You are on page 1of 3

Apolonia

Apolonia është një qytet antik në Shqipëri; ndër më të mëdhenjtë


në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e
tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike, me vlera historike e
kulturore. Themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. gërmadhat
e Apolonisë u zbuluan në fillim të shek XIX. Gjurmët më të
hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike
të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen
rrenoja të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar
Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun


e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që
mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në
një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së
lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik. Apolonia ishte një qendër e
madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të
kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, me një
sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të
gjatë, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që
shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo
fushë e formuar nga vërshimet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë
një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.
Ndryshe nga kolonitë e tjera, të cilat ishin ngritur buzë bregdetit,
Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg
bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në
atë kohë ishte i lundrueshëm.
Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para
Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e
para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para
Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër
24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në
Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një
rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.
Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në
afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000
banorë, një shifër rekord për Antikitetin.
Apolloninë, arkeologët e quajnë, "Pompei i Shqipërisë," pasi vetëm
10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.
Punoi: Ola Tola

You might also like