You are on page 1of 76

- NDERTIMI DHE INTERPRETIMI I PASQYRAVE

FINANCIARE-
-BILANCI I GJENDJES DHE PASH-
 NË KËTË LIGJËRATË DO TË NJIHENI:

Objektivi i pasqyrave financiare;

Ndërtimi dhe interpretimi i pasqyrave financiare;

Bilanci i gjendjes (pasqyra e gjendjes financiare);

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve – PASH.


Pasqyra e
rrjedhës
së parasë

Bilanci i PASQYRAT
PASH
gjendjes FINANCIARE

Pasqyra e
ndryshim
eve në
kapital
BILANCI I GJENDJES-PASQYRA E
GJENDJES FINANCIARE
• Bilanci është pasqyra më kuptimplotë e
prodhuar nga kontabiliteti.

• Bilanci i gjendjes (kontabël) është një


përmbledhje e sistemuar që pasqyron
gjendjen e pasurisë, të detyrimeve dhe të
kapitalit të biznesit në një datë të caktuar.

• Secilit zë të pasurisë dhe detyrimit i caktohet


një shumë përkatëse monetare.
Duhet të japë përgjigje në këto pyetje:

• Çfarë është fuqia financiare e ndërmarrjes?


• Çfarë është mundësia e ndërmarrjes për t’i përmbushë
detyrimet e veta afatshkurtëra?
• Çfarë është struktura horizontale, d.m.th. në çfarë
përpjestimi pasuria është e financuar nga burimet
vetjake dhe të huazuara?
ELEMENTET KRYESORE
Elementet kryesore të bilancit të gjendjes
janë:

1. Pasuria;
2. Detyrimet;
3. Kapitali i pronarit (ekuiteti).
• Burime ekonomike
PASURIA • Përfitime te pritura ne te ardhmen

• Borxh i jashtem
DETYRIMET • Sakrificë e pritur ne te ardhmen

• Borxh i brendshem
EKUITETI I
• Interesi i pronareve ne pasurite e
PRONARIT biznesit
Pasuria
• Një pasuri e biznesit përfaqëson mjetet ekonomike
të cilat janë në pronësi të ndërmarrjes dhe nga të
cilat priten dobi në të ardhmen.

• Pasuria është resurs të cilin e kontrollon


ndërmarrja dhe i cili rrjedh nga aktiviteti në të
kaluarën, e nga i cili priten përfitime në të
ardhmen.

• Nje pasuri eshte diçka e vlefshme qe nje biznes e


zoteron ose e perdore.
Pasuria
• Shembuj te pasurive jane fabrikat,
ndertesat e zyreve, depot, kamionet
transportues, automjetet, pajisjet,
impiantet e prodhimit dhe makinerite,
mobiliet e zyres, paraja e gatshme dhe
mallrat qe ruhen ne depo duke pritur qe
t’u shiten klienteve.
ÇFARË ËSHTË PASURIA?

• Diçka që posedon kompania e që ka vlerë të ardhshme


ekonomike.

– Toka;
– Ndërtesa;
– Pajisjet;
– Goodwill (emri i mirë).

1. Pasuritë afatshkurtëra;
2. Pasuritë afatgjata.
DETYRIMET
• Një detyrim është obligim i tanishëm i
njësisë ekonomike i lindur nga ngjarjet e
kaluara, shlyerja e të cilit në të ardhmen
do të sjellë si rezultat një dalje nga burimet
e njësisë ekonomike.

• Në kuptimin praktik janë borxhet e


biznesit ndaj palëve të treta.
Detyrimet
Ndahen në dy grupe:

1. Detyrimet afatshkurtëra;
2. Detyrimet afatgjata.
Detyrimet afatshkurtëra
• Janë ato të cilat priten të shlyhen brenda
ciklit të rëndomtë të veprimtarisë së biznesit,
ose duhet shlyer brenda 12 muajve nga data e
shënuar në bilancin e ndërmarrjes.

Elementet kryesore janë:


• Llogaritë e pagueshme,
• Detyrimet ndaj tatimeve,
• Pagat e pagueshme,
• Kreditë aftshkurtëra, etj.
Detyrimet afatgjata
• Detyrimet afatgjata janë ato të cilat kanë
afat të maturimit më shume një vit.

Elementet kryesore:

• Obligacionet;
• Kreditë afatgjata;
• Detyrimet për lizingun kapital, etj.
ÇFARË JANË DETYRIMET?

• Borxhi i kompanisë.
– Para;

– Shërbime;

– Produkte.
KAPITALI - EKUITETI
• Kapitali në ndërmarrje përfaqëson mjetet të
cilat i investon një apo më shumë pronarë.

• Kapitali paraqet pasurinë neto të


ndërmarrjes nga e cila janë zbritë të gjitha
detryimet.

• Pra, ndryshimi në mes pasurisë të tërësishme


dhe detyrimeve të tërësishme paraqet
kapitalin e biznesit (kryegjënë, ekuitetin).
ÇFARË ËSHTË KAPITALI?
• Është ajo çka ka mbetur nga pasuritë
pas zbritjes së detyrimeve.
– Njëjtë si pasuria neto;
– Kërkesat e pronarëve ndaj pasurisë së
njësisë.

EKUITETI I
PASURIA DETYRIMET
PRONARIT
ÇFARË ËSHTË EKUITETI?
PASURIA = DETYRIMET + KAPITALI I PRONARIT

INVESTIMI I PRONAREVE NE BIZNES


EMITIMI I AKSIONEVE
+ FITIMI I MBAJTUR

TË HYRAT - SHPENZIMET - DIVIDENDA

LO 3
ÇKA NDIKON NE EKUITETIN?
Ekuiteti rritet nga:
1. Investimi i pronareve ne biznes;
2. Te ardhurat.

Ekuiteti zvogëlohet nga:


1. Terheqjet e pronarit;
2. Shpenzimet.
ÇFARË JANË TË ARDHURAT?
• Ato janë shumat e pranuara apo që do të
pranohen nga konsumatorët nga shitja e
produkteve apo shërbimeve.

– Shitjet;
– Kryerja e shërbimeve;
– Qiraja;
– Interesi.
ÇFARË JANË SHPENZIMET?

• Ato janë shumat që janë paguar apo do të


paguhen më vonë për shpenzimet që janë
shkaktuar për të fituar të ardhurat.

– Pagat dhe mëditjet


– Shërbimet
– Furnizimet e shfrytëzuara
– Reklamat, konkurset, propaganda...
Forma e bilancit kontabël
• Në formë të thjeshtë, bilanci kontabël
paraqitet:
Bilanci kontabël
Njësia ekonomike “x”
31 Dhjetor 20xx
Pasuritë Shuma Detyrimet+Kapitali Shuma
Pasuritë 600.000 Detyrimet 250.000

Kapitali 350.000

Totali 600.000 Totali 600.000


• Siç shihet nga tabela:

1. Kreu- shënohet emri i njësisë, data e përpilimit, etj;

2. Trupi- ana e majtë përbën pasuritë dhe ana e djathtë


përbën detyrimet dhe kapitalin (pasurinë neto).

Elementet përbërës të pasurive quhen Zëra të Pasurive,


ndërkaq elementet përbërës të burimeve (detyrimeve
dhe kapitalit) do të quhen Zëra të Burimeve të njësisë.
PASURIA DETYRIMET

EKUITETI I
PRONARIT
• Kjo është forma e krahasuar apo paralele
(horizontale) e ndërtimit të bilancit me idenë
e balancimit të dy anëve të bilancit.
• Në kushtet e përdorimit të kompjuterëve,
përdoret edhe forma e shkallëzuar apo
vertikale, si më poshtë:

Bilanci kontabël
Njësia ekonomike “x”
31 Dhjetor 20xx
I. Pasuritë 600.000
Totali i pasurive 600.000

II. Detyrimet 250.000


III. Kapitali 350.000

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 600.000


EKUACIONI I KONTABILITETIT
• Rikujtojmë:

Pasuria = Detyrimet + Kapitali


Shembull
• Kompania “X” bën analizën mbi gjendjen e
pasurisë, detyrimeve dhe kapitalit me 31.12.2022.
Nga kjo analizë rezulton informacioni ne vijim:
paraja 20.000, pajisjet 5.000, ndërtesa 1.000,
kapitali?, toka 30.000, llogaritë e pagueshme 3.000,
llogaritë e arkëtueshme 15.000, parapagimet 2.000,
të ardhurat e pafituara 1.000, kredia afatshkurtë
12.000.

• Bazuar në informacionin e mësipërm financiar,


përpiloni bilancin e gjendjes në formë horizontale
dhe vertikale më 31.12.2022.

Bilanci
Detyrimet dhe
Pasuria Shuma Shuma
Kapitali
Paraja 20.000 Ll. pagueshme 3.000
Pajisjet 5.000 Të ardhurat 1.000
pafituara
Ndërtesa 1.000 Kredia 12.000
afatshkurtër
Toka 30.000 Kapitali 57.000
Ll.arkëtueshm 15.000
Parpagimet 2.000
73.000 73.000
• Shembull

• Të dhënat: ndërtesat 120.000; zhvlerësimi i


ndërtesave 4.000; parapagimet 4.000; pajisjet
50.000; zhvlerësimi i pajisjeve 2.000; LLA
4.000; paraja 7.000, furnizime për zyrë 500,
kapitali 166.500; furnitorët 8.000; pagat e
pagueshme 3.000, të hyrat e shtyra 2.000.

• Ndërtoni bilancin e gjendjes.


Pasuritë Shuma Detyrimet + Kapitali Shuma

Ndërtesat 120.000 Furnitorët 8.000

Zhvl. ndërtesave 4.000 Pagat e pagueshme 3.000

Pajisjet 50.000 Të hyrat e shtyra 2.000

Zhvl. pajisjeve 2.000

Parapagimet 4.000 Kapitali 166.500

Furnizime 500

LLA 4.000

Paraja 7.000

TOTALI 191.500 TOTALI 179.500


• Korrigjim:
1. Zhvlerësimi (pasuritë afatgjata minusohen
për vlerën 4.000, përkatësisht për 2.000).
Pasuritë Shuma Detyrimet + Kapitali Shuma

Ndërtesat 116.000 Furnitorët 8.000

Zhvl. ndërtesave (4.000) Pagat e pagueshme 3.000

Pajisjet 48.000 Të hyrat e shtyra 2.000

Zhvl. pajisjeve (2.000)

Parapagimet 4.000 Kapitali 166.500

Furnizime 500

LLA 4.000

Paraja 7.000

TOTALI 179.500 TOTALI 179.500


Shembull
• Në bazë të informacionit kontabël në vijim,
ndërtoni bilancin e gjendjes së kompanisë X
në formë horizontale:

Fitimi i mbajtur 10.000, llogaritë e arkëtueshme


10.000, kredia afatshkurtër 8.000,llogaritë e
pagueshme 20.000, kapitali aksionar 18.000,
toka 15.000, xhirollogaria 14.000, ndërtesat
9.000, pajisjet?
Pasuritë Shuma Detyrimet+Kapitali Shuma

Toka 15.000 Kredia afatshkurtër 8.000

Ndërtesat 9.000 LLP 20.000

Pajisjet 8.000 Fitimi i mbajtur 10.000

Llogaria bankare 14.000 Kapitali aksionar 18.000

LLA 10.000

TOTALI 56.000 56.000


Shembull
• Në lidhje me disa elemente të pasurisë së një
njësie ekonomike, zotërohen këto të dhëna:

Ndertesa 20.000, para 10.000, hua bankare 7.000,


materiali 5.000, LLP 3.000. kapitali ?, LLA (të drejta)
2.000.

• Bazuar në këto të dhëna të ndërtohet bilanci


kontabël dhe të tregohet ekaucioni themelor i tij.
Pasuritë Shuma Detyrimet+Kapi Shuma
tali
Ndërtesa 20.000 Hua bankare 7.000

Paraja 10.000 LLP 3.000

Materiali 5.000

LLA 2.000 Kapitali 27.000

TOTALI 37.000 37.000


Shembull (në ligjëratë)
• Më dt. 31 Dhjetor, kompania ka pasur këtë gjendje:
paraja 12.000 €, parapagime 31.500 €, paga të
pagueshme 3.400 €, furnizime 3.200 €, pajisjet
42.500 €, llogari të arkëtueshme 18.900 €, llogari
të pagueshme 22.500 €, dëftesa të pagueshme
11.000 €, rezervat e kapitalit 87.900 €, humbja
6.700 €, patenta 30.000 €, hua bankare 20.000 €.

• Rregulloni regjistrimet bazuar në ekuacionin


kontabël (P=D+K).
PASQYRA E TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE

PASH
• Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
(PASH) është raport financiar, i cili pasqyron
të ardhurat dhe shpenzimet e bëra për
sigurimin e këtyre të ardhurave për një
periudhë të caktuar kohore.

• Informacion lidhur me efikasitetin dhe


efektivitetin e drejtimit të njësisë ekonomike
gjatë një periudhe të caktuar kohore.
• Të ardhurat kryesore të njësisë sigurohen nga shitja e
mallrave dhe shërbimeve, nga interest, nga qiraja, etj.

• Shpenzimet mund të jenë kostoja e mallrave të shitura


(KMSH), pagat, tatimet, interesat, etj.

• Tejkalimi i të ardhurave mbi shpenzimet quhet e ardhur


neto ose fitim kontabël.

• Prandaj kjo pasqyrë quhet edhe llogaria humbje-fitim.


• Për dallim nga Bilanci që ishte një pasqyrë statike
e gjendjes së pasurive, detyrimeve dhe kapitalit
në një datë të caktuar, PASH është një lloj “filmi”
mbi aktivitetin e njësisë gjatë një periudhe
kohore dhe efektit të tyre në madhësinë e
kapitalit të pronarit (e ardhura/shpenzime).

• Modeli matematikor që paraqet PASH-në është:


Të ardhurat – Shpenzimet = E ardhura Neto (Humbje)
TË ARDHURAT
• Të ardhurat janë hyrjet apo shtim i pasurive
(para) në një njësi ose shtim i detyrimeve që
kanë të tretët ndaj njësisë, që rezultojnë nga
shpërndarja e mallrave dhe shërbimeve.

• Ato përbëjnë rritjen (por jo përfundimisht) e


pasurisë dhe kapitalit të pronarit.
Sqarim
• Jo çdo rritje e pasurisë ose e kapitalit, është e
ardhur.

• P.sh. shtimi parave nga marrja hua; rritet pasuria


por kjo rritje nuk përbën të ardhurën dhe nuk
shton kapitalin, por shton detyrimet.

• P.sh. arkëtimi i parave nga një klient, nuk përbën


të ardhur, edhe pse shtohen paratë. Kjo, sepse të
ardhurat janë regjistruar në momentin e
realizimit të shitjes.
• P.sh. rritja e kapitalit nga investimet e bëra nga
pronari; kjo shton kapitalin por që nuk përbën
të ardhur.

• Përfundimisht, të ardhurat do të njihen në


kontabilitet vetëm atëherë kur njësia ka
përfitime ekonomike.
NJOHJA

• Parim kryesor i njohjes së të ardhurave është që


ato të njihen në ato periudha gjatë të cilave ato

FITOHEN.
SHPENZIMET
• Shpenzimet janë dalje të pasurisë (para) ose lindje
detyrimesh që rrjedhin nga shpërndarja e të mirave
të prodhuara ose kryerja e shërbimeve. Ato
zvogëlojnë kapitalin e pronarit, por jo në mënyrë
përfundimtare.

• Shpenzimet janë kostoja e mallrave të shitura


(KMSH) gjatë realizimit të të ardhurave.

• Shpenzimet lindin kur pasuritë përdoren ose kur


detyrimet rriten me qëllim sigurimin e të ardhurave.
Sqarim
• Jo çdo dalje e parasë apo pakësim i kapitalit
është shpenzim.
• P.sh:
• pagesa ndaj furnitorit nuk paraqet shpenzim.
• pagesa e bërë për blerjen e makinerive nuk
përbën shpenzim.
• zvogëlimi i kapitalit nga tërheqjet e pronarit nuk
përbën shpenzim.
• pagesa e dividentës nuk përbën shpenzim.
• Në kontabilitet bëjmë dallimin në mes shpenzimit
dhe kostos.

• Shpenzimet janë si p.sh. shpenzimet e pagave,


qirasë, sigurimit, ej.

• Kostot përbëhen nga një sërë shpenzimesh si


p.sh. kostoja e ndërtimit të një ndërtese,
impianti, etj.
• Në kontabilitet, shpenzimet dhe të ardhurat
regjistrohen në llogari të veçanta.

• Këto llogari përdoren në periudha të caktuara


kontabël dhe nuk paraqiten në bilanc.

• Në kontabilitet quhen llogari të përkohshme. Në


fund të periudhës mbyllen dhe tepricat barten në
llogarinë e kapitalit, duke transferuar kështu efektin
në madhësinë e tij.
• Pastaj, në fillim të periudhës së re kontabël këto
llogari fillojnë punën me gjendje zero duke
grumbulluar kështu të ardhurat dhe shpenzimet e
periudhës së re kontabël.
NJOHJA

• Parim kryesor i njohjes së shpenzimeve është që


ato të njihen në ato periudha gjatë të cilave
SIGUROJNË prodhimin e të ardhurave.
**** Gjatë muajit Janar dhe Shkurt, firma ka krijuar të
ardhura nga konsumatorët në shumën prej €30,000.

Analiza:

• Firma ka pranuar €30,000 në para për shërbimet e


ofruara konsumatorëve.

• Të ardhurat janë rritur për €30,000, që rezultojnë me


rritjen e kapitalit për €30,000.
Një rritje e të ardhurave është një rritje e
kapitalit të pronarëve.
***Gjatë Janarit dhe Shkurtit, firma ka paguar €9,000 në emër të
pagave.

• Analiza:

a. Firma ka zvogëlim të parasë për €9,000.

b. Firma ka paguar shpenzimet e pagave prej €9,000,me


ç’rast zvogëlon kapitalin.
Një rritje e shpenzimeve e zvogëlon
kapitalin e pronarëve
SHPJEGIM-MODELI
• PASH ndërtohet në 5 hapa:
HAPI 1
• Të hyrat nga shitja e mallrave
• Minus: KMSH
• Baraz: Bruto fitimi
HAPI 2
• Minus: Shpenzimet afariste (operative)
• Baraz:Fitimi afarist
HAPI 3
• Plus: Të ardhurat jo afariste
• Minus:Shpenzimet jo afariste
• Baraz: Fitimi para tatimit
HAPI 4
• Minus: Shpenzimet e tatimit në fitim
HAPI 5
• Baraz:Neto fitimi (humbja)
Test i shpejte…

• Gjate periudhes, kompania ka shitur mallra dhe sherbime per


konsumatoret, per te cilen konsumatoret paguan apo premtuan se
do te paguajne shumat prej 37.000.

• Gjate asaj periudhe ajo arketoi 33.000 kesh nga konsumatoret.

• Tregoni se cila shume do te tregohet ne PASH si e ardhur nga


shitja. Argumentoni pergjigjen Tuaj!
Zgjidhje

• Te ardhurat jane 37.000, sepse te ardhurat nga shitja jane


raportuar ne PASH kur mallrat dhe sherbimet kane qene te
shperndara tek konsumatoret, te cilet kane paguar dhe kane
premtuar te paguajne ne te ardhmen kete shume.

Baza Akruale
Test i shpejte…

• Gjate periudhes, kompania ka krijuar kosto te mallrave te


prodhuara ne shume prej 37.000. Prej tyre, realizoi shitje ne
shumen prej 33.000.

• Tregoni se cila shume do te tregohet ne PASH si KMSH.


Argumentoni pergjigjen Tuaj!
Zgjidhje

• Shpenzimet janë 33.000, sepse ato janë shkaktuar tashmë,


dhe sjellin të ardhurën e fituar.

Baza Akruale
Shembull

Në një shoqëri “X” gjendja në llogaritë e shpenzimeve dhe të


ardhurave në fund të vitit paraqitet si vijon:

• Shpenzimet e sigurimit……………………………… 10.000


• Shpenzimet e personelit të prodhimit……… 30.000
• Shpenzimet e personelit administrativ……. 40.000
• Shpenzimet e zhvlerësimit të makinave 15.000
• Shpenzimet e zhvlerësimit të mjeteve transportuese 20.000
• Shpenzimet e qirasë …….……………. . 35.000
• Shpenzimet e reklamës………………………. 20.000
• Shpenzimet e interesit………………………… 55.000
• Të ardhura nga dividenta……………………… 40.000
• Të ardhura të jashtëzakonshme………………… 60.000
• Shitje…………………………………………… 350.000
• Kthime dhe ulje………………………………….. 25.000
• KMSH…………………………………………… 250.000
• Shpenzime tatimi………………………………….. 0
PASH
Të hyrat nga shitja 350.000

Kthime dhe ulje (25.000)


KMSH (250.000)
Bruto Fitimi 75.000
Shpenzimet e sigurimit (10.000)
Shpenzimet tjera operative (qirasë, zhvlerësimit, pagave, reklamës) (160.000)
Fitimi Afarist (95.000)
Shpenzimet e interesit (55.000)
Të ardhurat nga dividenta 40.000
Fitimi para tatimit (110.000)
Tatimi në fitim 0
Fitimi nga rezultati i zakonshëm (110.000)

Të ardhurat e jashtëzakonshme 60.000


Fitimi (humbja) Neto (50.000)
Të ardhurat – Shpenzimet = Fitmi (humbja) neto

450.000 – 500.000 = (50.000)

Rezulton humbje prej 50.000.


SHEMBULL
• Ndertoni PASH duke perdore informacionin e meposhtem te
kopmanise “X” lidhur me shpenzimet dhe te ardhurat:

• Shitjet 200.000,
• KMSH 100.000,
• Kthimet dhe zbritjet 15.000,
• Shpenzimet e pagave 5.000,
• Shpenzimet e rrymes 500,
• Shpenzimet e telefonit 400,
• Shpenzimet e kontabilitetit 600,
• Shpenzimet e interesit 1.000,
• E ardhura nga dividenta 750.
PASH
Shitjet 200.000
Kthimet dhe zbritjet (15.000)
KMSH (100.000)
Fitimi Bruto 85.000
Shpenzimet e pagave (5.000)
Shpenzimet e rrymës (500)
Shpenzimet e telefonit (400)
Shpenzimet e kontabilitetit (600)
Fitimi afarist 78.500
Shpenzimet e interesit (1.000)
Të ardhurat nga dividenta 750
Fitimi para tatimit 78.250
Tatimi në fitim 10% 7.825
E ardhura neto 70.425
Test vlerësues në përfundimin e ligjeratës

1. Emërtimi tjetër për bilancin është:

• Pasqyra e aktiviteteve operative


• Pasqyra e gjendjes financiare

2. Bilanci specifikon:

• Perudhë kohore
• Pikë kohore
3. Cila nga elementet e mëposhtme është
kategori e bilancit:

• Shpenzimet
• Fitimet
• Detyrimet
• Humbjet
4. Cila nga elementet e mëposhtme është
kategori bilancore e kundërt (contra-account):

• Zhvlerësimi i akumuluar
• Kapitali i pronarit
5. Cila është balanca normale e pasurive në bilanc:
• Debi
• Kredi

6. Cila është balanca normale e detyrimeve në bilanc:


• Debi
• Kredi

7. Cila është balanca normale e kundër-llogarive të pasurive


në bilanc:
• Debi
• Kredi
8. Emërtimi tjetër për PASH është:

• Pasqyra e performances financiare


• Pasqyra e gjendjes financiare

9. PASH specifikon:

• Perudhë kohore
• Pikë kohore
10. Shumat e fituara nga shitja nga biznesi nga
aktiviteti operativ, i referohen:

• Fitimeve
• Të ardhurave
11. Biznesi i nxjerrë jashtë përdorimit disa pajisje, të
cilat më tutje nuk i përdorë për biznes. Ato shiten,
dhe vlera e arkëtuar e tejkalon vlerën e mbetur
kontabël. Si raportohet ajo shumë (pjesa tejkaluese)
dhe ku?

• Shpenzime
• Fitim
• Të ardhura
• Humbje
12. Sipas akruales, të ardhurat në PASH njihen
në periudhën kontabël kur:

• Paraja është arkëtuar


• E ardhura është fituar
13. Shitjet minus KMSH, në PASH japin:

• Neto fitimin
• Të ardhurat nga aktivitetet operative
• Bruto fitimin
FUNDI I LIGJËRATËS

You might also like