You are on page 1of 3

Shkolla 9-Vjeçare “YLBER”

PROJEKT NË HISTORI

Kushtetuta

Punoi
Sokol DORRI

Tiranë, Janar 2020


Ç’ është Kushtetuta?
Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret
tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende,
kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar. Kushtetuta zakonisht përkufizon
shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si
ombrellë për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato
autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk
guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i
atij.Kushtetuta më e vjetër e shkruar në një dokument është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, miratuar në vitin 1787.Kushtetuta e Britanisë së Madhe përfshin një sërë ligjesh të
shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë
të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të
pamundshëm në realitet.

Risitë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetërimin


botëror
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ka ndikuar ndërkombëtarisht në kushtetutat e mëvonshme të
shteteve të tjera si dhe të menduarit juridik. Ndikimi i saj shfaqet në ngjashmërinë e formulimeve
dhe fragmenteve të huazuara në kushtetutat e tjera, si dhe në parimet universal të: sundimit të ligjit,
ndarjen e pushteteve dhe njohjen e të drejtave individuale. Përvoja e Shteteve të Bashkuara në
ndryshimet kushtetuese dhe rishikimit të sistemit gjyqësor, ka motivuatr konstitucionalistët e
vendeve të ndryshme në momentet kur ata po shqyrtonin mundësitë për të ardhmen e kombit të
tyre. Vendet demokratike shpesh kanë zgjedhur modele qeverisëse më të centralizuara, si ato
britanike ose franceze, veçanërisht sistemin parlamentar anglez.

Kushtetuta e ShBA-së është ligji sipëror ose akti më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Kushtetuta fillimisht përbahej nga shtatë nene. Tri nenet e para përcaktojnë parimin e
ndarjes së pushteteve, sipas së cilës qeveria federale ndahet në tri degë: ligjvënësi, i përmbajtur
prej Kongresit dydhomësh të Shteteve të Bashkuara; ekzekutivi, i përmbajtur nga Kryetari i
Shteteve të Bashkuara (Presidenti); dhe gjyqësori, i përmbajtur nga Gjykata e Lartë dhe gjykatat
federale. Nenet pesë dhe gjashtë vendosin doktrinën e federalizmit, duke përshkruar marrëdhëniet
ndërmjet shteteve të veçanta dhe ndërmjet shteteve dhe qeverisë federale. Neni i pestë përcakton
ecurinë për ndryshimin e Kushtetutës. Neni i shtatë përcakton ecurinë për miratimin e Kushtetutës.
Kushtetuta u miratua më 17 shtator 1787 nga Kuvendi Kushtetutës në Filadelfia, Pensilvani, dhe
u miratua nga kuvendet në njëmbëdhjetë shteteve. Hyri në fuqi më 4 mars 1789. Prej se është
miratuar si ligj, Kushtetuta është ndryshuar njëzet e shtatë herë. Dhjetë ndryshimet e para (bashkë
me dy të tjera që s'qenë miratuar në kohë) Kongresi i paraqiti më 25 shtator 1789 dhe u miratuan
me tri të katërtat e shteteve të nevojshme më 15 dhjetor 1791. Këto dhjetë ndryshime të para njihen
si Karta e të Drejtave të Individit.

Kushtetuta interpretohet, plotsohet dhe zbatohet përmes nji liste të gjatë të ligjeve kushtetuese.
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara qe e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka ndikuar kushtetutat e
shumë vendeve tjera. Por që nga gjysma e fundit e shekullit të 20-të, ndikimi i Kushtetutës së
Shteteve të Bashkuara mund të jetë në rënie pasi vendet e tjera kanë rishikuar kushtetutat e tyre
ndikuar nga shembuj me të rinj.

Elementë të përbashkët të kushtetutës amerikane me atë shqiptare

Kushtetuta e Shqipërisë u miratua më 12 shtator 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo


kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me
qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".
Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët
zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me
pushtetin ekzekutiv. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Preambula, ku paraqiten
motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe
tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë,
institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.

Ngjshmëria e kushtetutës së Republikkës së Shqipërisë me atë amerikane qëndron tek ndarja e


pushteteve, prat re pushtetet: Ligjvënësi që përfaqësohet nga parlamenti; pushteti egzekutiv që
udhtrohet nga qeveria dhe pushteti gjyqësor që ushtrohet nga gjykatat. Gjithashtu ngjashmëri ka
dhe tek të drejtat e njeriut ose të individit.

You might also like