You are on page 1of 27

Seminari I: Flebotomia

Prof. Asc. Etleva Refatllari


Viti shkollor 2019 - 2020
Teknika e marrjes se gjakut
zgjedhja e venes

PROF.ASC.ETLEVA REFATLLARI 2
Teknika e marrjes se gjakut
Mjetet e punes

Prof. Asc. Etleva Refatllari 3


Teknika e marrjes se gjakut – Procedura

Prof. Asc. Etleva Refatllari 4


Sistemi me vakum i flebotomise
• Ky eshte nje sistem hermetikisht i mbyllur nen vakum. Pjeset
perberese te sistemit jane:
• nje maje shpimi (age) sterile me maje nga te dyja anet me
nje valvul moskthimi (sigurie).
• nje mbajtes – adaptor (bashkon majen me tubin).
• nje tub steril i mbyllur nen vakum ( vakumi ne te eshte
rigorozisht i matur).
• Sistemi i mbyllur me vakum perben sistemin me te mire te
marrjes se gjakut per analiza laboratorike.
• Gjaku kalon direkt nga vena e pacientit tek tubi i perzgjedhur
per analize.

Age me dy maja Adaptori Tub I mbyllur me vakum


Prof. Asc. Etleva Refatllari 5
Ndertimi i ages (majes shpuese)
Aget e ketij sistemi ndertohen nga:
• Maja e gjate e ages, e cila ka nje prerje te pjerret dhe shume
te mprehte, e cila perben pjesen cpuese te venes.
• Maja e shkurter e veshur me valvulen e sigurise per
moskthimin e gjakut, perdoret per te cpuar tubat.
• Valvula e sigurise ka vlere ne :
1. Sigurimin e personelit manipulues gjate perdorimit te ages.
2. Mundeson mbushjen e disa tubave njeri pas tjetrit duke
mos lejuar rrjedhjen e gjakut gjate nderimit te tyre.
• Faqja cpuese e ages eshte e larte. Agia eshte
shume e mprehte dhe ka nje prerje te pjerret ne
fund te saj. Faqja e pjerret duhet te orjentohet
gjithnje ne menyre korrekte para cpimit te indit
(sic tregohet ne figure)
Prof. Asc. Etleva Refatllari 6
Madhesia e Ages
• Veshja plastike e ages ka nje
numer qe tregon diametrin e
lumenit te ages.
• Lumeni eshte hapesira, kanali
rrethor qe gjendet ne gjatesine
e brendeshme te ages.
• Masa e ages me e perdorshme
per flebotomi eshte 20, 21 dhe
22 (22 perdoret kryesisht per
femijet)

Prof. Asc. Etleva Refatllari 7


Needle gauge – Kalibri i majes se ages
• Kalibri i majes se ages matet me numer (p.sh. 19,20 etj)
• Numri tregon diametrin e jashtem te majes
• Numri i madh=diameter i vogel/Numri i vogel=diameter i madh
• Numri i referohet Sistemit internacional BWG (Birmingham wire
gauge) qe perdoret per te specifikuar diametrin e vrimave metalike,
te stripeve dhe tubave;
• Ne tabele jepen vlerat per aget me trashesi muri normale; ka dhe age
me mur te holle
Nr. i ages 19 20 21 22 23
ⱷ I jashtem 1.067 0.9 0.8192 0.7176 0.6416
(mm)
ⱷ I brendshem 0.686 0.603 0.514 0.413 0.337
(mm)

Prof. Asc. Etleva Refatllari 8


Adaptori

• Adaptori qe perdoret per marrjen e


gjakut ne sistemin e mbyllur me
vakum, eshte nje mbajtese plastike,
ne te cilin flebotomisti vidhos nga
njera ane agen e marrjes se gjakut
dhe nga ana tjeter fut tubin e
marrjes se gjakut.

• Standartet e reja sot kerkojne qe


edhe adaptori te jete me nje
perdorim.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 9


Tubat e gjakut
• Tubat e gjakut ne sistemin e mbyllur me vakum mund te jene qelqi ose
plastike. Ato mbyllen nga nje tape plastike mire e puthitur e cila ruan
vakumin ne brendesi te tyre.
• Presioni i ajrit ne brendesi te tubit eshte negativ, pra me i vogel se
presioni normal i ambjentit.
• Pasi maja e gjate dhe e mprehte e ages futet ne vene, flebotomisti fut
tubin ne brendesi te adaptorit. Ana e shkurter e ages e veshur nga
valvula e gomes e cpon tapen e bute plastike te tubit te gjakut.
• Diferenca e presionit qe ekziston midis ambjentit te brendshem te tubit
(presion i ulet) dhe venes (presion me i larte) ben qe gjaku me shpejtesi
te rrjedhe ne brendesi te tubit duke e mbushur ate.
• Kur diferenca e presionit barazohet, nderpritet mbushja e metejshme e
tubit te gjakut, dhe flebotomisti mund ta heqe ate. Valvula e sigurise ne
krahun e shkurter te ages nuk lejon qe gjaku te rrjedhe edhe pse tubi
eshte hequr prej saj.
• Siguria e manipuluesit me kete sistem te marrjes se gjakut eshte shume
e larte.
• Tubat e gjakut qe perdoren ne kete sistem jane te madhesive dhe
llojeve te ndryshme.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 10


Substancat shtese ne tubat e marrjes
se gjakut
• Teste te ndryshme laboratorike kerkojne perdorimin e
tubave me aditive(substanca shtese) te ndryshem.

• Shumica e tubave te marrjes se gjakut permbajne


aditive te quajtur antikoagulante. Keto te fundit jane
substanca te cilat pengojne koagulimin e gjakut kur ai
kalon ne tub.

• Ka tuba plastike te cilat perkundrazi, permbajne


substanca shtese te cilat nxisin koagulimin e shpejte te
gjakut qe mbush tubin.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 11


Antikoagulantet
• Antikoagulantet gjenden ne brendesi te tubave ne nje sasi precize, e
cila eshte ne varesi direkte te sasise se gjakut me te cilen do te
mbushet tubi.
• Respektimi i raportit antikoagulant/gjak ka rendesi shume te madhe
per rezultatet laboratorike.
• Ngjyra e tapes plastike te tubit i korespondon nje antikoagulanti te
caktuar i cili perdoret per kryrjen e testeve te caktuara laboratorike.
• Eshte shume e rendesishme qe tubi te mbushet deri ne fund ( deri ne
momentin qe gjaku nuk futet me ne tub), sepse ne te kundert raporti
gjak / antikoagulant nuk do te jete korrekt dhe kjo rrezikon nje rezultat
te gabuar. Ne te tilla raste duhet te riperseritet marrja e gjakut, sepse
laboratori nuk duhet te pranoje nje moster te marre ne menyre jo
korrekte.
• Po ashtu pasi tubi hiqet nga agia, ai duhet te perzihet lehte ne forme
rotulluese me antikoagulantin, per te parandaluar koagulimin.
• Kujdes, gjaku nuk duhet te perzihet me force por ne menyre te bute.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 12


Menyra e perzjerjes se tubave sipas llojit

Rekomandime

3 - 4 here

5 here

5 here

8 - 10 here
Perzjerja behet me lekundje te tilla te buta
Perzjerja e fuqishme shkakton hemolize 8 - 10 here

Prof. Asc. Etleva Refatllari 13


Tape e Verdhe Tape Bojeqielli
SST = Serum Separator Tube (tuba Antikoagulanti - Sodium Citrate
ndares te serumit) • Testet qe kryhen me keto tuba:
• Materiali ndares i serumit - • Te gjitha testet e koagulimit si
silicone/gel. Qellimi i xhelit ndares PT, PTT, faktoret e koagulimit,
eshte ndarja e serumit nga D-Dimeri dhe fibrinogjeni
elementet e figuruar te gjakut
• Duhet te mbushen ne menyre dhe
• Shumica e testeve biokimike mund sasi korrekte!!! Nuk duhet te
te perdorin serum. behen asnjehere perjashtime

Prof. Asc. Etleva Refatllari 14


Tape Lejla
Antikoagulanti: = EDTA (ethylene diamine tetra acetic acid)
• Sipas standarteve internacionale K2EDTA eshte antikoagulant i zgjedhur per
numerimin e qelizave te gjakut. Ai ka epersi ndaj K3EDTA pasi ky i fundit
redukton madhesine e RBC dhe eshte likid (sjell hollim te kampionit ). K2EDTA
perdoret si “spray” dhe lidh jonet e Ca duke frenuar koagulimin.
• Teste qe kryhen me kete tip tubi:Teste hematollogjike: Analiza e gjakut
komplet (eritrocite, leukocite, hemoglobine, trombocite, hematokrit,
retikulocite, formula e gjakut)

Tape Jeshile
Antikoagulanti: Derivate te Heparines
(sodium heparin, lithium heparin ose ammonium heparin).
• Shumica e testeve biokimike realizohen ne plazem. Me to realizohen te
gjitha testet biokimike te urgjences.
Prof. Asc. Etleva Refatllari 15
Tape e Zeze Tapa Gri

Antikoagulanti: buffered sodium • Tape gri – plazem ose gjak total me


citrate glikolize te frenuar – Na fluorid ose
oksalat
Tub per percaktimin e ERS
(sedimenti)
Duhet te mbushen detyrimisht • Perdoret kur matja e glukozes ne gjak
korrekt!!! Nuk lejohen nuk mund te kryhet menjehere pas
marrjes dhe nuk kemi mundesi
perjashtime centrifugimi

Prof. Asc. Etleva Refatllari 16


Shishe per Hemokulture

• Jane shishe qe perdoren per te analizuar prezencen e


bakterieve ne gjak.
• Shume e rendesishme eshte pastertia e vendit ku do te
manipulohet.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 17


Rradha e mbushjes se tubave

Shishe per hemokulture

Tub per Koagulim- Sodium Citrate


Mbushni
tubat sipas Sodium Citrate Tub per ESR (sediment)
kesaj rradhe
Tub me xhel per serum
ne zbritje
Lithium Heparin
E.D.T.A.

Sodium floride

Prof. Asc. Etleva Refatllari 18


Rregullat e flebotomise
Identifikimi i pacientit Pregatitja Aplikimi i zhgutit
Eshte teper e rendesishme qe Larja dhe disinfektimi i duarve. Apliko zhgutin rreth 7-12.5 cm mbi
flebotomisti te identifikoje me fossa antecubitale.
kujdes pacientin. Identifikimi i pacientit
Nese lekura siper e poshte zhgutit
Emri i plote i pacientet te shkruhet Prezantimi i vehtes para zbardhet atehere e keni shtrenguar
domosdoshmerisht ne etiketat e pacientit, prezantimi i detyres
tubit. shume.
tende.
Tubi te shoqerohet gjithnje me nje Nese gishti juaj futet midis zhgutit
flete-kerkese te shkruajtur qarte. Pyesni “A keni marre ndonjehere dhe lekures se pacientit, atehere
me pare gjak?" eshte lidhur shume e lire.
Nese pergjigja eshte jo, shpjegoni
Ne laborator: proceduren
Te verifikohet gjithnje emri i Ne baze te flete-kerkeses zgjidhni
pacientit ne tub me emrin ne flete- tubat e duhura.
kerkeses qe shoqeron tubin.
Mosrespektimi i njeres prej ketyre
hallkave con ne gabime te renda
me pasoja te rrezikshme.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 19


Rregullat e flebotomise
• Palpimi
• Pas aplikimit te zhgutit kerkoni pacientit te shtrengoje grushtin.
• Palpo nje vene te madhe dhe vlereso diametrin drejtimin dhe
thellesine. Rrotullo parakrahun e pacientit ne menyre qe te
perzgjedhesh venen e duhur.
• Perzgjedhja e venes
• Zgjidh venen qe eshte e madhe dhe e kapshme.
• Venat e medha zakonisht nuk jane te fiksuara mire me indet perreth,
pra jane te levizeshme. Keshtu nese ke zgjedhur nje te tille fiksoje me
gishtin e madh te dores se majte para se ta shposh me age.
1. Perzgjedhja e Pare: Vena Median cubitale
2. Perzgjedhja e Dyte: Vena Cephalic
3. Perzgjedhja e Trete: Vena Basilic ( shpesh vena me e dukshme,
por qe tenton te reshqase duke e veshtiresuar marrjen e gjakut )
• Evito siperfaqe te skuqura, nxira apo te rjepura te lekures

Prof. Asc. Etleva Refatllari 20


Rregullat e flebotomise
Pastrimi i vendit te shpimit Pregatitja e mjeteve
• Pas perzgjedhjes se venes, pastro • Vidhos Agen ne Adaptor.
vendin e punktures me nje
pambuk te lagur me 70% • Vendos tubin e pare sipas radhes ne adaptor por
isopropyl alcohol ose pambuk te kujdes mos e shty drejt pjeses se shkurter te ages,
parapregatitur. Levize pambukun ne menyre qe te mos cpohet tapa.
ne menyre cirkulare duke
pastruar nga brenda jashte • Mos e hiq kapakun e ages deri sa te jesh gati per
siperfaqes se perzgjedhur. Perdor cpim.
presion te mjaftueshem per te Hyrja ne vene
larguar papastertite nga kjo
siperfaqe. • Me gishtin e madh te dores jo manipuluese ne
zonen poshte vendit qe do te hysh ne vene fikso
• Vezhgo pambukun pas kesaj venen dhe tendos lekuren.
procedure. Nese duket i piset,
perserit proceduren me nje • Agia qe do te cpoje lekuren drejt venes nuk duhet te
pambuk te paster. preke gishtin e flebotomistit.
• Pas procedures se pastrimit mos • Pozicioni i ages duhet te jete ne te njetin drejtim me
e prek me vendin e punktures. ate te venes. Hyr ne lekure dhe penetro ne vene me
Nese do te kesh nevoje per te nje kend 15 grade, ne menyre qe te pakesosh
dhimbjen e pacientit.
ripalpuar venen perserit
proceduren e pastrimit. • Pasi agia eshte futur ne vene duhet te mbetet e
palevizeshme duke u fiksuar.
• Kujdes pozicionimin korrekt te ages

Prof. Asc. Etleva Refatllari 21


Perfundimi i flebotomise dhe procedura pas flebotomise
• Zhguti nuk duhet te qendroje i lidhur me gjate se 1 minute.
• Zgjidhe zhgutin pasi eshte mbushur edhe tubi i fundit
• Perdor nje dore per ta larguar zhgutin.
• Hiq tubin e fundit nga agia ne adaptor.
• Vendos nje pambuk mbi vendin e cpimit.
• Lehtesisht terhiq nga vena agen.
• Sapo te jete hequr agia nga vena e lekura ushtro presion mbi vendin e cpimit.
• Nese eshte e mundur keshillo pacientin te ushtroje presion mbi vendin e
cpimit.
• Sapo te kesh hequr agen nga vena fillo te kesh kujdes per eleminimin e saj
duke u kujdesur qe te mos cpohesh aksidentalisht prej saj.
• Mbyll me doren qe mban adaptorin me age kapakun e ages ( nese ai ka nje te
tille)
• Mos perdor kurre doren tende per te hequr agen nga adaptori, kete duhet ta
besh permes kutise se mbeturainave pa prekur me dore asgje
• Fute agen direkt ne vendin e cvidhosjes ne kutine e mbeturinave dhe cvidhose
nga adaptori deri sa te bjere brenda ne kuti.
Prof. Asc. Etleva Refatllari 22
Procedura pas flebotomise
• Sheno ne secilin tub emrin e pacientit. Gjate kesaj procedure pacienti duhet te jete
prezent. Mos vendos emrin ne tub kur pacienti nuk eshte prezent.
• Informacioni minimal qe duhet shenuar ne tub:
• Emri dhe mbiemri i pacientit.
• Numri i identifikimit (karteles)
• Data, muaji, viti
• Inicialet e flebotomistit.
• Pasi mbaron pune me tubat hiq nga vendi i cpimit pambukun.
• Inspekto vendin e cpimit nese ka apo jo gjakderdhje te metejshme.
• Nese gjithshka eshte ne rregull ngjit nje mbulues steril qe te mbuloje te gjithe vendin
e cpimit.
• Keshillo pacientin ta heqe mbuluesin pas 10-15 minutash.
• Nese pacienti ka ende hemoragji nga vendi i cpimit vazhdo te ushtrosh presion mbi te.
• Pastro vendin e punes:
• Hidh te gjitha materialet e perdorura ne kutine perkatese.
• Hiq dorezat e punes.
• Falendero pacientitn
• Laj duart

Prof. Asc. Etleva Refatllari 23


Burime te gabimit gjate flebotomise
1. Deshton futja e ages ne vene.
Flebotomisti duhet te ndjeje nje rezstence kur agia cpon
venen. Rezistenca eshte e menjehereshme dhe me pas
ndiqet nga nje ndjenje lehtesimi, ku agja leviz lirshem (
korrespondon te qenit e ages brenda ne vene).
2. Nese flebotomisti cpon paraprakisht tubin me kahun e
shkurter te ages para se te futet ne vene ai rrezikon qe te
neutralizoje vakumin ne brendesi te tubit duke e bere ate te
pavlefshem.
3. Mos fiksimi i adaptorit mund te shkaktoje levizje te ages dhe
dalje te saj nga vena.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 24


Burime te gabimit gjate flebotomise
3. Sasi e pamjaftueshme gjaku: Tubat e gjakut me antikoagulante duhet te
mbushen ne sasine e kerkuar. Mbushja e tyre me shume ose me pak nga
kjo sasi ndikon ne raportin gjak/antikoagulant dhe si pasoje con ne gabime
laboratorike.
4. Perdorimi i nje tubi te gabuar: Perdrimi i nje tubi te gabuar, i cili nuk
mund te perdoret per testet e kerkuara ne flete-kerkese. Per kete arsye
gjithnje duhet te pergatiten tubat e duhur ne varesi te testeve te kerkuara.
5. Gabime ne ruajtjen dhe trasportin e mostres se gjakut: Disa teste
laboratorike kerkojne qe tubi pas marrjes se gjakut te vendoset ne akull, te
ruhet nga drita ose te ruhet ne temperaturen 37 grade.
6. Gabimi ne plotesimin e etiketes se tubit

Prof. Asc. Etleva Refatllari 25


Defekte te lidhura me flebotomine
1. Hemoliza: Rruazat e kuqe te gjakut (eritrocitet) cahen duke cuar ne clirimin e
hemoglobines ne serum/plazem , duke e bere keshtu plazmen apo serumin te
paperdorshem per matjen e shume testeve laboratorike. Serumi/plazma ne
hemolize ngjyrosen ne te kuqe ne vend te ngjyres se zakoneshme te verdhe
Ajo shkaktohet zakonisht nga nje gabim procedurial ne marrjen e gjakut si:
• Perdorimi i nje age me diameter shume te holle
• terheqja e menjehereshme e pistonit te nje shiringe kur marrja behet
ne formen kalsike
• Perzjerja e gjakut me antikoagulantin e tubit duke e tundur fort

2. Koagulimi: Mosperzjerja e mjaftueshme e gjakut me aditivet antikoagulante


te tubave. Si pasoje rruazat e kuqe ngjiten me njera tjetren duke e bere te
pamundur kryerjen e nje sere testesh laboratorike.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 26


Rekomandim
• Shikoni ne you tube video trajnuese per
flebotomine qe te familjarizoheni me proceduren
para kryerjes se saj.

Prof. Asc. Etleva Refatllari 27

You might also like