You are on page 1of 3

QENDRONI NE SHTEPI DHE BEHENI TE VLEFSHME KOHEN TUAJ!

DETYRË PËRBLEDHËSE JANAR-MARS KLASA 12

PERIUDHA JANAR-MARS
EDUKIM FIZIK, SPORTE DHE SHËNDET 12
Tematika 1: Mirëqenia izike, mendore, emocionale dhe sociale

1. Jepni në mënyrë të përmbledhur disa etapa zhvillimi të edukimit fizik dhe sportit në vendin
tonë që nga antikiteti Ilir.

2. Cilat janë institucionet kryesore që ofrojnë informacion dhe mundësi për t’u përfshirë në
veprimtari fizike e sportive të organizuar?

3. Shpjegoni termat e mëposhtëm: veprimtari sportive, shoqëri sportive, shoqatë sportive, sport
shkollor, sport për të gjithë, sport profesionist, sport amator, sportistë të nivelit të lartë, sportist,
sport, Qendra Sportive Kombëtare, Organizata Kombëtare Antidoping, organizatë sportive, mjedis
sportiv, Lëvizja Olimpike, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Special, “fair play”, Agjencia Botërore
e Antidopingut, ambient sportiv.

4. Shpjegoni humbjen e vetëdijes dhe të fikëtit (lipotomia).

5. Renditni disa këshilla për parandalimin e të fikëtit.

6. Cilat janë disa veprime që duhet të kryeni kur shoku/shoqja pëson të fikët?

7. Ç’është sëmundja e nxehtësisë?


8. Cilat janë shenjat fillestare të sëmundjes së nxehtësisë?

9. Shpjegoni ndihmën e parë në rast të goditjes nga nxehtësia.

10. Si e parandaloni sëmundjen e nxehtësisë?

11. Ç’është frymëshkëmbimi?

12. Cilat janë shkaqet e ndalimit të frymëmarrjes?

13. Si duhet të veproni në rast të një ndalim frymëmarrje?

14. Paraqitni disa shenja dalluese të mosfunksionimit normal të zemrës.

15. Shpjegoni ndihmën e parë në rast ndalimi të zemrës.

16. Si mund të parandalojmë sëmundjet e zemrës?

17. Pse duhani dhe alkooli janë vrasës të zemrës suaj?

18. Listoni disa shkaqe të aksidenteve rrugore.

19. Listoni disa lëndime që mund të ndodhin nga aksidentet rrugore.


DETYRË PËRBLEDHËSE JANAR-MARS KLASA 12

20. Plotësoni numrat e emergjencës në rast rreziku, apo aksidentesh.


EDUKIM FIZIK, SPORTE DHE SHËNDET 12

Tematika 2: Edukim nëpërmjet aktiviteteve fizike

1. Plotësoni fjalitë.
a. Ushtrime të rreshtimit dhe rregullimit janë ....
b. Elementi akrobatik rrotullim anash mbi duar për t’u realizuar kërkon ....

2. Cilët janë muskujt që duhen forcuar për të kryer elementin akrobatik vertikale mbi shpatulla?

3. Ndërtoni modelin e një cirkuiti gjimnastikor të thjeshtë me 6 elemente.

Tematika 3: Edukim nëpërmjet aktiviteteve sportive


1. Jepni një skemë sulmi dhe një skemë mbrojtje, të cilën do ta përdornit në një ndeshje midis
shkollave.

2. Cilët janë elementet e sulmit dhe të mbrojtjes në hendboll?

3. Plotësoni fjalitë.
a. Në lojën e hendbollit, gjuajtja në portë është element _____.
b. Në taktikën e mbrojtjes në volejboll kemi bllokun, i cili mund të jetë _____.

4. Shpjegoni “lëvizja e portierit”.

5. Skiconi sipas mundësisë një skemë bazë të sulmit/mbrojtjes në hendboll.

6. Cilat janë mënyrat e lëvizjes në fushë të volejbollistit?

7. Cilët janë elementet teknikë në sulm në volejboll?

PROJEKT I SUGJERUAR
Tema: Sëmundjet e kohëve moderne dhe njerëzimi. Ku po shkojmë?
Si kritere vlerësimi do të jenë:
a. Respektimi i afatit kohor të paraqitjes së detyrave.
b. Strukturimi korrekt sipas etapave dhe paraqitja estetike e materialit.
c. Saktësia shkencore në zbatimin e njohurive lëndore.

You might also like