You are on page 1of 3

Testet për diabetin

1. Glicemia esëll
2. HbA1C

HbA1C

- Gjaku merret me tubin K2EDTA (tapë lejla) 2mL me metodën me vakum (age flutur).
- Tubi me gjak mbushet deri në pikën e caktuar në tub K2EDTA.
- Pasi merret gjaku, tubi përzihet në mënyrë që të bëhet homogjenizimi I gjakut dhe
antikoagulantit që përmban tubi.
- Lihet tubi në rotator per 15-20 minuta, më pas bëhet matja.
- Hb1C punohet në aparatin YHLO me kaseta rapid test.
- Duhet tubi me gjak, dy pipeta 10 mikrolitërr dhe 100 mikrolitër dhe testet e HbA1cC në forme
kasete.
Hapat e punimit
1. Vendoset USB-ja që vjen me kutinë e reagentit (HbA1C).
2. Bëhet Read ID Card
3. Sample no shënohet emri dhe mbiemri pacientit
4. Sample Type vendoset mostra e duhur , për HbA1C duhet të jetë Whole blood.
5. Merret bufferi dhe testi nga kutia.
6. Nga tubi gjakut merret me pipetë 10 mikrolitër gjak e cila hidhet tek bufferi.
7. Me pipetën 100 mikrolitër bëhet përzierja gjakut me bufferin.
8. Duhet të sigurohemi që gjaku është përzier mirë me bufferin, kjo dallohet nga ngjyra e
njëtrajtshme që merr përzierja.
9. Nga përzierja buffer-gjak merret 100 mikrolitër
10. Hapet testi dhe vendoset në aparat (YHLO) dhe hidhet 100 mikrolitër të përzierjes.
11. Jepet Analyze dhe pritet rezultati (5 min).

Glicemia
-Punohet me serum.
- Gjaku merret me metodën me vakum (age flutur) në tubin me xhel (tapë e verdhë 5 mL)
- Pas marrjes gjaku centrifugohet në shpejtësinë 4000 rrot /min.
- Punohet në aparatin biokimik Toshiba
Hapat e punimit
-Pas centrifugimit gjaku hidhet në pocetat për Toshibën, ku shkruhet edhe emri pacientit.
- Poceta me serum vendoset në pozicionin 1 (për pacient) tek aparati (rrethi jeshil).
- Shtypim STAT tek aparati.
-Selektojmë analizën (Glu) për gliceminë.
- Shtypim STAT sërisht për të filluar punimin e analizës.
Për të parë rezultatin.
- Me PF1 dalim në faqen kryesore.
- Shkojmë tek numri 17 (Running Monitor)

Lipidograma
Përfshihet :
1. Cholesteroli Total
2. HDL-Cholesteroli
3. LDL-Cholesteroli
4. Triglicerid

-Punohet me serum.
- Gjaku merret me metodën me vakum (age flutur) në tubin me xhel (tapë e verdhe 5 mL)
- Pas marrjes gjaku centrifugohet në shpejtësinë 4000 rrot /min.
- Punohet në aparatin biokimik Toshiba
Hapat e punimit
-Pas centrifugimit gjaku hidhet në pocetat për Toshibën, ku shkruhet edhe emri pacientit.
- Poceta me serum vendoset ne pozicionin 1 (për pacient) tek aparati (rrethi jeshil).
- Shtypim STAT tek aparati.
-Selektojmë analizën (CHO) për Cholesterolin total, (TG) për trigliceridin, (HDL-C) për HDL-
Cholesterolin.
- LDL llogaritet me formulën Cholesterol Total – HDL + (Triglicerid /5)
- Shtypim STAT sërisht për të filluar punimin e analizës.
Për të parë rezultatin.
- Me PF1 dalim në faqen kryesore.
- Shkojmë tek numri 17 (Running Monitor)

You might also like