You are on page 1of 2

Përfitimet nga analiza SWOT

Falë karakteristikave të analizës SWOT, realizimi i sajë në mënyrë të duhur sjell disa
përfitime për kompaninë. Përkundër asaj se në disa raste jepen sugjerime se si një
analizë e tillë mund ose duhet të realizohet, varësisht nga lloji dhe madhësia e biznesit
analiza duhet të jetë specifike.
Ndër karakteristikat e kësaj analize të cilat sjellin edhe përfitime në krahasim me
analizat tjera janë është thjeshtësia. SWOT nuk kërkon staf të trajnuar dhe aftësi
teknike për realizimin e sajë. Nevoja e vetme e realizuesit të analizës është të kuptuarit
e plotë të llojit të biznesit të kompanisë në mënyrë që të jetë në gjendje të krahasojë
atë me bizneset e ngjashme ose me segmentin e tregut ku vepron ajo. Meqë kjo
analizë është e thjeshtë dhe kërkon që në një periudhë të caktuar analize vetëm një
herë të filtrohen faktorët ndikues në kompani dhe ato të krahasohen me kompanitë e
ndryshme konkurruese ose me segmentet e tregut në rajone të ndryshme. Faktorët
nuk duhet analizuar në mënyrë të përsëritur kur bëhet krahasimi i gjendjes së
kompanisë me kompanitë tjera ose me tregun pasiqë nga të njëjtët faktorë të
detektuar një herë mund të vlerësohen cilët janë  dobësi, fuqi, mundësi apo rreziqe
varësisht nga elementi krahasues.

Përqendrimi në një fushë të caktuar sjell të kuptuar të gjendjes së vërtetë të


kompanisë. Për këtë analistët duhet përqendruar në gjetjen e faktorëve të kompanisë
dhe vlerësimin e tyre për një situatë specifike meqë analiza e përgjithshme sjell
rezultate jo efektive dhe ndoshta edhe të pa kuptueshme. Analiza e përqendruar shpie
në thelb të problemit ose të gjetjes së rrugës për të shfrytëzuar gjendjen e mirë për
përmirësim të mëtejshëm.

Vetë selektimi i faktorëve që është parakusht i radhitjes së tyre në matricën


SWOT ndihmon analistët në zgjerimin e ideve për përmirësim të gjendjes së
kompanisë ose sjell në të kuptuar të aftësive dhe fuqive të saja “të pa njohura” dhe të
pa shfrytëzuara. Më pas analiza e tyre dhe futja në matricë hapë rrugë drejt
paraqitjes së tezave për të përmirësuar gjendjen ose për të përpiluar strategji të
cilat mbajnë kompaninë konkurrente në treg.

Realizimi i matricave të ndryshme bazuar në të njëjtët faktorë në një periudhë të


vetme pasqyron raportet e kompanisë me konkurrentët, me secilin në veçanti, dhe
me tregun në përgjithësi. Meqë jo secili faktorë është me efekt pozitiv ose negativ
krahasuar me secilin konkurrent atëherë kompania përmes matricave të ndryshme
përpilon strategji të ndryshme për secilin konkurrent të analizuar dhe strategji të
përgjithshme në krahasim me gjendjen e përgjithshme nda konkurrentëve në
përgjithësi.

Matricat e realizuara në periudha të ndryshme është shumë e lehtë të


krahasohen në mënyrë që të kuptohet historikisht gjendja e kompanisë,
konkurrentëve dhe tregut. Gjithashtu nga analiza e strategjive të nxjerra për matricat e
mëparshme shpie drejt përmirësimit të strategjive në të ardhmen e kompanisë.

You might also like