 16. A pushojnë dhimbjet nën ndikim të analgjetikëve?
9. A reagon ndaj ngacmimeve kimike (thartë, ëmbël) ? 17. A është në gjendje i sëmuri të lokalizojë dhëmbin e
10. A janë dhimbjet spontane pa ngacmime nga jashtë? dyshimtë apo dhimbjet reflektohen në pjesë tjera me
11. Nëse janë spontane sa zgjasin? anë të degëve të trigeminusit?
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

EKZAMINIMI KLINIK ( Intraoral dhe ekstraoral)

Inspeksioni paraqet ekzaminimin klinik të pacientit i cili mund të jetë intraoral dhe ekstraoral.
Ekzaminimi ekstraoral:
Fillon qysh prej hyrjes së pacientit në kabinetin stomatologjik. Vërehet pacienti se a ka:
a. Asimetri në fytyrë,
b. Ndryshime në lëkurë
c. Abcese apo edema
d. Tumore, fistula dhe cikatrikse
1. Auskultimi bëhet në raste të caktuara. Ky manipulim bëhet me stetoskop ose terapeuti e ofron veshin.
Preferohet të bëhet tek paraokluzionet, frakurat e nofullave dhe komplikimet e ATM. Nëse ekziston dëmi në
ATM do të shfaqen krepitacione.
2. Testet funksionale përfshijnë lëvizjet normale morfologjike të nofullës dhe muskujve gjatë artikulacionit dhe
okluzionit.
Ekzaminimi intraoral:
Ky ekzaminim realizohet me veshtrimin e gjendjes faktike në hapsirën e gojës. Kontrollin e dhëmbëve e bëjmë me
ndihmën e pasqyrës, sondës dhe pincetës stomatologjike.
a. Inspektimin e dhëmbëve e bëjmë duke shikuar radhitjen, madhësinë, morfologjinë, ngjyrën, pikën e kontaktit.
b. Inspektimi i forniksit vestibular pasqyron gjendjen e gingives dhe mukozës orale.
c. Inspektimi i gjuhës bëhet duke bërë vështrimin e ngjyrës, formës, konsistencës dhe sensibilitetit.
d. Inspektimi i pallatumit bëhet me qëllim të vlerësimit të mardhënieve të tij me tonsillat.
e. Inspektimi i gjëndrave pshtymore bëhet me qëllim të kontrollimit të kalueshmërisë së kanaleve pshtymore.

MDS – TESTET ORALE

Në testet orale ndër të tjera bëjnë pjesë:


1. Testet citologjike – zakonisht përdoren në rastet e inflamacioneve por edhe tek tumoret malinje.
2. Biopsia – Ekzaminimi indeve të larguara nga një trup i gjallë për të zbuluar praninë ose shkallën e një sëmundje .
3. Imunofluoreshenca – Është një metodë që shërben për të përcaktuar vendndodhjen e një antigjeni (ose antitrupi) në
indet e trupit në bazë të reagimit me një antitrup (ose antigjeni ) të etiketuar me ngjyrë fluoreshente.
4. Testet mikrobiologjike – Përodren për të verifikuar praninë e ndonjë mikroorganizmi në hapsirën e gojës dhe
strukturat e saj.
5. Testet hematologjike – Përdoren për të verifikuar pasqyrën e elementeve të gjakut në indet orale.

________________________________________________________________________________________________12
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

MDS – INDEKSAT ORAL

Indeksat oral shërbejnë për të bërë vlerësimin e gjendjes dentoorale.

1. Indeksi i higjienës orale


Paraqet një metodë të thjeshtë dhe të lehtë për vlerësimin e higjienës orale. Përbëhet nga indeksi i
Debrisit( copëzave) dhe indeksi i Kalkulusit.
2. Indeksi i thjeshtësuar i higjienës orale
Bën vëzhgim të dhëmbëve natyral që kanë dalur plotësisht, por jo edhe të dhëmbëve të restauruar dhe kariozë.
3. Indeksi i performancës së higjienës orale të pacientit
4. Indeksi i pllakut
Vlerëson trashësinë e pllakut në sipërfaqet e dhëmbit.
5. Indeksi gingival
Vlerëson shkallën e paraqitjes së gingivitit dhe lokalizimin e tij në 4 zona të ndryshmë.
6. Indeksi periodontal
Është përdorur një kohë të gjatë gjerësisht në anketat epidemiologjike , por nuk përdoret më tani për shkak të
futjes së indekseve të reja periodontale dhe përpunimit të kritereve .
7. Indekset e kariesit
a. Këtu bëjnë pjesë indekse të shumta si psh :
b. KAP – Karies, Abstraksion, Pllombimi
c. KIM – Karies indeksi mesatar, KIP – Karies indeksi personal etj.
8. Indeksi dentar i fluorizimit
9. Indeksat e malokluzioneve
a. Indeksi për nevojat e tretmanit ortodontik (anglisht IOTN)
b. Indeksi i vlerësimit të barabartë (PAR)

MDS – TESTET LABORATORIKE

Testet më të shpeshta laboratorike të cilat sygjerohen nga dentistët janë:

1. Analizat e gjakut : 4. Analizat sa i përket metabolizmit të eshtrave


a. Hemoglobina në gjak a. Kalciumi
b. Hematokrit b Fosfori
c. Qelizat e kuqe dhe qelizat e bardha c. Fosfataza alkaline
d. Glukoza në gjak 5. Analizat funksionale të veshkëve
2. Analizat për rrjedhshmërinë e gjakut a. Urea dhe amonjaku
a. Protrombina (shpejtesia e prodhimit te b. Acidi urik
protrombinës) c. Kreatinina
b. Protromboplastina (shpejtesia e krijimit 6. Analizat funksionale të melqisë
c. Zgjatja e hemorragjisë a. Laktat dehidrogjenza
d. Numri i trombociteve b. Aspartat aminotransferaza
3. Analizat për sëmundje infektive c. Alaninë aminotransferaza
________________________________________________________________________________________________13
a. HIV d. Fosfataza alkaline
b. Hepatit e. Bilirubina, Albuminat, Kolesteroli
7. Testet serologjike
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

MDS – TESTET HEMATOLOGJIKE

Përdoren vetëm në rastet kur dëshirojmë të caktojmë ndryshimet kualitative në indin pulpar. Hemopulpogrami
bëhet kur në kushte aseptike trepanohet dhoma pulpare deri sa të paraqitet pika e parë e gjakut. Me pipetë
kapilarike merret pika e gjakut dhe vendoset në pllakë të qelqit. Preparati ngjyroset me metodën e Giemsës sipas
Papenheimit. Në mikroskop caktohet prezenca e elementeve të gjakut.

MDS – TESTET MIKROBIOLOGJIKE

Në përcaktimin e diagnozës dhe të terapisë rol me rëndësi luan prania e infeksionit në indin pulpar. Gjendja e
hiperemike e indit pulpar dhe pulpitet iniciale janë pa prezencë të mikroorganizmave kurse gjendjet tjera
patologjike përcillen me invasion bakteror. Për analiza bakterologjike merret pjesa koronare e pulpës në kushte
aseptike. Kjo pjesë e pulpës vendoset në tretje fiziologjike 0.9% e më pas vendoset në endoagar me 5% saharozë.
Bakteret mbahen në kushte aerobe dhe anaerobe 24-72 orë dhe më pas bëhet identifikimi i tyre.

PALPACIONI

Palpacioni është ekzaminim i cili bëhet me majat e gishtave. Palpacioni mund të jetë ekstraoral dhe intraoral.
Palpacioni ekstraoral bëhet me qëllim të përcaktim të ndryshimeve në fytyrë dhe në qafë. Deformimet i
konstatojmë me okulim kurse me palpacion i përcaktojmë kufijtë e traumave të enjturave dhe deformimeve.
Abceset diagnostifikohen me hulumtimin e fenomenit te topit ose fenomenit pli. Nëse me palpim mes gishtit të
madh dhe atij tregues vërehet formacioni 1x1 cm atëherë themi se ekziston fenomeni pli. Kjo metodë shërben për
hulumtim të infeksioneve dhe tumoreve regjionale në gjëndrra.
Palpacioni intraoral bëhet duke palpuar buzët dhe forniksat. Këtu kërkojmë ekzistimin e fistulave, fluktuacioneve
ose dëmtimeve tjera në indet e buta dhe në kockën alveolare.

PERKUSIONI

Është ndjenjë taktile. Pasi zmalti nuk ka receptor ndikimet përcillen drejtë në paradoncium.
Kjo metodë bëhet me majën e dorëzës së instrumenteve për ekzaminim klinik. Perkusioni bëhet me goditje të lehtë
në kurorën e sëmurë. Goditja mund të jetë në drejtim vertikal ose horizontal.
Perkusioni vertikal bëhet me qëllim të identifikimit të proceseve inflamatore në periapeks.
Perkusioni horizontal bëhet me qëllim të identifikimit të ndryshimeve në paradontin margjinal.
Kjo metodë bën pjesë në metodat krahasuese.

________________________________________________________________________________________________14
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

TERMOTESTI

Kjo metodë bëhet me qëllim që me ndihmën e ngacmimeve termike në të nxehtë dhe në të ftoftë të
diagnostifikohen ndryshimet në dhëmbë. Dhëmbët ngacmohen me agjensë të ndryshëm në të tretat incizale ose
okluzale.
Si agjensa termikë në të ftoftë përdoren : uji i ftoftë, akulli, kloretili, acidi karbolik.
Si agjensa termikë në të nxehtë përdoren : uji i nxehtë, ajri i nxehtë, instrumentet e nxehta, gutaperka e nxehtë.
Para se të veprojmë me agjensë , dhëmbët fqinjë duhet ti mbulojmë me rubberdam. Pasi kjo metodë është
komparuese duhet të testohen edhe dhëmbët antagonistë dhe dhëmbët agonistë.

ELEKTROTESTI

Kjo metodë bazohet në reagimin e indit pulpar ndaj ngacmimeve elektrike. Me këtë metodë përcaktohet vitaliteti i
pulpës dhe gjendja e indit pulpar pas traumës ose shërimit me metoda vitale.
Test i vitalitetit caktohet duke kyqur rrymën elektrike në majën e elektrodës së vitalometrit, që vendoset në majën
e dhëmbit të testuar. Impulsi i parë paraqet pragun e ngacmimit.
Elektrotesti është metodë komparuese prandaj duhet të bëhet edhe në dhëmbët anatagonistë dhe agonistë.

RENTGENOGRAFIA

Është metodë akcesore për diagnostifikim dhe prognozë të sëmundjeve të dhëmbit. Rendgenogrami na jep detajet
për kockën alveolare në regjionin periapikal dhe në dhomën pulpare të dhëmbit. Gjithashtu shërben për lokalizim
të kariesit apo kalcifikimeve. Mangësi e kësaj metode është se nuk mund ta përcaktojmë se a është pulpa vitale dhe
smund të bëhet dallim mes cistës dhe granulomës. Ekzistojnë disa lloje të rentgenografisë :
a. Ortopantomografia tregon gjendjen e të gjithë dhëmbëve në dy nofullat.
b. Rentgenografia retrokoronare tregon gjendjen e kurorës
c. Rentgenografia retroalveolare tregon gjendjen e disa dhëmbëve në një pjesë të nofullës

MOBILITETI I DHËMBIT

Në kushte normale dhëmbët lëvizin në gotën alveolare. Përcaktimi i mobilitetit të dhëmbëve bëhet me instrumente
dhe me dorë duke bërë lëvizjet e dhëmbëve në drejtim vestibulooral. Nëse gjatë lëvizjes së dhëmbit paraqitet
dhimbje kjo është dëshmi se kemi të bëjmë me inflamacion akut të paradontit .

________________________________________________________________________________________________15
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Mobiliteti i dhëmbit paraqitet edhe tek dhëmbët paradontopatike dhe tek dhëmbët e traumatizuar në pjesën
radikulare.

SONDIMI

Sondimi është metodë e cila përdorët me qëllim të përcaktimit të ndjeshmërisë së dentinës dhe të kontrollohet se
a është i hapur kaviteti pulpar përkatësisht lokalizohet kariesi dhe thellësia e tij.
Bëhet me sondë stomatologjike
a. Pulpa e shëndoshë reagon shumë.
b. Pulpiti seroz reagon intenziv.
c. Pulpiti akut purulent reagon lehtë, ku pason lehtësimi nëse bëhet drenazha.
d. Pulpiti kronik reagon me intenzitet të dobët dhe gjakosë.
e. Pulpa nekrotike nuk është e ndjeshme dhe nuk gjakosë.

DIAFANOSKOPIA

Kjo metodë bazohet në transparencën e dhëmbit dhe indeve përreth. Indet e shëndosha kanë një tejdukshëmri të
caktuar gjë që e humbin patologjitë e ndryshme. Për hulumtime të tilla përdoret maja e elektrodës së aparatit
Heliomat me dritë të bardhë të Na në 216 mikron. Drita drejtohet drejtë kurorës së dhëmbit.
Dhëmbët me ndryshime nekrotike në indin pulpar dhe ndryshime patologjike në regjionin periapikal humbin
transparencen dhe ngjyrën e kuqe.

________________________________________________________________________________________________16
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Palpimi ekstroral Palpimi intraoral

Perkusioni vertikal Perkusioni horizontal Diafanoskopia

Elektrotesti Termotesti Rentgenografia

Mobiliteti i dhëmbit Sondimi

________________________________________________________________________________________________17
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

VENDI I PUNËS – KABINETI STOMATOLOGJIK

Kabineti stomatologjik parashihet të ketë një sipërfaqe prej 45m2.


a. Dhoma e ekzaminimit mjekesor 20m2
b. Dhoma e pritjes 10-15m2
c. Nyja higjienike 5m2
d. Pjesa e sterilizimit me pregaditje 5m2
Sipërfaqja e kabinetit duhet të mbulohet me pllaka qeramike ose mbulesë linoleum antistatik shkaku i pastrimit dhe
dezinfektimit më të lehtë. Mbulesa duhet të vazhdojë 20cm në mur, që ngjyroset me gëlqere ose ngjyrë akrilike
antistatikë që mund të pastrohet me mjete dezinfektuese. Dritaret në dhomën e ekzaminimit mjekësor duhet të
jenë të orientuara kah veriu dhe duhet të jenë me sipërfaqe 8-10m2 që të mundësojnë ndriqim adekuat dhe ajrosje
të duhur të ordinancës stomatologjike.

BURIMI I DRITËS

Paraqet një ndër elementet më të rëndëshishme të vendit të punës së stomatologut. Ndriqimi bëhet me burimin e
dritës natyrale dhe artificiale.
Shfrytëzimi i dritës natyrale më së miri arrihet nëse karrikia stomatologjikë gjendet përballë dritareve.
Në vendet ku kushtet klimatike nuk mundësojnë ndriqimin natyral përdoret burimi i dritës artificiale që bën
ndriqimin e rrethit pa formuar hije dhe shkëlqim. Shkaku i natyrës së punës përdoren edhe reflektorët.
Burimi i dritës artificiale duhet të rrezatojë dritë të ftoftë të tipit halogjen me kapacitet 1000-10000lux.
Reflektorët vendosen në anën e majtë të pacientit pasi që mjeku qëndron në anën e djathtë. Drita artificiale është
dritë paarabolike e cila nuk e pengon pacientin . Kohëve të fundit përdoren turbinate që kanë të instaluar burimin e
dritës.

POLTRONI STOMATOLOGJIK

Poltroni nënkupton ulësen për pacientin. Karriget klasike janë pjesë e historisë por ende përdoren.
Teleskop karrigia ende përdoret, pjesa kryesore e tyre është baza e përbërë nga një pjesë cilindrash hidraulik në
formë të teleskopit që mundëson ngritjen e poltronit.
Poltronat gjysëmfiziologjikë përveq mundësisë së lëvizjeve lartë poshtë me sistem pedalesh, janë të dizejnuar edhe
për lëvizjet e mbështetëses së shpinës para prapa.
Poltroni fiziologjik është i përbërë nga një tërësi e përbashkët e ulëses dhe mbështetëses që lëvizin me anë të një
sistemi telekomandues. Lëvizjet lartë poshtë si dhe ato para prapa bëhen me elektromotor.
Tretmani stomatologjik kryhet në pozitën gjysëm horizontale dhe terapeuti punon ulur, që është obligim ergonomik
për të gjithë stomatologët.

________________________________________________________________________________________________18
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

TREPANAT STOMATOLOGJIKE

Janë mjete që zëvendësojnë instrumentet manuale. Shërbejnë për të vënë pjesët rrotulluese në funksion dhe me
pjesët përcjellëse të montuara kryejne shumë funksione tjera.
a. Trepanat e para stomatologjikeme këmbë tashmë janë pjesë e historisë. Levizja rrotulluese bëhej me pedale.
Rrota transmisive lëvizte me anë të kordonit që përvillej deri në krahun punues të këmbës. Këto trepana
zhvillojnë rreth 3000 rrotullime në minutë.
b. Doriot trepanat janë modifikim i trepananve të mëparshme ku shpejtësia e rrotullimeve është rritur. Krahu i
doriot trepanës me anë të kordonit dhe rrotës transmisive përcjellë lëvizjet në pjesament.
c. Trepana elektrike hyn në grupin e trepanave stomatologjike moderne. Përbëhet nga elektromotori, reostati dhe
krahu transmisiv. Shpejtësia dhe ndërrimi i kahjes së lëvizjes caktohen përmes reostatit dhe anlaserit.
d. Trepanat me madhësi të valixhes si psh trepana “Marus” janë të paisur me mikromotorë, turbinë dhe sprayvit
që furnizohen me energji nga bateritë Ni-Cd. Këto përdoren për pacienta të lëvizshëm dhe në kushtë lufte.
e. Unit trepana është paisje e përsosur në brendësi të së cilës janë të vendosur disa shirita transmisivë dhe
aparatura ndihmëse.
Pjesët përbërëse të UNIT TREPANËS janë:
1. Shpuesja elektrike me mikromotor
2. Turbina që punon me ajër të komprimuar
3. Reflektori lëvizës me dritë të fokusuar
4. Burimi i ujit të pijshëm
5. Fontana me ujë të rrjedhshëm
6. Aspiratori stomatologjik – shërben për aspirim të pështymës
7. Aspiratori kirurgjik – bën aspirimin e gjakut dhe indeve të dëmtuara
8. Sprayvit – me ujë dhe ajër të komprimuar bën tharjne dhe shpëlarjen e fushës operative
9. Negatoskopi miniaturë – përdoret për leximin e filmave retroalveolarë
10. Platoja lëvizëse – shërben për vendosjen e instrumenteve punuese dhe medikamenteve

________________________________________________________________________________________________19
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

11. Termokauteri – shërben për termokauterim të vazave të gjakut

FREZËMBAJTËSIT

Janë instrumente që përdoren shumë gjatë ekzaminimimeve në hapsirën e gojës, dhe montohen në trepanë. Sipas
funksionit dhe formës dallojmë tri lloj frezëmbajtësish:
PJESAMENTI
Është lloj i frezëmbajtësit që e mban frezën punuese në drejtim të bushtit horizontal. Mundëson përcjellen direkte
të rrotullimeve prej elektromotorit në frezë.
Llojet më moderne të pjesamenteve me kushinetë paraqiten me 1950. Këto pjesamente me ndihmën e sistemit të
kushinetave dhe mikromotorit zhvillojnë 5000-15000 rrotullime në minutë. Shkaku i nxemjes se frezës kjo shkakton
në dhëmbë dëme ireversibile.
Pjesamentet ajrore që funksionojnë me ajër të komprimuar zhvillojnë shpejtësi 30000-45000 rrotullime në minutë
dhe ftofja arrihet me ujë dhe ajër të komprimuar.
Pjesamenti gjatë punës mbahet njejtë si lapsi mes dy gishtave, kurse fiksimi arrihet ,e gishtin e katërt dhe të pestë
që mbështeten në dhëmbët fqinjë.
Pjesamenti dedikohet për punë direktë në dhëmbët frontal tek të dy nofullat dhe për manipulime direkte në
dhëmbët e nofullës së poshtme.
KUNDËRKËNDI
Konstruksioni me kënd të hapur në të djathtë është karakteristika kryesore e këtij frezëmbajtësi. Ka ndërtim special
që mundëson përcjelljen e rrotullimeve me sis. e dhëmbzorve në pjesën punuese që mbaron me kënd të hapur.
Të gjitha llojet e kundërkëndeve përbëhen nga dy pjesë: pjesa transmisionuese e vendosur në pjesën horizontale e
cila bën përcjelljen e rrotullimeve me ndihmën e kushinetave, dhe nga pjesa e kokës me dhëmbëzorë e cila e
transmeton lëvizen rrotulluese në frezë.

________________________________________________________________________________________________20
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Frezat fiksohen për kundërkënd me fiksator në majë të kokës.


Kundërkëndet e parë me kordone kanë zhvilluar 1000-5000 rrotullime në minutë.
Gjenerata e dyte me kushineta zhvillon 5000-15000 rrotullime në minutë.
Kundërkëndet ajrore ose me mikromotor përveq që zhvillojnë 30000-45000 rrotullime në minutë e bëjnë ftofjen e
frezës dhe fushës operative me ujë dhe ajër të komrimuar. Gjatë punës me kundërkënd paraqiten dridhjet që
shkaktojnë sensacione të pakëndshme tek pacienti. Ky instrument dedikohet për punë në të dy nofullat sidomos në
pjesët ku nuk mund të depërtojmë me pjesament si psh siperfaqet orale të dhëmbëve.
Pjesamenti dhe kundërkëndi në treg paraqiten në tri modele që dallojnë me ngjyrosjen e pjesës fiksuese.
a. Instrumentet me ngjyre te bardhë zhvillojnë 10000 rrotullime në minutë
b. Instrumentet me ngjyrë të gjelbër zhvillojnë 20000 rrotullime në minutë
c. Instrumentet me ngjyrë të kuqe zhvillojnë 30000 rrotullime në minutë
d. Instrumentet me ngjyrë të kaltër zhvillojnë 45000 rrotullime në minute

Turbina e thjeshtë dhe me dritë Kunderkendi Pjesamenti


TURBINA

Me 1950 autori Nelson bëri konstruktimin e pjesamentit me 50.000 rrotullime në minutë dhe e emërtoi turbinë.
Me 1960 në treg u paraqitën turbinat që punojnë me ujë me 400.000 deri 500.000 rrotullime në minutë me zhurmë
80 dB.
Gjatë punës me turbinë shkaku i fërkimit, temperatura përreth ngritet prandaj në frezë dhe në zonën operative
injektohet uji dhe ajri për të bërë ftohjen në formë të sprejit .
Turbina përdoret për preparimin e pjesërishëm të kavitetit në zmalt dhe dekortikimin e kurorave, kurse përdorimi i
turbinës në dentinë mund të shkaktojë djegie ireversibile. Kur gjatë punës me të nuk kemi ftofje adekuate
paraqiten dëmtime në pulpë që paraqitet fillimisht me hiperemi aktive reversibile dhe pastaj kalon në hiperemi
passive reversibile. Në rastet më ekstreme mund të shkaktohet nekrobioza pulpare.
Përdorimi i turbinës preferohet kryesisht për punë direkte. Shkaku i problemit të dritës që krijohet gjatë punës me
turbinë kohëve të fundit po prodhohen turbinat që në majë të kokës e kanë të instaluar një mini reflektor.

INSTRUMENTET STOMATOLOGJIKE

Puna korrekte gjatë manipulimeve tona mund të bëhet vetëm me pajisje të duhura. Pas përcaktimit të diagnozës,
manipulimet e tjera janë ekzaminimet preventive dhe kurative që bëhen me instrumente gjegjëse. Dallohen tetë
grupe të instrumenteve stomatologjike:
1. Instrumentet për ekzaminimet klinike

________________________________________________________________________________________________21
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Për ekzaminim klinik nevojiten: pasqyra stomatologjike, sonda stomatologjike dhe pinceta stomatologjike. Këto
trija ndryshe së bashku emërtohen me një emër seti dental.
 Pasqyra stomatologjike: Përbëhen prej dorezës në të cilën montohet pasqyra. Dorëza ka gjatësi 12 cm dhe
është e dhëmbëzuar.
Pasqyrat sipas madhësisë ndahen me diametra prej 1 deri ne 6 (14-30mm. Më së shpeshti përdoren pasqyrat 3
dhe 4 me madhësi 20-24mm. Pasqyrat mund të jenë: konkave, konvekse, apo e rrafshët. Shërben për:

1. Shikimin indirekt të objekteve që inspektohen dhe ekzaminohen


2. Për reflektim të dritës
3. Për ekartim të buzëve, të faqeve, të gjuhës
4. Për zmadhimin e objektit punues.
 Sonda stomatologjike: ndërtohet prej dorëzës dhe majës punuese. Dorëza ka gjatësi 10-12cm kurse maja e
sondës mbaron në kënd të drejtë ose 45-90⁰. Kemi dy lloje të sondave: aproksimale dhe e drejtë.
Sonda e drejtë përdoret për ekzaminim të faqeve vestibulare orale dhe okluzale, kurse sonda aproksimalë për
ekzaminim të faqeve aproksimale. Përdoren për:

1. Hulumtimin e dëmtimeve në smalt, fisura dhe vendet e nënminuara


2. Lokalizim të kariesit
3. Caktim të thellësisë së kariesit
 4. Vendosja e medikamenteve
Pinceta stomatologjike: Përbëhet prej dynë kavitetnë bazë të ngjitura, kurse në majë krahët mbarojnë nën një kënd
krahëve
të hapur. Në pjesën mediale të majeve gjendet dhëmbëzimet që sherbejne për të kapur. Gjatë punës në kabinet
përdoren dy pinceta , njëra sterile për medikamente , tjetra për pacient. Përdoret për :

1. Vendosjen dhe zhvendosjen e materialeve dhe medikamenteve


2. Për kapjen kunjave pulparë dhe parapulparë gjatë cementimit
3. Për vendosjen e frezave rrotulluese në pjesament dhe kundërkënd

2. Instrumentet për preparim të kavitetit

Preparimi i kavitetit bëhet me ndihmën e instrumenteve manuale dhe


instrumenteve rrotulluese që vihen në funksion me trepan.
a) Instrumentet manuale: përbëhen nga dorëza, pjesa punuese dhe maja
punuese. Ndër këto instrumente dallohen:
 Daltat e smaltit:
Përdorimi i tyre është i kufizuar. Përbëhen prej dorezës që vazhdon nën një kënd të hapur në pjesën e thikës dhe
mbaron me tehun e mprehtë. Modelet e daltave janë :
Chisel modeli që shërben për thyerjen e zmaltit me prerje,
Hoe- modeli përdoret për largim te zmaltit me tërheqje dhe formon kënd prej 60* dhe perdoret ne dhembe frontal.
Hatchet që janë dalta të dyanshme të kundërta me kënd 90 * , që përdoren për bizotim dhe lustrim të prizmave të
zmaltit dhe formim të këndeve në kavitete dhe modelim të shkallës gingivale.
 Ekskavatori:
Është instrument i modifikuar prej thikave të smaltit të tipit Hatchet. Shërbejnë për

1. Largimin e smaltit të nënminuar


________________________________________________________________________________________________22
2. Për eliminimin e masave karioze nga dhëmbi me karies
3. Për largim të medikamenteve dhe implanteve të përkohshme
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

 Trimeri gingival:
Ka prejardhje prej daltave të smaltit. Përdoret për:

1. Rrafshimin e gingivës margjinale


2. Largim të gingivës hipertrofike
3. Rrafshimin e mureve aproksimale.
4. Formim të kufijve te kavitetet cervikale dhe inlay

b) Instrumentet rrotulluese-Frezat: Të gjitha llojet e frezave kanë për qëllim të prerjes dhe gërryerjes së dhëmbëve,
dhe këto varen nga forma dhe madhësia e frezave. Frezat përbëhen prej tri pjesëve elementare: kokës punuese,
boshtit punues dhe bishtit. Madhësia për frezat për turbinë është 14-24mm, për kundërkënd 22-26mm, për
pjesament 44-50mm. Frezat prodhohen prej materialeve të ndryshme varësisht prej destinimit.

Varësisht prej qëllimit frezat ndahen:

 Frezat e rrumbullakët: shërben për :

1. Zgjerim të kavitetit
2. Largim të dentinës kariozë
3. Trepanim të dhomës pulpare
4. Manipulime gjatë amputimit
 Frezat fisurale: Janë të ndërtuara prej thikave që kanë të njejtin funksion si thikat e smaltit. Shërbejnë për:

1. Bizotim të prizmave të zmaltit


2. Formim të këndeve të kavitetit
3. Rrafshim të mureve cervikale
4. Largim të mbushjeve të vjetra të amalgamit

 Freza cilindrike: përdoret për përpunimin e mureve të kavitetit duke u dhënë paralelizimin e duhur.
 Freza kundërkonike: shërben për :

1. Punë në dentinë
2. Formim të kufirit zmalt-dentinë
3. Largim të prizmave të nënminuar të zmaltit
4. Formim të fundit të kavitetit
5. Formim të shkallës gingivale
6. Formim të retensioneve në kavitetet cervikale

 Freza konike: është në formë të konit. Përdoret për


1. Preparimin e kavitetit kur nevojitet divergjenca më e madhe e mureve
________________________________________________________________________________________________23
2. Preparim të kavitetit të klasës 3 dhe 4
3. Largim të implanteve definitive te karieset sekondare
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

 Gurëzit: janë instrumente të montuara në boshtin metalik. Ndërtohen nga


materiale abraziv dhe varësisht nga materiali e kanë edhe përdorimin.

Gurëzit nga qeliku dhe volframi Për grryerje të dhëmbit dhe për lustrim të inlejeve të porcelanit
Gurëzit nga diamanti (pluhuri) Për gërryerje të dhëmbit dhe për retensione të porcelanit
Gurëzit nga karborundi Për largim të zmaltit dhe për zgjerim të kavitetit
Gurëzit nga kuarci + silici Për rrafshim dhe lustrim të dhëmbit dhe implanteve

 Disqet: janë instrumente rrotulluese me trashësi të ndryshme që montohen


në mandrell. Shërbejnë për separimin e dhëmbëve dhe lustrimin e
sipërfaqeve aproksimale të dhëmbëve dhe implanteve definitive.

3. Instrumentet për përgaditje të medikamenteve dhe për mbushje të implanteve

Shumica e medikamenteve dhe implanteve që përdoren në punën tonë të përditshme janë në formë të pluhurit
dhe lëngut. Komponimet përbërëse të medikamenteve përzihen me shpatulla në pllaka të qelqit me dimensione
8x15cm dhe trashësi 2cm.
Shpatulla metalike: paraqet një instrument stomatologjik të prodhuar prej çelikut inoksidabel. Ka dorëzën e gjatë 15
cm dhe pjesën punuese 3cm, dhe përdoret për përgaditjen dhe përzierjen e çimentove të ndryshme dhe preparative
tjera stomatologjike. Dallojmë këto shpatulla:
 Ahat shpatulla: apo shpatulla e silikatit është e prodhuar prej ebonitit ose bakelitit dhe përdoret për përzierje
dhe pregaditje të kompoziteve.
 Shpatulla orale: instrumenti plastik: shërben për bartjen e medikamenteve dhe të implanteve të përgaditura,
prej pllakës së qelqit deri në gojën e pacientit. Në gojë me të bëhet modelimi i implanteve në gjendje plastike.

Havani dhe çoku: në zbrazëtirën e havanit vendoset pluhuri i amalgamit dhe zhiva në gjendje të lëngët, të cilët
përzihen me lëvizjet e shtypjes dhe rotacionit derisa të fitohet një masë plastike.

Fluari: është një lloj instrumenti që përdoret për bartjen dhe ngjeshjen e amalgamit dhe implanteve të tjera në
zbrazëtirën kariotike. Ai është i përbërë nga dorëza dhe dy pjesët punuese, ku njëra pjesë e topitur shërben për ta
ngjeshur amallgamin kurse pjesa tjetër në formë cilindri shërben për modelim.

Port amalgami: Bën bartjen dhe ngjeshjen e amalgamit në pjesët distale të dhëmbëce anësore. Në majën punuese ka
një zbrazëti ku vendoset amalgam, i cili pastaj me anë të pistonit në dorzë shtypet në kavitet. Janë shumë të
përshtatshme për vendosje të implantit në paretën gingivale.

________________________________________________________________________________________________24
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Portmatricat dhe matricat: Dëmtimet e sipërfaqeve aproksimale në dhëmbë rikonstruktohen me ndihmën e murit të
rrejshëm të formuar prej matricës që fiksohet me portmatricë. Këtu bëjnë pjesë :
Ivory portmatrica që është një fiksues në formë vidës me dy thepa ku vendoset Ivory matrica. Shërben për formim të
murit te kavitetet e klasës 2 ku mungon njëri mur aproksimal.
Meba portmatrica ka dy vida fiksuese ku fiksohet traka elastike dhe formohet muret e rrejshme aproksimale.
Përdoret të MOD kavitetet ku kemi dëmtim të dy mureve aproksimale.
Walser portmatrica përdoret si zëvendësim i dy portmatricave të lartëcekura.
T-traka: paraqet shirit të gjatë ku njëri skaj është në formë të gërmes T që mundëson mbylljen dhe fiksimin e skajit
tjetër më të thellë, poashtu shërben për rekonstruimin e kaviteteve.

4. Instrumentet për largimin e depozitave të forta nga dhëmbët


Largimi i depozitave të forta bëhet me instrumentet manuale në forma të ndryshme. Të gjitha këto në përgjithësi
përbëhen prej dorezës dhe pjesës funksionale me madhësi dhe forma të caktuara. Këto instrumente me një emër
quhen gratuar. Paraqitja e ultrazërit e ka kufizuar dukshëm përdorimin e tyre, por për kiretim subgingival ende
përdoren me shumicë.
5. Instrumentet për lustrim

Me inplantim definitiv nuk kryhet shërimi i dhëmbit. Mbushja e zbrazëtirës kariotike bëhet me preparate për
implantim që e ndryshojnë konzistencën paraprake pas një intervali kohor të caktuar. . Lustrimi i implanteve
fillimisht bëhet me freza special të quajtura finirer. Keta freza janë të ndërtuar prej sistemit të dhëmbëzorëve të
cekët. Pas lustrimit bëhet procesi i lustrimit me polirer, e pastaj përdoren gomat silikate dhe brushat në formë të
rrotës për shkëlqim të implantit. Gjatë aplikimit të frezave të përmendura doemos duhet të përdorim preparatet
për polirim si mjete ndihmëse.

6. Instrumentet për fushë të thate të punës


Lagështia e fushës operative në hapsirën e gojes është pengesa kryesore për punë adekuate të stomatologut.Tajimi
permanent i pështymës mundëson zbutjen e ushqimit gjatë aktit të mastikacionit dhe në të njejtën kohë bën
shpërlarjen e dhëmbëve dhe të mukozës së gojës prej mbeturinave. Depërtimi i pshtymës në kavitet pengon
observimin e duhur të fushës së punës dhe zgjat kohën e preparimit. Nëse kompozitat dhe amalgamet vendosen në
kavitet, në prezencë të pshtymës, humbin vetitë e tyre kimiko – fizike.
Fusha e thatë relative e punës Për sigurimin e fushës së thatë relative përdorin këto instrumente dhe mjete:
 Aspiratori: është instrument i montuar në trepanën stomatologjike. Përbëhet prej pompës dhe sistemit të
gypave që mbaron me kanilën. Dallojmë dy lloje aspiratorësh:
Aspiratori kirurgjik - Mundëson thithjen e lëngjëve , gjakut dhe të pështymës
nga hapësira e gojës
Aspiratori stomatologjik – Mundëson thithjen e lëngjeve dhe pështymes dhe
ka kanillën plastike ose metalike.
 Vaterollat: janë cilindra të butë të pambukut ose të letrës hidrofile.
Vaterollat bëjnë ekartimin e buzës dhe thithjen e pështymës. Puna në
regjionin postkanin të maksillës e kërkon që këto të vendosen në forniksin
vestibular mu në vendin ku hapet kanali i Stenonit. Fusha e thatë e punës në
dhëmbët e regjionit frontal të maksillës arrihet me vendosjen e vaterollave
________________________________________________________________________________________________25
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

në dy anët e frenulum labi superior. Në nofullën e poshtme në regjionin frontal përpos në pjesën e forniksave
vaterolla vendoset edhe ne pjesën e caruncula lingualis, kurse në sektorin
postkanin vendoset një vaterollë në kanalin e stenonit në në forniksin vestibular
dhe një në anën linguale.
 Ivory automatoni: Është aparat që përdoret për mënjanimin e gjuhës dhe
adaptimin e absorbentëve. Përbëhet prej një fiksuesi që lidh dy krahë me
vaterolla që vendosen në forniksin vestibular dhe në pjesën linguale.
 Egler automatoni: Shërben për fiksimin e gjuhës dhe përdoret kryesisht në pedodonci.
 Gomat interdentale: kanë formën e unazës me një apo më shumë vrima. Prodhohen prej gomës elastike.
Përdoren në rastet kur bëhen me manipulime në pjesën e shkallës gingivale.

Fusha e thatë absolute e punës

Formimi i fushës absolute të punës arrihet kur kushteve të fushë relative të punës ia shtojmë edhe këto mjete:

 Rubber-dam: ky material është një lloj gome elastike në trashësi të ndryshme. Në punën e përditshme
përdoret rubberdam me dimensione 12.5x15cm. Përdoret për formimin e fushë absolute, kushteve aseptike
dhe mbrojtja nga aglutinimi dhe aspirimi si dhe nga lëndimi nga instrumentet. Bashkë me rubberdamin
përdoren edhe kornizat dhe kapëset dhe darat.
Varësisht se sa dhëmbë do të fiksohen, b ëhet hapja e disa vrimave me dara.
7. Instrumentet akcesore
Dallohen këto instrumente akcesore:
 Vitaliometri: shërben për përcaktimin e vitalitetit të indit pulpar. Kjo bëhet duke e lëshuar një sasi të rrymës eletrike
drejt dhëmbit e cila mund të jetë me intensitet të ulët, intensitet të lartë , rrymë farade ose rrymë galvanike.
Ngarkimet elektrike përcillen me fije sensitive në mbaresat e indit pulpar e kjo manifestohet me dhembje,reagimi i
pare paraqet pragun e ndjeshmerise se pulpes. Në kushte normale indi pulpar reagon në 1.5-2.0 miliampera kurse
paradonciumi 20-40 miliampera.
Dallohen këto vitalometra:

a. Burton-vitalometri: Punon me rrymë me frekuencë të lartë. Përmbanë rrymë me intensitet 4miliampera, dhe
përbëhet nga gjeneratori dhe rezistuesi. Ndjeshmëria caktohet kur njëra elektrodë vendoset në dhëmbin e
caktuar kurse tjetra në dorën e pacientit, me crast në treguesin me vlera 1-16 paraqitet ndjeshmeria e indit
pulpar. Vlerat e larta tregojnë për procese destruktive në pulpë, kurse vlerat e ulta për hipersensibilitet të pulpës.
b. S.S. Wite vitaliometri – Funksionon me rrymë elektrike të intensitetit të ultë. Është i paisur me transformator,
rezistues, miliampermeter, potenciometer dhe dy elektroda. Njëra elektrodë vendoset në dorë të pacientit kurse
tjetra para se të vendoset në dhëmbë zhytet në tretësirë të NaCl. Pragu i ndjeshmerise per dhembet frontal është
1-1.5 miliamper kurse për dhembet anësor 2-3.5 miliamper.
c. Parkell dentotest vitaliometri – Punon me rrymë të frekuences së ulët. Principi i punës është i njejtë si te
vitaliometri i mësipërm, dhe permban bateri 4 voltëshe per 90h punë.
d. Vitalometri elektronik (VITALIONI) - është shumë i përshtatshëm për përdorim. Burimi sigurohet prej baterisë
alkaline 6V. Aparati përbëhet prej dorezes, reostatit dhe nje elektrodë. Në dorzën e vitaliometrit gjendet një
diodë ndriquese që tregon funksionin e vitaliometrit.Ky aktivizohet vetëm kur është në kontakt me dhëmbin
ndërsa kur largohet nga dhëmbi qarkullimi i rrymës ndërpritet. Kontraindikacion i
përdorimit te vitaliometrit janë pacientet me “peacemaker” të montuar, fusha operative
________________________________________________________________________________________________26
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

e lagësht, masat karioze në dhëmbë, dhëmbi i pazhvilluar. Elektroda vendoset në majën e dhëmbit. Pragu i
ngacmimit në dhëmbin e testuar percaktohet kur në elektrodën e vendosur e lëshojmë rrymën elektrike derisa të
reagojë pacienti me dhimbje.
 Laser doopler flowmetri- shërben për përcaktimin e qarkullimit të gjakut në pulpë. Me të vërtetohet shpejtësia e
qarkullimit të gjakut në indin pulpar dhe vitaliteti i saj
 Amalgatori: disa medikamente që përdoren implantimin e dhëmbëve para se të vendosen në kavitet duhet të
përgaditen. Përgaditja bëhet nga dy komponente (trituracionit). Për këtë qëllim përdoren amalgamatorët. Ekzistojnë
dy lloje të amalgamatorëve:
Dozatorë amalgamatori që ndërtohet prej doziometrit, kohëmatsit dhe dy depove. Në njëren depo vendoset legura
e amalgamit , në tjetrën vendoset zhiva. Për një porcion përzierja zgjatë 30 sec.
Kapsulë amalgamatori që janë aparate ku përgaditja e amalgamit dhe e silikateve bëhet me përzierjen e kapsulave
të fabrikuara. Kohëzgjatja e përzierjes është 5-10 sec. Në këto aparate bëhet përgaditja e silikateve , disa llojeve të
kompoziteve dhe implanteve mbrojtëse.
 Heliomati: përdoret në stomatologjinë restaurative.
Polimerizimi i kompozitave fillimisht është bërë në heliomatet me llampa të rrezeve ultravjollcë. Tani nuk përdoren
më heliomatet me dritë UV për shkak të dëmeve që shkaktojnë, por tash përdoren heliomatet me dritë halogjene.

KONTROLLA E INFEKSIONIT NË STOMATOLOGJI

Praktikat e kontrollit tek sëmundjet infective janë kritike për të reduktuar transmetimin e infeksioneve nga një
person në tjetrin , si nga pacienti në personelin shëndetësor dhe anasjelltas.
Në kujdesin shëndetsor dhe përcaktimet e praktikës shëndeti publik dhe kontrollat e infeksionit përfshijnë masa të
ndryshmë që parandalojnë përhapjen e sëmundjeve infektive. Këto masa përfshijnë:
- Pastrimin e duarve
- Kontaktet e sigurta
- Standardet e kontrollit të ineksionit
- Masat ajrore
- Procedurat për dekontaminim të personave dhe dezinfektim të paisjeve dhe mjedisit
- Profilakasa e individëve të ekspozuar
- Kontrolli i bartësve të infeksionit
Synim parësor i programeve të kontrollit të infeksionit është mbrojtja e pacientit nga tipet e infeksioneve që mund
të merren nga pacientët tjerë ose nga personeli shëndetësor që mund të jenë kolonizuar nga agjensë të ndryshëm.
Qëllim tjetër i rëndësishëm i kontrollës së infeksionit është parandalimi i infeksioneve prej pacientit në punëtorin
shëndetsor. Kjo arrihet me anë të strategjive të izolimit, masave mbrojtëse paraprake, edukimit të personelit
shëndetësor etj.

DEZINFEKTIMI DHE STERILIZIMI NË STOMATOLOGJI

DEZINFEKTIMI

________________________________________________________________________________________________27
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Menjëherë pas përdorimit instrumentet zhyten në ujë dhe pastrohen mekanikisht. Me brushë largohen pjesët e
gjakut dhe indeve nekrotike. Si tretje dezinfektuese për dezinfektim përdoren:
Alkooli – Etil alkooli dhe izopropil alkooli përdoren për dezinfektim të instrumenteve të qelikut jooksidues.
Komponimet e fenolit – Heksaklorofeni, lizoli, krezoli dhe timoli përdoren shumë sepse kanë ndikim antiviral.
Komponimet e aldehideve – Formalina, 2% glutaraldehidi ndikojnë në baktere, spore dhe viruse. Veprimi i tyre fillon
brenda 30 minutash, kurse veprimi me i mirë haset kur kombinohen me tretjen e natrium bikarbonatit me crast
instrumentet mbesin të dezinfektuara për 15 ditë.
Komponimet e amoniumit – Zefiran ka veti dezinfektuese dhe antiseptike. Ndikon në gram positive dhe gram
negative po jo në spore dhe viruse.
Hibitani – Është dezinfektues që më së shumti përdoret. Paraqitet në dy solucione (solucioni A dhe B). Në përzierjen
e dy solucioneve instrumentet zhyten në kohëzgjatje prej 20 minutash e pastaj barten vetëm në solucionin e dytë
ku qëndrojnë kohë më të gjatë.
Pastrimi i instrumenteve me ultratinguj – Së pari instrumentet zhyten në një prej dezinfektuesve, ena pastaj zhytet
në aparatin me vibracione 4000-10000 Hz, dhe intensitet 500-1000W në kohëzgjatje 4-10minuta.
Pas pastrimit kimik dhe mekanik të instrumenteve bëhet tharja e instrumenteve me kompresa të thata ose në
komora special për tharje, dhe më pas vendosen në enën e posaqme varësisht nga metoda për sterilizim që do të
përdoret.

STERILIZIMI
Ekzistojnë disa metoda për sterilizimin e instrumenteve që përdoren varësisht nga materiali që sterilizohet.
 Sterilizimi me avull
Realizohet në aparatin e quajtur autoklav, i cili është aparat që mundëson sterilizimin me avull të nxehtë. Në
temperature 121 C ne shtypje 1 atm , në kohëzgjatje 15-45 minuta avulli i nxehtë shkatrron mikroorganizmat. Koha
e sterilizimit mund të shkurtohet në 3 minuta , me temperaturë 134 C dhe shtypje 2 atm.
Ky lloj sterilizimi njihet si flash sterilizim. Në autoklav sterilizohen kompresat, mbulojsat, dorëzat, veshëmbathja.
Instrumentet që oksidohen , fillimisht mbshtillen me kompresa ose lyhen me emulsion yndyrore pastaj sterilizohen.
Disa autoklavë kanë sistemin antikoroziv me ammonium cikloheksilamin për sterilizim të instrumenteve
endodontike. Mangësi e kësaj metode është kohëzgjatja.
 Sterilizimi me ajër të thatë r
Është metodë e cila kryhet në aparatin e quajtur sterilizator. Këto paisje kanë rregullatore kohorë dhe të
temperaturës si dhe thermometer.
Mekanizmi i sterilizimit bazohet në dehidrim dhe oksidim. WHO për sterilizim në ajër të thatë rekomandon :
121C  6-12h 160C  2h 180C  45min
140C  3h 170C  1h 200C  30min
Ky sterilizim është ekonomik dhe mee këtë metodë sterilizohen gjerat nga qelqi, instrumentet per ekzaminim dhe
preparim te kavitetit, instrumentet kanalikulare, dhe të gjitha paisjet termorezistente. Pas sterilizimit instrumentet
qëndrojnë në enë të posaqme (dobosha).
 Sterilizimi me gazëra
Vetia e gazrave që të ndikojnë në mikroorganizma përdoret për sterilizim. Më së shumti përdoret etilen oksidi, por
pasi digjet lehtë përdoret përzierja e tij me karbonoksidin e quajtur Karboksit. Ky gaz në temperaturë 11C shkatrron
të gjitha qeniet e gjalla.
Sterilizimi i tillë bëhet në komora të posaqme ku instrumentet qëndrojnë një ditë në temperaturë 70 C.
________________________________________________________________________________________________28
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Me këtë metodë sterilizohen mjetet prej gomës, plastikës, kundërkëndi dhe pjesamenti.
 Sterilizimi me jonizim
Përdoret për sterilizim të shiringave , kanilave , gjilpërave dhe perit për qepje. Kohëzgjatja e sterilizimit është 1-5
minuta. UV sterilizimi zgjatë 15 minuta në temp 2800-4000C dhe përdoret edhe në sallat e operacionit.
 Sterilizimi me perla
I takon grupit të sterilizimeve kontaktuese. Sterilizimi bëhet me aparatë cilindrike të mbushura me perla qelqi me
madhësi 0,5 mm. Në temperaturë 220-245 gC bëhet sterilizimi i instrumenteve. Ky sterilizim është shumë i
përshtatshëm për instrumentet kanalikulare dhe pjesëve punuese të instrumenteve për ekzaminim klinik.
 Sterilizimi me kripëra
Në enën me NaCl futen instrumentet dhe kyqet rryma elektrike , dhe kripa nxehet deri në 230 C. Pasi të arrihet
temperatura e caktuar sterilizimi zgjatë 5 minuta. Përdoret për elemente kanalikulare dhe rrotulluese.
 Sterilizimi me vaj
Në rast të intervenimeve kirurgjike duhet të sterilizohen frezëmbajtësit. Së pari duhet të dezinfektohen në avull,
pastaj bëhet lyerja e tyre me vaj special dhe vendosen në dezinfektuesin me avull në 107C për 7min. Sterilizimi
pastaj fillon në sterilizator elektronik (115C  30 min , 120C  15 min, 130 C  10min).

KATEGORIZIMI I PACIENTËVE NË PRAKTIKËN STOMATOLOGJIKE

Kategorizimi bëhet në dy grupe:


A. Rastet akute ose urgjente – Kazuistika akute
B. Rastet kronike – Kazuistika kronike
Kazuistika akute kategorizohet në bazë të:
- Shenjave dhe simptomave të sëmundjes
- Procedurave terapeutike ose tretmaneve
- Diagnozës së sëmundjes
Në bazë të shenjave akute dhe simptomave sipas prioriteteve :
1. Pengesa në frymëmarrje dhe rrezik nga ngulfatja
2. Gjakderdhje profuse
3. Dhimbje orofaciale
4. Infeksione akute të regjionit maksillofacial
Pengesat në frymëmarrje me rrezik nga ngulfatja ekzistojnë në rastet:
1. Edema anafilaktike e rrënjës së gjuhës dhe laringut
2. Aspirimi i trupave të huaj
3. Sulmi akut asmatik
4. Sulmi epilektik nëse gjuha është në pozitë të obstruksionit respirator
Gjakderdhjet akute :
1. Lëndimi i enëve të mëdha të gjakut
2. Lëndimet drastike traumatike
3. Koagulopatitë

________________________________________________________________________________________________29
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

Kazuistika kronike

Problematikën e kauzistikës kronike e përbëjnë :


- Kariesi dhe komplikimet e tij
- Sëmundjet paradontale dhe komplikimet e tyre
- Sëmundjet e indeve të buta të zgavrës së gojës dhe gjëndrrave pshtymore
- Sëmundjet e nofullave
Prioritetet e kazuistikës kronike janë:
- Edukimi , instruksionet dhe motivimi i pacientëve për mirëmbajtjen e shëndetit oral.
- Ekstraksionet e dhëmbëve që nuk kanë prognozë të volitshme
- Eliminimi i irritimeve orale
- Sanimi i kariesit
- Shërimi i endodonciumit
- Shërimi i paradontit
- Shërimi i lezioneve të mukozës orale
- Shërimet oralo kirurgjike
- Shërimet ortodontike
- Sanimet protetikore
- Vizitat kontrolluese

ANTIBIOTIKËT NË STOMATOLOGJI

Bakteret mund të rriten dhe të formojnë grupe apo koloni në gjuhë dhe në bajame dhe në pështymë . Gargara për
pastrim të gojës mund të kontrollojë rritjen e tepërt e baktereve me qëllim të parandalimit të shkaktimit të
sëmundjeve . Gargara përmbanë :
1. Alkool
2. Klorheksidinë
3. Jod povodinë
4. 0.1% Hipoklorat Natriumi

Antibiotikët në stomatologji nuk përdoren shumë sepse përdorimi i tyre rritë rezistencën e baktereve. Megjithatë
rastet e infeksioneve të shpërhapura orale apo gingivitet ose sinusitet akute kërkojnë një gjë të tillë.
Tek abceset dentale përdoret amoxicilina ose penicilina V (amoxicilina thithet më mirë). Tek pacientët penicilinë
alergjikë përdoret metronidazoli e më rrallë eritromicina. Terapia zgjatë 5 ditë. Nëse pas kësaj kohe nuk ka rezultat
atëherë shkohet me terapi 7 ditore me Clindamicinë , Coamoxivlav dhe Claritromicinë.
Dozat e përdorura tek fëmijët gjithmonë janë më të vogla se tek të rriturit.
Në vitin 1984 ADA ka bërë listën e sëmundjeve të cilat duhet të trajtohen me antibiotikë para se të ju nënshtrohen
tretmaneve stomatologjike. Në këto sëmundje bëjnë pjesë:

1. Ethet reumatike
2. Artriti reumatoid
3. Stenoza mitrale
4. Stenoza hipertrofike subaortale
5. Shanti ventrikulo-atrial
6. Shanti sistemik-pulmonar

________________________________________________________________________________________________30
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

PRAKTIKAT STOMATOLOGJIKE NE KUJDESIN STOMATOLOGJIK (primar, sekondar, terciar)

Dallojmë 3 nivele të kujdesit stomatologjik:


1. Kujdesi stomatologjik primar – Përfshin të gjitha metodat dhe veprimet që kanë të bëjnë me parandalimin e
sëmundjeve dhe anomalive të strukturave të hapsirës së gojës. Shembull është përdorimi i pastës së fluorizuar
kundër kariesit.
2. Kujdesi stomatologjik sekondar – Përfshin të gjitha metodat dhe veprimet që kanë të bëjnë me riparimin e
strukturave të hapsirës së gojës dhe rikthimin e funksionit të tyre. Shembull është restaurimi i dhëmbit.
3. Kujdesi stomatologjik terciar – Përfshin të gjitha metodat dhe veprimet që kanë të bëjnë me zëvendëzimin e
strukturave të humbura të gojës. Shembull është vënia e urave.

KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR I SËMUNDJEVE NË STOMATOLOGJI(KNS)

KNS-ja eshte klasifikim sistematik i sëmundjeve i kushtëzuar me marrëveshje me qeverit.Ka përdorim të gjerë për
të dhënat nacionale të mortalitetit dhe morbiditetit. KNS-AS mund të përdoren në nivel nacional,regjional,
institucional apo praktikes personale. Aplikimi i KNS ka per qëllim të siguroj një bazë praktike per klasifikim dhe
kodim te besushëm të të dhënave për ata të cilët punojnë në lëmit e çrregullimeve dentale e orale.
Qëllimet kryesore të KNS-AS
a. Të perqendrohet vëmendja e personelit të shëndetësisë orale në diagnozat e detajizuara për çdo pacient
duke përdorur një klasifikim të qëndrueshëm dhe të kuptushëm për sëmundjët orale dhe manifestimet orale
të sëmundjeve të tjera.
b. Të ofroj sistem standandart të regjistrimit për të gjitha sëmundjet dhe gjendjet orale
c. Të bëhet e mundur mbledhja e të dhënave që do të lejonte krahasimin e prevalencës se sëmundjeve dhe
gjendjeve orale në nivel kombëtar.
Shembuj te kodeve te KNS
K00-çrregullimet e zhvillimit dhe daljes së dhëmbit
K00.1-Dhëmbët e mbinumërt
K00.2-Anormalitet i madhësisë dhe formës së dhëmbëve
K00.40-Hipoplazion i smaltit
K00.5-çrregullime herditare në strukturën e dhëmbit të
papërcaktuara diku tjetër
K00.6-çrregullime në daljen e dhëmbit
K02.-Kariesi i dhëmbëve
K04.-Sëmundjet e pulpës dhe indeve periapikale

________________________________________________________________________________________________31
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

NOMENKLATURA E NDERHYRJEVE STOMATOLOGJIKE

1. Vizita e parë stomatologjike – Marrja e të dhënave gjenerale, anamneza, ekzaminimi klinik, regjistrimi i statusit
të gojës dhe dhëmbëve, dhënia e disa këshillave.
2. Vizita kontrolluese – Kontrolla e rrjedhjes së gjendjes apo sëmundjes
3. Anestezioni lokal – Zgjedhja dhe përgaditja e tij, injektimi, aspirimi dhe aplikimi submukozal)
4. Anestezioni sipërfaqsor – Zgjedhja dhe përgaditja e tij, aplikimi në mukozën orale
5. Anestezioni përcjellës – Zgjedhja dhe përgaditja e tij, aplikimi në thellësi të strukturave të indeve (kockë)
6. Largimi i mbushjes së vjetër
7. Mbulimi direkt i pulpës
8. Mbulimi indirekt i pulpës
10. Amputimi vital
11. Ekstirpimi vital
12. Amputimi mortal
13. Ekstirpimi mortal
14. Mbushja e përkohshme e dhëmbit
15. Mbushja e përhershme e dhëmbit (Amalgam, kompozit, xham ionomer)
16. Retension me kunja pulpar ose parapulpar
17. Shërim i kanalit të infektuar

SISTEMI INFORMATIV SHENDETSOR (SISH) – KARTOTEKA DHE KARTONI STOMATOLOGJIK

Teknologjia informative si në qdo pjesë të jetës sonë edhe në shëndetësi është duke lehtësuar punën tonë dhe
qdo ditë po bëhet më e pazëvendësueshme. Zhvillimi dhe implementimi gradual i sistemit “paperless” është
sfidë që kërkon investim të vazhdueshëm në edukimin dhe ngritjen e resurseve humane dhe jo vetëm investimin
në sisteme dhe programe.

KUSHTET PARAPRAKE PËR ZHVILLIMIN E SISH

1. Përgaditja e planit strategjik të zhvillimit të SISH


2. Krijimi i infrastrukturës komunikuese adekuate në të gjitha klinikat
3. Krijimi i rrjetit informative të përshtatshëm në mes të personelit shëndetësor dhe shfrytëzuesve të
shërbimeve stomatologjike
4. Zhvillimi adekuat i resurseve njerëzore për SISH
5. Implementimi i katalogjeve specifike të institucionit
6. Mbledhja e shënimeve të personelit dhe gjenerimi i databazës
7. Interpretimi i informatava epidemiologjike, financiare dhe materialit shpenzues.
8. Krijimi i sistemeve të standardizuara për mbledhjen e informatave në klinika.
9. Zhvillimi i aftësive teknologjike për krijimin e të dhënave elektronike të sëmurëve dhe krijimi i databazës
të bazuar në rrjet.

NEVOJAT E SISH
________________________________________________________________________________________________32
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

1. Konfigurimi i serverit
2. Implementimi i strukturës sistemore që reflekton strukturën organizative të institucionit
3. Implementimi i sistemit të integruar informative shendetesor (SIISH) me pjesët përbërëse:
- Menagjimin e resurseve humane
- Menagjimin e pacientëve
- Menagjimin e stokut farmaceutik stomatologjik
- Katalogjet nderkombtare për klasifikimin e sëmundjeve dhe procedurave mjekësore
4. Trajnimi i stafit për përdorimin e sistemit
5. Implementimi i kartonave elektronik shëndetësor në përdorim nga klinikat përkatëse të institucionit:
- Gjendja e hapsirës së gojës
- Gjendja e dhëmbëve
- Tretmani terapeutik i dhëmbëve dhe hapsirës së gojës
6. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i SISH

PËRFITIMET NGA SISH

1. Specifikat e historisë së pacientit sipas klinikave:


- Kohëzgjatja mesatare për përfundimin e aktiviteteve, grupimi sipas aktiviteteve dhe klinikave
- Kohëzgjatja mesatare për përfundimin e aktiviteteve sipas mjekëve
- Shfrytëzimi i materialit dhe medikamenteve sipas aktiviteteve dhe klinikave
- Monitorimi dhe gjendja e stokut momental
2. Përpilimi i raporteve shtesë sipas kërkesave të administratës që do të iu shërbejnë për planifikim:
- Numri i pacientëve sipas klinikave
- Numri i vizitave të realizuara për mjek
- Numri i pacientëve sipas moshës dhe gjinisë
- Numri i aktiviteteve sipas klinikave
- Numri i pacientëve sipas diagnozave
3. Përpilimi i infikatorëve shëndetësor sipas rregullave të OBSH:
- Numri i vizitave për të gjitha grupmoshat sipas vendbanimit të pacientëve
- Numri i vizitave për të gjitha grupmoshat sipas vendbanimit dhe gjinisë së pacientëve
- Humbja totale e dhëmbëve për të gjitha grupmoshat sipas vendbanimit të pacientëve
- Humbja totale e dhëmbëve për të gjitha grupmoshat sipas vendbanimit dhe gjinisë së pacientëve
- Numri i pastrimit të dhëmbëve gjitha grupmoshat sipas vendbanimit të pacientëve
- Kariesi në dhëmbë sipas vendbanimit të pacientëve
- Fluorizimi i dhëmbëve sipas venbanimit të pacientëve
- Kanceri i gojës dhe faringut sipas vendbanimit të pacientëve
4. Sistemi për menagjimin e resurseve humane:
- Trajnimi sipas roleve dhe interest në sistem
a. Trajnimi i zyrtarëve te resurseve humane për përdorimin e sistemit dhe nxjerrjen e raporteve
nga sistemi

________________________________________________________________________________________________33
PROPEDEUTIKE STOMATOLOGJIKE___________________________________________________________________

b. Trajnimi i stafit menagjerial për nxjerrjen e raporteve nga sistemi


-
Asistimi në futjen e shërbimeve
5. Sistemi për menagjimin e depos së barnave:
- Trajnimi sipas roleve dhe interest në sistem
a. Trajnimi i stafit që punon në depo qendrore dhe stafit që ngarkohet me material në depot
satellite për përdorimin e sistemit dhe për nxjerrjen e raporteve
b. Trajnimi i stafit menagjerial për nxjerrjen e raporteve nga sistemi
- Asistimi në futjen e shërbimeve

EFEKTET POZITIVE TË SISH

1. Ngritja e kualitetit të shërbimeve stomatologjike


2. Thjeshtësimi i procedurave administrative
3. Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave në formë elektronike
4. Stimulimi i rritjes së përgjegjësisë së llogarimbajtjes
5. Krijimi dhe ngritja e vetëdijes për krijimin e shoqërisë informative
6. Krijimi i kapaciteteve pranë institucionit shëndetësor që do të mundësojnë mbledhjen, ruajtjen,
përpunimin shkëmbimin dhe analizën e të dhënave.

FUND

________________________________________________________________________________________________34

You might also like