You are on page 1of 7

5.4.3.

Kryerja saktë të rregjistrimit kontabël, duke u bazuar në listëpagesën e


pagave shpenzimet e punës, detyrimet ndaj personelit, sigurimeve dhe shtetit
për tap;
5.4.4Kontabilizimi saktë, duke u bazuar në listëpagesat e sigurimeve,
shpenzimet përkatëse që përballohen nga agjencia;

VEPRIMET ME LISTËPAGESAT

i. Listëpagesa e Punonjësve (LP)

LP është dokumenti me anën e të cilit evidentohen detyrimet e ndërmarrjes ndaj


punonjësve dhe ato ndaj shtetit (sigurimet shoqërore e shëndetësore, tatim mbi të
ardhurat, ...) që lidhen me pagat e punonjësve.

Si dokument i brendshëm plotësohet nga personi i ngarkuar nga ndërmarrja, në bazë të


kontratës së punës, pranisë në punë (kohëshënuesit), normës (kur ka normë) etj.

Përbërësit e Listëpagesës

LP, në përgjithësi, përmban këto pjesë:

paga për punën e kryer në fakt (paga bazë sipas pranisë dhe normës)

shtesat mbi pagë (për vjetërsi, shtesë funksioni, paaftësi të përkohshme, vështirësi
pune,...)
ndalesat nga paga (tatimi mbi të ardhurat, sigurimi shoqëror e shëndetësor,
detyrime ...)
paga neto si diferencë e “pagës me shtesat”73 me “ndalesat nga paga”.

Listëpagesa është dokumenti që autorizon pagesën e punonjësve. Ajo përdoret dhe si


dokument justifikues për detyrimet e ndërmarrjes që lidhen me pagën e punonjësve.

Gjithnjë e më shpesh, punonjësit paguhen me Urdhër Xhirime (UX) nëpërmjet bankës


ose duke firmosur individualisht në mandat pagesa (MP) të veçanta. Këto UX dhe MP
janë dokumentet që justifikojnë shlyerjen e detyrimeve të ndërmarrjes për pagën ndaj
punonjësve. Me UX shlyhen dhe detyrimet ndaj shtetit.
73 “Paga me shtesat” – quhet dhe “paga bruto”.
Shembull Listëpagese

Ndërmarrja: Hotel Enhy Sektori:1

LISTË PAGESE

Periudha: 1- 31 Gusht 2020


Punonjësi Paga me shtesat Ndalesat
Paga
Nr Rend Emër Mbiemër Pag.Pune Pag.Raport Të tjera Shuma Tatime Sigurime Te tjera Shuma Neto

1 2 3 4 5 6 7 =4+5+6 8 9 10 11 = 8+9+10 12=7-11

1
2
3

v
Totali 400000 25000 15000 440000 42500 39000 20000 101500 33800

Financieri Administratori

Sqarime:
“Pag. Pune” përmban: ”Pagën e punës” dhe shtesat për vjetërsi, shtesë funksioni, vështirësi pune, që zakonisht
llogariten së bashku (mund të mbahen edhe veç e veç).
“Pag. Raport” përmban: Pagën për paaftësinë e përkohshme në punë, që evidentohet nga raporti mjekësor.
“Shtesa \Të tjera”: Në të shënohen shtesa të tjera në pagë, nëse ka, që nuk përfshihen në pikën a) dhe b)
“Tatime”: Tatimi mbi të ardhurat, që ndërmarrja detyrohet t’ja mbajë punonjësit për llogari të shtetit.
“Sigurime” përmban: Sigurimet shoqërore e shëndetësore, vetëm pjesa që detyrohet t’i paguajë punonjësi
shtetit.
“Ndalesa \Të tjera”: Në të shënohen ndalesa të tjera në pagë, detyrime të punonjësit, nëse ka.
ii. Kontabilizimi i Listëpagesës

Nga listëpagesa, në kontabilitet duhet të evidentohen këto komponente kryesore:

“Paga me shtesat“ (“Pag. Pune“ + “Pag.Raport“ + “Të Tjera“), është shpenzim dhe
detyrim i ndërmarrjes ndaj punonjësve për punën e bërë. Kjo vleftë kontabilizohet:
Debi llog 641… “Shpenzime - Paga e personelit”
Kredi llog 421…”Personeli paga e shpërblime…”

“Kontributi i ndërmarrjes për sigurimet shoqërore...“, që llogaritet në bazë të


“Pagës me Shtesa“ minus “Pag. Raporti“ sipas udhëzimit përkatës, është
shpenzimi dhe detyrimi i ndërmarrjes për sigurimin e punonjësve. Kontributi i
ndërmarrjes për sigurimet kontabilizohet:
Debi llog 644… “Shpenzime - Kuota të sigurimeve shoqërore…”
Kredi llog 431…”Sigurime shoqërore…”

“Tatimi (i punonjësve) mbi të ardhurat“, që llogaritet po mbi bazë të “Pagës me


Shtesa“ minus “Pag. Raporti“ sipas udhëzimit përkatës, është detyrim tatimor i
punonjësve ndaj shtetit. Tatimi mbi të ardhurat kontabilizohet:
Debi llog 421… ”Personeli paga e shpërblime…”
Kredi llog 442…”Shteti, tatime mbi të ardhurat …”

4. “Kontributi i punonjësve për sigurimet shoqërore...“, që llogaritet njësoj si


“Kontributi i ndërmarrjes për sigurimet ... “, ndryshon vetëm përqindja e
kontributit. Ky kontribut është detyrimi i punonjësve ndaj organizatave të
sigurimit (shoqëror e shëndetësor) dhe kontabilizohet:
Debi llog 421… ”Personeli paga e shpërblime…”
Kredi llog 431… ”Sigurime shoqërore…”

“Detyrime të tjera të punonjësve“, që evidentohen më vete në listëpagesë te


“Ndalesa të tjera“ (si psh shlyerje kredie, huaje, dëmshpërblimi). Këto detyrime
pagese të punonjësve ndaj të tretëve (që kryhen nëpërmjet ndërmarrjes) ose
detyrimet ndaj vetë ndërmarrjes kontabilizohen:
Debi llog 421… ”Personeli paga e shpërblime…” Kredi
llog 427… ”Detyrime të kërkuara ....”

Përveç këtyre, mund të evidentohen edhe komponente të tjera. ( Për shembull, veç e
veç, shtesa për punë jashtë orari, për kompensime, ... ).
Shembull

Listëpagesa e muajit gusht, për sektorin i të Hotel ENHY (që paraqitet më sipër)
përmban në total:
Paga me shtesat = 440’000;
Kontributi i ndërmarrjes për sigurimet … = 119’090;
Kontributi i punonjësve për sigurimet = 39’000;
Tatimi i punonjësve mbi të ardhurat = 42’500;
Ndalesa të tjera punonjësve = 20’000 lekë.

Regjistrimi në Ditarin e Hotel Enhy


Dok Justifikues Vlefta
Ref Datë Përshkrimi i veprimit Llogaria
Lloj Nr Datë Debi Kredi
28 3/09 LP 001 1/09 Shpenzim; paga me shtesat, muaji Maj 641 440000
Personeli paga e shpërblime për t’u marrë 421 101500 440000
Shpenzim; sigurimet e punonjësve ndërmarrja 644 119090
Sigurimet Shoqerore e shëndetësore 431 158090
Tatimi punonjësve mbi të ardhurat 442 42500
Detyrime të tjera të punonjësve 427 20000

Totali 660590 660590

Sqarime:
Detyrimi (shpenzimi) i ndërmarrjes për pagën e punonjësve është 440000 lekë sa
paga me shtesat (paga bruto); ndaj me këtë vleftë debitohet llogaria 641
“Shpenzime - Paga e personelit …” dhe kreditohet po me atë vlerë llogaria 421
”Personeli - paga e shpërblime për t’u marrë”.
Kontributi (shpenzimi) i ndërmarrjes për sigurimin e punonjësve është 119 090 lekë
dhe regjistrohen në debi të llogarisë 644 “Shpenzime - Kuota të sigurimeve
shoqërore…”.
Kontributi (detyrimi) i punonjësve për sigurimet e tyre është 39000 lekë. Detyrimi
gjithsej (ndërmarrje + punonjës) për sigurimin e punonjësve është 158090 lekë
(119090 + 39000) ndaj me këtë vlerë kreditohet llogaria 431 ”Sigurime
shoqërore…”, sepse këto konsiderohen si borxh që ndërmarrja i ka organizatës
përkatëse të sigurimeve.
o Detyrimi i punonjësve për tatimin mbi të ardhurat është 42500 lekë prandaj me
këtë vleftë është kredituar llogaria 442 ”Shteti – Tatime e taksa…”, sepse këto
ndërmarrja ia ka borxh shtetit.
Detyrimi që i kanë punonjësit të tretëve është 20000 lekë. Me këtë vleftë kreditohet
llogaria 427 ”Detyrime të kërkuara ....”, sepse me këtë veprim punonjësit i paguajnë
detyrimin ndërmarrjes dhe tani është ndërmarrja që u ka këtë borxh të tretëve.
Detyrimi (ndalesat në pagë) gjithsej i punonjësve është 101500 lekë (39000 sigurimet +
42500 tatimi + 20000 detyrime të tjera) ndaj me këtë vlerë është debituar llogaria
421 ”Personeli - paga e shpërblime për t’u marrë” sepse kjo u mbahet nga paga.

Paga neto që marrin punonjësit është 338500 lekë (440000 – 101500), sa teprica e
llogarisë 421 “Personeli - paga për t’u marrë”.

Veprimtari praktike: Kryeni saktë rregjistrimit kontabël, duke u bazuar në


listëpagesën e pagave shpenzimet e punës, detyrimet ndaj personelit,
sigurimeve dhe shtetit për tap; ne hotelin tuaj duke ndjekur shembullin e hotel
Enhy
Veprimtari praktike:Kontabilizoni saktë, duke u bazuar në listëpagesat e
sigurimeve, shpenzimet përkatëse që përballohen nga agjencia; duke u
mbeshtetur te shembulli i hotel Enhy

You might also like