You are on page 1of 1

ESE

TEMA:KONTROLLI

PUNOI:XHESJANA SHKOZA

Kontrolli është procesi nëpermjet të cilit menaxherët monitorojnë dhe rregullojnë


se sa me efektivitet dhe eficence një organizatë eshte duke performuar aktivitetet
e saj për realizimin e synimeve te saj.Gjatë kontrollit menaxherët monitorojnë
dhe vlerësojnë nëse strategjia dhe struktura organizative janë “duke punuar sic
duhet” dhe si mund të përmirësohen”.Ai ndihmon në mbajtjen në gatishmëri të
organizatës, duke mundësuar ndryshimet në organizatë për t’iu përgjigjur cdo
mundësie apo rreziku të identifikuar.Pra te kesh kontrollin e cdo gjeje ne nje
organizate arrihet sa me shume sukses. Pa një sistem të mirë kontrolli,
menaxherët nuk e kanë idenë se sa mirë është duke përformuar organizata e tyre
dhe se si mund të përmirësohet kjo.Kontrolli organizativ është i rëndësishëm në
pasi u ofron menaxherëve feedback mbi cilësinë e tyre e punes se tyre.Gjithashtu
edhe sistemet efektivë të kontrollit i lajmërojnë menaxherët nëse dicka është
duke shkuar keq dhe i japin kohë atyre për t’ju përgjigjur mundësive apo
rreziqeve. Në ditët e sotme, punonjës të të gjithë niveleve, në mënyrë rutinë,
ushqejnë me informacion sistemin e informacionit apo rrjetin e sipërmarrjes .Ky
punonjës mund të jetë një shitës, nga departamenti I shitjeve, i cili skanon dhe
hedh në rrjet porosinë e një konsumatori, duke nisur kështu zinxhirin e prodhimit
apo shpërndarjes.Sistemet e kontrollit dhe të teknologjisë së informacionit jane
zhvilluar për të matur performance në cdo hap të procesit të transformimit të
inputeve në të mira dhe shërbime të përfunduar.Nje menaxher I suksesshem arrin
te koordinoje dhe te kontrolloje me perpikmeri cdo gje ne lidhje me
kompanine.Ne kete menyre parandalohen te gjitha problemet…

You might also like