You are on page 1of 9

Vizioni për Vjosën:

Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë

Vjosa në udhëkryq: krijimi i Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë apo shkatërrimi nga digat. ©
Piotr Bednarek / Wolne Rzeki

1 Çfarë e bën Vjosën kaq unike?

Lumi Vjosa rrjedh i lirë nga malet e Pindit në Greqi deri në Detin Adriatik në Shqipëri pothuajse
i paprekur. Në rrjedhën e tij, lumi ofron të gjitha llojet e ekosistemeve lumore, duke përfshirë
kanione, pjesë të gjera me ishuj të madhenj, shtigje gjarpëruese dhe lagunë në grykëderdhje.
Sidoqoftë, ajo që e bën Vjosën veçanërisht unike është fakti se shumica e degëve të saj - si
Bença, Shushica, Drinosi - janë gjithashtu ende të paprekur. Lumi dhe degët përbëjnë së
bashku sistemin më të paprekur të lumenjve në Evropë.
Si i tillë, lumi Vjosa është me vlerë të jashtëzakonshme, gjë që e bën të denjë për përcaktimin
e një mbrojtjeje të veçantë: Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë.

2 Çfarë është Parku Kombëtar i Lumit të Egër (PKLE)?


“Parku Kombëtar i Lumit të Egër” është një emërtim jozyrtar që i referohet karakterit të
veçantë dhe unikalitetit së parkut. Sipas IUCN, nuk ka asnjë kategori të definuar "PKLE", në të
vërtetë, nuk ka kategori mbrojtjeje që është projektuar për të mbrojtur në mënyrë të qartë
një lumë përgjatë gjithë rrjedhës së tij.
IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është një organizatë me anëtarë
qeveritarë dhe joqeveritarë përgjegjës për standardet për zonat e mbrojtura në mbarë botën.
Duke iu referuar përcaktimeve të IUCN-së, lumi do të ishte një park kombëtar "i zakonshëm".

1
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

3 Çfarë është një park kombëtar?

Parku kombëtar është “kurora” emërtimit të mbrojtjes për peizazhet dhe zonat natyrore në
botë.

Qëllimi ynë është të krijojmë një Park Kombëtar të Vjosës në përputhje me standardet
ndërkombëtare. Sipas kategorive të mbrojtjes të IUCN, një park kombëtar (kategoria II) mbron
zona të mëdha natyrore ose pothuaj-natyrore në të mirë të biodiversitetit dhe proceseve
mjedisore, si dhe promovon edukimin dhe rekreacionin.

Parku Kombëtar i Vjosës do të ketë nevojë për koncepte të përshtatshme menaxhimi për
natyrën (p.sh. programet e ri-pyllëzimit, përmirësimi i cilësisë së ujit etj.), si dhe për programet
turistike dhe edukative (qendrat e informacionit, "Rangers", shtigje, guida turistike, kurse për
të rritur dhe fëmijë, programe shkollore, etj.).

“Ura të varura” mbi lumin Lech në Austri, njëshembull për infrastrukturën rekreative në një park kombëtar
lumor.1

4 A ekzistojnë parqe natyrore lumore në Evropë?

Po, megjithatë, ato ose mbulojnë vetëm degë të vogla të lumenjve ose, në një masë më të
madhe, vetëm rrjedhën e sipërme brenda një peizazhi më të gjerë (kryesisht malor).

Në Austri, parku më i famshëm kombëtar është Parku Kombëtar Donau-Auen, i cili ka lindur
nga kundërshtimi i njohur e i suksesshëm ndaj një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali
të madh në mesin e viteve 1980 (“Beteja e Hainburgut”). Projekti i digës u ndal dhe në vend
të saj u themelua një park kombëtar në vitin 1996, duke mbrojtur 40 kilometra të Danubit, në
lindje të Vjenës. Në rrjedhën e poshtme, ka dy parqe të tjera kombëtare, PK Duna-Ipoly dhe
PK Duna-Drava, të dy në Hungari.2

1
Majtas: https://www.bergfex.at/sommer/tirol/touren/wanderung/46534,stanzach-haengebruecke-forchach-
rundwanderweg/#images-bergfex.touren.46534;
Djathtas: https://www.outdooractive.com/de/route/wanderung/lechtal/ueber-die-holzgauer-haengebruecke-
zur-rossgumpenalm/30309838/#dmlb=1
2
http://www.danubeparks.org
2
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

Parku Kombëtar Thayatal është një park kombëtar i përbashkët i Austrisë dhe Republikës Çeke
(footnote). Ky park, i ngjashëm me PK Vikos-Aoos të Greqisë është një rajon malor ku lumi
rrjedh thellë nëpër luginë.
Parqet kombëtare të lumenjve në Kroaci përfshijnë Parkun Kombëtar Krka, ose - deri në një
farë mase - Parkun Kombëtar të Liqeneve të Plitvicës. Shembuj të tjerë janë parqet kombëtare
që mbrojnë deltat ose grykëderdhjet, siç është Parku Kombëtar Coto Donana në Spanjë, në
grykën e lumit Guadalquivir.3

5 A ekzistojnë “Parqet kombëtarë të Lumenjve të Egër”?

Po, por jo në Evropë. Një prej tyre është Parku Kombëtar i Lumenjve të Egër Franklin-Gordon
në Tasmani, Australi.4 Shumë i ngjashëm me Parkun Kombëtar të Donau Auen në Austri dhe
Parkun Kombëtar Hungarez Danub-Ipoly, krijimi i Parkut Kombëtar të Lumenjve të Egër
Franklin-Gordon ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një lufte të suksesshme kundër një projekti
hidroenergjetik.

Parku kombëtar i lumit të egër Tasmania, Australi. ©Shiko5

Një shembull tjetër është Parku Kombëtar i Lumenjve të Egër të Oxley në Australi.6

Në Shtetet e Bashkuara nuk ekzistojnë Parqe Kombëtare të Lumenjve të Egër, por një koncept
i ngjashëm është paraqitur në formën e Parqeve Shtetërore të Lumenjve të Egër së bashku

3
https://en.wikipedia.org/wiki/Doñana_National_Park
4
https://www.parks.tas.gov.au/indeX.aspX?base=3937
5
http://durninsonsafari.blogspot.com/2011/02/four-amazing-wilderness-walks.html
6
https://www.nationalparks.nsw.gov.au/visit-a-park/parks/oxley-wild-rivers-national-park
3
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

me emërtimin I egër & Piktoresk. Ky emërtin, krijuar në vitin 1968, është një kategori e veçantë
mbrojtjeje për lumenjtë, që ekziston vetëm në SHBA deri më tani7.

6 Çfarë do të kishte unike PKLE Vjosë?

Parku Kombëtar i Lumit të Egër të Vjosës do të ishte parku i parë lumor kombëtar në Europë
- mbase globalisht – që përfshin jo vetëm degëzime të shkurtra të një lumi, por të gjithë
rrjedhën qendrore, nga malet në det, duke përfshirë edhe degët e saj.

7 Cilat zona mund të përfshihen në PKLE Vjosë?

Parku kombëtar në Shqipëri mund të përbëhet nga lumi kryesor dhe degët e tij, nga kufiri me
Greqinë, në rrjedhën e poshtme, deri në derdhjen e tij në detin Adriatik, përfshirë Lagunën e
Nartës. Kryesisht, shtrati i lumit me lymjet e saj duhet të jetë Zona Qendrore e parkut të
ardhshëm. Nga një këndvështrim ekologjik, pjesët më të rëndësishme janë shtrirjet e endura
të lumit - duke filluar pranë Tepelenës në drejtim të Selenicës - si dhe gryka në detin Adriatik.
Zonat e afërta me fushat lymore mund të jenë pjesë e zonës së ashtuquajtur të menaxhuar
ose të përjashtuara nga parku. E njëjta vlen edhe për kodrat fqinje në pellgun e Vjosës. Kufijtë
e parkut, si dhe zonimi përfundimtar duhet të përcaktohen përmes një procesi të gjerë
konsultimi me të gjithë pronarët e tokave dhe aktorët përkatës në fazën e planifikimit të
parkut kombëtar.

Zallishtet e mëdha nga Tepelena në Selenicë duhet të jenë zona qendrore e parkut kombëtar. © Ulrich Eichelmann

7
https://rivers.gov/wsr-act.php
4
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

8 Cilat zona nuk mund të jenë pjesë e PKLE Vjosë?

Lumenjtë kontribues të modifikuar ndjeshëm ose zgjatimet e lumenjve - veçanërisht ato të


prekura nga hidrocentralet - nuk do të përfshihen në PK Vjosa. Aktualisht, vetëm lumenjtë
kontribues Langarica dhe Çarshovë nuk mund të përfshihen në një park kombëtar, pasi ato
tashmë janë ndryshuar nga hidrocentralet.

Kërcënimet më të mëdha ndaj vizionit të parkut kombëtar janë hidrocentralet e planifikuara


në Kalivaç dhe Poçem në rrjedhën kryesore të Vjosës. Nëse do të ndërtohej vetëm njëri prej
tyre, ideja e parkut kombëtar do të shkatërrohej në tërësi, pasi veçantia e kësaj zone (plotësia,
rrjedha e pandërprerë nga mali në det...) do të humbiste me një goditje. Hidrocentralet në
degë të lumit do të përjashtonin degën nga zona e parkut kombëtar. Prandaj, kur bëhet fjalë
për hidrocentralet e parashikuara, duhet të vendoset midis: shkatërrimit nga hidrocentralet
ose ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes një parku kombëtar.

Hartat e mëposhtme përshkruajnë kufijtë e mundshëm të PKLE Vjosa, si dhe një shpjegim të
detajuar në zonat e interesit të veçantë.

Propozimi për Parkun Kombëtar të Vjosës

Kufinjtë potencialë të PKLE Vjosë në Shqipëri: kufinjtë e parkut kombëtar (e kuqe), zona qendrore minimale
(jeshile). Sipërfaqja totale: 111,600 hektarë. Harta u përgatit nga Fluvius

5
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

Propozimi për Parkun Kombëtar të Vjosës

Shtrati i lumit dhe fushat e afërme lymore të Vjosës dhe degëve kontribuese të saj që përbëjnë sipërfaqen kryesore
të PKLE Vjosë. Sipërfaqja totale: 34,850 hektarë. Harta u përgatit nga Fluvius

Propozimi për Parkun Kombëtar të Vjosës


Poçem – Kalivaç

Zona Kalivaç/Poçem është zemra e parkut të ardhshëm kombëtar. Në këtë zonë, në vetëm disa ditë studimi,
shkencëtarët zbuluan 40 specie për herë të parë në Shqipëri, ndërsa dy prej tyre ishin krejtësisht të reja për
shkencën. Zona qendrore minimale - në të gjelbër, kufiri i mundshëm i parkut kombëtar - në të kuqe. Harta u
përgatit nga Fluvius.

6
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

Propozimi për Parkun Kombëtar të Vjosës


Tepelenë – Bënçë

Kufijtë e mundshëm të parkut kombëtar në rajonin e Tepelenës. Lumi i Bënçës duhet të përfshihet në park. Kufijtë
e mundshëm të PKLE në të kuqe, zona qendrore minimale në jeshile. Harta u përgatit nga Fluvius.

9 Periudha e planifikimit – një proces i përbashkët

Parku kombëtar duhet të planifikohet dhe zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me


komunitetet lokale, pronarët e tokave, ministritë dhe OJQ-të. Faza e planifikimit për Parkun
Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës pritet të zgjasë rreth tre vjet, duke filluar me një angazhim
politik të qeverisë së Shqipërisë për të krijuar parkun.

Ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë duhet të përfshihen në planifikim. Hapi i parë duhet
të jetë krijimi i një organizate “Shoqata për planifikimin e PKLE të Vjosës”, e përbërë nga
ekspertë me përvojë, përfaqësues të ministrive shqiptare, bashkive, OJQ-ve dhe grupeve të
tjera të interesit. Kjo shoqatë do të përgatiste një plan për PKLE Vjosë, duke përfshirë
përcaktimin e kufijve, zhvillimin e një koncepti zonimi dhe një përfshirje të gjerë të palëve të
interesit, si dhe qeverisjen dhe financimin e parkut.

10 Si do të krijohet Parku Kombëtar i Lumit të Egër? Qasja hap-pas-hapi

Në hapin e parë, Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa mund të krijohej vetëm në tokën
publike, që do të thotë shtratin e lumit dhe degët e saj. Në një hap të dytë, fushat dhe kodrat
ngjitur mund të bëhen pjesë e PKLE nëse pronarët e tokave bien dakord, bazuar në
marrëveshjet e ndërsjella.

7
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

Gjithashtu, është e mundur të vendoset PKLE përgjatë rrjedhës së plotë të lumit në një qasje
hap-pas-hapi, duke filluar me shtrirjet më të rëndësishme dhe pastaj duke zgjeruar kufijtë e
saj në të gjithë rrjedhën e lumit në një fazë të mëvonshme. Megjithatë, është e rëndësishme
të mos harrohet ideja kryesore, e cila është ruajtja e tërë lumit të paprekur nga burimi i tij në
male deri në det.

Argëtimi dhe edukimi janë objektiva të rëndësishme të një parku kombëtar dhe mund të luajnë një rol
të madh në Vjosë. © PK Donau-Auen/Kovacs.

11 Perspektivë – Park kombëtar ndërkufitar me Greqinë

Një hap tjetër do të ishte një zgjerim dypalësh i PKLE të Vjosës duke kombinuar Aoos dhe
Vjosën në një Park Kombëtar Ndërkufitar të Lumit të Egër. Për këtë qëllim, Parku Kombëtar
ekzistues “Vikos-Aoos” në Greqi duhet të zgjerohet në rrjedhën e poshtme drejt kufirit me
Shqipërinë. Ngjashëm me PKLE në anën shqiptare, PKLE Aoos e ardhshme duhet të përfshijë
edhe degë të rëndësishme si Voidomatis dhe Sarandaporos.

12 Financimi

Zhvillimi i një koncepti për PKLE sipas standardeve ndërkombëtare si dhe funksionimi i tij
kërkon fonde të konsiderueshme.

Për shkak të veçantisë së sistemit lumor, ka gjasa të ofrohet mbështetje financiare nga
organizata ndërkombëtare dhe organe të tilla si agjencitë e zhvillimit ose BE, me qëllim që të
mbulojnë kostot për planifikimin e Parkut Kombëtar të Parë të një Lumi të Egër në Evropë.

8
Save the Blue Heart of Europe - www.balkanrivers.net

Shpenzimet operacionale mund të mbulohen nga një kombinim i financimit shtetëror dhe një
fondi të përbashkët duke ndjekur konceptin e “Fondit të përbashkët të Natyrës Prespë - Ohër”.
Me të ardhurat e këtij fondi të përbashkët, mund të financohen projekte të parkut kombëtar
në lidhje me monitorimin, hulumtimin, programet arsimore dhe shërbimet turistike.8

13 Afati kohor

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa mund të funksionojë brenda tre vjetësh pas vendimit
politik për krijimin e një parku të tillë.

• 2020: Fillimi i procesit të planifikimit. Krijimi i ekipit të ekspertëve, i përbërë nga


ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, palët e interesit etj.

• 2023: Hapja e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa në Ditën e Pavarësisë së


Shqipërisë, 28 Nëntor: Parku Kombëtar i Parë i një Lumi të Egër të Evropës do të
inaugurohej nga Kryeministri i Shqipërisë, Ministri i Mjedisit, Kryetarët e Bashkive
dhe delegacioni i BE-së.

Një nga zonat qendrore potenciale të PK Vjosa, sistemi i llumit në Tepelenë. Parku Kombëtar i Lumit të
Egër do të krijonte vende pune dhe të ardhura për komunitetet lokale. © Christian Baumgartner

8
https://www.pont.org
9

You might also like