You are on page 1of 25

Programi:Administrate Publike Master

Lenda:Lidershipi dhe Udheheqja


Lidershipi në luftë
Rast studimi: Beteja e Koshares

Mentori: Studentja:Valza Konjuhi


Prof.Ass.Dr.Seb Bytyqi Arjeta Gashi
Kujtim Hyseni
Ragip Fetahu
Kushtim
Ky punim i kushtohet të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës.
© [2021]-[Eltijon Mahmuti] Të gjitha të drejtat të rezervuara.

“Njësia ushtarake është familja e dytë e çdo ushtari” -Anton Çuni


Përmbajtja

Abstrakti...........................................................................................................................................6
Hyrje ...............................................................................................................................7
1.0Lidershipi....................................................................................................................................8
1.1 Stilet e lidershipit................................................................................................................... 11
1.1.1 Lidershipi autokratik........................................................................................................... 11
1.1.2 Lidershipi Demokratik ...................................................................................................... 12
1.1.3 Lidershipi Laissez-Faire..................................................................................................... 12
1.2 Aftësitë e lidershipit............................................................................................................... 13
1.3 Kualitetet e liderëve.............................................................................................................. 15
1.4 Lidershipi në fusha të ndryshme ............................................................................................ 17
1.4.1 Lidershipi në politikë ......................................................................................................... 18
1.4.2 Lidershipi në sport........................................................................................................ 19
1.4.3 Lidershipi në infermieri ..................................................................................................... 20
2.0 Lidershipi në luftë................................................................................................................. 22
2.1 Parime, modele dhe lider ushtarak të njohur ne botë............................................................. 25
2.1.1 Parimet e lidershipit të Forcave të Armatosura .................................................................. 25
2.1.2 Modeli suedez ............................................................................................................ 25
2.1.3 Pesë lider të jashtëzakonshëm të luftës sipas (The Gentleman's Journal,
2015)......................... 25
3.0 Rasti studimor – “Lidershipi në luftë i komandantit Anton Çuni” ....................................... 28
3.1 Historiku............................................................................................................................. 28
4.0Konkluzionet.......................................................................................................................... 32
Bibliografi.............................................................................................................................. 33
Shtojca ......................................................................................................................................... 36
Mitet për lidershipin..................................................................................................10
Cilësitë e liderishpit (Adair, 1998) .............................................................................13
Pesë lider të jashtëzakonshëm të luftës sipas (The Gentleman's Journal, 2015)...........26
Lista e shkurtesave UÇK- Ushtria Çlirimtare E Kosovës
USA- United States Army/ Ushtria e Shteteve të Bashkuara
USMA- Unites States Mlitary Academy/ Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara CEO-
Chief Executive Officer/ Kryeshefi Ekzekutiv
Abstrakti

Lidershipi është udhëheqja e njerëzve drejt arritjes së qëllimeve, ai përcakton rrugën që duhet
ndjekur që të fitosh si ekip apo si organizatë, të ndikosh tek njerëzit për ti drejtuar ata në arritjen
e qëllimit është esenciale për sukses. Lidershipi është dëshmuar i sukseshëm në sfera të
ndryshme të jetës: politikë, ekonomi, mjekësi, luftë e në shumë sfera tjera të jetës. Liderë të
ndryshëm në sfera të ndryshme janë bërë storie suksesi dhe ndryshimi në botë, pavarësisht nga
sfera ku kanë vepruar, kanë pasur karakteristika deri diku të përbashkëta që i kanë përshkruar, siç
janë: të jenë gjithmonë shembull, të jenë të gatshëm të sakrifikohen për qellimin, të jenë
komunikues të mirë dhe motivatorë, e shumë karakteristika tjera. Sa i përket lidershipit në luftë
ai është esencial për të arritur sukses një ushtri. Përgjegjësia e liderëve në ushtri lirisht mund të
themi se është përgjegjësi më e madhe në krahasim me të gjithë liderët në fushat e tjera, sepse
këtu liderët përveç që janë përgjegjës për organizimin e mirë të luftës, ata mbajnë përgjegjësi
edhe për jetën e ushtarëve të tyre. Në kuadër të këtij punimi do të trajtojmë rëndësinë e
lidershipit, stilet si dhe në esencë lidershipin në luftë. Qëllimi i këtij punimi është që me ndihmën
edhe të literaturës por edhe të intervistave me akterët kryesorë të “Luftës së Koshares” të tregoj
rëndësinë e lidershipit dhe të liderit në luftë, sikur edhe rëndësia e liderëve të cilët ju prin
ushtarëve drejt qëllimit primar në thyerjen e “kufirit shqiptaro-shqiptarë”, dhe qëllimin kryesor
per të arritur çlirimin e gjitha tokave shqiptare nga okupatori serb, qëllim të cilin e ndjeken deri
në arritje, në bashkëpunim me forcat e Kombeve te Bashkuara me 10 Qeshor 1999. Materialet e
shfrytëzuara për këtë punim janë kryesisht libra nga autorë të ndryshëm, hulumtime shkencore
dhe burime të ndryshme nga interneti. Si dhe për hulumtim është përdorur metoda cilësore. Fjalët
kyçe: Lidership, lider,sukses, luftë, ushtri.
Hyrje

Lidershipi tashmë është pjesë e rëndësishme e çdo sfere të jetës, e çdo profesioni e organizate. Ti
bësh njerëzit të të ndjekin drejt një qëllimi është po aq sfiduese sa edhe e komplikuar. Njëra prej
fushave ku lidershipi vie në shprehje është edhe lufta apo ushtria, fushë e cila i ka dhënë shumë
edhe zhvillimit të lidershipit në tërësi. Cilësi të tilla si gadishmëria për tu sakrifikuar i tëri në
mënyrë që të arrihet qëllimi i grupit, më së miri e merr kuptimin e saj në rastin e një lideri në
luftë, i cili qysh në momentin e parë që del nga kazerma e tij duke udhëhequr trupat e tij drejt
misionit e bën të qartë se as vdekja nuk është asgjë për të arritur fitoren, e kjo cilësi ka ndikuar
shumë në zhvillimin e lidershipit në fusha tjera, në motivimin e grupit drejt arritjes së qëllimeve,
qoftë organizatë, biznes, skuadër sportive apo parti politike. Të bëmat (veprat) e liderëve
ushtarak kanë shkuar aq larg sa edhe është vendosur edhe rend i ri botëror, janë ndryshuar kufijtë
e deri edhe te shuarja e nje populli të tërë. Ata kanë inspiruar edhe nxitjen e kryengritjeve
ushtarake ndaj pushtuesëve të ndryshëm e deri tek arritja e çlirimit të vendit prej tyre. Struktura e
këtij punimi ështe e ndarë si vijon: Pjesa e parë ku flitet për lidershipin si definicion, rëndësinë e
lidershipit ndër vite, stilet e lidershipit, fushat ku është i shprehur lidershipi, karakteristikat dhe
cilësitë e lidereve. Pjesa e dytë flet në veçanti për lidershipin në luftë, parimet themelore të një
lideri ushtarak, liderët më të njohur ushtarak dhe veçoritë e tyre. Në pjesën e tretë kemi rastin
studimor për “Betejën e Koshares”, ku i intervistuar është një prej protagonistëve të kësaj beteje,
komandant i Divizionit Vëzhgues Z. Anton Çuni, tashmë dhe ministër i Mbrojtjes në Republikën
e Kosovës. Pjesa e katërt dhe e fundit ku janë paraqitur konkluzionet, burimet e të gjitha
informacioneve që gjenden brenda këtij punimi dhe shtojca me pyetjet e intervistës me Z. Çuni.
1.0 Lidershipi Liderët në organizata përballen me kriza të shumta, të cilat kërkojnë një lider që
duhet të marrë drejtimin, ndërsa në mungesë të saj mund të ndodhë dështimi (Owen, 2017). Sipas
këtij autori, liderët e suskesshëm maten nga aftësia për ta nxjerrë organizatën nga situatat e
palakmueshme. Jo të gjithë njërëzit janë të etur të bëhen lider, në fund të fundit lidershipi vjen
me shumë përgjegjësi dhe rreziqe për të cilat anëtarët e tjerë të grupit nuk kanë nevojë të
brengosen (Ferguson, 2009). Shumica e menaxherëve mendojnë se janë të aftë të udhëheqin
(Ramosaj, 2007). Sipas Ramosaj termat “lider” dhe “menaxher” mund të duket se shprehin të
njëjtën gjë megjithatë ka shumë njerëz që nuk do t’i përshkruanin menaxherët e tyre si lider dhe
ka shumë liderë që nuk mund të përshkruhen si menaxher. Fjala menaxher nënkupton dikë, i cili
e ka në dorë situatën, që i vë në lëvizje njerëzit që ka rreth vetes dhe e vendos çdokënd në vendin
e vet (Littauer, 2012). Dikur lidershipi ishte relativisht i thjeshtë: ju drejtonit njerëz që
kontrollonit, ndërsa tani është më e vështirë: ju duhet të drejtoni njerëz që nuk i kontrolloni
(Owen, 2017). Sipas autorit për të pasur sukses gjithmonë duhet të bashkëpunoni me
departamentet dhe firmat e tjera si dhe me klientët dhe furnitorët tuaj. Po ashtu sipas tij për të
arritur këtë sukses ju duhet të ndikoni tek ta sepse ata janë jashtë kontrollit tuaj dhe është ndikimi
ai i cili ju lejon të shtrini fuqinë tuaj përtej kufijve të autoritetit zyrtar. Shfaqja e një karakteri të
fortë, ndershmërisë, integritetit, besueshmërisë dhe etikës paraqet një lidership efektiv (Twin,
2020). Sipas Twin liderët veprojnë në përputhje me atë se çka flasin dhe kjo u jep të drejtën që të
jenë përgjegjës edhe për suksesin e të tjerëve në kompani. Ndërsa për të qenë një lider efektiv
sipas (Owen, 2017) duhet kaluar përtej shtrëngimit dhe pëlqimit, duhet të jeni në gjendje të fitoni
angazhimin dhe mbështetjen e njerëzve që drejtoni, përndryshe ju nuk mund ta fitoni angazhimin
e tyre nëse nuk i kuptoni ata dhe nuk e kuptoni se si ju ndikoni tek ata. Sa i përket lidershipit të
fortë ai përfshin aftësi të mira komunikuese (Twin, 2020). Twin tregon se liderët flasin dhe i
dëgjojnë anëtarët e tjerë të grupit, i përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre, dhe janë
empatik. Ai citon se liderët përdorin shkathtësi efektive në komunikim për ta çuar kompaninë
përpara dhe për të arritur nivele të reja suksesi. Sipas këtij autori për të parë cakun se ku është
drejtuar kompania si dhe për të planifikuar hapat që duhet ndërmarrë duhet një lidership i vërtetë,
andaj një lider i vërtetë duhet të ndjek trendet e reja në industri, të marr rreziqe për të rritur
kompaninë dhe të shoh nëse krejt kjo është e mundur. Ndërsa sa i përket lidershipit efektiv Owen
tregon se ai shfaq optimizëm dhe siguron energji pozitive për stafin, liderët janë përkrahës,
shqetësohen për mirëqenien e të tjerëve si dhe janë gjithmonë të gatshëm që të gjejnë zgjidhje
kur gjërat nuk shkojnë mirë, në mënyrë që të gjithë të punësuarit të punojnë së bashku që të
arrijnë rezultatet maksimale në mënyrën më efikase dhe efektive të mundshme. Liderët kanë një
rol të rëndësishëm brenda një organizate në lidhje me suksesin, produktivitetin dhe performancën
e punonjësve, si detyrë themelore e një lideri është të ndërtojë dhe të mbajë një ekip me
performancë të lartë (Furnham, 2005). Sipas (Kwong, 2013) lidershipi është veprim i udhëheqjes
së njerëzve në një organizatë drejt arritjes së qëllimeve, liderët e arrijnë këtë duke ndikuar në
sjelljet e punonjësve në disa mënyra, ata vendosin vizion të qartë për organizatën, motivojnë dhe
udhëzojnë punonjësit përmes procesit të punës dhe ndërtojnë moral. Lidershipi shërben që ti
siguroj një kompanie dhe punëtorëve të saj drejtim, punonjësit gjithmonë duhet të jenë të aftë të
kuptojnë drejtimin në të cilin shkon kompania, si dhe të jenë të gatshëm që të mësojnë në mënyrë
që ti kryejnë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre (Twin, 2020). Lidershipi kërkon që ti
bindim njerëzit tjerë të bëjnë gjëra, shpesh nënkupton ti bëjmë ata të bëjnë gjëra që nuk do të
donin ti bënin (Owen, 2017). Gjithashtu lidershipi ka të bëjë me vendosjen e një shembulli
pozitiv për stafin, duke qenë i entuziazmuar për punën, duke qenë të motivuar për të mësuar
gjëra të reja dhe duke ndihmuar sipas nevojës si në aktivitetet individuale ashtu edhe në ekip
(Twin, 2020). Çdo lider është ndryshe për shkak të asaj se kush ështe ai ose ajo, dhe prapë, çdo
lider është i ngjashëm për shkak se ekzistojnë aftësi, shkathtësi dhe mënyra të të menduarit të
definuara që i dallojnë liderët nga jo liderët (Kouzes & Posner, 2016). Autorët duke bërë
dallimin mes liderëve dhe jo liderëve flasin edhe për pesë mitet rreth lidershipit, të cilat janë të
paraqituara në vijim

- Mitet për lidershipin Lidershipi (prirja) është një shkathtësi e veçantë


E pavërtetë. Përderisa liderët (prijësit) e mëdhenj mund të jenë të rrallë , çdokush ka potencial
(mundësi) për lidership (prirje). Më e rëndësishmja, njerëzit mund të jenë lider në një organizatë
dhe të kenë rol krejtësisht të zakonshëm në një tjetër. Mundësitë për lidership janë të shumta dhe
të arritshme për shumicën e njerëzve.
- Liderët janë të lindur jo të krijuar
Nuk është kështu. E vërteta është që shumica e kapaciteteve dhe aftësive të lidershipit mund të
mësohen dhe ne të gjithë jemi të aftë të mësojmë, jemi të vullnetshëm për të mësuar.
-Liderët janë karizmatik
Disa janë por jo edhe shumica prej tyre.
- Lidershipi egziston vetëm në krye të organizatës Në fakt sa më e madhe të jetë një organizatë
aq më shumë hapësirë për role lidershipi do të ketë.
- Lideri kontrollon dhe drejton Prapë nuk është pikërisht kështu. Lidershipi nuk është edhe aq
ushtrimi i forcës, sa është fuqizim i të tjerëve. Liderët udhëheqin duke inspiruar jo duke
urdhëruar,duke iu mundësuar njerëzve ti përdorin nismat dhe përvojat e tyre.
1.1 Stilet e lidershipit Pavarësisht nëse jeni një lider i lindur natyral ose po rriteni në një mundësi
menaxhimi, pavarësisht nëse jeni një inovator i patrembur ose dikush që thjeshtë duhet të marrë
sundimin nga një detyrë, qoftë nëse jeni një mendimtar sipërmarrës apo një dorë e qëndrueshme
në periudha të rritjes së qëndrueshme, stili juaj i udhëheqjes organizative do të ketë një ndikim të
drejtpërdrejtë në kulturën, moralin dhe në të vërtetë, në suksesin e organizatës tuaj (TBS, 2019).
Kurt Lewin ka qenë një psikolog i viteve të hershme të shekullit 20 i cili ka identifikuar tre stile
specifike të lidershipit: autokratik, demokratik dhe laisses-faire (Farley, 2018).
1.1.1 Lidershipi autokratik Lidershipi autokratik ka qenë një ndër stilet më së shpeshti të
përdorura në të gjitha kohërat (Karaca & Demirtas, 2020). Një drejtues autokratik mban
autoritetin njëjës në një organizatë (Farley, 2018). Sipas autorit ky është një stil i zakonshëm
udhëheqjeje në të cilin të gjitha vendimet kryesore kalojnë përmes një figure të lartë dhe në të
cilën shumica e anëtarëve të organizatës i përgjigjen një hierarkie që çon deri në këtë figurë.
Autori citon se në këtë qasje liderët përveq që marrin kontrollin e plotë dhe priren të marrin
vendime për ekipin, puna është mjaft e strukturuar dhe ka pak hapësirë për krijimtari ose mendim
inovativ. Krejt në fund ai tregon se përderisa lidershipi autokratik është rrallë shumë i
popullarizuar me punonjësit, është strategjia e preferuar në organizatat ku punonjësit kryejnë
funksione të efektshme, ku kontrolli është më kritik për suksesin sesa krijimtaria. Lideri
autokratik preferon të marrë përsipër përgjegjësinë, dhe ndërsa ai ose ajo mund të jetë pranues
për të dhëna dhe feedback, ai do të marrë të gjitha vendimet përfundimtare sipas gjykimit
personal (TBS, 2019). Ideja që një lidership autokratik është një stil i gabuar dhe i rrezikshëm i
menaxhimit në diktatura edhe që nuk ka vend për lidership autokratik në sistemin demokratik
shkakton që organizatat ti ikin stilit autokratik (Karaca & Demirtas, 2020). Sipas autorëve, këto
ide janë si rezultat i mos kuptimit si duhet se cka do të thotë autokracia dhe lidershipi autokratik.
Autorët konsiderojnë se lidershipi autokratik mund të jetë stili i duhur i lidershipit në raste kur ka
kufizime kohore dhe kur duhet të merren vendime të shpejta.
1.1.2 Lidershipi Demokratik Lidershipi demokratik ndryshe i quajtur edhe lidership participativ,
është stil i cili kërkon energji bashkëpunuese, delegim të përgjegjësive, vendimmarrje grupore
gjithashtu ky lloj lidershipi kërkon lider i cili fuqizon anëtarët e grupit të çdo niveli, di si të
shpërndajë përgjegjësinë, të autorizojë si dhe të ndermjetësojë konfliktin në mënyrë që të
sintetizoj talentin e ekipit të cilin udhëheq (TBS, 2019). Liderët demokrat ka më shumë mundësi
të pyesin "çfarë mendoni?" ata ndajnë informacione me punonjësit për gjithçka që ndikon në
përgjegjësitë e tyre të punës, gjithashtu kërkojnë mendimet e punonjësve para se të miratojnë një
vendim përfundimtar (Martinuzzi, 2019). Martinuzzi gjithashtu tregon se ky stil ka shumë
përfitime, lidershipi demokratik promovon frymën ekipore dhe bashkëpunimin mes punëtorëve.
Sipas autorit lidershipi demokratik i bën njerëzit të bëjnë atë që ti dëshiron por duke i bërë gjërat
në mënyrën që ata duan.
1.1.3 Lidershipi Laissez-Faire Lidershipi Laissez-Faire është një stil në të cilin liderët
organizativ heqin dorë nga vendimmarrja dhe përfundimi i detyrave, ky stil lidershipi u jep
anëtarëve organizativ një hapësirë të gjerë kur behet fjalë për menaxhimin e projekteve,
zgjidhjen e problemeve, zgjidhjen e mosmarreveshjeve (TBS, 2019). Sipas TBS në shumicën e
rasteve, lidershipi thjeshtë siguron një grup të qartë të pritjeve, burimet e nevojshme për
përfundimin e punës, dhe përgjegjshmërinë ndaj publikut, aksionarëve ose interesave të tjerë të
jashtëm. TBS tregon që ky stil drejtimi mund të jetë efektiv në kontekste të zgjedhura, por mund
të jetë sfidues për të motivuar punonjësit ose për të vendosur përgjegjshmëri kur zbatohet në një
mjedis të gabuar. Nga të gjitha stilet e udhëheqjes, ky stil përfshin më së paku mbikëqyrje, është
skaji i kundërt i stilit autokratik (Martinuzzi, 2019). Sipas autorit përderisa është e dobishme t'u
japësh njerëzve mundësi të hapin krahët e tyre, me një mungesë totale drejtimi, njerëzit poashtu
mund të largohen padashur në drejtim të gabuar , larg qëllimeve kritike të organizatës.
Martinuzzi thotë se ky stil mund të funksionoj nëse jeni duke udhëhequr punonjës me përvojë të
lartë, të aftë dhe të motivuar dhe se për të qenë më efektiv me këtë stil duhet të monitoroni
përformancën e ekipit dhe siguroni reagime të rregullta.
1.2 Aftësitë e lidershipit Kur flasim për aftësitë e lidershipit, çfarë kuptojmë saktësisht? Aftësitë
e lidershipit janë mjetet, sjelljet dhe mundësitë që i nevojiten një personi në mënyrë që të jetë i
suksesshëm në motivimin dhe udhëheqjen e të tjerëve (Sean, 2010). Pra sipas Sean prapë
lidershipi i vërtetë përfshin diçka më shumë: aftësia për ti ndihmuar njërëzit të zhvillohen në
aftësitë e veta, mund të themi se liderët më të suksesshëm janë ata që i shtyjnë të tjerët të arrijnë
suksesin e tyre. Aftësitë e lidershipit mësohen dhe zhvillohen gjatë jetës dhe karrierës së një
individi përmes edukimit, mentorimit dhe përvojës (Laver & Matthews, 2008). Laver dhe
Matthews tregojn se sot, nuk ka më një debat mbi këtë pyetje, sipas tyre lidershipi mund të
mësohet dhe zbatohet. (Adair, 1998) ka përshkruar cilësitë të cilat sipas tij një lider duhet ti ketë.
Sipas autorit një lideri nuk duhet t’i mungojnë cilësi si: entuziazmi, integriteti, qëndrushmëria,
drejtësia, modestia, ngrohtësia dhe vetbesimi.
Cilësitë e lidershipit (Adair, 1998)
-Entuziazmi
A mund ta mendoni një lider që ka mungesë entuziazmi? Është shumë e vështirë apo jo?
- Integriteti
Është cilësia që i bën njerëzit të besojnë tek ti dhe besimi është themelor për të gjitha
marrëdhëniet si private ashtu edhe profesionale.”Integriteti” i nënkupton të dyja tërësinë
personale dhe aftësinë për të vlerësuar jashtë vetes, veçanarisht të mirën dhe të vërtetën.
-Qëndrueshmëria
Liderët janë zakonisht njerëz kërkues, të papërshtatshëm për ti pasur afër për shkak se kanë
standarte të larta. Ata janë të rikthyeshëm lehtë prej situatave të vështira dhe njerëz parimor.
Liderët tentojnë të jenë të respektuar dhe jo domosdoshmërisht të famshëm.
- Drejtësia
Liderët efektiv i trajtojnë njerëzit ndryshe por barabartësisht. Ata nuk kanë të preferuar. Ata janë
të paanshëm kur japin mirënjohje ose ndëshkime për performancën.
- Ngrohtësia
Peshqit e ftoftë nuk bëhen lider të mirë. Lidershipi apo udhëheqja e përfshinë si mendjen ashtu
edhe zemren tuaj. Ta duash punën çfarë bënë dhe të kujdesesh për njerëzit janë njësoj të
rëndësishme.

-Modestia
Një cilësi jo e pritshme por shumë karakteristike për liderët më të mirë. E kundërta e modestisë
është arroganca. Kush dëshiron të punoj me një lider arrogant? Shenjat e një lideri të mirë janë
vullneti për të dëgjuar dhe mungesa e një egoje prepotente.
- Vetëbesimi
Vetëbesimi është themelor. Njerëzit do ta vërejnë a e ke apo jo. Prandaj ta zhvillosh vetëbesimin
është gjithmonë parakusht për tu bërë lider. Por mos e lejo të bëhet vetëbesim i tepruar, kjo është
stacioni i parë drejt arrogancës.
1.3 Kualitetet e liderëve
Edhe pse ka stile të ndryshme të lidershipit, të gjithë liderët efektiv ndajnë disa karakteristika
(Ferguson, 2009). Sipas Ferguson këto janë kualitete që mund të mësohen edhe të permirësohen
me kalimin e kohes: inovatizmi, vetbesimi, respekti, etika, mirësjellja dhe ndjeshmëria. Inovativ
dhe me vetëbesim Lidershipi i vërtetë kërkon vullnetin për të qenë i vendosur, për të konsideruar
mënyra jo të zakonshme për të zgjidhur probleme për të bërë më shumë sesa veq metoden tento
të vërtetën, ata janë me vetbesim dhe nuk kanë nevojë ti ulin tjerët për tu ndjerë mirë me veten
(Ferguson, 2009). Ferguson i përshkruan ata si të vullnetshem ti mbrojnë idetë e tyre dhe ti
debatojnë ato me tjerët, ky lloj intelektualiteti garues është karakteristikë e liderëve të mirë.
Autori citon edhe Darryl Ellis dhe Peter Pekar Jr. në “Planning for Nonplanners” (Të planifikosh
për ata që nuk planifikojnë), ata e quajnë këtë karakteristikë “garë konstruktive”. Ata poashtu
theksojnë se liderët e jashtëzakonshëm dinë se si të garojnë pa i izoluar të tjerët. Jo vetëm që
liderët më të mirë kanë besim, por besimi i tyre është ngjitës, punonjësit tërhiqen natyrshëm nga
ata, kërkojnë këshillat e tyre dhe ndihen më të sigurtë si rezultat (Economy, 2014). Sipas Peter
Economy kur liderët sfidohen, ata nuk dorëzohen lehtë, sepse ata e dinë se idetë, mendimet dhe
strategjitë e tyre janë të mirë informuara dhe rezultat i një pune të madhe, dhe sa herë provohet
se është e gabuar, ata marrin përgjegjësi dhe veprojnë shpejtë për të përmirësuar situatat brenda
autoritetit të tyre. Të respektueshëm Liderët e fortë i trajtojnë njerëzit ashtu si dëshirojnë të
trajtohen, ata janë jashtëzakonisht etik dhe besojnë se ndershmëria, përpjekja dhe besueshmëria
formojnë themelin e suksesit (Economy, 2014). Të balancosh konkurencën me respekt mund të
jetë e veshtirë për punëtorët e rinj që mendojnë që mënyra per tu ngritur është duke i shkelur
bashkëpunëtorët e tjerë, por as punëtorët e as mbikqyrësit nuk e respektojnë as nuk iu pëlqen një
lider që mendon vetëm për veten (Ferguson, 2009). Autori thotë se mbi të gjitha lidershipi
kërkon mundesinë për tu përshtatur me të tjerët në situata të ndryshme, për shembull nëse jeni
kryetar i klasës, nuk do të mund të arrini aq shumë nëse e mendon veten si shumë të lartë, njejtë
edhe nëse je asistent menaxher dhe i injoron bashkëpunëtorët deri atëherë kur ty të duhet ndihmë
prej tyre, ndihma që do merrni nuk do të jetë e kënaqshme. Trajtimi i njerëzve me respekt është
gjëja më e rëndësishme që një lider mund të bëjë, do i zvogëlonte tensionet dhe konfliktet, krijoj
besim dhe të rrisë efektivitetin (Center for Creative Leadership, 2020). Etik Çka është etika?
Etika është një grumbull kodesh dhe rregullash për mënyrën se si sillemi ndaj njëri tjetrit, ajo
merret me të mirat dhe të këqijat (Ferguson, 2009). Etika sipas autorit është ekstremisht e
rëndësishme në të gjitha aspektet e jetës në shtëpi, në shkollë dhe në punë, sidomos nëse je lider
(menaxher). Ferguson tregon se si mungesa e etikes në punë u ka kushtuar amerikanëve miliarda
dollarë dhe ka shkaktuar humbjen e besimit në biznes dhe tek liderët qeveritarë. I mirësjellshëm
Ferdinand F. Fournies iu rikujton menaxherëve që t’i trajtojnë punëtorët me mirësjellje duke
përdorur shprehje si “ të lutem” dhe “ falemnderit”, të kërkojnë falje për vonesa në takime dhe të
mos ndërprejnë njerëzit kur janë duke folur kurse liderët në biznes dhe industri rekomandojnë
rregullën e artë: trajtoj të tjerët ashtu siç do të doje të të trajtojnë ty (Ferguson, 2009). Autori
tregon se vendi i punës është së pari një vend ku njerëzit bashkëveprojnë dhe që shkathtësitë
sociale qe i kemi praktikuar gjatë gjithë jetës janë të rëndësishme në biznes poashtu. Fournies iu
thotë menaxherëve ti shikojnë njerëzit në fytyrë kur janë duke folur, për të shmangur komentet
sarkastike dhe për ti kontrolluar shpërthimet emocionale, sarkazma dhe mimikat nuk janë të
pranueshme në rregullat shoqërore aq më pak në vendin e punës. I ndjeshëm Liderët e mirë duhet
të jenë të ndjeshëm poashtu ndaj ndjenjave dhe nevojave të të tjerëve, këto nevoja nuk janë
gjithmonë qartë të shprehura, nganjëherë njerëzit nuk e dinë se për çfarë kanë nevojë ose çfarë
duan (Ferguson, 2009). Sipas autorit liderët e talentuar janë të aftë ti lexojnë njerëzit përreth dhe
të sillen me ta ashtu siç duhet, ndjeshmëria dhe mbështetja e saj e motivojnë stafin dhe e bëjnë
atë një lider efektiv. Ferguson po ashtu tregon se një tjetër aspekt i të qenurit i ndjeshëm është të
kesh aftësinë ti dëgjosh punëtorët e tu, të dëgjosh është një shkathtësi e vendit të punës e cila
shpeshherë anashkalohet. Liderët e mirë të lavdërojnë në publik dhe ti adresojnë kritikat apo
problemet privatisht, ata i udhëzojnë punonjësit përmes sfidave dhe janë gjithmonë në vëzhgim
për zgjidhje, për të nxitur suksesin afatgjatë të kompanisë (Economy, 2014). Economy tregon se
liderët në vend se të merren me gjërat personale kur ata ndeshen me probleme, ata shikojnë për
zgjidhje konstruktive dhe përqendrohen për të shkuar përpara në secilin aspekt.
1.4 Lidershipi në fusha të ndryshme
Lidershipi nuk është një gradë, një titull ose një vend, fjala “lead” vjen nga një fjalë e vjetër
angleze që do të thotë "të shkosh" ose "të udhëzosh", kjo është ajo për të cilën lidhet lidershipi: të
shkosh në vende dhe të udhëzosh të tjerët (Kouzes & Posner, 2016). Sipas Kouzes dhe Posner ju
mund të jeni CEO, por ka shumë më shumë të ngjarë që të jeni prind, trajner, mësues, punonjës i
vijës së parë, menaxher i mesëm, vullnetar, aktivist i komunitetit ose qytetar i interesuar.
Lidershipi merr forma të ndryshme nga ai i reformave, lëvizjeve revolucionare e deri tek ai
transformues, nga kjo duket se lidershipi merr formë kolektive por në fakt në kohën dhe pikën e
veprimit lidershipi është intensivisht individual (Burns, 1978). Sipas Burns lidershipi është
motivimi i njerëzve drejt qëllimeve, nxitje e konkurrencës që dominohet nga një kërkesë e vogël
për vlerësim dhe prestigj. Liderët vijnë në të gjitha llojet, format, madhësitë dhe ngjyrat ata nuk
ka një pamje apo stil (Kouzes & Posner, 2016). Kouzes dhe Posner e definojnë liderin si unik, si
dikush që nuk ka nevojë të duket si dikush tjetër. Sipas tyre lider mund të gjesh nga do në
organizata publike dhe private, kompani të mëdha ose të vogla, nga ato me teknologji të lartë ose
te ato me teknologji të ulët, në industritë e reja ose ato të pjekura e deri tek institucione si
xhamia, kisha, tempuj ose ekipe atletike.
1.4.1 Lidershipi në politikë
Liderët politikë janë tejet të rëndësishëm, përmes autoritetit të qeverisë, ata vlerësojnë
shpërndarjen e fuqisë dhe burimeve, ndërtojnë marrëdhënie me palët e tjera të interesit dhe
marrin vendime që mund të kenë ndikim të madh në mirëqenien e një kombi dhe njerëzve të tij.
(Cohen, 2020). Cohen tregon se lidershipi në kornizën politike kërkon një përqendrim në të
mirën afatgjatë të një vendi, mbi dhe përpara çdo fitimi personal afatshkurtër, lidershipi i mirë
politik kërkon një kombinim të karizmës dhe integritetit, si dhe aftësinë për të vlerësuar një
situatë dhe për të marrë një vendim bazuar në atë që do të ishte më e mira për numrin më të
madh të njerëzve. Po ashtu sipas autorit lidershipi në një kornizë politike kërkon 'burrështetësi',
në krahasim me thjeshtë të qenurit 'politikan', kjo do të thotë të kesh integritet dhe gatishmëri për
të dalë për atë që është e drejtë, edhe nëse do të thotë të heqësh dorë nga një pozicion në qeveri,
një zgjedhje. Përderisa karakteret janë të ndryshueshëm dhe variacionet ndërkulturore në kuptim
e bëjnë ‘lidershipin’ problematik si një koncept analitik, ai megjithatë mbetet i rëndësishëm si
term empirik dhe antropologjik për një arsyje të thjeshtë që shumica e shoqërive (por jo të gjitha)
kanë elemente të lidershipit dhe njohin kategoritë e liderëve (R. A. W. Rhodes & Hart, 2014).
Rhodes dhe Hart tregojnë se si kryeministrat dhe presidentët qofshin ata Barack Obama,
Vladimir Putin, Nickolas Sarkozy, Nelson Mandela apo Fidel Castro, Ghandi dhe Kim Il Jong, jo
vetëm që flasin për vendet e tyre, ata shpesh i simbolizojnë ato gjithashtu. Sipas autorëve ndodh
shpesh kur institucionet dështojnë të punojnë si duhet, shpesh e vendosin atë në një ‘problem të
lidershipit’, megjithatë njerëzit ende presin nga lidershipi për të zgjidhur problemet, liderët
politikë pritet të jenë interpretues të zotë në atë fushë shoqërore të quajtur “skena politike ’, ose
“jeta publike’, siç shkon një maksimë e vjetër e Partisë së Punës Britanike, “nëse nuk mund të
ngasësh dy kuaj në të njëjtën kohë, nuk duhet të jesh në cirk“. Po ashtu autorët cekin se
përkundër ngritjes së konsulentëve dhe ekspertëve të lidershipit dhe vetë transformimi i
lidershipit në një fushë studimi, kuptimi i cilësive, aftësive dhe sjellja që kanë të bëjë një
udhëheqje efektive ende duket më shumë si një kërkim i “Gralit të Shenjtë” sesa shkencës.
1.4.2 Lidershipi në sport
Bota e sportit na jep mundësi të jashtëzakonshme të studiojmë shembuj lidershipi të suksesshëm
si dhe në të kundërtën shembuj të lidershipit të dështuar, popullariteti dhe ekzaltimi që ju jepet
sportistëve dhe trajnerëve dhe skuadrave të tyre nga mediat dhe tifozët mund ti katapultoj ata në
statusin e një superylli edhe nëse ata nuk e kanë dashur atë status (Bowen, Katz, Mitchell,
Polden, & Walden, 2017). Autorët tregojnë se si të rriturit kërkojnë tek sportistët të krijojnë
shembuj për shkathtësitë dhe vlerat jetësore për të rinjët, shumë të rinj i idolizojnë sportistët për
shkathtësitë dhe atributet e tyre si lojtarë dhe garues. Sipas tyre sportist të tillë si Derek Jeter, Le
Bron James dhe Payton Manning e kanë mundësinë t’i inspirojnë adhuruesit e rinj që të bëhen jo
vetëm sportist të aftë por edhe qytetar të shkëlqyer. Po ashtu sipas autorëve sportistët mund të
shkaktojnë dëshpërim ose zhgënjim apo edhe konfuzitet tek adhuruesit dhe sportistët e rinj kur
sjelljet e tyre janë të papërshtatshme me rolet e tyre si lider skuadre ose si garues me parime etike
në gara sportive, për shembull disa adhurues të Derek Jeter ishin shumë të zhgënjyer nga
dështimi i tij për ti dalë përballë dhe për ta kritikuar bashkëlojtarin e tij Alex Rodriguez që nuk
kishte kërkuar falje deri në vitin 2009 për dopingimin e tij një kohë të gjatë. Një kolumnist i
“The New York Times” kishte shkruar që: “Bashkëlojtarët e Rodriguez tek Yankee nuk kishin
folur as kërkuar nga Liga Majore e Bejsbollit ta dënonin atë më ashpër. Jo, ata vetëm kishin
qëndruar fytyrë ngrirë gjatë konferencës për shtyp duke dëgjuar pranimin e një mashtrimi. Djali i
mirë Derek Jeter kapiteni i skuadrës për shumë vite kishte qëndruar në mes të publikut për të
shprehur përkrahjen e tij edhe pse Rodriguez e kishte dëmtuar atë dhe secilin lojtar tjetër në lojë.
Në bejzboll kjo u quajt “ t’ia ruajmë shpinën Rodriguezit.” Të gjitha sportet kanë lider që i
influencojnë ata dhe përmirësojnë performancën, ata do të kenë një ose më shumë nga cilësitë e
mëposhtme: aftësi të jashtëzakonshme në këtë sport, entuziazëm, aftësia për të motivuar, aftësia
për të lexuar lojën ose situatën sportive (BBC, 2020). Sipas BBC kjo përfshinë: kapitenët që
motivojnë dhe japin një shembull të mirë duke performuar në mënyrë të besueshme nën presion
dhe duke inkurajuar shokët e tyre të skuadrës. Po ashtu BBC thekson se në të njëjtat sporte ata
ndryshojnë taktikë gjatë lojës dhe trajner që analizojnë performancën individuale dhe ekipore,
planifikojnë programe trajnimi për të improvizuar aftësinë fizike, teknikën dhe aftësitë dhe
vendosin strategjitë që do të përdoren në garë. Ka shumë shembuj tjerë e situata kur lidershipi i
skuadrës ose organizatës është vënë në dyshim për shkak se liderët përkatës kanë dështuar të
inspirojnë besim dhe konfidencialitet (Bowen, Katz, Mitchell, Polden, & Walden, 2017). Autorët
si shembull marrin Sepp Blatter, presidenti i federates botërore të futbollit, FIFA, për shumë vite
është shmangur nga shumë investigime për blerje të ndikimit, ryshfet dhe tjera shkelje ligjore të
detyrës së tij si vlerë mosbesimi për organizatën.
1.4.3 Lidershipi në infermieri
Lideret janë njerëz që jo vetëm kanë shkathtësi lidershipi por poashtu kanë aftësi në profesionet
e tyre, ata janë jashtëzakonisht të mirë në disiplinë, ata po ashtu posedojnë një vizion dhe pasion
për ta ndarë atë vizion me të tjerë (Glazer, 2013). Glazer tregon se liderët infermier përmes një
kombinimi të trajnimit të tyre, përvojes profesionale dhe preferencave personale kanë dije dhe
shkathtësi unike që i bënë kampion entuziastë edhe pse të gjithë punëtorët shëndetësorë e kanë
një synim të përbashkët që të sigurojnë shërbime optimale për pacientët dhe komunitetin,
infermierët kanë aftësi të veçanta trajnimi dhe një model profesional për parandalim mjeksorë,
për promovim dhe kujdes për pacientët. Profesioni i infermierit pretendon shumë lider të vërtetë
(Jones, 2007). Jones thotë se infermierët kanë shprehur vizione të guximshme, kanë investuar
shumë sasi të energjisë për të realizuar ato vizione, ndjekësit e angazhuar në mënyrë efektive në
kërkim, kanë qenë të pasionuar në lidhje me të ardhmen që ata shpresonin të krijonin, dhe duke
thithur kritika, duke kaluar pengesa dhe kundërshtime ndaj rrugës drejt suksesit. Manteli i
udhëheqjes nuk bie vetëm mbi disa, në të vërtetë, të gjithë infermierët duhet të mendojnë për
veten e tyre si një lider, te veproj si lider dhe të merr përsipër sfidat e të qenurit lider (Sadler &
Vaughn, 2020). Sipas autorëve të gjithë liderët nuk janë menaxherë ose mbajtës të zyrave
organizative, shumë prej tyre janë infermierë të stafit, staf pedagogjik dhe individë në “vijen e
frontit ” të kujdesit për pacientët, me të njëjtën logjikë, të gjithë menaxherët nuk janë liderë.
Autoret tregojnë se infermierët gjithashtu duhet të jenë ndjekës efektivë, duke ditur kë të ndjekin,
kur ta ndjekin, dhe si të ndjekin, dhe vetëm përmes ushtrimit të lidershipit dhe ndjekjes efektive
infermierët jenë në gjendje të ndikojnë në kujdesin shëndetësor dhe të krijojnë një të ardhme të
kënaqshme për profesionin. Në vitet e fundit, lideret e infermierisë na kanë ndihmuar të krijonim
veten si studiues, ekspert klinik, ndikues te politikës publike, teoricienë,dhe sipërmarrës (Jones,
2007). Lidershipi dhe menaxhimi i infermierisë është më i suksesshmëm kur i gjithë ekipi
gjithashtu është i suksesshëm, ndërsa përkufizimi i lidershipit në infermieri shpesh përfshinë
cilësi të tilla si inkurajuese, frymëzuese dhe mbështetëse (Sadler & Vaughn, 2020). Sipas
autorëve një lidership i suksesshmëm i infermierisë duhet të jetë i gatshëm të evoluojë pasi vetë
industria e infermierisë përjeton ndryshime dhe ndërrime të vazhdueshme. Sadler dhe Vaughn
thonë se ky stil i lidershipit të infermierisë ka qenë i lidhur me përmirësimin e rezultateve të
pacientit, reduktimin e gabimeve mjekësore dhe përmirësimin e mbajtjes së stafit, duke përfituar
vendin e punës të kujdesit shëndetësor në tërësi.
2.0 Lidershipi në luftë Lidershipi ka shumë përkufizime, dy elementet që e pershkruajnë më së
miri si: përmbushja e misionit dhe ndikimi te njeriu, liderët, tek një njeri tjetër ose grup
njerëzish, nëse kombinohen në një gjë vlejnë më së miri për lidershipin ushtarak, i cili është
proces i ndikimit tek ushtarët në mënyrë që të përmbushin misionin (Roberts R. , 2020). Sipas
autorit lidershipi është çelësi për çdo ushtri, ai e vë në qendër rolin e liderit ku e përshkruan si
dikush që merr vendime për jetën dhe vdekjen, si përgjegjës për klimen dhe cilësinë e jetës së
vartësve të tij. Lufta vendos të ardhmen e kombeve dhe popujve të tërë (Brown, 2010). Autori
tregon se në luftë mund të varet jetesa madje edhe mbijetesa e kombeve, detyra e komandantit
ushtarak është të sjellë fitoren pa pësuar nivele të larta të viktimave ose humbje të madhe të
pasurisë. Diku rreth viteve 400 p.e.s , periudhë kjo në Kinë e njohur si lufta mes shteteve, ishte
një gjeneral i njohur nga shteti i Ch’i i njohur si Sun Tzu, aftësia e tij për të fituar dhe zotësia e tij
në luftë i dhanë atij popullaritet dhe fuqi (McNeilly, 2012). Autori tregon se lidershipi në luftë
daton shumë heret, pra qysh 2500 vjet më herët, Sun Tzu një lider ushtarak, gjeneral i cili shkroi
librin “Arti i Luftës” rreth mënyrës se si i kishte mposhtur kundërshtarët, gjë e cila shërbeu si
shembull për teorinë ushtarake dhe gjeneralëve që erdhen më vonë. Mark nënvizon se këtë
strategji e përdorën shumë gjeneral nga lindja dhe veriu, Qin Shihuang e përdori i pari për
bashkimin e Kinës për herë të parë 200 p.e.s, pas tij e përdorën edhe gjeneral nga Japonia. Lideri
Ushtarak është themeli i kombit (Giles, 2015). Autori thekson se një lider ushtarak duhet të jetë
edhe ekspert edhe një inovator.Ai duhet të jetë i përgatitur mirë në parimet e lashta, por të
ndërtohet mbi to në mënyrë që të mos bëhet i parashikueshëm, përndryshe do të kapeni në të
kaluarën. Sipas emrit liderët ushtarakë duhet të fitojnë të drejtën për të komanduar duke kuptuar
temën komplekse të luftës, jo thjesht t'u dorëzohet pozicioni i tyre bazuar në lidhjet familjare ose
privilegjin. Lidershipi përfshinë realitetin personal të një personi në tjetrin, aftësinë e një
komandanti për të përdorur personalitetin e tij për të ndikuar drejtpërdrejtë në vartësit e tij për të
përmbushur një mision (USA, 1973). Edhe departamenti ushtrisë së ShBA përshkruan liderin si
dikush që përfshinë realitetin e nje personi tek tjetri, aftësinë e komandantit për të përdorur
aftësitë e tij për të ndikuar tek vartësit e tij drejtërdrejtë në përmbushjen e misionit. Liderët
ushtarak duhet të jenë të gatshëm të pranojnë mundësinë e dështimit dhe jo si menaxherët jo
imagjinar të shmangin të gjitha rreziqet (Laver & Matthews, 2008). Laver & Matthews citojnë
Eric Hoffer, sipas Hoffer: “Në kohë ndryshimesh, nxënësit trashëgojnë tokën, ndërsa të diturit e
gjejnë veten të pajisur bukur për tu marrë me një botë që nuk ekziston më". Ushtria ka nevojë për
lider profesionistë që kanë standarte të larta, të cilët posedojnë aftësi të mëdha në rolet e tyre dhe
të cilët janë të gatshëm të studiojnë dhe të mësojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, të jesh
një lider ushtarak ka qenë gjithmonë një punë e vështirë, kërkuese, por shpërblyese për shkak të
standarteve dhe përgjegjësive të larta të përfshira, sfida me të cilën përballet lideri i sotëm është
më e madhe se kurrë (USA, 1973). Liderët kontribuojnë në efektivitetin ushtarak në mënyrë
indirekte duke hartuar dhe krijuar grupin, kushtet organizative dhe mjedisore që rrisin
performancën individuale dhe kolektive, të tilla si një kulturë dhe identitet profesional, kohezion,
doktrinë e përparuar, struktura e forcës, pajisjet dhe programet dhe shërbimet e burimeve
njerëzore që mbështesin anëtarët dhe sigurojnë trajtimin e tyre të drejtë (Horn & Walker, 2008).
Sot ndryshimi i shpejtë teknologjik dhe shoqëror ka krijuar një rol mjaft të ndërlikuar të
lidershipit për ushtarin profesional, përderisa sot një ushtar i ri është një njeri luftarak aq efektiv
sa ka mundur ta prodhoj vendi ynë, ai është më sfidues për të udhëhequr për dy arsye:
kompleksiteti i aftësive që duhet të mësohen për të kryer detyrat e tij dhe vlerat dhe qëndrimet e
tij të ndryshueshme, të sjella nga shpejtësia me të cilin ndryshimi shoqëror ka ndodhur në 15-20
vitet e kaluara (USA, 1973). Ushtria Amerikane e shpjegon ndikimin e zhvillimit teknologjik dhe
shoqëror në dy mënyra, në atë pozitiv duke parë që sot një ushtar është shumë më efektiv dhe në
atë negativ në lidhje me komunikimin mes pasuesëve në ushtri e po ashtu edhe me informimin që
e kanë ushtarët nga jashtë e që ndikon tek ata në kujdesin më të madh personal. Presidenti
Richard Nixon kur ju dha Medaljet e Nderit, vuri në dukje në librin e tij Liderët “sa prej atyre që
e fituan atë, duhet të ishin dukur njerëz mjaft të zakonshëm derisa sa morën një guxim suprem në
një sfidë të jashtëzakonshme, ndryshe ata nuk do të kishin treguar guximin e tyre.” (Roberts A. ,
2019). Autori shpjegon se presidenti arriti në përfundimin se “te liderët sfida e luftës sjellë cilësi
që ne mund t’i masim lehtë, sfidat e paqes mund të jenë aq të mëdha, por triumfi i liderit mbi to
nuk është as aq dramatik dhe as aq i dukshëm". Sipas autorit do të ishte e pamundur, pra, që një
kryeministër i Luksemburgut në një kohë paqeje të ishte një lider historik me të vërtetë i madh.
Objektivi përfundimtar i lidershipit në një organizatë ushtarake gjithmonë do të jetë përmbushja
e suksesshme e misionit, duke bërë përpjekje për të arritur këtë qëllim, lideri duhet të pranojë
përgjegjësi të plotë personale për të gjitha vendimet e tij dhe duhet të vlerësojë vazhdimisht
mjedisin e situatës në të cilin ai po operon, mund të krijohen situata të tilla në të cilat lideri duhet
të marrë një qasje direktive dhe të kufizojë në shkallë të ndryshme shkallën në të cilën vartësit e
tij marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes (USA, 1973). Departamenti i Ushtrisë Amerikane e
tregon qartë rolin vendimarrës të liderit, ai duhet gjithmonë të marr parasysh nevojat dhe
qëllimet e ushtarit nuk duhet t’i injoroj. Sipas tyre lideri gjithmonë duhet të ketë në mendjen e tij
se misionet e njësive kryhen nga njerëzit që përbëjnë njësinë, nëse ata do të kontribuojnë me
dëshirë dhe me gjithë zemër në përmbushjen e atyre misioneve, lideri duhet të bëjë gjithnjë
përpjekje të arsyeshme për të marrë parasysh nevojat e tyre. Lidershipi ushtarak, në krahasim më
format e tjera të lidershipit, mund të konsiderohet që është i varur nga situata (USMA, 1960).
Akademia Ushtarake e Amerikane shpjegon se betimi i një oficeri ndaj zyres ose komisionit
mbanë përgjegjësi morale, një oficer duhet vazhdimisht të vendos standartet më të larta të sjelljes
morale.Ata e vendosin Oficerin si “njeriu i vjetër” qe duhet të përkujdeset për problemet e
detajuara personale të njerëzve të tij nën situatat e lodhshme. Këto përgjegjësi sipas tyre janë
shumë më të mëdha se sa situatat e lidershipit në industri, biznes, ose lidershipit qytetar. 2.1
Parime, modele dhe lider ushtarak të njohur ne botë.
2.1.1 Parimet e lidershipit të Forcave të Armatosura Sipas (Powel, 2017) janë disa parime
themelore që e karakterizojnë liderin ushtarak si: njihni veten dhe kërkoni vetë-përmirësim, jini
të aftë teknikisht dhe taktikisht, zhvilloni ndjenjën e përgjegjësisë midis vartësve tuaj, merrni
vendime të shëndosha dhe në kohë, jep një shembull, njihni njerëzit tuaj dhe shikoni për
mirëqenien e tyre, mbani njerëzit tuaj të informuar, kërkoni përgjegjësi dhe merrni përgjegjësi
për veprimet tuaja, sigurohuni që detyrat e caktuara janë kuptuar, mbikëqyrur dhe përmbushur,
trajnoni njerëzit tuaj si një ekip, punësoni ekipin tuaj në përputhje me aftësitë e tij.
2.1.2 Modeli suedez
Lidershipit ushtarak Suedez thotë se për një lider janë katër karekteristika themelore:
specializimi, përgjegjësia e liderit, përgjegjësia shoqërore, aftësia të veproj nën stres (Lundqvist,
2014). August Lundqvis tregon se për lidershipin ushtarak të modelit suedez është e rëndësishme
të jesh i mirë në një fushë specifike që si lider ta qosh përpara, të jesh i aftë ta shikosh
organizimin nga larg por poashtu të jesh i aftë të ndjekësh prioritetet përbrenda, në situata të
ndryshme të jesh i aftë të komunikosh me njerëz, nga nivele të ndryshme dhe të marrësh
vendime racionale edhe kur je në kushte stresi duke ditur ta kontrollosh pjesën tënde emocionale.
2.1.3 Pesë lider të jashtëzakonshëm të luftës sipas (The Gentleman's Journal, 2015)
The Gentelman’s Journal ka renditur pesë lider ushtarak të cilët kanë pasur ndikim edhe në
ndryshimin e rendit botëror, qoftë ekonomik, politik e deri te ndryshimet gjeografike me
ndryshimin e kufijve të shteteve.

-Hannibal Barca
I njohur si elefanti me mjekërr, Hannibal ishte një nga gjeneralët më të mëdhenjë antik që ka
jetuar ndonjeherë së bashku me Cesar,Pirros, Scipio Africanus, Demetrius Poliorcetes dhe
Aleksandrit. Hanibal njihet për teknikën “lëvizja kthyese duke anashkaluar” të cilën e përdori
ndaj ushtrisë romake duke i prerë rrugët furnizuese, që i çoj deri në tërhekje romakët. Fundi i tij
erdhi pasi romakët kuptuan strategjinë e tij ”refuzimi i betejës” dhe e lanë të bredh në Itali derisa
ushtria tij u shtjerrua dhe u terhoq ne Kartagjenë ku edhe u mund përfundimisht në betejën e
Zanës nga Scipio.

-Arthur Wellesley
Duke luftuar pothuajse gjatë gjithë kohës nëpër Indi, Spanjë, Francë dhe Belgjikë për 16 vjet,
Wellington nuk u mposht asnjëherë në asnjë betejë të madhe dhe nuk e humbi kurrë asnjë
fushatë. Ai shpesh akuzohet se ka thënë që ushtarët e tij ishin "llumi i tokës", por citimi nuk
është dhënë kurrë plotësisht: "ushtarët tanë rekrutohen nga llumrat e tokës, është vërtet e
mrekullueshme që ata janë bërë këta që janë ".
-John Churchill
Marlborough u bë menjëherë pjesë e jetës ushtarake, duke u bashkuar me Gardën e parë si një
Ensign dhe duke udhëtuar në Afrikën e Veriut për tre vjet. Duke korrur shumë fitore veçmas,
arritjet më të mëdha të Eugene dhe Marlborough ishin betejat e Blenheim, Malplaquet dhe
Oudenarde në të cilat së bashku ata, si shumë gjeneralë të tjerë në këtë listë, goditën francezët,
duke ndihmuar kështu Aleancën e Madhe të fitojë Luftën e Suksesit spanjoll.
- Frederiku II i Prusisë (1712-1786)
Frederiku "i Madh" i Prusisë ishte padyshim më i miri nga të gjithë. Ai lejoi që të gjitha fetë të
praktikoheshin lirshëm. Në të njëjtën kohë, ai e ktheu vëmendjen e tij te lufta dhe e provoi veten
si një gjeni i teorisë ushtarake, në taktikë, strategji, lëvizje dhe furnizime.
-Aleksandri i Madh (356-323 pes)
Aleksandri kur ishte vetëm tridhjetë vjeç shikoi në gjerësinë e sferës së tij, ai qau sepse nuk
kishte më botë për të pushtuar. Ai e pushtoi të gjithë territorin midis Maqedonisë dhe Indisë,
Aleksandri kapërceu dhe themeloi njëzet qytete të ndryshme në emrin e tij dhe ai vazhdoj për
shekuj me radhë të nderohej si një Zot në shumë nga vendet që ai kishte pushtuar. Aleksandri
hipi drejt fitores në krye të kalorësisë së tij dhe falangave të tij të majave në beteja të tilla si
Hydaspes, Granicus, Issus dhe Guagamela. Gjenialiteti i tij taktik është studiuar dhe studiohet
edhe sot në akademitë ushtarake, mbi 2,300 vjet më vonë. Ai vdiq në moshën 33 vjeçare, përpara
se shumë të tjerë në këtë listë të kishin fituar edhe fitoren e tyre të parë, jo i vrarë nga armiku,
por sepse ai piu një vazo të tërë (ndoshta të helmuar) të verës. Ai kurrë nuk ishte mundur.
3.0 Rasti studimor – “Lidershipi në luftë i komandantit Anton Çuni”
3.1 Historiku Beteja e Koshares u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës dhe Ushtrisë së Jugosllavisë. Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të
suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit
Kosovë - Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i
detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve
dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10
Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së
Kosovës. Rëndësia e lidershipit në luftë tashmë është evidente, t’i bësh njerëzit të shkojnë drejt
një misioni së bashku nuk është një gjë e lehtë e sidomos jo në gjendje lufte. Berisha e Anton
Çuni të cilin edhe e kemi intervistuar në lidhje me rolin e lidershipit dhe liderëve në betejën e
Koshares.
Gjithmonë bëhu shembull
“Lideri duhet të jetë shembull për të gjithë ushtarët” (Çuni, 2021). Çuni shpjegon rolin e liderit
duke thënë se fillimisht lideri duhet të jetë shembull, gjë e cila e bënë më të lehtë shtrirjen e
autoritetit, dhënien e urdhërave qoftë edhe në momente për jetë a vdekje. Në një vijë me Çunin
liderin e përshkruan edhe Ron Robertson, sipas tij liderët janë ata që marrin vendime për jetë a
vdekje dhe se janë pergjegjës për cilësinë e jetës së vartësve të tyre. Se lideri duhet të jetë
shembull dhe se rëndësia e tij është e madhe vërehet edhe në përshkrimin që i bën liderëve
ushtarak (Giles, 2015), “Lideri Ushtarak është themeli i kombit”. Giles madje e sheh liderin
ushtarak si inovatorë, si dikush që ka përgjegjësi për përmisimin e jetës. Sipas (Powel, 2017)
janë disa parime të cilat i veçojnë liderët ushtarak: aftësia teknike dhe taktike, të jesh gjithmonë
shembull, mbajtja e njerëzve të informuar, kujdesi për mirëqenien e njerëzve tuaj, trajnimi i tyre
si grup, si dhe të siguroheni që detyrat të jepen në një mënyrë të kuptueshme, të mbikqyren edhe
përmbushen. Sipas (Çuni, 2021) një lider së pari duhet ti ketë në konsideratë marrëdheniet e mira
ndërnjerëzore dhe se një njësi ushtarake është familje në veti. Në fakt një njësi është familja e
dytë e një ushtari. Pra sipas komandantit e rëndësishme është të ruhet parimi i marrëdhënieve
ndërnjerëzore dhe mbi to të ndërtohet një familje dhe pastaj të veprohet sipas parimeve të
familjes. Rëndësia misionit Rreth rëndesisë së misionit dhe rolit të lidershipit me arritjen e
objektivave (USA, 1973) tregojnë se: objektivi përfundimtar i lidershipit në një organizatë
ushtarake gjithmonë do të jetë përmbushja e suksesshme e misionit, duke bërë përpjekje për të
arritur këtë qëllim, lideri duhet të pranojë përgjegjësi të plotë personale për të gjitha vendimet e
tij dhe duhet të vlerësoj vazhdimisht mjedisin e situatës në të cilin ai po operon, mund të krijohen
situata të tilla në të cilat lideri duhet të marrë një qasje direktive dhe të kufizojë në shkallë të
ndryshme shkallën në të cilën vartësit e tij marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes, kurse
(Brown, 2010) thotë se detyra e komandantit ushtarak është të sjellë fitoren pa pësuar nivele të
larta të viktimave ose humbje të madhe të pasurisë. Edhe (Çuni, 2021) thekson se: Nuk quhet
fitore ose mision i arritur nese nuk e gëzojnë luftetarët. Çuni këtë e shpjegon edhe duke
permendur “Fitoren e Pirros”, sipas tij misioni duhet arritur me çmim sa më të ulët. Sa i perket
misionit në Koshare komandanti tregon se misioni perfundimtar ishte çlirimi përfundimtar i
territorit të Kosovës, i cili u përmbush me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës.
Liderishipi sipas situatës (USMA, 1960) e cilëson lidershipin ushtarak si lidership te situatës, ku
varësisht nga situata që krijohet edhe veprohet. Një gjë të njejtë e shpjegon edhe komandanti
(Çuni, 2021), sipas tij çdo situatë ka specifikat e veta, varësisht prej situatave tejkalohet edhe
shablloni shkollor dhe se duhet improvizuar aty për aty. Çuni tregon një rast të tillë edhe në
Betejën e Koshares.“Në Koshare edhe pse është rregull që mjetet e artilerisë së rëndë të
qëndrojnë thellë pas vijës së parë të frontit, përshkak të situatës për një mungesë të mjeteve dhe
pajiseve për qitje direkte ato kanë qëndruar shumë afër vijës së parë të frontit” (Çuni, 2021).
Cilësi dhe karakteristika të ndryshme të liderëve përmenden nga autorë të ndryshëm, (Ferguson,
2009) tregon se si etika ka qenë thelbësore tek liderët në Amerikë, ku në mungesë të etikës nga
liderët kompanitë kanë pasur humbje me miliarda dollarë, kurse në luftë në mungesë të etikës ka
çuar deri në akuza ndaj liderëve ushtarakë, në anën tjetër (Adair, 1998) përmend drejtësinë si
cilësi të liderëve, ku liderët pavarësisht situatës dijnë të vlerësojnë drejtë dhe ti trajtojnë në
mënyrë të barabartë të gjithë. Praninë e etikës dhe drejtësisë tek liderët ushtarak në Koshare e
tregon edhe rasti me zënien e dy robëve nga ana e UÇK-së. “Gjatë luftimeve në Koshare kemi
arritë ti zëmë rob dy ushtar serb, të cilët janë proceduar, janë intervistuar dhe ju janë dorëzuar
forcave ushtarake të Shqipërisë të cilët pastaj i kanë dorëzuar te forcat ushtarake amerikane. Sot
ata jetojnë pranë familjeve te tyre” (Çuni, 2021). Çuni tregon që pavarësisht gjendjes
emocionale, ku ushtarët serb ishin pushtues dhe tashmë kishin shkaktuar masakra të mëdha në
popullatën shqiptare, ushtarët shqiptarë dhe i gjithë lidershipi në Koshare kanë vepruar në
mënyre profesionale, etike duke i zbatuar të gjitha të drejtat që i takojnë të zënëve rob prej
momentit të parë e deri tek lirimi i tyre. (Lundqvist, 2014) në modelin Suedez të lidershipit
ushtarak përmend katër karekteristika themelore që e karakterizojnë liderin ushtarak:
specializimi, përgjegjësia e liderit, përgjegjësia shoqërore, aftësia të veproj nën stres. (Horn &
Walker, 2008) në anën tjetër tregojn se si liderët kontribuojnë në efektivitetin ushtarak në
mënyrë indirekte duke hartuar dhe krijuar grupin, kushtet organizative dhe mjedisore që rrisin
performancën individuale dhe kolektive. “Karakteristikë tjetër qe e veçon liderin ushtarak është
aftësia për ta lexuar armikun, pra të identifikoj pikat e forta dhe të dobëta te armikut e pastaj ta
tërheq atë në një territor dhe situatë ku aftësia e armikut minimizohet” (Çuni, 2021). Çuni e sheh
thelbësore për një lider aftësinë për ta lexuar armikun, por jo vetëm specializimi në leximin e
armikut por edhe nxerrja e tij në një ambient ku i minimizohen pikat e forta. Çuni lider me
karakteristika të tilla në Koshare i veçon: Agim Ramadani, Abaz Thaqi, Sali Cekaj dhe Xhemajl
Fetahu. Motivimi Pjesë tjetër e rëndësishme në luftë eshtë humbja e bashkëluftëtarëve, liderët në
momente të tilla duhet të kujdesen qe morali të mos bie dhe të njejtën kohë ti motivojnë ushtarët
për vazhdimin e betejës. (Çuni, 2021) tregon rastin e humbjes të një prej liderëve të Koshares,
pavarësisht që lajmi kishte ardhur për humbjen e Agim Ramadani-t, situatë të cilën e cilëson të
vështirë per t’u kuptuar e shpjeguar, atij si komandant ju desht që të ndërmerr hapa në motivimin
e ushtarëve për vazhdimin e luftës, gjë për të cilën u perdorën edhe vet fjalët e Agimit: ”Edhe
ushtari i fundit që mbijeton e ka për detyrë të zbres në fshatin e parë dhe të krijon ushtrinë”.
Ushtria ka nevojë për lider profesionistë që kanë standarte të larta, të cilët posedojnë aftësi të
mëdha në rolet e tyre dhe të cilët janë të gatshëm të studiojnë dhe të mësojnë të arrijnë
potencialin e tyre të plotë (USA, 1973). Për standartet e larta që duhen arritur dhe gadishmërinë
për të mësuar e studiuar flet edhe (Çuni, 2021). Çuni thekson se specializimi i një njësie
ushtarake arrihet kur njësia kalon nëpër vështirësi të ndryshme për një kohë të gjatë së bashku.
Rëndësi të madhe sipas Çunit ka edhe komunikimi, qëndrimi dhe paraqitja që krijon një lider tek
vartësit e tij. Kulmi i një njësie arrihet kur gjuha e komunikimit të tyre ështe gjuha e trupit tyre.

4.0 Konkluzionet
Në bazë të shqyrtimit të gjithë literaturës qe është përdorur në këtë punim, ku pjesa më e madhe
janë libra, punime shkencore, artikuj dhe intervistës të cilën e kam zhvilluar me një nga liderët
kryesor në Betejën e Koshare z. Anton Çuni mund të themi se: Një lidership i mirë është çelësi
për suksesin e çdo organizate, klubi, partie e sidomos për luftën. Një gjë të tillë e dëshmon edhe
suksesi i Betejës së Koshares, betejë kjo e udhëhequr nga lider të shkolluar në akademi ushtarake
dhe me përvoja në luftëra të ndryshme. Liderët varësisht nga sfera ku veprojnë i veçojnë
karakteristika të ndryshme, njëra nga më thelbësoret është “të jesh gjithmonë shembulli”, këtu
përmbledhen edhe shumë karakteristika tjera. Kur lideri arrinë të jetë shembull qoftë për
zgjidhjen e problemeve, disiplinës, kryrjen e detyrave me kohë, përmbushjen e kodeve të etikës,
atij i mundësohet shumë lehtë ndikimi tek të tjerët për arritjen e misionit, që është edhe vet thelbi
i lidershipit. Çdo lider përveq që është përgjegjës për përmbushjen e misionit, është përgjegjës
edhe për cilësinë e jetës së vartësve të tij. Gjithmonë liderët janë të urdhëruar që fitoren apo
suksesin ta arrin me çmimin sa më të ulët, pra ata nuk guxojnë të rrezikojnë jetën e të tjerëve
vetëm për arritjen e objektivës. Stili më i mirë i lidershipit është stili që i përshtatët më së miri
situatës, ngjarjet na tregojnë se kemi histori suksesi edhe kur janë larguar nga shabllonet
shkollore, ose edhe janë miksuar për të arritur te diçka më e mirë dhe më e përshtatshme.
Lidershipi ushtarak po ashtu njihet si lidership i situatës, ku liderët varësisht nga situata marrin
edhe vendimet edhe nese duhet të largohen nga shabllonet shkollore për të ruajtur drejtimin drejt
arritjes së misionit. Në luftë është gjithmonë e rëndësishme që liderët të krijojnë frymë familjeje
brenda njësive të tyre, suksesi varet nga shumë faktorë e që shprehimisht janë karakteristika apo
veçori që duhet bartur një lider, si: komunikimi, aftësitë fizike, paraqitja, disiplina, të qenurit
gjithmonë shembulli etj. Në momentin që njësia arrinë të komponohet si familje suksesi është
shumë më lehtë i arritshëm.

Bibliografi
- The Gentleman's Journal. (2015, January 30). Gjetur November 8, 2020, nga 5 of the most
incredible military leaders: The Gentleman's Journal: The latest in style and grooming, food and
drink, business, lifestyle, culture, sports, restaurants, nightlife, travel and power.:
https://www.thegentlemansjournal.com/5-incredible-military-leaders/
-Adair, J. (1998). Leadership Skills. London: Institute of Personnel and Development. BBC.
(2020). Sports leaders - Officials and sports leaders - GCSE Physical Education Revision
- BBC Bitesize. Gjetur November 1, 2020, nga BBC News:
https://www.bbc.co.uk/bitesize/guides/z2sbkqt/revision/2?fbclid=IwAR3AIPdxDIcwg7G
1RFLp3u4pmAsbEMnu9s9frWTA1igbIle-S2Lpjur5vk0
- Bennis , W. G., & Nanus, B. (1985). Leaders: The Strategies for Taking Charge. New York:
Harper & Row.
-Bowen, J., Katz, R. S., Mitchell, J. R., Polden, D. J., & Walden, R. (2017). Sport, Ethics and
Leadership. Oxfordshire: Taylor & Francis.
- Brown, S. &. (2010). The art of war, Sun Tzu.
-Burns, J. M. (1978). Ledership. New York: Open Road.
- Center for Creative Leadership. (2020, November 16). What Are the Characteristics of a Good
Leader?: CCL. Gjetur December 17, 2020, nga Center for Creative Leadership:
https://www.ccl.org/blog/characteristics-goodleader/?
fbclid=IwAR1GiyVgsC7tdWudhMxUj78OwTV2KkuDkVl4CJkgPifryjid1LD9H 0ciqQA
-Cohen, H.-Y. (2020, May 1). A Political Leader. Gjetur 11 8, 2020, nga Leadership expert:
http://www.leadershipexpert.co.uk/political-leader.html
- Çuni, A. (2021, Januar 20). Lidershipi në luftë. (E. Mahmuti, Intervistuesi)
- Economy, P. (2014, January 24). The 9 Traits That Define Great Leadership. Gjetur December
17, 2020, nga Inc.com: https://www.inc.com/peter-economy/the-9-traits-that-definegreat-
leadership.html?
fbclid=IwAR0vwRDQBXEG3gTBv80EbqxoRFmZDvJbgPeyvJUGpEPn_j3JoDtkZbKTac –
-Emyth.com. (a.d.). Gjetur October 27, 2020, nga The five core leadership skills:
https://www.emyth.com/inside/the-five-core-leadership-skills?
fbclid=IwAR3gcuSvfef_mtDXcX37Ze4oSQfePzqEG5YB7z1JNtSPO98Akn1gAoQjfY
- Farley, R. (2018, November 28). The 3 Biggest Leadership Styles and How to Identify Them.
Gjetur October 24, 2020, nga Thriveability.co.uk: https://www.thriveability.co.uk/blog/3- main-
leadership-styles-and-their-benefits
-Ferguson, J. G. (2009). Leadership Skills (Career Skills Library). New York: Ferguson
Publishing Company. -Furnham, A. (2005). The Psychology of Behaviour at Work. London:
Psychology press.
- Giles, S. &. (2015). Sun Tzu on the art of war. Routledge.
- Glazer, G. L. (2013). Nursing Leadership from the Outside In. New York: Springer Publishing
Company. –
-Hart, R. A. (2014). The Oxford Handbook of Political Leadership. New York: Oxford
University Press. –
-Horn, B., & Walker, R. (2008). The military leadership handbook. Canada: Dundurn Press.
- James M. Kouzes, Barry Z. Posner. (2016). Learning Leadership: The Five Fundamentals of
Becoming an Exemplary Leader. Canada: The leadership challenge a wiley brand.
-Jones, D. (2007). Nursing Leadership and Management Theories, Processes and Practice.
Philadelphia: F.A. Davis Company.
- Karaca, M., & Demirtas, O. (2020). A Handbook of Leadership Styles. Cambridge Scholars
Publishing.
-Kouzes, J. M., & Posner, B. (2016). Learning Leadership: The Five Fundamentals of Becoming
an Exemplary Leader. Canada: The leadership challenge a wiley brand.
- Kwong, K. K.-B. (2013). Leadership: Leaders & Their Role in Organizations. Gjetur 05 10,
2020, nga study.com: https://study.com/academy/lesson/leadership-leaders-their-role-
inorganizations.html
- Laver, H., & Matthews, J. (2008). The Art of Command Military Leadership from George
Washington to Colin Powell. Kentucky: The University Press of Kentucky.
- Leadership, The 9 Traits That Define Great. (2014, January 24). Inc.com. Gjetur january 24,
2021, nga https://www.inc.com/peter-economy/the-9-traits-that-define-greatleadership.html?
fbclid=IwAR3GFVY3cLR9PNnb2WWPWLJPmM1GPs1o5sV2dxeMWJ7qgMHuOkE54pr3EY
- Littauer, F. (2012). Si të bëhesh president. Tiranë: Eja-Albania.
-Lundqvist, A. (2014, 5 26). Military Leadership. Gjetur në
http://fhs.divaportal.org/smash/get/diva2:729241/FULLTEXT01.pdf
-Martinuzzi, B. (2019, October 16). The 7 Most Common Leadership Styles (and How to Find
Your Own). Gjetur October 29, 2020, nga Business Class: Trends and Insights | American
Express: https://www.americanexpress.com/en-us/business/trends-andinsights/articles/the-7-
most-common-leadership-styles-and-how-to-find-yourown/?
fbclid=IwAR0ryOYABRwPfByvuJhjijnWfuaewoYUxBM8ijz14t8VcRnOQS6zpYsQ4U
- McNeilly, M. R. (2012). Sun Tzu and the art of business: six strategic principles for managers.
Oxford University Press.
- Owen, J. (2017). The Leadership Skills Handbook-90 essential skills you need to be a leader.
London: Kogan Page Limited.
- Powel, C. (2017, April 25). The Principles of Military Leadership [Day 3]. Gjetur November 1,
2020, nga The Military Leader: https://themilitaryleader.com/principles-militaryleadership-
day3/?fbclid=IwAR2RZed5j22yLEffCWMo3XR_Gq49ITAei7MuX9_ltI3Uv7egmvUY0nW
1jrw
-R. A. W. Rhodes, & Hart, P. (2014). The Oxford Handbook of Political Leadership. New York:
Oxford University Press.
-Ramosaj, B. (2007). Bazat e Menaxhimit. Universsiteti i Prishtines.
- Roberts, A. (2019). Leadership in War. New York: Viking.
-Roberts, R. (2020, October 22). The 12 principles of modern military leadership. Gjetur
November 7, 2020, nga We Are The Mighty: https://www.wearethemighty.com/popular/12-
principles-modern-militaryleadership/?
fbclid=IwAR0pKEHL5SJf5_fJbtesGtxGF9ev_6uuBeS9DhSoWpdAYmBYEqhf7FN6Lg
-Sadler, F., & Vaughn, N. (2020, August 28). Nursing Leadership: What Is It and Why Is It
Important? Gjetur November 7, 2020, nga Relias:
https://www.relias.com/blog/nursingleadership?
fbclid=IwAR18Ck2h46VlrqWhbzdPviDML85KRekRH5Xl6Fsj0IWHIHBjA6a-V4mJqk
-Sean, M. (2010). Leadership skills. MDT training.
- TBS. (2019, Korrik 29). 10 Organizational Leadership Styles — Study Starters. Gjetur Maj 15,
2020, nga The Best Schools: https://thebestschools.org/magazine/organizationalleadership-
styles-study-starters/ Twin,
- A. (2020, July 25). Leadership: Achieving Goals, Tackling Competition, Inspiring Employees.
Gjetur October 10, 2020, nga Investopedia: https://www.investopedia.com/terms/l/leadership.asp
United States Military Academy. Department of Military Psychology and Leadership,
- U. S. (1960). Military Leadership. New York: Department of Tactics, Office of Military
Psychology and Leadership, United States Military Academy.
- USA. (1973). Military Leadership. Minnesota: Headquarters, Department of the Army.
- USMA. (1960). Military Leadership. New York: Department of Tactics, Office of Military
Psychology and Leadership, United States Military Academy.

Shtojca
1. Ka shumë definime sa i përket lidershipit ushtarak një nga to është ndikimi në njerëz drejt
arritjes së misionit”, si e përkufizoni ju lidershipin ushtarak?
2. Një çështje tjetër e rëndësishme e diskutuar ndër shekuj është edhe ajo nëse liderët janë të
lindur apo formohen. Cili është mendimi juaj rreth kësaj?
3. Njëra ndër përgjegjësitë më të mëdha të një lideri lufte siç përshkruhet edhe nga autorë të
ndryshëm është përgjegjësia për jetën e ushtarëve, a mund ta përshkruani këtë lloj përgjegjësie
dhe a ka pasur situata në betejën e Koshares ku ju është dashur të merrni vendime për jetë a
vdekje?
4. Janë disa parime të cilat i veçojnë lideret ushtarak, disa prej tyre janë: aftesia teknike dhe
taktike, të jeshë gjithmonë shembulli, mbajtja e njerëzve të informuar, kujdesi për mirëqenien e
njerëzve tuaj, trajnimi i tyre si grup si dhe të siguroheni që detyrat të jepen në një mënyrë të
kuptueshme, të mbikqyren edhe përmbushen. Cilat nga këto parime ose edhe tjera qe vinë nga
praktikat tuaja janë më të rëndësishme?
5. Objektivi kryesor i një lideri ushtarak është përmbushja e misionit. Sa është i rëndësishëm
misioni? Cili ka qenë misioni juaj dhe a është përmbushur misoni juaj në Koshare?
6. Sipas mendimit tuaj cili lloj i lidershipit është më efektiv në luftë, domethënë si mendoni që
ushtarët tregohen më bindës ndaj liderit të tyre, duke udhëhequr me stilin demokratik apo atë
autokratik?
7. Lidershipin ushtarak e quajnë edhe si lidership i bazuar në situata. Sa pajtoheni me këtë
krahasim dhe a mund të na tregoni raste kur varësisht prej situatave keni vendosur në mënyra të
ndryshme?
8. Etika është pjesë e rëndësishme e një lideri, ka një ligj ndërkombëtar për sjelljen ndaj robërve
të zënë në luftë. A ka pasur raste të tilla në Koshare dhe si keni vepruar ju si lider?
9. Ka karakteristika të ndryshme që e veçojnë një lider ushtarak nga fiziku i tij e deri te
gadishmëria për ta dhënë jetën për arritjen e misionit. Cilat janë karakteristikat kryesore sipas
jush dhe kë tjetër e veçoni si lider në Koshare?
10. Rënia e bashkëluftëtarit është nga momentet më të vështira për një lider po ashtu edhe
kujdesja për motivimin e ushtarëve për të vazhduar tutje në këto raste. Në Koshare ndër
dëshmorët e shumtë është edhe heroi Agim Ramadani. Si keni vepruar me rastin e rënies së tij,
në mënyrë që beteja të vazhdoj?

You might also like