You are on page 1of 1

Jeta e Erih Mario Remarko

Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare
mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një
nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte
kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të
parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, - shkruan në një prej veprave të tij
shkrimtari. Në 25 shtator 1970,Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga
një atak në zemër . Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane,
prej të parit sukses "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" e që vijoi si një fill lidhës në
gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga
nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej
nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën,
madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe
dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht,
breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, - shkruan përkthyesi Robert
Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij
në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i
perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .
Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar
kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë
në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një
roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në
regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në
Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por
shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e
lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.

You might also like