You are on page 1of 10

Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Gjatë dekatave të para të programimit u dizenjuan aplikacione teknike që u nevojiteshin


vetë programuesave apo personave që kishin lidhje me to. Përdoruesit e sotëm nuk janë të
dedikuar ndaj teknologjisë dhe ato janë më të lidhur me rrjedhën e punës. Dizenjimi i
aplikacioneve duhet të bazohet në observime të përdoruesave, të përcaktohet nga analiza
të kujdesshme të punëve dhe te validohet nga prototipet, përdorueshmëria dhe testet e
pranimit. Inxhinierimi i përdorueshmërisë po bëhet një disiplinë e njohur me rregullat e
saja.

Proçesi tradicional i Software engineering (Modeli i Ujëvarës)


Modeli i ujevarës ka qenë një nga proçeset e dizenjimit më të hershëm për zhvillimin
softuerik. Ai dizenjon procesin e dizenjimit si një sekuencë etapash. Rezultati i çdo etape
është një produkt konkret që përdoret në etapat pasardhëse. Çdo etape përfshin pjesën e
validimit; dizenjimi vlerësohet sipas kërkesave, kodi sipas dizenjimit etj.
Një nga avantazhet kryesore të këtij modeli kundrejt zhvillimit të mëparshëm kaotik të
softuerit ishte krijimi i disiplinës së të menduarit përpara zhvillimit të kodit.

Figura1: Modeli i ujëvarës


Dizenjimi i Ndërfaqjes së përdoruesit me modelin e ujëvarës

Alda Kika 1
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Megjithëse modeli i ujevarës është i përdorshëm për disa zhvillime softëerike, ai është
shumë i papërshtatshëm për zhvillimin e ndërfaqjes së përdoruesit.
Së pari, zhvillimi i ndërfaqjes është i rrezikshëm. Dizenjimi i ndërfaqjes së përdoruesit
është i vështirë(ju nuk jeni përdoruesit, përdoruesi ka gjithmonë të drejtë; përdoruesi nuk
është dizenjuesi). Dizenjuesi nuk ka një mënyrë për të parashikuar nëse dizenjimi do të
jetë i suksesshëm.
Së dyti, në mënyrën e zakonshme që modeli i ujëvarës aplikohet, përdoruesi shfaqet në
proces vetëm në dy faza: analiza e kërkesave dhe testimi i pranimit. Fillimisht i kërkohet
përdoruesit se cfarë i nevojitet në fillim te procesit (analiza e kërkesave), por më pas
vazhdohet në etapat e mëtejshme pa i kontrolluar rezultatet me përdoruesit, derisa ti
prezantohet sistemi i kompletuar. Në qoftë se bëhet një gabim, procesi i ujëvarës e
zbulon në fund.
Së treti, kur ka probleme me ndërfaqjen e përdoruesit, ato kërkojnë rregullime dramatike:
kërkesa të reja apo dizenjim të ri.

Validimi nuk është gjithmone i mjaftueshëm; problemet nuk kuptohen derisa të arrihet në
etapën pasardhëse. Etapa e kodimit të dizenjimit mund të zbuloje probleme në dizenjim.
Modeli i ujevarës ka nevojë që në mënyrë implicite të kalohet informacion ndërmjet
etapave. Rreziku më i madh është në rastet kur gabimi ndodh në një fazë të hershme
(p.sh. mungesa e kërkesave zbulohet në fazën e fundit si testimi). Këto gabime detyrojnë
programuesit të ndërhyjnë nëpër etapa duke ribërë punë të kushtueshme.

Dizenjimi iterativ

Dizenjmi iterativ është praktika korrente për zhvillimin e ndërfaqjeve të përdoruesit.


Është një rast i vecantë i modelit spiral i përshkruar nga Boehm për inxhinierinë
softuerike. Ai menaxhon rrezikun e trashëguar në dizenjimin e ndërfaqjes së përdoruesit.
Në dizenjimin iterativ softueri ripërcaktohet në një cikël dizenjimi: fillimisht imagjinohet
(dizenjimi), më pas realizohet fizikisht (implementimi) dhe së fundi testohet (vleresimi).

Alda Kika 2
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Figura 2: Dizenjimi iterativ

Modeli spiral
Nëpërmjet këtij modeli rezervohet hapësira për të kryer disa iteracione në procesin e
dizenjimit dhe kjo realizohet duke i bërë iteracionet e para sa më të lira që të jetë e
mundur. Rrezja e çdo rrethi në këtë model, përcaktohet nga kostoja e hapit të çdo
iteracioni ose saktësia. P.sh. një implementim i hershëm mund të jetë thjesht një skicim i
ndërfaqjes. Ajo mund të jetë një pamje e zbehtë e ndërfaqjes, por është tepër e lirë dhe
mund të vlerësohet duke ia treguar përdoruesit.

Figura3: Modeli spiral

Rreziku është më i madh në iteracionet e para, atëhere kur dihet dhe më pak. Për këtë
arsye angazhohemi më pak në implementimet e para. Prototipet e para bëhen për tu
hedhur më vonë. Në qoftë se kemi disa alternativa dizenjimi, mund të ndërtohen disa
prototipe (dizenjime paralele) dhe të vlerësohen, pa shumë shpenzim. Vlerësohen
prototipet dhe për prototipin e zgjedhur implementohet ndërfaqja. Më pas vlerësohet

Alda Kika 3
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

përsëri dhe ripërcaktohet më tej. Ne mund të mbajmë pjesët që funksionojnë dhe të


ridizenjojmë pjesët qe nuk funksionojnë. Sa më tepër iteracione të bëjmë aq më tepër
përmirësohet dizenjimi.

Dizenjimi i përqendruar tek përdoruesit


Dizenjimi iterativ është pjesë e rëndësishme për dizenjimin e përqendruar tek
përdoruesit. Ekzistojnë shumë teknika dizenjimi të përqëndruara tek përdoruesi
(GUIDE,STUDIO,OVID,LUCID), por të gjitha kanë këto tre tipare të përbashkëta:
▪ Dizenjimi iterativ duke përdorur prototipe të shpejta.
▪ Fokusim i hershëm tek përdoruesit dhe detyrat.
o Analiza e përdoruesave: cilët janë përdoruesit.
o Analiza e punëve: çfarë kanë nevojë për të bërë.
o Përfshirja e përdoruesave si vlerësuesa, këshilltarë, dizenjuesa.
▪ Vlerësim nëpërmjet procesit iterativ të dizenjimit
o Përdoruesit përfshihen në çdo iteracion
o Çdo prototip vlerësohet

Pjesët më të rëndësishme të një projekti ndjekin modelin spiral:

1. Analiza e punëve
2. Skicimi i dizenjimit
3. Prototipi në letër
4. Testimi i prototipeve nga përdoruesit
5. Prototipi kompjuterik
6. Vlerësimi orientues
7. Implementimi

Alda Kika 4
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

8. Testimi i përdoruesave

1. Analiza e punëve(1 javë) mbledhja e kërkesave për ndërfaqjen e përdoruesit.


2. Skicimi i dizenjimit (1 javë): skicime në letër për dizenjimin e ndërfaqjes.
3. Prototipi në letër(2 javë): një prototip iterativ në letër apo me mjete të tjera të lira
fizike.
4. Testimi i prototipeve nga përdoruesit(1 ditë): vlerësim i prototipeve.
5. Prototipi kompjuterik(2 javë): një prototip softuerik iterativ që planifikohet të
ndryshohet.
6. Vlerësimi orientues(1 javë) : vlerësohet prototipi sipas përdorueshmërisë.
7. Implementimi (3 javë): Ndërtohet një implementim real me qëllim që të jetë
përfundimtari.
8. Testimi i përdoruesave (1 javë): Testohet implementimi me përdoruesit dhe
ripërcaktohet.

Përdoruesit dhe analiza e punëve

Hapi i parë i nevojshëm në dizenjimin e përqëndruar tek klienti është mbledhja e


informacionit rreth përdoruesave dhe detyrave.
Analiza e përdoruesave: Cili është përdoruesi?
Analiza e punëve: Çfarë i nevojitet përdoruesit?
Analiza e fushës : Cili është konteksti i punës së përdoruesit?
Analiza e Kërkesave: Çfarë kërkesash përcaktojnë analizat e mëparshme?

Procesi i mbledhjes së informacionit për dizenjimin e parë quhet analiza e përdoruesit


dhe punëve. Në këtë hap, pyetet se cili është përdoruesi dhe çfarë po përpiqet të arrijë.

Njohja e përdoruesit

Përderisa programuesit nuk janë përdoruesa, njohja e tyre është e domosdoshme.

Alda Kika 5
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Duket sikur analiza e përdoruesit është e thjeshtë dhe shpesh nuk bëhet. Por në këtë
mënyrë, ne supozojmë që përdoruesit janë si ne.
Njohja e përdoruesit nuk ka të bëjë vetëm me karakteristikat individuale, por edhe
me ambientin perreth. Çfarë mund të tërheqë vëmendjen? Cili është konteksti social?
Një teater, librari, brenda në makinë; ambienti përcakton kufizime për ndërfaqjen e
përdoruesit. Aspekte të tjera të situatës së përdoruesit përfshijnë relacionin me
përdoruesit e tjerë në organizatë. A mund të kërkojnë ndihmë përdoruesit nga
përdoruesit e tjerë, apo janë të izoluar?
• Identifikimi i karakteristikave të përdoruesave
o Mosha, gjinia, kombësia
o Edukimi
o Aftësitë fizike
o Eksperienca e përgjithshme kompjuterike
o Aftësitë (Shtypja? Leximi?)
o Eksperienca në aplikacione
o Ambjenti i punës dhe konteksti social
o Relacionet dhe komunikimi
Në disa aplikacione identifikohen përdoruesit sipas klasave. Disa klasa përcaktohen
sipas roleve: studenta, mesues etj. Disa të tjera identifikohen sipas karakteristikave:
mosha (p.sh. adoleshentë, të vjetër ), motivacioni etj. Duhet përcaktuar cili grup është
i rëndësishëm për aplikacionin dhe duhet kryer analiza për secilin grup.

Si bëhet analiza e përdoruesit

Teknikat
o Pyetësoret
o Intervistat
o Observimet
Pengesat
o Zhvilluesat dhe përdoruesit mund të jenë të izoluar nga njëri-tjetri
o Me disa përdoruesa është e vështirë për të folur(doktora,drejtora etj)

Alda Kika 6
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Karakteristikat thelbësore mund të merren nëpërmjet pyetësoreve. Detajet rreth


kontekstit dhe ambientit mund të merren duke bërë intervista me përdoruesit në
mënyrë direkte ose duke i observuar në ambientin e tyre të biznesit.
Në disa raste mund të jetë e vështirë që të arrihen përdoruesit, apo mund të jetë e
vështirë dhe e kushtueshme të flitet me ta. Megjithatë duhet bërë çdo përpjekje për të
mbledhur informacione.
Lekët e shpenzuara për mbledhjen e informacionit justifikojnë dizenjimet më të mira
dhe numrin më të pakët të iteracioneve.

Analiza e punëve

• Identifikimi i punëve individuale që duhet të zgjidhen nga programmi.


• Çdo detyrë përbën një qëllim(çfarë jo si)
• Shpesh fillohet me identifikimin e qëllimeve kryesore dhe më pas
dekompozohet në detyra
Hapi pasardhës është identifikimi i detyrave që përfshihen në problem. Një detyrë
duhet konsideruar si qëllim : çfarë duhet bërë jo si.
Një mënyrë e mirë për të filluar me analizën e detyrave është dekompozimi hierarkial.
Mendoni fillimisht rreth problemit të përgjithshem që po zgjidhni. Kjo është detyra e
nivelit të lartë. Më pas dekompozohet në një bashkësi nëndetyrash, që do të ishin
pjesë e qëllimit të përgjithshëm.

Pjesët e analizës së punëve


Pasi identifikohen punët, duhet plotësuar çdonjëra prej tyre me detaje. Çdo detyrë në
analizën e punëve duhet të ketë pjesët e mëposhtme:
Çfarë është e nevojshme të bëhet?
-Qëllimi është emri i punës(dërgim i mesazhit)
Çfarë duhet bërë fillimisht për realizimin e saj?
-Parakushtet janë konditat që duhen të plotësohen para se të kryhet puna.
• Detyrat nga të cilat varen

Alda Kika 7
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

• Informacioni që duhet njohur nga përdoruesi


Disa parakushte mund të jenë detyra të tjera. Disa parakushte të tjera janë
informacione , gjëra që përdoruesi duhet ti dijë në mënyrë që të realizohet detyra. Për
shembull, në mënyrë që të dërgohet një mesazh duhet njohur adresa e e-mailit.
Parakushtet janë shumë të rëndësishme për dizenjimin e ndërfaqjes së përdoruesit,
veçanërisht për arsyen se përdoruesit nuk i plotësojnë ato përpara se të realizojnë një
detyrë; e cila rezulton në gabime. Njohja e parakushteve ndihmon në parandalimin e
gabimeve apo në kthimin e tyre si të parrezikshme.
Më së fundmi, detyrat dekompozohen në nëndetyra: hapa individuale për realizimin e
detyres. Nëndetyrat mund të dekompozohen në mënyrë rekursive.

Si bëhet analiza e punëve


• Intervista me përdoruesit
• Observim direkt i përdoruesave që kryejnë detyrat
Burimet më të mira të informacionit për analizën e detyrave janë intervistat e
përdoruesit ose observimi direkt.

Analiza e fushës
Analiza e fushës zbulon elementët e fushës dhe se si lidhen ata me njëri tjetrin. Për të
vizatuar diagramën e fushës, fillimisht identifikohen entitetet e fushës të cilat
përfshihen. Entitetet përfshijnë njerëzit, objekte fizike, objekte informacioni. Më pas
përcaktohen lidhjet ndërmjet entiteteve dhe vizatohen si harqe. Relacionet emërtohen
me folje. Më pas pasurohet diagrama me numra që shprehin madhësinë e bashkësive
të entiteteve dhe relacioneve. Numri i një bashkësie tregon numrin e anëtarëve të asaj
bashkësie në sistem. Këta numra do të ndihmojnë në dizenjimin e ndërfaqjes.

Analiza e kërkesave
Analiza e përdoruesit, analiza e detyrave dhe analiza e fushës ushqejnë një proces më
të përgjithshëm të quajtur analiza e kërkesave, e cila krijon një përshkrim të
funksionaliteteve të sistemit të dëshiruar dhe veçori të tjera jofunksionale
(performanca, siguria, kapaciteti).

Alda Kika 8
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Figura 4: Analiza e kërkesave

Gabime në analizën e përdoruesave


Gabimet më të shumta që bëhen në analizën e përdoruesave dhe të punës vijnë për
shkak të përcaktimit të kërkesave para kohe. Një nga arsyet e bërjes së analizës së
përdoruesave është për të parë nëse kërkesat plotësohen apo sistemit i duhet shtuar
ndonjë gjë për ti plotësuar ato.

Gabime në analizën e punëve


Një rrezik i analizës së punëve është dhënia e rëndësisë mënyrës se si bëhen gjërat
aktualisht; edhe pse gjërat mund të ishin bërë ndryshe ose janë të pamjaftueshme. Për
këtë arsye është e rëndësishme të fokusohemi në arsyen pse përdoruesit bëjnë atë që
bëjnë dhe jo vetëm çfarë bëjnë ata.
Nga ana tjetër, një analizë jo e plotë mund te mos kapë aspekte të rëndësishme të
procedurave ekzistuese.
Kur intervistohen përdoruesit ato zakonisht tregojne: në fillim bëj këtë pastaj atë….
Dizenjuesi duhet të fokusohet jo vetëm në mënyrën se si bëhen gjërat por edhe të
kuptojë pse dhe si.
Gjithashtu duhen analizuar dobësitë dhe problemet. Cilat punë jo të rëndësishme
humbasin kohe? Përdoruesit duhen pyetur se çfarë i mërzit dhe nëse kanë sygjerime
për sistemin që do të dizenjohet.

Alda Kika 9
Dizenjimi i përqëndruar tek përdoruesi

Ekzistojnë dy teknika për ta bërë analizën e përdoruesave dhe detyrave më efektive:


kërkimi kontekstual dhe dizenjimi me pjesmarrje.

Kërkimi kontekstual
• Observohen përdoruesit gjatë punës reale në ambientin e tyre të punës
• Vendosja e relacionit mësues-nxënës
- Përdoruesit tregojnë si bëhet dhe flasin rreth saj
- Intervistuesi vrojton dhe pyet
• Nxiten supozime dhe shqyrtohen suprizat

Kërkimi kontekstual është një teknike që kombinon intervistën dhe observimin, në


ambjentin aktual të punës, duke diskutuar produktet aktuale të punës. Kërkimi
kontekstual kujdeset për bashkëpunimin e fortë mes dizenjuesave dhe përdoruesave.

Dizenjimi me pjesmarrje
Përfshin përdoruesit tipikë në skuadrën e dizenjimit. Ato marrin pjesë në detyrën e
analizës, propozojnë ide dizenjimi dhe ndihmojnë me vlerësimin. Kjo është mjaft
thelbësore, pasi përdoruesit kanë fushë njohurish më të thella se sa skuadra e
dizenjimit. Për shembull: Do te ishte jo e menduar mirë që të ndërtohej një ndërfaqje
për hotele, pa patur një ekspert në skuadër.

Alda Kika 10

You might also like