You are on page 1of 24

Punimet Gjeologo-Zbuluese

Llojet
Punimet gjeologo-zbuluese kryen per :
• te sqaruar ndertimin gjeologjik strukturor,
• te sqaruar kushtet hidrogjeologjike te sheshit
te ndertimit,
• per te bere punime eksperimentale ne kushte
natyrore te mjedisit gjeologjik dhe
• per te marre kampione per analiza
laboratorike.

Llojet e punimeve gjeologo-zbuluese qe


perdoren gjate studimeve gjeologo-inxhinierike
mund te klasifikohen:
1. Direkte
a. Germimet (puset ose gropat, transhete,
galerite)
b. Puset e shpimit

2. Indirekte
a. Metodat gjeofizike
b. Provat penetrometrike (in – situ)
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet

• Germimet
kane avantazhin te zbulojne siperfaqe te mjaftueshme te
truallit per te bere pershkrimin e detajuar prerjes
litologjike.
Ato perdoren per te marre kampione me strukture te
paprishur, per te kryer prova me ngarkese natyrore te
objektit, per te ndare zonat e ndryshme te perajrimit, per
te studiuar planin e rreshqitjes etj.
Kufizimi i vetem i tyre eshte thellësia e vogel e studimit
(zakonisht deri ne 5 m).
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Gropat jane punime vertikale me forme
prizmatike me baze katerkendeshi kenddrejte me
permasa 1.5x1.5 ose 1.0x2.0 dhe thellesi 2-5 m.

Puset jane punime vertikale me seksion terthor


katerkendesh ose rrethor me thellesi deri ne 10
m. Keto punime kryen per te marre kampione me
strukture te paprishur, per te studiuar dukurite
karstike, planet e rreshqitjes etj.
Transhete jane punime me gjatesi te madhe me
thellesi 3-4 m.

Galerite jane punime horizontale qe perdoren


kryesisht ne ndertimin e hidrocentraleve, per
marrjen e kampioneve me strukture te pa prishur,
per kryerjen e provave eksperimentale:
• per percaktimin e rezistences ne prerje sipas
planeve te dobesuara te masivit,
• percaktimin e modulit te elasticitetit,
• matjen e presioneve minerare etj.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet

Puset e shpimit

Shpimet ose sondimet perfaqesojne nje depertim


ne thellesi te truallit duke perdorur mjete te
mekanizuar qe njihen si “SONDA”.

Shpimet kryhen ne te gjithe tipet e formacioneve


edhe ne thellesi te medha dhe nen nivelin e
ujrave nentokesore si ne kontinent ashtu edhe ne
shtretërit e lumenjve apo ne det.

Teknika kryesore te shpimit jane


• Shpim me goditje
• Shpim me rrotullim
• Shpim me tryele elikoidale
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

Ky lloj shpimi konsiston ne shkaterrimin e ballit te


pusit me ane te goditjeve te instrumentit te
shpimit duke u ngritur me arganello dhe leshuar
mbi ballin e pusit.

Ky lloj shpimi kryhet kryesisht per kalimin e


trojeve kokrizore (zhavoreve).

Thellesia dhe diametri i pusit varet nga tipi i


instrumentit qe perdoret, nga energjia e goditjeve
dhe nga tipi i truallit. Qendrueshmeria e faqeve te
pusit sigurohet me ane te kollones se rrethimit.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

Instrumentet e perdorur jane:


Luga ose “zhallonka” (nga rusishtja) qe eshte nje tub i rende me faqe te
trasha i mprehur ne maje i pajisur me nje valvol per te lejuar nxjerrjen e
materialit te shkaterruar nga balli i pusit. Per te lehtesuar kete proces balli
i pusit mbahet i mbushur me uje. Ne literature kjo teknike njihet si sonda
me valvol.
Dalta me teh te mprehte qe perdoret per shpimin e shtresave te forta
(shkembore). Nxjerrja e materialit nga balli i pusit behet me ane te luges.

Diametri i ketyre puseve varion zakonisht 200 – 400 mm ndersa thellesia


maksimale arrin deri ne 50-60 m.
Avantazhet e shpimit me goditje jane kostoja e lire dhe teknika e
thjeshte e ekzekutimit.
Mangesite lidhen me shkaterrimin e ballit te pusit qe ben te pamundur
marrjen e kampioneve me cilesi te mire.
Meqenese shpimi kryhet ne prani te ujit materiali i marre eshte i shpelare
pra i eshte larguar i gjithe materiali i imet. Materiali i nxjerre ne siperfaqe
eshte komplet i perzier dhe nuk lejon as mundesine e dallimit te
kontakteve midis shtresave.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet

Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

Shkaterrimi i ballit te pusit realizohet nepermjet


instrumentit te shpimit i cili i neneshtrohet nje
levizjeje te kombinuar rrotulluese dhe translative
qe i transmetohet nemermjet baterise se tubave te
shpimit.

Teknikat qe perdoren jane:

• shpimi me balle te plote


• shpimi me marrje kampioni
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME BALLE TE PLOTE

Kjo teknike perdoret ne rastet kur shpimi kryhet me qellim


arritjen e nje thellesie te caktuar per instalimin e instrumenteve
matese ose kryerjen e provave ne pus.

Instrumenti preres (shpues) mund te jete:


• dalta me flete
• dalta me rrula
• Koronka
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME BALLE TE PLOTE

Nxjerrja e materialit te shkaterruar nga balli i pusit behet


njekohesisht me shkaterrimin me ane lengut lares i cili
zakonisht njihet si solucioni i argjiles i cili pompohet nepermjet
tubave te shpimit dhe kthehet nepermjet hapesires unazore
midis tubave te shpimit dhe faqeve te pusit.
Qarkullimi mund te behet edhe ne rrugen e kundert.

Përveç pastrimit te ballit te pusit solucioni argjilor ben edhe


funksione te tjere si ftohja e instrumentit te shpimit dhe
mbrotja e faqeve te pusit nga shembja.

Per intervale te vegjel mund te perdoret edhe shpimi pa


qarkullim por ne kete rast kemi nje tharje te kampionit per
shkak te nxehtesise qe clirohet nga ferkimi i korones me
shkembin.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME MARRJE KAMPIONI


Shpim me marrje kampioni kryhet ne rastet kur nevojitet
përshkrimi i detajuar i shtresave për përcaktimin e kolonës
litologjike te sheshit te ndërtimit duke studiuar kampionet qe
nxirren.

• shpimi me karotier te thjeshte ose tubo-karotieri


• shpimi me dopio karotier dhe
• sistemi wire - line
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME MARRJE KAMPIONI


• shpimi me karotier te thjeshte ose tubo-karotieri
Karotieri i thjeshte

Ky lloj karotieri jep rezultate te kënaqshme ne dhera te lidhur


me konsistence te larte.
Ne shumicën e rasteve për te reduktuar shkallen e prishjes se
strukturës se kampionit shpimi kryhet pa qarkullim.
Ne ketë rast kemi një fare prishje te strukturës për shkak te
nxehtësisë qe çlirohet nga fërkimi i koronkes me dheun.
Përveç kësaj fërkimi qe ndodh midis faqes se brendshme te
karotierit dhe sipërfaqes se kampionit shkakton një deformim
ne përdredhje te këtij te fundit.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME MARRJE KAMPIONI


• shpimi me DOPIO KAROTIER

Ky lloj karotieri jep rezultate te mira thuajse ne te gjithë tipet e


dherave me përjashtim te dherave kokërrmëdhenj
(zhavorreve).
Prishja e strukturës për shkak te qarkullimit te lëngut larës dhe
lëvizjes rrotulluese te instrumentit te shpimit është e reduktuar
fale tubit te brendshëm qe lëviz lirshëm ne raport me tubin e
jashtëm dhe eliminon kontaktin e kampionit me lëngun larës.

Prishja e strukturës është e pranishme ne pjesën fundore te


instrumentit (koronkes) për faktin se tubi i brendshëm është pak
me prapa ne raport me tubin e jashtëm.
Ne raste te veçanta, ne dhera kohezive te bute përdoren dopio
karotiere me tubin e brendshëm pak me te avancuar ne raport
me tubin e jashtëm.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME MARRJE KAMPIONI


• sistemi WIRE - LINE
Ky lloj shpimi me marrje kampioni e ka zanafillën ne shpimin e shkëmbinjve dhe me pas është modifikuar
për shpime ne te gjithë llojet e trojeve.
Ky sistem përbëhet nga:
• një bateri tubash shpimi e pajisur ne pjesën e poshtme me një vend për kapjen e karotierit apo
instrumentit te shpimit
• karotieri i cili lëviz ne brendësi te tubave dhe fiksohet me to nëpërmjet një sistemi te posaçëm duke
formuar thuajse një trup duke transmetuar keshtu qofte lëvizjen rrotulluese qofte ngarkesën mbi dalte.

Ne hapësirën unazore midis faqes se jashtme te karotierit dhe faqes se brendshme te tubave qarkullon
lengu larës i cili lubrifikon pusin dhe pastron ballin e pusit.
Ne funksion te tipit te truallit mund te përdoren karotiere te tipeve te ndryshëm ose ne vend te karotierit
mund te ulet një instrument shpimi (dalte me rrula ose me flete).
Instrumenti ulet me ane te një sistemi me kavo i cili ne pjesën fundore ka një peshkatore te ndërtuar ne
menyre te tille qe te siguroje kapjen dhe shkëputjen e instrumentit.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

SHPIMI ME MARRJE KAMPIONI


• sistemi WIRE – LINE

Kryerja e një shpimi wire – line ndjek fazat e mëposhtme:


1. instrumentit te shpimit se bashku me karotierin i transmetohet nëpërmjet pajisjeve te sondes një
lëvizje rrotulluese dhe një ngarkese me qellim avancimin ne truall. Ne përgjithësi ky operacion kryhet
me qarkullim. Lengu kalon ne brendësi te tubave te shpimit pastaj ne hapësirën unazore midis faqes
se jashtme te karotierit dhe faqes se brendshme te tubave dhe kthehet ne sipërfaqe ne hapësirën
unazore midis faqes se jashtme te tubave te shpimit dhe trungut te pusit,
2. Pasi është kryer kampionimi për intervalin e thellësisë se dëshiruar, rrotori i sondes spostohet dhe
nëpërmjet kavos ulet peshkatorja qe kap karotierin dhe e nxjerr ne sipërfaqe,
3. Kampioni nxirret nga karotieri. Karotieri pastrohet dhe pergatitet për fazën ne vazhdim duke nderruar
nese e nevojshme pjesën fundore (prerëse) për te rritur cilesine e kampionimit,
4. Karotieri ulet me ane te peshkatores kapet me tubat dhe është gati për kampionimin e një segmenti
tjeter. Ne sipërfaqe shtohet ne tub shpimi.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Shpim me goditje
Shpim me rrotullim
Shpim me tryele elikoidale

Keto shpimi kryhen duke perdorur nje tryele e cila


saldohet mbi nje aste dhe zhytet e nxirret nga trualli
ne menyre te alternuar. Thellesia varet nga gjatesia e
astes dhe shpejtesia e shpimit eshte e ulet per shkak
te manovrave te shpeshta.
Per te permiresuar te dhenat e shpimit perdoret tryela
e vazhduar me ane te se ciles mund te arrihen
thellesi deri ne 50 m.
Diametri i ketyre shpimeve varion nga 75 -300 mm.

Perdoret kryesisht ne argjila ne menyre qe te mos


kemi nevoje per perforcimin e faqeve te pusit.
Kufizimet lidhen me faktin se nuk mund te perdoret
ne troje kokrizore dhe per shkak te perzierjes se
materialit nuk mund te ndertojme kolonen litologjike te
sheshit te ndertimit.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Llojet

Raporti i shpimit duhet te permbaje


emertimin e objektit (kantierit), porositesin,
vendndodhjen, daten e fillimit dhe mbarimit
te shpimit, karakteristikat e instrumentit te
shpimit te perdorur, tipin e karotierit te
perdorur, te dhena mbi shpejtesine e
vancimit dhe ngarkesen mbi dalte, diametrin
e pusit, masat e marra per mbrojtjen e
trungut te pusit, thellesine em marrjes se
kampioneve dhe tipin e tyre, perqindjen e
kampionimit, nivelin e ujit nentokesor dhe
nivelin e stabilizuar, provat in-situ te kryera
(thellesia, tipi), kushte meteorologjike etj.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Kampionet dhe klasat e cilësisë se tyre

Kampionet merren me qellim kryerjen e analizave laboratorike për përcaktimin e vetive fiziko-
mekanike.
Procesi i marrjes se kampionit i njohur edhe si “kampionimi” ndikon ne mënyra te ndryshme mbi
strukturën e kampionit ne funksion te teknikave qe përdoren.

Ne mënyrë qe rezultatet e analizave laboratorike te jene përfaqësuese te sjelljes se materialit in-situ


duhet qe kampioni te ruaje te pandryshuara karakteristikat strukturore dhe mikrostrukturore
qe ndikojnë ne parametrin e vlerësohet.

Ne përgjithësi ne baze te cilësisë se tyre kampionet ndahen ne 5 klasa cilësie te shënuara Q1 deri ne
Q5.
• Kampionet me cilësi nga Q1 deri ne Q3 janë kampione me strukture te prishur,
• kampionet me cilësi Q4 janë kampione me strukture relativisht te paprishur ndërsa
• kampionet Q5 janë kampione me strukture te paprishur.

Duhet theksuar qe ne fillim qe për shkak te karakteristikave te tyre (dhera pa kohezion dhe
përshkueshmëri e larte) është praktikisht e pamundur te merren kampione me strukture te
paprishur(Q4 dhe Q5) ne dhera kokrrizore.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Kampionet dhe klasat e cilësisë se tyre
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Kampionimi i dherave dhe shkembinjve

Bazuar ne karakteristikat gjeometrike


kampionmarrësit mund te ndahen ne tre kategori
kryesore:

• Kampionmarrës me diametër te jashtëm konstant


(a)

• Kampionmarrës me diametër te jashtëm te


zmadhuar ne raport te tehun prerës (b)

• Kampionmarrës me unaze zgjeruese (c)


Punimet Gjeologo-Zbuluese
Faktorët qe ndikojnë ne strukturën e kampionit

Shkalla e prishjes se strukturës gjate fazës se


depërtimit te kampionmarrësit rritet me rritjen e
raportit midis vëllimit te truallit te zhvendosur për
nguljen e kampionmarrësit dhe vëllimit te kampionit te
marre ose thënë ndryshe raporti i vëllimit te
kampiomarresit me vëllimin e kampionit. Ky raport
përcaktohet me një koeficient qe quhet koeficienti i
hapësirës dhe jepet nga formula ne vijim:

Ds2 − D 2
Cp = × 100 (%)
D2

Ky koeficient është ne përgjithësi me i vogël se 15 %


për kampiomarresit me faqe te holla dhe është me i
madh se 15 % për kampionmarrësit me faqe te
trasha.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Faktorët qe ndikojnë ne strukturën e kampionit

Gjatësia e kampionmarrësit duhet te jete e tille


qe te garantoje ruajtjen e strukturës për pjesën
qendrore te kampionit por nuk duhet ekzagjeruar
sepse rriten efektet e fërkimit.

Për te karakterizuar gjatësinë e kampionmarrësit


përdoret raporti gjatësi/diametër i cili duhet te
përfshihet ne intervalin e vlerave 8 - 12.
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Faktorët qe ndikojnë ne strukturën e kampionit

Diferenca midis diametrit te hyrjes se kampionit


dhe diametrit te brendshëm te
kampionmarrësit është një tjetër parametër qe
ndikon ne cilësinë e kampionit.

Rritja e diferencës zvogëlon fërkimin e kampionit


por nga ana tjetër rrit mundesine e mbufatjes
(zgjerimit) te kampionit. Kjo diference shprehet
me koeficientin e hyrjes i cili jepet nga ekuacioni:

Di − D
Ci = × 100 (%)
D

Vlerat lejuara te këtij koeficienti janë <0.5 % për


kampionmarrësit e shkurtër dhe 0.75 – 1.0 % për
kampionmarrësit e gjate
Punimet Gjeologo-Zbuluese
Faktorët qe ndikojnë ne strukturën e kampionit

Për te reduktuar ferkimin e jashtëm shpesh


përdoren kampionmarres te pajisur me një
unaze me diametër me te madh se diametri i
jashtëm i tubit te kampionmarrësit. Për te
karakterizuar shkallen e zgjerimit te diametrit
perdoret koeficienti i ferkimit te jashtëm i cili
jepet nga ekuacioni:

D s − De D − De
Ca = × 100 = a × 100 (%)
De De

Vlerat e lejuara te këtij koeficienti nuk duhet te


jene me te mëdha se 2-3%.

You might also like