You are on page 1of 2

Gjendjet urgjente -> pjesa e përgjithshme

Ne mjekësi si gjendje urgjente trajtohet gjendja kur jeta e pacientit është e rrezikuar apo shfaqet rreziku i
dëmtimit te organeve.

Kjo gjendje kërkon intervenimin e menjëhershëm te punëtorëve shëndetësorë.


Dhënia e ndihmës duhet filluar ne vendin e ngjarjes, transporti te jete i sigurte ( te mos dëmtohet i lënduari
gjatë transportit ndërsa shpejtësia është dytësore.)

LENDIMET :

• Primare : Shkaktohen ne vendin e ngjarjes

• Sekondare : shkaktohen gjate transportit të të lënduarit.

Pranimi i këtyre te sëmurëve nuk kërkon procedure te rëndomte administrative. Te gjitha mund të kryhen pas
stabilizimit te pacientit. Dhënia e ndihmës ne gjendje urgjente ne vend te ngjarjes është obligim moral dhe ligjor
i punëtorëve shëndetësorë.

PROCEDURAT URGJENTE

Kataterizimi i venave periferike

Kryesisht përdoren katater nga materiali i plastikes (fleksibil) ne hapësirën e se cilave gjendet gjilpëra.
Me vendosjen e kateterit sigurojmë rrugën venoze ( Rrugën e jetës ) neper te cilën do aplikohen barnat dhe
lëngjet.
Procedura është e thjeshte
• Përgatitët tretja infuzive
• Lidhet dora proksimalisht (afër) nga vendi i zgjedhur
• Dezinfektohet lëkura ne vendin e zgjedhur për punktim
• Shpohet lëkura me gjilpëre ne këndin 10* , Fiksohet vena ( Mbahet me dy gishta ) dhe pastaj futet gjilpëra ne
te.
• Pasi te hy gjilpëra ne vene paraqitet gjaku ne kokën e saj e shtyjmë gjilpërën edhe 5-6 mm pastaj ngadalë e
tërheqim prapa ne te njëjtën kohe kateterin qe gjendet rreth gjilpërës e shtyjmë me thelle ne vene.
• Kur kateteri është ne thellësi 3-5 cm ne vene , zgjidhim lidhësen e gomës, nxjerrim gjilpërën dhe e mbyllim
kateterin për te mos dal gjaku.
• Lidhim sistemin e infuzionit dhe kontrollojmë kalueshmërinë e kateterit.
• Fiksojmë kateterin me shiritin ngjitës.

- Vija intravenoze mund te sigurohet edhe me gjilpëre me flutur ( gjilpëre, flutur, bebisisterm ) mirëpo
plother kapaciteti i saj nuk mjafton dhe është vetëm zgjidhje e përkohshme.
- Ne raste te veçanta praktikisht është e pamundur te gjendet vena periferike, atëherë duhet bere
përparimi (gjetja) kirurgjike e venës apo te punktohet njëra nga venat jugulare ose venat sub. Claciac kjo
është pune e mjekut me eksperience.

You might also like