You are on page 1of 1

Arti I te folurit tek mjeshtrit e fjales

Gjithmone kemi pasur raste kur shume njerez na kane impresionuar me fjalet e tyre ashtu
sikurse ka dhe shume raste kur nje lexues jopatologjik ka reflektuar dhe ka verejtur qe shkrime
te atyre njerzve qe reklamohen si te medhenj per te cilet madje kane pasur nje magjepsje
fillestare nuk jane aq cilesore ,aq perfshires apo ndjekes te nje rrjedhe te pakundershtueshme
zhvillimi subjekti qe sherben si spirale konstruktive e nje strukture te patundshme.

Keta njerez e dine shume mire qe shkrimet e tyre duhet domosdoshmerisht te jene te
besueshme dhe idete qe percojne permes tyre te jene bindese e te pranueshme .Por shpesh
duhet nje njohje perfekte e realitetit per te pare ndikimet e verteta mbi ate qe eshte e
vecante,pasi ndikimet mbi ate qe eshte e zakonshme jane te qarta per te gjitha dhe ndoshta
mjafton pak elekuence ne te shprehur mjeshteri fjale per te perjetesuar ne menyren me te
bukur e te arrire ate per te cilen e zakonshmja eshte dakord dhe si pasoje per kete arritje te
madhe, nuk mund te evitoje duratrokitjet per mjeshtrin e madh te dakordesuar me te.Nga ana
tjeter mjeshtera te vertete te fjales jane pre e nje intolerance te eger ku e vecanta I godet dhe I
shtyn me forcen e saj te rrezoje kultin e te zakonshmes qe I ka marre vendin padrejtesisht. Kjo
eshte sa e lehte aq edhe e veshtire per kete lloj mjeshtri.E lehte pasi si per ironi vete e
zakonshmja I krijon kult se vecantes dhe e veshtire sepse duhet te konkludosh ne perfundime te
paarrira ,te cilat veshtire te pranohen nga nevoja konceptuale qe ka e zakonshmja per te qene
mbizoteruese ,nje cilesi kjo e cila per te vecanten eshte eksistenciale.Eshte e veshtire te
punosh mbi ate qe eshte e patrajtuar sepse se pari duhet te kesh nje ide pastaj argumente per
ta mbrojtur ,te cilat per sa kohe askush nuk merret ose nuk I gjen, ne mungese I hapin rruge
oratorive boshe te njerezve te cilet behen te pakundershtueshem dhe ne rastin me te keq u
jepen dhe merita .Prandaj mbizoteron shprehja modeste e Sokratit “Une e di nje gje qe nuk di
asgje’’ qe domosdoshmerisht na shtyn te mendojme qe duke e zhveshur vete veten nga
meritat si mjeshter I madh I fjales I ka bere parapri mundesise se te qenurit I kundershtueshem
pse jo dhe I gabueshem.

Keshtu mjeshterit e medhenj te fjales nuk kerkojne te bejne emer apo te lene gjurme .Ate
kerkojne thjeshte te verteten e cila fatkeqsisht I udheheq neper humnera te cilat ata marrin
rrezikun ti kapercejne.

You might also like