You are on page 1of 2

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDERTIMIT


Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës

DETYRË KURSI

Lënda : ”Strukturat Inxhinierike Bregdetare”


Kursi : M S H 2A / 2B
Viti akademik : 2022 - 2023
Titulli i detyrës : Projektimi i një porti të vogël detar

TË DHËNA :

1. Harta detare te zonës bregdetare në shkallë 1: 200 000, 1: 50 000, 1: 25 000, 1: 10 000
2. Harta e hapsirës detare te Detit Mesdhe .
3. Emërtimi i objektit / vendi i ndërtimit ..................................................................
4. Drejtimi më i disfavorshëm i erës/valës në det të thellë .............................................
5. Shpejtësia llogaritëse e erës për drejtimin më të disfavorshëm ...................................
KËRKESA :

1. Përcaktimi i rendjeve gjeografike dhe efektive të valëve për drejtimin e dhënë.


2. Percaktimi i lartësisë dhe periodës së valëve në det të thellë , për drejtimin më të
disfavorshëm dhe shpejtësinë llogaritëse të erës .
3. Llogaritja e parametrave të valëve në zonën bregdetare përpara objektit të ndërtimit,
duke marrë parasysh efektin e refraksionit.
4. Llogaritja e valëve në brëndësi të basenit të portit, të mbrojtur nga objektet rrethuese.
5. Permasimi i prerjeve tërthore tip të trupit dhe kokës të objekteve rrethuese të
strukturuara në formën e skolierave, të veshura me elementë armimi blloqe gurë natyrorë
dhe blloqe artificiale betoni në formë tetrapodi.
6. Përmasimi i prerjeve tërthore konstruktive tip të kalatave të akostimit në port në
formën e bankinave dhe pontileve .
7. Hartimi i planit të përgjithshëm të objektit .
8. Llogaritja e volumeve të punimeve kryesore të ndërtimit .

PARAQITJA

1. Relacion teknik, i bazuar në plotësimin hap mbas hapi, me radhë i të gjitha kërkesave .
2. Vizatime teknike ( në format A 3 ) si më poshtë :
2.1 Korografia e zonës bregdetare dhe rendja gjeografike / efektive e erës për drejtimin e
dhënë.
2.2 Batimetria e zonës bregdetare ( 1 : 50 000 ), ku të jetë vendosur objekti, i parashikuar
për tu ndërtuar.
2.3 Skema e planit të përhapjes së valëve nga deti i thellë për tek objekti ( 1 : 50 000 ).
2.4 Plani i përhapjes së valëve në basenin e portit ( 1 : 5 000 ).
2.5 Planimetria e përgjithëshme e objektit ( 1 : 2 500 ).
2.6 Prerje tërthore tip të trupit dhe kokës të objekteve rrethuese në formën e skolierave, të
veshura me elementë armimi blloqe gurë natyrorë dhe blloqe artificiale betoni në formë
tetrapodi ( 1 : 100 / 1 : 200 ).
2.7 Prerje tërthore konstruktive tip të kalatave të akostimit ( 1 : 100 / 1 : 200 ).

AFATI I DORËZIMIT : Një javë përpara fillimit të sezonit të provimeve.

U dorëzua më ...................................

STUDENTI ......................................................... PEDAGOGU


Prof.Dr. Stavri LAMI

You might also like